♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Traditat e dasmave shqiptare

2 posters

Shko poshtė

Traditat e dasmave shqiptare Empty Traditat e dasmave shqiptare

Mesazh nga Love Thu Sep 30, 2010 2:13 pm

Meqe jemi dhe per pak dite ndoshte ende ne sezonin e dasmave jam kurioze te di se si organizohen ato ne trojet shqiptare nga te cilat vini ju. Ne fakt dasmat sot shume pak kane ruajtuar format e tyre tradicionale dhe me shume ikin nga ajo qe quhet moderne e qe shumkush e quan darsem e organizuar me klas. Une nuk jam e ketij medndimi dhe nuk dua te diskutojme per keto gjera sepse per to vec me kemi folur neper tema te tjera.

Une po filloj e para dhe po tregoj detalisht se si organziohet dhe se si festohet sot nje dasem ne rrethinen e Shkupit..Une ndoshta i kam ra nje cik gjate dhe te njejten nuk e kerkoj nga ju se e di qe pertoni ta beni po gjithsesi shkruani ate pak qe e ndjeni qe t'i rikujtojme te gjithe se bashku dasmat tona te bukura shqiptare.

Ju mirepres!

Dasma nga rrethina e Shkupit:

Para disa diteve isha ne dasmen e nje kusheririt tim dhe meqe i kam te fresketa adetet qe u bene aty pa pertese fare po ua pershkruaj dasmen ne detaje.

Dita e enjte:
Dasma zakonisht fillon te enjten kur ne familjen e nuses organizohet nje nate vetem per vajza...Kjo nate tek ne quhet kanaxhexh...Kjo nate eshte dhe nata e kanes. Kete nate nusja mbledh shoqet e veta dhe farefisin e saj por qe te gjitha jane femra ( vajza beqare dmth por dhe gra te martuara )..Ate nate nusja kercen, vesh fustanet qe ka dhe me vone pastaj pret dhe vajzat qe vine nga ana e burrit. Ate nate me deshire dhe ne mundesite qe mund te kete familja e nuses shtrohet dhe nje darke per te ftuarit. Kohet e fundit kjo nate ka filluar te organizohet neper lokale. Nga fundi i dasmes nusja vishet me dimija, (ne rastin tone u fiken dhe dritat e lokalit meqe nusja po e nente ne lokal kanaxhexhin) dhe ca vajza te vogla me qiri ne duar ecin para nuses e cila mban ne koke nje shami te kuqe. Ajo ulet ne nje karige dhe disa nga gocat e tjera ulen rreth saj dhe fillojne te kendojne kenge qe bejne nusen te qaj ..Ja nje e kenge e ketille:

"oj dora me kane
oj dora me kane,
ku e ke mindilin
qe ta kam dhane
mindilin e kam, mindilin e mbaj
diten e merkure, me ēat'o do qaaj"

(nje dite PARA marteses)

"oj dora me kane
oj dora me kane,
ku e ke mindilin
qe ta kam dhane
mindilin e kam, mindilin e ruuj
diten e xhuma, me ēat'o do luuj"..

Pas kesaj kunata mer nje lire, e ngjyn me kane, ate lire ja ve ne pellembe nuses dhe ja lidh doren me nje shami te kuqe. Gjithe kjo eshte e percjellur me kenge tradicionale. Nusja ftohet te hyje ne valle ndersa per sasine e kanes qe ka mbetur grinden gocat tjera kush e para do vendoje sepse mendohet qe do ju del "kesmeti". ...{ Kur pa nje kusheri i imi videon me thot ceshte aman ky adet i kot vej nusen me zor te qaj vej me zor nusen te qesh ne valle e te kercej " class="inlineimg" /> ). Nusja i mer doren pastaj vjeres dhe ajo i dhuron nje lire. Kjo nate perfundon ne oret e vona.

Dita e premte:

Diten e premte pastaj ne shtepine e nuses nuk ka ndonje ceremoni qe vlen te permendet. Mbremja e te premtes tek dhendri eshte nje cik me e vecante. Andej nga ora 7-8 pasdite vajza te reja shkojne ne shtepite e farefistit dhe kerkojne pula ose embelsira me qellim qe pastaj te gjithe se bashku t'i shijojne ato me kenge e valle ne shtepine e dhendrit. Ka shume kenge te bukura qe kendohen neper oboret e farefisit po qe une fatkeqsisht nuk i di. Ate nate dhe te gjitha nuset dhe vajzat beqare vishen me dimija, me veshje tradicionale pra. Nate e pulave ka dhe nje karakteristike, vecanti tjeter. Per te be sa me intersante dasmen grat ose burrat vishen ne menyra te cuditshme ( p.sh. grat vishen si burra, me kostume, marin nga nje bastun ne dore, ose burrat vishen me ndonje fustan te nuseve dhe marin role te ndryshme duke aktru dhe duke ngacmu te tjeret. Para se te gjithash imitojne duke. Keta quhen manxhok. Kjo nate zgjat deri nga ora 4-5 e mengjesit.

Dita e shtune:

Nusja tek ne eshte tradite qe mund te merret edhe diten e shtune edhe te djelen. Poqese meret te djelen at’her diten e shtune nuk ka ndonje aktivitet. Gjithsesi muzike, valle dhe mysafire qe vine dhe urojne dasmoret normalisht qe ka.

Dita e diel:

Eshte dita kur qe heret ne mengjes grat ikin neper parukeri qe te rregullohen. Zakonisht ketej nga ne nusja meret aty nga ora 2 – 3 pasdite. Krushqit tek ne shkojne te perzier, dmth nuk ka vetem bura ose vetem gra. Shkojne diku 20-30 vetura ( ky me duket budallallek shume i madh po nesje, tek ne eshte bere nje lloj zakoni qe nuk le vend per tu cuditur). Nejse te gjitha veturave u vehet nga nje peshqir qe te kene nga nje shenje dalluese, ndersa vetura e nuses zbukurohet me fjongo na me te ndryshmet dhe duket vertete bukur ( normalisht nese eshte e rregulluar me shije ..zakonisht vetura e nuses rregullohet ne lulishte ). Nisja e krushqive zakonisht percillet me krisma armesh. Ate e ben babai i djalit ne shenje gezimi. Vjera pret tek dera dhe kur dalin veturat nga dera e shtepise ajo ju hudh nga mpra uje. Ne veturen e nuses shkon zakonisht vjehri, halla me e madhe dhe kunata. Ne vuture duhet te jete dhe nje vajze e vogel, e aferm e familjes qe poashtu eshte e veshur ne fustan te bardhe. Nipi eshte ai qe duhet te mbaj bajrakun…Kur arrihet ne shtepine e nuses ndahen grat vec dhe burat vec. Grat ja fillojne kenges menjehere te cilat kenge cdohere shorerohen me defa dhe rehje shuplakash.

Ja dhe disa nga kenget qe kendohen ne ato momente:


A na thu oj gjyshe mire se keni ardhe 2x

Na ka cu Fatia Delizen ( ) me marre 2x

O kur e pash oj nan at ciken te shkolla
ja desh e mora oj nan ja desh u tranova
o kur e pash oj nan delizen nqytete
o ja e mora oj nan ja desh me lan mente

Oj deliza a po vjen o ti n’qytete
un po vi o me shume deshire
thuaji nanes at’her o lamtumire
lamtumir oj nan se shkova, boll qendisa e boll punova

(* e mora emrin tim kot aty dhe emrin e kusherit tim se po pertoja te gjeja emra te tjere )

Pas pak kohe del nusja ne obor dhe aty e presin hallat e tezet te cilave ajo ua mer doren dhe ato i dhurojne qafore. lire ose bylyzyk nga ari. Dikush dhe i jep te holla.
Pas kesaj ulet dhe ngrihet tre here nga nje karige. ( nuk e di arsyen e kesaj edhe e pash ne nje video se edhe andej nga Shqiperia beheshte i njejti zakon )

Ne fund nuses i vihet shamia e kuqe dhe ajo pershendet me te afermit. Babai dhe vllai e marin dhe e fusin ne veture. Nusja mbetet vetem ne vetur dhe nuk guxon te ulet ne ulse deri sa te del vetura nga oborri i familjes se saj, meqellim qe ajo mos te mer bereqitin nga shtepia e vet… dikush nga te rinjet e familjes troket tre her ne dritaren e pasme te vetures dhe e thrret emrin e nusen (nuk e di dhe arsyen e kesaj )..Eshte shume renqethes gjithsesi ky moment. Kur arrin nusja ne shtepi arritja ne shtepi ia vendojne nje djal ne preher qe femiun e pare ta linde djal. Kur te zbrese nga vetura nusja duhet te kujdeset mos ja shkel dhendri kemben ose me mire te behet ajo e zonja tja shkel atij kemben … nusen e nxjer vjeri nga vetura dhe ja dorezon djalit. Gjate ketyre momenteve kendohen kenge nga me te ndryshmet:


Sa hije te paska nusria si Fati ages dhendria 2x

Sa hije te paska dullaku sikur Fati ages sahati 2x

Oj hana kur del oj hana kur del ma i miri Fati aga se nusja me tel 2x

Dhendri me nusen percillen me kenge deri sa te hyjne ne dhomen e tyre dhe kan shume pak minuta, me mir thene sekonda sa per te pare nje tjetrin dhe mundesisht dhe per te bere nje cik kili vili " class="inlineimg" />. Dhendri del nga dhoma, urohet nga me te afermit, aty ketu ka dhe lot gezimi..ai vazhdon te vallezoj me shoqerine tij ne obor ndersa nusja del perseri ne obor me cfar i nenshtrohet dhe nje ‘’kontrolli shiqimesh’’ te detajuar nga grate…e shohin ne imtesi nusen…ne vecanti plakat.

Nga ora 19 dasmoret shkojne ne restorant dhe presin mysafiret. Para se te futet cifti ne lokal arrin dhe ana e nuses. Pas diku nje ore e gjysme aty vjen dhe cifti. Ne dasmen ne te cilen isha une tashti se fundi hyrja e tyre u percjell me tupana dhe nga nje group valltaresh te cilet ben nje atmosfere fantastike. Pasi te hyj cifti me te afermit shkojne dhe urojne ciftin nga afer dhe bejne dhe foto me to. Me vone shtrohet dhe darka. Ne ato moment nusja me dhendrin kalojne ne cdo tavoline dhe ju urojne mireseardhje mysafireve dhe meqe eshte dhe momenti i darkes u thone dhe ju befte mire ..Pas darkes fillojne kercimet nga me te ndryshmet her karshi karshi, her ne valle, her ne toke e here mbi tavoline " class="inlineimg" />…Po verej nje fenomen tjeter tashti neper dasma qe nusja me dhendrin nuk kercejne me ate vallen klasike dy hapa para nje mbrapa e qe ishte dhe e e lodhshme dhe e bezdisshme lol..nusja gjith pal qe na rinte ashtu..tashti kur mer mindilin ne dore te ka enda ta shohesh…vallzon nje cik me shpejte, rri me e buzqeshur, sheh njerezit qe ka pereth..Vallja e pare eshte vallja me prindeterit e ciftit. Pastaj vijojne vallet e tjera, mysafiret porosisin kenge me te cilet pershendetin dhe urojne ciftine ri dhe zakonisht ai qe uron mer mindilin dhe e prin vallen. Keshtu vazhdon deri nga ora 1-2 pas mesnate. Me pas miqte me te afert kthehen perseri ne shtepine e dhendrit per ta mbylluar ate dhender. Aty rradhiten plot te rinj dhe te reja dhe fillojne ta qellojne pas shpine dhendrin i cili duhet te jete sa me i shpejte dhe te ik me vrap e te mbyllet ne dhome me nusen…Vijojne dhe ca kenge te tjera pas deres se tyre dhe me qellim qe ti lejne rehat cifti i ri me deren gjysme te hapur ju jep nje paqete me bonbone, cokollada qe ata te terhiqen nga dera e tyre dhe t’i lejne rehat ata.

Dita e hene:

E hene, ne mengjes ne dhom te nuseses hyn vjehrra e para, dhe nga dhoma dalin qe te tre dhe i bashkangjiten atmosferes me rastin e ngrenjes se petllave te mengjesit, kur nusja edhe jep dhurata simbolike per ata qe jan prezent.

Pasdite vine grate perseri, ca te shohin nusen, ca pajen, ca dhomen e fjetjes " class="inlineimg" />…nusja ne cdo 10 min nderohet, vesh gjithe fustana qe ka, ua mer doren te pranishmeve, kercen, mer temena…me vone vine dhe te afermit e nuses ( vetem gra, ne nje numer te vogel )…Ne mbrembje pastaj nusja shtron dhe darken e pare per me te afermit.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Traditat e dasmave shqiptare Empty Re: Traditat e dasmave shqiptare

Mesazh nga Mona Sat Dec 11, 2010 4:28 pm

Shum interesante, mė pėlqeu mėnyra e festimit
Edhe nga ne zhvillohe goxha bukur Dasmat
Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Traditat e dasmave shqiptare Empty Re: Traditat e dasmave shqiptare

Mesazh nga Vizitor Sat Jan 12, 2013 9:39 am


Traditat e dasmave shqiptare Dasma-ermalit2
Traditat e dasmave shqiptare FotoNews_13704
Traditat e dasmave shqiptare Invest-wedding

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Traditat e dasmave shqiptare Empty Re: Traditat e dasmave shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi