♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ronaldo: S`do shėnoja kaq shumė gola, pa skuadrėn dhe Mourinhon .

Shko poshtė

Ronaldo: S`do shėnoja kaq shumė gola, pa skuadrėn dhe Mourinhon . Empty Ronaldo: S`do shėnoja kaq shumė gola, pa skuadrėn dhe Mourinhon .

Mesazh nga Tironcja_omel Mon Jan 10, 2011 9:38 pm

Ylli portugez i Realit tė Madridit, Kristiano Ronaldo ka shėnuar tre gola nė fitoren qė skuadra e tij e realizoi tė dielėn nė mbrėmje kundėr Vilarealit, nė kuadėr tė javės sė 18-tė nė La Liga, me rezultat 4:2.
Me kėto tre gola Ronaldo arriti nė shifrėn e 22 golave tė shėnuar nė kėtė edicion, duke kryesuar renditjen e golashėnuesve tė kampionatit spanjoll. “Sikur tė mos ishin bashkėlojtarėt e mi, sigurisht se nuk do tė shėnoja kaq shumė gola. Jam i lumtur dhe i motivuar. Dėshiroj tė vazhdoj me paraqitje tė mira dhe tė fitoj trofe me kėtė skuadėr”, ka thėnė Ronaldo, pėr tė shtuar: “Trajneri Jose Mourinho e di se nė cilėn pozitė mund tė jem mė i dobishėm pėr skuadrėn. E tėra ēfarė bėj unė ėshtė pėrpjekja pėr ta ndihmuar skuadrėn nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme pėr tė arritur deri te suksesi”. Ylli portugez ka komentuar edhe lojėn kundėr Vilarealit, nė tė cilėn skuadra e tij dy herė ishte nė disavantazh. “Ne reaguam mjaft mirė pas kėshillave tė trajnerit nė pushim ndėrmjet dy pjesėve tė ndeshjes. Ndeshja ishte shumė e vėshtirė, pasi Vilareali luajti mirė dhe krijoi raste. Dy prej tyre ata i konktretizuan, por ne arritėm qė deri nė pushim tė barazojmė shifrat. Ndėrkaq nė pjesėn e dytė, duke iu falėnderuar edhe tifozėve, luajtėm shumė mė mirė”, ka nėnvizuar Ronaldo.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi