♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjarje te aktualitetit

2 posters

Shko poshtė

Ngjarje te aktualitetit Empty Ngjarje te aktualitetit

Mesazh nga ARBRI Thu Sep 18, 2008 8:43 am

Ketu mund te postoni te gjitha lajmet e aktualitetit shqiptar
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarje te aktualitetit Empty Re: Ngjarje te aktualitetit

Mesazh nga Tetovarja Fri Nov 21, 2008 3:12 pm

Bashkia ndalon hapjen e shesheve te reja per ndertim





Njė numėr ēekiēėsh qė thėrrmojnė malin e Sarandės pėr tė hapur sheshe tė reja ndėrtimi janė detyruar tė heshtin. Ato janė bllokuar teksa punonin pa dokumentacionin e kėrkuar nė zonėn Turizėm-Kanali i Ēukės. Shkak ėshtė bėrė kėrkesa mė e re e urbanistikės sė Bashkisė sė Sarandės pas tragjedisė sė Gjirokastrės, pėr t‘i shtuar dokumentacionit tė firmave ndėrtuese edhe relacionin gjeologjik tė truallit qė pėrgatitet pėr ndėrtim. Janė disa ēekiēė qė nuk janė lejuar tė vazhdojnė punėn pa kėtė leje. Bllokimi ėshtė bėrė gjatė njė operacioni tė policisė bashkiake, tė nisur prej disa ditėsh. Remzi Bani, shef i Policisė Bashkiake tė Sarandės, tha se nuk janė lejuar tė punojnė ato mjete tė rėnda qė janė gjetur nė gėrmim tė sipėrfaqeve pėr troje ndėrtimi, pasi nuk kanė paraqitur dokumentin e kėrkuar mbi relacionin gjeologjik. Disa drejtues tė kėtyre mjeteve janė gjetur pa kėtė dokument nė hyrje tė rrugės nr. 4, si dhe nė rrugėn nr. 5 dhe nė zonėn e Marinės, nė afėrsi tė shkollės sė ciklit tė ulėt.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarje te aktualitetit Empty Re: Ngjarje te aktualitetit

Mesazh nga Tetovarja Fri Nov 21, 2008 3:14 pm

Prokuroria e Krimeve te Renda “rrethon” Lazaratin





Lazarati, fshati mė problematik nė Shqipėri pėr sa i pėrket kultivimit tė hashashit, vihet nė shtetrrethim. Prokuroria e Krimeve tė Rėnda urdhėron policinė lokale qė tė mbajė nėn vėzhgim tė gjithė personat qė dyshohet se kultivojnė dhe trafikojnė lėndė narkotike drejt Greqisė. Pas arrestimit tė Klodian Bashės, me 108 kilogram hashash, disa ditė mė parė, nė qytetin e Gjirokastrės, policia lokale ka bllokuar tė gjitha shtigjet e fshatit, madje ka vendosur patrulla policie nė ēdo rrugė dalėse. Qėllimi ėshtė ndalimi i trafikut tė drogės, pasi ka tė dhėna se disa familje nė fshat kanė korrur tė mbjellat dhe lėnda e parė ėshtė gati pėr nė treg. Pas arrestimit tė elementėve tė parė kriminalė, policia e Gjirokastrės ngriti akuzėn e trafikut ndėrkombėtar tė lėndėve narkotike, vepėr penale qė ėshtė nė kompetencėn e Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda nė Tiranė. Ajo ka nisur njė hetim tė gjithanshėm pėr elementėt me precedentė kriminale qė dyshohet se kalojnė drogėn nga qyteti i gurtė nė drejtim tė Greqisė. Burime nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda thanė dje se kanė urdhėruar pėrgjime dhe vėzhgime tė elementėve kriminalė, pasi dyshohet se njė grup i strukturuar kriminal vepron nė fshatin rebel. Njė pjesė e elementėve kriminalė janė evidentuar dhe nė ditėt nė vijim do tė pėrgatiten fletė-arrestet. Hetuesit e ēėshtjes deklarojnė pėr gazetėn se kanė tė dhėna se grupi kriminal qė trafikon pėr ēdo vit tonelata me hashash nga Lazarati drejt Greqisė drejtohet nga njė person qė ėshtė i arrestuar. Burimet pohojnė se ai e drejton grupin nėpėrmjet “letrave” dhe urdhrave nga burgu dhe “ushtarėt” e tij i zbatojnė me pėrpikėri detyrat. Dje, Gjykata e Krimeve tė Rėnda ka dhėnė masėn “burg pa afat” pėr shtetasin Klodian Basha, i cili ėshtė arrestuar pak ditė mė parė teksa transportonte 108 kilogramė hashash, tė marra nė Lazarat. Prokurori i ēėshtjes i ka paraqitur gjykatės arrestimin nė flagrancė tė Bashės, duke transportuar lėndėn narkotike drejt pikės sė kalimit kufitar me Greqinė. Para fakteve tė paraqitura nga organi i akuzės, gjykata vendosi lėnien nė burg, ndėrsa i hapi rrugėn grupit hetimor pėr tė pėrcaktuar edhe destinacionin se ku do tė pėrfundonte lėnda narkotike. Disa ditė mė parė, zbulimi i lėndės narkotike u bė nga njėsiti i policisė kufitare, tė ndihmuar edhe nga kamerat termike. Sipas Policisė sė Gjirokastrės, Policia kufitare e Kakavijės, konstatoi tre persona me nga njė ēantė tė madhe shpine, qė lėviznin nė drejtim tė kufirit me Greqinė. Njėsiti i policisė u ka bėrė thirrje tre personave tė ndalojnė. Por ata kanė hedhur ēantat pėrtokė dhe janė larguar me shpejtėsi, duke pėrfituar nga errėsira dhe nga mjegulla e dendur. Policia ka arritur tė kapė vetėm njėrin prej tyre, 24-vjeēarin Klodian Basha, nga fshati Qesarat i Tepelenės.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarje te aktualitetit Empty Re: Ngjarje te aktualitetit

Mesazh nga Tetovarja Fri Nov 21, 2008 3:15 pm

Zhduket babai, djali adoleshent denoncon ne polici





Njė djalė vihet nė kėrkim tė babait. I ati mungon prej mė shumė se njė jave nė shtėpi dhe askush nuk di tė thotė se ku ka pėrfunduar. Kjo situatė e rėnduar familjare e ka detyruar djalin 16-vjeēar tė denoncojė largimin e babait dhe tė kėrkojė ndihmė pėr gjetjen e tij. S.Cami ėshtė paraqitur mbrėmjen e vonė tė ditės sė mėrkurė pranė Komisariatit tė Policisė nė Shijak, duke deklaruar se qė mė 12 nėntor, i ati Kujtim Cami, 40 vjeē, ėshtė larguar nga banesa dhe nuk ėshtė kthyer mė. Familja Cami jeton nė fshatin Hamallaj tė Durrėsit dhe me tė marrė kallėzimin, Drejtoria e Policisė sė Qarkut deklaron se u bė shpallja nė kėrkim pėr largim nga banesa e shtetasit Kujtim Cami dhe kanė nisur kėrkimet dhe hetimet pėr zhdukjen e tij. Po hetohet nėse largimi i 40-vjeēarit nga shtėpia ėshtė i vetėdijshėm, apo pas kėtij largimi fshihet ndonjė ngjarje kriminale. Ndėrkaq njė tjetėr familje ėshtė vėnė nė kėrkim tė njeriut tė saj. Elis Fusha, 14-vjeēari nga Durrėsi, vazhdon tė jetė i humbur dhe nė kėrkim nga familjarėt dhe policia.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarje te aktualitetit Empty Re: Ngjarje te aktualitetit

Mesazh nga Tetovarja Fri Nov 21, 2008 3:16 pm

Policia britanike fshehu skandalin e David Brown





Policia britanike ndihmoi mbulimin e njė skandali tė tmerrshėm abuzimi seksual nė njė jetimore misionare nė Tiranė. Zyrtarė tė lartė ranė dakord qė tė mbanin sekret detaje pėr homologėt e tyre nė Shqipėri, pasi drejtori britanik i jetimores, David Brown, i bindi ata se, megjithėse me fėmijėt ishte abuzuar seksualisht nė jetimoren e tij, ai nuk kishte pasur tė bėnte me kėtė. Brown, 57 vjeē, njė punonjės humanitar evangjelist, i cili ka themeluar jetimoren “Fėmijėt e tij” shtatė vjet mė parė, u konsiderua fajtor pėr “marrėdhėnie seksuale” me tė mitur. Duke e dėnuar atė me 20 vjet nė njė burg tė sigurisė sė lartė nė Shqipėri, gjykatėsi Gerti Hoxha tha se shtėpia ishte pėrdorur si “njė kamuflim” pėr abuzime seksuale. Ai shpreson se dėnimi do tė shėrbejė si njė paralajmėrim pėr pedofilėt e tjerė. Duke u mbajtur me vėshtirėsi nė kėmbėt e tij, Brown ishte shoqėruar jashtė sallės sė gjyqit. Dy britanikė tė tjerė qė punonin nė jetimore mbeten nė gjykim mbi rolin e tyre nė kėtė abuzim. Dino Christodoulou, 45 vjeē, njė kujdestar pėr terapinė sociale nga Blackburn-i nė Lancashire, dhe Robin Arnold, 56 vjeē, njė tregtar nga Cromer nė Norfolk, u ekstraduan nė Shqipėri prej Britanisė nė muajin maj. Streha ku Brown kujdesej pėr 40 fėmijė tė braktisur dhe tė mitur, ėshtė mbyllur nga policia shqiptare nė muajin maj 2006. Dhjetė fėmijė, tė moshės midis 4 dhe 13 vjeē, i deklaruan policisė shqiptare se mbi ata ishte abuzuar seksualisht nga Brown dhe dy britanikėt e tjerė. Nė disa raste, fėmijėt pohuan se ishin mbajtur tė mbyllur nė njė galeri, tė izoluar dhe tė pėrdhunuar. Hetimi nė Britani Por njė hetim ka treguar se Shėrbimi Kombėtar Britanik pėr Zbulimin e Aktivitetit Kriminal (National Criminal Intelligence Service, NCIS) mori detaje mbi kėto abuzime qė 18 muaj para arrestimeve, nė dhjetor 2004 dhe nuk ia kaloi ato homologėve shqiptarė. Brown u dha anėtarėve tė NCIS, tė vendosur nė rajon pėr tė luftuar krimin e organizuar, shpjegime pikėlluese tė abuzimeve qė kishin pėsuar djemtė nė shtėpinė e tij, por nuk pranoi se ai ishte i pėrfshirė. Nė bazė tė fjalės sė tij, zyrtarėt vendosėn tė mos informonin policinė shqiptare mbi kėto abuzime. Pėrpara se tė fliste me hetuesit, Brown kėrkoi kėshilla nga miku i tij, Alan Moir, njė ish-inspektor policie nė pension nga Inverness. Moir, 64 vjeē, i cili kishte mbėshtetur funksionimin e shtėpisė, organizoi njė takim nė njė hotel nė kryeqytet me zyrtarė nga NCIS. Nė kėtė takim, Brown pretendoi se Christodoulou, tė cilin ai e kishte lejuar tė kthehej nė Blackburn, kishte abuzuar seksualisht me fėmijėt prapa krahėve tė tij. Ai nuk tha asgjė mbi pėrfshirjen e pretenduar tė Arnold dhe tha se nuk kishte pasur asnjė njohje paraprake se fėmijėt kishin qenė dėmtuar. “Morėm njė vendim se ne nuk do tė raportonim (abuzimin) tek autoritetet”, thotė Moir. “Ne e dimė se ēfarė do tė kishte ndodhur, nėse dikush do tė ishte arrestuar dhe fėmijėt do tė ishin rikthyer nė rrugė”. I pyetur nėse kjo pėrbėnte njė fshehje nga ana e tyre, Moir pėrgjigjet: “Ky ėshtė njė pėrshkrim i drejtė dhe i kujdesshėm. Ne e mbajtėm atė sekret nga shqiptarėt. Por nuk ishte se ne donim tė fshihnim ndonjė gjė. Ne ishim duke u pėrpjekur tė mbronim fėmijėt, tė hapnim njė strehė tė re dhe tė bėnim diēka tė mirė pėr ta. Kjo ishte pikėpamja ime nė atė kohė. Unė mund ta kem pasur gabim. Duke parė mbrapa, unė ndihem i mashtruar nga David. Nė atė kohė kisha pėrshtypjen se kjo ishte njė shtėpi e vėrtetė”. NCIS kontaktoi policinė e Lancashire, duke kėrkuar informata mbi Christodoulou dhe garantoi se ai nuk ishte duke u marrė me fėmijė. Asnjė hetim nuk ishte bėrė mbi Arnold, i cili kishte pasur dy dėnime pėr sjellje tė pahijshme ndaj fėmijėve, tė cilat datonin nė vitet 1980, duke e lėnė atė tė lirė tė udhėtonte pėr nė Malawi nė atė qė ai e pėrshkruante si njė mision ndihme, ku kishte takuar fėmijė ndėrsa u mėsonte “Biblėn”. Nuk ka pasur asnjė pėrpjekje pėr tė shpėtuar fėmijėt ciganė nė strehėn jetimore, ku Brown flinte me djemtė nė krevatin e tij. “Shumė prej nesh ishin nė siklet mbi atė qė kishte ndodhur atje”, thotė njė prift, i cili kishte rėnė dakord tė mos informonte policinė shqiptare mbi strehėn. “Por ne besonim se David ishte njė njeri i mirė. Dhe ne nuk donim qė e gjithė ajo punė e mirė qė kishat tona kishin bėrė, tė lidhej me jetimoren e David”. Nė maj 2006, Brown kishte pėrshtypjen se pėrpjekja pėr t‘u fshehur kishte pasur sukses dhe parashikonte tė hapte njė tjetėr shtėpi nėn njė emėr tė ri. Moir dėrgoi rreth 20000 euro nga paratė e tij pėr nė Shqipėri, tė cilat ai tha se ishin pėr njė depozitė mbi tokėn ku ata mund tė ndėrtonin njė strehė tė re. Por pėr Brown, loja kishte marrė fund. Duke marrė informata mbi njė rrjet tė mundshėm pedofilie qė vepronte brenda vendit, autoritetet shqiptare mbyllėn jetimoren e rrėnuar, arrestuan Brown dhe, disa muaj mė vonė, ekstraduan Christodoulou dhe Arnold pėr tė dalė pėrpara gjyqit nė Tiranė. Fshehja e krimit Vetėm atėherė, 18 muaj pasi zyrtarėve britanikė u ishte thėnė pėr abuzimet nė jetimore, filloi njė hetim i plotė kriminal. Njė zyrtar i lartė i policisė britanike, i pėrfshirė nė kėtė hetim, thotė se ai ishte “befasuar” kur zbuloi se abuzimi ishte mbuluar nga kolegė tė tij. “Baza e vėrtetė pėr mbrojtjen e fėmijės ėshtė: shpėtimi i fėmijėve”, tha ai, duke shtuar se “vendimi qė ishte marrė nga dhjetori 2004 ishte qartazi njė gabim. Ai ka rrezikuar jetėn e fėmijėve tė pambrojtur”. Nė njė deklaratė, Agjencia pėr Krimin e Rėndė tė Organizuar (SOCA), e cila ka marrė funksionet nga NCIS, mohoi se zyrtarėt e saj ishin pėrfshirė nė mbulimin e krimit, duke saktėsuar se akuzat “i paraprijnė krijimit tė SOCA” dhe komunikimi midis agjencive britanike tė zbatimit tė ligjit dhe atyre shqiptare prej asaj kohe, ėshtė pėrmirėsuar. “Nuk ka pasur asnjė mbulim. Marrėdhėniet me shqiptarėt nė 2004-ėn nuk kanė asnjė krahasim me marrėdhėniet qė SOCA ka zhvilluar prej 2006- ės. Nė tė njėjtėn kohė, zyrtarėt vepruan mbi bazėn e kėshillės mė tė mirė tė mundshme nė ato rrethana. Marrėdhėnia e shkėlqyer qė ne kemi tani ka ēuar nė daljen pėrpara gjyqit nė Shqipėri tė tre shtetasve britanikė”. I intervistuar nė burg pėrpara verdiktit tė gjykatės, tė tre britanikėt e akuzuar i deklaruan gazetės “The Guardian” se me fėmijėt ishte abuzuar nė strehėz. Por tė gjithė mohojnė implikimin e tyre personal nė abuzim, duke akuzuar njėri-tjetrin. Christodoulou thotė se fėmijėt kanė qenė inkurajuar qė tė thonin gėnjeshtra mbi tė. “Ėshtė mizore pėr dikė qė tė pėrdorė fėmijėt kundėr meje”, u shpreh ai. Arnold tha se, megjithėse ai nė tė kaluarėn kishte kryer marrėdhėnie tė turpshme me fėmijė, ishte i pafajshėm ndaj akuzave. “Unė jam kėtu sepse Zoti ėshtė duke mė pėrdorur mua pėr t‘i vėnė poshtė kėta bastardė tė tjerė”, u shpreh ai. Avokatėt mbrojtės tė tė dyve kanė vėnė nė dyshim vlefshmėrinė e dėshmive tė dhėna nga fėmijėt, duke pretenduar se ato ishin “manipuluar” nga prokuroria. Brown i pėrshkroi Christodoulou dhe Arnold, tė cilėt ai i akuzon pėr abuzimet, si “ujqėr me lėkurė qengji”. Ai e pėrshkroi gjyqin e tij si “ditėn time nė kryq”. “Jam babai i kėtyre fėmijėve dhe e kam pėr detyrė nga Zoti t‘i mbroj ata”, u shpreh ai.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarje te aktualitetit Empty Re: Ngjarje te aktualitetit

Mesazh nga Tetovarja Fri Nov 21, 2008 3:17 pm

Rrezikon shembjen shtepia 280-vjecare e Thanas Vajes





Njė shtėpi e ndėrtuar rreth 280 vjet mė parė, nė pjesėn muzeore tė qytetit tė Gjirokastrės, nė tė cilėn banojnė prej 60 vjetėsh pesė familje gjirokastrite dhe qė sipas tė gjitha gjasave ėshtė ndėrtuar dhe ka qenė nė pronėsi tė Thanas Vajės, njė nga komandantėt mė besnikė tė Ali Pashė Tepelenės, aktualisht ėshtė nė rrezik shembjeje. Sipas banorėve, prej katėr vjetėsh nė tavanet, muret ndarėse dhe muret e jashtme tė kėsaj shtėpie, me moshė gati treshekullore, janė shfaqur plasaritje tė thella, tė cilat nga viti nė vit kanė ardhur duke u zgjeruar. “Kemi shumė vjet qė jetojmė nė ankth, por kemi tė paktėn dy vjet qė kemi parashtruar njė ankesė pėr kėtė rrezik shembjeje nė bashki, prefekturė, qark dhe nė Drejtorinė Rajonale tė Monumenteve tė Kulturės, por deri tani nuk kemi asnjė zgjidhje”, thotė Izmini Dogani, banore nė njė prej apartamenteve tė kėtij pallati nė lagjen “Varrosh” tė Gjirokastrės. Kjo ndėrtesė me mure dhe ēati guri, ku banojnė pesė familje, ėshtė ndėrtuar nė vitin 1815 dhe ėshtė konfiskuar nga autoritetet e perandorisė osmane nė vitin 1873, pasi nė atė kohė nga administrata turke u zbulua se ishte ndėrtuar dhe ishte nė pronėsi tė njė prej figurave mė tė njohura dhe mė besnike tė divanit tė Ali Pashė Tepelenės. Tė dy ishin shpallur e ndėshkuar si armiq tė betuar tė Portės sė Lartė. Thanas Vaja, kryekomandanti i ushtrisė dhe kryeinformatori i Ali Pashės, me orgjinė nga fshati Lekėl i Tepelenės, e kishte ndėrtuar kėtė shtėpi me rreth 20 divale e odara nė lagjen “Varrosh” tė Gjirokastrės, nė vitet e lulėzimit tė Pashallėkut tė Janinės, por sipas gojėdhėnave, nuk banoi asnjėherė aty. Pas ndėshkimit shembullor qė ushtritė e Sulltanit i bėnė Aliut dhe Thanasit, qiraxhinjtė qė banonin nė kėtė shtėpi e mbajtėn sekret pėr njė kohė tė gjatė pronėsinė e saj, derisa rreth vitit 1873 autoritetet turke zbuluan pronėsinė e godinės dhe e sekuestruan atė. Pėr vite tė tėra ajo mbeti nė pronėsi shtetėrore, status qė e trashėgoi edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore. Funksioni si banesė qė nisi qysh nė vitin 1945, kur aty u vendosėn familjet e para, ka vazhduar deri mė sot, kur aktualisht nė tė banojnė pesė familje. Banorėt thonė gjithashtu se investimet e para pėr restaurimin e ēatisė dhe pėrshtatjet e mjediseve tė brendshme pėr banim janė kryer dy herė, fillimisht nė vitin 1945 dhe ndėrhyrja e dytė me sens mė restaurues nga pikėpamja arkitekturore ėshtė bėrė nga Atelieja e Restaurimeve nė vitin 1970. Banorėt e kėsaj ndėrtese thonė se kanė paguar rregullisht qiranė deri nė vitin 1994 dhe mė tej pagesat janė ndėrprerė, sepse ndėrmarrja komunale-banesa u shkri pas privatizimit tė banesave shtetėrore. Pra, pesė familjet nuk kanė mundur tė pėrfitojnė nga privatizimi, pasi shtėpia mund tė ishte me pronar dhe sot nuk rezultojnė as pronarė dhe as qiraxhinj e pėr rrjedhojė nuk mund tė investojnė nė shtėpinė ku jetojnė. “Nė pėrgjigje tė kėrkesės sė adresuar bashkisė sė qytetit, ne jemi pėrcjellė nė Drejtorinė Rajonale tė Monumenteve tė Kulturės. Ndonėse tregohet vėmendje pėr tė bėrė riparime dhe restaurime tė pjesshme, pėrfaqėsuesit e kėsaj drejtorie na thonė se nė kompetencė pėr restaurim nga ana e saj janė vetėm banesat e shpallura ‘monument kulture‘ dhe kjo banesė nuk ėshtė nė kėtė listė”, thotė Petraq Kondili. Vetė drejtori i DRMK-sė, Spartak Drasa, thotė pėr “Shqip” se ndonėse kjo shtėpi ndodhet brenda zonės sė mbrojtur muzeore, ajo nuk ėshtė e pėrfshirė nė listė: as nė monumentet e kategorisė sė parė, as nė ato tė kategorisė sė dytė. Pėr shkak tė situatės mjaft tė rrezikshme, dy nga familjet qė jetojnė aty janė detyruar tė largohen pėr tė banuar pėrkohėsisht nė shtėpitė e tė afėrmve, ndėrsa tre tė tjera vazhdojnė tė bashkėjetojnė me rrezikun e shembjes sė banesės sė vjetėr. Sidoqoftė, derisa tė zgjidhen problemet burokratike tė pronėsisė mbi kėtė banesė tė vjetėr, banorėt e saj, sidomos pas tragjedisė sė rrėzimit tė pallatit nė lagjen “11 janari”, jetojnė mes stresit dhe tmerrit.
Dritare nė histori
Nga fundi i shekullit XVII dhe nė fillim tė shekullit XIX, Ali Pashė Tepelena kishte pėr komandant tė ushtrisė sė vet njė shqiptar me emrin Thanas Vaja, tė cilin autorėt bashkėkohės francezė e anglezė e kanė quajtur “Gjeneral Vajas”.
Ky shqiptar trim i pėrkiste kishės ortodokse. Pasi i kishte qėlluar rasti t‘i fashiste turbullirat greke me njė dorė tė fortė, domethėnė t‘i shtypte rreptė trazirat e tyre, grekėt kanė shkruar shumė gjėra pėr tė.
Thanas Vaja, i cili pėr grekėt ėshtė Athanaisos Vaias, nuk shikohej si armik, por si “tradhtar”. Pėr grekėt mendjelehtė, “feja ortodokse” dhe “kombėsia greke” kanė qenė dhe vazhdojnė tė jenė ende dy terma qė nuk dallohen nga njėra-tjetra, domethėnė janė tė njėjta. Pėrkundrazi, shqiptarėt dallojnė shumė nė kėtė pikė. Kėta tė fundit, lidhjet e kombėsisė i ndjejnė mė tepėr se sa lidhjet e fesė.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarje te aktualitetit Empty Re: Ngjarje te aktualitetit

Mesazh nga Tetovarja Sat Nov 22, 2008 12:57 pm

Terror me arme, grabitet “Raiffeisen Bank”
Nėn terrorin e armėve, njė adoleshent ka mundur tė grabisė me maska njė filial banke tė rėndėsishme nė Tiranė. Me maskė nė kokė dhe pistoletė nė dorė, ai ka hyrė nė ambientet e bankės, ka qėlluar dy herė nė ajėr, e duke bėrtitur ka marrė 800 mijė lekė nga arkėtarja, tė cilės i ishte drejtuar arma nė fytyrė. E terrorizuar, ajo ka mbushur ēantėn me para dhe ia ka dhėnė grabitėsit, pėr tė cilin mendohet se ėshtė vetėm 17 ose 18 vjeē. Burimet e policisė kryeqytetase thanė se dje, rreth orės 13:40, shėrbimet policore tė Komisariatit nr. 4, morėn njoftim se nė kryqėzimin e rrugės “Bardhyl” me rrugėn “4 Dėshmorėt”, ėshtė vjedhur njė nga filialet e “Raiffeisen Bank”. Menjėherė nė vendin e ngjarjes shkuan specialistėt e seksionit Kundėr Vjedhjeve me Dhunė/Armė, pėr tė bėrė tė mundur identifikimin dhe lokalizimin e autorėve, si dhe zbardhjen e rrethanave tė kėsaj ngjarjeje. Nga tė dhėnat e para hetimore rezulton se autori nė momentin qė ka hyrė nė ambientet e bankės, ka kėrcėnuar nėpėrmjet pistoletės punonjėsen e arkės, pėr tė marrė shumėn e parave qė ndodheshin aktualisht nė arkė, shumė e cila dyshohet tė jetė rreth 800 mijė lekė. Duke ndjekur instruksionet e marra nga autoritetet e bankės, punonjėsja, e cila ndodhej edhe nėn tė shtėnat e pistoletės sė grabitėsit, ka mbledhur gjithė paratė dhe ia ka dhėnė atij. Nga ana tjetėr, kolegėt e arkėtares, kanė shtypur butonin e sigurisė pėr njoftimin e policisė. Burimet zyrtare nga zyra e shtypit tė “Raiffeisen Bank” bėnė tė ditur se forcat e policisė kanė arritur nė degėn e rrugės “Bardhyl” rreth 5 minuta, pasi stafi ka shtypur butonin e alarmit, por fatkeqėsisht vjedhėsi ishte zhdukur. “Fatmirėsisht asnjė nga klientėt apo stafi i degės sė bankės nuk ėshtė plagosur apo dėmtuar. Menjėherė pas kėsaj ngjarjeje, dega e bankės ėshtė e mbyllur dhe forcat e policisė kanė marrė gjendjen nėn kontroll. Prioriteti ynė i parė ėshtė pa dyshim siguria e stafit dhe ne jemi tė kėnaqur qė ata kanė vepruar sipas politikės sonė tė sigurimit”, tha Rober Wright, drejtor nė “Raiffeisen Bank”. Pas grabitjes sė bujshme, ku tė pranishmit janė tronditur, policia ka rrethuar gjithė zonėn dhe ka nisur hetimet pėr zbardhjen e saj. Sipas tė dhėnave hetimore, autori i grabitjes me armė zjarri, ėshtė njė adoleshent me trup tė vogėl dhe besohet tė jetė i ardhur nė Tiranė. Zyrtarisht, policia tha se kamerat qė gjenden nė filialin e bankės, nuk kanė arritur tė identifikojnė autorin, pasi ai ishte i maskuar. Kėshtu, grupi hetimor ka sekuestruar kasetat e sigurisė, pėr t‘i pėrdorur pėr verifikim tė personave tė dyshuar. Sipas dėshmitarėve nė vendngjarje dhe punonjėsve tė filialit bankar, autori e kishte mbuluar fytyrėn e tij me njė bluzė golf, duke u pėrpjekur qė tė mos identifikohej nga askush. Skena e grabitjes ka qenė ajo klasike qė ndodh edhe nė bankat e vendeve tė ndryshme evropiane, sidomos nė fqinjin tonė, Greqi. Sipas tė dhėnave hetimore, autori dyshohet se ėshtė larguar nė kėmbė mes pallateve dhe mė pas ėshtė pritur nga persona tė tjerė, tė cilėt e kanė ndihmuar tė arratiset me makinė. Duke u nisur nga kėto dyshime, policia ka ngritur njė sėrė postblloqesh, duke kontrolluar mjetet e dyshimta. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, pavarėsisht se policia ka vazhduar me punėn pėr identifikimin e autorit, nuk ka mundur tė prangosė ndonjė tė dyshuar. Kohė mė parė, njė tjetėr grabitės vodhi njė filial tė “Raiffeisen Bank” te Zogu i Zi, i cili u arrestua pak kohė mė vonė, pas hetimeve tė policisė.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarje te aktualitetit Empty Re: Ngjarje te aktualitetit

Mesazh nga Tetovarja Sat Nov 22, 2008 12:58 pm

Ne gjyq, bleu nje femije vetem 10 mije leke





Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka dėrguar nė gjykatė dosjen ndaj Kujtim Demirit, i akuzuar pėr trafik fėmijėsh. Procedimi penal ka filluar nė muajin janar tė kėtij viti, megjithėse dosja ishte pezulluar mė parė nga Prokuroria e Tiranės. Nga tėrėsia e akteve rezulton se i pandehuri, pas muajit shkurt tė vitit 2002, ėshtė larguar nga Shqipėria, duke mbėrritur nė Greqi sė bashku me tė dėmtuarin H.Sefa. Sipas akuzės, Demiri i ka krijuar kushtet dhe mundėsitė, duke e detyruar, tė dilte dhe tė lypte nė rrugė. Sipas akuzės, i pandehuri e ka njohur tė dėmtuarin nė Tiranė, pasi ka pasur marrėdhėnie fqinjėsie dhe krushqie me tė. Demiri ka shfrytėzuar gjendjen e vėshtirė ekonomike tė tė atit dhe ia ka blerė fėmijėn e mitur tė quajtur H.Sefa. “Ēmimi i blerjes ishte njėqindmijė lekė tė vjetra, ndėrkohė qė tė dyja palėt, i pandehuri dhe shtetasi S.Sefa kanė rėnė dakord qė, pėrveē ēmimit tė shitjes, S.Sefa do tė merrte ēdo muaj njė shumė nė masėn prej njėqindmijė lekėsh tė vjetra, te familja e shtetasit Kujtim Demiri. I dėmtuari do tė nxirrej jashtė shtetit pėr tė lypur, me qėllim pėrfitimin material”, thuhet nė dosje. Sipas saj, metoda qė ka pėrdorur i Demiri pėr tė shtėnė nė dorė tė dėmtuarin ėshtė propozimi dhe arritja e marrėveshjes me tė atin e tė dėmtuarit. Pas mbėrritjes nė Greqi, Demiri, nėn ushtrimin e dhunės nė disa raste, ka arritur tė realizojė nxjerrjen e tė miturit nė rrugė pėr tė lypur. Sipas prokurorisė, tė gjitha fitimet e nxjerra nga veprimtaria e ushtruar si lypės nga ana e tė dėmtuarit, kanė shkuar nė favor tė tė pandehurit Kujtim Demiri. “Mėnyra e pėrdorur nga i pandehuri pėr tė krijuar lidhjen me tė dėmtuarin, duke i premtuar njė jetė mė tė mirė, qė do tė sigurohej nga lypja, e shoqėruar me elemente tė tjerė, pėrbėn rekrutimin e tė dėmtuarit pėr efekt shfrytėzimi. Pas kėsaj faze, i pandehuri merr tė gjitha masat pėr t‘u larguar me tė dėmtuarin jashtė shtetit, duke lėvizur nė mėnyrė ilegale”, thuhet nė kėrkesėn e organit tė akuzės.Sipas saj, nė kohėn kur ka ndodhur ngjarja, i dėmtuari ishte i mitur. “Si pėrfundim konkludojmė se nga aktet e administruara nė dosje tė pėrftuara nga hetimet rezulton se me veprimet e tij qė konsistojnė nė: rekrutimin dhe transportimin e tė dėmtuarit tė mitur H.Sefa me qėllim shfrytėzimin e tij, pėr punė skllavėruese siē ėshtė ajo e lypjes, i pandehuri Kujtim Demiri ka konsumuar elementet e veprės penale tė trafikut tė qenieve njerėzore”, pėrfundon prokuroria.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarje te aktualitetit Empty Re: Ngjarje te aktualitetit

Mesazh nga Tetovarja Sat Nov 22, 2008 12:59 pm

Kater minorene vjedhin ne Repartin e Nderhyrjes se Shpejte





Ėndrra pėr tė pasur njė motor nuk ka ndalur katėr adoleshentė pėr tė kapėrcyer telat me gjemba tė repartit tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė tė Elbasanit. Duke qenė fqinjė me vendgrumbullimin e mjeteve tė bllokuara, katėr tė mitur nga fshati Bradashesh i Elbasanit, kanė kurorėzuar me sukses aksionin pėr vjedhjen e dy motoēikletave. Ngjarja ka ndodhur mbrėmjen e sė enjtes, por nuk kanė kaluar as dy orė nga akti i vjedhjes dhe tė katėrt kanė rėnė nė prangat e policisė. Sipas burimeve zyrtare tė policisė, janė ndaluar tre 14-vjeēarė dhe njė 17-vjeēar, nga fshati Bradashesh, pasi kishin vjedhur dy motoēikleta nė Repartin e Ndėrhyrjes sė Shpejtė. Sipas deponimeve tė tyre nė polici, fėmijėt e kishin kryer kėtė akt sė bashku, pasi prindėrit i ishin pėrgjigjur negativisht kėrkesės sė tyre pėr tė blerė motoēikleta. Pas njė kontrolli nė banesat e tyre, policia ka sekuestruar edhe dy motoēikletat si provė material, duke i kthyer sėrish nė pikėn e bllokimit.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarje te aktualitetit Empty Re: Ngjarje te aktualitetit

Mesazh nga Tetovarja Sat Nov 22, 2008 3:24 pm

Kufizimet, pa drita nga 6 deri ne 16 ore






Dimri ka nisur tė firmosė me ditėt e tij tė ftohta kėtė fund sezoni vjeshtor, por edhe me atė qė jemi mėsuar tė pėrjetojmė ēdo vit, mungesėn e energjisė elektrike.
OSSH, kompania “e re” qė ka marrė pėrsipėr “tė nxjerrė faqebardhė” Ministrinė e Energjetikės nė privatizimin e Korporatės Elektroenergjetike, ka vendosur masa tė reja kufizuese. Por ndėrprerja e planifikuar e energjisė mohohet prej zyrtarėve tė Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes. Megjithatė, ēdo ditė kryeqytetit ka filluar t‘i mungojė energjia elektrike pėr katėr orė e mė shumė. Ndėrsa nė disa zona periferike tė tij, tė jetuarit pa drita ka filluar tė bėhet pjesė e pėrditshmėrisė. Ka pasur raste kur janė regjistruar edhe ditė me mungesa prej 11 orėsh tė energjisė elektrike.
Ky kufizim nuk do tė kryhet mbi bazė tė ndonjė njoftimi zyrtar tė kėtij operatori, qė edhe qytetarėt tė mund tė marrin masat. Ndėrprerja e furnizimit me energji mėsohet se do tė jetė e herėpashershme, por jo mė pak se katėr orė nė ditė.
Megjithatė duket se kryeqyteti do tė duhet ta konsiderojė veten “me fat” pėr sa i pėrket kėtyre kufizimeve. Burime nė OSSH bėjnė tė ditur se mungesėn e energjisė elektrike do ta pėrjetojė i gjithė vendi dhe Tirana do tė jetė mė e privilegjuara edhe pėr shkak tė numrit tė lartė tė popullsisė dhe bizneseve. Nė rajonet e tjera tė vendit, kufizimet do tė lidhen edhe me nivelin e arkėtimeve tė energjisė, pėr tė cilėn korporata detyrohet tė arrijė nė detyrimet e pėrcaktuara nga ministria, me qėllim arritjen e kuotave pėr njė privatizim tė suksesshėm.
Nė Operatorin e Sistemit tė Shpėrndarjes bėhet e ditur se do tė jenė sėrish zonat rurale ato mė tė goditurat nga ndėrprerjet e energjisė elektrike. Por edhe qytetet e tjera do tė pėrjetojnė njė kufizim energjie deri nė gjashtė orė nė ditė. Mungesa e dritave pėr konsumatorėt familjarė ėshtė konstatuar edhe nė orėt e natės, kur dihet se konsumi i energjisė bie.
Gjeneratorėt janė rikthyer po aq zhurmshėm sikundėr u dėgjuan edhe njė vit mė parė nga ana e tregtarėve tė bizneseve tė vogla e tė mesme nė kryeqytet. Sektori i shėrbimeve, ndėr mė tė cenuarit nga mungesa e energjisė elektrike, ka nisur qė tė marrė masat e menjėhershme pėr tė pėrballuar njė stinė jo vetėm tė ftohtė, por edhe “herė me drita e herė jo”.
Nga ana tjetėr, ata i druhen mė shumė kostos sė shėrbimit qė shumėfishohet nga kjo mungesė energjie elektrike. E ndonėse tė imunizuar me mungesat e herėpashershme tė energjisė, madje edhe me situata krize nė shpėrndarjen e saj, tė gjithė i tremben orareve tė paparalajmėruara tė kufizimeve.
Shkodėr
Mungesa e energjisė shkon
deri nė 16 orė nė ditė
Fshati Paēram nė Rrethin e Shkodrės, qė ndodhet pranė hidrocentralit tė Vaut tė Dejės, vuan prej njė muaji mungesėn e energjisė elektrike pėr 16 orė nė ditė. Situata e vėshtirė pėr kėta banorė, ka bėrė qė drejtuesit e Partisė Demokratike dhe ata tė Partisė Socialiste nė fshat tė reagojnė, duke i kėrkuar Kryeministrit qė fshati i cili njihet si bastion i tė djathtėve dhe paguan nė masėn 90 pėr qind faturat e energjisė tė mos diskriminohet, por tė trajtohet njėlloj si tė tjerėt. I gjithė Qarku i Shkodrės po pėrballet prej disa ditėsh me kufizime tė ndjeshme tė energjisė elektrike, qė variojnė pėr qytetet deri nė katėr orė, ndėrsa pėr fshatrat kufizimet arrijnė deri nė 16 orė gjatė 24 orėve. Pavarėsisht reshjeve tė dendura tė shiut gjatė ditėve tė fundit dhe faktit qė nė territorin e Qarkut tė Shkodrės ndodhen dy nga hidrocentralet kryesore tė vendit, ai i Komanit dhe i Vaut tė Dejės, furnizimi me energji elektrike ėshtė i pakėt dhe nė pjesėn mė tė madhe tė ditės ka sjellė edhe mungesėn e ujit tė pijshėm. Fshati Paēram, qė ndodhet midis Shkodrės dhe Lezhės, ėshtė njė ndėr mė problematikėt pėr sa i pėrket mungesės sė energjisė. Banorėt e fshatit janė tė revoltuar, pasi e paguajnė rregullisht energjinė qė konsumojnė. Tė mbėrthyer nga halli, fshatarėt e zonės janė bashkuar si rrallėherė, tė majtė e tė djathtė, dhe kanė kėrkuar me kėmbėngulje heqjen e kufizimeve. Kryetari i Partisė Demokratike nė fshat, Lush Deda, thotė se fshatarėt ndihen tė diskriminuar. Nė tė njėjtėn linjė shprehet edhe kryetari i Partisė Socialiste pėr fshatin, Pjetėr Dini, i cili thotė se gjendja nuk ndryshoi kur nė pushtet erdhėn demokratėt, tė cilėt premtuan mė shumė vėmendje pėr zonėn e Shkodrės.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarje te aktualitetit Empty Re: Ngjarje te aktualitetit

Mesazh nga Tetovarja Sat Nov 22, 2008 3:25 pm

Familjet e pallatit te shembur presin fondin nga qeveria
Dosja me dėmet e shkaktuara nga shembja e pallatit pesėkatėsh nė lagjen “11 janari” tė Gjirokastrės ėshtė miratuar nė bashki, nė qark dhe prefekturė dhe pritet njė vendim i Kėshillit tė Ministrave pėr dėmshpėrblimin e familjeve tė dėmtuara. Burime tė Kėshillit tė Qarkut tė Gjirokastrės kanė zytarizuar dje listėn emėrore tė familjeve tė dėmtuara nga shembja e pallatit nė mesditėn e 9 nėntorit, ku humbėn jetėn tre njerėz, si dhe ka pėrfunduar dosjen e vlerėsimit tė dėmit.
Jorgo Nikolla, specialist pėr emergjencat civile nė Kėshillin e Qarkut tė Gjirokastrės, tha dje se vlera reale e dėmit shkon nė shifrėn 80.476.960 lekė, duke llogaritur kėtu edhe orenditė shtėpiake. “Pesė specialistė, tre nga Kėshilli i Qarkut Gjirokastėr dhe dy nga Agjencisė Rajonale tė Legalizimeve, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave tė Ndėrtimeve Informale (ALUIZNI), kanė dokumentuar 70 faqe raport pėr 18 familje tė prekura nga tragjedia e Gjirokastrės dhe shumė shpejt ky dokument do tė mbėrrijė nė Ministrinė e Brendshme”, tha Nikolla. Sipas tij, llogaritja e dėmit tė pallatit tė shembur kap shifrėn 59.276.960 lekė, ndėrsa dėmi nė orendi shtėpiake kap shifrėn 21.200.000 lekė. Duke iu referuar specialistit tė Emergjencave Civile nė Kėshillin e Qarkut Gjirokastrės, familjet Ibrahim Braho, Krenar Nikicaj, Thanas Zoko, Vasil Pulla dhe Shpėtim Llocko, Imzot Haska kanė pėsuar njė dėm material me vlerė 6.457.470 lekė pėr secilin. Ndėrkohė, familjet e Vasil Vangjelidhi, Trashėgim Roshi, Axhem Mene dhe Vullnet Sinani kanė pėsuar njė dėm materiale me vlerė 4.938.400 lekė pėr secilin. Ndėrsa familjet Hadėr Haska, Jetnor Dalani, Bilbil Tena dhe Sokrat Papadhopulli kanė pėsuar njė dėm me vlerė 5.087.490 lekė pėr secilin. Gjithashtu, nė tragjedinė e 9 nėntorit janė dėmtuar edhe katėr qiramarrės tė kėtij pallatit. Kėto familje parashikohen tė dėmshpėrblen me vlerėn 500.000 lekė.
Shtabi i Emergjencės ėshtė ngritur nė prefekturėn e qytetit tė Gjirokastrės me qėllim pėrballimin e fatkeqėsisė qė ndodhi nė mesditėn e 9 nėntor nė kėtė qytet pas shembjes sė njė pallati, si pasojė e tė cilit, 3 veta kanė humbur jetėn dhe 18 familje mbetėn pa shtėpi. Familjarėt e prekur nga tragjedia e 9 nėntorit nė fillim tė javės pėrfituan ndihma financiare nga Prefektura dhe nga Bashkia e Gjirokastrės. Nga hetimet e deritanishme ėshtė arritur nė pėrfundimin se pallati pesėkatėsh i ngritur nė njė kodėr, u shemb pėr shkak tė punimeve pėr ndėrtimin e njė godine tė re, pranė tij. Deri tani pėr kėtė ngjarje janė arrestuar tetė punonjės tė Bashkisė sė Gjirokastrės dhe tė firmės qė po ndėrtonte pallatin e ri.
Universiteti
Ndihma pėr tre
studentė qė banonin
nė pallatin e shembur
Rektorati i Universitetit “Eqrem Ēabej” tė Gjirokastrės ka vendosur dje tė akordojnė njė ndihmė financiare pėr tre studentėt e tij, tė cilėt u prekėn nga tragjedia e 9 nėntorit, ku humbėn jetėn tre persona dhe u plagosėn disa tė tjerė. Rektori i Universitetit tė Gjirokastrės, prof. as. Gėzim Sala, tha se, studentėt Dorina Sinani, Luriana Haska dhe Erald Bundo do tė pėrfitojnė secili nga 70 mijė lekė. “Kjo ndihmė vlen pėr kompensimin e humbjeve qė ata kanė pėsuar nga ky aksident tragjik, si dhe pėr tė shprehur solidaritetin e stafit akademik dhe studentėve pėr t‘u qėndruar pranė nė kėto ditė tė vėshtira pėr ta”, tha Sala. Sipas tij, ky fond ėshtė simbolik dhe synon mė sė shumti pajisjen e kėtyre studentėve me libra dhe mjete shkollore, qė i humbėn bashkė me shtėpitė ku banonin.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarje te aktualitetit Empty Re: Ngjarje te aktualitetit

Mesazh nga Tetovarja Wed Nov 26, 2008 4:47 pm

Gjimnazistja i ngul thiken kambistit, per ti marre leket
Njė ngjarje e rrallė ka ndodhur nė qytetin e Korēės, kur protagonist e njė plagosjeje me thikė ka qenė njė nxėnėse gjimnazi. Njė 17-vjeēare ėshtė bėrė autore e njė plagosjeje me motiv grabitjen. Nxėnėsja e vitit tė tretė, tė shkollės sė mesme “Themistokli Gėrmenji”, nė Korēė, ka plagosur me thikė njė kambist. Identiteti i saj nuk ėshtė bėrė i ditur nga ana e policisė pėr shkak tė moshės, por, sipas tė dhėnave zyrtare, vajza me inicialet D.K., ka kryer njė tentativė grabitjeje dhe plagosje me dashje. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 11:30, kur vajza 17-vjeēare, pasi ka dalė nga shkolla, ėshtė drejtuar te pika e kėmbimit valutor disa metra larg nga shkolla e saj. Sipas dėshmitarėve okularė, ajo i ėshtė drejtuar njėrit prej kambistėve, 57-vjeēarit Tahir Mėhalla, tė cilit i ka kėrkuar tė ndėrrojė valutė nė shuma tė mėdha. Ajo e ka bindur kambistin qė tė shkojnė nė shtėpinė e saj, pasi atje ajo kishte njė shumė tė madhe eurosh. Por, ndėrsa e ka larguar nga vendi ku kryhet kėmbimi valutor, nė fakt, nxėnėsja ka shkuar nė njė nga lagjet e qytetit me pretendimin se banon aty dhe pasi e ka futur 57-vjeēarin nė njė rrugicė tė parrahur mes pallateve, e ka qėlluar me thikė. Policia, qė ka nisur menjėherė hetimet pėr kėtė ngjarje tė rėndė, ka bėrė tė ditur se D.K., ka qėlluar me thikė kambistin Tahir Mėhalla. Kjo ka ndodhur nė lagjen 12, tek ish-”Vetėshėrbimi”, aty ku vajza e kishte gėnjyer 57-vjeēarin se kishte banesėn e saj. Sapo kanė hyrė nė rrugicė, gjimnazistja ka nxjerrė njė thikė buke, me tė cilėn ka qėlluar pas shpine 57-vjeēarin dhe mė pas ka tentuar t‘i marrė ēantėn me lekė, qė ai kishte me vete. Por edhe pse i plagosur, kambisti ka rezistuar duke u mbrojtur. Kur ka hasur nė rezistencėn e 57-vjeēarit, vajza ėshtė mbėrthyer nga paniku dhe ka tentuar tė fshihet. I plagosuri ka dalė pėr ndihmė nė rrugėn kryesore dhe mė pas i ėshtė drejtuar spitalit, ku dhe ka marrė mjekimin me terapi ditore pranė kirurgjisė septike. Mjekėt e spitalit kanė bėrė tė ditur se 57-vjeēari kishte njė plagė tė lehtė nė pjesėn e kurrizit, rreth 4 centimetra dhe fatmirėsisht gjendja e tij shėndetėsore ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm pas mjekimit. Disa minuta pas ngjarjes, policia ka kapur 17-vjeēaren e dyshuar si autore tė kėsaj ngjarjeje tė rėndė, e cila ishte pėrpjekur tė fshihej vetėm disa metra larg vendit tė ngjarjes. Ajo ka pranuar nė polici se motivi i plagosjes me thikė ishte pikėrisht grabitja e parave dhe se e kishte kohė qė kishte menduar planin e grabitjes. Policia ka deklaruar se ka bėrė arrestimin e 17-vjeēares D.K., e cila akuzohet pėr tentativė grabitjeje dhe pėr plagosje tė rėndė me dashje.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarje te aktualitetit Empty Re: Ngjarje te aktualitetit

Mesazh nga Tetovarja Mon Dec 01, 2008 8:00 am

Loja me sepate, vellai plagos rende motren





Dy fėmijė tė vegjėl, vėlla e motėr, janė bėrė protagonistė tė njė ngjarjeje nė Tiranė, qė fatmirėsisht nuk ėshtė kthyer nė tragjedi. 5-vjeēari Muharrem G. ka goditur motrėn me sėpatė pas koke gjatė njė loje nė oborrin e shtėpisė. Nė njė moment qė ata i kanė humbur kontrollit tė prindėrve, kanė filluar tė luajnė me sėpatė dhe Jurida G. ėshtė goditur pas koke. Burimet policore bėnė tė ditur se ngjarja e rėndė ka ndodhur pasditen e dy ditėve mė parė nė Mėzez. Sipas policisė, nė orėn 17:30 tė sė premtes, nė Spitalin Ushtarak ka shkuar e dėmtuar nė kokė Jurida G, 4 vjeēe. Nė lidhje me kėtė ngjarje, policia ka marrė nė pyetje tė ėmėn e tė miturve, e cila deklaroi se vajza ėshtė dėmtuar me sėpatė, duke luajtur nė oborrin e banesės me tė vėllain. Pas mjekimit, Jurida G. u largua nė banesė, jashtė rrezikut pėr jetėn. Policia tha se njoftimi Shemsi Shaljani, i cili tentoi tė vetėvritej ėshtė dhėnė nga mjekėt e spitalit.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarje te aktualitetit Empty Re: Ngjarje te aktualitetit

Mesazh nga Tetovarja Fri Dec 12, 2008 11:57 am

Pi helm se nuk e lane te dilte






Njė vajzė 15-vjeēare nga fshati Pojan i Rrethit tė Korēės ka rrezikuar seriozisht jetėn, pasi ka gėlltitur njė sasi pesticidesh me qėllim vetėvrasjen. Burime tė Policisė sė Korēės bėnė tė ditur se ngjarja ndodhi tė martėn nė fshatin Pojan, pas njė sherri nė familjen e adoleshentes. Vajza nuk ėshtė lejuar nga prindėrit qė tė dalė me shoqet dhe shokėt dhe kjo e ka rėnduar gjendjen e saj psikologjike. Menjėherė pas debatit, vajza ka gėlltitur njė sasi pesticidesh qė ndodhej nė shtėpi, por ėshtė gjetur nga familjarėt, tė cilėt e kanė ēuar nė spital, nė gjendje tė rėndė. Mjekėt thanė dje se ajo ka dalė jashtė rrezikut.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarje te aktualitetit Empty Re: Ngjarje te aktualitetit

Mesazh nga Tetovarja Fri Dec 12, 2008 11:58 am

Gjykata e Larte: Ne do ta shqyrtojme dosjen per Bashen






Gjykata e Lartė ka pranu ar, pas shumė interpre timesh ligjore, qė tė marrė nėn shqyrtim dosjen Durrės- Kukės, ku Prokuroria e Pėrgjithshme akuzon ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, dhe ish-drejtorin juridik nė kėtė ministri, Andi Toma, pėr shpėrdorim detyre dhe abuzime me fondet publike para dhe gjatė ndėrtimit tė rrugės “patriotike”. Dje, Gjykata Supreme nė Shqipėri, verifikoi materialin e ardhur nga akuza qendrore dhe sot nė orėt e paradites do tė kryhet njė short pėr tė pėrcaktuar trupin gjykues qė do tė marrė nė shqyrtim provat e paraqitura nga prokuroria kundėr dy ishzyrtarėve, tė cilat do tė gjykohen pėr rreth 232 milionė euro dėm tė shkaktuar ndaj shtetit shqiptar. Veprimi i djeshėm i Gjykatės sė Lartė do tė “detyrojė” Gjykatėn e Apelit dhe Gjykatėn e Shkallės sė Parė t‘i dorėzojė “eprorit” tė gjitha ēėshtjet qė kanė emrin e deputetit Lulzim Basha, pasi, bazuar nė Kushtetutė dhe nė Kodin e Procedurės Penale, ėshtė kjo gjykatė qė verifikon njė person me imunitet nė tė gjitha rastet kur ėshtė dorėzuar dosja. Sot, shorti Sot, nė ambientet e Gjykatės sė Lartė, do tė hidhet shorti pėr tė pėrcaktuar trupin gjykues qė do tė marrė nėn hetim dosjen e abuzimeve tė rrugės Durrės- Kukės, e cila ka “nė gjirin” e saj dy tė pandehur. Ata janė Lulzim Basha dhe Andi Toma, qė kanė kundėrshtuar organin e prokurorisė pėr veprimet qė ka ndėrmarrė pas datės 6 nėntor, duke u bazuar te njė vendim i Gjykatės sė Tiranės, i cili pezullonte afatet e hetimit. Por, nė kundėrshti totale, organi i akuzės ka kėmbėngulur se afati hetimor realizohej pėr plotėsimin e dosjes dhe pėr asgjė tjetėr. Dhe nė fakt ashtu ndodhi. Njė javė para mbarimit tė afatit tė hetimit, akuza qendrore mori tė pandehur ministrin aktual tė Jashtėm, Lulzim Basha, lidhur me detyrėn e tij tė mėparshme nė Ministrinė e Transporteve. Dhe, mė datėn 5 dhjetor, disa orė para se tė mbaronte afati i hetimit, prokuroria depozitoi nė sekretarinė e Gjykatės sė Lartė dosjen penale nė ngarkim tė tij. Duke qenė se ditėt pasardhėse ishin pushim, pėr shkak tė festave nė Shqipėri, Gjykata e Lartė verifikoi dosjen dje dhe vendosi qė ta regjistrojė. Nė pamundėsi tė verifikimit tė tė gjitha akteve, gjykata vendosi qė sot paradite tė hidhet shorti pėr tė zgjedhur pesėshen e trupi gjykues. Pas shortit, togat e zeza do tė caktojnė njė datė pėr gjyqin qė me shumė gjasa, do tė zhvillohet rreth datės 20 dhjetor. Por, nė pamundėsi tė fillimit tė proceseve gjyqėsore nė kėtė periudhė, pėr shkak tė festave tė fundvitit, gjykata mund ta shtyjė procesin nė ditėt e para tė vitit qė vjen. Kėrkesa e prokurorisė Po dje, prokurori i dosjes Durrės-Kukės, Arben Kraja, ka pėrgatitur disa arsye pse ka kėrkuar pėrjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari nga shqyrtimi i kėrkesės sė Lulzim Bashės, i cili kėrkonte qė veprimi i prokurorisė pėr thirrjen dhe marrjen e tij tė pandehur janė tė paligjshėm. Sipas burimeve nga akuza qendrore, mėsohet se njė ndėr arsyet ka qenė vendimi i ndėrmjetėm i gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila rrėzoi pretendimin se kjo kėrkesė duhet tė shqyrtohet nė Gjykatėn e Lartė. Prokuroria thotė se vendimi ėshtė i gabuar, pasi deputeti pa imunitet, Lulzim Basha, ėshtė marrė i pandehur pėr abuzimet e pretenduara tė rrugės Durrės-Kukės. Gjithashtu, prokuroria i shkruan Gjykatės sė Tiranės se duhet tė shpallė moskompetencėn e shqyrtimit tė kėsaj kėrkese, pasi, tashmė, dosja ėshtė dėrguar nė Gjykatėn e Lartė. “Bazuar nė Kushtetutė dhe nė Kodin e Procedurės Penale, i kėrkojmė Gjykatės sė Tiranės qė tė vendosė moskompetencėn e kėrkesės tė tė pandehurit Lulzim Basha”, thanė burimet. Sipas tyre, procesi nė vijim nė Gjykatėn e Tiranės do tė jetė vetėm formal, pasi dosja ėshtė depozituar nė Gjykatėn e Lartė, e cila ka vendimmarrje nė tė gjitha shkallėt e gjyqėsorit nė rast se i pandehur ėshtė njė ministėr.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarje te aktualitetit Empty Re: Ngjarje te aktualitetit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi