♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi Islame

4 posters

Faqja 12 e 12 Previous  1, 2, 3 ... 10, 11, 12

Shko poshtė

Poezi Islame - Faqe 12 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 15, 2012 8:19 pm

ZBRITJA

Atė natė nė Hira qėndroje
Nė meditim netet kaloje
Nje her qiellin, njeher Qaben shikoje
NJe her per qellimin e jetes meditoje
Kush qiellin krijoj dhe yjet rregulloj ?

Kush me drite diellin ndricoj ?
Kush per njeriut token refshoj ?
Kush mua me krioj qe te meditoj ?
Shikoje Qaben dhe per te mendoje.
Kush nga 360 idhuj Qaben do ta pastroj ?

Pse njerezia idhuj dhe interesa adhurojne ?
Pse te lire dhe ne urtesi mos te jetojne ?
Ashtu duke mediturar,
Xhibrili te perqafoje .
Pas 610 vite ne toke Xhibrili qendroi.

Prej kur Ingjillin Isait i'a dergoi
Ne toke ai me zijaretin nuk vazhdoi
Per hater Tend
o i Dashmi njerezise u kthye dhe te perqafoi, se mall kishte qe nje Resul
nga dashuria te shtrengoi
Zbriti Xhibrili, zbriti shpallja
Zbrite Ti o i Dashmi i Hiresise.
Zbriti drita dhe urtesia e njerezise..

Ali MAKSUTI

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi Islame - Faqe 12 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 15, 2012 8:19 pm

TRUNGU I VARGUT

Trungu i vargut
Eshtė dashuria
Qė buron nga zemra
E qė jetėsohet nė zemėr...

Burimi i zemrės,
Eshtė jeta,
Qė gjallėron vdekjen,
E i jep peshė besimit...

Dashuria nuk njeh doktrinė,
As farė e as fis,
Sunnizėm thuaji,
Nė daē Sufizėm quaje...

E degėt e vargut,
Janė si forma tė adhurimit,
Tė nėnshtrimit tonė,
KRIJUESIT....

Hamdi NUHIJU

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi Islame - Faqe 12 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 15, 2012 8:20 pm

SOT KEMI BAJRAM

Hej, nė mbarė rruzullin e kėsaj bote
Ku ka myslimanė
Festė e madhe sot kremtohet
Se kemi Bajram.

Zgjohen herėt qė n’agim
Pleq edhe tė rinjtė
Nisin rrugės me nxitim
Pėr tė shkuar nė xhami.

Hej, le tė luhet shota
Le tė bien tupani
Le ta dije gjithė bota
Se sot ėshtė Bajrami!

Hej, veshė e mbathė me rroba tė reja
T’pastėr porsi loti
Nė fytyrat tona shkrep hareja
Me ne ėshtė edhe Zoti.

Me ushqim e ėmbėlsira
Sofrat mbushur plot
Shumė urime, shumė dėshiraNa ndihmo o Zot!

Hej, le tė luhet shota
Le tė bien tupani
Le ta dije gjithė bota
Se sot ėshtė Bajrami!

Hej, bėjmė vizita njėri tjetrit
Si e kem zakon
Nderojmė t’gjallėt, kujtojmė t’vdekurit
Feja na kėshillon.

Do’t vallėzojmė e do tė kėndojmė
Natėn deri vonė
Ne Bajramin ta festojmė
Nė atdheun tonė!

Hej le tė luhet shota
Le tė bien tupani
Le ta dijė gjithė bota
Se sot ėshtė Bajrami

Demir Krasniqi

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi Islame - Faqe 12 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 15, 2012 8:21 pm

YLBERET E SIHARIQEVE

Gjej kohė tė pendohesh
Nėse gjen kohė pėr mėkate
Nė amullinė e jetės nėse ke humbur
Duke kėrkuar rrugėdaljen

Kėrko Krijuesin Tėnd *
Nė zemrėn tėnde
Cilin vend ke rezervuar pėr Tė ?
Belat dhe brengat kodra mbi kokė
E ti kokėn lartė

Rrėzoji ato nė sexhde
Nė ylber lotėsh shkrij rrufetė
Thuaj O Zot !

Ti je i Gjithėfuqishėm e un i dobėt
Ti je i Gjithėdijshėm e un i mangėt
Ti je i Furnizues i Qiejve dhe Tokės
E unė as i vetvetes ?

Thuaj O All-llah !

Mėrzitė mė kanė shtrėnguar
Belat mė kanė rrethuar
Mėkatet mė kanė rėnduar
Sprovat mė kanė pranguarMė fal
Mėshiro
Udhėzo
Shpėto

O All-llah !

E trupi pa u dridhur
Loti pa rrjedhur
Duart pa u lodhur
Duatė nuk reshin ....

Thuaj o All-llah !

S’ka tė adhuruar pėrveē Teje
I kam bėrė padrejtėsi vetvetes

Tė tjerėve u kam hyr nė hak
Mė fjalėn time
Me shikim tim
Me mendimin tim
Me zemrėn time

Thuaj O All-llah sa rėndė jam ngarkuarMe dituri
Me pozitė
Me besnikėri
Me premtime

Si tė jetoj
Si tė vdes

Skam ngushėllim as shpresė
As kthim nė shpėtim

Jashtė Mėshirės Tėnde
O Gjithėmėshirė !

Kur zemrat shtrydhėn nga mėkatet
Lotėt dalin bilur
Duart ngriti drejt Qiellit tė natės
Shpirti mbushėt nur

Udhėt e jetės hapėn si portat e Kadisijes
Ylberet e shpresės lindin nė horizonte
Shkėndijat e sfidave japin sihariqe
Urime o Njeri durimit fitove“ O njeri tė kam krijuar tė mė adhurosh e mos u tall, tė kam siguruar riskun e mos e mėrzitė ( mos e shkatėrro vetėn ), nėse mė gjen Mua ke gjetur ēdo gjė, e nėse mė ke humbur Mua i ke humbur tė gjitha” Thėnie e Muhamedit paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi tė (Hadith Kudsi)

Rrahman Ferizi

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi Islame - Faqe 12 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 15, 2012 8:21 pm

UNE BESOJ ALLAHUN

Unė e besoj Allahun
Krijuesin e gjithėsisė
Unė e besojė Allahun
Krijuesin e njerėzisė

Allahu ėshtė mė i madhi,Allahu ėshtė mė i madhi
Nuk ka t’adhuruar pėrveē Tij
Allahu ėshtė me i madhi Allahu ėshtė mė i madhi
Dhe pėr Allahun ėshtė falendėrimi

Unė e besojė Allahun
Qė tė gjitha i ka kriju
Unė e besojė Allahun
Qė pejgamberėt ka dėrgu

Unė e adhuroj Allahun
Qė jetėn ma ka falė
Unė e besojė Allahun
Dhe para Tij kam mė dalė

Refik Gerbeshi

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi Islame - Faqe 12 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 15, 2012 8:22 pm

TI MOJ MOTER

Ti moj moter e nderuar
La il-lahe il-lall-llah,
Pse je aq e pikelluar
La il-lahe il-lall-llah.

Mos shejtani te mashtroi
La il-lahe il-lall-llah
Beso Zotin qe t'krijoi
La il-lahe il-lall-llah.

Te verteten ndash me gjete
La il-lahe il-lall-llah
Perqafo fene e vertete
La il-lahe il-lall-llah,
La il-lahe il-lall-llah

Muhammedun Resulull-llah.
Stolis shpirtin me besim
La il-lahe il-lall-llah,
Ne dy botrat te gjejshe shpetim
La il-lahe il-lall-llah.

Ti je ajo qe linde njerine
La il-lahe il-lall-llah
Para syshe t'keshe diturine
La il-lahe il-lall-llah
Zgjidhe driten jo eresirenLa il-lahe il-lall-
te Zoti t'gjejshe meshiren
La il-lahe il-lall-llah.
Meshira e Zotit eshte e plote
La-il-lahe il-lall-llah
Me e madhe se kjo bote
La il-lahe il-lall-llah,
La il-lahe il-lall-llah
Muhammedun Resulull-llah.

Xhemil SADIKU

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi Islame - Faqe 12 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 15, 2012 8:22 pm

SYFYRI 23

Kjo nate qe zgjate deri ne Pafundesi,
Me keto yje qe xixellojne,
Ne rrugen e mjaltit,
Mbi mendjen dhe shpirtin tim..

Keto ndjenja te smeralda,
Qe pafundesisht me rrembejne,
Per rrefimin e Ramazanit,
Ketu ne syfyr...

Hamdi NUHIJU

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi Islame - Faqe 12 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 15, 2012 8:24 pm

SYFYRI 24

Rruget e pendimit trokasin ne shpirtin tim,
Duke kalkuluar me jeten si ne Amshim,
E perseri vazhdon dyndja e shoqerise,
Ne vokabularin e ndjenjave te dendurise..

Ne renditjen e qiejve ne keto nete me syfyr,
Shpresa ringjallet ne jeten,
E ne shpirt mbjellet ky kuvendim,
Te lindemi e te vdesim ne Islam....

Hamdi NUHIJU

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi Islame - Faqe 12 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 15, 2012 8:24 pm

IFTARI 24

Pasha Zotin e gjithėsisė qė asht i Gjallė
Qė mi dha kambėt dhe sytė qė mbajė nė ballė
Ni natė asht sa njimij muej bashk tė tanė
Qė ban dritė sa yjet bashk me diell e hanė

Atė natė , kush di e pret nė adhurim
Qė nga muzgu zgjuar rri deri n'agim
Zemrėn ngjallė nga kotje e randė e pėrtaci
Plot besim i nis duat nėpėr gjithėsi

Ah sa shpejt nė gjithėsi fluturojnė si zanat
Tė sinqerta e tė mira si i bajnė nanat
Zot Bujari e Fisniku na pranoftė
Nga e keqja qė krijoi na shpėtoftė !

Argjend XHELILI

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi Islame - Faqe 12 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 15, 2012 8:24 pm

ME VJEN KEQ,I GJALLE S'JE !

Kur ti s’ndjen
Kur ti s’dėgjon
Kur ti s’sheh
Kur ti s’vepron
Ti i gjallė s’je
Jeton kush jetė bėn

S’bėn kush s’vepron
Vepron kush jeton
Ti kundėr vetes je
Ti kundėr dritės je
Ti kundėr ēdo gjėje je
Kundėr jetės je

Tė ndijuarit ke
Tė dėgjuarit ke
Tė pamirit ke
Trup ke
Po shpirt s’ke!
I gjallė s’je, keq mė vjen!

Avni TAFILI

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi Islame - Faqe 12 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 15, 2012 8:24 pm

NATA E KADRIT

Nėse sonte nė NATĖN E KADRIT shpirti rrugėn merr
Atė do e shoqėrojnė shtatėdhjetė e shtatė mijė melek
Tė gjithė si nė kor zėshėm zikrin bėjnė LA ILAHE ILALLAH
Allahut drejt nė duart e Tij shpirtin e pastėr si loti e ēojnė
E nė tokė trupin Nur i Allahut e mbulon
Kthen kokėn jetėn edhe njėherė ta shikoj
Atė e sheh tė bojatisur me ngjyra qielli
Derisa shpirti gėzueshėm ėmbėl buzėqesh
Ruh nė namaz i lidhur me tespih nė dorė
I lumtur qė sonte takohet me Krijuesin e tij
Tek hap qiellin evliatė mes gishtėrinjve tė Tij ta shikojnė..

Xheladin HAMZA

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi Islame - Faqe 12 Empty Re: Poezi Islame

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 12 e 12 Previous  1, 2, 3 ... 10, 11, 12

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi