♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Endrrat erotike

Shko poshtė

Endrrat erotike Empty Endrrat erotike

Mesazh nga MONDI Sun Jun 28, 2009 12:17 pm

Eshtė normale tė shohėsh ėndrra erotike, qė shpesh shoqėrohen edhe me zgjim nga gjumi. Por janė mesazhe qė duhen interpretuar. Ja disa prej ėndrrave mė tė “frekuentuara”
Ėshtė e vėrtetuar nga studime tė herėpashershme: tek femrat, ėndrrat erotike bashkė me ato tė tė rėnit nga lartėsi tė ndryshme, zėnė vendin e parė si ėndrrat mė tė shikuara. Pėr fat tė keq, nė lidhje me ėndrra tė tilla ekzistojnė akoma paragjykime, por ekspertėt sigurojnė: tė shohėsh ėndrra me drita tė kuqe nuk ėshtė aspak sjellje adoleshentėsh. Tė ėndėrrosh njė raport seksual me fantazi ėshtė shenjė e kontaktit tė thellė me sferėn afektive dhe seksuale.


lista e ndarė pėr ėndrrat erotike

Tė grave

Tė bėsh seks me dy meshkuj
Ėshtė njė ėndėrr erotike mjaft e pėrhapur. Njė nga meshkujt edhe mund tė mos marrė pjesė nė akt, por vetėm tė shohė. Nė ēdo rast ajo ka nevojė t’u tregojė tė dyve dhe vetes sė saj se ėshtė e dėshiruar. Ndoshta kjo lind nga nevoja pėr t’u vlerėsuar mė shumė. Ėshtė njė dėshirė dhe njė nevojė: kėnaqėsia e tė qenit nė mes tė vėmendjes sė universit mashkullor. Dy meshkujt pėrfaqėsojnė dy anėt e seksit, tė butė dhe agresiv. Ajo ka nevojė pėr afirmim.

Tė bėsh seks me njė tė panjohur
Shumė e shpeshtė. Kjo ėndėrr nis nga themeli i seksualitetit tonė, na ēon nė rrėnjėt e kėnaqėsisė: nuk janė miq, nuk ėshtė dashuri, nuk infiltron asgjė. Ėshtė rezultat i njė tėrheqjeje tė fortė qė nuk lė ndjesi faji. Kjo ėshtė njė ėndėrr erotike klasike dhe tė siguron: i panjohuri nuk tė gjykon, ėshtė si njė letėr e bardhė, ku mund tė hedhėsh gjithė nevojat e patreguara. Kjo ka vlerėn mė tė fortė erotike se tė tjerat, sepse u lejon grave tė jetojnė (nė ėndėrr) njė seksualitet mė nė fund primitiv pa paragjykime.

Tė shikohesh kur bėn seks me partnerin
Tek femrat elementi eksibicionist ėshtė mė i fortė se sa te meshkujt. Nė kėtė ėndėrr femra ka nevojė tė jetė e pranuar, e vlerėsuar, e konfirmuar. Ajo dėshiron tė bėhet objekt dėshire dhe vėmendjeje edhe pėr tė tjerėt qė e shohin. Domethėnia, ama, mund tė ndryshojė nė varėsi tė identitetit. Shpesh nė ėndrrat erotike tė adoleshenteve, spektatorė janė prindėrit: ajo ėshtė duke kėrkuar tė ketė vėmendjen e tyre.

Tė bėsh seks me njė grua
Nėse njė grua ėndėrron sikur bėn seks me njė tjetėr grua, nuk ėshtė njė shenjė homoseksualiteti. Eshtė vetėm nevoja pėr tė eksploruar veten nėpėrmjet njė figure tjetėr tė ngjashme. Njėlloj sikur tė ishte njė lojė pasqyrash. Nė fakt, ėshtė njė ėndėrr shumė natyrale, ka nė thelb pėrkėdhelje dhe jo seks agresiv, njė dėshirė pėr tė qenė e pranuar dhe bindėse. Fsheh njė farė frike nga gjykimi mashkullor: kurse njė femėr nuk mund tė gjykojė seksualisht njė tjetėr.

__________________
Mė mirė tė ndezėsh njė qiri se sa tė mallkosh errėsirėn!
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi