♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI

Shko poshtė

POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI Empty POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI

Mesazh nga stralli Fri Jul 01, 2011 10:15 am

BAHRI FAZLIU - GZIMI


TĖ GJALLĖVE

Nėse dėshironi tė dini pėr jetėn e dėshmorėve,
mos kėrkoni nėpėr libra,
aty s’ėshtė jeta e tyre,ėshtė jehona e saj.

Nėse dėshironi tė dini si jetuan dėshmorėt,
mos shkoni nė shtėpitė e tyre,
shikoni robėrinė tuaj.

Nėse dėshironi tė dini me sa zjarr dashuruan dėshmorėt,
mos ndiqni gjurmėt e dashurisė sė tyre,
ato janė flutura qė s’kapen dot.

Nėse dėshironi tė dini kėngėn e dėshmorėve,
mos thėrrisni kėngėtarin,
do tė pendoheni nga tingujt e zbrazėt.

Nėse dėshironi tė dini amanetin e dėshmorėve,
mos pyesni kė kishin afėr nė ēastin e fundit,
secili prej nesh ka qenė prezent.

Nėse dėshironi t’i nderoni dėshmorėt,
mos shkoni te varret e tyre pėr tė vendosur lule,
lulet do t’u vyshken nė dorė.

Nėse...
Ēdo gjė qė u intereson tė dini pėr dėshmorėt,
ecni nė rrugėn e tyre,
aty do tė gjeni gjeninė e tyre.
stralli
stralli
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 156
Vendndodhja Vendndodhja : Kukės
Hobi Hobi : Soditja
Humor Humor : pak
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/06/2011
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI Empty Re: POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI

Mesazh nga stralli Fri Jul 01, 2011 10:16 am


PRINDĖRVE TĖ DĖSHMORIT


Ju prindėr nuk ngopeni
T'ua bėjnė birin edhe president
pėr sė vdekuri
Doni ta shihni lart e mė lart
Por edhe sikur
Tė pamundurėn ta bėjmė
Tė pangopur do tė mbeteni
Ju birin tuaj e doni tė gjallė.
stralli
stralli
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 156
Vendndodhja Vendndodhja : Kukės
Hobi Hobi : Soditja
Humor Humor : pak
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/06/2011
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI Empty Re: POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI

Mesazh nga stralli Fri Jul 01, 2011 10:16 am

S'MUND TĖ NDAHEM NGA LUFTA


Me gjithė mallin qė kam pėr ty,nėnė,
me gjithė dhembjen qė ke pėr mua
me gjithė dėshirėn qė kam pėr jetė
megjithėqė njė vajzė shumė e dua.

Megjithėqė mė pėlqen stina e pranverės
megjithėqė dua paqen nė botė,
megjithėqė mė pėlqen tė nxehtėt e verės,
megjithėqė me dėshirė do t'rrija mbi tokė.

S'mund tė ndahem nga lufta kurrė
S'mund tė pajtohem me paqen-robėri
"pashė mė pashė do t'i bie ferrit"
pėr tė shtrejtėn tonė liri.

Edhe vdekjen do ta puth,nėnė,
kur lufta kėtė do ta kėrkojė,
edhe nga varri do tė ngrihem
luftėn kurrė s'do ta pushoj.
stralli
stralli
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 156
Vendndodhja Vendndodhja : Kukės
Hobi Hobi : Soditja
Humor Humor : pak
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/06/2011
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI Empty Re: POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI

Mesazh nga stralli Fri Jul 01, 2011 10:17 am


BISEDĖ E PAFUND

Biseduam shtruar, shok,dikur
se si do ta luftonim armikun bashkė
sot ti nė burg,
unė i mbyllur nė liri.

Ta vazhdojmė biseden aty ku kemi mbetur,
ta vazhdojmė punėn e lėnė pėrgjysmė
Ti nė burg, unė i mbyllur nė liri,
kudo armikun ta godasim me ngulm.

Bukur godite kur nė gjyq the
se e ardhmja i takon popullit
unė i mbylluri nė liri
me "Ēlirimin"zgjoj forcėn.

Do t'vijė koha e sigurisht do tė takohemi prapė
biseda atėherė do tė ketė marrė njė fund,
burgjet s'do tė hapen mė pėr ty,
liria pėr mua s'do tė jetė mė burg.

Dhe nė qoftė se prej meje
do t'kesh vetėm njė lule,
mos u mėrzit, shok
kėshtu e ka lypur koha,
sa pėr bisedėn nuk kam dyshim
do ta vazhdosh me shokėt nėpėr shkolla.

23.03.1994
stralli
stralli
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 156
Vendndodhja Vendndodhja : Kukės
Hobi Hobi : Soditja
Humor Humor : pak
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/06/2011
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI Empty Re: POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI

Mesazh nga stralli Fri Jul 01, 2011 10:18 am

ELEGJI PĖR HASAN RAMADANIN

A mjaftojnė dy pika loti
Pėr t'i dhėnė lamtumiren burrit
A mjaftojnė vajtimet tona
Si shenjė pėrshėndetjeje e fundit ?

A mjafton t'i puthet balli
Tė lavdėrohet pėr qėndresė
A mjafton t'i shkohet tek varrri
Me njė tufė lulesh buqetė ?

A bėnė tė pėrgjumurit ta varrosin tė vdekurin
A qėndron vaji mė lart se kėnga
A bėn mbi dhe tė qėndrojė vaji
A bėn nė dhe tė varroset kėnga ?

A bėnė t'i thuhet: jemi me ty
Derisa ai s'kėndoi me ne
A bėn t'i thuhet : fli i qetė
Derisa edhe ne flemė mbi dhe ?

Tė vijmė nė varrim apo tė mos vijmė
Na ke vėnė nė dyshim, bal
Dimė se do deshe mė parė tė ngjallemi.
Tė ikim nga i gjalli varr.

Ti qė s'deshe turp nė jetė
Ti nuk do as tė turpėruarit te varri
Ti qė s'deshe vdekje nė jetė
Ti edhe tani je mė i gjallė se i gjalli.

Ti nė jetė s'deshe ,,durimin "
Edhe me vdekjen tregove mospajtim
Por, kur u ndodhe mes tė dyjave
Zgjodhe vdekjen pa ngurrim.

Me jetėn tėnde u lidhe me Kosovėn
Me vdekjen tėnde u bėre nyjė me tė
I dhe zemrėn qė ajo ta fali
I more kėngėn qė ajo tė dha.

Pėr ty s'pat amnisti
Pėr ty s'pat ditė pranvere
Ujku pėr ty mbeti ujk
Nga farsa ti s'u gėnjeve

I the Kosovės s'shpėton dot
Prej kthetrave tė ujkut me butėsi
Pushkėn nė dorė shtrėngove fort
Kėngės sė zogjve u dhe fuqi

Ata qė tė vijnė sot te varri
Tė thurin vargje, tė kėndojnė lavdi
Krekosen para trupit tėnd
Nuk kanė turp, nuk kanė burrėri

Thonė: the rrofshim ne tė gjallėt
Ndėrsa ti ngrije lart tė vekurit
Thonė: the ju lumtė, vazhdoni
E ti me vdekjen ua kėpute jetėn.

Thonė pėr ty posa u ktheve nga mėrgimi
Kurse ti nga atdheu kurrė s'u ndave, bal
Pėrpiqen qė atė qė s'e deshe gjatė jetės
Ta lidhin me ty tani qė s'je gjallė.

Ta kanė frikėn, prandaj kėshtu veprojnė
Se jeta jote qe e mprehtė si shpata
Se ideali yt qe i kundėrt me tė tyrin
Se s'ishe pėr ,, paqe" ishe pėr shtrėngata.

Me vdekjen tėnde pėrpiqen ta mbajnė jetėn
Mundohet tė tė bėjnė tė tyrin
Por vdekja jote ėshtė edhe mė e tmerrshme se shpata
vdekja jote ua nxjerr fytyrėn.

Gjallė sa ishe u munduan tė tė harrojnė
Tė vdekur mundohen tė tė pėrfitojnė
Por ti i vdekur e i gjallė njė je
I madhėrishėm i gjallė, i madhėrishėm nėn dhe

Do tė vijė njė ditė, do tė jesh prapė ndėr ne
Kur kėngėn fuqishėm do ta kėndojmė
Pushka jote do tė jetė nė ballė
Amaneti yt - realitet i gjallė

Mjaft mė luajtėm me lojėn e vdekjes
Mjaft mė i thamė vetes durim
Pėr liri s'duhet pritur ditėn
Pėr liri duhet veē kushtrim

Kushtrim lufte je mbi dhe, Hasan
Me jetėn dhe vdekjen qė bėre
Kushtrim lufte do tė mbetesh pėrjetė
Me jehonėn e kėngės sate.

8.8.1994
stralli
stralli
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 156
Vendndodhja Vendndodhja : Kukės
Hobi Hobi : Soditja
Humor Humor : pak
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/06/2011
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI Empty Re: POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI

Mesazh nga stralli Fri Jul 01, 2011 10:19 am

NJĖ SHOKU QĖ HUMBI IDENTITETIN


Friksoheshe shumė,shok
kur tė thosha edhe njė herė tė bisedojmė
e dije ē'do tė thotė njė bisedė e tillė.

Kėmbėngulje nė tėndėn
"ka marrė fund - thoshe - kjo punė"
por nė sy nuk mė shikoje

Kur the, shok, s'mundem mė,
pėrjashtove veten nga populli,
nga jeta e tij.

Mendon se do ta ruash familjen
duke u strukur nga kombi
oh, sa gabim i rėndė ?

Mendon se tė kesh familje ėshtė mė vėshtirė tė luftosh,
nė mos e pamundur,
kerse unė tė them me bindje, shok
se atėherė duhet luftuar edhe mė shumė.

Mendon se duke iu larguar punės,
i largohesh edhe dhunės sė pushtuesit,
prapė gabon, shok i dashur,
dhuna moti ka humbur limitin.

Qan fatin e zi pse je martuar
a thua nuk duhet martesa nė kohė lufte,
a thua nuk ėshtė vetė lufta njė dasmė e madhe ?!

Tė kujtohet, shok, kur mė the
jam i gatshėm tė ec deri nė fund
tė kuptoj dete e male.

Dhe tė kujtohet si tė thashė:
Rrofsh se mė kėnaqe.

Ah, jo s'tė kishte shtyrė askush
tė jesh serioz nė jetė
vetė ngryse vetullat, vetė lėshove mustaqet,
vetė u bėre burrė.

Ndėrsa unė si mik yti
tė shihja si burrėrroheshe,
edhe unė burrėrrohesha nga ti.

Kurse tani s'mė shikon nė sy
a thua ngase sytė e mi nuk kanė ndryshuar
kanė mbetur po ata.
Mbaj mend atė shikimin e parė
si mė ndoqe,
vėshtrim shqiponje.

Tani ky shikim ka humbur funksionin,
sepse shqiponja ėshtė larguar prej tij
kanė mbetur vetėm pendlat.

Pse mė lėndove, shok
pse mė vrave nė zemėr
pse pranove tė mbetesh pa emėr ?

Dhe tani qė s'ke emėr, s'ke identitet
u frikėsohesh atyre qė ruajnė
me fanatizėm emrin e vet.

Nuk mė hiqet jo nga sytė takimi i parė
ndoshta i vetmi takim i dy emrave
(sa shpejt e harrove emrin tėndė,
ashtu siē harrove shpejtė takimin e parė).

Eh, kur ma zgjate atėherė dorėn
ndjeva njė darė tė mė shtėrngonte.
Nuk ishte ky thjesht takim i dy duarve
ishte takim i dy zemrave, takim i dy maleve.

Shumė tė freskėta i kam ato shkėndija
qė dolėn nga kjo ndeshje malesh
tė freskėta i kam edhe britmat
qė u shkaktuan nga sėpata qė ra
mes kėtyre maleve.

Kjo sėpatė ka kohė qė mprehet nėpėr botė
njė sėpatė tė tillė pati nė dorė
Moisiu kur tradhtoi Skėndėrbeun,
njė sėpatė tė tillė pati edhe Hamzai.

Shyqyr, shok, qė mė e keqja s'ka ndodhur,
qė sėpatėn qė more nė dorė nuk ia dorzove armikut,
ashtu si Moisiu e Hamzai qė ia dorzuan.
Ndryshe falja e Moisiut kurrė s'do tė tė kishte takuar.

Tė uroj, shok, ta ndihmosh familjen
tė mallkoj, shok
pse le nė baltė agimin.

Por, ē'janė kėto fjalė ?

Ti thoshe njeriu, familja, Kombi,
dhe ndaleshe nė bashkėsinė mė tė madhe.
Dhe thoshe po u munduam pėr tė madhen
lehtė do ta kemi mė tė voglat.

Dhe bėre betimin e madh atėherė,
rrugėn e gjatė pėr ta ndjekur,
e tani friksohesh vetėm nga biseda e gjatė !

S'di ē'tė tė them tjetėr, shok
vetėm di se ke humbur identitetin,
dhe ne mė s'mund tė jemi shokė.

16.9.1996
stralli
stralli
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 156
Vendndodhja Vendndodhja : Kukės
Hobi Hobi : Soditja
Humor Humor : pak
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/06/2011
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI Empty Re: POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI

Mesazh nga stralli Fri Jul 01, 2011 10:20 am

PA PUSHIM

Ora s'ishte ndalur asnjė ēast
nė sytė e saj shqiponje,
kėngėn pėr ēerdhen kurrė
s'e kishte pushuar,
ujkun e kishte vrarė nė tė tijėn kasollė
zemėrmadhja, e mbaruar.

Shikimi i ishte ndarė nė copėza ngulfatėse,
dielli larg i kishte qėndruar,
zemra kishte ruajtur dashurinė e pafund
pėr shokėt e dashuruar nė tokėn e amshuar.

kishin dashur t'ia vrisnin idealin,
ia kishin kėrkuar nė fizikun e brishtė,
ideali i saj nė pragjet e shtėpive
ēdo muaj mbyste muzgun e trishtė.

Kur u pamė u gėzuam tė dy,
s'ishim parė tri vite tė tėra,
krenaria ishte rritur nė personin e saj
krenaria qė tri vite i kishte shėndėrruar nė tri tė shtėna.

Ruaju vėlla,mė porositi ngrohtėsish i thashė,
kujdes motėr,ngrohtėsisht i thashė,
motėr e vėlla gjithmonė nė njė front,
motėr e vėlla gjithmonė bashkė.

4.12.1995
stralli
stralli
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 156
Vendndodhja Vendndodhja : Kukės
Hobi Hobi : Soditja
Humor Humor : pak
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/06/2011
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI Empty Re: POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI

Mesazh nga stralli Fri Jul 01, 2011 10:21 am

NĖ AKSION

Bie ora 22.
Shokėt janė nė aksion,
zemrat kanė vendosur t'i pushtojnė.

Sot po gjuajmė farėn me emrin " Ēlirim ".
nesėr do tė korrim frytin me emrin ēlirim.

Natė ėshtė.
Nuk kanė frikė nga terri,
sepse me tė nė luftė jemi.

S'ka rėndėsise " Ēlirimi" po prish zakon,
duke shkuar te lexusi natėn,
rėndėsi ka qė lexusi tė mos flejė,
as ditėn, as natėn.

" Ēlirimi" nuk e ka vulėn e "Graēanicės",
ai ka vulėn e bodrumeve tė Prishtinės.

Nėse populli do tė zgjohet me tė nė dorė,
ky zgjim do tė jetė i gjatė,
gjumi s'do tė ketė mė pėr kėtė popul,
pėr kėtė popull s'do ketė mė natė.

Kushtrimi po bie.
S'do tė mbetet kush pa e dėgjuar,
nė borėn e bardhė ku shtėrnguar rrinė malet,
historia rėndė ka peshuar.

Nė "Ēlirim" nuk matet fjala me kut,
as me metėr,
por me nocionin popull.

"Ēlirimi" po vjen tek ti popull,
rrugė tė gjatė ka pėrshkuar,
shekuj tė tėrė mban nė duar.

Ti e di fort mirė popull historinė e "Ēlirimit".
Kėtė histori nga ti e mėsuam.

Ti na flisje gjithnjė pėr "Zėrin e Popullit",
pėr " Lirinė",pėr "Zėrin e Kosovės",
na flisje pėr ēlirimat e kohės.

Ti na e dhe penėn,
po atė qė i dhe edhe Jusufit.
Ishte pena e ēlirimit.

Ti na e dhe ngjyrėn,
na e dhe teknikėn,
na ta dhamė gjakun,jetėn,
ta dhamė Jusufin,Kadriun,Afrimin...

Ishe popull nė "Ēlirim",
mė parė se "Ēlirimi" tė vinte tek ti,
"Ēlirimi" nė ty dhe pėr ty bėri betimin,
me zjarr u nis nė rrugėn e tij.

Ora po kalon.
Aksioni vazhdon.

Sa mė shumė"Ēlirim".popull,
aq nė shumė popullnė " Ēlirim".

Ty ta mori kėngėn"Ēlirimi",popull,
pėr ta dhuruar ty
Ty t'i mori krahėt,popull,
pėr t'i vėnė ty.

Gjithmonė nga njė shkėndijė ndizet zjarri,
gjithmonė nga njė grykė shpėrthen vullkani.

Tik-tak ora 23.
"Ēlirimit" i hapen dyert e popullit.

Aksioni mbaroi.
Kur tė fillojė agimi tė pėrhapė rrezen e bardhė,
"Ēlirimi" do tė jetė kėndezi i parė.
Sukses shokė,nė aksionet me radhė.
stralli
stralli
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 156
Vendndodhja Vendndodhja : Kukės
Hobi Hobi : Soditja
Humor Humor : pak
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/06/2011
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI Empty Re: POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI

Mesazh nga stralli Fri Jul 01, 2011 10:22 am

REVOLES

Eh revole,revole
Mikja dhe armikja ime
Tė urrej shumė
Sepse dua njerėzimin
Paqen,
Dashurinė,
Lirinė.
Tė dua shumė
Sepse dua njerėzimin
Paqen,
Dashurinė,
Lirinė.
Revole tė urrej aq sa edhe tė dua
Revole do tė tė vras
Me dorėn tėnde
Pėr urrejtjen
Pėr dashurinė.
stralli
stralli
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 156
Vendndodhja Vendndodhja : Kukės
Hobi Hobi : Soditja
Humor Humor : pak
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/06/2011
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI Empty Re: POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI

Mesazh nga Vizitor Tue Jan 29, 2013 3:01 pm

stralli shkruajti:REVOLES

Eh revole,revole
Mikja dhe armikja ime
Tė urrej shumė
Sepse dua njerėzimin
Paqen,
Dashurinė,
Lirinė.
Tė dua shumė
Sepse dua njerėzimin
Paqen,
Dashurinė,
Lirinė.
Revole tė urrej aq sa edhe tė dua
Revole do tė tė vras
Me dorėn tėnde
Pėr urrejtjen
Pėr dashurinė.
kjo me pelqeu jasht masa urime shum poezi te lezetshme

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI Empty Re: POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi