♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grekėt e Shqipėrisė

2 posters

Shko poshtė

Grekėt e Shqipėrisė Empty Grekėt e Shqipėrisė

Mesazh nga Love Mon Dec 13, 2010 5:30 pm

Arben Rrozhani

Nė janar 2011 qeveria shqiptare ka premtuar se do tė nisė regjistrimin e popullsisė nė vend pėr herė tė parė sipas etnisė dhe fesė. Sipas Ekzekutivit shqiptar, ky ėshtė njė proces me njė rėndėsi tė jashtėzakonshme qė i shėrben mirėqeverisjes dhe jep njė panoramė tė plotė zhvillimeve sociale dhe ekonomike nė vend, ndėrsa pyetja pėr pėrkatėsinė etnike dhe fetare ėshtė komentuar si risia e pyetėsorit, pas shumė dekadash mungese.

Me partnerė Zyrėn e KE-sė nė Tiranė dhe organizma tė tjerė, dhe nėn drejtimin e OSBE-sė, projekti qė kushton mbi 15 milionė euro, pretendon se do t'i japė Institutit tė Statistikave tė Shqipėrisė njė mori tė dhėnash personale tė qytetarėve shqiptarė, pėr pėrbėrjen familjare, shkollimin, tė dhėna nė lidhje me tė ardhurat, pėrkatėsinė etnike, atė fetare, deri te aksesi nė internet.

Por pika nė shqetėsuese dhe mė e debatueshme mbetet deklarimi i etnisė dhe fesė. Qeveria e ka mbrojtur kėtė si njė proces normal nga ana e qeverisė dhe si njė praktikė qė ndiqet edhe nė disa nga vendet e Bashkimit Europian. Kundėshtarėt flasin pėr tradhti kombėtare nga ana e qeverisė shqiptare qė ka bėrė vazhdimisht lėshime tė ulėta nė adresė sė fqinjit jugor, siē ishte pakti detar.

Mė tej argumentohet se nuk ka asnjė vend nė Europė qė tė ketė kryer regjistrim tė popullsisė pėr etninė dhe fenė, ndėrsa nė SHBA ai dėshtoi nė shumė prej shteteve. Edhe vendet e tjera kanė tė dhėna mbi etninė dhe besimin, por regjistrim shtetėror askush nuk bėn dhe me kėto punė merren organizatat apo institutet private qė bėjnė anketime dhe nxjerrin tė dhėna.

Lidhur me tė dhėnat, grekėt kanė patur historikisht kėrkesa maksimaliste nė Shqipėri dhe kėsaj radhe ata kanė shansin qė tė deklarojnė, atė qė u druhen kundėrshtarėt e kėtij akti, se nuk janė njė minoritet i vogėl. Se deri ku arrijnė pretendimet greke, e tregojnė tė dhėnat e mbledhura nga burime shqiptare, tė huaja apo qėndrime tė minoritetit, dhe qė janė pėrmbledhur nga njė profesor grek, Theofanis Malkidis, nė njė botim tė vitit 2007 me titull "Minoriteti etnik grek nė Shqipėri".

Sipas tezave tė pėrdorura, pas asimilimit gradual tė grekėve qė banonin jashtė zonave minoritare, largimit i pjesėtarėve tė shumtė tė minoritetit drejt Greqisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore etj ishin faktorė qė kontribuojnė nė reduktimin e konsiderushėm tė numrit tė pėrllogaritur maksimal fillestar poshtė nivelit tė 100.000 vetėve, kur politika greke pretendon se grekėt e Shqipėrisė arrinin nė 400.000 vetė, kurse njė studim i Departamentit Amerikan tė Shtetit bėnte fjalė pėr 266.800 grekė.

Sipas studimit, "krimi mė i madh u bė nė tė drejtėn e pėrcaktimit tė identitetit kombėtar dhe fetar", sepse pothuajse pėr njė shekull me radhė qytetarėt me origjinė greke iu nėnshtruan pėrpjekjeve tė dhunshme qeveritare pėr tu privuar identitetin kombėtar me metoda si internimi i detyruar, refuzimi i arsimimit nė gjuhėn e tyre amtare, shqiptarizimi i emrave tė tyre dhe regjistrimi i popullsisė sipas etnisė dhe fesė pėrbėn njė shans pėr palėn shqiptare pėr rehabilitimin e grekėve nga disa prej vuajtjeve qė u shkaktoi politika qeveritare, duke respektuar kėshtu nė procedurėn konkrete ato qė ka janė tė pranueshme si tė ligjshme nė shkallė ndėrkombėtare.

Evidentimi i vėshtirė i minoritetit grek jashtė "zonės minoritare"ėshtė gjithashtu rrjedhojė e shkallės sė lartė tė integrimit tė tyre nė shoqėrinė shqiptare kurse vllehėt grekė u konsideruan si shqiptarė. Sipas studimit, nė fillimet e dekadės sė viteve '60-tė, regjimi i Hoxhės zhvendosi kėtu nė mėnyrė tė dhunshme tė 5.000 vllehėt grekė me banim nė zonėn bregdetare nga Ksamili deri nė Vrinė. Nė regjistrimin e njė pjese tė vllehėve grekė tė zonės sė Kolonjės nė vitin 1945 regjistrohej si gjuhė amtare vllahishtja dhe greqishtja si gjuhė e huaj, kurse shqipja as qė pėrmendej fare.

Vllehėt grekė tė shpėrngulur u vendosėn nė zonat e Lunxherisė, Zagorisė edhe Pogonit, zona nga tė cilat regjimi kishte hequr me mėnyrat e sipėrpėmendura njė pjesė tė madhe tė popullsisė vendase. Nė mesin e tyre edhe ata qė ishin bartės tė ndėrgjegjes greke ose me sens grek. Nė Lunxhėri vllehėt grekė ngritėn edhe fshatrat e tyre si "Andon Poēi". Por u pėrfshinė nėpėr shkolla shqipe edhe nė mėnyrė arbitrare kombėsia e tyre u kthye nė shqiptare.

Regjimi hapi shkolla shqipe edhe pėr vllehėt grekė nė zonėn e Pogonit, duke u ndaluar tė hyjnė nėpėr shkolla greke. 50 % e tyre nė qytetet e Gjirokastrės, Sarandės dhe Delvinės i pėrkasin kategorisė sė martesave mikse. Sipas tė dhėnave tė shoqatės sė Himarės nė Tiranė, numri i Himariotėve nė territorin e Shqipėrisė, kryesisht nė qytetet Tiranė, Durrės. Vlorė, Fier dhe Lushnjė, pėrllogaritet nė 10.000 vetė. Rezultat i kėsaj politike qė synonte nė integrimin e grekėve nė shoqėrinė shqiptare ėshtė edhe numri i konsiderueshėm i martesave mikse.

Fėmijėt qė vijnė nga martesa mikse nė qendrat urbane shqiptare kishin njohje tė mangėt ose mosnjohje tė plotė tė gjuhės greke dhe ishin plotėsisht tė integruar nė njė identitet kombėtar shqiptar. Regjimi komunist, pėrdori njė metodė tjetėr pėr degradimin e komunitetit grek ishte dhėnia e emrave shqiptare ose ilire te grekėt apo emrave tė rinj -p.sh. Mareglen si rezultat i bashkimit tė emrave Marks, Engels, Lenin- por edhe ndryshimi i emrave grekė tė vendbanimeve.

Mė pas nė vitin 1991 dhe me ndryshimet e regjimeve numri i pjesėtarėve tė minoritetit grek u reduktua akoma mė tepėr, pasi njė pjesė e madhe e grekėve emigroi nė drejtim tė Greqisė. Gjithashtu regjistrimi i vitit 2001 nuk pėrfshiu kombėsinė edhe pėr kėtė arėsye pjesėtarėt e minoritetit nuk morėn pjesė. Dhe sipas tė dhėnave tė pretenduara nga grekėt, pėrllogaritet se sot minoriteti grek pėrbėhet nga 400.000 vetė.

Pas rėnies sė regjimit tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombėtar Grek("OMONIA") nė njė peticion tė tij drejtuar Konferencės Pėr Sigurinė edhe Bashkėpunimin nė Evropė (Moskė 1991) pretendonte se minoriteti grek numėron 300.000 vetė, duke bėrė njėkohėsisht fjalė pėr "ndarje arbitrare gjeografike tė minoritetit edhe genocid statistikor".

Njė eksponent i Organizatės Ndėrkombėtare tė tė Drejtave tė Njeriut nė njė studim tė tij nė Shqipėri thekson se numri i vėrtetė i grekėve tė Shqipėrisė arrin nė 300.000 vetė edhe ėshtė i shpėrndarė nė tė gjithė vendin, duke deklaruar se vetėm nė Tiranė jetojnė rreth 15.000 vetė. "OMONIA" nė peticionet e saj pas vitit 1991 drejtuar organizmave ndėrkombėtare (KSBE, OSBE, B.E.e tj.) bėnte fjalė pėr pėrcaktim arbitrar gjeografik tė minoritetit, genocid statistikor, tjetėrsim tė dhunshėm etnologjik tė fshatrave greke, dėbimin e grekėve nga e ashtuquajtura "zonė minoritare", ēhelenizim kulturor, shtypje edhe asimilim, ndalimin e pėrdorimit tė emrave nėpėr pagėzimet, ndalimin e aktiviteteve fetare edhe nė esencė denonconte fenomenet negative qė vėrrehen veēanėrisht nė aspekte qė kanė tė bėjnė me ēėshtje esenciale tė ekzistencės dhe tė sė ardhmes sė minoritetit1.

Pronat

Nė ēėshtjen e pronėsisė, sipas grekėve, gjendja ėshtė edhe mė tragjike. Njė fushatė e madhe ndodhet nė zhvillim e sipėr gjithė kėto vite, e cila sė fundi ėshtė intensifikuar, me synim ndryshimin e statusit tė pronėsisė nė zonat ku historikish banojnė grekėt. Nė Dropull edhe nė Vurg janė rrėmbyer sipėrfaqe tė mėdha si edhe prona nė Shėn Sarandė edhe Delvinė.

Sipėrfaqe tė mėdha nė pronėsi tė grekėve disponohen pėr rindėrtimin e qendrave tė banimit me shqiptarė ose tė zonave tė veriut tė Shqipėrisė ose tė zonave tė tjera, si ėshtė rasti i Shėn Ilisė nė zonėn e Xarrės apo i gjithė zonės nga Finiqi, Vrioni dhe deri nė Metoq afėr Sarandės. Gjithashtu njė sipėrfaqe prej 3.000 dynimesh, nga mė tė begatat, midis fshatrave Ēaush, Aliko dhe Gjashtė, qė banohet kryesisht nga Ēamėt, destinohet pėr vendosjen e shqiptarėve tė ardhur nga fshatrat ēame pėrbri kufirit greko-shqiptar.

Nė tė njejtėn kohė grekėt pėrbėjnė pikėn e dobėt nėpėr qytete, veēanėrisht nė Sarandė. Me dhunė tė ushtruar nga ana e shqiptarėve dhe me tolerancėn e shtetit pronat e tyre kalojnė nė duart e shqiptarėve. (Rasti me tė 300 sheshet e ndėrtimit tė grekėve tė Sarandės, nė periudhėn e vitit 1996 e mė pas, apo i dhjetėra vendimeve tė gjykatave shqiptare nė ngarkim tė pronave tė grekėve).

Qeveria shqiptare pėrpiqet me njė sėrė vendimesh gjyqėsore tė padrejta dhe tė manipuluara shqiptarė tė pėrvetėsojnė me mijėra dynym tokė, pyjore apo kullotash, qė ėshtė ende nė pronėsinė e fshatrave, tė manastireve edhe tė vetė shtetit, kurse nga ana tjetėr sipėrfaqe toke u kthehen pronarėve jo tė vėrtetė, tė cilėt nė tė shumtėn e rasteve nuk janė as banorė tė kėtyre zonave.

Studimi akuzon Shqipėrinė se as nė kohėn e regjimit komunist as sot ka njohur anėn autoktone tė minoritetit grek, duke falsifikuar historinė pretendojnė se harta historike e Shqipėrisė shtrihet deri nė Prevezė edhe Artė dhe se kultura nė rajonin e epirit, kryesisht nė pjesėn e saj veriore, i takon Shqipėrisė.

Me tė njėjtin mentalitet rivendikimesh trajtohet nga ana historike, gjeografike edhe demografike nga Shqipėria pjesa veriore edhe jugore e Epirit nė tė gjitha tekstet shkollore tė gjeografisė edhe historisė qė nga klasa e katėrt fillore deri nė universitet.

Si pėr ta ilustruar kėtė pėrmendet qėndrimi zyrtar i Shqipėrisė pėrsa i pėrket origjinės sė elementit grek nė Shqipėri, se ai u vendos nė territoret ku ndodhet sot gjatė shekullit tė 18-tė, duke perifrazuar Fjalorin Enciklopedik tė Akademisė sė Shkencave tė Tiranės nė kapitullin "Dropulli", qė "tregon se banorėt e Dropullit me kombėsi greke erdhėn kėtu shekullin e 18-tė si ēifēinj nė ēifliqet e latifondistėve shqiptarė", kurse Himara pėrmendet si "qytet ilir i Kaonisė qė nga shekulli i 5-tė p.Kr.", se zonat e tjera me popullsi tė pastėr greke si ajo e Vurgut, Finiqit, Theollogos, Gravės, Mesopotamit edhe Livadhjasė, Rrėzės sė Zezė nė qarkun e Gjirokastrės thjesht pėrmenden si njėsi administrative tė territorit shqiptar pa u pėrmendur origjina greke e popullsisė dhe nga ana tjetėr, qė kur u krijua shteti shqiptar nuk ėshtė kryer kurrė njė regjistrim realist i popullsisė pa makinacione, pa kufizime gjeografike dhe me tė drejtėn e vetėpėrcaktimit tė kombėsisė.

Grekėt: Mashtrimi qė ėshtė bėrė me shifrat shqiptare

Sipas pretendimeve greke, regjimi i Hoxhės krijoi tė ashtuquajturat "zona minoritare" ku u pėrfshinė qėndra banimi gjuha amtare e tė cilave ishte greqishtja duke pėrjashtuar vetėm fshatrat grekofone tė Himarės -nė vitin 1959 iu hoq edhe kombėsia greke- dhe Artės sė Vlorės, si edhe zona me popullsi greke kompakte (Gjirokastra, Pėrmeti e tj.).

Njė regjistrim i vitit 1930 bėn fjalė pėr 37.000 grekė dhe qė me katėrfishimin e popullsisė shqiptare deri nė dekadėn e viteve '80-tė respektivisht duhej tė rriste edhe popullsinė greke- greqishtfolėse nė rreth 150.000 vetė. Pėrkundrazi, regjistrimi i vitit 1961 bėnte fjalė pėr 40.000 grekė edhe ai i vitit 1989 pėr 58.758 grekė, pa u pėrfshirė kėtu popullsia e Himarės. Me sa duket, bėhet fjalė pėr tė regjistruarit me "kombėsi greke".

Regjistrimi shqiptar bėnte fjalė pėr 56.000 grekė pėr zonat e Sarandės, Delvinės edhe Gjirokastrės, kurse ai i vitit 1992 pėr 59.700 vetė. Shuma e banorėve tė zonave rurale, sė bashku me grekėt e tre qyteteve tė zonės -duke pasur kėtu parasysh edhe vlerėsimet e vetė grekėve tė Shqipėrisė- duke pėrllogaritur tė gjithė popullsinė e fshatrave greke, e kapėrcente shifrėn e 60.000-61.000 tė grekėve nė rajonin e zonave minoritare.

Diferenca me regjistrimin shqiptar tė vitit 1989 arrin shifrėn e 4.000 deri 5.000 vetėve brenda hapėsirės sė "zonave minoritare". Pėrveē "zonave minoritare", vlerėsimet pėr popullsinė e minoritetit grek ėshtė e qartė se bėhen mė tė vėshtira. Pėrpos ēėshtjes sė privimit tė tė drejtave minoritare si rezultat i shpėrnguljes, shtrohen edhe vėshtirėsi tė tjera qė kanė tė bėjnė me ripėrcaktimin e identitetit tė vėrtetė tė kėtyre njerėzve por edhe tė gjuhės sė tyre jashtė "zonave minoritare".

Te 26.000 grekėt qė jep regjistrimi i vitit 1945, nė qoftė se mbahet parasysh koefiēenti mesatar shqiptar i shtimit tė popullsisė nė periudhėn e pasluftės (16.05 pėr ēdo 1.000 banorė) do tė duhej tė numėronin 74.000 vetė nė vitin 1989. Numri i grekėve si nė Tiranė po kėshtu edhe nė Vlorė e Durrės ka qenė edhe ėshtė i tejfishtė nė krahasim me numrin qė japin regjistrimet shqiptare dhe kjo ėshtė rezultat i shpėrnguljes edhe i eksodit tė detyrueshėm nga jugu shqiptar rural drejt qendrave urbane.

MINORITETI ETNIK GREK NĖ SHQIPĖRI

Minoriteti Kombėtar grek gjatė regjistrimeve nga viti 1945 deri mė 1989 shfaq pėrmasat e mėposhtme:

Popullsia totale Minoriteti grek

30.09.1945 1.122.044 26..535 (2.4%)
3.09.1950: 1.128.943 35.345 (2.5%)
2.10.1955: 1.391.499 35.345 (2.5%)
2.10.1960: 1.626.318 40.000 (2.4%)
1-15.04.1969: 2.068.155 mungesė tė dhėnash
7-16.1.1979: 2.590.600 49.307 (1.9%)
2-8.04.1989: 3.182.417 48.758 (2.4%)



Mafia shqiptare, 100 milionė euro pėr tė blerė pronat e komunitetit grek

Mediat greke kanė pėrdorur njė raport tė SHISH-it tė bėrė nė Komisionin parlamentar tė Sigurisė nė fund tė qershorit 2010, pėr tė vėnė alarmin se mafia po blen pronat e komunitetit grek nė bregdetin jonian. Sipas raportimeve tė mbedhura nga Shėrbimi Informativ Shtetėror, kishte informacione se mafia ruse kėrkon tė blejė prona tė patundshme nė jug tė vendit, duke paguar rreth 100 milionė euro, ndėrsa mediat greke e kanė pėrkthyer kėtė si njė plan shqiptar pėr tė rrėmbyer pronat e minoritetit grek nė bregdetin jonian.

Sipas lajmeve tė marra nė sajtet e tyre online: "bregdeti jonian, veēanėrisht Dhėrmiu, Himara, Lukova dhe Saranda, janė nėn sulmet e mafias shqiptare, kosovare dhe ruse, pėr tė blerė prona tė patundshme nė Epirin e Veriut", siē cilėsohet ende prej tyre kjo pjesė e Shqipėrisė. Shėrbimet e sigurisė kombėtare tė Greqisė, sipas raportit, po monitorojnė institucionet shqiptare, se si po i japin titujt e pronėsisė nė bregdetin jonian, nė krahasim me tė dhėnat e pronave tė komunitetit grek nė segmentin nga Vlora nė Sarandė.

Flitet pėr njė raport sekret mbi rreziqet e pronave tė komunitetit grek nė Shqipėri, qė thuhet se vjen nga Uashingtoni dhe qė ka ngjallur shqetėsimin e qeverisė greke, sepse mafia shqiptare dhe kosovare po blen me ēmime mė tė larta se ato tė tregut, por edhe me veprime ilegale. Sipas raportimit, kėtu ėshtė pėrfshirė edhe mafia ruse, me tė njėjtin stil korruptimi tė zyrtarėve shqiptarė, duke rrezikuar kėshtu edhe demokracinė shqiptare dhe sipas tyre ende nuk dihet nėse qeveria e z.Berisha ėshtė e pėrzier nė kėtė strategji, por situata e rėndė ekonomike nė Greqi, ka frymėzuar mafian shqiptare dhe kosovare pėr tė blerė prona tė patundshme nė shifrėn 100 milionė euro, ku zonat mė tė rrezikuara janė Dhėrmiu dhe Himara.

Ministri i jashtėm plotėsues i Greqisė, Droutsas, kishte shprehur njė muaj mė parė shqetėsimin pėr kėtė problem, duke deklaruar se qeveria po e vėzhgonte nga afėr dhe se nuk do tė qėndronte indiferente pėr zhvillimet e rrezikshme nė jug tė Shqipėrisė. Sipas raportimeve greke, edhe ish-drejtori i CIA-s, Xhorxh Tenet, rrezikon tė humbasė pronėn e prindėrve nė Himarė, nga mafia shqiptare dhe kosovare, nėse fenomeni nuk ndalet.

Familjet himarjote janė nė konflikt me drejtėsinė shqiptare, e cila i ka dhėnė njė personi anonin nė zonėn e Porto Palermos 850 ha tokė. Gjithashtu ish-drejtori i USAID-it, Andreė Natsios, me origjinė nga Saranda, pėrherė ėshtė interesuar pėr pronėn e prindėrve tė tij, ndėrsa eksponentė tė lobit amerikano-vorio epirot po marrin informacione nga Departamenti i Shtetit dhe ambasada amerikane nė Tiranė pėr regjistrimin e ri tė pronave ende nė proces, i cili ka nevojė tė realizohet sipas dokumenteve tė vjetra tė pronėsisė, dhe nėn transparencėn e fiqishme tė OSBE-sė.

Figura tė larta greke pretendojnė se kanė prona nga tė parėt nė jug tė Shqipėrisė, siē janė ish-presidenti grek Jorgos Stefanopulos dhe presidenti aktual Karolos Papulias. Sipas raportit, ish-sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, i dėrgoi letėr ambasadorit amerikan nė Tiranė pėr pronat nė rajonin e Himarės dhe ishte nisma e vorioepirotėve tė Amerikės, qė pas vizitės sė z.Pauell nė Tiranė nė 2003, ai t'i kėrkojė ambasadorit amerikan nė Tiranė, qė tė bėheshin disa zėvendėsime nė ligjin pėr tė drejtat pronėsore nė jug tė Shqipėrisė, veēanėrisht nė bregdetin nga Vlora nė Sarandė.

Regjistrimi i popullsisė, duke deklaruar etninė dhe fenė, qė do tė nisė nė janar 2011, i paraprirė nga pretendimet greke pėr minoritetin nė Shqipėri. Akuzat ndaj qeverive tė Shqipėrisė nga regjimi komunist dhe deri sot pėr ēhelenizim dhe shkombėtarizim, duke shumėfishuar numrin e popullsisė. Studimi nacionalist i pak viteve mė parė dhe deri ku shkon ėndrra e vjetėr e "Vorio Epirit". (shekulli)
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Grekėt e Shqipėrisė Empty Re: Grekėt e Shqipėrisė

Mesazh nga Arushe Mon Dec 13, 2010 6:54 pm

uhaa pertova ta lexoj te gjithe artikullin por kam per te then vetem kete se ne vend qe te shqetesohenmi qe cdo meter katror i shqiperise eshte vene ne shitje nga kjo qeveri mafjoze merremi me sulmet imagjinare te fqinjeve.pra e keqja e shqiperise jane vete shqiptaret qe rrembehen kur duhet te mendohen dhe mendohen deri ne pafundesi kur duhet te veprojne...
Arushe
Arushe
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 934
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/06/2010
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi