♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirush Kabashi ne Durres me mesazhe miresie

Shko poshtė

Mirush Kabashi ne Durres me mesazhe miresie Empty Mirush Kabashi ne Durres me mesazhe miresie

Mesazh nga Tetovarja Thu Nov 20, 2008 10:08 am

Ndėrsa ende jehojnė dhe nuk janė zbehur mesazhet qė aktori i madh i skenės shqiptare, Mirush Kabashi, ka pėrcjellė nėpėrmjet interpretimeve tė shumta tė Sokratit, ai vjen kėtė herė me njė tjetėr mesazh, atė tė mirėsisė dhe dashurisė njerėzore qė shkon pėrtej paragjykimeve fetare. Mbrėmjen e sė enjtes, premiera e monodramės “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” do tė shfaqet nė skenėn e Teatrit “Aleksandėr Moisiu” tė Durrėsit pėr tė marrė udhė prej kėtej dhe nė skenat e teatrove tė tjera. “Shoqėria shqiptare ka nevojė pėr mesazhin e moralit, tė mirėsisė dhe tė dashurisė njerėzore, tė cilat janė shprehur mė sė miri nė veprėn “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” tė francezit Erik Emanuel Shmit, dramatizimi i sė cilės do tė shfaqet para artdashėsve durrsakė tė enjten dhe tė premten. Udhėheqėsi artistik i shfaqjes, Alfred Bualoti, gjatė njė konference pėr shtyp tė organizuar nė hollin e teatrit tė Durrėsit, nėnvizoi rėndėsinė e kėtij mesazhi universal, qė pėrcillet nė monodramėn me tė njėjtin titull tė Shmitit, qė vjen e pėrshtatur dhe e vėnė nė skenė nga Mjeshtri i Madh i saj, Mirush Kabashi. Ai do tė jetė dhe protagonisti i vetėm i saj. Aktori Mirush Kabashi, qė kthehet nė Durrės pas njė mungese tė gjatė artistike, po jo fizike, u shpreh krenar qė po sjell pėr herė tė parė pėr publikun shqiptar njė vepėr tė kėtij shkrimtari tė njohur sot nė botė. Sipas Kabashit, monodrama “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” sjell njė mesazh tė thjeshtė nė dukje, po tė domosdoshėm pėr njė shoqėri demokratike. Nė realitetet dhe diskutimet pafund mbi identitetin qė jeton vendi ynė, po dhe e gjithė bota civile qė po gėrryhet nga paragjykimet dhe diskriminimet fetare, mesazhet qė pėrcjell autori janė tė thjeshta dhe njėkohėsisht tė fuqishme. Tronditin dhe tė bėjnė tė reflektosh. “Jemi njerėz dhe pasuria shpirtėrore qė u pėrcillet tė tjerėve vlen shumė. Unė uroj qė spektatorėt ta shohin dhe ta gjykojnė monodramėn “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” njėlloj si unė”, tha Kabashi, i cili prej katėr vjetėsh po punon pėr vėnien nė skenė tė kėsaj monodrame, e cila ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe pas suksesit qė ka pėrjetuar monodrama “Apologjia e vėrtetė e Sokratit”. Ndonėse vjen pėr herė tė parė nė vendin tonė, vepra e Shmitit ėshtė ngjitur nė shumė skena tė botės, madje dhe ėshtė ekranizuar nė Francė, ku nė rolin e zotit Ibrahim ka interpretuar i madhi Omar Sherif, i cili ėshtė nderuar pėr kėtė rol nga OKB me “Ēmimin e Paqes”. Mesazhet qė pėrcjell romani i shkurtėr i shkrimtarit francez qė prej 9 vjetėsh janė pėrcjellė nga disa qindra skena teatrore tė Gjermanisė, Turqisė, Francės, Spanjės, Belgjikės, Izraelit, SHBA-sė, Bullgarisė, Zvicrės, Rusisė, Polonisė etj. Falė pėrzgjedhjes sė Kabashit, mesazhet mbėrrijnė dhe pėr publikun shqiptar. Nė vepėr, feja islame paraqitet nėn njė dritė pozitive, nė kohėt qė asaj i bashkėngjiten vetėm fenomene tė errėta, pėrfshirė kėtu dhe akte terroriste. Shmit ėshtė i bindur se kėto janė vepra tė militantėve qė veprojnė nė emėr tė fesė, pa qenė realisht pjesė e saj. Vetė autori i veprės, 48-vjeēari Erik-Emanuel Shmit shkruan se ėshtė folur shumė rreth faktit qė nė kėtė pjesė djali ėshtė hebre dhe dyqanxhiu ėshtė mysliman. “E kam bėrė me dashje njė paraqitje tė tillė, pasi doja tė vėrtetoja se nė shumė vende tė kėsaj bote (kryeqytete tė Evropės, qytetet porte, qytetet amerikane etj.), njerėz me besime tė ndryshme fetare dhe me kultura tė ndryshme, bashkėjetojnė nė harmoni me njėri-tjetrin. U ndjeva krenar kur mėsova se nė Izrael, arabėt, hebrenjtė dhe tė krishterėt e mbėshtetnin pėrdorimin e “Zotit Ibrahim dhe lulet e Kuranit”, si mėnyrė pėr pėrhapjen e shpresės”, ėshtė shprehur Shmit, duke theksuar dhėnien e mesazhit tė vėllazėrimit dhe paqes. Edhe kėtė herė pėrzgjedhja e duhur dhe nė kohėn mė tė mirė tė mundshme e bėn Mirush Kabashin njė aktor unik, njė artist qė rrezaton pėrtej profesionalizmit qytetari dhe ndikim te qytetarėt pėrmes forcės sė artit tė fjalės, duke pėrēuar mesazhe, qėndrime pėr situatat, nė tė cilat ka kaluar vendi gjatė kėtij tranzicioni tė gjatė, ku shpesh ėshtė vėnė nė diskutim dhe identiteti fetar i shqiptarėve pėr tė siguruar tė shumėpriturin dhe shumėpėrfolurin integrim nė gjirin e vendeve tė zhvilluara
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi