♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mesazhe nga shqiptaret antike

Shko poshtė

Mesazhe nga shqiptaret antike Empty Mesazhe nga shqiptaret antike

Mesazh nga Love Thu Sep 30, 2010 2:26 pm

Shqiperia ka nje jete te fshehur nen nenshtresat e saj po aq te pasur sa edhe jeta qe zhvillohet sot mbi te.
Gjurme te qyteterimeve te hershme fragmente te ndryshme te historise nga periudha e lashtesise antikitetit mesjetes e me vone vijojne te pasohen me zbulime te reja. Se fundmi ka pasur nje intensitet te larte te zbulimeve arkeologjike nga nentoka e po aq te rendesishme kane qene edhe ato nga bota nenujore. Te gjitha keto gjetje trokasin fort ne kureshtjen e pjeses qe ende nuk njohim nga e shkuara e trojeve tona.

Kemi nje intensitet te kenaqshem dhe kjo u konkretizua me germimet ne kanalin e Apollonise. Kete vit patem fatin dhe gjetem 2 bustet te femres dhe mashkullit si dhe nje kembe bronxi. Kjo e rrit edhe me shume interesimin tone ne zone shprehet doktori i shkencave te arkeologjise Altin Skenderaj.

Zbulimi i bustit te aristokratit qe nje gjetje e cila shenon nje faze te rendesishme per gjurmet tona arkeologjike nen siperfaqjen e Apollonise. Zbulimi i rralle u be gjate punes se germimeve per kanalin lidhes midis dy zonave te antikitetit ne sektorin e vilave romake. Keto ishin banesa te aristokrateve qe kishin kushte per te zbukuruar shtepite me buste te tilla. Dhe aq e pasur eshte Apollonia sa femra u gjet ne pjesen e murit te nje banese. Objekte te tilla eshte shume e veshtire te gjenden por zbulimet e fundit hodhen poshte mitin qe nje skulpture e tille te mund te gjendet nje ne 50 vjet shton Altini.

Po aq intrigant paraqitet edhe aktiviteti arkeologjik i fshehur i ujerave shqiptare te Jonit dhe Adriatikut. Zbulimet e fundit te ndermarra permes dy projekeve kombetare kane sjelle deshmi te rralla e mjaft te te rendesishme historike. Adrian Anastasi ekspert i arkeologjise nenujore tregon se Shqiperia eshte nga vendet me pasuri te rralla arkeologjike. Eshte mbi mesataren mesdhetare. Eshte nje bregdet me potenciale te larta te historise nenujore. rezultat i dy projekteve kombetare. Plus gjetja e spirances 2 mije vjecare eshte gjetur ne bashkepunim me peshkataret. 2 projektet per skanimin e dhe krijimin e hartave detare kane gjetur nje anije transporti e Luftes II Boterore dhe dy te tjera te shek XIII-XIV thekson Anastasi.

Pasurite arkeologjike nuk i mungojne as nentokes por pavareisht etjes dhe kureshtjes se madhe per te germuar nen te vullneti nuk mjafton per ti nxjerre ne drite. Nentoka shqiptare eshte shume e pasur me monumente por e kemi shume te veshtire ti germojme e per me teper ti ruajme ato nenvizon Altin Skenderaj. Pavaresisht permasave te pamata te rrenjosura ne thellsite detare krenaria zbehet perballe pasigurise se kesaj pasurie kombetare. Bregdeti vidhet ne menyre sistematike. Eumlshte si te thuash nje nderhyrje ne kodin gjenetik te Shqiperise. Eshte nje pjese me te cilen jo qe krenohemi por mund ta perdorim si pasaporte qe nuk besoj se do te refuzohet ve ne dukje eksperti Anastasi./tch
Image hosted by servimg.com
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi