♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POEZIA IME!!

+7
Lina Lina
MONDI
xhoni_bravo
kanitaa
1shkodrane
Ylli
CLICHE'
11 posters

Faqja 4 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Vizitor Thu Jan 24, 2013 3:57 am

Dukej sikur jeta po e shperblente.E kujtonte lutjen e saj ndaj Zotit per ndryshim.Ne kohen kur vdekja i kishte perqafuar familjaret e saj ne ate aksident te tmerrshem,kishte pasur prane vetem ate,shkembin me te forte e keshtjellen ku per te ai ishte mbreti.
Kembet po e conin ne restorant.Atje do ta takonte per te disaten here.
E pa si perhere ne tavolinen qendrore.Eci me ngadale,megjithese dicka brenda saj e shtynte te vraponte dhe ta perqafonte si asnjehere.
Por ai e priste i merzitur.Pas takimit,ajo e zbuloi shkakun.Kur mori lajmin e ndarjes gjithcka u thye brenda asaj qenieje te brishte,te goditur pa meshire nga jeta.
Tani po i lutej,por duke hedhur veshtrimin perreth,kuptoi se kishte bere gabimin me te madh teksa i ulej ne gjunje asaj krijese te pashpirt qe e ushqeu me iluzione pa mase,e pernjehere ia preu krahet flutures ne fluturimin e saj te qete.
U largua.Doli ne rruge dhe po ecte pa kuptim.
Po qante.Cdohere e kishte pyetur veten, se pse qante.Donte te ishte gatuar pa lot,me qellim; dhenien e imazhit te forte,stoik e te patundur nga asgje.
Tani gjithcka kishte marre fund.Para syve iu shfaqen si sekuenca te nje filmi,momentet e kaluara me te.Pse valle perfundoi ashtu?Nuk po e ndjente me veten.Ishte sikur shpirti t'i ishte larguar nga trupi e tani fluturonte ne dimensionet e dhimbjes.
Pa vetedije po ecte...Donte t'i tregonte jetes,se kishte humbur ne betejen me te;ne ate te krijimit te legjendes vetjake.Nje lot i madh i ra nga syri i majte,a thua se dhe zemra po i qante me lot gjaku,por vazhdoi te ecte.Iu duk mjaft e paqte perplasja me makinen dhe e la veten te pershkohej nga goditja.Sikur ta rigjente shpirtin,tani po e mallkonte ate qe e kishte shtyre drejt ketij ekstremi.
Ndjeu se po pershkohej nga disa krahe.Mendoi se ishin te Vdekjes.Mbase kjo e fundit do ta shperblente...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Vizitor Thu Jan 24, 2013 3:57 am

Jeta e kesaj bote esht e plote, eshte e vetme, por jam une,ti,jemi ne qe e bejme te duket nje jete me pjese, sepse marrim gjithmone momentet e jetes dhe i perflasim,gezimi,lumturia,trishtimi,merzitja...Ne fundin e jetes besoj se te gjithe do donin te buzeqeshnin me lot ne sy dhe te thonin qe Jeta eshte e bukur dhe te thonin qe trishtimi me ndihmoi te lumturohem,merzitja me ndihmoi te gezohem dhe kjo tregon se pa trishtimin apo merzitjen ne kurre nuk do e kuptonim vleren e Lumturise dhe te Gezimit....

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Vizitor Thu Jan 24, 2013 3:58 am

Bčhesh dčfryese,
kur nč shpirtin tčnd nis e luan xhelozia.
Ti nervozohesh nga qetčsia ime,
ndčrsa mua, nga xhelozia jote.
Mč shtohet dashuria.
Mč pčlqen edhe kur mčrzitesh,
sepse njč dritč e mrekullueshme tč zbret nč sy.
Včshtrimi yt kullohet,
spespe pas xhelozisč,
čshtč fshehur ndjenja, me emrin dashuri.

Je ti e vetmja!
Drita e mčngjeseve tč mi.
Ndaj mos e mundo shpirtin,
me tč lodhshmen Xhelozi.

Nuk lodhem sikur tč ta them nč ēdo ēast,
ēdo minut, orč apo ditč.
Dhe nuk čshtč gčnjeshtčr e pisčt,
sepse nuk do tč tč gčnjeja ty,
por veten dhe atč ēka kam nč shpirt.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Vizitor Thu Jan 24, 2013 3:58 am

Akrepat e ores jane grindur
mes tyre
rrotull sillen
te ndare,
turi vare.
Sekondat e minutat
nga mllefi
te ngadalsojne
jane vene ne gare
Dhe oret ecin
ne parade zemeruar
Dite e nate kane paralizuar.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Vizitor Thu Jan 24, 2013 3:59 am

Aftesia per te shpresuar eshte fakti me domethenes i jetes.
I ofron qenieve njerezore nje kuptim per fatin dhe energji per te filluar.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Vizitor Thu Jan 24, 2013 3:59 am

Librat. Kane qene miqte e mi me te mire, sepse nuk ka gje me te mire sesa te udhetosh me dike qe ka bere te njejten rruge tenden, qe te tregon si ishte qe te mund ta krahasosh, per te ndjere nje arome qe nuk eshte me, apo qe eshte akoma.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Vizitor Thu Jan 24, 2013 4:00 am

Dikush shume kohe me pare tha qe arsyeja per te cilen qeniet njerezore jane superiore ndaj te gjitha krijesave te tjera eshte sepse jane te gjendje te marrin vendime nepermjet arsyetimit, nderkohe qe kafshet bazohen thjesht tek instikti. Une besoj ne fakt qe per te qene vertet superior duhet te gjejme ekuilibrin e vertete midis instiktit dhe arsyes.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Vizitor Thu Jan 24, 2013 4:00 am

Nė njė dhomė spitali me shumė pacientė qėndronte vetėm njė dritare e vogėl. Ēdo ditė tė sėmurėt pyesnni vazhdimisht pacientin i cili qėndronte shtrirė pranė dritares. Dhe ai tregonte pa u lodhur pėr ato qė shihte. Ai tregonte pėr njė park tė madh ku luanin femijėt, tregonte pėr tė dashuruarit qė qėndronin tė pėrqafuar... Por njė natė ndodh diēka e ēuditshme: njėri nga tė sėmurėt nė dhomė vret pacientin e dritares dhe tė nesėrmen zė shtratin e tij. Si ēdo herė tė sėmurėt e tjerė e pyesin se ēfarė shikonte ai dhe u ēuditen kur ai tha: "Nuk ka asgjė pėrveē njė muri tė madh pėrballė dritares..."
Kjo ndodh sepse njerėzit e shohin botėn ashtu siē kanė zemrėn

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Vizitor Thu Jan 24, 2013 4:20 am

Do vije nje cast,
me te shkuaren qe te iku,
do harrosh ké ke ne krah,
se koha diku ka ndaluar,
kujtimi vjeter troket befas,
per nje cast te rijetosh kerkon,
do ngulesh syte mbi kalimtaret,
me mua ndojera valle ngjason??
Ate cast do trishtohesh,
i trishte vendi yne i vjeter,
bashke me kohen,do kuptosh,
me mua s'mund te ngjaje asnje tjeter,
ky cast te sjell ndermend,
sa shume te desha une ty,
i hutuar nga kujtimet,
do marresh udhen neper shi,
ne krahet e kujtdo qofsh,
ne castet e jetes do jesh i vetem,
e di...do me kujtosh

si nje enderr...qe s'mund te kete motiv tjeter....!!!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Vizitor Thu Jan 24, 2013 4:21 am

Mbi ėndėrrat e mia tė qėmotshme unė krijoja gjithnjė kasollen time , bukėn time , lėngjet e mia , krijoja sepse kėrkoja pėrjetėsi tė pa tundshme nė mes nesh , dėshiroja zingjirė lidhės qė tė mos mundėsoj ndarjen nė mes nesh , kėshtu ėndėrroja unė , ėndėrroja dhe ti nuk e dije , sepse kėshtu ėndėrrojnė vetėm fėmrat .Ti gjithnjė kėrkoje mbėshtetje tjera duke menduar se tė tjerat do tė tė falin apo do tė mbėshtesin sikur unė , dhe pastaj ē doherė vėreje se sinqeriteti jo gjithnjė gjendet njėsoj tek tė gjitha.Unė heshtja ,sepse parashikoja gjithnjė se ai qė duron nuk mbytet nga shpresa dhe lutjet qė vetėm mesnata I dėgjon.Realisht nuk e din se ēdo tė thotė tė tradhėtosh ndjenjat e tjetrit qė shumė vėshtirė e pati derisa vendosi tė lė fatin mbi duart e njė shpirti tjetėr .Dhe shpeshėherė tėrheq gishtin duke tė joshur e bukura dhe jo e mira , harron se gjėrat e mira shihen nga zemra dhe jo nga syri , dhe dikur bindesh ,bindesh se dikush ndjehet mbretėreshė edhe pa kurorė , sepse ajo din tė ndjejė dashurinė edhe nėse ty e lėndon , edhe nėse vendos pėr tė mos u kthyer mė , ajo sheh praninė e pa largueshme gjithnjė .Ti vendos pėr tė mos u kthyer mė , por edhe nėse sot nuk durove dhe I lejove vetes tė ikėsh , ajo tė prźt , sepse ajo ėshtė ajo femra qė vetėm njė herė tė vetme sheh dhe vetėm nė njė palė sy , dhe ,ėshtė ajo femra qė e din se vetėm nėse ka qenė gėnjeshter vendos pėr tė mos u kthyer mė

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Vizitor Thu Jan 24, 2013 4:21 am

Genjej kur them qe te urrej,genjej kur them qe per ty asgje nuk ndjej ... Genjej kur them qe s'me meriton,genjej kur them qe koha plaget sheron ... Genjej kur them qe ne enderr me s'te shoh,genjej kur them qe ne rruge do bej sikur s'te njoh ... Genjej kur them kur them qe nje me t'mire se ty do gjej,genjej kur them qe koken me pas s'do ta kthej ... Genjej kur them qe s'dua zerin ta degjoj,genjej kur them qe s'dua te takoj ... Mund te genjej gjithe boten por vec nje Zot dhe veten time nuk e genjej dot ... Genjeshtra me e embel per ty dhe per mua eshte qe nuk te dua ...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Vizitor Thu Jan 24, 2013 4:23 am

POEZIA IME!! - Faqe 4 260179_424745597588193_1824306635_n
... trendafili im ...
gjithmone i kam dashuruar trendafilat !!
aromen,ngjyrat,formen,gjethet dhe pak me pak gjembat e tyre ...
i urreja kur me shponin gishtat teksa perpiqesha t'i vidhja sa me shpejt ne kopshtin tend dhe me pas te vrapoja s
i e cmendur nga ana tjeter e rruges me friken se ms dikush me shihte ...
derisa nje dite rashe ne rrjeten e shikimit tend...
e skuqur,me duart qe me dridheshin dhe trendafili qe u shkeput lehtas nga to dhe puthi token pa zhurme, te kerkova falje dhe me gjysme zeri te thashe se i pelqeja se tepermi trendafilat e kopshtit tend...
me ironizove si disa vjet me i madh qe ishe. !! t'u duken budallalleqe adoleshence dhe romanticitete moshe ato qe te thashe ...
e turperuar,duke te kerkuar ndjese,ula koken dhe vazhdova rrugen me fjalet e tua qe me gufonin ne vesh si jehone !! ....
ndoshta kishe te drejte,isha vertet nje adoleshente ose romantike e pandreqshme !!
muajt kaluan dhe trendafilat u vyshken,koha u ftoh dhe Korca u mbulua nga bora,vendin e trendafilave ne kopshitin tend e zune disa dege te ngrira,pa jete qe lekundeshin me eren si fantazma te harruara nga epoka e ekzistences se tyre njerezore !!
mezi prisja pranveren,te perqafoja serisht aromen e tyre,te shija ngjyrat dhe te ndjeja pickimet e gjembave neper duar .... por pse jo ,te shihja edhe ate...
kishin kaluar kohe dhe cuditerisht shikimi i tij nk me shqitej nga kujtesa,e kisha imazhin e tij kudo shkoja ndonse vetem nje here e kisha pare,deshiroja me gjithe qenien time ta rishihja e ta rishihja pafund derisa te ngopesha,dhe te largtohesha serisht nga ai,pastaj te me merrte malli serisht dhe ta rishikoja prape e prape,madje pse jo,te qendronte para meje qe t'i beja nje portret qe ta mbaja gjthm me vete !!
ndonse pranvera erdhi imazhin i tij mungonte,trendafilat e tij nk me dukeshin me aq te bukur... valle ai ju kishte marre nurin ?! apo syte e mi ishin verbuar dhe nk shihnin me bukurine e tyre ?! ....
derisa nje dite me shpresat e vrara dhe me idene e humbjes tende te pergjithmonshme,hasa shikimin tend ne ate rrugice trendafilash,vetem se kete here nk isha une ajo qe te kerkkoja,por ti ..
mbaje nje trendafil te kuq,si ai qe u shkeput nga duart e mi ate dite...
me hapa te sigurt u afrove drejt meje dhe me syte qe te shkelqenin,me dhurove trendafilin tend dhe me butesine e nje petali me preke duart te cilat qendronin mes duarve te tua,pastaj ne nje moment ushtrove force mbi to,ndjeva dhimbje... nga bishti i trendafilit vura re se dilnin shume gjemba dhe nga gishtat tane gjak .. e habitur te pashe ne sy me nje veshtrim kuptimplote,me zerin qe te dridhej shqiptove :
'' e kupton tani se sa me ka dhembur mungesa jote,trendafili im '' ...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Mon Mar 04, 2013 3:26 pm

MREKULLI
Gjithmone kam enderruar
te endem me ty ne shkretetire
te shoh kokrrizat e reres qe luajne
neper floket e tu
te ndjehen xheloz gishterinjte e mi....
Atje ne heshtjen e zjarrte
te ndez edhe une nje tjeter
zjarr por jo te heshtur
deri sa syte e tu te zinj thengjinj
te skuqen nga pasioni
Te te them me POEZIA IME!! - Faqe 4 871976 e me shpirt
se nuk po kaloj provat e Cleopatres
por po endem ne trupin tend mesdhetar
per te zbuluar serisht mrekullite
e humbura te vete botes se humbur
Sdo te ndertoj atje ne Indine e larget
asnje Taj Mahal per ty
por thjesht do shijoj te ti Kopshtet Babilonase
e zemren time do ta ul ne fronin
e Tempullit te Arte te Zeusit
edhe nese Hera behet xheloze
Do ti them te gjeta shtrire
pa jete atje mes dunave te reres
atje zbulova nje thesar
nje Mrekulli!

CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Sun May 19, 2013 3:59 pm

KAM URI.......

Kam uri!
Ne buke endrrash dhembet kam ngulur
ne kafshime shijoj cdo cope qielli
atje ku yjet dhe ylberi rrine ulur
ku me shijon heneza dhe dielli

Kam uri!
Ne buke dashurie nga kenaqesia fikem
e vetmja gosti me lote e puthje
ne zjarr epshi shpirti dhe zemra digjen
Nje jete smjafton... aq sa nje lutje

Kam uri!
Ti kthehem kohes qe ka kaluar
Gropat e pengjeve ti mbuloj pa fjale
te mos shoh me prapa e lenduar
syri te mos notoje me ne faj dhe ne mall

Kam uri!
Ti ngjitem malit te suksesit atje lart
Frymen ta mbaj vetem ne nje fron
Ne koke te me pushoje nje kurore e arte
Fundi te jem une qe gjithe fundet largon

Kam uri!
per te gjitha kam vec Uri
Lutem qe kjo uri te mos shndrrohet ne zili
Rrefem te nje leter me nje varg a poezi
Ne te njejten sofer hame une dhe ti

Kam uri!
por mos u habit nese nje dite do mungoj
Do jem diku lidhur ne burgun e kohes
Buke endrrash nga gardianet une do te kerkoj
e ndoshta realiteti sme jep as buken e gojes!!
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Sun May 19, 2013 4:17 pm

NJERI........
Nuk jam mekatare ne kete det trazuar
mjerisht sjam as engjell luftetare
ne malin e pritjes jam shkembi i duruar
Buze e sy e qeshur ne fetyre te vrare

Nuk jam gjethe vjeshte ne degen e thare
as lule pranvere qe i vidhet tokes
ne zallin e shpreses jam nje gur i lare
Uje e balte mbi mua here fjalet e tua
here fjalet e botes

Nuk jam rrugetare qe gjurmon me kembe
por nuk jam as rruge qe naten fle ne heshtje
Shikome pa meshire,shikome pa dhembje
Jam thjesht nje pike shiu qe per dhe' ka etje

Nuk jam rere e sosur ne bregun pa fjale
sjam as ere e cmendur qe vec derdellit
Jam sy i verbuar qe per syte ka mall
Buze qe pret nje puthje e nga puthjet...
Ka frike

Nuk jam as dilema Te jem a te mos jem
sepse zgjedhjen se bejme as une e as ti
Linda qe te trembem, linda qe te tremb
Dashuri e urrejtje me emrin Njeri..
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Wed May 22, 2013 11:54 pm

A JA VLEN QE SONTE.............

A ja vlen qe sonte vec te shkruaj?
te derdh mbi leter urrejtje e dashuri
e ne mengjes te zgjohem si e huaj
Aliene ne kete bote une dhe kjo poezi
Mes vargjesh te frymoje shpirti trazuar
ne kurthin e fjaleve ndjenja te perpelitet
ne burgun e kohes te lidh kembe e duar
Nen enderr varrosur tkalojne ditet, vitet

A ja vlen qe sonte ti bej nje telefonate?
Mikut me besnik apo mikes me te bukur
ne bisede ta humb kete nate te prape
E neser te mos e qaj si sekret te humbur
Te ndizem e te shuhem me nje cigare
Te mbushem e te zbrazem me nje gote
Zemra le te jete tingull i trishte kitare
Te pulsoje ne vena jo gjak por vec lote

A ja vlen qe sonte ne gjunje te lutem?
Zotit ti pergjerohem sepse jam mekatare
e neser serisht mekateve me zell tu futem
Diku me nje mallkim e diku me nje te share
Ah koken nga qielli do ta ngre pa faj
Do them sjam shenjtore por thjesht nje njeri
qesh kur kam gezim qaj kur kam hall
Barkun sma mbushin lutjet por nje ndjenje e bukur, pak DASHURI!!
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga NothingElseMatters Thu May 23, 2013 12:03 am

CLICHE' shkruajti:A JA VLEN QE SONTE.............

A ja vlen qe sonte vec te shkruaj?
te derdh mbi leter urrejtje e dashuri
e ne mengjes te zgjohem si e huaj
Aliene ne kete bote une dhe kjo poezi
Mes vargjesh te frymoje shpirti trazuar
ne kurthin e fjaleve ndjenja te perpelitet
ne burgun e kohes te lidh kembe e duar
Nen enderr varrosur tkalojne ditet, vitet

A ja vlen qe sonte ti bej nje telefonate?
Mikut me besnik apo mikes me te bukur
ne bisede ta humb kete nate te prape
E neser te mos e qaj si sekret te humbur
Te ndizem e te shuhem me nje cigare
Te mbushem e te zbrazem me nje gote
Zemra le te jete tingull i trishte kitare
Te pulsoje ne vena jo gjak por vec lote

A ja vlen qe sonte ne gjunje te lutem?
Zotit ti pergjerohem sepse jam mekatare
e neser serisht mekateve me zell tu futem
Diku me nje mallkim e diku me nje te share
Ah koken nga qielli do ta ngre pa faj
Do them sjam shenjtore por thjesht nje njeri
qesh kur kam gezim qaj kur kam hall
Barkun sma mbushin lutjet por nje ndjenje e bukur, pak DASHURI!!


BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO

PUTHJE PUTHJE PUTHJE

NothingElseMatters
Super-Anetare
Super-Anetare

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2546
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/04/2013
Falenderimet Falenderimet : 3

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Thu May 23, 2013 12:05 am

Shume flm e dashur N.E.M xhan 234 234 234
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga NothingElseMatters Thu May 23, 2013 12:08 am

Cliche...MOS RESHT SE SHKRUARI ASNJEHERE. TE LUMSHIN DUART! Je FANTASTIKE!!
:)
PUTHJE

NothingElseMatters
Super-Anetare
Super-Anetare

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2546
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/04/2013
Falenderimet Falenderimet : 3

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Thu May 23, 2013 12:11 am

Ashtu shpresoj dhe une, te kem frymezim sa me shume dhe gjate, sepse e adhuroj penen dhe ndjesine qe me fal shkrimi! Do mundohem pa dyshim ta mbaj frymezimin e gjalle! Te falenderoj perzemersisht per fjalet inkurajuese N.E.M xhan PUTHJE PUTHJE
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga NothingElseMatters Thu May 23, 2013 12:23 am

CLICHE' shkruajti:Ashtu shpresoj dhe une, te kem frymezim sa me shume dhe gjate, sepse e adhuroj penen dhe ndjesine qe me fal shkrimi! Do mundohem pa dyshim ta mbaj frymezimin e gjalle! Te falenderoj perzemersisht per fjalet inkurajuese N.E.M xhan PUTHJE PUTHJE

I meriton Cliche! Ta uroj vertet...Ndaj te lexojme me kenaqesi.
Eshte edhe zemra jote e mire nga burojne fjalet prandaj ato jane te embla dhe te bukura.
Kenaqesi te te lexoj. xhan xhan xhan

NothingElseMatters
Super-Anetare
Super-Anetare

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2546
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/04/2013
Falenderimet Falenderimet : 3

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Thu May 23, 2013 12:30 am

Mendimi eshte reciprok N.E.M dhe sinqerisht e vleresoj vertet konsideraten dhe vemendjen tuaj..Kenaqesi dhe per mua te postoj me ju! Shume faleminderit nga ana jote! xhan (best frends) pucjeeeeee
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Sat Aug 03, 2013 3:00 pm

Akujt u thyen u shkermoqen
ne brigjet u buzes se nxehte
puthjet e mia rrobat i hoqen
Nje Nudo ne tempullin e fshehte
Puthme dhe ndezme pa fjale
te qesh e te qaj ashtu e heshtur
jam djegur ne zjarrin tim me mall
magji ta dish, eshte ky hi i djegur
Nuk trembem nga fati i pafat
Nuk trembem nga loti i xhindosur
Nje dite nuk vdes kur ska nate
E nata driten ka enderr te palosur
Fli pra ne shtratin e shpirtit tim
frymemarrjen tende ta kem melodi
Zgjimi do jete vec fund e jo fillim
Solo ne nje romance vetem une e ti
Akujt serisht dhimbje do ngurtesojne
nje dimer ku une do flas me vetmine
kujtimet me rete do me ngjasojne
qe qiellit shetisin e ku shkojne
Se dine!
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Thu Aug 08, 2013 2:31 am

Made in FB......

Hap krahet te fluturoj ne kete virtualitet
lidhem e zgjidhem ne kete bote me fjale
Krahasohemi ketu ne me cdo poet
Por kam frike se poetet s'jane me gjalle
Peshkoj cdo dite ketu endrra vetmitare
me rrjetat gri te shpirtrave te grisur
Foto te akullta ndjellin qe te ndezin zjarre
lakuriqesi e trupit nje marrezi e stisur
Mos me fol per art me nje nudo arnuar
me nje kenge te qepur pasi ke shqepur disa
Cuditerisht budallenjte u bene sot te zgjuar
Linden Bethoven qe lajne e thajne nje Tallava
Rrezohem duke vrapuar ne FB si e marre
fushbeteje me behet dhe debati me i kote
Milingonat heshtin kur bertet nje gjinkalle
perralle ku miu i thote luanit jam me i forte
Kritike e moraliste qe ngjasojne me henen
fshehin fytyren e erret vjedhin driten diellit
njerez qe kerkojne me cdo kusht vemendjen
pengu i realitetit mbeti ky erresim i qiellit
Po vjedh fjalet e Fishtes "A mos fola keq"?
por edhe nese fola une mbetem nje anonime
s'duroj dot qe engjell te me behet nje dreq
E neser apo pasneser ti them ti je Zoti ime...(o) 
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Thu Aug 15, 2013 4:56 am

Sonte...

Sonte digjem si kjo cigare
se kuptoj ne eshte mall apo deshire
endem duke mbledhur gjethe Kujtimesh
si nje fshesare ne trotuar.
Endacake kete nate e ndoshta
si endacake me naten kam per tu shkrire!
Sonte jam cimcakiz ne pertypjen e erresires
Ne dhembet e henes bluhen te mijat enderrime
Nuk u perkas oreve as diteve biles as stines
Jam nje kohe e pakohe qe ka humbur ne rrugetime.
Sonte jam tingull i telit te heshtjes
Melodi e trishtuar ne sonaten e vetmise
Lot i hidhur qe fshihet ne dhomen e buzeqeshjes
Buze e zhveshur qe i fshihet Puthjes se dashurise
Sonte mund jem dicka por edhe asgje...
Drite ne erresire a ndoshta erresire ne terrin e zi
Poezi e pashkruar a ndoshta nje mendim pa ze
Sepse ne tabllon e gjithckase sime mungon Ti.....
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 4 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 4 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi