POEZIA IME!!
+7
Lina Lina
MONDI
xhoni_bravo
kanitaa
1shkodrane
Ylli
CLICHE'
11 posters
Faqja 1 e 5
Faqja 1 e 5 • 1, 2, 3, 4, 5
POEZIA IME!!
PREKJA E VJESHTES....
Aroma e vjeshtes me vishet ne fetyre
Gjethet e zverdhura nen hapa japin shpirt
Pikat e shiut ngjyren e dheut kane ngjyre
Qielli veshtron token me syte e tij te hirte
Ne plazh qan pa ze nje cader e braktisur
kerkon ne reren e lagur nje puthje verore
deti renkon thelle me zerin e vales se grisur
Era kafshon buzen dhe thote Sjam fajtore
Diku larg me mbeti pa fryme nje perqafim
nen nje hije endrre kacavirret deshira
Vjeshta fik kandilin e pasionit me trishtim
Ska prekje te nxehta por endrra te ngrira
Koha kaperceu e cmendur kufirin e fundit
syri i plakur ka mbetur jetim ne ate stacion
Une te pres me shelgun ne bregun e lumit
Bluaj kujtime ne mullirin e pritjes e ai loton
E vec loton......
Stoli me shtrengon ne morsat e ndjesive
nje shprese e ngohte diku nje mornice frike
Nje rrahje ne qe mbeti peng dashurie
Sekond qe u perjetesua ne nje shekull pritje
Malli hapi velat ne det me frymen e shpirtit
Kurse une mbeta vetem ne bregun e heshtjes
Unaze qe ndryshket ne shtrengim te gishtit
Bese qe nuk ka bese kjo Prekja e Vjeshtes!

CLICHE'- WebMaster
- Gjinia :
Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi : CSI
Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet : 38
Re: POEZIA IME!!
DITA...
Dita sot hapi krahet e saj te bardhe
nje tjeter fluturim ne buzeqeshje dielli
puthme ti o re vetmitare qe smban shi
shpinen ma ke kthyer e veshtron nga qielli
Renkojne endrrat nen pertypjen e dites
Nje nate me pak eshte nje dite me shume
Nje dite me shume per te gezuar a vuajtur
Apo nje dite e fjetur pas nje nate pa gjume
Dita po merr fryme sot ne folene e saj
ushqyer gjithe ngut me zhurma e ngjyra
rruget numerojne ne puthje hapat e pare
ajri shkund nga gjumi sy edhe fetyra
Fjalet perpeliten si foshnja nder biseda
Presin te uritura kafenete e heshtura
Bie nga froni neoni me ato syte e serta
Dielli gjithe inat ngul heshta ne skutat e erreta
Dita si amvise e ndezi sot zjarrin ne kuzhine
diku gatuan me lot diku tjeter me dashuri
ne femijet presim me shprese ne nje tavoline
nje pjate qe te na ngop e te na shijoje lumturi...

MOS ME FLISNI...
Mos me flisni per dhimbjen e trishtimin
sepse kamariere isha ne Bar-in e loteve
ne cdo porosi kam marre bakshish hidherimin
shije qe mbeti tavolinave mes shishesh e goteve
Mos me flisni per urrejtjen e inatin
sepse i ushqeja dikur keto bisha ne hekura
isha une qe mes kafazeve beja gardianen
shihja babezine e tyre qe copetonte
miresi gjysem te vdekura
Mos me flisni per genjeshtrat e mashtrimin
kam qene kliente ne ate bordello te ndyra
sa te verteta kam pare qe me to ne nje shtrat flinin
Produkti???Ca kelyshe hibride pa ngjyre e pa fetyre
Mos me flisni per shpresen dhe endrren
sepse ne te njejten rruge bashke kemi udhetuar
aq shume e aq gjate sa ju fala zemren
Miqte e vetem qe i shoh ne varrimin tim
me lopata ne duar!
Fajin mekatin pendesen te gjithe i kam njohur
dhe tu them te drejten per ta skam shume mall
Ne doni me flisni per dashurine nese vertete ju ka ngrohur
E vetmja e panjohur qe me mbeti vec mit....Nje perralle

Edituar pėr herė tė fundit nga Unetiaiajo nė Wed Sep 19, 2012 5:54 am, edituar 1 herė gjithsej
CLICHE'- WebMaster
- Gjinia :
Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi : CSI
Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet : 38
Re: POEZIA IME!!
BUKA E SHPIRTIT..
Copezohesh ne mijra fjale
e pastaj fjalet ne miliona germezime
kafshate pas kafshate je buka e shpirtit tim
ne sofren e heshtur ku smbeten therrime
une jam ajo qe te gatuaj cdo dite me keto duar
me miellin e deshires e me rrahjet e zemres
une jam ajo qe pas cdo vakti rri e menduar
sot hengra por a do te kete me nga gruri i shpreses
Aq do me mjaftonte pak buke gatuar me shpirt
do tu bindesha pa fjale ne burgun e kesaj bote
zhelosur ne pranga do shihja pertej perdes se trishte
diellin qe gostit lirine me buken e freskine e nje gote
endrrave gjithmone kacavarur mbetet nje shprese
aq sa fjalet dhe germat perseriten shume here
Vetem bukes se shpirtit e Zotit i kerkoj ndjese
nese ne sofren e jetes shpesh jam ndjere e mjere
Kafshate pas kafshate therrime pas therrimesh
jam ngopur duke qeshur e here duke derdhur lot
kam ngrene para gjumit kam ngrene ne zgjime
Buken e shpirtit tim nga e cila s'ndahem dot!!

Unetiaiajo...me kenaqe shpirtin me keto poezi. Vertete shume te forta, shume domethenese dhe e qendisur per bukuri me shume figura stilistike.
Frymezim te metutjeshem te uroj, sepse poeti pa frymezim eshte natyre e vdekur....
Frymezim te metutjeshem te uroj, sepse poeti pa frymezim eshte natyre e vdekur....
Ylli- Administrator
- Gjinia :
Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet : 91
Re: POEZIA IME!!
poezija shum e bukur
1shkodrane- Moderator/e
- Gjinia :
Numri i postimeve : 1794
Data e rregjistrimit : 08/09/2012
Falenderimet : 6
Re: POEZIA IME!!
1shkodrane shkruajti: poezija shum e bukur
Falemnders e dashtun..
CLICHE'- WebMaster
- Gjinia :
Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi : CSI
Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet : 38
Re: POEZIA IME!!
Ylli shkruajti:Unetiaiajo...me kenaqe shpirtin me keto poezi. Vertete shume te forta, shume domethenese dhe e qendisur per bukuri me shume figura stilistike.
Frymezim te metutjeshem te uroj, sepse poeti pa frymezim eshte natyre e vdekur....
Shume Flm Ylli, e vleresoj vertet mendimin tand dhe m'bahet qefi qe ke gjet dicka domethanese n'poezin teme!
CLICHE'- WebMaster
- Gjinia :
Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi : CSI
Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet : 38
Re: POEZIA IME!!
Mirmengjes o qiell i perflakur nga pishtari i diellit
tani sa perzura makthet e endrrave idhnake
dy grushta uje ne faqe sa te heq shenjat e helmit
nje kafe qe te me shkunde nga vdekja e nje nate
Le te fleje a te vdese cdo mendim djallezor e mekatar
sot eshte nje frymarrje e re nje rrahje zemre ndryshe
nga gjoksi im korbat iken ska me trendafil te thare
me balten e shpreses folezen po nderton nje dallendyshe
Mirmengjes ti o Bune qe me shikon me ata sy te qete
veshtrimi yt femeror flet me shpirtin e trazuar
merrma trishtimin tim dhe hidhe atje larg ne det
varrose abiseve te erreta si mallkim te paftuar
Me puthjen tende te lagesht njoma buzen e etur
se malli sot jo sduhet te kendoje kengen e merzise
perqafimi jone nuk eshte me nje pelegrin i heshtur
qe lotet e tij shkel me kembe ne rrugetimin e vetmise
Sot eshte nje dite e re nje prekje per tu shijuar
po fik nje cigare qe ne tymin e saj renkon e vdes
pas gjurmes se lotit gjithmone nje buzeqeshje vizatuar
prandaj kam te drejte ti them shpirtit sot MIRMENGJES

Une jam Une asgje me teper
nje udhetar qe ne trasten e shpirtit
mban nje
ndoshta nje fjale shkruar shtrember
ne leter
ndoshta nje puthje tekanjoze
mbi buze qe skan as emer
Nen qiellin tim yjet renkojne
e dielli nuk me
por perseri ne ate mugetire te trishte
mbetem Une
qe mbjell e korr po ne te njejten dhe
po jam ndoshta bujku me i pafat
ndoshta gaboj dhe kam ngaterruar stinet
por jam Une qe perseri guxoj dhe hedh nje hap
Ndoshta me e marra ndoshta me e zgjuara
nga fqinjet
Une jam ndoshta Une
sepse asgje smund ta di me siguri
ndoshta linda ketu a ndoshta me sollen perdhun
por perseri mbetem Une dhe asnjehere Ti
Une ndoshta jam Une dhe asgje me teper
hiri i nje zjarri te ethshem qe digjej dikur
Une eshte emri im i ri dhe i vjeter
Erresire dhe drite ndoshta vec dhe e gur!

CLICHE shkruajti:Ylli shkruajti:Unetiaiajo...me kenaqe shpirtin me keto poezi. Vertete shume te forta, shume domethenese dhe e qendisur per bukuri me shume figura stilistike.
Frymezim te metutjeshem te uroj, sepse poeti pa frymezim eshte natyre e vdekur....
Shume Flm Ylli, e vleresoj vertet mendimin tand dhe m'bahet qefi qe ke gjet dicka domethanese n'poezin teme!
Mendoj se me postimin tim nuk te bere asnje kompliment te rreme, por tregova nje te vertete te pamohueshme. Se paku mua me kenaqen poezit e tua. Te falemnderit shume.
P.S. Ma perzive pak me nofken e re hahha
Ylli- Administrator
- Gjinia :
Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet : 91
Re: POEZIA IME!!
Ylli shkruajti:CLICHE shkruajti:Ylli shkruajti:Unetiaiajo...me kenaqe shpirtin me keto poezi. Vertete shume te forta, shume domethenese dhe e qendisur per bukuri me shume figura stilistike.
Frymezim te metutjeshem te uroj, sepse poeti pa frymezim eshte natyre e vdekur....
Shume Flm Ylli, e vleresoj vertet mendimin tand dhe m'bahet qefi qe ke gjet dicka domethanese n'poezin teme!
Mendoj se me postimin tim nuk te bere asnje kompliment te rreme, por tregova nje te vertete te pamohueshme. Se paku mua me kenaqen poezit e tua. Te falemnderit shume.
P.S. Ma perzive pak me nofken e re hahha
CLICHE'- WebMaster
- Gjinia :
Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi : CSI
Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet : 38
Re: POEZIA IME!!
O NATE...
Puthme o nate me buzet e tua te erreta
ne gji kam nje qe sme flet
veshtrimi me mbeti ne rrugen me kthesa
ku hapi im nje hap tjeter pret
Kafshome o nate me dhembet e tu te zinj
Ne deje kam nje gjak qe sme buzeqesh
ne token e njome neser dielli kur te lind
ne shtrat me mua do vish e do flesh
Prekme ti o nate me gishterinjte e hijeve
ne trup kam nje lekure qe sonte renkon
endrra pa zhurme rrokulliset abiseve
e gjora shpreson dhe nje dore kerkon
Veshtrome o nate me syte e tu te verber
se ne syte e mi kam nje lot qe qan
malli fluturon si zog per ne folene e vjeter
edhe pse folete per te mall me skane

O Naten c'ma bere dite
Ne shpirtin tim solle vec drite
Te falemnderit e dashur shume
Kujtimet qe solle ketu do ti marr dhe ne gjume!
Ne shpirtin tim solle vec drite
Te falemnderit e dashur shume
Kujtimet qe solle ketu do ti marr dhe ne gjume!
Ylli- Administrator
- Gjinia :
Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet : 91
Re: POEZIA IME!!
NJE GRUA....
me priti ne kete bote
duke me qeshur me syte engjellor
Sakrifikoi gjithcka
dhe dhimbjen me te forte
Me pagezoi si bekimin me te madh qiellor
...
Nje Grua
me beri te feshferij si plepi ne ere
me dridhje emocionesh e puthje hyjnore
zemren sma shiti po ma fali qindra here
E zemra si per cudi nuk ndihej fajtore
Nje Grua
Me klithi ne netet e endrrave
dhe ne makthe mu kthyen te gjitha mrekullite
ne djall u shnderrua engjelli i zemrave
Ne ferr u gremisa atje ku shemben dashurite
Mes loteve u bera shok me hijet e nates
duke u endur skutave te jetes pa pushim
I thirra Zotit te drites por edhe atij te nates
Nje Grua paska qene mallkimi im???
Zoti me foli po me ze gruaje
Nga gjumi pse ngrihesh?Me thua ckerkon?
Qeshje nga gezimi....Qaje kur vuaje
Fillimi ka nje fund por fundi kurre smbaron
Mbeshteta koken mbi jastekun e bute
Ahh Zot ...sa mire...u kujtove per mua
Para se ne dore ta le shpirtin e urte
Deshira ime e fundit eshte.....
Nje Grua!!
me priti ne kete bote
duke me qeshur me syte engjellor
Sakrifikoi gjithcka
dhe dhimbjen me te forte
Me pagezoi si bekimin me te madh qiellor
...
Nje Grua
me beri te feshferij si plepi ne ere
me dridhje emocionesh e puthje hyjnore
zemren sma shiti po ma fali qindra here
E zemra si per cudi nuk ndihej fajtore
Nje Grua
Me klithi ne netet e endrrave
dhe ne makthe mu kthyen te gjitha mrekullite
ne djall u shnderrua engjelli i zemrave
Ne ferr u gremisa atje ku shemben dashurite
Mes loteve u bera shok me hijet e nates
duke u endur skutave te jetes pa pushim
I thirra Zotit te drites por edhe atij te nates
Nje Grua paska qene mallkimi im???
Zoti me foli po me ze gruaje
Nga gjumi pse ngrihesh?Me thua ckerkon?
Qeshje nga gezimi....Qaje kur vuaje
Fillimi ka nje fund por fundi kurre smbaron
Mbeshteta koken mbi jastekun e bute
Ahh Zot ...sa mire...u kujtove per mua
Para se ne dore ta le shpirtin e urte
Deshira ime e fundit eshte.....
Nje Grua!!
CLICHE'- WebMaster
- Gjinia :
Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi : CSI
Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet : 38
Re: POEZIA IME!!
Pritme
mban mend
beme nje premtim
ashtu heshtur pa fjal
do ta mundnim ,bashk vetmine
do te beja te ndjeheshe krenar
...
do vij te puth buzen tende
me puthje trupin do ta mbuloj
do te bej te ndjehesh mbret
ti mos fol,vetem shijo
do te futem ,lehte ne shpirtin tend
e endrren do te zgjoj
do te fal dashuri pa mase
te dy perjetesisht te jetojm
zotat me zili ,do na veshtrojn
mbylli syte ,dhe mendo
aty prane do te jem
se te bera nje premtim
do te dhuroj fjale zemre
ty,jete,shpirti im
do te vij ,kudo te jesh
pritme,mos me thuaj jo
do jetojm ,endrrat e dashurise
vetmise ,do i themi ,jo,
ku je
po vij,pritme ,malli im
mos fol,vetem me shterngo
se ti je zemra, shpirti ,im
kete asnjehere mos e harro...!!!
mban mend
beme nje premtim
ashtu heshtur pa fjal
do ta mundnim ,bashk vetmine
do te beja te ndjeheshe krenar
...
do vij te puth buzen tende
me puthje trupin do ta mbuloj
do te bej te ndjehesh mbret
ti mos fol,vetem shijo
do te futem ,lehte ne shpirtin tend
e endrren do te zgjoj
do te fal dashuri pa mase
te dy perjetesisht te jetojm
zotat me zili ,do na veshtrojn
mbylli syte ,dhe mendo
aty prane do te jem
se te bera nje premtim
do te dhuroj fjale zemre
ty,jete,shpirti im
do te vij ,kudo te jesh
pritme,mos me thuaj jo
do jetojm ,endrrat e dashurise
vetmise ,do i themi ,jo,
ku je
po vij,pritme ,malli im
mos fol,vetem me shterngo
se ti je zemra, shpirti ,im
kete asnjehere mos e harro...!!!
CLICHE'- WebMaster
- Gjinia :
Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi : CSI
Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet : 38
Re: POEZIA IME!!
~VJESHTE me TRENDAFIL~
Ne keto dite vjeshte
nje trendafil,po lulezon
ky trendafil,me mrekullon
dashuri me dhuron
...
arome puthjesh, kundermon
kete vjeshte
nje trendafil
shpirtin po ma lulezon
rreth e cark trendafilit
mblodha gjethet e rena
mblodha mallin e pashuar
mblodha eren e harruar
mblodha netet vetmuar
mblodha ato qe me duan
kete vjeshte te arte
do e ngjyros,me ngjyre te shpirtit tim
ngjyra e trendafilit
perjete te me mbetet zgjim
i kendoj kesaj vjeshte
me mall shpirtin pushtuar
te kuqerremten mbi gjethe
akuarel ngjyrash te pafundme
nen driten e rrezeve te mengjesit
puth buzet e vakta te vjeshtes
dhe dridhem si rreke shiu mendimesh
gjer ne supet e zbuluara te nates
dhe s`shkruaj me
po e mbyll krijimin tim
ne koleksion trendafilash,mbuluar
ne fasade pemesh lakuriqe
me ty ,vjeshte ,jam dashuruar
Ne keto dite vjeshte
nje trendafil,po lulezon
ky trendafil,me mrekullon
dashuri me dhuron
...
arome puthjesh, kundermon
kete vjeshte
nje trendafil
shpirtin po ma lulezon
rreth e cark trendafilit
mblodha gjethet e rena
mblodha mallin e pashuar
mblodha eren e harruar
mblodha netet vetmuar
mblodha ato qe me duan
kete vjeshte te arte
do e ngjyros,me ngjyre te shpirtit tim
ngjyra e trendafilit
perjete te me mbetet zgjim
i kendoj kesaj vjeshte
me mall shpirtin pushtuar
te kuqerremten mbi gjethe
akuarel ngjyrash te pafundme
nen driten e rrezeve te mengjesit
puth buzet e vakta te vjeshtes
dhe dridhem si rreke shiu mendimesh
gjer ne supet e zbuluara te nates
dhe s`shkruaj me
po e mbyll krijimin tim
ne koleksion trendafilash,mbuluar
ne fasade pemesh lakuriqe
me ty ,vjeshte ,jam dashuruar
CLICHE'- WebMaster
- Gjinia :
Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi : CSI
Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet : 38
Re: POEZIA IME!!
KALAJA E FUNDIT po..
Nena serioze,
femijesh te rritur,
Zonja te reja,
te emancipuara,
punetore,pa makjazh,
me miturake per dore.
perdite,
mesyjne
Zyrat e dhunes ne familje,
per pak perkrahje,
ne neperkembje te dinjitetit,
nderit,
nga burra prepotente,
parazite,alkoliste,
eksperte skedinash,
qe pjellin varferi dhe borxhe,
qe perfundojne ne nje "urdher mbrojtje".
Qe megjithate,
pa shprese,
flet qarte,
Familja Shqiptare ne krize.
Fasada e bukurise qe vret,
Top Story,Opinion.
Tjerrin deklarata Psikologesh,
Patetika Deputetesh,
Analistesh te perjetshem,
pa idene ma te vogel,
per kete REALITET...........!
Kalaja e fundit po bie.......!

TINGUJ...........
Sonte tinguj degjoj
note pas note nje kenge kendoj
kendoj ne heshtje
njeri s`degjon
ne vetvete tingut qenjen me pushtojn
mrekulli ,te bejn ti dashurosh
si fllad me erdhi kjo melodi
nje perkedhelje
puthje notash qe ngrohin qenjen
e futem thelle
ne vallezimin e magjishem ,te melodise
me ngjan si!
magji e pafundme ne shpirt
ngjyrosen notat,me te kuqe
simfoni e dashurise
qete mbi to duke notuar
ne butesi tingujsh pushtuar
ndjehem,femije
ishe ti!
nje trendafil i kuq mbi violine dhuruar.

JEPI CMIM KOHES.....
Ēfarė mė duhet koha,
kur jemi artificialisht larg,
kur stė shoh, e kur s'mė sheh!?
...
Ēfarė mė duhet pamja,
kur pa pamje jam,
mbushur figurinash,
dhe as Zoti nė to s'mė njeh!
Tė pres, tė bėj durim, po pėr kur,
pėr nė mbretėrinė tjetėr?
Oh Jo,
Atėherė do tė jem mbi varr njė gur!
Unė dua sot,
qė jam prej mishi ku vlon gjaku,
Sot qė jam akoma e re!
Pa kur tė mė jenė shteruar forcat,
do tė pres vetėm vdekjen,
dhe s'mė intereson ēka pėrtej,
ku tė shumtit kanė bėrė mbretėri!
Ndaj, shikoje dhe Ti kohėn tėnde,
kot mos rri kohė tė harxhosh...
Sepse pastaj vetė ajo do tė dėnojė,
do tė ikė,
dhe pak kohė do tė kesh tė jetosh...
Ndaj, jepi ēmim kohės time,
nė tė do tė gjesh dhe tėnden...
Tė dy bashkė kemi shumė vlerė,
Tė ndarė, jemi tė pėrdorur nga tė tjerė,
Jemi pa kohė, tė ndjerė...

E bukur kjoCLICHE' shkruajti:KALAJA E FUNDIT po..
Nena serioze,
femijesh te rritur,
Zonja te reja,
te emancipuara,
punetore,pa makjazh,
me miturake per dore.
perdite,
mesyjne
Zyrat e dhunes ne familje,
per pak perkrahje,
ne neperkembje te dinjitetit,
nderit,
nga burra prepotente,
parazite,alkoliste,
eksperte skedinash,
qe pjellin varferi dhe borxhe,
qe perfundojne ne nje "urdher mbrojtje".
Qe megjithate,
pa shprese,
flet qarte,
Familja Shqiptare ne krize.
Fasada e bukurise qe vret,
Top Story,Opinion.
Tjerrin deklarata Psikologesh,
Patetika Deputetesh,
Analistesh te perjetshem,
pa idene ma te vogel,
per kete REALITET...........!
Kalaja e fundit po bie.......!
1shkodrane- Moderator/e
- Gjinia :
Numri i postimeve : 1794
Data e rregjistrimit : 08/09/2012
Falenderimet : 6
Re: POEZIA IME!!
Shume e drejte kjo "Hekuri rrahet sa eshte i nxehte"!!!CLICHE' shkruajti:JEPI CMIM KOHES.....
Ēfarė mė duhet koha,
kur jemi artificialisht larg,
kur stė shoh, e kur s'mė sheh!?
...
Ēfarė mė duhet pamja,
kur pa pamje jam,
mbushur figurinash,
dhe as Zoti nė to s'mė njeh!
Tė pres, tė bėj durim, po pėr kur,
pėr nė mbretėrinė tjetėr?
Oh Jo,
Atėherė do tė jem mbi varr njė gur!
Unė dua sot,
qė jam prej mishi ku vlon gjaku,
Sot qė jam akoma e re!
Pa kur tė mė jenė shteruar forcat,
do tė pres vetėm vdekjen,
dhe s'mė intereson ēka pėrtej,
ku tė shumtit kanė bėrė mbretėri!
Ndaj, shikoje dhe Ti kohėn tėnde,
kot mos rri kohė tė harxhosh...
Sepse pastaj vetė ajo do tė dėnojė,
do tė ikė,
dhe pak kohė do tė kesh tė jetosh...
Ndaj, jepi ēmim kohės time,
nė tė do tė gjesh dhe tėnden...
Tė dy bashkė kemi shumė vlerė,
Tė ndarė, jemi tė pėrdorur nga tė tjerė,
Jemi pa kohė, tė ndjerė...
1shkodrane- Moderator/e
- Gjinia :
Numri i postimeve : 1794
Data e rregjistrimit : 08/09/2012
Falenderimet : 6
Re: POEZIA IME!!
E vleresoj vertet mendimin tand!
CLICHE'- WebMaster
- Gjinia :
Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi : CSI
Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet : 38
Re: POEZIA IME!!
Genjej kur them qe te urrej,genjej kur them qe per ty asgje nuk ndjej ... Genjej kur them qe s'me meriton,genjej kur them qe koha plaget sheron ... Genjej kur them qe ne enderr me s'te shoh,genjej kur them qe ne rruge do bej sikur s'te njoh ... Genjej kur them kur them qe nje me t'mire se ty do gjej,genjej kur them qe koken me pas s'do ta kthej ... Genjej kur them qe s'dua zerin ta degjoj,genjej kur them qe s'dua te takoj ... Mund te genjej gjithe boten por vec nje Zot dhe veten time nuk e genjej dot ... Genjeshtra me e embel per ty dhe per mua eshte qe nuk Te Dua..
kanitaa- Mik i Forumit
- Gjinia :
Ditelindja : 10/07/1990
Numri i postimeve : 1664
Vendndodhja : Tetov
Hobi : skam
Humor : .....
Data e rregjistrimit : 18/06/2012
Falenderimet : 6
Re: POEZIA IME!!
kanitaa shkruajti:Genjej kur them qe te urrej,genjej kur them qe per ty asgje nuk ndjej ... Genjej kur them qe s'me meriton,genjej kur them qe koha plaget sheron ... Genjej kur them qe ne enderr me s'te shoh,genjej kur them qe ne rruge do bej sikur s'te njoh ... Genjej kur them kur them qe nje me t'mire se ty do gjej,genjej kur them qe koken me pas s'do ta kthej ... Genjej kur them qe s'dua zerin ta degjoj,genjej kur them qe s'dua te takoj ... Mund te genjej gjithe boten por vec nje Zot dhe veten time nuk e genjej dot ... Genjeshtra me e embel per ty dhe per mua eshte qe nuk Te Dua..
Pse genjejme kur s'ka nevoje
Pse ndenjat e tjetrit i vejme ne loje
Pse te kerkojme gjithmone deshmi
Per dashuri!
Ylli- Administrator
- Gjinia :
Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet : 91
Faqja 1 e 5 • 1, 2, 3, 4, 5
Faqja 1 e 5
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Fri Jul 27, 2018 12:20 am nga XHEMI
» SHtepia e marinos ju mirepret !!!
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» Perandoria ,,,e Shkodra Channel And NAQES SHKODRANEe...
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» U rihap shpella luksoze e Ylli-t
Sat Mar 24, 2018 6:04 pm nga ēim ēaku
» shtepia EDA 82..eshte e hapur me miqt
Sat Mar 24, 2018 6:03 pm nga ēim ēaku
» ViLa E <<Goces Tironse>>
Sat Mar 24, 2018 6:02 pm nga ēim ēaku
» welcome in my castel xhoooooooooniiiii
Sat Mar 24, 2018 6:00 pm nga ēim ēaku
» Capital Club<>Tzio
Sat Mar 24, 2018 5:55 pm nga ēim ēaku
» Pershendetje nga Adea
Sat Mar 24, 2018 5:54 pm nga ēim ēaku
» Pallati i Tironcit
Sat Mar 24, 2018 5:53 pm nga ēim ēaku
» Keshtjella e MORENES...
Sat Mar 24, 2018 5:52 pm nga ēim ēaku
» Kasollja e Mona&Takut !!!
Sat Mar 24, 2018 5:50 pm nga ēim ēaku
» Vjen nje moment dhe..!..
Sat Mar 24, 2018 5:31 pm nga ēim ēaku
» Tė flasim pėr festėn e tė dashuruarve,dhuratat dhe mendimet pėr kėtė ditė !
Sat Mar 24, 2018 5:29 pm nga ēim ēaku
» A JENI ZESHKAN/E APO BJOND/E/?
Sat Mar 24, 2018 5:26 pm nga ēim ēaku