♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historik vizash, nga viti 1920 deri te Ahmet Zogu dhe Enveri .

Shko poshtė

Historik vizash, nga viti 1920 deri te Ahmet Zogu dhe Enveri . Empty Historik vizash, nga viti 1920 deri te Ahmet Zogu dhe Enveri .

Mesazh nga Morena Sat Feb 05, 2011 8:46 am

Tani qe Shqiperia po feston heqjen e vizave po ve nje artikull
interesant per historine e vizave, besoj qe do te jete i mirepritur.









Vizat, si kanė lėvizur shqiptarėt nga Ismail Qemali, tek Ahmet Zogu e
Enver Hoxha.Flasin historianėt Arben Puto, Pėllumb Xhufi, Muhin Cami




Pasaportat e para shqiptare u dhanė nė 1920-ėn. Qė nga shpallja e
pavarėsisė nė 1912-ėn nga Ismail Qemali e deri nė kohėn e mbretit Zog
dhe mė pas Enver Hoxhės, rregullat kanė qenė tė ndryshme. Ata qė kanė
jetuar nė fillimet e shekullit tė kaluar rrėfejnė se pėr tė udhėtuar
jashtė vendit nuk duheshin shumė procedura burokratike, ashtu siē ndodh
sot. Kėtė lehtėsi, sipas rrėfimtarėve, tashmė tė vjetėr nė moshė, e
krijonte edhe pasaporta e kohės, e cila njihej nė tė gjitha shtetet e
Europės.





Ndėrsa sot kohėt kanė ndryshuar kryekėput, pasaporta ėshtė rritur nė
elementėt e saj tė sigurisė, por ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė udhėtuar
me tė jashtė vendit. Vendimi i djeshėm pėr vizat i rijep pasaportės
biometrike, tė shpėrndarė kohėt e fundit, tė drejtėn e qarkullimit pa
viza, por me kontrolle kufitare tė pėrpikta.


Po ēfarė thonė historianėt? Si kanė udhėtuar shqiptarėt nga Ismail
Qemali deri mė sot? "Nė Itali shkonim pa viza". Historiani Arben Puto i
ka jetuar ato kohė kur shtetasit shqiptarė lėviznin lirisht nė fqinjin
matanė Adriatikut. Ishte koha kur Shqipėria ishte aneksuar nga Mbretėria
e Savojės, pas pushtimit tė 7 prillit 1939. Nuk kishte nevojė pėr
eksodet biblike qė ndodhėn gjashtė dekada mė vonė, apo udhėtimet e
vdekjes me skafet e trafikantėve tė qenieve njerėzore.



Kush kishte punė, apo arsye tjetėr pėr tė udhėtuar pėr nė Itali mjaft qė
tė merrte vaporėt e udhėtarėve dhe arrije nė brigjet italiane.
"Shqiptarėt shkonin nė Itali me viza qė lėshoheshin nga organet
konsullore italiane nė Shqipėri", - shton historiani Pėllumb Xhufi - dhe
mė pas ato u hoqėn dhe ata nuk kishin nevojė pėr to, sepse Shqipėria
ishte bėrė dhunshėm pjesė e Italisė".


Pėr tė shkuar nė vende tė tjera duhet tė kishe vizė. Historiani Puto
thotė se aplikimi pėr vizė bėhej pranė zyrave konsullore tė shteteve tė
huaja nė Tiranė apo qytete tė tjera tė Shqipėrisė. Sa e vėshtirė ishte
tė merrje njė vizė atėherė? "Nuk besoj se ka qenė vėshtirė, por duheshin
ndjekur procedurat qė parashihte marrja e vizės", - sqaron z. Puto. Tė
njėjtėn gjė mbron edhe historiani Pėllumb Xhufi, duke shtuar se pajisja
me vizė deri nė kohėn e Luftės sė dytė Botėrore ishte njė proces normal.



Pas izolimit tė Shqipėrisė dhe mbylljes sė shtetasve tė saj brenda
kufijve tė vendit, viza pėr jashtė vendit ishin njė e drejtė e atyre pak
njerėzve qė ishin tė ngarkuar me punė shtetėrore. Historiani Arben Puto
kujton pajisjen me vizė britanike nė kohėn e Shqipėrisė sė izoluar, kur
ajo nuk kishte marrėdhėnie diplomatike me Londrėn si me shumė shtete tė
tjera. "Mbaj mend nė vitin 1972 isha nė Paris dhe atje aplikova te
konsullata britanike pėr njė vizė, qė tė hyja nė Mbretėrinė e Bashkuar".


Ndėrsa historiani Pėllumb Xhufi shton se procedurat pėr pajisjen me vizė
tė shtetasve qė do tė dilnin jashtė vendit, nė kohėn e komunizmit
kryheshin nga Ministria e Jashtme e Shqipėrisė: "Ishte ai dikasteri qė
pėrgatiste dokumentacionin dhe dėrgonte kėrkesat pėr vizė tek
autoritetet konsullore tė shtetit tė huaj", - sqaron Xhufi. Ai shton se
pėr tė shkuar nė shumicėn e vendeve tė botės, duhej mė parė qė tė
pajiseshe me vizė hyrėse.



Muhin Cami, historian, e pėrmbledh nė njė fjali tė shkuarėn e lėvizjes
sė lirė tė shqiptarėve: "Lėvizja e shqiptarėve nėpėr botė dikur nuk ka
qenė fare problem".



PASAPORTA E 1920-ĖS





Pasaporta e parė shqiptare nė 1920-ėn ishte shumė e thjeshtė. I vetmi
element sigurie, nėse mund tė quhet i tillė, ishte njė shėnim i vendosur
nė faqen e fundit, i cili ndalonte falsifikimin e saj. Nė kokėn e
pasaportės ishte vendosur nė njė rreth me fushė tė kuqe, shqiponja me dy
krerė e huazuar nga stema e Kastriotėve. Nė faqen e tretė tė saj nė
vend tė emėrtimit Republika e Shqipėrisė kishte tė vendosur nocionin
"N'emėn tė shtetit shqyptar". Nė faqen e katėrt nė dialektin gegėrisht
vihen re gjeneralitetet, si "emri i t'et, i s'amės, data e lindjes,
vendi i lindjes, banimi". Pak mė tej pėrcaktohej feja, profesija, klasi
ushtarak, si dhe drejtvotimi. Nė mungesė tė fotografisė, e cila pėr
kohėn ishte ende njė luks, nė kėtė pasaportė, ky element plotėsohet me
tė dhėnat fiziologjike tė personit. Nė faqen ku shkruhej "Shėnime"
jepeshin shenjat, tė cilat dallonin kėtė shtetas, siē ishin mosha,
balli, sytė, goja, hunda, flokėt, mjekra, mustaqet, si edhe ngjyra e
fytyrės. Nė kėtė pasaportė vendoseshin edhe shenjat e veēanta qė
dallonin njė person, qė nga ēikatriēet e ndryshme e deri te nishanet.




PASAPORTA E PARA VITEVE '90




Letėrnjoftimi ishte dokumenti, me tė cilin shtetasit shqiptarė
identifikoheshin gjatė sistemit komunist. Ndryshe nga pasaporta e
Republikės, dhe mė pas Mbretėrisė sė Zogut, nė kėtė letėrnjoftim, i cili
pėrdoret edhe sot nga njė pjesė e madhe e popullatės, vihen re heqja e
disa elementeve dhe shtimi i disa tė tjerave. Kėshtu, nė kėtė
letėrnjoftim hiqet pėrkatėsia fetare, hiqet klasi ushtarak, si edhe
profesioni i personit qė dispononte mjetin e identifikimit. Elementi qė
shtohet nė letėrnjoftimin e kėsaj kohe ėshtė fotoja dhe gjendja civile e
shtetasit, ku pėrkrah emrit tė tij vihej, nė rast tė celebrimit, edhe
emri i bashkėshortit ose i bashkėshortes. Kjo pasaportė do tė vazhdonte
tė ishte nė qarkullim deri nė vitin 1995, ku u vendos tė kalohej nė
pasaportėn e re e ku do tė viheshin elementet e reja tė sigurisė.



PASAPORTA E PAS VITEVE '90



Nė pasaportėn e sotme janė shmangur shumė gjeneralitete, por janė shtuar
shumė elemente tė sigurisė. Kėshtu, ndryshe nga fotoja bardhė e zi e
letėrnjoftimit tė paraviteve '90, pasaporta e sotme disponon foto me
elemente tė larta sigurie, ēka e bėn tė vėshtirė ndryshimin e saj.
Gjithashtu, nė kėtė pasaportė janė tė vendosur edhe fotoelemente qė nuk
mund tė dallohen me sy tė lirė.


Me ndryshimin e periudhave historike ka ndryshuar edhe kopertina e
pasaportave. Kėshtu, nė periudhėn e mbretit Zog vihet re simboli i
shqiponjės, element qė do tė mungonte nė letėrnjoftimin e viteve '50. Mė
pas, ky element do tė rivendosej nė pasaportat e pasviteve '90, pėr tė
vazhduar deri nė ditėt e sotme.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi