♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Permbytjet, bllokohet autostrada Tirane-Durres

Shko poshtė

Permbytjet, bllokohet autostrada Tirane-Durres Empty Permbytjet, bllokohet autostrada Tirane-Durres

Mesazh nga Eri dr Sat Dec 04, 2010 10:37 pm

Shtabi i Emergjencave i Prefekturės sė Qarkut Tiranė njoftoi pak mė parė se autostada Tiranė - Durrės ėshtė e rihapur pėr kalimin e tė gjitha llojeve tė automjeteve dhe kėrkon nga drejtuesit e mjeteve, kufizimin e shpejtėsisė nė kėtė aks rrugor veēanėrisht nė segmentin rrugor Vorė - Maminas, ku shpejtėsia e mjeteve nuk duhet tė kalojė mė shumė se 60 km nė orė.
Drejtoria e Policisė e Qarkut nė njė njoftim pėr shtyp bėri tė ditur se te gjitha akset apo segmentet e qytetit tė Tiranės janė tė kalueshme

SHKON DREJT NORMALIZIMIT SITUATA NE AUTOSTRADE
ORA 17:47- “Gjendja nė autostradė po shkon drejt normalizimit, trafiku po fillon tė lėvizė ka dhe 2 orė punė pėr normalizim tė plotė. Nuk ka problem pėr qarkullimin e mjeteve nė akset e tjera” ben te ditur Ministria e Transporteve.

BLLOKOHET AKSI TIRANĖ-MARIKAJ, NĖ VORĖ REZIKOHEN TĖ SHEMBEN SHTĖPI
ORA 13:50-Vazhdon i bllokuar prej disa orėsh aksi Tiranė-Marikaj nė autostradėn Tiranė-Durrės duke sjelle nje bllokim gati total te autostrades. Situata kritike nga reshjet me intensitet qė prej ditėsh kanė pėrfshirė gjtihė vendin kanė sjellė pėrmbytje nė disa pjesė tė autostradės, gjė qė ka shkaktuar njė konfuzion nė qarkullimin e automjeteve.
Kalimi nė autostradė po bėhet me vėshtirėsi tė mėdha, polciia sugjeron banoret te perdorin rrugen dytesore qe lidh Tiranen me Durresin. Fadroma dhe mjetė tė renda kanė mbėrritur nė aksin Tiranė-Marikaj dhe po pėrpiqen tė zhbllokojnė situatėn plot kaos qė vazhdon prej orėsh nė autostradė. Ndėrkohė nė Vorė situata paraqitet jo e mirė. Disa shtėpi rrezikojnė tė shemben nga shembja e dherave qė po ndodhin nė zonė.

UJI BLLOKON PREJ ORES 11:30 AUTOSTRADĖN TIRANĖ-DURRĖS
ORA 11:35-Prej ores 11:e 30 minuta autostrada Tiranė-Durrės po qėndron e bllokuar pėr shkak tė sasisė sė madhe tė ujit qė ka mbuluar rrugėn nė kthesėn e Kasharit.
Prezenca e ujit u shtua gjatė oreve te paradites se sotme per shkak te reshjeve te shumta te shiut te te rana ditet e fundit ka bėrė qė automjetet qė qarkullojnė nė tė dyja krahėt tė pengohen nė lėvizjen e tyre normale deri nė bllokimin tėrėsisht tė qarkullimit nė kėtė aks.
Kjo ka sjellė njė trafik tė rėnduar nė autostradė, ndėrkohė qė janė lajmėruar organet komptente pėr situatėn.
Situata vazhdon tė mbetet kritike nė kėtė pjesė tė autostradės prej orės 11.30 minuta.

Si pasoje prej kesaj ore reshjet e shumta tė shiut kanė bėrė thuajse tė pamundur kalimin e mjeteve nė segmentin rrugor nga Vora nė Maminas.
Nė ndihmė tė situatės sė krijuar, efekiva tė shumta tė Qarkullimi Rrugor nė kryeqytet, janė instaluar nė hyrje tė autostradės Tiranė – Durrės pėr tė orjentuar drejtuesit e mjeteve, duke u rekomanduar atyre qė duan tė udhėtojnė nga Tirana drejt qyteti bregdetar tė Durrėsit e mė tej, qė tė pėrdorin rrugėn tjetėr, atė tė Ndroqit.
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi