♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dante, seksi dhe poezia

Shko poshtė

Dante, seksi dhe poezia Empty Dante, seksi dhe poezia

Mesazh nga Barbi Fri Dec 04, 2009 2:26 pm

Hera e parė kur ia shtrėngova dorėn qe nė pranverėn e vitit 1967. Ato kohė frekuentoja vitin e dytė tė universitetit nė Columbia: isha njė djalosh injorant dhe i uritur pėr libra qė kultivonte besimin (ose iluzionin) pėr t’u bėrė njė ditė shumė i zoti sa tė mund tė definohem poet; e si lexues i poezisė, kisha gjetur tashmė homonimin e tij nė Ferrin e Dantes, njė i mallkuar qė zvarritet nė vargjet finale tė kėngės XXVIII tė Kantikės sė parė.

Bertran de Born, poeti provincial i shek. XII, mban pėr flokėsh kokėn e vet tė prerė qė valėvitet para e mbrapa si njė llambė: pa dyshim njėri nga imazhet mė groteske nė katalogun e halucinacioneve dhe lutjeve qė pėrsėritet pėrgjatė tėrė Ferrit. Sado qė e ēmonte fort poezinė e De Born-it, Dante e dėnoi me ndėshkim tė pėrjetshėm sepse kishte kėshilluar princin Henrik tė ēonte krye ndaj atit tė tij, Mbretit Henriku II; e meqė de Born kishte provokuar njė ndarje mes atit dhe birit duke i bėrė armiq, penda inteligjente danteske e ndan De Born-in nga vetvetja. Prej kėtu trupi pa kokė qė vajton nė botėn e nėndheshme, duke pyetur udhėtarin fiorentinas nėse mund tė ekzistojė dhimbje mė e tmerrshme se e tija. Kur u prezantua si Rudolf Born, mendja ime shkoi menjėherė te poeti. Mos rastėsisht ju jeni farefis i Bertran-it?, e pyeta. Ah, m’u gjegj, ajo krijesa e shkretė qė e humbi kokėn. Bėn vaki, por tutem se ėshtė e pagjasė. Mungon de-ja. Pėr ta pasur atė, lypset tė jem pjesė e fisnikėrisė, e e vėrteta e trishtė ėshtė se unė jam ēka do veēse jo fisnik.

S’e mbaj mend pse u gjenda aty. Dikush duhej tė mė kishte lutur ta shoqėroj, po se kush ishte aifarė dikushi mė ka ikur nga mendja prej kohėsh. Nuk e mbaj mend as ku mbahej festa – nė periferi apo nė qendėr, nė ndonjė apartament apo ndonjė nėnēati – dhe thėnė tė vėrtetėn s’e mbaj mend as shkakun pse kisha pranuar ftesėn, meqė atė kohė priresha t’i shmangja rastet mondane, i mėrzitur nga poterja e thashethemeve, i sikletosur nga druajtja qė mė zotėronte nė praninė e tė panjohurve. Po atė natė, kushedi se si vallė, thashė po dhe i shkova pas mikut tim duke harruar vendin, cilido qė tė ketė qenė, ku mė ēoi. Ndėrsa mbaj mend kėtė: se nė njė moment tė caktuar tė mbrėmjes, mbeta vetėm, nė kėmbė, nė njė qoshk tė dhomės.

Tymosja njė cigare dhe i shikoja tė ftuarit, dhjetėra e dhjetėra trupa tė ndryrė nė limitet e asaj hapėsire, dėgjoja zhurmėn e pėrzier tė fjalėve dhe tė tė qeshurave, duke pyetur veten ēka dreqi po bėja aty dhe mendova se ndoshta duhej ta baja bishtin prej aty. Mbi kaloriferin nė tė majtė ishte vėnė njė taketuke, e kur u ktheva pėr ta fikur cigaren, pashė se mbajtėsja e mbushur dėng me bishta cigaresh po ngrihej lart drejt murit nė shuplakėn e dorės sė njė njeriu. Pak mė herėt, pa u ndėrmendur pėr kėtė, ishin ulur mbi kalorifer dy persona: njė burrė dhe njė grua, qė tė dy mė tė mėdhenj se unė, bile pa dyshim mė tė vjetėr se tė gjithė tė tjerėt tė pranishėm nė sallė: ai mbi tė tridhjetepestat, ajo rreth tė tridhjetave. Dukeshin njė ēift paksa i papėrshtatshėm, Born me njė veshje lini tė bardhė tė ngrėnė e bile edhe tė papastėr, e gruaja (qė pastaj mora vesh se quhej Margot) e tėra nė tė zeza.

Kur e falėnderova pėr shpuzoren, ai luajti kokėn pakėz nė shenjė mirėsjelljeje dhe tha Hajt de, me njė theks tė mezi vėrejtur tė huaj. Frėngjishteje apo gjermanishteje s’e di me siguri, ngase fliste njė anglishte pothuajse pagabueshme. Ēka tjetėr vura re nė ato momente? Lėkurė tė zbehtė, flokė paksa tė kuqe dhe tė pakrehura (prerė mė shkurt se shumica e njerėzve tė asaj kohe), njė fytyrė tė bukur tė gjerė pa tipare karakteristike (njė fytyrė, tė themi kėshtu, gjenerike, njė fytyrė qė nė mesin e ēfarėdo turme do tė ishte bėrė e padukshme), dhe dy sy gėshtenjė, tė ngrirė, sytė hulumtues tė njė njeriu qė dukej tė mos kishte frikė nga asgjė. As i hajthėm as i trashė, as i shkurtėr as i gjatė, po nė tėrė kėtė njė ndjesi e fuqisė fizike, mbase pėr shkak tė duarve gjigante. Sa i pėrket gruas Margot, rrinte ulur pa lėvizur asnjė muskul, sytė e ngulitur nė hapėsirė thua se misioni i saj kryesor nė jetė ishte tė dukej e mėrzitur. Megjithatė magjepsėse, shumė magjepsėse pėr njė njėzetvjeēar si unė, me flokėt e zinj, bluzė tė zezė, fund tė zi, ēizmet prej lėkure tė zezė dhe grimin e rėndė tė zi rreth syve tė mėdhenj tė blertė. Jo njė bukuri, ndoshta, por njė monument i bukurisė, sikurse stili dhe finesa e pamjes sė saj tė mishėronin njė lloj ideali femėror tė epokės.

Born deklaroi se ai dhe Margot veē ishin duke ikur prej aty, por pastaj mė kishin parė mua aty, nė kėmbė dhe vetėm, nė njė qoshk, e meqė kisha njė pamje fatkeqi kishin vendosur tė afroheshin dhe tė mė ngrinin moralin pakėz... aq sa tė ishin tė sigurt se nuk do t’i prisja venat para se tė pėrfundonte mbrėmja. S’kisha ide si ta interpretoja batutėn e tyre. Ky njeriu po mė fyne, pyeta veten, apo pėrnjėmend po mundohet tė tregohet i fisėm me njė djalė tė panjohur, pasi qė e ka parė nė telashe? Nė vete fjalėt kishin njė karakter mjaft tallės, ē’armatosės, ama shikimi i Born-it derisa i shqiptonte ishte i ftohtė dhe i pėrhumbur, e s’munda tė bėj gjė tjetėr veēse tė ndihem se po mė studionte, mė provokonte pėr arsye qė bash s’i kuptoja. Luajta supet, nėnqesha dhe ia krisa: Mė beson ose jo, kurrė nė jetėn time nuk jam argėtuar kaq shumė. Atėherė u ēua, ma zgjati dorėn dhe ma tha emrin e tij. Pas pyetje sime mbi Bertran de Born mė paraqiti para Margot-it, e cila mė buzėqeshi nė heshtje dhe u kthye nė punėn e saj, t’i ngulte sytė nė boshllėk. Gjykuar nga mosha juaj, tha Born, dhe nga njohja e juaj e poetėve pak tė njohur, do tė thosha se jeni student. I letėrsisė, pa tjetėr, NYU apo Columbia? Columbia. Columbia, psherėtiu ai. Ēfarė vendi i trishtė. E njihni? Jap mėsim aty prej shtatorit, nė Shkollėn e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare. Profesor me detyrė vjetore. Pėr fat tash ėshtė prilli e pas dy muajsh do tė kthehem nė Paris.


Nga Paul Auster

Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi