♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Tue Sep 09, 2008 3:36 pm

Ketu mund te postoni ngjarjet e aktualitetit Shqipetar
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Tue Dec 30, 2008 10:17 am

Festat, gjysmė pule dhe birra pėr tė burgosurit

Sport, muzikė, argė-tim, gjysmė pule dhe nga njė shishe birrė, jo mė shumė 250 mililitra. Kjo ėshtė gjithēka qė kanė ofruar burgjet pėr tė dėnuarit qė do tė kalojnė pas hekurave tė qelive natėn e ndėrrimit tė viteve. Ndėrsa ata qė pretendojnė mė shumė se kaq mund tė marrin nga familjet gjelin e detit dhe ėmbėlsirat tradicionale, ushqime, tė cilat nuk do tė censurohen nga autoritetet e burgjeve. Po kėshtu, tė gjithė tė burgosurve iu ėshtė lejuar njė takim i shkurtėr shtesė me familjarėt si dhe e drejta pėr tė kryer telefonata nga kabinat brenda institucioneve, pėr t'iu uruar miqve dhe familjarėve festėn e Vitit tė Ri. Personat mė me fat do tė jenė ata qė kanė arritur tė pėrfitojnė leje shpėrblyese pėr tė kaluar pranė familjeve festėn e Vitit tė Ri 2009. Institucioni qė ėshtė treguar mė "dorėlėshuar" nė kėtė drejtim ėshtė burgu i sigurisė sė ulėt 325. Plot 30 tė burgosur tė kėtij institucioni, burra dhe gra, kanė pėrfituar deri nė njė javė leje shpėrblim pėr tė kaluar pranė familjarėve tė tyre festėn e ndėrrimit tė viteve. Por ajo qė pritet mė sė tepėrmi nė kėtė burg ėshtė falja tradicionale qė mund tė dekretojė kėto ditė Presidenti i Republikės. E kontaktuar me telefon drejtoresha e kėtij institucioni, pohoi se edhe ata tė burgosur qė do tė presin nė qeli festėn, do ta kalojnė atė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Sipas saj ėshtė parashikuar tė organizohen aktivitete tė ndryshme, pėrfshi kėtu aktivitete me fėmijėt e grave tė burgosura si dhe tė stafit. Fėmijėt e tė dėnuarave janė sjellė nė ambientet e burgut nga shtėpitė e fėmijės ku jetojnė si dhe organizatat e ndryshme fetare e bamirėse. Po kėshtu drejtori i burgut tė Peqinit pohoi dje se veē aktiviteteve tė shumta qė janė organizuar ditėt e fundit nė kėtė institucion, ka vendosur tė japė 20 leje shpėrblyese. Sipas tij priten edhe tė tjera aktivitete tė organizuara nga bashkia e Peqinit dhe skuadra e futbollit e qytetit. Mė tej ai tha se autoritetet e burgut kishin lejuar takime shtesė tė tė dėnuarve me familjarėt si dhe dėrgimin nė qeli tė ushqimeve tradicionale tė kėsaj feste. Ndėrsa drejtori i burgut tė Vaqarit pohoi se institucioni i tij ka lejuar 15 tė burgosur pėr tė kaluar natėn e Vitit tė Ri pranė familjeve, krahas atyre tė burgosurve, tė cilėve radhėn pėr leje ua jepte lista qė kanė pėrpiluar vetė tė burgosurit.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Tue Dec 30, 2008 10:18 am

Shpėrblimi, policėt e burgjeve: Duam rrogėn e 13-tė

TIRANE - Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve u jep gardianėve nga 9 mijė lekė shpėrblim pėr festėn e Vitit tė Ri. Shpėrblimi qė iu ėshtė dhėnė uniformave blu tė burgjeve pak ditė mė parė ka sjellė reagimin e tyre, tė cilėt kanė pretenduar rrogėn e 13-tė pėr shkak tė rezultateve tė mira nė punė. Mjaft prej policėve tė burgjeve, mesditėn e djeshme janė shprehur tė pakėnaqur nga sasia e shpėrblimit qė kanė marrė, duke pohuar se kjo shumė ishte e pamjaftueshme pėr tė blerė gjelat e detit apo ushqime tė tjera tradicionale, nė raport kjo edhe me ēmimet e "kripura" tė kėtij fundviti, stimuluar edhe nga kriza ekonomike globale. Duke shpjeguar arsyet, pse kėrkonin njė sasi mė tė madhe shpėrblimi me rastin festave, gardianėt pohojnė se nė pėrgjithėsi burgjet kanė shėnuar rezultate tė mira nė punė gjatė vitit qė po mbyllet. Sipas tyre situata nė burgje ka qenė mė e qetė nė krahasim me vitet mė parė, ndėrsa incidentet apo ngjarjet e rėnda kanė qenė tė pakta dhe pa pasoja. Mė tej policėt pohojnė se disa prej tyre kanė paraqitur ankesė autoriteteve tė burgjeve nė mėnyrė individuale, pas tė cilave presin tė pėrfitojnė ndonjė shtesė. Ndėrkohė, burime nga burgjet pohojnė se veē shpėrblimit dhe rrogave, punonjėsve tė institucioneve tė qelive iu janė paguar edhe pagesat e ndryshme suplementare, shpeshherė tė prapambetura nė mėnyrė qė punonjėsit e tyre tė pėrballojnė shpenzimet e festės. Sipas tyre, edhe Policia e Shtetit ka dhėnė tė njėjtin shpėrblim pėr efektivėt e vet, me pėrjashtim tė disa rasteve kur institucione tė ndryshme kanė shfrytėzuar fonde rezervė.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Tue Dec 30, 2008 10:19 am

Vrasja pėr drogėn, zhduken kamerat

Autorėt e vrasjes sė Elton Deliut bashkė me nėnėn e tij, kanė zhdukur pamjet filmike tė regjistruara nga kamerat e sigurisė sė pallatit ku jetonte 32-vjeēari i skeduar nė trafik narkotikėsh.I gjithė sistemi i cili mėsohet se ishte instaluar njė javė mė parė nė pallat nga vetė viktima, ėshtė gjetur i dėmtuar ndėrsa kasetat e regjistrimeve janė zhdukur gjatė ndėrhyrjes sė vrasėsve nė kutinė qė ndodhej brenda apartamentit tė Elton Deliut ku ndodhi edhe vrasja e tij. Njė fakt i tillė u zbulua pas verifikimeve nė kutinė e komandės sė kamerave ku ishin vjedhur disqet qė regjistronin filmimet e marra nga kemarat qė ishin vendosur nė hyrje tė pallatit, nė garazh, nė korridor dhe tek dera e shtėpisė sė familjes Deliu. Mekanizmi i vrasjes i cili po hetohet nga policia ėshtė se autorėt mund tė jenė mė tepėr se dy persona, tė cilėt kanė kryer krimin e rėndė nė familjen Deliu nė bashkėpunim mes tyre. Ekspertėt dhe specialistėt e hetimit kanė gjetur njė rrėmujė totale nė banesėn e viktimave, ndėrsa kriminalistėt, mjekėt ligjorė dhe hetuesit nė vendin e ngjarjes kanė gjetur gjurmė tė shumta gishtėrinjsh dhe shenja tė tjera. Rrėmuja e krijuar nė banesė ėshtė argumentuar me faktin se autorėt kanė kėrkuar tė gjejnė vendin se ku ishte instaluar qendra e regjistrimit tė kamerave vėzhguese. Instalimi i njė sistemi tė tillė sigurie nga viktima ėshtė bėrė shkak qė policia tė dyshojė se Elton Deliu e kishte ndjerė rrezikun dhe kishte marrė masa tė forta mbrojtėse. Gjurmėt e gjetura nė rrėmujėn e krijuar, janė administruar nėpėrmjet proces-verbaleve pėrkatėse tė ekspertėve. Ndėrkaq sipas burimeve tė policisė autorėt ende tė paidentifikuar tė ngjarjes, kanė hyrė nė banesėn e familjes Deliu, duke trokitur ose duke pėrdorur ēelėsa tė kopjuar. Madje nuk pėrjashtohet mundėsia qė personat tė kenė qenė tė njohur nė familjen e viktimės. Ata kanė hyrė nė banesė dhe aty kanė vrarė nėnėn e Elton Deliut, Flutura Deliun, 52 vjeēe. Mė pas ekzekutorėt kanė qėndruar nė shtėpi deri sa aty ka mbėrritur Elton Deliu, 32 vjeē. Pasi ai ka hyrė nė banesė autorėt kanė qėlluar atė duke e lėnė tė vdekur nė vend. Mė pas autorėt janė munduar tė largohen qetėsisht pa rėnė nė sytė e banorėve tė pallatit apo tė njerėzve qė mund tė lėviznin nė shkallė apo nė ashensor. Kjo me qėllim qė tė kishte sa mė pak dėshmitarė apo persona qė t’i shihnin ata duke qarkulluar. Diferenca kohore nė vdekjen e dy viktimave tė ngjarjes ėshtė konfirmuar nga mjekėt ligjorė qė realizuan autopsinė.

Hetimet
Hetimi i vrasjes e dyfishtė ndodhur dy ditė mė parė nė rrugėn “Perlat Rexhepi”, nė kryeqytet, ka bėrė qė policia tė kėrkojė dėshmi nga mė tepėr se 20 persona gjatė ditės sė djeshme. Ata janė marrė nė pyetje nga policia nė lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditėn e tė shtunės nė katin e gjashtė tė njė pallati pranė presidencės. Personat e marrė nė pyetje mėsohet se janė njerėz tė njohur tė viktimės, si dhe njerėz me tė cilėt ai ka pasur konflikte dhe pėrplasje. Po kėshtu sipas burimeve tė policisė, hetuesit e Zyrės sė Vrasjeve tė Drejtorisė sė Tiranės kanė marrė dėshmi edhe tė tė njohurve tė Elton Deliut.



Deliu i shpėtoi atentatit nė 1998, miku i tij vdiq nė makinėn e qėlluar
TIRANE- Elton Deliu i ka shpėtuar vrasjes nė disa raste, ndėrsa atentati mė i rrezikshėm ka qenė ai i vitit 1998. Nė atė kohė, miku i Elton Deliut, Ilir Mėzezi, mbeti i vrarė, ndėrsa 32-vjeēari u plagos pas njė sulmi tė organizuar ndaj tyre me armė zjarri. Njė tjetėr atentat ndaj Elton Deliut ėshtė ai i vitit 2005, kur viktima u sulmua me armė nga disa persona. Ngjarja e parė sipas burimeve tė policisė ka ndodhur nė mesin e vitit 1998, kur persona tė paidentifikuar nė atė kohė qėlluan nė automjetin nė pronėsi tė tij, Ilir Mėzezin, duke e lėnė atė tė vdekur nė vend. Mėzezi me banim nė Kombinat, sipas policisė dyshohej se ishte vrarė me motive hakmarrjeje. Veē tij nga ngjarja mbeti i plagosur rėndė edhe vetė Elton Deliu, nė atė kohė 22-vjeēar. Pas atentatit Deliu mbėrriti nė gjendje tė rėndė shėndetėsore nė spitalin ushtarak, ku pas mjekimit tė marrė gjendja e tij u pėrmirėsua. Nga hetimi i kryer nga policia nė atė kohė u ngrit dyshimi se vrasja mund tė ketė ndodhur me qėllim tė larjes sė hesapeve. Shumė kohė pas atentatit, Elton Deliu mėsohet se u largua nga vendi nė drejtim tė Italisė, ku ka qėndruar disa vite, ndėrsa nė vitin 2005, ndaj tij njė grup prej katėr personash organizuan njė atentat me armė zjarri. Ata qėlluan nė drejtim tė automjetit tė tij tė markės “BMĖ”, nė rrugėn “Ramazan Shijaku”. Pėr fatin e tij, Elton Deliu shpėtoi edhe kėtė herė pa dėmtime. Disa muaj mė vonė policia arrestoi fillimisht dy prej tė dyshuarve dhe disa kohė mė pas nė Kavajė u kapėn tė tjerėt.



Ceremonia familjare
Dje nė mesditė, familja dhe tė afėrmit e Elton dhe Flutura Deliut, i kanė dhėnė lamtumirėn njerėzve tė tyre tė afėrt. Kjo nuk qe fatkeqėsia e parė pėr kėtė familje, qė mėsohet se kishte pasur edhe tė tjera mė parė. Dje tė afėrmit kanė pritur ngushėllimet nė Yrshek pranė hotel “Eifel”, ndėrsa trupat e nėnė e bir, janė dėrguar pėr t’u prehur nė varrezat e Tufinės.


Precedentėt me konfliktet e pronėsisė
TIRANE - Pėrveē konflikteve pėr prishje tė pazareve tė drogės dhe pėrfshirje nė krime tė tjera, policia po heton edhe versionin e konflikteve tė pronėsisė mes Elton Deliut dhe banorėve vendas tė zonės sė Kasharit. Njė pjesė e mirė e kėtyre tė fundit kanė qenė tė dėmtuar nė skandalin e manipulimit dhe grabitjes sė trojeve nė kėtė zonė, nga ish-krerėt e komunės qė prej vitit 1996. Njė prej krerėve tė komunės qė ka qenė i pėrfshirė nė skandalin e manipulimit dhe falsifikimit tė akteve tė pronėsisė ka qenė edhe Faik Fejza. Ky i fundit, sipas burimeve tė policisė, ėshtė pandehur i lidhur nė arrest se ėshtė pėrfshirė nė kėtė histori si njė prej organizatorėve tė manipulimeve, bashkė me disa nga krerėt e komunės ndėr vite. Policia dyshon se njė prej personave qė kanė pėrfituar nga kjo aferė ka qenė edhe Elton Deliu, 32-vjeēari i vrarė tė shtunėn e javės sė kaluar. Tashmė policia ka administruar nė dosjet e saj hetimore fashikuj tė kėsaj historie, me qėllim zbardhjen e njė konflikti tė mundshėm qė mund tė ketė precipituar deri nė kėtė situatė. Edhe pse ėshtė njė nga pistat e hetimit qė policia ka shtruar mbi tavolinėn e saj, konflikti pėr motive pronėsie duket mė pak i mundshmi nė vijėn e hetimit qė policia ka verifikuar deri mė tani. Edhe pse ėshtė mė pak i mundshmi, policia po ecėn me teorinė e pėrjashtimit, duke verifikuar dhe pėrjashtuar fillimisht pistat mė pak tė mundshme deri nė mbėrritjen tek versioni mė i mundshėm i krimit.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Tue Dec 30, 2008 10:20 am

Vrasja e Deliut, pyeten bodigardėt

Grupit hetimor i ngritur pėr vrasjen e dyfishtė tė Elton Deliut dhe nėnės sė tij, kėrkon tė administrojė nė dosje dėshmitė e bodigardėve tė 32-vjeēarit tė skeduar nė trafiqe tė paligjshme.Burime zyrtare nga hetimi i ēėshtjes pohuan dje pėr gazetėn “Panorama”, se tė paktėn dy persona ishin angazhuar javėt e fundit nė ruajtjen fizike tė Elton Deliut. Gjatė lėvizjeve tė tij nė Tiranė, tė cilat kohėt e fundit ishin reduktuar dukshėm, 32-vjeēari shoqėrohej nga tė paktėn dy persona qė e ruanin kudo. Hetuesit thanė se ende nuk e kanė tė qartė nėse personat qė ruanin Elton Duliun kanė qenė bodigardė tė punėsuar mirėfilli pėr kėtė qėllim, apo miq e tė njohur tė tij qė i qėndronin pranė falė lidhjeve shoqėrore me viktimėn e atentatit tė dyfishtė. Sapo janė vėnė nė dijeni tė kėtij fakti, hetuesit kanė vendosur tė thėrrasin nė polici dy personat qė ruanin Elton Deliun, me shpresėn se ata duhet tė kenė qenė nė afėrsi tė pallatit ku u vra viktima, nė kohėn qė vrasėsit kanė hyrė aty. Pasi kanė mbledhur deklarime nga banorė tė pallatit dhe tė zonės, por edhe nga vetė tė afėrmit e viktimės, hetuesit e ēėshtjes kanė mėsuar se dy persona shoqėronin Elton Deliun pothuajse nė tė gjitha lėvizjet e tij. Nė deklarimet e tyre, banorėt e zonės dhe tė pallatit ku ndodhi krimi, nuk kanė mundur tė zbardhin detaje qė ndihmojnė hetimin. Ata kanė pohuar se nuk kanė parė persona tė panjohur apo tė dyshimtė nė pallAatin qė ndodhet nė zemėr tė ish-bllokut nė Tiranė. Duke besuar se edhe tė shtunėn, rojat personale tė Elton Deliut kanė qenė diku nė afėrsi tė zonės, hetuesit kanė kėrkuar t’i marrin ata nė pyetje nėse kanė parė persona tė dyshimtė tė hynin apo tė dilnin nė pallat, nė kohėn kur 32-vjeēari dhe nėna e tij u ekzekutuan brenda nė shtėpinė e tyre.

Dosja Kashari
Prej tri ditėsh, agjentėt e policisė qė janė angazhuar nė hetimin e vrasjes sė Elton Deliut, kanė hartuar njė listė me emra tė dyshuar si armiq tė viktimės. Bazuar nė precedentėt penalė tė mėparshėm, por edhe nė informacionet policore, hetuesit kanė listuar emra qė lidhen me Elton Deliun si pasojė e implikimit tė dyshuar nė trafik narkotikėsh, por edhe nė konflikte pronėsie. Konkretisht dyshohet se vetė 32-vjeēari ishte nė konflikt me disa persona nga zona e Kasharit, pėr shkak se emri i Elton Deliut ishte pėrdorur pėr njė pjesė tė mirė tė tokave qė ish-kryekomunarėt e kėsaj zone, akuzohen se ua kanė marrė banorėve. Hedhja e disa trojeve nė zonėn e Kasharit nė emėr tė Elton Deliut nga kryekomunarėt, kur nė fakt sipėrfaqet e tokave u pėrkisnin personave tė tjerė, dyshohet se ka qenė njė shkak i fortė pėr konflikt me 32-vjeēarin. Burimet zyrtare nga policia thanė se nga kėqyrja e telefonit tė viktimės kanė arritur tė mėsojnė disa detaje nė interes tė hetimit, por hetuesit refuzuan tė bėjnė publike elementė tė tjerė lidhur me kėtė fakt. Sipas tyre, aparati celular i Elton Deliut po verifikohet me kujdes pėr zbulimin e telefonatave apo mesazheve kėrcėnuese, por edhe pėr ndonjė informacion qė vetė viktima mund tė ketė ruajtur aty nė lidhje me konfliktet apo rivalėt e tij. Pasi kanė mėsuar se 32-vjeēari lėvizte prej kohėsh me makina tė blinduara, madje ai kishte instaluar edhe njė sistem kamerash vėzhgimi nė pallat e sė fundi kishte punėsuar siē pretendojnė dėshmitarėt, disa roja private, hetuesit dyshojnė se Elton Deliu duhet tė ketė pasur sinjale apo presione tė drejtpėrdrejta, qė e kanė detyruar tė marrė masa pėr shmangien e rrezikut qė mund t’i kanosej. tr.so

Armėt dhe gjurmėt e krimit, dalin tė paskeduara

TIRANE – Gjurmėt dhe shenjat e gjetura nė banesėn e Elton Deliut, aty ku ndodhi vrasja e dyfishtė, rezultojnė tė paskeduara nė arkivat e Policisė sė Shtetit. Lajmi ėshtė bėrė i ditur pėr gazetėn “Panorama” nga burime tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės. Sipas tyre, krahasimi i gjurmėve tė gjetura nė vendin e ngjarjes si dhe krahasimi balistik i gėzhojave dhe predhave tė sekuestruara ka rezultuar negativ. Gjurmėt e daktiloskopike tė futura nė sistem dhe tė krahasuara nė mėnyrė automatike nga vetė sistemi, kanė dhėnė rezultat negativ. Po e njėjta gjė ka rezultuar edhe me gėzhojat dhe predhat e qitura nga sė paku dy armė tė ndryshme ndaj viktimave. Prania e dy armėve tė ndryshme nė skenėn e krimit, ėshtė hedhur si hipotezė nė vendin e ngjarjes nga ekspertėt qė kanė marrė pjesė nė hetimet paraprake. Mė tej njė fakt i tillė ėshtė konfirmuar nga ekspertėt specialistė nė Institutin e Policisė Shkencore, tė cilėt kanė pohuar se gėzhojat e gjetura ishin qitur nga dy armė tė ndryshme. Pas pėrfundimit tė kėtij veprimi, policia pritet tė kryejė edhe procesin e pėrjashtimit tė shenjave tė gishtave tė vendit tė ngjarjes me ato tė familjarėve tė viktimave, me qėllim qė mė pas tė ekspertohen shenjat qė mund tė kenė lėnė ekzekutorėt. d.b

Emri i Deliut, kėrkohet nė dosjen “Kashari”
TIRANE – Pjesa kryesore e abuzimeve me tokat nė Kashar ėshtė zbardhur nga Prokuroria e Tiranės gjatė hetimeve ndaj ish-krerėve tė komunės qė u arrestuan njė vit mė parė gjatė aksionit “Kashari”. Dyshimet pėr konflikte pronėsie tė Elton Deliut nė kėtė zonė, janė bėrė shkak qė grupi i hetimit tė hapė dosjen “Kashari” dhe tė kėrkojė aty tė dhėna pėr 32-vjeēarin e vrarė bashkė me nėnėn e tij. Burime zyrtare nga hetimi thanė se po kėrkojnė tė dhėna nė dosjen “Kashari” pėr pronarėt e tokave, tė cilat me anė tė falsifikimeve dhe manipulimit tė dokumenteve ishin hedhur nė emėr tė Elton Deliut. Prokuroria tha se do tė verifikojė kėta persona, madje do t’i marrė nė pyetje ata lidhur me atentatin e dyfishtė ndaj 32-vjeēarit, i cili mėsohet se kishte lidhje familjare nė komunėn problematike nė periferi tė kryeqytetit.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Tue Dec 30, 2008 10:22 am

Iku nga shtėpia pas sherrit me nėnėn, 14-vjeēarja seks me tre adoleshentė

TIRANE – Tre tė rinj kanė kryer marrėdhėnie seksuale me radhė me njė vajzė 14 vjeēe nė njė hotel pranė Doganės sė Tiranės. Vajza ishte larguar nga shtėpia pas njė mosmarrėveshje me prindėrit dhe ka takuar tė dashurin e saj. Adoleshentja me inicialet K.P., u ka treguar prindėrve aventurėn qė kishte kaluar gjatė mungesės 3-ditore. Sapo kanė mėsuar ngjarjen, prindėrit kanė vendosur tė denoncojnė nė polici. Pasi ka marrė kallėzimin e nėnės sė vajzės, policia filloi hetimet pėr zbardhjen e abuzimit me 14-vjeēaren. Fillimisht hetuesit e krimeve kanė shoqėruar tė dashurin e vajzės, njė 17-vjeēar nga Lapraka, ndėrsa pas tij janė shoqėruar edhe dy shokė tė adoleshentit, gjithashtu banorė nė tė njėjtėn lagje. Pas veprimeve paraprake, policia ka mėsuar historinė e “krimit” tė kryer nga tė dyshuarit. Ata kanė rrėfyer se veprimet e tyre nuk kanė ndeshur nė asnjė moment nė kundėrshtimin e vajzės 14-vjeēare. Mosha e vogėl e saj vetėm 14 vjeēe, gjithsesi i ka penalizuar tė rinjtė. Ndaj tre adoleshentėve policia referoi nė Prokurori dosjen penale me akuzėn e marrėdhėnieve seksuale me tė mitura. Krimi pėr tė cilin akuzohet i dashuri i 14-vjeēares dhe dy shokėt e tij mėsohet se ka ndodhur mė 26 dhjetor tė kėtij viti nė rrugėn e Durrėsit, pranė doganės sė Tiranės. Sipas burimeve tė policisė, ngjarja ka ndodhur nė dhomat e njė hoteli tė zonės, ku vajza kishte shkuar me tė dashurin e saj. Kėtij tė fundit policia nuk i ka bėrė tė ditur emrin, por mėsohet se 14-vjeēarja atė ditė ishte larguar nga banesa e saj nė kryeqytet. Shkak pėr kėtė largim mėsohet tė ketė shėrbyer njė grindje mes vajzės dhe nėnės sė saj. Pas kėsaj grindjeje e mitura ka braktisur shtėpinė dhe familjen, ndėrsa ėshtė takuar me tė dashurin e saj. Mė pas tė dy ata, sipas policisė, kanė mbėrritur nė hotelin qė ndodhet nė rrugėn e Durrėsit nė hyrje tė kryeqytetit. Aty pėr vajzėn ishte ruajtur njė “surprizė” e papritur. Fillimisht ajo ka kryer marrėdhėnie seksuale me partnerin e saj, por mė pas ka vijuar radha me dy shokėt e tij. Pas adoleshentit 17-vjeēar, nė dhomėn e hotelit ka mbėrritur edhe njė shok tjetėr i tij dhe mė vonė edhe njė person i tretė. Kėtė histori adoleshentja ėshtė detyruar t’ua rrėfejė prindėrve dhe mė pas hetuesve tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės. Kėta tė fundit, pasi kanė regjistruar denoncimin e prindėrve dhe deklarimin e vajzės mbi rrethanat e ngjarjes, kanė thirrur nė polici edhe tre personat e dyshuar. I dashuri i vajzės mėsohet se ka pranuar faktin se ka kryer marrėdhėnie seksuale me tė miturėn, por me dėshirėn e saj. Pas marrjes sė deklarimeve tė adoleshentėve, policia i ka dėrguar tre tė rinjtė pėr ndjekje penale nė prokurori me akuzėn e kryerjes sė marrėdhėnieve seksuale me tė mitur.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Tue Dec 30, 2008 10:22 am

Vdes nga vetėhelmimi 21-vjeēarja

KAVAJE - Njė vajzė 21-vjeēare nga fshati Kryevidh, ndėrroi jetė nė urgjencėn e spitalit tė kėtij qytetit, pas komplikacioneve qė kishte paraqitur nė banesėn e saj si pasojė e vetėhelmimit. Vajza e re ėshtė dėrguar nė spital nga tė afėrmit, tė cilėt e kanė gjetur nė banesė pa ndjenja dhe nė gjendje tė pashpresė. Menjėherė tė afėrmit e kanė nisur 21-vjeēaren me iniciale D.K., nė drejtim tė spitalit tė qytetit tė Kavajės, me shpresėn se mund t’i shpėtonte vdekjes. Me gjithė ndihmėn e tė afėrmeve, tė cilėt e kanė transportuar me urgjencė nė spitalin e Kavajės, 21-vjeēarja ka mbėrritur nė spital pa puls dhe nė gjendje tė rėnduar. Sapo mjekėt e kanė futur nė sallėn e urgjencės pėr t’i dhėnė ndihmėn e parė, vajza ka qenė nė gjendje tė rėndė dhe pa asnjė reagim jetėsor. Edhe pas pėrpjekjeve tė personelit mjekėsor, 21-vjeēarja nga fshati Kryevidh nuk ka dhėnė shenja jete.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Tue Dec 30, 2008 10:23 am

Zihen pėr radhėn, thikė tė miturit

Njė fėmijė 13 vjeē ėshtė bėrė viktimė e agresionit tė njė 44-vjeēari pėr radhėn nė njė dyqan ushqimor. Ngjarja e rėndė ndodhi rreth orės 14:00 tė sė dielės nė lagjen nr.10 nė Korēė. Nė dyqanin e kėsaj lagjeje, Naxhip Mustafaj ėshtė konfliktuar me minorenin, pasi 13-vjeēari “i pabindur” nuk pranoi t’i lironte radhėn. Atėherė, Mustafaj nxori njė thikė qė mbante me vete dhe e qėlloi dy herė nė pjesėn e barkut fėmijėn, njėkohėsisht fqinjin. Ngjarja shokoi klientėt e shumtė dhe pronarin e dyqanit P.Prifti. Ata i dhanė ndihmėn e parė 13-vjeēarit tė pėrgjakur, ndėrsa sinjalizuan edhe prindėrit e tij. Kėta tė fundit ēuan nė spital nė gjendje tė rėndė minorenin me inicialet K.S. Mėsohet se pas ngjarjes, Naxhip Mustafaj ėshtė larguar nė shtėpinė e tij, madje ka marrė edhe disa ushqime nė qyqan. Nga frika e thikės qė mbante nė dorė, shitėsi i ėshtė bindur duke i dhėnė asortimentet qė ai donte. Sipas dėshmitarėve okularė dhe shitėsit, ata kanė mbetur tė shtangur kur panė fėmijėn qė ra pėrtokė. Alarmi u dha kur e panė tė gjakosur, ndėrsa kishte humbur ndjenjat. Policia e sinjalizuar pėr ngjarjen arrestoi nė kushtet e flagrancės nė banesėn e tij 44-vjeēarin. Ai mėsohet se ka shfaqur pendesė pėr krimin e kryer, ndėrsa ka pohuar se gjithēka kishte ndodhur nė gjaknxehtėsi e sipėr dhe nė gjendje tė dehur. Sipas burimeve, Mustafaj e kishte komshi fėmijėn. Ai njihej nė lagje si problematik, pasi nė tė shumtėn e rasteve ishte i alkoolizuar. Policia tha se i arrestuari nuk rezulton tė jetė me precedentė tė mėparshėm. Ai u akuzua pėr vrasje me dashje tė mbetur nė tentativė. Blutė mė pas morėn nė pyetje edhe pronarin e dyqanit si dhe disa klientė, tė cilėt u bėnė dėshmitarė okularė tė kėsaj ngjarjeje. Sipas dėshmisė sė tyre, fėmija kishte mbėrritur i pari nė dyqan. Pas tij ishte futur 44-vjeēari, i cili kishte tentuar tė blinte para fėmijės. Por i mituri nuk pranoi t’i lironte radhėn. Kaq ėshtė dashur qė Mustafaj t’i kthehej atij me tone tė ashpra, duke e akuzuar madje se ai i “tallte” nėnėn e moshuar kur e ndeshte nė rrugė. “Unė do tė blej para teje. Ti mos u ndiej qė tė mė kthesh mua fjalėt, pasi tė njėjtėn gjė bėn edhe me nėnėn time. Ajo ėshtė e moshuar, por ti e ngacmon dhe tallesh sa herė qė ndeshesh me tė”. Kėshtu mėsohet t’i jetė drejtuar 44-vjeēari fėmijės. Mė pas ai ka nxjerrė nga xhepi thikėn dhe e qėlloi duke e lėnė pa ndjenja. Mėsohet se i mituri ėshtė ēuar me urgjencė nė spitalin e Korēės. Sipas mjekėve, gjendja e tij ėshtė e rėndė pėr shkak tė komplikacioneve. “Ėshtė goditur dy herė me thikė. Njėra prej tyre ėshtė tepėr e rėndė, pasi i ka prekur organet jetėsore, ndėrsa goditja tjetėr ėshtė mė e lehtė, thuajse sa njė gėrvishtje”, bėnė tė ditur mjekėt.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Tue Dec 30, 2008 10:24 am

Aksionet tek "Elbasani", nė hetim pronat e Arben Lazes

Prokuroria e Krimeve tė Rėnda fillon verifikimin e pasurive tė Presidentit tė klubit tė futbollit Elbasani, pas arrestimit tė tij me akuzėn e trafikut tė drogės. Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare tė organit tė akuzės, sipas tė cilave, shkresat zyrtare pėr verifikime, u janė nisur bankave tė nivelit tė dytė, sektorit tė tatim-taksave dhe hipotekave. Tė gjitha kėtyre institucioneve u ėshtė kėrkuar informacion nga Prokuroria, pėr tė evidentuar aktivitetet e biznesit tė Arben Lazes, llogaritė dhe depozitat e tij bankare si dhe pronat e paluajtshme. Njė shkresė e tillė pėr verifikimin e pasurive, mėsohet se u ėshtė dėrguar edhe autoriteteve pėrkatėse tė sportit, me qėllim verifikimin e aksioneve qė Arben Laze zotėron pranė klubit tė futbollit Elbasani. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare tė Prokurorisė, sipas tė cilave verifikimet e pronave dhe pasurive tė Arben Lazes po bėhen pėr tė sqaruar burimin e tyre. Duke e konsideruar aktivitetin e trafikut tė drogės si njė veprimtari fitimprurėse, Prokuroria e Krimeve tė Rėnda bazuar edhe nė ndryshimet e viteve tė fundit nė legjislacion, kryen edhe verifikimin e pasurisė sė personave tė arrestuar. Procedura pėrfundon me sekuestrimin e pasurive nė rast se provohet se zotėruesi i tyre i ka vendosur ato me anė tė fitimeve nė trafikun e drogės, ēka konsiderohet burim financiar i paligjshėm. Organi i akuzės tha se ende nuk ka marrė pėrgjigje pėr pasuritė e Lazes, ndėrsa pritet qė njė tablo e qartė pėr kėtė tė krijohet nė ditėt e para tė vitit tė ardhshėm, pasi institucionet qė kanė marrė kėrkesėn, tė bėjnė verifikimet e tyre. Arben Laze njihet publikisht si biznesmen dhe sponsor i ekipit tė futbollit tė qytetit tė Elbasanit. Prokuroria po verifikon burimin financiar pas tė dhėnave paraprake, sipas tė cilave i dyshuari zotėron disa prona tė konsiderueshme.
Hetimi pėr trafikun
Gjatė kohės qė Arben Laze dhe tre persona tė tjerė tė arrestuar bashkė me tė, po qėndrojnė nė ambientet e paraburgimit nė Tiranė, Prokuroria po vijon procedurat e hetimit pėr akuzėn trafik narkotikėsh nė formėn e grupit tė strukturuar kriminal. Gjatė kėtyre ditėve mėsohet se po zbardhen transkriptet e bisedave tė pėrgjuara mes Arben Laze, vėllait tė tij Fationit si dhe dy tė arrestuarve tė tjerė, Arben Prifti nga Fieri dhe Shkėlqim Hyzmo nga Lushnja. Burimet nga hetimi, konfirmuan se Laboratori Qendror Kriminalistik ėshtė duke realizuar sė fundi ekzaminimin shkencor mbi masėn e pluhurit prej 1043 gramė tė dyshuar si heroinė, e cila u sekuestrua nė makinėn e Shkėlqim Hyzmos nė Lushnje, pasi ky i fundit e kishte blerė atė nga vėllezėrit Laze. Nga ana tjetėr, katėr tė pandehurit dhanė deklarimet e tyre nė gjykatė, ku tre prej tyre Arben Laze, Arben Prifti dhe Shkėlqim Hyzmo mohuan akuzėn ndėrsa Fation Laze, vėllai i Presidentit tė Elbasanit, pranoi krimin duke pėrjashtuar nga pėrgjegjėsia biznesmenin e njohur si sponsor i ekipit tė Elbasanit nė sportin e futbollit. Prokuroria i ka hedhur poshtė deklarimet e tė pandehurve, duke pretenduar se biznesmeni Arben Laze dhe Arben Prifti, nė bazė tė hetimeve rezultojnė tė implikuarit kryesorė nė dosjen e koduar me emrin "Mesfushori". Sipas akuzės, Arben Prifti e ka porositur drogėn tek Arben Laze, ndėrsa ky i fundit ka pėrdorur vėllain e tij pėr tė dorėzuar lėndėn narkotike, e cila ėshtė marrė nė dorėzim nga Shkėlqim Hyzmo, i cili ishte porositur nga Arben Prifti pėr tė trafikuar heroinėn. Njė tentativė e tillė dėshtoi pasi katėr tė akuzuarit ishin nė pėrgjim dhe Prokuroria ishte informuar pėr veprimet e tyre, duke bllokuar drogėn menjėherė pas dorėzimit tė saj.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Tue Dec 30, 2008 10:25 am

Arben Laze, nė qeli me fanellėn e Elbasanit

Vetėm dy stema tė verdha nė gjoks dhe tre vija paralele nė krah, me tė njėjtėn ngjyrė, prishin blunė e uniformės sportive tė Arben Lazes, kreut tė futbollit tė Elbasanit, i burgosur pėr trafik narkotikėsh. Nė anėn e majtė, mes tė verdhės dhe blusė lexohej "1913", viti i themelimit tė ekipit tė Elbasanit, ndėrsa stema e anės tjetėr ėshtė ajo e bashkisė sė qytetit. Sipėr uniformės sportive, presidenti i burgosur pėr trafik droge, mbante veshur njė xhup meshini, ndėrsa nė kėmbė atlete sportive, ngjyrė kafe, pėr tė cilat gardianėt ishin treguar tė kujdesshėm t'i hiqnin lidhėset. Biznesmenin 40-vjeēar Arben Laze, e takuam nė qelitė ku tė paraburgosurit takojnė avokatėt. Ndodhej aty bashkė me tre tė bashkakuzuarit me tė, Shkėlqim Hyzmo, Arben Prifti dhe vėllain e vet Fation Laze. Fationi, njėlloj si vėllai mė i madh, mbante gjithashtu veshur uniformėn e skuadrės sė Elbasanit. Vetėm pak minuta mė parė kishte takuar avokatin e vet, me tė cilin kishte diskutuar mbrojtjen dhe ankimin qė do paraqiste nė Gjykatėn e Apelit kundėr mbajtjes sė tij nė burg.
Presidenti Laze
Gjatė gjithė kohės, i dyshuari Arben Laze tymoste njėra pas tjetrės cigare, ndėrsa fliste me dėshirė pėr futbollin e qytetit tė tij. Pėr rreth 30 minuta, aq sa zgjati takimi me tė, Laze tregoi pėr strategjitė e tij pėr tė nxjerrė nė krye tė kampionatit skuadrėn qė sponsorizon prej disa vitesh. Ndėrsa pėr akuzėn e ngritur ndaj tij, biznesmeni Laze nuk preferoi tė fliste, duke pretenduar se ishte i pafajshėm dhe se nuk kishte asnjė lidhje me ēfarė akuzohej. Ai tregoi se kishte mbėrritur tė premten nė qelitė e paraburgimit 313. Aty ishte transferuar nga qelitė e izolimit tė Drejtorisė sė Policisė sė kryeqytetit, pasi ishte arrestuar mė 23 dhjetor teksa kthehej nga Maqedonia pėr nė qytetin e tij. Ndėrsa duke folur pėr momentin arrestimit, Laze tha se nuk ishte e nevojshme qė forcat policore ta prangosnin nė mėnyrė tė dhunshme, pasi sipas tij, ai nuk kishte bėrė rezistencė. Po kėshtu ai pohoi se kishte marrė nga familjarėt pak ushqime dhe veshje, pėr shkak tė ftohtit tė stinės.
Festat nė burg
Ndėrkohė atmosfera festive e Vitit tė Ri, kishte nisur tė ndihej kudo nė paraburgimet e kryeqytetit. Gjelat e detit tė pjekur dhe ėmbėlsirat tradicionale kishin mbushur mėngjesin e djeshėm dy paraburgimet e kryeqytetit, atė 313 dhe 302. Familjarėt e tė arrestuarve mbanin radhė tė gjata paraditen e djeshme, nė hyrje tė burgjeve pėr t'iu dėrguar njerėzve tė tyre tė burgosur ushqimet e festave nė qeli. Ambientet e pėrbashkėta tė burgjeve ishin zbukuruar me pemė tė Vitit tė Ri, ndėrsa nėpėr mure ishin ekspozuar punime tė tė burgosurve. Administrata dhe sektori i edukimit tė paraburgimit 302 pohuan se mė 31 dhjetor do tė organizojnė njė ceremoni festive nė mjediset e bibliotekės sė burgut. Aty janė ftuar sportistė dhe humoristė kryeqytetas, ndėrsa mė pas atmosfera festive pritet tė pėrhapet nė tė gjitha qelitė, ku do tė shkojnė organizatorėt pėr tė uruar tė burgosurit.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Tue Dec 30, 2008 10:25 am

Gurra, zbukuron pemėn e Vitit tė Ri nė burgun 302

TIRANE - Nė mjediset e bibliotekės sė burgut 302 kishin filluar pėrgatitjet pėr festėn e Vitit tė Ri, e cila do organizohet mesditėn e nesėrme, mė 31 dhjetor. Njė grup tė dėnuarish kishte nisur zbukurimin e ambienteve dhe pemės tradicionale, ndėrkohė qė punėt mbi-kėqyreshin nga punonjės tė sektorit tė edukimit. 27-vjeēari Elis Gurra, emri i tė personi qė u bė publik dy muaj mė parė, pasi tentuan ta varrosnin tė gjallė tre persona, ishte njė nga tė paraburgosurit qė po merrej me zbukurimin e ambienteve tė festės. Gurra dhe disa bashkėvuajtės, kishin zbukuruar pemėn qė ndodhej nė bibliotekė, ndėrsa ishin kujdesur edhe pėr mjedisin pėrreth. Ndėrkohė autoritetet e burgut pohojnė se do t'ju ofrojnė pėr festė tė gjithė tė arrestuarve ėmbėlsirė, fruta dhe nga njė shishe birrė pa alkool. Po kėshtu ata pohuan se nuk do tė ndalonin apo censuronin sasitė e ushqimeve tradicionale qė do tė sillnin familjarėt pėr njerėzit e tyre pas hekurave tė burgut. Familjarėt e tė dėnuarve, tė cilėt ishin njoftuar pėr njė takim tė shkurtėr shtesė me tė afėrmit e tyre qė ndodhen nė qeli, mbanin radhė tė gjata jashtė dyerve tė burgjeve 313-tė dhe 302, nė pritje tė momentit pėr tė dėrguar ushqimet qė kishin pėrgatitur nė familje.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Tue Dec 30, 2008 10:26 am

Nė gjyq, 15 hakerat e bankave

Njėsia Task-Force kundėr krimit eko-nomik dhe korrupsionit, pėrfundon hetimet dhe dėrgon nė gjykatė dosjen penale ndaj 15 personave tė konsideruar si grupi mė i madh i hakerave shqiptarė nė fushėn e vjedhjeve dhe mashtrimeve bankare. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare tė Prokurorisė sė Tiranės, sipas tė cilave dosja penale e koduar me emrin "Matrix" dorėzohet ditėn e sotme nė gjykatė me 15 persona tė pandehur pėr disa akuza penale. Sipas burimeve tė hetimit, 11 prej tė pandehurve akuzohen se kanė kryer veprat penale tė mashtrimit dhe falsifikimit tė letrave me vlerė, ndėrsa katėr tė pandehur tė tjerė fajėsohen pėr moskallėzim krimi, pasi kanė qenė nė dijeni tė aktivitetit kriminal tė miqve tė tyre, por nuk kanė denoncuar nė polici. Prokuroria tha se 13 prej tė pandehurve i kanė pranuar akuzat qė janė ngritur ndaj tyre, pasi janė pėrballur me pėrgjimet telefonike disamujore qė u janė bėrė bisedave tė tyre. Njė tjetėr provė e akuzės kanė qenė imazhet filmike tė fiksuara nga bankomatet, nga tė cilat janė vjedhur mbi 400 llogari bankare tė personave tė dėmtuar. Pėrmes kartave tė klonuara tė kreditit, anėtarėt e bandės sė hakerave kanė hyrė nė llogaritė e shtetasve tė ndryshėm, duke tėrhequr shuma tė konsiderueshme financiare. Veprimet kriminale tė tė pandehurve, sipas Prokurorisė, kanė filluar nė gjysmėn e dytė tė vitit 2007 dhe kanė vazhduar pėr rreth nėntė muaj deri nė 6-mujorin e parė tė vitit 2008.
Mashtrimet bankare
Endrit Gjergjani (Laro) akuzohet se ėshtė drejtuesi i grupit tė 15 tė rinjve tė pandehur nė dosjen "Matrix". Gjergjani, i cili ka pranuar akuzėn, kishte blerė njė pajisje elektronike me tė cilėn shkruante dhe formatonte kartat e kreditit, tė cilat ua shpėrndante tė arrestuarve tė tjerė. Kėta tė fundit, pėrfshi edhe vetė babanė e Endrit Gjergjanit, i vinin nė punė kartat e klonuara tė kreditit, pėr tė tėrhequr shuma nga llogaritė e personave tė ndryshėm nė Evropė dhe Kanada. Duke komunikuar pėrmes internetit me hakera rusė dhe anglezė, Enrdit Gergjani merrte prej tyre kodet e kartave tė kreditit, duke u paguar bashkėpunėtorėve tė tij jashtė vendit shuma prej 500 euro me anė tė agjencive tė transfertave. Pasi merrte tė dhėnat pėrmes njė pajisje klonimi, Gjergjani hidhte tė dhėnat nė karta krediti tė boshatisura, duke prodhuar nė kėtė mėnyrė njė dokument "Mastercard" ose "Visa", identik me zotėruesit e llogarive bankare. Kartat e klonuara u shpėrndaheshin mė pas anėtarėve tė tjerė tė grupit, tė cilėt me kodet e vjedhura kanė kryer mbi 400 tėrheqje nga bankomatet nė Tiranė, Durrės, Fier e Vlorė. Tėrheqjet e parave nga tė pandehurit janė dokumentuar pėr shkak se bankomatet ku janė vėnė nė pėrdorim kartėkreditet e klonuara kanė fiksuar kohėn e veprimeve tė hakerave si dhe kanė regjistruar me anė tė kamerave veprimet e kryera nga tė akuzuarit.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Tue Dec 30, 2008 10:26 am

Banda e Durrėsit, avokatėt akuza gjykatės

TIRANE - Seanca e djeshme e gjyqit tė "Bandės sė Durrėsit" te Krimet e Rėnda dėshtoi pėrsėri pėr shkak tė mungesės sė katėr avokatėve. Edhe nė gjyqin e djeshėm nuk kanė munguar replikat e ashpra mes avokatėve dhe gjykatės. Shtyrja e seancės ka sjellė edhe dėshtimin e radhės tė kėrkesės sė Prokurorisė pėr pyetjen nė sallėn e gjyqit tė bashkėpunėtorit dhe tė penduarit tė drejtėsisė, Adriatik Coli. Nė seancėn e djeshme, e cila ishte e fundit pėr kėtė vit, gjykata nuk pranoi pėr tė disatėn herė ndarjen e ēėshtjes pėr tė gjykuar veē e veē tė pandehurit. Mbrojtėsi ligjor i Selman Hetit, Sokol Azisi, pėrsėriti kėrkesėn pėr ndarje tė dosjes. Nė fjalėn e tij drejtuar trupit gjykues, avokati i Hetit akuzoi Prokurorinė si shkaktare tė zvarritjes sė procesit gjyqėsor nė ngarkim tė "Bandės sė Durrėsit". "Pėr shkak tė vetė organit tė akuzės, procesi nuk po vazhdon siē duhet. Zgjidhja ėshtė veēimi i ēėshtjes", u shpreh ai. Avokati nuk saktėsoi se pėr kė e kėrkonte ndarjen, duke pohuar se "kėtė gjė e lė nė ēmim tė gjykatės". Ndėrsa avokati mbrojtės i tė pandehurit Indrit Taullai, Riza Icka, akuzoi trupin gjykues si shkaktar tė vonesave nė gjykimin e ēėshtjes. Ai gjithashtu kėrkoi ndarje tė dosjes, pėr tė mundėsuar gjykimin normal tė saj. "Atje ku ju intereson e ndatė ēėshtjen", u shpreh ai drejt gjykatės. Nė pėrfundim gjykata vendosi zėvendėsimin e katėr avokatėve qė mungonin me avokatė tė caktuar kryesisht prej saj.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Tue Dec 30, 2008 10:27 am

Zyrtarėt, 21.5 vjet burg e 68 milionė gjobė

TIRANE - Gjykata e Tiranės vendosi dje tė dėnonte me 21.5 vjet burg dhe 6.8 milionė lekė tė reja gjashtė tė pandehurit e dosjes "Hipoteka". Vendimi u shpall nga njė trup gjykues i kryesuar nga gjykatėsi Petrit Ēomo, i cili gjeti fajtorė dhe dėnoi me 8 vjet burg dhe 3 milionė lekė 55-vjeēarin Veiz Senko, i cilėsuar nga gjykata si sekser i grupit. Po kėshtu gjykata dėnoi me 2 dy vjet dhe 510 mijė lekė tė reja gjobė sekserin tjetėr tė kėtij grupi Halil Hima, 47 vjeē. Pėr ish-oficerin e SHKB-sė sė policisė, Dali Hakorja, 52 vjeē, gjykata akordoi 4.5 vjet burg dhe 1.2 milionė lekė gjobė. Ndėrsa pėr tre specialistėt e Hipotekės, Artan Mehmeti, 41 vjeē; Agron Tafa, 42 vjeē dhe Enton Babameto, 33 vjeē, gjykata vendosi respektivisht 2 vjet burg e 1.2 milionė lekė gjobė; 3 vjet burg e 300 mijė lekė gjobė dhe 2 vjet burg e 600 mijė lekė gjobė. Seancėn e parė tė procesit, gjykata u pranoi tė akuzuarve kėrkesėn pėr aplikimin e gjykimit tė shkurtuar, duke bėrė qė dėnimeve tė mėsipėrme t'iu zbritet njė e treta. Nė vendimin e djeshėm gjykata i gjeti fajtorė tė akuzuarit tė jenė pėrfshirė nė falsifikimin e dokumentacionit tė regjistrimit tė njė sipėrfaqeje trualli rreth 14 mijė metėr katrorė nė kryeqytet.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Tue Dec 30, 2008 10:27 am

Krimet e Rėnda,6 vjet e 4 muaj burg Zharkut

TIRANE - Gjykata pėr Krimet e Rėnda dha dje verdiktin pėrfundimtar pėr tė pandehurin Mehmet Zharku tė arrestuar nga operacionin "Morina" nė maj tė kėtij viti. Nė seancėn e djeshme, pesėshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Fran Prendi, shpalli Zharkun fajtor dhe dėnoi atė me 6 vjet e 4 muaj heqje lirie dhe me 4 milionė lekė gjobė pėr akuzėn e "trafikut tė armėve dhe municioneve, kryer nė formėn e importimit dhe tregtimit". Mehmet Zharku u arrestua nga policia nė 1 maj 2008 pranė "Farmacisė nr. 10" nė kryeqytet, teksa kishte njė arsenal tė tėrė armėsh nė automjetin e tij. Sipas kėrkesės pėr gjykim tė Prokurorisė, Zharku kryente tregti armėsh me shtetas kosovarė kundrejt shumave tė ndryshme. Sipas Prokurorisė, Zharku kryente tregti me shtetas kosovarė, duke i blerė atyre pistoleta tė tipave tė ndryshme nė kėmbim tė granatahedhėsve, predha kundėrtank, granata dore e fishekė tė ndryshėm. Nė momentin e arrestimit policia i gjeti dhe sekuestroi atij 50 pistoleta mini-zastava, 24 copė pistoleta "Bereta", 1 granatahedhės, 6 predha kundėrtank, 120 granata dore, 120 ndezės granatash dhe 150 copė fishekė tė llojeve tė ndryshme.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Fri Jan 02, 2009 2:52 pm

Shkodėr, pranga hajdutit tė motoēikletave

SHKODĖR - Policia e Shkodrės ka ndaluar 26-vjeēarin Ridvan Kopliku, lindur e banues nė lagjen “Perash” nė qytetin e Shkodrės, i cili dyshohet se ėshtė autor i vjedhjes sė disa motoēikletave tė tipeve tė ndryshme, nė kohė e vende tė ndryshme. Ndalimi i tij ėshtė bėrė pas urdhrit tė lėshuar nga prokuroria e Shkodrės dhe me cilėsinė e provės materiale janė gjetur e bllokuar 7 motoēikleta tė tipeve dhe markave tė ndryshme.

Sipas policisė, ėshtė dokumentuar vjedhja e njė motoēiklete tek kryqėzimi i ish-Degės sė Punėve tė Brendshme, nė pronėsi tė shtetasit E.Z, ngjarje kjo e ndodhur mė 07.11.2008, vjedhja e njė motoēiklete nė pronėsi tė shtetasit Gj.Gj., ngjarje e ndodhur mė 05.12.2008, si dhe vjedhja e njė motoēiklete tek Sahati, mjet ky nė pronėsi tė shetasit Sh.M. Burime nga policia theksojnė se po punohet pėr zbulimin e gjetjen e motoēikletave tė tjera tė vjedhura nga ky shtetas.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Fri Jan 02, 2009 2:52 pm

Elbasan, pėrplas njė 54-vjeēar e largohet nga vendngjarja

ELBASAN
- Ka qenė fatale pėrplasja pėr njė shtetas, i cili ėshtė pėrfshirė nga njė mjet me targa tė huaja dhe ka gjetur vdekjen e menjėhershme. Pėr shkak se aksidenti ėshtė regjistruar rreth orės 19:00 nė aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, i ndihmuar nga errėsira drejtuesi i mjetit ėshtė larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithsesi, drejtuesit e tjerė kanė mundur tė identifikojnė automjetin, i cili rezulton tė jetė e tipit “FIAT” me targa tė huaja CZ 695SH. Ndėrkohė, nga ana e familjarėve u bė e mundur rreth dy orė pas aksidentit edhe identifikimi i viktimės, i cili rezultoi tė ishte Xhemal Kashari, 54 vjeē, banor i lagjes “Haxhias” nga qyteti i Elbasanit.

Ndėrsa shėrbimet e policisė rrugore janė pėrqendruar nė kėrkimin e mjetit qė shkaktoi aksidentin. Trupi i pajetė i viktimės ėshtė trasportuar pėr nė morgun e spitalit.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Fri Jan 02, 2009 2:53 pm

Ulet numri i emigrantėve tė kthyer

KAPSHTICĖ-
Bie fluksi i emigrantėve qė vijnė pėr festat e fundvitit nė atdhe. Nė pikėn kufitare tė Kapshticės, nė 24 orėt e fundit regjistrohet njė numėr shumė i vogėl emigrantėsh qė kanė hyrė nga Greqia nė atdheun e tyre. Sipas komandantit tė pikės kufitare tė Kapshticės, nė 24 orėt e fundit kanė hyrė rreth 3500 emigrantė shqiptarė me rreth 800 automjete.

Ky ėshtė dhe numri mė i vogėl i kėtyre ditėve, ndėrsa sipas autoriteteve shqiptare tė kėtij vendkalimi kufitar kjo lidhet edhe me kushtet e vėshtira tė motit, ku temperatura nė kėtė pikė kalimi ka kaluar -7 gradė celcius. Por nga ana tjetėr, vihet re njė ulje e numrit tė emigrantėve qė vijnė pėr festat, kjo dhe pėr shkak tė krizės globale, ndonėse pritet qė tė ketė dhe njė tjetėr fluks para natės sė ndėrrimit tė viteve.

Pala shqiptare vazhdon tė punojė me gjashtė sportele vetėm pėr hyrjet nga Greqia, teksa policia greke nga ana e saj ka tre sportele nė dispozicion pėr daljet nga shteti i saj. Pavarėsisht punės sė pandėrprerė, nė tė dyja pikat e kalimit nuk janė shmangur radhėt e gjata. Madje, gjatė sė hėnės fenonemi ėshtė zhvendosur nė daljet nga Shqipėria ku rreth 120 automjete kanė qėndruar pėr mė shumė se 4 orė nė radhė derisa kanė pėrfunduar procedurat nė tė dyja pikat e kalimit.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Fri Jan 02, 2009 2:53 pm

Librazhd, ndihma pėr 138 familje tė varfra

LIBRAZHD - Me rastin e Vitit tė Ri, Bashkia e Librazhdit ndau dje ndihma nė ushqime dhe nė lekė pėr 138 familje tė varfra tė kėtij qyteti. Ishte njė nismė e kryebashkiakut Kastriot Begaj qė bėri tė mundur qė tė gjitha familjet e varfra dhe qė trajtohen me ndihmė ekonomike dhe pa punė tė ndihmohen sadopak dhe tė ndihen tė kėnaqur dhe tė festojnė Vitin e Ri 2008 si tė gjitha familjet e tjera. Kjo ėshtė hera e parė pėr 18 vjet qė kėta njerėz tė varfėr trajtohen nga bashkia.

Sipas Agim Toles, ish-polic (gėshtenjapjekės) por qė ka vite qėėshtė pa punė dhe shumė i varfėr thotė qė “ndihem i kėnaqur qė bashkia vuri dorėn nė zemėr pėr ne fukarenjtė”. Ndėrsa Farie Kurti, njė grua me ngjyrė, thotė qė “neve nuk e kemi nginjur barkun asnjėherė, por sivjet tė paktėn do tė kėnaq fėmijėt e mi, kjo falė dhuratės sė bashkisė Librazhd, e cila e vuri dorėn nė zemėr edhe pėr neve njerėzit e zinj”.

Librazhdi ėshtė njė ndėr rrethet mė tė varfra tė zonės verilindore dhe tė tė gjithė qarkut tė Elbasanit, rrethi ku ka shumė lista pėr ushqime nėpėr dyqane dhe ku papunėsia ėshtė shumė e madhe dhe mungojnė projektet e punėsimit dhe ndihmat e qeverisė. Por kėtė Vit tė Ri, rreth 450 veta do tė mbeten tė kėnaqur nga kjo ndihmė modeste e Bashkisė sė Librazhdit.
Sipas tė dhėnave tė nxjerra nga zyra ekonomike, njė familje e varfėr u trajtua me:
-20 mijė lekė tė vjetra nė dorė
-2 kg miell
-2 kg vaj
-dy pula
-2 kg sheqer
-2 kg oriz etj.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Fri Jan 02, 2009 2:54 pm

Gjelat e Detit, Festa e Hajdutėve

BERAT
- Dje nė fshatin Koridėz, rreth orės 3 pas mesnate persona tė paidentifikuar kanė hyrė nė banesėn e Altin Isufit ku kanė vjedhur 17 gjela deti. Reshjet e shiut qė nuk kanė ndalur gjatė gjithė natės i kanė ndihmuar hajdutėt, pėr tė eliminuar zhurmat dhe gjurmėt.

Nė banesė ndodhej vetėm gruaja me dy fėmijėt.Nė mėngjes, kur e zonja e shtėpisė ėshtė ngritur pėr tė ushqyer shpendėt ka kuptuar edhe mungesėn e tyre. Pas mbėrritjes sė policisė nė vendngjarje, banorė tė kėtij fshati bėnė tė ditur se rasti i Isufit nuk ishte i pari ku janė vjedhur gjelat e detit.

Edhe mė parė tre banorėve tė tjerė u janė grabitur gjatė natės shpendėt. Ndėrkohė, nga policia janė shoqėruar disa djem qė njihen problematikė nė fshat, megjithėse ndaj tyre nuk ėshtė ngritur asnjė akuzė.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Fri Jan 02, 2009 2:54 pm

Shkodėr, investimet nė komuna nuk realizohen

SHKODĖR -
Nė gjashtė komunat e zonave tė thella malore tė rretheve Shkodėr e Malėsi e Madhe, investimet e planifikuara pėr vitin 2008 nuk pritet tė realizohen mė shumė se 60%. Konkretisht kjo ndodh pėr komunat Pult, Shosh, Shalė, Shllak e Temal nė rrethin e Shkodrės dhe pėr komunėn Kelmend nė rrethin e Malėsisė sė Madhe.

Fondi i planifikuar pėr investime nė kėto komuna ishte 57 milionė e 106 mijė lekė, por pėr periudhėn janar - fundi i nėntorit, sipas tė dhėnave zyrtare tė prefekturės sė qarkut Shkodėr, janė investuar 33 milionė e 592 mijė lekė, ose rreth 50%, ndonėse kėto zona njihen pėr vėshtirėsitė qė kanė pėr tė jetuar dhe nevojat e mėdha pėr investime.

Ndėr kėto 6 komuna, e vetmja qė premton pėr realizimin e investimeve tė kėtij viti ėshtė komuna Shalė, ku nga 18 milionė e 948 mijė lekė, janė realizuar deri tani 16 milionė e 661 mijė lekė. Mė mirė nė drejtim tė realizimit tė investimeve paraqiten komunat Bėrdicė e Bushat, ku nė Bėrdicė sipas kryetarit tė kėsaj komune Qamil Xhurreta ėshtė realizuar 100% plani i investimeve, ndėrsa nė Bushat ėshtė realizuar 80%.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Fri Jan 02, 2009 2:54 pm

Trafiku, probleme nė akset kryesore, rrugorėt nė vėshtirėsi

ELBASAN- Segmenti mė i ngarkuar i qytetit tė Elbasanit ėshtė pėrcaktuar ai i Kryqėzimit tė Cėrrikut ku ngarkesa e Unazės i bashkohet asaj tė rrugės dalėse nė pjesėn jugore tė qytetit ku ėshtė pėrqendruar tregu i shpendėve dhe ai i mallrave industrialė. Vėshtirėsitė nė trafik janė shtuar sidomos me ardhjen e emigrantėve. Sipas tė dhėnave tė para, janė rreth 2 mijė automjete me targa tė huaja qė qarkullojnė mė tepėr nė segmentet rrugore tė Elbasanit.

Problem kryesor nė trafik mbetet ai tek Shtėpia e Kulturės dhe kryqėzimi “1 Maj” pėr shkak tė punimeve qė pozhvillohen pėr realizimin e investimit nga Buxheti i Shtetit. Drejtuesit e mjeteve thonė se policia rrugore dhe institucionet lokale duhet tė studiojnė qarkullimin pėr t’i dhėnė mė shumė frymėmarrje pasi aktualisht ka segmente mjaft problematike qė vėshtirėsojnė sė tepėrmi qarkullimin e mjeteve.

Aktualisht qendra e qytetit pėrballė teatrit “Skampa”, si dhe aksi tjetėr kryesor tek kryqėzimi “Dinamo” janė bėrė mė tė vėshtirat pėr t’u menaxhuar nga ana e policisė rrugore. Sipas drejtuesve tė Qarkullimit nė Komisariatin e Elbasanit situata ėshtė vėshtirėsuar jo vetėm me ardhjen e emigrantėve, por edhe me problemet me rrugėt.

Kėshtu, njė investim qė po kryhet tani nė kryqėzimin “1 Maj” ka sjellė mjaft probleme nė kufizimin e trafikut dhe situata paraqitet mjaft problematike.

Kėshtu vetėm ditėt e fundit nė rrugėt kryesore me trafik janė dėmtuar njė kalimtar dhe njė drejtues biēiklete. Zbatimi i rregullave tė qarkullimit rrugor ėshtė edhe objektivi i rrugorėve tė cilėt gjatė kėtyre ditėve kanė nisur edhe njė aksion pėr verifikimin e dokumenteve tė drejtuesve tė automjeteve.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Fri Jan 02, 2009 2:55 pm

Kontrabanda dhe trafiku, rriten masat nė kufi




SHKODĖR - Pėrvoja e viteve tė kaluara ka treguar se periudhat e fluksit shfrytėzohen shpesh prej trafikantėve. Njė fakt i tillė ka bėrė qė tė merren masa pėr parandalimin e goditjen e trafiqeve tė ndryshme qė mund tė zhvillohen si nė kufirin e gjelbėr, nė pikat e kalimit kufitar qė ka nė qarkun e Shkodrės, si dhe parandalimi i kalimeve tė paligjshme tė kufirit tė gjelbėr me shtetin malazias.

Sipas drejtorit rajonal tė kufirit dhe migracionit nė qarkun e Shkodrės, drejtues Besnik Zela, gjatė vitin 2008 janė evidentuar 7 raste tė kontrabandės sė mallrave dhe 24 raste tė kontrabandės sė mallrave qė paguhet akcizė. Nga 7 rastet, ku nė pjesė tė ndryshme tė vijės kufitare tokėsore e ujore qė lidh Shqipėrinė me Malin e Zi janė kapur mallra kontrabandė, 4 kanė pasur 5 autorė, ndėrsa nė 3 raste autorėt nuk kanė mundur tė identifikohen, pasi kanė braktisur mallin dhe duke pėrfituar nga errėsira dhe terreni janė larguar.

Ndėrsa pėr rastet e kontrabandės sė mallrave tė akcizės, nė 12 prej tyre janė marrė masa administrative sipas Kodit Doganor. Drejtori rajonal i kufirit dhe migracionit nė qarkun e Shkodrės, Besnik Zela, pėr gazetėn “Shekulli” shton se gjatė vitit qė po mbyllet nuk kanė munguar rastet e tentativave pėr trafiqe tė ndryshme pėrmes vijės kufitare tė kėtij qarku.

Kėshtu, nga shėrbimet e policisė kufitare tė qarkut Shkodėr janė identifikuar njė rast trafiku femrash pėr shfrytėzim prostitucioni, ku ėshtė ndaluar autori, tre raste trafiqesh mjetesh motorike, ku janė ndaluar 3 persona, ka pasur njė rast mbajtje pa leje tė armėve tė ftohta dhe njė rast dhėnie ndihmė pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit.

Nga policia kufitare e Shkodrės janė ndaluar 13 persona tė shpallur nė kėrkim, nga tė cilėt 11 shtetas shqiptarė dhe 2 shtetas tė huaj, tė cilėt kanė tentuar tė hyjnė nė Shqipėri pėrmes kufirit me Malin e Zi. Lidhur me praninė e aktiviteteve tė paligjshme nė vijėn kufitare, gjatė 2008-s ėshtė identifikuar njė rast trafik lėndėsh narkotike, 2 raste tė peshkimit tė paligjshėm, si dhe janė marrė masa administrative duke gjobitur 67 shtetas, nga tė cilėt 69 janė shqiptarė dhe 8 tė huaj.

Gjashtė shtetas tė huaj janė gjobitur pėr qėndrim tė paligjshėm nė Republikėn e Shqipėrisė, ndėrsa ėshtė bėrė urdhėr largimi dhe pėr tre shtetas tė huaj. Nga 167 shtetas tė huaj qė janė pajisur me leje qėndrimi, 64 kanė hyrė pėr here tė parė nė territorin e shtetit shqiptar dhe 45 prej tyre kanė marrė leje qėndrimi 5-vjeēar.

Deri mė 1 dhjetor 2008, pėrmes pikė kalimeve kufitare tė qarkut tė Shkodrės kanė hyrė 301 843 shtetas shqiptarė dhe 238 974 shtetas tė huaj dhe 179 921 automjete, ndėrsa kanė dalė 325 344 shtetas shqiptarė, 221 058 shtetas tė huaj dhe 179 374 automjete.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Fri Jan 02, 2009 2:58 pm

Aksidenti tragjik iu merr jetėn 4 tė rinjve




Viktimat e aksidentit ishin nga qyteti i Durrėsit. Shkaku i ngjarjes, shpejtėsia e madhe

TIRANĖ- Njė aksident i rėndė rrugor i ka marrė jetėn katėr tė rinjve mėngjesin e djeshme nė segmentin rrugor Fushė Krujė-Vorė nė afėrsi tė vendit tė quajtur Ura e Gjolės. Automjeti tip-Renault me targa tė huaja “VZ 66 YK”, nė tė cilėn po udhėtonin katėr djem tė rinj ka dalė nga rruga.

Pėrplasja me bordurat ka qenė fatale pėr katėr tė rinjtė duke iu shkaktuar atyre vdekjen. Policia mbėrriti menjėherė nė vendin e ngjarjes pėr tė sqaruar rrethanat e aksidentit, ndėrsa njėri prej tė rinjve u nis me urgjencė nė Spitalin Ushtarak por ndėrroi jetė gjatė rrugės. Sipas policisė, viktimat e aksidentit tė rėndė janė Lorenc Pirra, 28- vjeē, Orjent Muēa, 25-vjeē, Ilir Haxhi, 26-vjeē, dhe Redi Pina, 19-vjeē, tė katėr banues nė Durrės.

Aksidenti
Rreth orės 7:00 tė ditės djeshme, katėr tė rinjtė nga qyteti i Durrėsit, Lorenc Pirra, Orjent Muēa, Ilir Haxhi dhe Redi Pina po udhėtonin me njė automjet nė aksin rrugor Fushė-Krujė-Vorė. Mėsohet se automjeti tip-Renault me targa tė huaja drejtohej nga 28-vjeēari Lorenc Pirra.

Nė momentin qė automjeti po lėvizte nė vendin e quajtur Ura e Gjolės drejtuesi ka humbur kontrollin dhe makina nga dalė nga rruga. Makina ėshtė pėrplasur te njė mbajtėse reklame. Tabela e reklamės ka rėnė mbi makinė duke zėnė edhe katėr tė rinjtė brenda.

Kalimtarėt e rastit lajmėruanmenjėherė policinė. Forca tė shumta tė policisė rrugore mbėrritėn nė vendin e ngjarjes pėr tė zbardhur rrethanat e aksidentit. “I vetmi qė kishte shenja jete ishte 25-vjeēari Orjent Muēa, ndėrsa tre tė tjerėt kishin gjetur vdekjen e menjėhershme. I plagosuri u nis me urgjencė nė spital por nuk mundi tė mbėrrinte gjallė nė duart e mjekėve”, -thanė burimet policore qė ishin tė pranishme nė vendin e aksidentit.

Shkaku
Ekspertėt e policisė rrugore nisėn menjėherė hetimet pėr tė zbardhur rrethanat e kėtij aksidenti tė rėndė qė shkaktoi vdekjen e katėr personave. Nga hetimet e para policia tha se makina po udhėtonte me shpejtėsi tė madhe nė momentin qė drejtuesi i saj ka humbur kontrollin.

Makina ka dalė nga rruga dhe ėshtė pėrplasur te njė mbajtėse reklame. Mė pas tabela e reklamės ka rėnė mbi automjet duke sheshuar makinėn, gjė qė ka qenė fatale pėr jetėn e katėr personave. Policia e ka pasur tė vėshtirė nxjerrjen e personave nga makina e cila ishte shkatėrruar tėrėsisht.

Trupat e pajetė tė tė rinjve u transportuan nė morgun e spitalit pėr ekzaminime tė mėtejshme. Efektivat e policisė bllokuan pėr disa orė aksin rrugor ku ndodhi aksidenti me qėllim kėqyrjen e vendit tė ngjarjes.

VIKTIMAT
Lorenc Pirra, 28- vjeē
Orjent Muēa, 25-vjeē
Ilir Haxhi, 26-vjeē
Redi Pina, 19-vjeē
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Fri Jan 02, 2009 2:59 pm

“Jam 75-vjeē e dėnuar pėr drogė, mė lironi”




TIRANĖ- Njė grua 75-vjeēare ėshtė e detyruar tė kalojė pesė vite pas hekurave tė burgut e dėnuar pėr njė krim qė ndoshta nuk e ka kryer kurrė. Ajo akuzohet pėr kultivim tė bimėve narkotike dhe ndoshta po vuan pesė vitet e fundit tė jetės nė mungesė totale tė lirisė.

Kėsaj i shtohen edhe dy nipėrit e vegjėl tė mbetur jetimė. Pėr ta, kjo e moshuar ėshtė njeriu i vetėm qė mund t’i rrisė. Prej mė se dy muajsh gruaja dėrgon letra pa fund drejt institucioneve shtetėrore dhe sot shpresa e saj e vetme ėshtė Presidenti i Republikės. Falja e dekretuar ēdo vit prej tij mund ta nxjerrė gruan nga burgu dhe t’i japė mundėsinė qė tė qėndrojė pranė nipėrve tė saj. Me pak fjalė kjo ėshtė historia tragjike e Feride Bakos nga njė fshat i Fierit.
Gjithēka ka nisur pothuajse njė vit mė parė kur policia e Fierit zhvilloi njė kontroll tė befasishėm nė fshatin Mbyet. Uniformat blu zbuluan disa parcela me hashash tė mbjella nė njė prej tokave tė fshatit. Bima narkotike u korr dhe “hetimi” i mėtejshėm zbuloi se ajo ishte mbjellė nė tokėn qė ishte nė pronėsi tė 75-vjeēares Feride Bako.

Kjo e fundit nuk u arrestua menjėherė por ēėshtja shkoi nė prokurori. Edhe ky institucion kreu hetimet e tij dhe vendosi tė konsiderojė Feride Bakon si fajtore pėr kultivim narkotikėsh. Ēėshtja e gruas qė me vėshtirėsi qėndronte nė kėmbė e jo mė tė kultivonte hashash kaloi nė gjykatė dhe kjo e fundit e shpalli fajtore pėr veprėn e rėndė tė kultivimit tė drogės. E moshuara u dėnua me pesė vjet dhe menjėherė policia kreu arrestimin.
Ferideja u dėrgua nė qelitė e burgut ndėrsa nė shtėpi mbeti vetėm i shoqi dhe dy nipėrit e mitur. Ata janė fėmijėt e djalit tė saj, i cili fatkeqėsisht nuk jeton mė. Djali i Feride Bakos ka vdekur disa kohė mė parė nė Greqi si pasojė e njė aksidenti automobilistik dhe tė vetmit qė kujdeseshin pėr fėmijėt ishin gjyshėrit e tyre.

Por vetėm dy muaj pas burgosjes sė Feridesė, edhe bashkėshorti i saj ndėrron jetė. Vdekja e tij lė pėr herė tė dytė “jetimė” dy fėmijėt. Ata kanė braktisur shkollėn dhe bėjnė ē’tė mundin pėr tė fituar bukėn e gojės. Tashmė gruaja e moshuar jeton vetėm me nipėrit nė mendje.

Madje ajo kursen ndopak nga ushqimet e burgut me qėllimin e vetėm qė tė ketė diēka pėr t’iu dhėnė nipėrve kur t’i takojė. Nė rast se nuk i takon pėrpara Vitit tė Ri, ajo do t’iu dėrgojė nipėrve katėr kokrrat e vetme tė portokallit qė ka mundur tė ruajė gjatė kėtyre ditėve. Prej dy muajsh Ferideja ėshtė nė pritje tė njė faljeje.

Apel Presidentit te Republikes, te fale 75-vjeēaren Feride Bako ne prag te Vitit te Ri

E gjithė Shqipėria, madje e gjithė bota shqipfolėse, ka ndjekur pėrmes ekranit historinė tragjike tė Feride Bakos, gruas 75-vjeēare, qė mbahet nė burg pėr kultivim bimėsh narkotike, pasi ka humbur djalin emigrant, ka humbur tė shoqin dhe ka mbetur e vetmja mbėshtetje pėr nipėrit e saj.

Feride Bako ėshtė simboli i njė drame shoqėrore, ku ajo nuk ėshtė i vetmi personazh, sepse tė tjera gra, gjyshe apo nėna familjesh qė jetojnė nėn minimumin jetik, gjenden pas hekurave tė burgut pėr njė kundravajtje ligjore tė kryer nė humnerėn e varfėrisė e kulmin e njė lufte rrėqethėse pėr mbijetesėn e familjes e tė fėmijėve tė tyre.
Drama e pashoqe e gruas 75-vjeēare dhe e grave qė vuajnė burgun pėr tė njėjtėn arsye nuk ėshtė thjesht drama e saj, apo e njė grushti grash fatkeqe, por ėshtė drama jonė e pėrbashkėt, nė njė atdhe ku skamja shtyn nė skaje ekstreme tė mbijetesės njerėz tė thjeshtė, familjarė tė dėshpėruar, gjyshe e prindėr, qė humbasin fuqitė pėr tė kėrkuar dritėn nė tunelin e pafund tė varfėrisė.
Nėnė Ferideja duhet tė kthehet nė shtėpi, tek fėmijėt e djalit tė saj tė vdekur. Ēdo grua qė mbahet nė burg, pėr tė njėjtin shkak ndėrkohė qė me dhjetėra e dhjetėra fėmijė janė rrugėve nė mėshirė tė fatit, pa gjyshen apo nėnėn e tyre, duhet tė ketė shansin e njė trajtimi rast pas rasti tė mundėsisė sė faljes nė bazė tė njė ligji tė veēantė.
Shteti, shoqėria, tė gjithė ne, duhet t'i kėrkojmė dhe gjejmė gjetkė rrėnjėt e krimit tė kultivimit e trafikimit e kultivimit tė bimėve narkotike, aty ku ato janė realisht. Kėto rrėnjė ushqehen nga varfėria, zhvillohen nė territore ku s'ka politika sociale e ku s'ka as kontrolldhe pastaj as barazi para ligjit, dhe ē'ėshtė mė e keqja, mbeten tė paprera, pikėrisht sepse tė tjerė janė ata qė fitojnė nga kjo tregti, e tė tjerė janė ata qė kriminalizohen e dėnohen deri nė absurd, si nė rastin e Feride Bakos.
Kriminalizimi i njė plake 75-vjeēare dhe dėnimi i saj, e njė grushti grash fatkeqe, tė cilat nė bilancet e luftės ndaj trafikut tė drogės figurojnė si shifra suksesi, ėshtė nė fakt njė padrejtėsi e madhe qė vetė shteti dhe shoqėria duhet ta vėnė nė vend.
I kam kėrkuar ekspertėve tanė, qė t'i vėnė nė dispozicion Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste,njė propozim konkret pėr tė trajtuar kėtė grup fajtorėsh pa faj pėrmes njė nisme qė duhet t'i japė secilės prej tyre, njė shans pėr t'u trajtuar brenda kornizės sė njė amnistie, sigurisht rast pas rasti.
I bėj njėkohėsisht apel Presidentit tė Republikės, qė me pėrgjegjėsinė qė i jep ligji, qė tė falė 75-vjeēaren Feride Bako dhe t'i japė mundėsinė tė pėrqafojė nipat e saj nė vigjilje tė Vitit tė Ri.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit Empty Re: Ngjarjet me te fundit nga fusha e aktualitetit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi