♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje plage e hapur ne zemer...

Shko poshtė

Nje plage e hapur ne zemer... Empty Nje plage e hapur ne zemer...

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 29, 2009 10:09 pm

Histori te vereta te jetuar nga jeta dhe hudh ne nje leter....Ketu mund te vendosni dhe ju....


Kam jetuar me njė burrė alkoolist

Jam njė grua rreth 55 vjeē dhe do doja tė ndaja edhe unė historinė time me ju. Unė u martova kur isha 20 vjeē dhe bashkėshorti im ishte 31 vjeē. Ne jetuam qė nė fillim vetėm, tė ndarė nga prindėrit e tij, pasi dhe emėrimi i bashkėshortit ishte nė Tiranė, dhe jo nė qytetin ku jetonte familja e tij. Kam vuajtur kaq shumė pėrkrah kėtij njeriu, sa edhe sot nuk e di sesi ia kam dalė pėr tė rritur dy vajzat. Ai ishte kuadėr nė atė kohė dhe kishte njė rrogė mjaft tė mirė, ndėrkohė qė mua nuk mė sillte asnjė lek nė shtėpi. Vesi i tij mė i keq ishte alkooli; gati ēdo natė ai vinte i pirė nė shtėpi dhe unė duhet tė duroja gjithēka qė bėnte. Ju nuk mund ta imagjinoni se ē'do tė thotė tė kesh njė njeri tė pirė ēdo ditė nė shtėpi. Ėshtė shkatėrruese pėr sistemin nervor dhe unė e vetme nuk ia dilja dot. Kisha sjellė nė jetė dy vajza tė mrekullueshme dhe ato ishin ngushėllimi im i vetėm, sa herė qė ai vinte i pirė nė shtėpi. Kur e kujtoj tani periudhėn kur ato kanė qenė tė vogla, mė vjen kaq shumė keq pėr vajzat e mia. Ato gra qė janė nėna, mė kuptojnė fare mirė se ē'do tė thotė qė fėmija jot tė tė kėrkojė diēka dhe ti nuk ke mundėsi pėr t'ia plotėsuar, ose mė mirė, pėr babain e tyre ishte shumė herė mė e kėndshme t'i shpenzonte lekėt e tij nė njė lokal, sesa tė plotėsonte nevojat e vajzave tė tij. Kam jetuar gati 15 vjet me njė njeri alkoolist pėrkrahu, pasi asnjėherė nuk guxoja qė tė ndahesha prej tij, sepse pėr mua opinioni i tė tjerėve kishte shumė rėndėsi. Kam sakrifikuar gjithė rininė time pėr hir tė atij opinioni qė ishte nė atė kohė, pasi druhesha se mos dėmtoja edhe vajzat e mia. Pėr vajzat e mia gjithmonė jam sfilitur dhe ato ma kanė shpėrblyer nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Vajzat e mia kanė mbaruar tė dyja universitetin dhe ishin ato qė mblodhėn edhe burrin tim. Vėrtet unė vuajta gjatė rinisė sime, por tani, gjithēka nė familjen time ėshtė e stabilizuar dhe unė po jetoj vėrtet njė periudhė qetėsie tani me gjithė bashkėshortin tim. Prandaj, jam gjithmonė e mendimit: "I duruari, i fituari".

Nėna e tij ishte kundėr fejesės sonė

Kam jetuar periudhėn mė tė bukur tė jetės sime pėrkrah tė dashurit tim nė ato kohė. Unė jam njohur me Iglin kur ishim nė fakultet dhe mua mė dukej sikur ishim tė prerė pėr njėri-tjetrin. Ne kuptoheshim vetėm me shikim dhe fjalėt pėr ne ishin gjithmonė tė tepėrta. Ai mė thėrriste, "kotelja ime", dhe unė ndjehesha e pėrkėdhelur vėrtet nė krahėt e tij. Igli ishte me mua nė ēdo hap apo vendim qė unė merrja dhe gjithashtu, edhe unė bėja tė njėjtėn gjė me tė. Nė njė farė mėnyre, ne ishim dy gjysma qė bėnim njė tė tėrėn. Kishim thurur mijėra plane dhe ėndrra dhe asnjėherė, tė paktėn mua nuk mė kishte shkuar ndėrmend ndarja me tė. Ka qenė fundi i muajit nėntor, kur ne vendosėm qė tė prezantoheshim tek familjet tona dhe t'u bėnim tė ditur mbi marrėdhėnien tonė. Unė isha duke pėrgatitur gjithēka dhe ndjehesha kaq e lumtur qė po kurorėzoja dashurinė time. Ishte e mėrkurė dhe kisha dalė me gjithė motrėn time pėr tė blerė njė fustan pėr ditėn e "fejesės sime", kur pėrpara mė shfaqet Igli dhe qė nė fytyrė dukej qė ishte mjaft i shqetėsuar. Ai insistonte se donte tė fliste vetėm pėr vetėm me mua dhe se ishte diēka mjaft urgjente. Fillova tė preokupohesha dhe ndjeja qė kėmbėt po mė dridheshin. Igli insistonte duke thėnė se ishte mė mirė qė tė prisnim edhe pak, pasi dhe kushtet tona nuk ishin pjekur siē duhej, sipas tij. Nuk po e kuptoja dhe doja tė dija me insistim se pėrse ai kishte ndryshuar mendje pėr dy ditė. Mbas shumė lutjesh dhe pėrpjekjesh, ai pranoi se ishte nėna e tij qė nuk binte dakord qė ne tė fejoheshim. Shtanga, nuk dija ēfarė tė thosha. Po unė nuk njihesha fare me tė, pėrse ajo kishte dalė nė njė konkluzion tė tillė, pėrse ajo po bėhej pengesė pėr dashurinė tonė? Pyesja Iglin se kush ishte arsyeja qė ajo nuk po pranonte, por ai ngrinte supet dhe nga sytė i dilnin vetėm lot. Isha e bindur nė vetvete se gjithēka do tė zgjidhej, pasi nuk kishte asnjė arsye konkrete, por ndodhi komplet e kundėrta. Takimet e mia me tė po bėheshin gjithmonė e mė tė rralla, derisa arritėm nė njė pikė qė nuk po takoheshim mė. Gjatė asaj kohe kalova njė periudhė tė vėshtirė emocionale dhe vazhdimisht pyesja veten pėrse, cila ishte arsyeja qė ajo ishte kundra kėsaj lidhjeje. Por tani qė gjėrat janė qetėsuar dhe unė jam mė e ftohtė, jam e bindur se ajo ėshtė tipikja e nėnave xheloze dhe posesive ndaj djemve tė tyre, e unė asnjėherė nuk do tė kisha qenė e qetė me njė "vjehrrė" si ajo.

Jeta ime e mjerė

Tani qė unė jam gati 60 vjeē, ndihem mė se e bindur qė i madhi Zot mė ka sjellė nė kėtė jetė vetėm pėr tė vuajtur. Kur isha e vogėl, kam jetuar nė njė familje ku mbizotėronte skamja, pasi familja ime ishte shumė e varfėr. Ne ishim gjashtė fėmijė dhe nėna ime e shkretė nuk arrinte tė na ngopte as me bukė. Kushedi se sa e sa net kemi fjetur me barkun bosh. Kėshtu, nėna mė martoi nė njė moshė tė re, pasi mendonte se nė kėtė mėnyrė do tė shpėtoja. Dhe tė paktėn nuk do tė ishte problem ushqimi. Dhe kėshtu ndodhi vėrtet, familja e bashkėshortit tim ishin njerėz shumė tė mirė dhe kishin njė ekonomi shumė herė mė tė mirė nga ajo qė unė kisha pasur nė shtėpinė time. Unė jetova pėr afro dy vjet me bashkėshortin tim dhe isha tepėr e lumtur me tė. Ai ishte njė njeri i qetė dhe shumė i dashur. Gjithmonė mundohej qė unė tė ndjehesha sa mė mirė dhe tė mos mė mungonin gjėrat e nevojshme. Ai vdiq nga njė infarkt nė zemėr, njė vit mbasi unė solla nė jetė djalin tim. U trondita shumė nė ato kohė dhe nuk e dija nėse do t'ia dilja dot e vetme. Kur djali im ishte dy vjeē, unė kuptova se ai nuk ishte njė fėmijė normal si gjithė tė tjerėt. Kishte shumė ērregullime nė sjellje dhe veprimet e tij nuk ishin tė ngjashme me njė fėmijė tjetėr tė moshės sė tij. Takimi im me psikopediatrin konfirmoi mė sė miri atė qė unė kisha konstatuar. Ai ishte njė fėmijė autik dhe pėrmirėsimet e tij nė tė ardhmen do tė ishin tė niveleve minimale. Ai ka qenė njė plagė e hapur gjatė gjithė jetės sime dhe unė kam vuajtur kaq shumė pėr gjendjen e tij. Tani qė unė nuk jam mirė as me shėndet, ndihem akoma mė keq brenda vetes. Nė qoftė se unė vdes, ē'do tė bėhet me djalin tim tė mjerė, kush do tė kujdeset pėr tė? Nuk mjaftuan vuajtjet e mia gjatė jetės, por edhe kur tė vdes, jam e bindur qė shpirti im nuk do tė gjejė rehat.

Marre nga Gazeta Shqiptare

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nje plage e hapur ne zemer... Empty Re: Nje plage e hapur ne zemer...

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 29, 2009 10:10 pm

Nuk e dija se nėnėn e kisha prostitutė !

Imazhi qė unė kisha pėr nėnėn time ishte totalisht i kundėrt me atė ēka ajo ishte dhe bėnte nė tė vėrtetė. Prindėrit e mi ishin ndarė qė kur isha nė njė moshė fare tė vogėl dhe unė jetoja me nėnėn time. Gjatė gjithė kohės ajo ishte e pėrqendruar tek unė dhe mundohej qė mua tė mė plotėsonte ēdo tekė apo kapriēo qė mund tė kisha. Nga ana tjetėr, ajo kėrkonte prej meje qė tė isha njė vajzė tepėr e rregullt dhe asnjėherė tė mos devijoja nga "rruga e vajzave tė mira", siē e shprehte edhe vetė ajo. Vazhdimisht interesohej duke pyetur nė shkollė mbi ecurinė dhe sjelljen time. Nė ato pak raste kur ndodhte qė tė mos merrte njė pėrgjigje maksimale mbi rezultatet e mia, ajo mėrzitej jashtė mase shumė duke mė kritikuar nė mėnyrėn mė dashamirėse tė mundshme. Gjithmonė mė thoshte se priste mė tė mirėn prej meje dhe donte qė unė tė isha e para nė ēdo vend. Kur kam zbuluar se ēfarė pune bėnte nėna ime, sa nuk mė ėshtė shembur e gjitha bota mbi kokė. Nėna ime prostitutė... Kurrė nuk e kisha menduar pėr asnjė ēast, njė fjalė tė tillė nuk kisha kaluar nė mendjen time. Ajo gjithmonė largohej nga ora 4 pasdite dhe vinte mbas orės 12 tė natės duke mė thėnė se lokali ku ajo punonte mbyllej vonė, prandaj edhe ajo ishte e detyruar qė tė vinte mbas asaj ore. Gjithmonė i lutesha qė tė merrte qoftė dhe njė herė tė vetme me tė, por ajo mė thoshte se nuk ėshtė njė ambient pėr vajza tė vogla dhe tė edukuara si unė. Sa turp mė vinte qė ajo ishte nėna ime mbas asaj qė kisha zbuluar. Si mundej ajo tė mė fliste pėr sjellje dhe edukatė kur ajo nuk ishte gjė tjetėr veēse njė prostitutė rrugėsh. Si jam treguar aq naive sa pėr shtatė vjet nuk kam arritur tė kuptoja diēka. Unė kam mė shumė se njė vit qė nuk flas mė me tė dhe nuk e di nėse ajo vazhdon tė bėjė tė njėjtėn punė si mė parė apo jo. Nuk e di nėse do tė gjej ndonjėherė kurajėn ta takoj e tė flasė me tė, por pėr njė gjė jam e sigurt, ishte ajo "gruaja e rrugės" qė mė mėsoi si tė sillem dhe tė jem e zonja
Bashkėshorti im ideal kishte njė tė dashur
Kur u njoha me Gencin ai ishte student nė Fakultetin e Mjekėsisė dhe ishte njė djalė fantastik nė sytė e mi. Ai binte nė sy pėr shkak tė inteligjencės sė tij dhe mėnyrės sė komunikimit qė kishte me tė tjerėt. Ne filluam tė shoqėroheshim shumė bashkė dhe unė ndjehesha shumė mirė me tė. Ai po fitonte zemrėn time pak nga pak dhe dukeshim sikur ishim tė prerė pėr njėri-tjetrin. Genci dinte tė depėrtonte nė shpirtin tim dhe dinte tė lexonte mendimet dhe ndjenjat e mia, ose tė paktėn kėshtu mė dukej mua. Sa herė qė unė ndjehesha e mėrzitur ose sa herė qė mund tė kisha diēka qė mund tė mė shqetėsonte, ai e kuptonte mjaft mirė dhe ishte aty pėr tė mė thėnė fjalėn e tij, qė sigurisht do tė mė bėnte qė tė ndjehesha mė mirė. Unė u martova me Gencin dhe bashkė kemi njė vajzė tė mrekullueshme qė do tė jepja dhe jetėn time pėr tė. Dhe kur atėherė qė unė mendoja se gjithēka funksiononte mjaft mirė brenda shtėpisė sime, fillova tė zbuloja pėr marrėdhėnien qė bashkėshorti im "ideal dhe parimor" kishte me njė nga infermieret e spitalit ku ai punonte. Ishte e pamundur, nuk mundesha ta besoja, si ka mundėsi qė njė njeri me parime aq tė forta brenda vetes tė ishte pėrfshirė nė njė batak tė tillė? Qaja pa pushim gjatė gjithė ditės dhe ndjenja tė forta urrejtje mė gėrryenin nė shpirt. Si mundi ai tė ma bėnte kėtė, ku kishin ngelur tė gjitha premtimet, fjalėt, dashuria jonė ku kishte pėrfunduar? Debatet tona ishin tė panumėrta dhe unė kuptoja se shpesh kriza histerie tė forta mė pėrfshinin dhe nuk isha e aftė tė kontrolloja as veten time mė. Ishte mė se evidente se jetesa ishte bėrė e pamundur dhe ne nuk mund tė jetonim mė bashkė. Tashmė unė jetoj vetėm me vajzėn time dhe ai ėshtė akoma me infermieren e tij. Tani qė gjendja ėshtė mė e qetė, e shikoj me njė sy tjetėr historinė time. Genci ishte njė njeri vėrtet i mirė dhe unė nė ato kohė duhet tė kisha luftuar pėr dashurinė dhe familjen time, dhe jo tė kaloja nė skena histerizmi, duke ja ēuar nė njė pjatė tė argjendtė asaj tjetrės.
Ti kurrė nuk ke pėr ta takuar dashurinė
Jam shumė e bindur brenda vetes qė ti nuk mė kupton dhe kurrė nuk ke pėr tė mė kuptuar, por disa fjalė ty nuk mund tė t'i lė pa t'i thėnė, pasi ishe ti ai qė ndėrhyre nė jetėn time dhe ishe po ti ai qė u largove pa mė thėnė asnjė fjalė. Tashmė jam e mbytur nga ankthi dhe vetėm lotėt janė shoqėruesit e mi gjatė ditės. Pėrse u tregove kaq mizor, pėrse u tregove kaq i padrejtė. Kush ėshtė qėllimi yt nė jetė, tė shkatėrrosh jetėn e vajzave qė ty mund tė duken simpatike? Unė tė dua shpirt, edhe pse e di shumė mirė qė ti je njeri qė nuk meriton dashurinė e askujt. Kur rri e mendohem pyes veten; si ka mundėsi qė njė njeri tė shtiret nė atė formė dhe tė flasė pėr dashurinė nė atė mėnyrė kur vetė as nuk e ka provuar ndonjėherė se ēfarė ėshtė dashuria? Ti ishe ai qė hyre nė jetėn time, ti ishe ai qė mė flisje pėr ndjenjat dhe emocionet e tua ndaj meje nė njė formė sikur tė ishe njė nga personazhet e kryeveprave botėrore. Ti hyre nė zemrėn time duke sjellė shumė vuajtje me vete dhe sa herė qė mendoj pėr dashurinė tonė tė pamundur, sytė mė mbushen me lot tė nxehtė dhe pikėllimi mbyt shpirtin tim. Por e di ēfarė, nė fund tė fundit mė vjen keq pėr ty, pasi ti je njė njeri i vogėl dhe gjithmonė i vetėm do tė ngelėsh, pasi ty tė ka privuar i madhi Zot nga ndjenja mė e bukur e botės. Ti kurrė nuk ke pėr ta takuar dashurinė, kurrė nuk ke pėr tė provuar ėmbėlsinė dhe pėrkėdhelitė e saj, pasi je tepėr egoist dhe tepėr individualist. Lamtumirė, lamtumirė njė herė e pėrgjithmonė, rrugė tė mbarė shpirt nė jetėn tėnde tė vetmuar dhe mua mė vjen mirė qė nuk jam me ty.

GAZETA SHQIPTARE

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi