♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ahmet Zogu

Shko poshtė

Ahmet Zogu Empty Ahmet Zogu

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 29, 2009 8:44 pm

6 misteret e jetes se tij

Ahmet Zogu, mbreti i cili qeverisi shqiptarėt pėr 14 vjet, do tė jetė sot nė rubrikėn "Sekretet e njerėzve tė vdekur". Janė gjashtė mistere, ku shoqėruan atė gjatė gjithė jetės sė tij. Qė nga momenti se si ai mori pushtetin nga duart e Fan Nolit, dashuria e tij me balerinėn tė cilėn e njohu nė Francė, plani pėr tė rrėzuar Enver Hoxhėn nga pushteti dhe deri tek amaneti qė ai la pėr t'u varrosur nė vendin qė e ngjiti deri nė majėn mė tė lartė tė pushtetit. Jeta e njė nga njerėzve mė tė rėndėsishėm tė shekullit XX, pėr historinė e shqiptarėve ka mbartur me vete dhe enigma e mbase do tė duhet njė kohė e gjatė qė tė zbulohen ose ndoshta nuk do tė dalin kurrė nė dritė.

Si arriti tė merrte pushtetin nė dhjetor tė vitit 1924, a patėn ndikim shtetet fqinje nė kėtė ringritje tė mbretit tė fundit shqiptar? Ēfarė iu premtoi serbėve pėr kėtė ndihmė?

Pas rrėzimit nga pushteti tė Fan Nolit, i cili ishte nė krye tė qeverisė vetėm prej gjashtė muajsh, nė krye tė vendit u rikthye Ahmet Zogu. Ishte dhjetori i vitit 1924, kur qeveria e Nolit nuk mundi t'u bėnte ballė presioneve dhe trazirave tė shkaktuara nė vend atė kohė. Noli kishte ardhur nė krye tė qeverisė me "Revolucionin e Qershorit" apo siē e quajnė disa historianė tė asaj periudhe "grusht shteti". Rikthimi i Ahmet Zogut nė pushtet u cilėsua nė atė kohė si rikthimi Legalitetit. Nė vitin 1925 u bė President i Shqipėrisė dhe mori dhe kompetencat e ministrit tė Brendshėm. Zogu kėrkoi tė vendoste njė pushtet tė hekurt. Duke parė qė ai kufizohej nga disa mbretėri tė fuqishme dhe tė konsoliduara, siē ishte ajo e Savojės, mbretėria greke, por edhe Jugosllavia nė veri, kėrkoi tė ishte po aq i fuqishėm. Kėshtu nė vitin 1928, ai realizon ėndrrėn e tij tė bėhet mbret, duke e quajtur veten "Mbret i shqiptarėve". Nė historiografinė shqiptare ende nuk ėshtė gjetur njė emėrues i pėrbashkėt, nėse Zogu erdhi nė pushtet nė mėnyrė tė rregullt apo atė e ndihmuan forca tė jashtme. Historianėt gjatė periudhės sė komunizmit e kanė quajtur kėtė rikthim tė Zogut, tė ndihmuar nga ushtria jugosllave e Krajl Pjetrit tė Beogradit, duke i premtuar kėtij tė fundit qė do t'i jepte dy zona nė veri tė Shqipėrisė, pikėrisht grykėn e Vermoshit dhe Shėn Naumin. Rikthimi i Ahmet Zogut padyshim ngelet njė mister pėr historinė tonė tė shekullit XX. Dokumentet arkivore tregojnė qė ka njė marrėveshje midis Ahmet Zogut dhe jugosllavėve, por qė ngelet shumė e mjegullt, duke bėrė qė si pala mbrojtėse e kėsaj teze, por edhe ajo qė e hedh poshtė, ta kenė tė vėshtirė tė flasin me siguri pėr njė marrėveshje tė tillė. Shumė historianė japin versionin qė Zogu erdhi nė pushtet me suport nga jashtė, duke vėnė nė lėvizje agjenturat e huaja, sidomos ato jugosllave, por qė raporti midis shtetit tė Ahmet Zogut dhe jugosllave nuk ka qenė i mirė pas kėtij momenti, vė nė diskutim tė madh nėse Zogu ka pasur apo jo pėrkrahjen e sllavėve. Po t'i referohemi historianit amerikan, Bernd Fisher, i cili ka bėrė njė nga librat mė tė plotė pėr historinė e mbretėrisė shqiptare nėn udhėheqjen e Ahmet Zogut, ai e cilėson ardhjen e Zogut nė pushtet me ndihmė nga Jugosllavia. Menjėherė me ardhjen nė pushtet, Zogu pėrjashton nga Parlamenti tė gjithė deputetėt e opozitės, shpėrndau Komitetin e Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės dhe mori njė pushtet tė pakufizuar.

Ahmet Zogu ėshtė shoqėruar me njė nga femrat mė tė bukura tė asaj kohe? Cila ishte balerina qė magjepsi mbretin e shqiptarėve dhe pse nuk arriti tė lidhte jetėn me tė?

Njihet vetėm ana zyrtare e Ahmet Zogut dhe pak ėshtė folur pėr jetėn e tij private. Ashtu si gjithė udhėheqėsit e tjerė edhe Zogu ka pjesėn e tij pėr tė cilėn ka ende enigma. Pėrveē tė tjerave, mbreti shqiptar ka pasur dhe njė tė dashur, e cila ishte njė kėrcimtare mjaft e suksesshme e nga mė tė pėlqyerat atė kohė nė Francė. Tania Vizirova (Visirova), ishte me origjinė nga Besarabia dhe Kaukazi. E pasionuar pas dansit tė Isadora Dunkan, ajo arriti qė edhe pse shumė e re tė hynte nė trupėn e balerinave tė "Folies-Bergčre", shumė nė modė atė kohė nė Paris. Ajo shpejt u bė e njohur pėr hijeshinė dhe sensualitetin e saj, dhe tė gjithė e thėrrisnin "la Visarova". Njė trup i kolmė, linjat e tė cilit shfaqen nė fotografitė e pakta qė kishte ruajtur Visarova nga ajo kohė. Mė 1929, njė pikėtakim i ēuditshėm do ta lidhte njė pjesė tė jetės sė saj me Shqipėrinė. Atė vit, njė deputet shqiptar dhe ministri fuqiplotė i ambasadės shqiptare nė Paris, e kishin takuar nė mbrėmje, pas shfaqjes nė "Folies Bergčre". Propozimi i tyre ishte i ēuditshėm: tė kėrcente nė pallatin mbretėror tė mbretit Zog, pėr festimin e pėrvjetorit tė parė tė mbretėrisė shqiptare. Ajo u ishte pėrgjigjur se do tė mendohej, por edhe mė pas nė Bruksel, ata pėrsėri e kishin takuar, duke i folur pėr njė kontratė dhe njė shumė tė majme. "Ē'tė bėja? - kujton ajo nė kujtimet e saj, - tė interpretoja nė "Carthacala, reine des Gitans" (Cartala, mbretėresha e ciganėve), - njė shfaqje e asaj kohe, - apo tė shkoja nė Shqipėri?…". Nė gusht tė atij viti, ajo vendos tė shkojė nė Shqipėri bashkė me tė ėmėn e saj, tė cilėn nuk e ndau nga vetja gjersa ajo vdiq. Kontrata pėr angazhimin e saj pėr festimet mbretėrore u nėnshkrua nė Romė, nė konsullatėn shqiptare dhe nė atė rumune, pėr njė periudhė dymujore. Mbreti e priti me ceremoni dhe menjėherė i caktoi njė besnik tė tij, Dedė Sulin, i cili do ta shoqėronte atė ngado. Pikėrisht ky malėsor kishte shoqėruar gjatė Luftės sė Parė Botėrore, komandantin e trupave aleate nė Maqedoni, francezin Franchat d'Espery. Pra balerina ishte nė duar tė sigurta e besnike. Tanja Visirova, nė kohėn kur ajo u njoh me A. Zogun ishte vetėm 20 vjeē. Zogu ishte shumė i dhėnė pas saj, vajza e re, e cila punonte si balerinė nė lokalet e natės nė Paris, marrosej pas Zogut dhe dhuratave qė ai i bėnte. Tanja Visirova kishte lindur nga njė baba polak e nėnė rumune. Ajo erdhi nė Shqipėri me kėrkesėn e Zogut, mbreti i shqiptarėve e donte afėr vetes, megjithėse e dashura e Zogut nuk pėlqehej shumė nga familja e tij. Tanja ishte shumė ekstravagante pėr t'i pėlqyer njė familjeje me tradita. Ajo qėndroi si e dashura e Zogut deri sa ky e kuptoi se nuk kishin tė ardhme. Pas largimit nga Shqipėria, Tanja u tėrhoq edhe nga jeta e zhurmshme e Parisit dhe shkoi tė jetojė nė njė fermė bashkė me tė ėmėn. Gjithsesi Visirova u takua edhe njė herė tė vetme me Mbretin e saj, ku u pėrshėndetėn si dy miq tė vjetėr, kur ky kishte lėnė vendin e tij.

Nė 7 prill 1939, a tradhtoi shqiptarėt mbreti apo ishte njė largim i detyruar? Pse komunistėt kėtė abdikim nga froni ia morėn si pikėn mė tė dobėt?

Sapo nga deti zbarkuan forcat italiane, me tė njėjtėn shpejtėsi nga Shqipėria largohet Ahmet Zogu. Ai padyshim iku sepse nuk mund tė pajtohej me njė pushtim tė Shqipėrisė. Pas disa tentativave qė bėnė italianėt qė ky tė lejonte vendin nė duart e tyre, nė kėmbim tė ofiqeve dhe pazareve tė paskrupullta, kjo gjė nuk u pranua nga Mbreti, i cili sė bashku me familjen e tij abdikoi nga froni dhe u nis nė mėrgim. Momenti qė atij i ėshtė kritikuar mė tepėr ėshtė pikėrisht lėnia e bashkėqytetarėve tė tij nė mėshirė tė fatit. Jo rrallėherė nė praktikėn e historisė botėrore, mbretėrit pasi kanė parė situatėn e vėshtirė, janė larguar tė shpėtojnė kokėn e tyre. Kėtė rrugė zgjodhi dhe Ahmet Zogu, i cili nė moralin e njė prijėsi tė denjė do t'i duhej tė luftonte me gjithė shqiptarėt kundėr okupatorėve fashistė. Gjatė periudhės 1945-1990, kjo jo vetėm qė u pėrdor nga komunistėt, por u deklamua me tė madhe si njė tradhti e lartė kombėtare.

Cila ishte jeta nė mėrgim e Ahmet Zogut pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia dhe a mendoi ndonjėherė tė rrėzonte Enver Hoxhėn?

Me largimin nga Shqipėria pas pushtimit tė kėsaj tė fundit nga Italia fashiste, Ahmet Zogu shkon nė Francė, duke e cilėsuar rikthimin e mbretėrisė sė tij si njė mision tė pamundur e megjithėse kishte bėrė dhe pėrpjekje pėr tė ardhur. E vetmja gjė qė i kishte mbetur mbretit dhe shpurės sė tij, ishin pasaportat diplomatike qė u jepnin mundėsi tė lėviznin lirisht nėpėr Evropė. Zogu nė vitin 1944 bėri pėrpjekjen e fundit pėr tė ardhur nė Shqipėri. Nė atė kohė ishin fuqizuar tepėr komunistėt, tė cilėt kishin luftuar si pėr ēlirimin e vendit edhe pėr marrjen e pushtetit. Kėshtu kjo tentativė i rezultoi e pasuksesshme, pasi jo vetėm qė nuk mund ta merrte mė pushtetin nga duart e komunistėve, por as nuk do tė kishte mė mundėsi as tė kthehej nė vendin qė e qeverisi plot 14 vjet, tre vjet si president dhe 11 vjet si mbret. Ai jetoi nė Francė duke lėvizur nga njė qytet nė tjetrin, ashtu si njė numėr i madh mbretėrish tė asaj periudhe, qė ishin rrėzuar nga froni mbretėror. Jeta e atij qė e quajti veten mbret i shqiptarėve nuk do tė ishte njė jetė e lumtur. Pėrveē vėshtirėsive qė tė jep jeta nė mėrgim, madje i detyruar, atė e zuri dhe njė maraz trishtimi pėr shumė arsye.

A ka gisht Ahmet Zogu nė shumė vrasje qė ndodhėn gjatė qeverisjes sė tij, si u hakmor pėr vrasjen e Esat Pashė Toptanit, qė njėkohėsisht ishte daja i tij?

Gjatė kohės qė ka qenė nė krye tė vendit, Ahmet Zogu ėshtė akuzuar edhe si njė njeri qė ka ekzekutuar kundėrshtarėt e tij politikė. Nuk janė tė pakta rastet ku shumė figura historike janė eliminuar nė rrethana misterioze. Mjafton tė pėrmendėsh Bajram Currin, Hasan Prishtinėn, Luigj Gurakuqin, Riza Cerovėn apo dhe Avni Rustemin, pėr tė cilėt mendohet se ka qenė vetė porosia e Zogut qė tė eliminoheshin fizikisht. "Po tė ndodheshe nė opozitė me Ahmet Zogun, ose duhej tė mėrgoje, ose do tė ishe i ekzekutuar". Kjo ka qenė e shkruar nė historinė e Shqipėrisė gjatė periudhės sė diktaturės. Ėshtė vėshtirė tė pėrcaktosh me saktėsi nėse ka njė urdhėr nga Ahmet Zogu apo jo. Vrasja e gjithė kėtyre personaliteteve tė shquar tė periudhės sė Pavarėsisė, por dhe pas saj, duhet tė ketė njė shpjegim. Nė zbulimet e fundit tė historisė, rezulton se Zogu mund tė ketė urdhėruar vrasjen Avni Rustemit, pasi ky i fundit kishte vrarė nė njė atentat nė Paris Esat Pashė Toptanin, qė ishte daja i Ahmet Zogut. Ėshtė fakt i njohur botėrisht, qė e ėma e Zogut, Sadije, ishte nga familja Toptanaj e Tiranės. Prandaj, kjo ėshtė aluduar si njė hakmarrje e Zogut. E ndėrsa tė gjitha kėto ngelen mistere nė jetėn e njė personaliteti siē ishte Ahmet Zogu, pasi do tė duhet njė kohė e gjatė qė tė hidhet dritė me fakte dhe argumente bindėse pėr tė gjitha.

Cili ishte amaneti Ahmet Zogut pėr varrin e tij, pse nuk u realizua kjo dėshirė e njeriut mė tė fuqishėm tė Shqipėrisė nė vitet '20-'30?

Nė vetminė mė tė madhe tė jetės sė tij, atėherė kur tė gjitha pėrpjekjet pėr tė pėrmbysur regjimin komunist dhe pėr t'u kthyer nė Shqipėri kishin perėnduar, gjendja shėndetėsore e Mbretit pėrditė e mė shumė keqėsohej, kėshtu edhe sėmundja e tij po i pėrshpejtonte vdekjen. Mė 3 janar 1961, familja mbretėrore lė Cannes dhe vendoset nė Ablon, nė Val de Marne, jo larg Parisit. Mė 5 prill, pikėrisht ditėn e lindjes sė Leka Zogut, atėherė kur Ahmet Zogu sapo kishte mbushur 65 vjeē, ai jep shpirt nė njė nga krevatet e spitalit "Foch", i mposhtur nga kanceri. Jeta e Ahmet Zogut mbyllet pas njė sėmundjeje tė pashėrueshme, shumė larg vendit tė tij ku mbretėroi pėr vite tė tėra. Para se ta mbulonin, Geraldina i hedh njė grusht dheu tė Shqipėrisė tė ruajtur gjatė gjithė atyre viteve mėrgim, pėr njė ditė tė tillė. Pllaka qė u vendos nė varrin e tij shkruante "Atdheu mbi tė gjitha", ndėrsa pak pėrpara se tė jepte shpirt, Zogu kishte kėrkuar qė tė varrosej nė Shqipėri me ēdo kusht. Pas vdekjes sė tij, familja do tė fillonte tė mėrgonte pa fund, deri sa pėr disa kohė u stabilizua nė Afrikėn e Jugut. Historia mbretėrore u mbyll pėrfundimisht brenda kufijve tė Francės, duke lėnė pas atė varr tė vetmuar, ku ēdo vit, nė ēdo ditėlindje tė mbretit, mblidheshin gjithnjė e mė pak njerėz… Shumė vite do tė kalonin gjersa bashkė me Murin e Berlinit, do tė binte dhe totalitarizmi shqiptar. Leka Zogu do tė vinte nė Shqipėri bashkė me familjen e tij. Mjerisht, kohė mė pas, mbretėresha fisnike, Gerladinė, do tė vdiste dhe do tė varrosej nė tokėn shqiptare, me dėshirėn qė shpejt dhe njeriu i saj mė i dashur, vdekur mbi 40 vjet mė parė, njeriu qė e kishte ndjekur pas nėpėr udhėt e botės, nė ditė zhgėnjimi e shprese, tė mund tė vinte nė krah tė saj. Ėndrra e Ahmet Zogut edhe sot vazhdon tė mbetet e tillė, pasi eshtrat e tij ndodhen pikėrisht nė Francė.

Misteret

1. 1. Si arriti tė merrte pushtetin nė dhjetor tė vitit 1924, a patėn ndikim shtetet fqinje nė kėtė ringritje tė mbretit tė fundit shqiptar? Ēfarė iu premtoi serbėve pėr kėtė ndihmė?

2. Ahmet Zogu ėshtė shoqėruar me njė nga femrat mė tė bukura tė asaj kohe? Cila ishte balerina qė magjepsi mbretin e shqiptarėve dhe pse nuk arriti tė lidhte jetėn me tė?

3. Nė 7 prill 1939, a tradhtoi shqiptarėt mbreti apo ishte njė largim i detyruar? Pse komunistėt kėtė abdikim nga froni ia morėn si pikėn mė tė dobėt?

4. Cila ishte jeta nė mėrgim e Ahmet Zogut pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia dhe a mendoi ndonjėherė tė rrėzonte Enver Hoxhėn?

5. A ka gisht Ahmet Zogu nė shumė vrasje qė ndodhėn gjatė qeverisjes sė tij, si u hakmor pėr vrasjen e Esat Pashė Toptanit, i cili mendohej se ishte daja i tij?

6. Cili ishte amaneti Ahmet Zogut pėr varrin e tij, pse nuk u realizua kjo dėshirė e njeriut mė tė fuqishėm tė Shqipėrisė nė vitet '20-'30?

Fakte mbi jeten

Nė qershor tė vitit 1924, Ahmet Zogu u rrėzua nga pushteti me anė tė lėvizjes qė ėshtė quajtur "Revolucioni i Qershorit" i drejtuar nga Fan Noli.

24 dhjetor 1924 - Mbas zgjedhjeve qė u bėnė nė atė kohė, Ahmet Zogu rifitoi pushtetin, duke u bėrė kėshtu Presidenti dhe ministri i Brendshėm i Shqipėrisė.

1925 - Pas ardhjes nė pushtet, ai u akuzua nga opozita e asaj kohe se kishte ardhur nė pushtet duke u mbėshtetur nga Jugosllavia, duke i falur kėsaj tė fundit dy zona qė ishin tokė shqiptare, pas vendimit tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, nė vitin 1913.

Nė vitin 1925 - Me fuqizimin e pushtetit tė tij, Ahmet Zogu filloi tė eliminojė fizikisht, njė pas njė, tė gjithė kundėrshtarėt e tij politikė.

7 prill 1939 - Me ardhjen e pushtuesve italianė, Ahmet Zogu abdikoi nga froni duke marrė rrugėn e mėrgimit.

Jeteshkrimi

Emri: Ahmet
Mbiemri: Zogu
Datėlindja: 8 tetor 1895.
Vendlindja: Burgajet, Mat
Mbas vdekjes sė babait tė tij, Xhemal Zogu, ai u bė kreu i familjes duke u mbėshtetur nga nėna e tij, Sadije Toptani, qė mė pas u bė Nėna Mbretėreshė.
13 vjeē, Ahmet Zogu bėhet shef i krahinės sė Matit. Mė pas ai dėrgohet nė liceun francez tė Gallatasarait nė Turqi, pėr tė kryer studimet.
Aktiviteti:
Nė vitin 1920 merr postin e ministrit tė Brendshėm.
1925-1928: President i Shqipėrisė.
1928-1939: Mbret i Shqipėrisė.
7 prill 1939: Me pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste, Zogu largohet nga vendi.
5 prill 1961: Vdiq nė Francė.


tiranaobserver

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ahmet Zogu Empty Re: Ahmet Zogu

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 29, 2009 8:45 pm

Zogu ne benzin e Hitlerit


Fati i nje mbreti, i lidhur pas nje makine qe e shoqeroi ne arratine e viteve 1939-1940 neper shtetet e gjysmes se Evropes

nga Ferdinand Dervishi

Me 26 prill 1938, diten kur u mbajt ceremonia e marteses se mbretit Zog te Shqiperise me konteshen Geraldine te Hungarise, nje automobil i larte e anormalisht i gjate, me nje ngjyre te kuqe te ndezur, qe vezullonte ne diell si nje xhevahir, u rreshtua prane nje karroce me kater kuaj te bardhe. Ishte nje Mercedes–Benz “Grosser” (me i madh) i porsadale nga fabrika, njera nga dhuratat me te shtrenjta te dasmes, e firmosur pikerisht nga Adolf Hitler, diktatori gjerman qe me pas do te kujtohej per keq per gjithe pjesen e mbetur te historise se njerezimit. I cili solli per mbretin e vendit te vogel ballkanik, nje makine qe me pas do te kishte nje histori krejt aventurore, here duke i rrezikuar, e here duke i shpetuar koken monarkut te veteshpallur te shqiptareve, teksa arratisej nga njeri shtet ne tjetrin, i ndjekur nga pas prej hijes se fashisteve italiane, qe e perzune me dhune nga froni me 7 prill 1939, pothuaj nje vit pas marteses.

Pikerisht makina eshtermadhe 8 cilindershe e dhuruar nga Hitleri, aleati me i forte i italianeve ne ate kohe, do t’i sherbente ciftit mbreteror ne dy vjet te tjera si nje shtepize e perhershme pergjate zhvendosjes se tyre neper rruget e Evropes.

Diten e pushtimit italian te Shqiperise, Mbreti Zog me gjithe oborrtaret e vet, te sistemuar ne nje autokolone makinash qe mbartnin edhe nje pjese te grabitur te thesarit te shtetit, kaloi kufirin me Greqine ne zonen e Korces. Benz-i gjigant i dhuruar nga Hitleri ishte i pari qe shkeli me kakarime rruget e pluhurosura te Follorines nje dite me pas, me 8 prill, duke frenuar gjithe zhurme ne porten e nje hoteli. Por brenda pak oresh nje oficer grek u shfaq dhe urdheroi Zogun te linte vendin. Pa shijuar qofte nje ore te vetme gjumin e trazuar, Mbreti “shaloi” serish Benzi-n e dhuruar nga Hitleri per t’u nisur e rehatuar per ne Selanik. Gjeneralit Metaksa, qe ishte Kryeminister i Greqise ne ate kohe, nuk ia kishte qejfi t’i linte Musolinit ndonje shkas per t’i bere ultimatum vendit te tij.

Pak jave me pas, me 2 maj 1939, e njejta makine do te dergonte ciftin mbreteror ne Stamboll, ku guvernatori i qytetit e priti Zogun sic i kishte hije nje mbreti, e qarkoi me te gjitha nderet perkatese e mbi te gjitha i foli me nje ton antiitalian. Madje presidenti turk Inonu e priti Zogun ne nje audience private. Por edhe ne Turqi Mbreti Zog nuk ndihej i sigurte. Mendja i thoshte se te sigurta ishin vetem superfuqite evropiane te vendosura dukshem kunder fashizmit, si Franca e Anglia.

Me 1 korrik, familja mbreterore bashke me Mercedez-in dinjitoz u ngarkuan ne nje avullore qe i coi ne Kostance te Rumanise. Duke qene se Zogu nderkohe kishte marre garancine anglo-franceze, mbreti Karol i lejoi ata te qendronin ne Keshtjellen e Peleshit. Paradoksalisht, rrezimi nga froni e kishte bere Zogun nje mik mese te pelqyeshem per disa krere te huaj shtetesh, pra tashme ai ishte kthyer ne nje viktime simbolike e Boshtit Berlin - Rome - Tokio. Ai u mundua t’ia mbushte mendjen Karolit se rrezikun me te madh per Rumanine e perbenin Hitleri dhe Musolini dhe jo Stalini. Ne Evrope, sipas tij, asokohe ekzistonin dy njerez te cmendur ose dy budallenj qe flinin gjume: Camberlein dhe Daladje, perpara ekspansionit fashist, kuptohet.

Kater dite me pas, rrugetimi i madh filloi perseri me destinacion te radhes Polonine. Por me te mberritur ne Varshave, Zogu u perfshi ne nje aksident automobilistik, ku mend humbi jeten duke u perpjekur te shmangte nje turme polakesh dashamires. Benz-i madh i shpetoi koken, por vete makina e rralle perfundoi ne nje autoservis, e demtuar pjeserisht. Duke pare se nuk ndodhi asgje serioze, Zogu vendos te endej neper qytet dhe te vizitonte muzeumet. Me pas mori me qira disa makina me te cilat udhetoi per ne Lituani, Letoni dhe Estoni per te shuar kuriozitetin e tij per keto tre shtete te vogla.

Ne 17 korrik, shpura mbreterore serish e hipur ne Benz-in e stermadh, tashme te riparuar, u largua nga Riga per te shkuar ne Suedi. Ne Stokholm ai dha edhe konferencen e tij te pare per shtyp qe pas debimit nga Shqiperia. I ulur pas nje tavoline ku shquhej qarte flamuri shqiptar, i veshur mire si rralle ndonjehere, Zogu deklaroi se cdo shqiptar e kishte per detyre te perpiqej per lirine e vendit te vet. Nga Suedia familja mbreterore udhetoi per ne Kopenhagen e mandej ne Anvers te Belgjikes. Ne France familja mblodh perfundimisht ne Versaje, me 8 gusht 1939.

Ne France Ahmet Zogu u mundua te dominonte faktorin shqiptar si dhe te influenconte mbi fuqite e medha per te organizuar nje front antiitalian ne Shqiperi. Madje pati tratativa per aleance me greket, por askush nuk e kishte mendjen te Shqiperia e vogel dhe mbreti i saj i arratisur, historite e te cilit ne media silleshin me shume rreth sasise se te hollave, florinjve dhe xhevahireve qe kishte me vete.

Para se te pranonte azilin per Mbretin Zog, “Ministria e Jashtme e Anglise zbuloi se ai kishte te pakten 50.000 paund ne monedha ari dhe 2 milion dollare ne nje banke ne Manhatan (USA), me te cilat ai mund t’i lejonte vetes te shpenzonte deri ne 12.000 paund ne vit. Vec kesaj shpenzimet e shumta gjate debimit te tij, tregonin se pasuria e Zogut shkonte shume me teper se kaq. Ai udhetonte gjithnje me nente a dhjete kasaforta jashtezakonisht te renda e te medha, te cilat mbaheshin nen survejim te vazhdueshem. Ato permbanin shufra ari te cilat “u bene legjende” ne shtypin e kohes aq sa asnjehere Zogu nuk permendej i pavecuar nga valixhet misterioze, te cilat thuhej se mbanin thesare te medhenj duke perfshire edhe guret e cmuar te kurores mbreterore, qe vlenin me teper se 1 milion paund. Raportet e llogarive bankare ne bankat franceze dhe zviceriane perforcuan dyshimet e perhapura se ai ishte nje milioner i “krimbur” ne sterlina. Disa madje e llogarisnin pasurine e tij nga 4 deri ne 6 milion paund...”

Por me e habitshmja per te gjithe gazetaret hamendesues vjen me pas, kur Zogu i strehuar ne Angli tenton te bleje per 10 milione paund gazeten me te madhe britanike, “The Times”. Nje tentative qe rrefeu se pasuria e tij ishte ku e ku me shume se sa hamendesonin gazetaret.

Me 10 maj 1940 Gjermania Naziste sulmoi Francen. Dyert e Parisit u kapen aq shpejt, saqe nje pjese e mire e anglezeve te kategorise VIP nuk munden te imbarkoheshin per ne ishull. Keshtu nje autokolone gjigante u drejtua per ne jug te Frances, ne disa qytete nga portet e te cileve po vazhdohej evakuimi. Mes ketij karvani te perbere kryesisht nga makina luksoze te markave “Bentley” e “Rolls Roice” ecte kokeperpjete edhe Mercedez-i kuqalash i Zogut. Porse prioritet per t’u imbarkuar ne anijet kishin britaniket si dhe polaket, qe ne ate kohe konsideroheshin si martire te luftes.

Kur u bombardua Bordoja, Zogu zbriti me ne jug, ne Bajon, sipas keshilles se Marines Britanike. Megjithese nuk ia kishte shume qejfi te braktiste shtetet aleate, ai mendonte se Spanja do te mund t’u siguronte viza motrave te tij. Por administrata e Frankos refuzuoi.

Petain iu dorezua gjermaneve me 22 qershor dhe italianeve dy dite me pas. Ate dite, ikanaket shqiptare mesuan se disa anije tregtare ishin duke evakuar trupat polake dhe qytetare angleze ne St. Jean de Luz. Nisen me urgjence. Por rruges per aty, avione bombardues gjermane “vizituan” disa here karvanin me makina. Ne nje rast kur ata u afruan shume, Zogu nuk levizi nga makina duke u perpjekur te qetesonte Geraldinen sipas nje mentaliteti qe tek shqiptaret duket se qenka i vjeter: “Mos u frikeso, asnje ushtar gjerman nuk do te qellonte njerez mbi nje makine si Hitlerit”.

Ishte ngrysur dhe anija e fundit ishte pothuajse e mbushur plot, kur oficeret e Marines Britanike degjuan zhurmen e nje makine te afrohej. Ishte nje Mercedez gjigant qe mbartte familjen mbreterore shqiptare. Por nuk ishte e lehte te gjeje vend ne anijen e fundit. Te gjitha tratativat deshtojne me sukses dhe vetem ne fund te tyre oficeret britanike hapin zemren dhe bejne pak vend ne kembe per familjen mbreterore. Ishte koha kur me e shtrenjte se gjithcka ishte koka. Keshtu Benz-i i dhuruar nga Hitleri mbeti ne rere bashke me thesarin e vjedhur te shtetit shqiptar. Fatmiresisht anija nuk lundroi deri ne agim per shkak te frikes pas nje sinjalizimi per nje sulm te mundshem nga ajri. Kjo e lejoi shoferin hungarez te Zogut te bashkonte thesarin me mbretin. Ne mengjes anija ndezi motorret dhe u nis. Benzi i kuq filloi te zvogelohej ne breg, si nje krijese me shpirt qe shqiptonte “lamtumiren” pas nje misioni te permbushur.

Dhuratat per martesen

Ishin kater personazhet VIP qe derguan dhurata te shtrenjta per dasmen e Mbretit Zog. Keshtu vec Benz-it te derguar nga Hitleri, ne radhe ishte edhe nje karroce e terhequr nga kater kuaj te bardhe Lipizzaner, dhurate e admiralit Horthy, Regjent i Hungarise, nje statuje kali-dragua ne bronz e derguar nga mbreti Viktor Emanuel i Italise si dhe disa qeramika te dergura nga Musolini.

Poseduesit VIP te Grosser Mercedes-it

Pothuaj te gjithe kreret e Aksit (Gjermani-Itali–Japoni) porositen ose moren ne forme dhurate nga nje apo me shume autovetura 7.7 litershe Mercedes 770K, te sapoprodhura nga fabrika ne Mynih. Perandori Hirohito i Japonise porositi shtate cope te blinduara, nje e porositi mbreti Boris i Bullgarise, Mbreti Faruk i Egjiptit, gjenerali Franko i Spanjes, kryeministri Vidkun Quisling i Norvegjise, Admirali Horthy i Hungarise si dhe ish-kajzeri Vilhelm II i Gjermanise, nderkohe qe mbretit te shqiptareve Zog nje e tille i’u dhurua. Herman Goering ka poseduar nje te tille dhe Hitleri eshte pare te shfaqej shpesh me 770K-ne e tij, qe kishte nje pajisje speciale ne dysheme me pese gradime per t’u dukur me i larte. Kjo lloj makine ishte aq e famshme, saqe kur nje e tille u gjet ne vitin 1944 e braktisur nga gjermanet ne nje qytet prane Parisit, menjehere i’u be dhurate gjeneralit De Gol.

Te dhena per makinen

Grosser Mercedes-i i dhuruar nga Hitleri per mbretin Zog ishte nje autoveture e stermadhe e kompletuar me te gjitha opsionet. Ajo kishte nje motor benzine me 8 cilindra 7655 kubikesh, shpejtesi normale 170 kilometra ne ore me 3200 xhiro ne minute, pese marshe para dhe nje pas dhe me peshe totale 3600 kilograme.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi