♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KINEMATOGRAFIA SHQIPTARE.

Shko poshtė

KINEMATOGRAFIA SHQIPTARE. Empty KINEMATOGRAFIA SHQIPTARE.

Mesazh nga MONDI Sun Dec 13, 2009 12:47 am

Filmi shqiptar, substancė kulture dhe integrimi
Nga Dr. Pėrparim Kabo


tė dytin vit tė shekullit dhe mijėvjeēarit tė ri, shqiptarėt vijnė me
dy pėrvjetorė. Nė vjeshtėn e dytė mbushen plot 90 vjet qė Shqipėria u
bė e mėvetėme dhe jo e varur. Ndėrsa nė verėn e dytė tė kėtij viti
bėhen plot 50 vjet nga dita e pėrurimit tė shtėpisė qė fillojė tė
prodhojė filma, kinostudios "Shqipėria e re". Po qe se do tė pėrmbytnim
kėto raporte, pra tė kishim 90 vjet kinematografi dhe 50 vjet pavarėsi,
nė njėfarė kuptimi, do tė ishim mė tė pavarur, sepse do tė ishim mė tė
kulturuar dhe mė tė vetėdijshėm, pėr atė se ēdo tė thotė tė jesh i
pavarur, se si sigurohet dhe si ndėrtohet ky detyrim kombėtar pėr dje,
sot dhe nesėr. Nėse njė individ ka guxim ta shohė veten nė pasqyrė dhe
tė mos trembet nga ninza e tij, ky individ di tė ecė, sepse di edhe tė
korrigjojė.Nėse ai ka frikė nga ky ballafaqim, ai mundohet tė mos
shfaqet dhe i pėlqen erėsira. AI NUK PRANON VETEN ASHTU SI ESHTE. Po nė
kėtė drejtim tė arsyetuari gjykohet pėr shoqėritė, kėto bashkėsi tė
individėve tė vetėdijshėm dhe me ideal ndryshimin. Ka shumė mjete qė i
bėjnė tė mundur shoqėrisė tė vėshtrohet, tė kuptojė veten,tė njohė
historinė , tė korrigjohet, tė veprojė ndryshe dhe tė ndjekė udhėn e
qytetėrimit. Mes tyre, njė vend tė veēantė, tė pazevėndėsueshėm dhe
shumė tė vėshtirė pėr t'u konkurruar, luan filmi, kinematografia me
tėrė gamėn e prodhimit tė saj, vizual artistik, kronikal dhe tė animuar.
Ekrani
i vogėl i filmit, pėrballė ekranit tė madh tė globit, duket gati
picirruk, por pėrballė aftėsisė sė tij pėr tė fiksuar imazhin e
ngjarjes korrente, historinė, moralin e ndryshimit, aksionin dhe kahun
e lėvizjes sociale, ndjenjėn dhe pėrgjegjėsinė ndaj vetes dhe atdheut,
familjes dhe fėmijės, gjuhės dhe traditave, nė betejėn qe vesi tė mos e
mundė virtutin, qė e vėrteta dhe marrėveshja me tė, tė jetė dinjitoze
dhe, nė emėr tė saj, kanė bėrė qė globi njerėzor ta shohė veten "tė
vogėl" pėrballė ekranit "tė madh" artistik tė kinemasė.Nuk ka njeri qė
mund tė jetojė pa thithur ajėr, ashtu si nuk ka (qytetar) njeri, qė tė
mos ketė parė qoftė edhe njė film dhe tė mos i jetė gjunjėzuar magjisė
sė tij ēudibėrėse. Mund tė gjesh njerėz qė pak kanė lexuar nė jetėn e
tyre ose aspak, qė bartin vese dhe degradimi mund t'u ketė marrė jetėn
ose periudha tė saj, por nuk mund tė ketė ndodhur, qė ata nė udhėn e
tyre tė zgjedhur, tė mos kenė thithur bashkė me frymėn, "oksigjenin" e
filmit dhe tė kenė ndalur pak dhe tė kenė reflektuar mbi veten dhe pėr
veten e tyre, nė raport me shoqėrinė dhe detyrimin ndaj saj. Ndaj jemi
me fat qė fillim i korrikut 2002, na gjen ne shqiptarėve me gjysmė
shekulli kohė- kronos, film artistik, por nė kuadrot e tij, si ngjarje
dhe reflektim, si moral dhe pėrthithje tė historisė, kjo kohė hapet.
Ajo shkon thellė nė histori dhe tenton nga e sotmja pėr tė parė nė tė
ardhmen. Njė hark tė tillė kohor nuk mund ta bėjė ēdolloj abstragimi,
qoftė edhe artistik, por se kinematofrafia e ka kėtė valencė
bashkėveprimi dhe bashkėbisedimi me shikuesin, me atė qė duke vėshtruar
filmin sheh veten dhe korrigjon veprėn, kur ajo nuk sjell atė qė ai
ndien dhe dėshiron, por edhe vetėkorrigjon, kur brenda thellė, gjen tek
vetja mungesa dhe deformime, tė cilat e bėjnė tė turpėrohet pėrballė
filmit. Ėshtė njė reflektim qė bėhet nė erėsirėn e sallės dhe dritėn e
ekranit. Kjo marrėveshje dritė (filmi)- hije (spektaori), krijon njė
raport hijerarkie, sepse i jep "Artit tė shtatė", gjithėfuqinė e
ndriēimit,"tė zjarrit" pėr vetėdije. Ai, edhe kur dritat ēelen, tė mban
shtrėnguar gjatė dhe pėrbrenda, sepse tė bėn jo vetėm tė mendosh, por
edhe tė ndiesh, tė imagjinosh, tė udhėtosh dhe tė vetėgjykosh, si edhe
tė ēlirosh energji tė reja, pėr njė kuptim e vlerėsim krejt tjetėr tė
gjėrave dhe tė botės nė tėrėsi. Filmi ėshtė njė purgator social
artistik i shoqėrisė, ėshtė sozia e shoqėrisė, e cila nuk kėnaqet me
veten asnjėherė dhe lyp ndryshim nga vetja dhe pėr vete.Artet e tjera
ia njohin meritat dhe gjithėfuqinė filmit, ndaj i falen atij mes
bashkėshkėpunimit, sepse edhe romani apo novela, gjejnė mirėkuptim dhe
bėhen "fjala" e filmit artistik, dokumentar apo vizatimor. Piktura
"pėrkulet", duke dhėnė vizionin, ngjyrėn, veshjen dhe atmosferėn e
jetės nė film. Muzika jeton edhe vetėm, sepse ajo ėshtė tingėllimi i
sekreteve te jetes, kambana e harmonisė njerėzore. Por kur ngjizet nė
filmin artistik, ajo ndihet si nė shtėpi, sepse ėshtė bashkė me
njeriun, ngjarjet dhe historinė, ajo pėrshkruan ndjenjėn, duke e veshur
me harmoninė e pėrjetimit shpirtėror dhe duke i dhėnė mesazhit filmik,
hapėsirė ndijimi me njė gjerėsi estetike tronditėse. Pėr kolonėn zanore
tė filmit ka ēmim tė veēantė dhe kompozitor tė shquar e duan kėtė
zhanėr.
Por filmi, ashtu si merr edhe jep, sepse ushqen frymėzim dhe
vetėdije, pėr gjurmime tė pacekura mė parė, pėrmes arteve tė tjera.
Ėshtė pėr kėtė arsye qė filmi ėshtė vepėr e njė asambli artistėsh tė
vėrtetė, tė cilėt sinkronizohen nė realizim, gati si njė orkestėr
sinfonike, me nė krye regjisorin e filmit. Ndodh jo rrallė tė
projektohet njė vepėr letrare e ardhshme me pėrmasa serioze, si edhe
nga ana tjetėr, njė vepėr letrare jo fortė tronditėse, tė
ridimensionohet pėrmes imazhit filmik. Po kėshtu, mund tė ndodhė me
muzikėn e filmit, e cila, pas krijimit, gjen autoritet tė trondisė,
edhe e shkėputur nga filmi, por me sekretin, se tė kujton ngjarjen
filmike dhe tė pėshtjell nė tisin e reflektimit, pėrmes lundrimit nė
imazhet e filmit dhe eksplorimin e relievit tė ngjarjes sė saj, qoftė
historike, qoftė njė fiksion estetik.
Tė gjitha kėto atribute i ka
edhe kinematografia jonė shqiptare, sepse brenda saj, ėshtė edhe
historia ilire, dhe pushtimi turk dhe rezistenca ndaj tij, me kulmimin
e Shpalljes sė Pavarėsisė. Ka vendin edhe rezistenca partizane nė
Luftėn e Dytė Botėrore. Shumica e shqiptarėve mund tė mos kenė lexuar
shumė pėr Shpalljen e Pavarėsisė, por nuk gjen mes nesh njė tė tillė,
qė tė mos ketė qėndruar mbėrthyer tek ekrani pėr tė parė "Nėntorin e
dytė". Mund tė ketė mes nesh qė nuk dinė tė kėndojnė dot, qoftė edhe
njė fragment nga muzika shqiptare e babait tė saj Ēesk Zadeja, por s'ka
shqiptar tė mos dijė atė motiv tė mrekullueshėm tė muzikės sė filmit
"Skėnderbeu", e shoqėruar nė mėnyrė stoike me fjalėt:"O ju male, malet
tona tė larta", qė rapsodi i verbėr, si njė Homer shqiptar e kėndonte,
ndėrsa nisej drejt Besėlidhjes sė Lezhės me Gjergj Kastriotin. Me
kinematografinė ka bėrė marrėveshje edhe I.Kadare, sepse "Gjenerali i
(tij) i ushtrisė sė vdekur", iu fal celuloidit, po kėshtu "Nėntori i
njė kryeqytetit", "Dimri i vetmisė sė madhe", "Dasma" apo "Prilli i
thyer". Kanė shpėnė veprėn e tyre letrare pėr ta celebruar me filmin
artistik edhe Dritėro Agolli, Skėnder Drini, Kol Jakova, Petro Marko,
Peēi Dado, Vath Koreshi, Teodeor Laēo, Dhimitėr Xhuvani, Nexhati Tafa,
Shpresa Vreto apo njerėz tė tjerė tė letrave. Si u lind kjo magji
artistike, tek ne shqipatėrt e varfėr qė mė 1952-nė, kur ne ende nuk
kishim zhdukur analfabetizmin, malarjen dhe varfėria na mbante ende nė
radhė pėr ushqim me triskėtim. Kjo ėshtė edhe njė nga tiparet mė tė
rėndėsishme tė kinematografisė sonė, sepse ajo u lind, jo thjesht dhe
vetėm si mjet argėtimi dhe edukimi estetik, por si sfidė ndaj
prapambetjes, si dimension pavarėsie dhe gurrė qemeri, pėr identitetin
artistik dhe atė kombėtar. Ne filluam tė shkruanim historinė dhe jetėn
edhe me kėtė mjet tė magjishėm, sepse donim tė krijonim kujtesė tė
dokumentuar vizuale dhe artistike, pasi kjo formė na kishte munguar,
duke shkaktuar njė boshllėk tė hidhur.
Ata, kineastėt e parė, qė
studiuan nė Evropė, si regjisori i nderuar Kristaq Dhamo, autori i
filmave tė parė me metrazh tė mesėm dhe tė gjatė, erdhi nga shkolla
hungareze e cila, historikisht dhe sot e gjithė ditėn, ka njė profil
mjaft dinjitoz. Kolosėt e kameras dhe mė tej tė regjisurės, Viktor
Gjika dhe Dhimitėr Anagnosti, dhe bashkė me ta pionieri i parė Viktor
Stratobėrdha, erdhėn nga shkolla ruse e kinematografisė, me aq emer dhe
trofe. Gėzim Erebara (kjo enciklopedi e gjallė e filmit), Saim Kokona,
Piro Milkani dhe Hysen Hakani, erdhėn nga Akdemia e Pragės, pra tė
shkollės ēeke, tė njohur dhe tė vlerėsuar nė mbarė botėn. Llazar Knuti
dhe Llukan Bushi studiuan grimin filmik nė shkollėn gjermane, me aq
traditė dhe autoritet. Mund tė vijojmė edhe me tė tjera personalitete,
tė zėrave tė tjerė tė filmit, qė kanė studiuar jashtė Shqipėrisė, por
mė me rėndėsi ėshtė pėrfundimi qė duhet tė vėmė nė dritė. Qė tė gjithė
kėta artistė tė mėdhenj, shqiptarė tė vėrtetė, erdhėn nga shkolla tė
ndryshme, por ata kryen njė vepėr historike dhe me dinjitet. Krijuan
kinematografinė shqiptare me fytyrėn e saj, me dimensionet e saja, me
pėrkushtimin e saj. Ky monument ėshtė i tillė qė na dha emėr nė udhėn e
empancipimit dhe na siguron dinjitet pėrmes evokimit tė historisė,
nėpėrmjet fiksimit nė celuloid dhe shpėrndarjes nė tė gjithė botėn,
duke marrė pjesė nė festivale ndėrkombėtare dhe duke shpėnė atje njė
pjesė ose tėrė Shqipėrinė dhe njerėzit e saj, gjithnjė me mė shumė
dinjitet, se ēka bėrė dhe bėn apo do tė bėjė propaganda (dje), politika
zyrtare (sot), apo informacioni pėrgjithshėm (nesėr).
Kinematografia
shqiptare gjysmėshekullore ka shėrbyer (duhet edhe nė tė ardhmen) si
nje akademi e vlerave artistiko-estetike, por mbi tė gjitha, si njė
akademi e empancipimit shoqėror. Me gjuhėn e vet filmike, ajo ka kryer
operacionin e anatomisė sociale dhe historike tė shoqėrisė shqiptare,
sepse brenda kuadrove tė saj janė njeriu, si njėsh; historia, si
ngjarje; ndodhitė, si evenimente; regjimet politike, si kostume tė
detyruara; fitoret historike, si emblema; fėmijėt, si gjykatėsit mė tė
pastėr dhe mė tė pakomprometuar. Sigurisht, ėshtė edhe ideologjia e
diktaturės, si pjesė kanseroze e njė regjimi qė e prodhonte atė dhe
prodhohej prej saj. Nėse ndokush guxon qė, pėr kėtė shkak, tė thotė se
nuk kemi kinematografi, do t'i thoja. Po qe se sistemi i djeshėm qe i
tillė, dhe filmi e ka pasqyrur ekzaktėsisht, ai nuk ka faj. Duhet ta
pėrgėzojmė filmin artistik apo dokumentar, sepse ata vlejnė si kujtesė
historike. Njeriu, historikisht, ka qenė i dėnuar me tė ardhmen, tė
cilėn pėrpiqet ta sjellė.
Por, kur ajo bėhet e pranishme, kėrkon
tė hakmeret me tė djeshmen, duke harruar se po i vjen radha tė
vjetėrohet dhe tė ketė tė njėjtin fat. E djeshmja jonė, shoqėrore apo
politike, nuk na linte hapėsirė qė dikush sot ta gjejė veten nėn
ombrellėn e alibisė dhe tė shohė nga lartė historinė njerėzore e cila,
pėrpos ideologjike dhe propagandistike, ishte dhe humane, dhe
historike, dhe njohėse dhe pėrshkruese dhe dokumentuese, pra qe fytyra
e jetės sonė nėn atė sistem, qė na prodhoi, por edhe e prodhuam. Sot tė
papranueshme duken dhe mizoritė e skllavėrisė dhe marrėzitė e
feudalizmit dhe krimet e komunizmit, por se arti nuk ėshtė as vegėl e
tyre, as pjellė po ashtu. Arti mund tė shpėrdorohet nga politika
zyrtare, por nuk mund tė mundet prej saj, sepse njerėzit e artit
drejtohen nga ndėrgjegjja artistike dhe jo ajo ideologjke apo
politiko-propagandistike. Vetėm mediokriteti bėn marrėveshje me izma tė
tilla, qė ushqejnė bufonatėn e regjimeve autoritare dhe totalitare. Nė
filmin tonė ėshtė Veriu epik dhe tragjedia e tij, e mbuluar me njė borė
alpine vrasėse. Ėshtė Jugu i Shqipėrisė, me gjithė dramacitetin e tij,
sa tė egėr aq edhe intrigues, ėshtė bregdeti ynė, me njerėzit e
mrekullueshėm, qė janė rritur me kripėn e valėve dhe dhembjen e mallit.
Ėshtė Myzeqeja me njerėzit e saj tė veēantė, ėshtė fusha e Korēės dhe
ajo vetė. Kjo zonjė qė gjithnjė nė histori na ka shėrbyer me njerėzit e
saj tė menēur qė tė mos na zėrė nata rrugės dhe gremisemi. Ėshtė
Gjirokastra e gurtė, qė na kujton se guri, origjina, ėshtė i veēantė
tek ne, jo vetėm si pėrmasė, profil apo fortėsi, por edhe si fjalė, si
gjuhė shqipe, sepse njeriu sė pari foli me gurin. Ja pėrse filmi
shqiptar, kinematografia jonė me gjeografinė pėrfshirėse dhe historinė
e sintetizuar nė pelikul, ėshtė kujtesė arkivore dhe njėherėsh vigjėlim
mbi jetėn dhe shoqėrinė, mbi historinė dhe tė ardhmen e saj. Mesazhet
qė ajo pėrcjell edukojnė. Por ajo ka edukuar edhe me mėnyrėn si vepron,
pėr ta "ngritur godinėn" e njė filmi. Trupa e kinostudios kur xhironte
njė film nė periudhėn e diktaturės (apo edhe sot) trondiste jetėn e
qytetit apo fshatit ku xhironte, sepse rrezatonte qytetari, rriste
ngarkesėn intelektuale tė ambientit, gjallėronte atmosferėn dhe shtonte
dashurinė pėr jetėn. Trupa e xhirimit magjepste me dekorin, lojėn e
aktorėve nė sheshin e xhirimit apo inskenimet e aktorėve, me praninė e
kėtyre njerėzve tė emancipimit nė kėto zona tė largėta. Kur kineasti i
pėrkushtuar Saimir Kumbaro, mbaroi xhirimet e filmit "Koncert nė vitin
1936" dhe filloi tė ēmontonte dekorin, plakat e qytetit tė Libohovės,
ku xhirohej filmi, filluan tė qanin. Ato kishin jetuar me xhirimin dhe
projektimin e filmit sikur tė kishin qenė nė njė botė tjetėr, jashtė
realitetit tokėsor tė kohės dhe kishin provuar atė mrekulli qė fal
arti, aq mė tepėr nė procesin e realizimit. Ndodh qė vetė ky proces
rekomandon mė shumė se arti i menduar nė studion krijuese. Sepse e
gjalla ėshtė atje, tek ata qė janė objekt dhe subjekt i jetės pa
zbukurim.
Kinematografia shqiptare dhe shtėpia e saj Kinostudioja,
qė sot i ėshtė ndėrruar emri dhe ėshtė kafshuar, harruar apo nxjerrė nė
tregun e braktisjes, mė i keqi treg i zhbėrjes, ka pėrgatitur shumė
artistė, sepse nuk ka tė tillė qė nga mė tė mėdhenjtė, si Naim Frashėri
e Prokop Mima, Ndrek Luca e Pandi Raidhi, Sulejman Pitarka e Kadri
Roshi, Alesandėr Prosi e Vangjel Heba, Violeta Manushi e Tinka Kurti,
Margarita Xhepa e Roza Anagnosti, Edi Luarasi e Yllka Mujo, Vangjush
Furxhiu e Rajmonda Bulku, Rikard Ljarja e Marjeta Ljarja, Mevlan Shanaj
e Timo Flloko, Eva Alika e Luiza Xhuvani, Llazi Sėrbo e Guljelm
Radoja,Violeta Dede e Agim Qirjaqi,Thimi Filipi e Stavri Shkurti, Mihal
Stefa e Ndrek Shkjezi, Robert Ndrenika e Reshat Arbana, Beb Shiroka e
Mirush Kabashi, Jani Riza e Birēe Hasko, Bujar Lako e Ndricim Xhepa
etj. etj. (tė mė falin qė nuk po u pėrmend emrin), e deri tek mė tė
rinjtė, qė nuk kanė kryer kėtė akademi artistike, pėrmes studiove dhe
shesheve tė saja tė xhirimit.Kinostudioja i rriti artistėt dhe u rrit
prej tyre.
Kompozitorėt tanė tė mirėnjohur, si: Tish Daija, Kujtim
Laro (ky Enio Morikone i filmit shqiptar), Limoz Dizdari, Aleksandėr
Peci, Aleksandėr Lalo, Robert Radoja etj. kanė ravijėzuar profilet e
tyre artistike edhe nė saje te kompozimeve tė mrekullueshme si kolona
zanore tė filmave shqiptarė. Piktorė tė shquar, si koloristi qė sot
gėzon famė ndėrkombėtare Alush Shima (dhe qė konsiderohet nga kritika
botėrore, si njė Van Gog shqiptar), Namik Prizėreni, Myrteza Fyshekati,
Astrit Tota, Arben Basha, Ilia Xhokaxhi, Shyqyri Sako, Sabri Basha,
Dashamir Turku, Vangjel Gjikondi etj. janė me karrierė tė gjatė ne
jetėn e kinematografisė shqiptare, si piktorė tė filmit. Gruaja
shqiptare ka njė vend tė posaēėm dhe njė kontribut tė veēantė nė
kinematografinė shqipėtare, qė nga Vitori Ēeli, Adriana Elini,
Gjinofeva Heba (piktore e kostumeve nė filmin Skėndėrbeu) Marika Vila,
Shpresa Papavallo, Liri Brahimi, Mariianthi Qemo, Krisanthi Kotmilo, tė
cilat hodhėn hapat e parė, tė pasuar nga Xhanfise Keko (e cila, me
asamblin e saj tė filmave pėr fėmijė, ka dhėnė njė kontribut gati
unikal, duke lėnė si trashėgimi njė antologji tė kinematografisė pėr
fėmijė), Irena Harito, Donika Muci, Natasha Lako, Neriman Resuli, Elsa
Bushati, Mira Mamaqi, Nina Harito, Elpiniqi Coja, Mimoza Nano, Nazmie
Sula, Luēie Gjonēaj, Dallėndyshe Baboci, Sonja Mamaqi, Diana Diamanti,
Liliana Tesho, Diana Keta, Elda Pishtari etj. etj., tė cilat kanė
sakrifuar dhe thyer mjaft tabu, jo tė thjeshta pėr t'u kapėrcyer nė atė
kohė, qė fliste pėr emancipim, por qė kish nevojė tė emancipohej edhe
vetė, sepse qytetėrimi nuk ėshtė propagandė, si mendohej.
Ky
pėrvjetor gjysmėshekullor, ngarkon me detyrimin e vėnies nė pah tė
kontributit tė kinostudios "Shqipėria sot" edhe nė prodhimin e filmit
dokumentar, me tė tėrė zhanret e tija, si njė kontribut qė fotografon
jetėn nė dinamizmin e saj tė gjallė, pa zbukurim, por si njė thirje, qė
tė detyron ta shohėsh atė me pėrgjegjėsinė e tė treguarit tė sė
vėrtetės. Ajo qėndron natyrshėm tek njerėzit qė janė vetvetja dhe nuk
pėrkulen, veēse nėn peshėn e saj. Shumė figura tė historisė sonė
kombėtare janė shpalosur edhe pėrmes tregimit tė kronikės dokumentare.
Ato kanė shėrbyer si njė enciklopedi e personaliteteve tona nė kohėra.
Ėshtė i vyer kontributi i kronistėve vizualė, mjeshtėrve tė filmit
dokumentar, si Endri Keko, Luan Dibra, Pashko Ēomo, Qerim Mato, Jani
Nano, Kujtim Gjonaj, Xhezair Dafaj, Luan Rama, Petraq Lubonja, Shkėlzen
Shala, Lionel Konomi, Niko Treni, Halil Kamberi, Pėllumb Kallfa, Petrit
Ruka, Jovan Kondakēi etj. Filmi i animuar solli njė prurje tė re
estetike dhe gjallėroi jetėn artistike tė kinostudios, sepse kjo formė
kaq interesante tė shprehuri, sidomos pėr fėmijėt, rriti komunikimin
dhe fantazinė. Ndaj mjeshtrat e tij, si: Bujar Kapexhiu, Vlash
Droboniku, Boris Ikonomi, Gazmend Leka, Artur Dauti, Vllasova Musta,
Majlinda Agolli, Gjin Varfi, janė artistė qė meritojnė respekt dhe
konsideratė pėr atė qė realizuan nė vite.

* * *
Nė optikėn e
sotme, filmi shqiptar duket sa dinjitoz nė udhėn e pėrshkruar, po aq
ambicioz pėr tė vijuar udhėtimin, nė kushtet kur liria e krijimit dhe e
konkurrimit ėshtė e paanė, por mundėsia e realizimit ėshtė e kufizuar.
Filmi sot ėshtė jo vetėm art, por edhe industri. Ndaj nė kuadrin e njė
tregu global, periferia mund tė tronditė me gjetjet specifike dhe
trajtimet krejt interesante tė tyre si edhe ka ndodhur me prodhimet e
kėtyre 12 viteve tė fundit, me filmat e regjisorėve, Kujtim Ēashkut,
Fatmir Koēit, Gjergj Xhuvanit, Saimir Kumbaros, Besnik Bishės, Vladimir
Priftit, Spartak Pecanit, Esat Mysliut, Ibrahim Muēės, Artan
Minarollit, tė cilėt kanė merritėn qė po e mbajnė gjallė kėtė art. Nė
krah tė tyre ėshtė krijimtaria e kameramanėve tė mrekullueshėm, si
Bardhyl Martiniani, Mihal Rama, Spartak Papadhimitri etj. Sot trupa e
kinostudios ėshtė e shpėrndarė nė pothuaj tė gjitha stacionet private
televizive, nė median e shkruar dhe kudo ku kėrkohet kontributi i
kėtyre artistėve. Ata kthehen pas kėtij gjysmėshekulli, sėrish nė folen
e vjetėr, si nga njė shtegtim tejet i gjatė. Jo pėr t'u rivendosur atje
ku u lindėn dhe u rritėn, por pėr t'u ēmallur me godinėn e boshatisur,
e cila ėshtė njė histori dhe tragjedi mė vete, sa njerėzore aq edhe
filmike. Ajo ėshtė e braktisur dhe ky paskėsh qenė injorimi mė i madh
qė mund t'i bėhej kėtij institucioni. Si nėn njė patologji mallkimi,
duket sikur kemi vendosur tė heqim kujtesėn dhe tė shohim vetėm
ndriēimin e tė tjerėve. Sepse sjelljet u dashkėrkan tė huaja, ushqimet
po ashtu, veshjet po se po, ndaj edhe filmat na duhen vetėm tė huaj, si
ushqim shpirtėror importi dhe ėndėrrime nga metropoli. Pastaj emrin
tonė mund ta vėmė si tė mundim, sepse kėshtu do tė jemi "modern", tė
veshur me kostumin e ngjyrosur, si gaztorė. Qeshim dhe qajmė me
historinė e tė tjerėve. Pa kujtesė do tė jemi, pa histori. Pa histori
je pa dinjitet, pa dinjitet do tė thotė pa ekzistencė. Mungesa e filmit
shqiptar ėshtė vetėvrasje e historisė dhe artit kombėtar, ėshtė ēemėrim
snob i identitetit, pėrpjekje pėr tė mos parė fytyrėn, rrudhat dhe
profilin, bukurinė dhe shėmtimin. Njė popull shumė i vogėl ėshtė ai
boshnjak, por, me filmat dhe ēmimet ndėrkombėtare, tėrheq vėmendjen mė
shumė se me ēdo gjė tjetėr tė tij.
Kjo po ndodh sė fundi edhe me
disa filma tanėt, por ata janė ralizime, pothuaj vetėm tė sakrificės sė
autorėve tė tyre dinjitozė. "Tirana viti zero", i regjisorit Fatmir
Koēi, merr ēmimin "Aleksandri i Madh". Ky ėshtė njė eveniment shumė
domethėnės, por kurrsesi i tillė pėr politikėn zyrtare, e cila nuk
dhuron dot dashuri pėr filmin shqiptar, sepse ajo ėshtė e njė lloji tė
veēantė.
Ne jemi sot i vetmi vend nė Evropė, qė nuk jemi tė
anėtarėsuar nė Euro-Imazh, organizmi evropian i kinematografisė, sepse
nuk gjejmė dot paratė e anėtarėsimit. Pa ēka se gjejmė para qė tė
shfaqemi se "Duam mė shumė Shqipėrinė" edhe kur jemi jashtė saj dhe kur
e kemi braktisur nė kohė tejet tė vėshtira, pėr shkak tė njė rehatie
krejt personale dhe egoiste. Politika zyrtare e duartroket kėtė hare tė
gėnjeshtėrt, sepse atje rehatohet nga mungesa e shikimit nė sy.
Politikat kulturore japin mbėshtetje financiare, por pėr koncerte
disaorėshe tė muzikės moderne dhe lavdėrohen me to, si tė kenė udhėtuar
nė Mars, por pėr t'u futur nė Evropė pėrmes filmit shqiptar, nuk ka
para. Bashkėprodhimet nė kėto rrethana janė skajshėm mė tė vėshtirat
pėr kineastėt shqiptarė, sepse ato shtėpi filmike tė huaja, qė japin
para pėr xhirimin e filmit, vėnė kushte shumė tė vėshtira pėr palėn
shqiptare. Qoftė nė konceptimin e filmit, sepse ata e shohin atė me
sytė e tregut tė tyre tė konsumimit, qoftė edhe nė mundėsitė e shfaqjes
sė tij vetėm nė sallat e tyre, sepse ata janė producentėt kryesorė.
Ndaj nė kėto kushte, filma prodhojmė dhe filma nuk kemi pėr audiencėn
tonė.
50 vjet kontribut nuk duhet kurrsesi tė humbasė dhe tė
braktiset, sepse nėse kjo do tė ndodhė, nuk ėshtė ēudi, qė kėshtu tė
humbasė dramaturgjia shqiptare, muzika jonė e mirėfilltė, korografia e
mrekullueshme, folklori brilant dhe tė na mbesin si relike apo "kulla
tė krenarisė", gjithēka qė nuk ėshtė shqiptare, por prodhim standard i
shoqėrisė sė konsumit. Fundi i kazanit pėr njė vend tė vogėl, i cili
duhet tė rrijė sus, sepse mund t'ia bėjnė kozmopolit dhe eurokrat edhe
ajrin qė duhet tė thithė. Ky pėrvjetor duhet tė shkundė dekorin zyrtar
tė politikave kulturore. Ai duhet tė zgjojė vetėdijen e kineastėve qė
nga "gjeneralėt" dhe deri tek ai "ushtari i thjeshtė" (ndriēuesi),
sepse arti filmik ėshtė gjini kolektive, si nė konceptim edhe nė
realizim. Braktisja e profesioneve tė domosdoshme, duke larguar
njerėzit apo duke injoruar dhe braktisur ata, qė pėr 50 vjet kontribuan
pėr kinematografinė tonė. Pėrpjekjet e disa individėve pėr t'u
shndėrruar nė pronarė tė filmit dhe tė banesės sė tij ėshtė
nisje-udhėtimi pėr nė funeral-film, sepse, mė sė pari, ky individ nuk
ėshtė mė artist, por biznesmen arti dhe kėtu rrugėt ndahen. Humbet
fisnikėria dhe udhėheqin interesat ekonomikė. Fundi dihet, por kjo
llojė vetėvrasjeje do tė vlejė nė njė tė ardhme jo tė largėt, vetėm si
subjekt pėr njė film me titull "Vdekja e filmit". Njė shoqėri e tillė,
as mund tė jetė e pavarur, as e emancipuar, as e aftė qė tė ofrojė
parametra integrimi tek bashkėsitė e pėrparuara, sepse ajo nuk ka
vetėdije dhe instrumentet e saja krijuese, vetėmbrojtėse dhe
korrigjuese.


"Fėmijėt e saj", 1957 (regjisor Hysen Hakani)
"Tana" 1958 (regjisor Kristaq Dhamo)
"Debatik"
1961 (regjisor Niko Kolera). U cilėsua si filmi mė i mirė i paraqitur
nė retrospektivėn e filmit shqiptar nė festivalin e XV nė Xhifone
(Itali, mė 1985.
"Plagė tė vjetra" 1969 (regjisor Dhimitėr Anagnosti) Lauruar me ēmimin e Republikės sė /klasit tė II pėr skenarin dhe regjinė.
"Kapedani"
1972 (regjisor Fehmi Hoshafi) Albert Verria u nderua me Ēmimin e
Republikės sė Klasit tė I pėr interpretimin e rolit tė xha Sulos
"Rrugė tė bardha" 1974 (regjisor Viktor Gjika) Lauruar me Ēmimin e Republikės sė klasit tė II pėr regjinė
"Beni
ecėn vetė" 1975 (regjisore Xhanfise Keko) U shpall filmi mė i mirė nė
Festivalin e I tė filmit shqiptar-prill 1976. U nderua me Ēmimin e
Republikės sė Klasit tė I pėr regjinė dhe ēmimin e klasit tė III pėr
skenarin e Kiēo Blushit. U nderua me ēmim tė vecantė nė festivalin e
VIII ndėrkombėtar tė filmave pėr fėmijė dhe tė rinj nė Xhifone Vale
Piana, Salerno- Itali-prill 1978. Mori ēmim tė vecantė nė festivalin
ndėrkombėtar tė filmave nė Beograd-1976
"Ēifti i lumtur" 1975
(regjisor Piro Milkani) Tinka kurti pėr rolin e nėnės dhe Beb Shiroka
pėr rolin e fanatikut u nderuan me ēmim tė vecantė nė Festivalin e I tė
filmit shqiptar.
"Nė fillim tė verės" 1975 (regjisor Gėzim Erebara)
Filmi fitoi ēmimin e dytė pėr skenarin nė konkursin kombėtar
letraro-artstik . U shpall filmi mė i mirė nė Festivalin e I tė filmit
shqiptar.
"Rrugicat qė kėrkonin diell" 1975 (regjisor Rikard Ljarja)
Regjisorėt Saimir Kumbaro dhe Rikard Ljarja si dhe aktorėt Mevlan
Shanaj, Demir Hyskja, Pandi Raidhi dhe Ndrek Luca u nderuan me ēmim tė
vecantė dhe me medaljen e Festivalit tė I tė filmit shqiptar.
"Dimri
i fundit" 1976 (regjisor Ibrahim Muēa e Kristaq Mitro) Skenari fitoi
ēmimin e dytė nė konkursin kombėtar tė dramaturgjisė mė 1976.
Regjisorėt u nderuan me ēmimin e vecantė. Aktorėt Xhepa, Bulku dhe
Laska me medaljen e interpretimit
"Lulėkuqet mbi mure" 1976
(regjisor Dhimitėr Anagnosti) skenari fitoi ēmimin e dytė nė konkursin
kombėtar tė dramaturgjisė. U shpall filmi mė i mirė nė festivalin e II
tė filmit shqiptar nė 1977 ndėrsa Timo Flloko, Agim Qiriaqi dhe Kadri
Roshi morėn medaljen e festivalit. Filmi mori ēmimin e parė nė
festivalin ndėrkombėtar tė filmave Beograd nė shkurt tė 1980. U
vlerėsua me medaljen e artė tė festivalit ndėrkombėtar tė Salernos
-Itali 1985.
"Zonja nga qyteti" 1976 (regjisor Piro Milkani)
regjisori dhe interpretuesja Violeta Manushi morėn medaljen nė
Festivalin e I tė filmit shqiptar.
"Tomka dhe shokėt e tij" 1977
(regjisore Xhanfise Keko) Filmi fitoi ēmim tė posaēėm nė festivalin e
VIII ndėrkombėtar tė filmave pėr fėmijė dhe tė rinj.
"Gjeneral
gramafoni" 1978 (regjisor Viktor Gjika) U shpall filmi mė i mirė nė
festivalin e III tė filmit shqiptar prill 1979. Mori diplomė nderi nė
festivalin e III tė filmit ballkanik nė Stamboll nė prill tė 1979.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

KINEMATOGRAFIA SHQIPTARE. Empty Re: KINEMATOGRAFIA SHQIPTARE.

Mesazh nga MONDI Sun Dec 13, 2009 12:48 am

Kinematografia ne Shqiperi u zhvillua mbas vitit '45, nderkohe qe si
shfaqje e pare filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromenos ne vitin
1912. Filmi me i vjeter me teme shqiptare i xhiruar nga te huajt, eshte
"Albania ribelle", xhiruar nga shoqeria italiane "Cines" e Torinos, ne
vitin 1909. Ne vitin 1946 u ngrit ndermarrja e pare kinematografike
shqiptare. Gjate viteve '70- '80-'90 prodhimi kinematografik shqiptar
numuronte ne vit, 14 filma artistike, 40 dokumentare dhe kronikale, 16
filma vizatimore te teknikave te ndryshme. Pas viteve '90, prodhimi i
filmit shqiptar ka shenuar renie te ndjeshme.

"Tana", eshte
film i pare artistik shqiptar me metrazh te gjate. Prodhim i
Kinostudios "Shqiperia e re", realizuar ne vitin '1958. Subjekti i
filmit, me teme nga jeta shoqerore e fshatit dhe eshte me skenar te
Fatmir Gjates, mbeshtetur ne novelen e tij me te njejtin titull.
Regjisor eshte Kristaq Dhamo.

"Qeshim se nuk qajme dot" eshte
filmi i pare artistik me metrazh te shkurter, me regjisor, Viktor
Stratoberdha, me skenar te Dionis Bubanit. U shfaq per here te pare pas
43 vjetesh, ne vitin 1999, per shkak se regjisori Stratoberdha u denua
nga regjimi komunist. Viktor Stratoberdha u lind ne qytetin e Korces ne
vitin 1925."Beni ecen vete". Film artistik per femije me regjisore
Xhanfise Keko (Artiste e Popullit), prodhim i vitit 1975. Ka fituar
cmimin e posacem ne festivalin per femije te Salernos ne Itali ne vitin
1979.

"Zana dhe Miri", eshte filmi i pare vizatimor i prodhuar
ne vitin 1975. Me pas filloi prodhimi i filmave me tekniken e vizatimit
dhe me vone i filmave me tekniken e kombinuar me sende reale.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi