♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Kam dy gra, e kam derėn hapur pėr tė tretėn…”

2 posters

Shko poshtė

“Kam dy gra, e kam derėn hapur pėr tė tretėn…” Empty “Kam dy gra, e kam derėn hapur pėr tė tretėn…”

Mesazh nga Morena Sun Nov 20, 2011 9:23 am

Tani,
ēfarė nuk ndodh, kurrė mos thuaj kurrė. Derėn e kam tė hapur. Kėrkesa
kam pasur, nė fshat e jashtė fshatit. I kam thėnė unė: Kur tė thyejė
kėmbėn ndonjėra, prisni radhėn.






Ahmet
Bajramaj ėshtė banor i fshatit Zall Bastar nė Tiranė. Ėshtė 48 vjeē,
pėr herė tė parė ėshtė martuar nė vitin 1986. Me dasmė tė madhe, ashtu
siē e do zakoni. Gruan e kishte nga i njėjti fshat, profesioni i saj,
mami-infermiere. Aktualisht punon nė qendrėn shėndetėsore tė fshatit ku
vazhdojnė tė banojnė.
Lindėn njėra pas tjetrės, 3 vajza. Ahmeti e donte njė djalė. Dilte e
tepronte si arsye pėr t’a folur njėherė me gruan idenė pėr njė…grua tė
dytė! Vite tė tėra biseda, pėrplasje dhe mė nė fund.. Pas plot 20 vitesh
martesė ai ēon nė shtėpi gruan e dytė me ‘konsensusin’ e sė parės.

Para se tė martohej pėr tė dytėn herė, Ahmeti bėhej 5 vetė nė
familje, ndėrsa tani janė 8. Vajza e madhe ėshtė 24 vjeēe, kurse djali
mė i vogėl 8. Gruaja e dytė e ka gėzuar me dy djem. Ahmeti dhe dy
bashkėshortet jetojnė nė tė njėjtėn banesė dykatėshe, tė cilėn Bajramaj e
ka tė trashėguar nga i ati. Sipas tij, ato shkojnė shumė mirė me
njėra-tjetrėn. Ah, edhe njė “hollėsi”.. Gratė janė edhe kushėrira,
vajza tezesh.

Marrėdhėniet intime? Mėse tė mirėkuptueshme. “Pėrderisa arrita tė
martohesha dhe tė kem harmoni nė familje, nuk e kam problem kėtė pikė,
me radhė ēdo gjė…” – thotė Ahmeti qė si punė tė pėrditshme bėn rrugėn
Zall Bastar-Tiranė me njė furgon “Ford” tė kuq. Kur e pyesim a ka
ndėrmend tė marri njė grua tė tretė, pėrgjigjja e tij ėshtė: “Ēfarė nuk
bėn vaki, kėrkesa kam pasur boll. Derėn tė hapur e kam…” Ky ėshtė Ahmeti
nga Zall Bastari. Gjithēka pėr martesat dhe gratė e tij na i rrėfen mė
poshtė.

“Kam dy gra, e kam derėn hapur pėr tė tretėn…” IMG_5202-200x300Z. Ahmet, jeni i vetmi nė kėtė fshat qė keni dy gra nė shtėpi apo ka edhe tė tjerė?

Ka pasur tė tjerė, momentalisht janė dy. Kanė qenė tre po njeri
ėshtė larguar nga fshati ka zbritur nė Tiranė. Kėto gjėra janė bėrė me
mirėkuptime, por ka pasur edhe nga ato “aksidentalet”, njė shokut tim
pėr shembull i ngeli si “dopio gjashtė” nė dorė, e kishte tė dashur, ra
shtatzėnė dhe kėshtu iu bėnė dy edhe atij.

Me gruan e parė, si jeni martuar?

E kam marrė me dashuri. Edhe ajo ėshtė banore e fshatit, punon
infermiere-mami nė qendrėn shėndetėsore tė Zall Bastarit. Jemi martuar
nė vitin 1986.

Po me gruan e dytė?

Po edhe me tė dytėn me dashuri, tė dyja i kam gjetur vetė. Kjo e
dyta, pėrveē dashurisė, ka dhe njė tjetėr histori. Me gruan e parė kisha
tre fėmijė, vajza, dhe tė treja me operacion. Siē e ka zakoni, e doja
njė djalė, por edhe plaka mė hėngri veshėt, bėj njė ēun, bėj njė ēun,
dhe kėshtu duhet t’i plotėsoja dėshirėn vetes dhe nėnės. Pas martesės me
gruan e dytė, kam bėrė dy djem.

Bashkėshortja e parė si e priti vendimin tuaj pėr t’u martuar, e pati problem?

Jo,
nuk ėshtė problem, tani me duar nė qafė nuk tė lė kush, por nuk ėshtė
se nxori ndonjė problem tė madh. Ato janė edhe kushėrira me
njėra-tjetrėn. Kėto nuk janė vendime qė merren pėr 24 orė, kam ndenjur
4- 5 vjet duke punuar pėr kėtė punė. Pengesė tjetėr ishte dhe fakti qė
gruaja punonte mami, gjithė natėn rrinte atje, priste lindje, ndėrsa unė
duhet tė mbaja vajzat. Pra, tė bėja si tė thuash dhe rolin e nėnės.

Po familja e vajzės nuk e ka problem kėtė situatė?

Po ēdo bėjnė ata? Ku do e ēojnė fėmijėn vajza? Janė tė detyruar ta pranojnė, nuk kanė rrugė tjetėr.

A ėshtė problem pėr vajzat nė kėtė fshat pėr t’u martuar?

Jo.
Kjo situatė nuk ka lidhje me martesėn e vajzave. Nuk ėshtė problem.
Mund tė ketė ndonjė tek-tuk qė kanė kaluar moshėn. Unė tre vajzat e mia i
fejova pėr njė vit.

Ēfarė moshe ka pasur gruaja e dytė kur u martua me ju?

Unė isha 35, ajo ishte 19-20 vjeēe. U martuam nė vitin 2001.

Ėshtė e vėshtirė pėr ju tė mbani familjen, se tani jeni familje e madhe?

Po
tani, ēfarė vėshtirėsie? Ja… janė shtuar njė tre tė tjerė. Nga pesė qė
ishim ne, u bėnė dhe tre, vajtėn tetė, mirė, pak nuk janė, por
gjithsesi.

Tė ardhurat nė familjen tuaj cilat janė?

Puna qė bėj unė, aq sa mund tė ēoj nė shtėpi, veē kalojmė kohėn, dhe gruaja e parė qė punon nė qendrėn shėndetėsore.

Nga komuna merr ndihmė?

30 mijė lekė tė vjetra asistencė.

Bijat tuaja si e pritėn martesėn tuaj tė dytė?

Nuk
e patėn problem se kam pasur komunikim tė mirė unė me to. Nuk kam
luajtur rolin e babit tė rreptė. E madhja ėshtė 24 vjeēe, e martuar.

Fshati e ka pėrfolur martesėn tuaj?

Ambient
fshati, normalisht. Dhe gratė e fshatit me nusen, e pyesnin, se kishin
hallin e tyre mė shumė, mos i ēonte dhe burri i tyre nesėr nė shtėpi.

Po pėr sa i pėrket martesės ligjore, ju jeni celebruar vetėm me gruan e parė apo jo?

Po,
vetėm me tė parėn, pasi nuk ka ligj qė tė lejojė martesėn me dy gra.
Ndėrsa fėmijėve me gruan e dytė u kam njohur vetėm atėsinė.

Si shkojnė gratė me njėra-tjetrėn, pasi ato jetojnė nė njė ēati?

Shumė mirė. Punėt i kanė tė ndara.

Me tė parėn keni bėrė dasmė?

Me tė parėn kam bėrė dasmė, normale, tė madhe, ndėrsa me tė dytėn jo, asgjė, veē e mora e solla nė shtėpi, kaq.

Po familjarėt e gruas sė dytė, e pranuan lehtė martesėn tuaj?


fillim nuk e pranuan kėtė lidhje, por mė vonė u qetėsuan e tani kemi
marrėdhėnie tė mira. Dhe ata tė gruas sė dytė nuk ėshtė se e pranuan
lehtė, por nuk kanė ēfarė tė bėjnė.

Tė duket vetja i veēantė qė ke dy gra nė shtėpi?

Ē’i
veēantė! Ambientohesh. Ka dhe nga ata burra qė e dinė historinė time,
mė kanė ndaluar nė rrugė, duke mė thėnė; ore si ia bėre qė i ke mbush
mendjen…

Ndihesh me fat qė ke dy gra?

Jo, fati ėshtė si ta kėrkosh.

A bėhen xheloze pėr njėra-tjetrėn?

Po ēfarė xheloze do bėhen ato tani? U mėsuan. Edhe derr tė jesh, do zbutesh.

Tani qė keni dy gra, mendoni se mund tė merrni njė tė tretė?

Po
tani, ēfarė nuk ndodh, kurrė mos thuaj kurrė. Derėn e kam tė hapur.
Kėrkesa kam pasur, nė fshat e jashtė fshatit. I kam thėnė unė: Kur tė
thyejė kėmbėn ndonjėra, prisni radhėn.

Po familjet e nuseve e patėn probleme?

Vjehrra
e nuses sė madhe e pati pak problem se normalisht ėshtė me mentalitet
tė vjetėr, ndėrsa unė i thoja, do tė marr njė tjetėr veē kėtyre dyjave.
Aty pastaj heshti…

Kur linde djalė, u gėzove?

Normalisht qė po. Ishte ajo qė doja. Kam pas shumė vizita nga tė dyja familjet e nuseve dhe tė afėrmit e mi.

Ēfarė i afron tek ju kaq shumė?

Nuk e di, por unė nė fakt nuk i kėrcėnoj, nuk i rrah. Nuk bėhet ēdo gjė me dajak. Me fjalė bėhen punėt.

Thatė qė keni pasur kėrkesa tė tjera, sa keni pasur?

Po, kam pasur, por jo shumė, se nuk jam Berluskoni unė.

Ka ndonjė moment qė bėhesh pishman?

Jo,
i kam bėrė me paramendim ēdo gjė. 5-6 vjet kam folur ēdo ditė me nusen e
parė pėr tė marrė kėtė tė dytėn. Nga njė ēikė ēdo ditė.

Fshati i burrave me shumė gra

“Kam dy gra, e kam derėn hapur pėr tė tretėn…” Zall-bastar-300x200
shkosh nė Zall-Bastar? Ėshtė fshat i kryeqytetit, por nuk ka asnjė
lidhje me Tiranėn. Pėr tė shkuar atje, harroje se mund tė pėrdorėsh njė
makinė normale. Duhet tė jetė fuoristradė qė tė pėrballojė gropat,
kthesat e vėshtira. Duket sikur nga momenti nė moment mund tė pėrfundosh
nė pėrrenjtė e greminat e qė tė shoqėrojnė gjatė gjithė rrugės nė malin
e Dajtit e atij me Gropa. Mendoni se si mund tė jetė rruga kur dhe njė
mushkė transportohet nė fshat me kamion…

Natyra
qė ke pėrballė, ėshtė e bukur, por gjatė gjithė gjatėsisė sė saj sheh
punėtorė dhe makineri gjigante e, herė pas herė, bomba qė shpėrthejnė
shkėmbinjtė dhe transformojnė peizazhin. Pasi kalojmė 2 fshatra, tė
cilat nė pjesėn e parė tė emrit fillojnė me Zall, na shfaqet Zall
Bastari, i cili shtrihet nė njė pllajė mes malesh. Veē kullave
dykatėshe, bien menjėherė nė sy minare xhamish tė bardha. Nė qendėr tė
fshatit gjendet njė lokal, me disa karrige tė drunjta, ku nuk janė tė
ulur mė shumė se 5 veta, pėrbri tij qendra shėndetėsore e fshatit. Po
ashtu, shumė pranė tyre ėshtė edhe shkolla, pjesėn mė tė madhe tė
punonjėseve i ka nga vetė fshati dhe rrethinat pėrreth.

Njerėzit
na shohin me kureshtje. Rrallėherė ndodh qė nė fshatin e tyre tė ketė
vizitorė… Edhe zbritja nė Tiranė ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė gjithė
banorėt. Ata vijnė nė kryeqytet vetėm kur kanė ndonjė hall tė madh apo
kur duan tė blejnė diēka. Tė ardhurat e tyre janė nga blegtoria, delet
apo lopėt, ndėrsa pjesa me e madhe e djemve janė nė emigrim. Kur pyesim
njė djalė se me ēfarė pune merret, na pėrgjigjet me shaka se “mat
rrugėt”… Si ai ka shumė tė tjerė tė papunė. Nisim pyesim burrat e
fshatit pėr atė qė kemi shkuar. Pse burrat e kėtij fshati martohen me mė
shumė se njė grua? Kjo gjė nuk ėshtė vėnė re vetėm vitet e fundit, por
edhe para viteve 90’ ka pasur raste tė tilla nė tė njėjtėn zonė. Banorėt
na japin argumente nga mė tė ndryshmet. Mė tė besueshėm na duken ata qė
thonė se vajzat e kanė tė vėshtirė tė martohen, pasi zona ėshtė e
thellė… bien nė dashuri me njėri-tjetrin pasi nuk dalin…

Poligamia

Poligamia
ėshtė praktika e tė paturit mė shumė se njė bashkėshort/e njėkohėsisht.
Nė doktrinėn islame, psh lejohet martesa me mė shumė se njė grua, por
gjithmonė vetėm nėse burri ėshtė nė gjendej t’i trajtojė dhe tė veprojė
nė mėnyrė tė drejtė me secilėn prej tyre. Poligamia gjithmonė kryhet me vullnetin e personit. “Kam dy gra, e kam derėn hapur pėr tė tretėn…” 184871 “Kam dy gra, e kam derėn hapur pėr tė tretėn…” 184871Lumsi ky
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

“Kam dy gra, e kam derėn hapur pėr tė tretėn…” Empty Re: “Kam dy gra, e kam derėn hapur pėr tė tretėn…”

Mesazh nga Ylli Sun Nov 20, 2011 11:06 am

Mendimi im: Burri i botes merr edhe asistence sociale dhe mban dy gra e 5 femije. Sipas tij cdo gje ne rregull se duhet ta kete dhe nje djale...mos valle femijet i ben vete gruaja dhe ajo nuk ka qene ne gjendje te ia fal nje djale, po ky ka hise ne ate mesele?
E aresyeton cdo veprim, dhe akoma mendon ndoshta te marr dhe nje te trete?? Sheiku i Zall-Bastar-it? ncncnncncnc
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi