♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POEZIA IME!!

+7
Lina Lina
MONDI
xhoni_bravo
kanitaa
1shkodrane
Ylli
CLICHE'
11 posters

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 5 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga JK Sat May 10, 2014 6:23 pm

Grua


Mos u beso kur te thone se je aq e bukur sa yjet ne qiell ndihen xheloz per ty!
Jane vetem vargje te kopjuara nga nje poet i cmendur,
ne nje nate kur s`kishte asnje yll ne qiell.
Pastaj poeti vdiq
mbi vargjet qe si besoi as vet.
Mos beso kur te thone se me ty njohen dashurine,
ate te verteten!
Eshte vetem nje pikture shtrati me carcafe mrekullisht te zhubrosur,
dhe trupi yt duarve mashkullore,
qe s`ngopen se provuari te njejten shije,
por qe s`duan ta besojne se eshte e njejte,
si vdekja,grua,si vdekja,
qe vjen njesoj per te gjithe ne fund te jetes.
Eh,
edhe nese te thone se pa ty nuk mund te ekzistoj jeta,
besoje vetem per veten,Grua,
por mos u beso atyre,
ata nuk mund ta dine vertetesine e kesaj,
ata mendojne nepermjet teje,
duan nepermjet teje,
madje edhe perendine e njohin nepermjet teje!
Ata nuk mund ti njohin pritjet e tua,
nuk mund ti klithin dhimbjet e tua,
ndersa shkojne qetesisht.
Ata nuk mund te dallojne shpines tende krrusjen e barrave,
ndersa te prekin,
ndersa leshojne mbi ty gjithe egersine epshake,
per te zbrazur qese rimbushese
me ofshama pa kujtese
Nuk munden,Grua,
ta dine emrin hyjnor qe ti u therret
duke u futur ne armiqesi me zotat,
ndaj,mos u beso kur te thone Pergjithmone,
eshte genjeshtra me e bukur qe njohin,
eshte kaperdimja me hidhesine me te bukur
qe ti ben grykes tende,
objekt cmendurisht erotik per ta...

Ne fund e di,
s`do ma vesh veshin.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 5 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga JK Sat May 10, 2014 6:24 pm

Disa thone se gruaja
eshte per te ndare shtratin
ne netet e gjata te dimrit
Dikush thote se eshte
nje kercimtar me nente zilka mbi krye
qe e vini te luaje ne mes te nje pylli te gjelber;
Dikush thote , se eshte bashkeshortja ime,
eshte mekati qe mbaj mbi shpine;
Dikush thote se eshte ajo qe ze brumin..


Nuk eshte as ajo , as kjo, as nje shtrat, as nje kercimtar
as nje bashkeshorte, as nje mekat;

Ajo eshte krahet e mi dhe kembet e mia
Ajo eshte foshnja, nena,gruaja,motra ime
Ajo eshte shoqja e jetes time...!
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 5 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga JK Sat May 10, 2014 6:24 pm

Eshte cudi kur je femer

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 5 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga JK Sat May 10, 2014 6:24 pm

Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina
Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
s'eshte e then te jem as vete i dyte
me miq te rastit po te mbushet nata
nje vend do gjej ku the clodh syte.
Kam ftohte e s'te shoh prane
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne enderr vijne, e qete kendojne
e une me syte pak mbyllur ri
koken ngre lart, degjoj ngadale
kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.
E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne vec fjalet e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si une
Pas pak ngadal do te iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
ketu prane mbase atje larg
pas pak ngadal do kethehem une.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZIA IME!! - Faqe 5 Empty Re: POEZIA IME!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi