♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muzeume shqiptare

Shko poshtė

Muzeume shqiptare  Empty Muzeume shqiptare

Mesazh nga Tironcja_omel Thu Sep 30, 2010 12:34 pm

1. Muzeu Historik Kombėtar, Tiranė.
Muzeu Historik Kombėtar u pėrurua mė 28 Tetor 1981.
Ai ėshtė institucioni mė i madh muzeor shqiptar. Nė mjediset e muzeut ndodhen 4750 objekte muzeore. Spikat nė kėto mjedise Pavijoni i Lashtėsisė, qė nis me periudhėn e paleolitit e deri nė antikitetin e vonė, nė shek. VI pas Krishtit, me afro 400 objekte, tė gjitha tė klasit tė parė.
Nė Pavijonin e Mesjetės, me afro 300 objekte, dokumentohet qartė shndėrrimi i procesit historik tė ilirėve tė vjetėr nė arbrit e hershėm.
Ky pavijon pasqyron historinė shqiptare deri nė shek. XVI.
Pavijone tė tjerė janė ai i Rilindjes Kombėtare si edhe ai i Pavarėsisė e i krijimit tė Shtetit Shqiptar, deri nė vitin 1924.
Nė vitin 1996 ėshtė krijuar Pavijoni i Gjenocidit me 136 objekte.
Pavijoni i Ikonografisė, me 65 ikona tė klasit tė parė, u ngrit nė vitin 1999.
Nė kėtė pavijon zėnė vend veprat mė tė mira tė piktorėve tė shek. XIII dhe XIX, si Onufėr Qiprioti, Joan Ēetiri, Kostandin Jermonaku, Joan Athanasi, Kostandin Shpataraku, Mihal Anagnosti dhe disa autorė anonimė.
Nė vitin 2004, u ri ngrit Pavijoni i Antifashizmit me 220 objekte.
Nė vitin 2005, nė njė nga sallat e muzeut, u shtua edhe Pavijoni i Etnokulturės shqiptare, me rreth 250 objekte.

2 . Muzeu Kombėtar i Arsimit Korēė.
Nė ndėrtesėn ku ndodhet sot Muzeu Kombėtar i Arsimit shqiptar, ndėrtesė Monument Kulture 150 -vjeēare, ėshtė hapur Shkolla e Parė nė gjuhėn shqipe, ose siē thirrej atėherė, "Mėsonjėtorja e Parė Shqipe".
Kjo shkollė u hap mė 7 Mars 1887, me leje nga Perandoria Osmane.
Ndėrtesa ishte shtėpia ku banonte patrioti korēar Diamanti Terpo i cili e dhuroi kėtė banesė pėr shkollėn shqipe.
Nė kėtė muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisė sė alfabeteve deri nė alfabetin qė kemi sot, vendosur nė Kongresin e Manastirit, mė 1908.
Nė kėtė Muze pasqyrohet historia e librit shqip prej abetares sė parė tė gjuhės shqipe (evetari, 1744), hartuar nga Naum Panajot Bredhi (Veqilharxhi).
Ndėrtesa e muzeut ka tetė mjedise ekspozimi.

3. Muzeu Kombėtar i Artit Mesjetar Korēė.Muzeu Kombėtar i Artit Mesjetar, nė Korēė, u pėrurua mė 24 Prill 1980.
Ai ėshtė njė nga qendrat muzeore mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė e mė gjerė. Fondi i tij ka mbi 7 mijė objekte kulti e arti, kryesisht ikona e mė pak punime guri, druri, metali e tekstili tė krijuara nga mesjeta e hershme deri nė fillim tė shek. XX prej artistėsh anonimė e tė mirėnjohur, nga treva tė ndryshme tė vendit.
Nė sallėn kryesore janė vendosur njė koleksion ikonash dhe objekte nga mė tė mirat, krijuar nė shekuj e qė pasqyrojnė momente tė ndryshme tė zhvillimit tė ikonografisė shqiptare dhe pėrfaqėsuesit kryesorė tė tyre.
Aty ka vepra tė autorėve anonimė tė shek. XIII-XIV dhe tė tjerė tė mirėnjohur si: Onufri, Onufėr Qiprioti, Mėsues Kostandini, Jeromonaku, Shpataraku, Selenicasi, vėllezėrit Zografi etj.

4. Muzeu Kombėtar Etnografik, Berat Muzeu i Beratit u pėrurua nė vitin 1979.
Nė tė pėrfshihet kultura popullore etnografike e trevės sė Beratit, si edhe ajo e Shqipėrisė sė Jugut.
Muzeu ėshtė vendosur nė njė godinė dykatėshe treshekullore, tipike e trevės beratase.
Nė katin e parė ėshtė ngritur njė sallė, nė tė cilėn ėshtė imituar njė rrugicė mesjetare me dyqane tradicionale nė tė dy anėt e saj. Nė kėtė sallė ėshtė vendosur edhe pavijoni i lashtėsisė. Po kėshtu, nė katin e parė janė vendosur objekte qė janė pėrdorur pėr pėrpunimin e ullirit. Nė katin e dytė ndodhet ēardaku i hapur pėr pritje miqsh. Nė kėtė kat ndodhen me radhė arkivi, tezgjahu, dhoma e pritjes se fshatit, kuzhina dhe dhoma e pritjes se qytetit.
Nė mjediset e jashtme tė muzeut janė vendosur shumė objekte origjinale, masive dhe funksionale tė kulturės sonė popullore.

5. Muzeu Etnografik, Krujė.
Muzeu Kombėtar Etnografik i Krujės u pėrurua mė 20 Nėntor 1989. Ai ėshtė i ndėrtuar nė njė banesė karakteristike qytetare tė vitit 1764. Banesa ėshtė monument kulture i kategorisė sė parė. Nė 15 - 16 mjediset e saj, si edhe objektet e paraqitura nė mjediset e jashtme, jepet njė pamje e plotė i zejeve tė ushtruara nė Krujė dhe nė tė gjithė Shqipėrinė, si edhe i mėnyrės sė jetesės duke filluar qė 300 vjet pėrpara.
90% e objekteve tė kėtij muzeu janė origjinale dhe 100% janė funksionale. Nė tė gjejmė objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mėndafshi, leshi, qėndisma tė ndryshme tė ekspozuara me finesė.
Mosha e kėtyre objekteve varion nga 60 - 70 deri nė 500 -vjeēare.



6. Muzeu Gj. K. Skėnderbeu Krujė.Muzeu Kombėtar "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu" ėshtė pėruruar mė 1 Nėntor 1982.
Ky muze ėshtė ndėrtuar nė kalanė e famshme tė Krujės, kryeqendra e shtetit tė arbrit dhe personifikim i disfatės sė ushtrive turke, pėr tri herė rresht, nė shek. XIV - XV.
Nė kėtė muze janė tė ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike qė flasin qartė pėr historinė e popullit shqiptar nė shek. XV e mė gjerė.
Nė kėtė muze numėrohen pavijone tė tilla si: Pavijoni i antikitetit dhe mesjetės sė hershme, pavijoni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe pėrballimit tė kėtij pushtimi, pavijoni i kėshtjellave mesjetare, i qėndresės shqiptare, kancelaria e Skėnderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinakotekės dhe sė fundi pavijoni i trashėgimisė dhe i jehonės.
Nė kėto pavijone janė ekspozuar objekte prej qeramike, bronzi, hekuri, bakri, faksimile tė ndryshme, ikona origjinale, shkrime, kambanė e vitit 1462, shpata origjinale tė shek. XV etj.

7. Muzeu Kombėtar Onufri, Berat.Muzeu Kombėtar "Onufri", gjendet nė qendėr tė lagjes sė banuar nė kalanė mesjetare tė qytetit tė Beratit.
Nė tė janė pėrfshirė njė fond i pasur ikonografik dhe disa objekte tė shėrbesės.
Muzeu ėshtė organizuar nė mjediset e kishės sė katedrales sė Shėn Mėrisė, qė ėshtė ndėrtuar nė vitin 1797, mbi themelet e njė kishe mė tė vjetėr me tė njėjtin emėr.
Ky muze mban emrin e piktorit mė tė shquar shqiptarė tė shek. tė XVI, Onufrit, i cili ka lėnė njė fond mjaft tė pasur nė krijimtarinė ikonografike.
Kompleksi muzeal pėrbėhet nga salla qendrore e kishės, mjedisi i altarit, si edhe nga njė sėrė mjedisesh ndihmėse njėkatėshe, nė anėn veriore, dhe dykatėshe, nė anėn perėndimore.
Ndėrtimi shquhet pėr ngritje nė lartėsi, duke pėrbėrė njė variant tė rėndėsishėm tė arkitekturės sė kultit nė kalimin nga shek. i XVIII -tė nė shek. XIX -tė.
Muzeu ka tri salla kryesore, nė tė cilat janė tė ekspozuara veprat mė tė mira tė autorėve qė pėrmendėm mė lart si edhe tė autorėve tė tjerė.
Veē ikonave tė ekspozuara nė mjediset e muzeut, njė seri tė veēantė pėrfaqėsojnė edhe ikonat e vendosura nė ikonostasin e praruar tė kishės tė cilat janė vepra tė piktorit Joan Ēetri.
Nė vitrina janė tė ekspozuara edhe disa tekstile dhe objekte metalike, tė cilat dėshmojnė pėr njė traditė artizanale tė njė niveli tė lartė tė Trevės sė Beratit.
8. Vendvarrimi i Skėnderbeut.
Memoriali u pėrurua mė 23 Nėntor 1981.
Objekti themelor mė i rėndėsishėm kėtu ėshtė vetė ndėrtesa e Kishės Katedrale tė Shėn Kollit, e cila ėshtė selia e Kuvendit tė Lezhės, tė 2 Marsit 1444, dhe vendi i varrimit tė Heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, mė 17 Janar 1468.
Elemente tė rėndėsishme qė ruhen sot nė kėtė kishė janė: Afresku origjinal i Shėn Kollit, absida (harku i altarit) e kishės, tri dritaret dhe dera origjinale e kishės, si edhe harku mbi derė, njė element dekoracioni origjinal i kishės.
Muzeu ka edhe sektorin e jashtėm, mjedisin arkeologjik me objekte nga periudha antike dhe mesjetare e Lezhės, qė ndodhen rrotull objektit.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi