♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POEZIA IME!!

+7
Lina Lina
MONDI
xhoni_bravo
kanitaa
1shkodrane
Ylli
CLICHE'
11 posters

Faqja 3 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Tue Oct 16, 2012 10:05 pm

Lina Lina shkruajti:JETA IME

Jeta ime e zbeht,
e pa shijuar dhe e erret,
planet e fundosura thell ne det.
Une nje tjeter drejtim te jetes desha,
por me rreshqiti shpejt nga duart,
ndoshta se u pyeten te tjeret,
ndoshta se ashtu ishte e shkruar!!!
Jeta qdo dite vjen e me rendohet,
kam harruar te qeshe,
kam harruar te flas…
Kujtoj jeten time,
nje jete pa shpres!
Asgje nuk ngjan ne veht-vehten,
asgje e bukur….
Nuk kam kujt ti drejtohem…
Nuk kam kujt ti tregoj…
Ne kete bote une nuk takoj…!!! Pa Ty....<3...:s

Jeta vertet ka te papritura Lina Lina dhe shume her na gjen te papergatitur me surprizat e saj, por vetem me pak vullnet dhe besim ne vetvete mund t'i dalim ne krye asaj qe jeta na dhuron...Ji pozitive mike POEZIA IME!! - Faqe 3 265398
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Wed Oct 17, 2012 10:45 pm

Do humbas me vitet
Emri do me harrohet
Por ajo qe shkrova
Gjithmone do te lexohet


Ne libra do mbetem
Poetja anonime
Shum veta do kerkojne
Te marrin autorsine time

Ateher ti do jesh plakur
Do te jene zbehur syt e bukur
Do jesh rrudhur,do jesh thinjur
Nga kujtesa do te jem zhdukur.

Ateher gjerat do jen ndryshe
Sigurisht do me kesh harruar
Do te thot nipi shiko gjysh
Nje vajze per mua kete ka shkruar.

Plot nostalgji do shohesh
Poezin (PER DY SYTE E TU)
Do me kujtosh mua
Dhe poeten e harruar.

Eshte genjyer nipi
edhe pse s'eshte faji tij
Dikur para shum vitesh
Ke pasur syt e tij.

Perseritet historia
Komedi,ndoshta dhe drame
Luhet ne jete e njejta pjes
Me personazhe niperit tane...

CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Wed Oct 24, 2012 1:10 am

~Endrra me e keqe me shkrihet si re para diellit te syrit tend....zeri yt ben te hesht edhe derdellitjet e ksaj bote pa shtylle kurrizore!Dua te ndjej vetem hapin tend prane hapit tim dhe te jem aq afer sa te ndjej rrahjet e zemres tende por edhe me afer se kaq... aq sa te ndjej flladin e frymemarrjes tende ne fytyre!Kjo eshte parajsa ime ne kete ferr te djegur!Bekimi im per mua!Faleminderit Zot qe bekon ekzistencen e dites time me nje diell....ekzistencen e nates time me nje Hene!Faleminderit Zot qe perze nga zemra ime gjithmone inatin e urrejtjen per ti lene vend vetem dashurise dhe miqesise!Kjo eshte dhurata me e bukur dhe me e vlefshme qe mund te me besh! ~
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Wed Oct 24, 2012 1:13 am

HIJET....

Hijet e mia me ndjekin pas

ndoshta ndjejne aromen e loteve

hena neteve u thye u plas

mbeta nje yll ne qiell afer dhe larg

gjithe boteve!



Hiri i cigares hesht ska fjale

e shoh por as une skam cfare ti them

jemi njesoj te dy te djegur ne mall

endrrat e shpirtit na u bene tymnaje

qe paqe sgjen



Rrugeve e di se do endem sonte

ne erresire per te fshehur syrin e lagur

malit do i kerkoj kuisjen e larget te nje ulkonje

Ose Bunes time puthjen e saj te plakur



Dielli me dhimbje perendoi e ju fal muzgut

por dhimbje pas dhimbjesh une do jem ketu

ndjej eren e dheut me shpresen e bujkut

Eh shume fara kam mbjelle e do mbijne diku



Sonte do doja ta puthja nje gote

por sdua ta humbas mendjen mjaft e kam tretur

Fundja do dehesha me shume ne lote

nuk ngjallet i vdekuri me fryme te vdekur



Do ulem si gjithmone ne stolin e vjeter

Ne pellgun e syrit do pluskoje e jotja fytyre

do shkruaj ne gjethen e thate se sdo kem leter

pasionin tim qe si gjethja u zverdh,nderroi ngjyre....
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Mon Oct 29, 2012 2:09 am

KAFSHIMI I DASHURISE...

Sdo qaj sonte!

lotet do t'i lidh fort ne prag te zemres

ose me mire te asaj qe mbeti nga zemra

rrahjet e fundit s'do jene melodi inati

por vetem kafshime te dashurise

Le te dridhet e te jape shpirt

vec nen ato dhembe

Le te pikoje gjak si ka pikuar gjithmone

Por te pakten di se do jete gjaku me i embel

Kapu ti shpresa ime me thonj

Kapu me thonj pas malit te mallit

Zvarritja le te behet hap

Hapi vrapim dhe rend ashtu zbathur

Ska me fusha te bleruara, e di mire

Por fundja kembe e vrap do kete gjithmone!

Ah jo sonte skam per te qare!

edhe pse ne qiell ska hene

edhe pse yjet sonte jane varrosur nen re

Sonte kam dasem... martohem!

Skam POEZIA IME!! - Faqe 3 871976 per varr qe ta gropos nen dhe!

Mos t'ju vije keq s'do ju ftoj asnje

as miq e as armiq

as drite e as erresire

Sdua te tundet asnje kembane

Sdua dasmore as kenge.Sdua asgje!

Dua te jem vetem une dhe dhendrri im dashuri

qe ne POEZIA IME!! - Faqe 3 871976 ka ngulur fort dhembet e bardhe!

Dua ti ndjej thelle e me thelle!

e mes dhimbjes jo s'do qaj por do POEZIA IME!! - Faqe 3 401582

duke ngritur dolli vetem me ate gjak.

Kafshome dhe vetem kafshome mizorisht!

Asnje lot s'do lulezoje syrit tim!

Do shtrihem cdo nate ne shtratin e brishte!

Vec se dashuria s'do jete me dhenderr me kostum te zi

por dhembe te ngulura ne kafshim!

CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Tue Oct 30, 2012 6:58 pm

TI NDOSHTA NJE DITE...



Ti ndoshta nje dite do kerkosh

te me harrosh!

Ndoshta do jete deshira jote me e madhe

Cdo puthje e cdo prekje

ne nje varr me nje grusht dhe ti mbulosh

do flesh ne nje shtrat hiri

aty kur dikur une dhe ti mendonim zjarrte

Ti ndoshta nje dite do kerkosh

te me me harrosh!

Do ecesh ne ate rruge duke mbyllur syte nen shi

ndoshta me nje tjeter cader nje tjeter puthje

do mbulosh.

Nje tjeter veshtrim do perkedhelet te ti

Nata do te zbrese rrugeve me pertese

eh sa larg do jemi une e ti sa larg

ne nje qoshe nje tjeter perqafim ty do te prese

do ndjesh nje tjeter zemer qe per ty

marrezisht rrah!

Ti ndoshta nje dite do kerkosh

te me harrosh!

Do ulesh serisht i qeshur ne nje qoshe BAR-i

Te njejten muzike ndoshta me nje tjeter do degjosh

e nese rastesisht te kujtohet dicka imja

do pushtohesh nga acar janari

Une do endem rrugeve te mia

por sdo guxoj te shkel dot asnje pike shi

neteve te ftohta kur te me flase heshtja e vetmia

do kerkoj nje enderr qe te me sjelle te ti

Kur hena te me buzeqesh do e shoh e zemeruar

ndoshta si nje ulkonje dashurise do i therras

kur te shkel ne pyllin e vjeshtes gjethesh mbuluar

ndoshta ne nje veshtrim ujku syrin do perplas

E atehere frymen do mbaj e pushtuar nga malli

sepse cuditerisht cdo gje do me ktheje te ti

ne arome pyllnaje e nen hije mali

Flegrat do ti hap te nuhas edhe pak...sa pak Dashuri

Ti ne nje tjeter enderr ne nje tjeter bote

ujk i trupezuar padrejtesisht ne njeri

instikt i mbuluar ne nje realitet te kote

Nga gjumi do te zgjoje vec nje puthje nen shi

Mos kerko te me harrosh!.....


CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Tue Oct 30, 2012 9:32 pm

..................



Kercnus asht dhambi i urise or mik

shpate e varun gjithmone mbi kry

ortek i fjetun po dikur ka me zbrit

bardhsine ne ngjyre t'rrebelimit me ngjy

N'zhele dridhet sot shpirti i fjetun

drite Hane e mblume prej reve t'nats

zjarm nen hi e prush i padjegun

zemer e ngujume e shkelun prej kams

Mos i fol per dashni t'uritunit!

e vetmja dashni asht nji cop buk

strehe mos mu ngerdhesh prej t'merdhitunit

Mos e perbuz se nuk jeton n'turp!

Mos ja numro milionat n'ftyren e vujtun

mos ja perqesh rrullat qe i kan mbi

Mos mendo kurre se asht gjak i drujtun

Asht damar qe bertet n'heshtje Nder e Liri

Nuk asht vorr i namun ku lulzon vec hitha

por kala e rreshkun prej diellit e prej ers

shihja mire doren shihja ato gishta

jane t'forte si guri t'nxeht si rana vers

E kur t'kalosh para tij kryt ule ma mire

njashtu si perdite e ul para mbretit

ke me pa dy sy qe per ty s'kane smire

E jo syte e eger te dreqit e te shtetit.........
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Thu Nov 01, 2012 3:35 pm


..................

Ne deshiron do te jepem e gjitha

te me copetosh fije-fije,me thiken e celikte te deshires.

Te luajme me epshin deri ne cmendje.

Me veshtrim te pafajshem meshirueshem..

do te kerkoj te fundmen deshire.

Pastaj do te le menjane trofene te shpleks floket e mij.

Naten...

Ej.....

Maskat bien gjithmone ndaj te gedhire....
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Wed Nov 14, 2012 2:24 am

KU JE??.........


Sonte nuk munda te te them Naten e mire!

Te kerkova e ste gjeta askund pervec

Shpirtit tim!

Mos ma fshih fetyren tende ne erresire!

Mos ma fshih zerin tend ne heshtje!

Sepse une te pres ne pragun e zemres

Ne porten e saj ti ke shkruajtur emrin tend

E per mbiemer vure ndjenjen!

Ku je?

Hapat qe me cojne ne shtepi sonte jane

Ah jane te crregullt!

Si rrahjet e pulsit e frymemarrja qe sme bindet

Gjithcka nje melodi qe luhet ne dy vegla

Pritjen dhe Trishtimin

E une e vetmja kengetare serenatash pa fat

Ku je?

Sepse sonte sme mjafton as ngushellimi i Bunes

As perqafimi i blirit qe ka zgjatur deget mbi stol

Asgje smund te zevendesoje ty o hena ime

Qe sonte ke zgjedhur te fshihesh prapa nje mali

Malit te heshtjes!

E une jam ulkonja qe kur ste sheh hungerin nen skermitje

Sonte ulerimen e shpirtit te lire e kam te mohuar!

Ashtu sikurse gjumin e qete!

Ashtu si endrrat me ty!

Gjithsesi une po te them.. Naten e mire!

CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga kanitaa Wed Nov 14, 2012 2:52 pm

Pėrderisa je gjallė,ndjehu i/e tillė

Mos prit tė mbarosh universitetin,
tė dashurohesh,
tė gjesh njė punė,
tė martohesh,tė kesh femijė,ta shohėsh veten tė sistemuar,
tė humbėsh ato dhjetė kilogramė,
qė tė vijė darka e tė premtes apo mėngjesi i sė shtunės.
Nuk ka moment mė tė mirė se ky pėr tė qene i/e lumtur.

Lumturia ėshtė nje rrugėtim,jo njė destinacion.
Puno sikur tė mos kesh nevojė pėr para,
dashuro sikur tė tė mos kenė lėnduar kurrė,
dhe kerce,sikur tė tė mos shihte njeri.
Kujto se lėkura rrudhet
flokėt behen tė bardhė dhe ditėt behen vite.
Por kryesorja nuk ndryshon:
Forca dhe bindja jote nuk kanė moshė.
Shpirti yt ėshtė ai qė largon tutje cdo ngatėrresė qė mund tė jetė krijuar nė tė.

Pas cdo fundi ka nje fillim te ri.
Pas cdo arritjeje ka nje sfidė tjetėr pėr tu kapėrcyer.
Pėrderisa je gjallė,ndjehu i/e tillė.

Shko pėrpara edhe kur tė gjithė presin rrėzimin tend!!
kanitaa
kanitaa
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/07/1990
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1664
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Hobi Hobi : skam
Humor Humor : .....
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/06/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Vizitor Thu Dec 13, 2012 7:05 pm

un nuk jam poete e pranoj
por e marr guximin edhe rreshta te shkurtra per ty krijoj
zemra ime pikon gjak per ty
loti im i pashtershem gjithnje qendron ne kta sy
me pelqen ti
me pelqen menyra sesi me shikon me embelsi
me pelqen ti ndaj dhe un te dua shum
shpesher duke menduar e per ty sme merr ai gjum
ti je engjelli im
qe gjithnje e ke mbrojtur shpirtin tim
engjelli im tekanjoz
tlutem mos u bej xheloz
pasi ti do jesh burri jetes time
te premtoj x kte tjesh i sigurt jeta ime

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Vizitor Thu Dec 13, 2012 7:07 pm

mos me urre
mos me urre mua as zemren time
mos me urre pasi ti per mu je jeta ime
jam tallur me ty kur tkam then te dua
jam tall me ty sic ti je tall me mua
por ti mos me urre zemer
pasi me vjen inat kur me ty shoh ndonje femer
mos me urre e mos u bej egoist
eja jeta ime e mos lendo nje zemer tbrisht
do ti harroj lotet edhe zhgenjimet
do ti harroj edhe ato fjalet edhe premtimet
vec du tjem me ty
tjemi gjithnje bashk ne tdy

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Fri Jan 04, 2013 5:09 am

SA VLEN NJE POEZIA IME!! - Faqe 3 189962 ?



Zeri yt me vjen si nje muzike e larget

e yjet sonte kepusin krahet ne deshperim

henes syri nga nje lot i argjendt i laget

shprese e varur ne qerpikun tend

e vete endrra ne qerpikun tim

Mbeta nje gjurmuese e buzes tende

si beduin qe kerkon ujin ne shkretetire

nje puthje qe ne POEZIA IME!! - Faqe 3 871976 vlen sa nje dhembje

Nje dhembje qe ne shrtatin e shpirtit

eshte shtrire!

Perqafimi i lagesht shtrengon ne mjegullnaje

qafen e zbuluar te ketij mali qe ka mall

si ai perqafim i harruar atje nen blinaje

E malli kalbet si gjethet pa jete mbi barin e thate

Pershpirtet kjo rruge sonte vetem per ca hapa

por acari me gishterinj ka gervishtur fjalen vetmi

nga kjo erresire sonte po trembet edhe nata

Loti ne buzen e ngrire me mbeti e vetjma Poezi

Eh per fjalet mos me pyesni me!

gjuhen e kam prangosur vetem ne nje lutje

Eshte nje tempull i vjeter ku dashuria fle

Atje do ta kuptoni vertete se sa vlen nje Puthje!



CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Fri Jan 04, 2013 5:15 am

POEZI E PRANGOSUR!

Kam mbetur robereshe ne syrin tend

si flutur ne rrjete rrah krahet zemra

burg qe me pranga puthjesh gdhend

Fundin e lirise time ne realitet por edhe ne

Endrra!

Kur hena mbeshtet koken ne jastekun

e qiellit!

Une nis e rilind ne bulevardin e shkrete

Jam nje gjilpere varur pas fijes se perit

Qe copeza kujtimesh mundohet te qepe

Cdo rrugice ngjason me trupin e tij

kam deshire ta pershkoj ashtu pa fjale

Ne kete qytet qe fle jam e vetmja mekatare

pa faj

E bashke me mua ky qiell qe piklon

yje e mall

Ne tastieren e nates era luan trishtueshem

Shelgjet perkedhelin Bunen me krahet e zgjatur

Oxhaqet si une sonte tymosin mendueshem

Duke thene fjalet e fundit te zjarreve te plakur

I vetmi shtrat per mua eshte kjo histori gri

per shtroje e mbuloje kam ruajtur ca flete

sonte zgjodha nje hije qe as te puthe s'di

e ndoshta duke e puthur,hije do behem

edhe une vete.

Fjalet e fundit mbeten serisht ne syrin tend

lidhur e prangosur ne nje poezi

Ledhatimi tani po behet nje plage qe dhemb

Vetmia rruga e vetme qe per mua zgjodhe ti.....

CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Fri Jan 04, 2013 5:24 am

MUND TE ENDESH.........

Mund te endesh me mijera vjet

rruget gjithmone do mbesin rruge

Cdo det puthet me nje breg

Ashtu si cdo vuajtje puth nje rrulle

Qielli do te jete po i njejti

dielli ne kenge e hena ne ninulle

lum ai qe poshte tij paqen gjeti

token pati shtrat per enderr e per gjume



Mund te endesh me mijra vjet

e ndoshta gjak do te lotojne kembet

Mos prit se pritja eshte akulli qe djeg

Themel i brishte e shpresa gjithmone shembet

Nga malli do te qash por mos u mbyt ne lot

Djepin e femijrise koha e ka zvogeluar

Ndoshta pragun e vjeter sdo ta gjesh dot

Por buken dhe perkedheljet s'ke per ti harruar



Mund te endesh me mijra vjet

e ne POEZIA IME!! - Faqe 3 871976 do te mbijne shume dashuri

do thuash kjo lule po me ngjall kjo tjetra

po me vret!

Por aromen e petalet ne gjak do i mbash ti

I etur do betohesh qe s'do pish me ate uje

por asnjehere sdo mundesh ta mbash ate betim

do magjepsesh serisht nga te njejtat buze

I embel apo i hidhur do pish ne ate burim



Mund te endesh me mijra vjet

do pengohesh ne balte do biesh ne grope

merr fryme qe te ngrihesh nese mundesh vete!

Mos prit duar qe shtrihen per miq a per shoke!

Duart jane njesoj askush gjuhen nuk ja u di

Armikun nga miku vetem nje shpirt i ndan

Une si njoha dot shpirtrat lum po i njohe ti

por di si gishtat ne dore vellai vellait si ngjan

Mund te endesh me mijera vjet

edhe po u solle si kafshe mos harro je njeri

edhe nese s'te njohin te tjeret hija jote te njeh

Pra edhe pas mijera vjetesh do jesh perseri Ti....

CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Sat Jan 05, 2013 6:39 am

FUNDI MARREZISE..........
Kjo nate e akullt i ka ngrohur gishterinjte

ne telat gjumashe te kohes po luan nje melodi

yjet renkojne poshte reve si nen hi thengjinjte

henen e zjarrin sonte mi fiku ky qiell e ky shi

Perkul shpirtin te shoh ne pusin e kujtimeve

eh ky veshtrimi im i ngjan nje kove te shpuar

kerkova ta shuaj kete etje me uje dashurie

por sgjeta asgje tjeter vec endrrave trazuar

Degjoj njerez qe flasin Pak dite dhe do jete Fundi

me vjen te qesh me vete me keto marrezi

A thua ka njeri qe kurre dicka nuk humbi???

Varrosim e ngjallim shpresa here dhimbje here

Dashuri!

Jetojme ne nje kopesht te mjere qe e quajne bote

bujqer te inatosur qe shkelim ate cfare mbjellim

biles shpesh harrojme ta punojme kete toke

Kujtohemi vetem atehere kur dicka duhet te vjelim

Ah jo me vjen keq njerez por fundi ska fund kurre

sepse edhe Zoti ne fillim me fund na ka denuar

Ndaj mos prisni nga qielli te bien zjarr e gure

Sepse jemi ne ata qe qiellin e kane qelluar

Ndoshta edhe gaboj qe se tund kete kembane

Te behem dhe une Profet dhe ti flas njerezise?

Po edhe sikur te jete Fundi cili mund ta ndale?

Shpresoj te jete te pakten Fundi i Marrezise.....
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga kanitaa Sat Jan 05, 2013 6:24 pm

BRAVO BRAVO Te bukura gjitha PUTHJE
kanitaa
kanitaa
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/07/1990
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1664
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Hobi Hobi : skam
Humor Humor : .....
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/06/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Sat Jan 05, 2013 6:57 pm

kanitaa shkruajti: POEZIA IME!! - Faqe 3 231696 POEZIA IME!! - Faqe 3 231696 Te bukura gjitha POEZIA IME!! - Faqe 3 189962

FLM Kanitaa..POEZIA IME!! - Faqe 3 225540457
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga TIRONCI Sat Jan 05, 2013 7:51 pm

bukur poezia urime
TIRONCI
TIRONCI
V.I.P.
V.I.P.

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2930
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/06/2011
Falenderimet Falenderimet : 30

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Sat Jan 05, 2013 7:53 pm

TIRONCI shkruajti:bukur poezia urime

FLM per vleresimin Tironci, shume i embel POEZIA IME!! - Faqe 3 335398
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Tironcja_omel Sun Jan 06, 2013 4:42 pm

Shume te bukura keto dy poezi qe lexova BRAVO
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Mon Jan 07, 2013 5:52 am

Tironcja_omel shkruajti:Shume te bukura keto dy poezi qe lexova POEZIA IME!! - Faqe 3 231696

Me behet qefi qe t'peqyen Tironce e omel...POEZIA IME!! - Faqe 3 663248
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga CLICHE' Mon Jan 07, 2013 6:00 am

NE KETE BOTE......

Shpesh mendoj per kete bote edhe them.....

Ne kete bote ku lumturia e dikujt eshte

baraz me fatkeqesine tone

Nje ekuacion ku te panjohurat

jane aq te njohura po nuk duam ti njohim

Ne nje bote ku ne vend te zemres

vendosim duart e pista duke thene

Prekem shpirtin!

E verteta eshte se as u prekem ndonjehere

Ne shpirt

Ne nje bote ku miqte avullojne jo kur kemi zjarrin

Zjarrin e mireqenies por dimrin e fukarallekut

E dashuria perkthehet ne fjaline mardhenie

A ka gje me fyese?

Te jap nese me jep....Te marr nese ke cme japesh

Nje lypsare?

Nje prostitute?

Quaje si te duash vetem dashuri mos guxo!

Ne nje bote ku e verteta barazohet me genjeshtren

Aq sa duket sikur ajo eshte vete hija

E kjo vetem sepse ne peshore anojne

ca letra me emrin para apo nje fjale nga dikush qe i ka

Ne nje bote ku ujqerit e hijenat skane nevoje per maskim

sepse lekura e tyre tani eshte me e bukur se e qengjave

Me e respektuar!

E nese blegerin do jesh ti me i rrezikshem

se gjithe ulerimat e tyre!

Ne nje bote ku nje edhe nje bejne tre

megjithse ne fund ty te mbeten zero

Dhe gjithcka justifikohet me fatin e pafat

Por edhe po pate fat gjithmone do kesh njeshin

Asgje me teper!

Ne nje bote ku te thone ec por te kepusin kembet

ku te thone fluturo po te djegin krahet

ku te thone noto por nese mundesh atje ku ska uje

dhe ti ne fund e sheh veten si nje kafshe hibride

qe vetem zvarritesh per te arritur te pakten deri

ne gjysmen e udhetimit tend

Ne nje bote ku vetem vdekja flet me heshtjen e saj

edhe flet me mire se te gjitha derdellitjet tona

Sepse eshte e vetmja qe kemi frike

Frike ta korrim se per ta mbjellur e mbjellim cdo dite

Ne nje bote ku loti edhe gjaku nuk jane me gure te cmuar

Vendin e tyre e kane zene diamantet e rubinet

Germojme ne shpirtin e tokes per ti gjetur

e kemi harruar te germojme brenda vetes

edhe pse i kemi pasur edhe do ti kemi gjithmone aty!

Ne kete bote ku te rrezuarin qe kerkon ndihme ne e shkelim

dhe ate qe vrapon perpiqemi ti pastrojme rruget

por kjo deri ne momentin qe edhe ai rrezohet!

Ne kete bote ku ja vlen te jetosh vetem per te luftuar

edhe pse fitimtaret do jene humbesit me te medhenj

dhe te humburit sdo ta njohin kurre humbjen!

Por do parakalojne si fitimtare!
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Vizitor Thu Jan 24, 2013 3:55 am

Takimi

Kam mbartur perdite takimin me ty
kur Hena lind,si Hena vdes,
me tretet malli dhe gjithshka
me tret perdite i njejti ves.

Me vjen pastaj nje mall pa shkak
ku ti lodron si Hena shpesh
vegimet lindin,enden enkas
nga endet enkas e njejta shprese.

Se qenkan thene vec rastesite
do ngelim bashke sic Hena rend
aty-ketu ca fjale te thena
te tjerat fjale vec neper mend.

Do ngelet prape dhe kodi i vjeter
kur ti te shkosh pa thene kurrgje
dhe prape do ngelem serish i vetem
veten dhe Henen tek ty ta le.
Packa ti s'vjen,as shkon me larg
na mbledh perdite i njejti shesh,
une mbart me vete ate cka dua
ti hesht po deshe,ne dac dhe qesh.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Vizitor Thu Jan 24, 2013 3:56 am

Vetmia te vret si nje pale kepuce numer-vogel , te mbyt si deti njeriun kur sdi not , te vdes si lulja kur ska uje.Kthetrat e saj grabitqare te roberojne duke te te pushtuar qenien e duke te te lene me pas si nje te huaj , armik i botes .

E frikshme te mendosh heshtjen qe te perkedhel duke buzeqeshur prane teje , duke te te pershperitur emrin tend me zerin si ty , duke te te shoqeruar aty ne ate qoshen e vogel te sketerret te murit ku ti rri strukur e i braktisur si nje femije ..

Eshte e frikshme te ndjesh se je gjalle por se mbytesh kur merr fryme, te duash te ngrihesh e ta thyesh tejpertej duke e asgjesuar plotesisht ate ndjesi , por te mos kesh forcen ta besh ...

Vetmia eshte e eger , te pertyp ngadale pa u ngutur duke te te gllaberuar shpirtin ..Ne mbreterine e saj ecin kalimtare hije qe futen pakuptuar ne rruget e unit tend e te shfaqen me pas ngado duke u kacavjerrur mundimasi ne muret e botes tende te erret , te bejne pjese te dimensioneve ireale te tyreduke te te lene te vraposh i frikesuar nga vetja ne labirinte te erreta , ku te ndjekin e te ndjekin nga pas e te vibrojne ne cdo qelize ..dhe ti qe i tmerruar vertitesh e perpelitesh papasur force te gjesh driten ...

Kjo pra eshte vetmia ; Nje lufte me vetveten , me armik realitein e gezueshem e me aleate te perbetuar errsiren , hijet , friken ....

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 3 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 3 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi