♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Yllka Gashi: Dėshiroj t’i vazhdoj ėndrrat e mia!

Shko poshtė

Yllka Gashi: Dėshiroj t’i vazhdoj ėndrrat e mia!  Empty Yllka Gashi: Dėshiroj t’i vazhdoj ėndrrat e mia!

Mesazh nga Ylli Thu Dec 15, 2011 8:43 am

Yllka Gashi: Dėshiroj t’i vazhdoj ėndrrat e mia!  F.1212013347873_m

Yllka Gashi e filloi karrierėn e saj qė nė moshėn 17-vjeēare dhe sot konsiderohet ndėr aktoret tona mė tė dashura tė skenės sonė.
Intervistoi: Stanella Kostollari
Foto: Artan Korenica

Yllka, e cila ka luajtur me sukses nė shumė shfaqje, filma dhe sė fundi me rolin e Zanės, nė “Familjen moderne”, rrėfen jetėn prej personazhi publik.

E ēiltėr dhe e zgjuar, Yllka pohon kėnaqėsinė e tė qenit femėr, por ndėr tė tjera rėndėsinė e ndjekjes sė ėndrrave kurdoherė, qofshin kėto tė njė aktoreje apo tė kujtdo profesioni tjetėr...

Yllka Gashi: Dėshiroj t’i vazhdoj ėndrrat e mia!  1yllka

Yllka, a ėshtė kjo e jotja njė histori suksesi?
Them se po. Histori suksesi dhe pune, mbi tė gjitha.

Tregona pak pėr fillimet e karrierės tėnde, edhe pse e dimė qė keni nisur qė 17 vjeēe. Pse pikėrisht aktore?
Aktrimi ishte zgjedhja ime, pasi ėshtė njė nga artet mė tė vėshtira, ku pėrfshihen shumė emocione: kėnga, loja, vallėzimi.

Ju keni marrė pjesė nė njė prej serialeve mė tė njohura. Si e kujtoni atė periudhė? Ishte e rėndėsishme pėr ngjitjen tuaj?
Padyshim, po. ‘Familja moderne’ ėshtė njė ndėr projektet me jetėgjatėsinė mė tė madhe televizive nė trojet shqiptare dhe nė rajon. Pėr mua, eksperienca profesionale, por edhe personale e njerėzore pėr kėto dhjetė vite pune nė "Familjen moderne", do tė jetė e papėrsėritshme, sepse pėrpos njė pėrvoje 10-vjeēare televizive, aty kam mėsuar edhe shumė gjėra pėr raportet ndėrnjerėzore. Thjesht 10 vite punė, 318 episode tė xhiruara, njė dekadė e plotė e jetės kushtuar kėtij zanati dhe kalitje si personalitet publik.

Megjithatė, pavarėsisht filmit apo televizionit, ju nuk e keni lėnė mėnjanė teatrin. Ēfarė raporti keni me tė?
Teatri gjithmonė ka magjinė dhe veēantinė e vet. Aktori i mirėnjohur botėror Al Pacino, pasi ka luajtur nė njė shfaqje nė Broadway, ka thėnė: "Filmi tė bėn yll, tė jep famė e para, ndėrsa teatri tė bėn aktor. A ka shpjegim e pėrkufizim mė tė mirė se kjo fjali pėr rėndėsinė qė teatri duhet tė ketė nė formimin e njė aktori?!

A ka rregulla pėr tė qenė e suksesshme nė kėtė fushė?
Rregulla?! Nuk e di. Por njė gjė ėshtė e sigurt: nė kėtė zanat kėrkohet punė, pėrkushtim, durim dhe dashuri. Dashuri vetėmohuese, dashuri pasionante ... aso lloj dashurie pėr tė cilėn lexojmė nė libra romantikė. Tė tjerat pastaj, vijnė vetė!

Yllka Gashi: Dėshiroj t’i vazhdoj ėndrrat e mia!  2yllka


Njė nga rolet tuaja mė tė dashura?
Paulina Escobar-i nė shfaqjen "Vdekja dhe vasha" nga Ariel Dorfman-i, me regji tė Fatos Berishės. Rol ky, qė "mė ka pjekur" si aktore dhe mė ka sjellė njė shpėrblim ndėrkombėtar vitin e kaluar.

A ju ėshtė dashur tė sakrifikoni pėr diēka nė karrierėn tuaj? Nėse po, ēfarė?
Ēdo aktor bėn sakrifica nė mėnyrėn e vet. Ēdo projekt, qoftė shfaqje teatrale, film apo paraqitje skenike e ēfarėdo natyre, kėrkon pėrkushtim, pėrgjegjėsi e kujdes.

Ku dėshironi tė arrini nė tė ardhmen?
Nuk e di, mė besoni, jam duke kaluar nėpėr njė fazė tė ēuditshme nė jetė. Si duket, kam hyrė nė moshėn e pjekurisė dhe tani i shoh gjėrat mė ndryshe. Ato qė mund tė mė mjaftonin e tė mė kėnaqnin nė tė kaluarėn, tani mė duken tė vogla dhe tė pamjaftueshme. Dėshiroj t'i vazhdoj ėndrrat e mia! Thonė qė "kur ėndrrat shuhen ose realizohen, jeta nuk ka kuptim". E unė e dua jetėn, aq sa dėshiroj qė gjithmonė tė ėndėrroj dhe tė kem diēka pėrpara qė mė sfidon!

A tė ndihmon pamja fizike nė kėtė profesion?
Pyetje me shumė vend. Ngaqė shpesh ēėshtja e dukjes fizike ngatėrrohet me talentin e vėrtetė. Natyrisht qė pamja tėrheqėse fizike pėr njė femėr ėshtė e rėndėsishme nė pėrgjithėsi e, veēanėrisht, nėse ajo ėshtė fytyrė publike. Megjithatė, unė jam e bindur qė pamja fizike apo bukuria e jashtme ėshtė vetėm njė plus i vockėl nė raport me talentin dhe punėn. Njerėzit mund tė joshen njė kohė nga sharmi apo bukuria e dikujt, mirėpo ajo ēka nė tė vėrtetė ēmohet dhe mbetet gjithmonė nė kujtesė, ėshtė personaliteti, edukata, inteligjenca dhe puna. Unė e kam vėrtetuar kėtė qė po them dhe po e them me bindje tė plotė, ngaqė pėr 10 vite punė televizive, unė kam kaluar nėpėr periudha kur nuk jam dukur ashtu siē kam dėshiruar, kam pasur kriza me peshėn joideale apo me ndryshimet e flokėve e, megjithatė, gėzohem jashtėzakonisht shumė qė publiku im mė ka pėrkrahur gjithmonė dhe ka arritur tė mė dojė e tė mė mbėshtesė, pa marrė parasysh dukjen time. Gėzohem e ndihem e nderuar kur njerėzit arrijnė "tė tė lexojnė" pėrtej kufijve tė sipėrfaqėsores, pėrtej asaj qė e sheh syri, pėrtej njė joshjeje tė vogėl epshi. Ėshtė e madhėrishme tė ndihesh e dashur dhe e dėshiruar pėr personalitetin qė ke dhe pėr energjinė qė rrezaton, ngase nuk ndihesh vetėm si njė "kukull marionetė", qė njė ditė mund tė zėvendėsohesh nga njė kukull tjetėr, mė e bukur dhe mė e re se ti. Me kuptimin e plotė tė fjalės, ndihesh njeri dhe artist i vlerėsuar pėr atė qė bėn dhe jo pėr atė sesi dukesh!


Yllka Gashi: Dėshiroj t’i vazhdoj ėndrrat e mia!  3yllka


Cilat janė sekretet e bukurisė suaj?
Nuk kam asnjė sekret. Nuk di tė bėj as grim. Krejt ēka di tė bėj, ėshtė tė vė buzėkuqin pa mė ndihmuar askush (qesh). Ajo qė mė pėlqen tė bėj, sidomos gjatė verės, ėshtė dushi me ujė tė ftohtė 3 herė nė ditė.

E ndiqni modėn?
Eh, varet nga mundėsitė. Kėto vitet e fundit, gardėrobėn time e kam blerė vetėm nė Nju-Jork. Pėr mua, e modės ėshtė ajo qė tė bėn tė ndihesh rehatshėm dhe tė qėndron bukur, s'ka lidhje nėse ėshtė e viteve '70, '80 apo '90.

Njė kompliment qė keni marrė dhe ju ka mbetur nė mendje?
"Ti je fėmijė i mbarė dhe shembullor!".

/Telegrafi/

Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi