♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur greket donin te mernin Himaren

Shko poshtė

Kur greket donin te mernin Himaren Empty Kur greket donin te mernin Himaren

Mesazh nga Vizitor Fri Jun 12, 2009 10:38 pm

Rrėfimi pėr historinė e krahinės, nėn pushtimin e andartėve grekė pas shpėrbėrjes sė Perandorisė Otomane

Himara
ka qenė dhe mbetet njė ėndėrr pėr shovinistėt grekė, tė cilėt, me ēdo
kusht donin ta kishin nėn pushtetin e tyre, ashtu si dhe pjesėn tjetėr
tė tė ashtuquajturit “Vorio-Epir”. Dosja e sotme ėshtė pjesė e librit
“Historiku i Qeparoit”, me autor njėrin prej emrave mė tė shquar tė
kėsaj krahine, Janko LL. Pali, (1898-1994), i cili pėr shumė dekada
shėrbeu nė kėtė zonė si edukator i disa brezave.


I
shpallur "Mėsues i Merituar", vetėm pas viteve ’90, autori sjell nė
kėtė historik tė shkurtėr vitet e trazuara tė krahinės shqiptare, e
cila u pushtua nga andartėt grekė dhe pushtuesi bėri tė pamundur pėr ta
mbajtur nėn thundrėn e tyre pushtuese, duke dorovitur me pushtet dhe
pasuri bashkėpunėtorėt vendas, duke na sjellė sot, gati njė shekull mė
vonė, njė paralelizėm me ato ēfarė synojnė tė bėjnėqarqet shoviniste me
Himarėn e bukur shqiptare.

Nė kohėn qė po rrija pa punė nė
shtėpi, pas ardhjes sime nė pranverėn e vitit 1921 nga kurbeti, u bė
bashkimi i krahinės sonė me qeverinė qendrore tė Tiranės, nė bazė tė
marrėveshjes qė u bė asokohe nė Korfuz, midis pėrfaqėsuesve tė shtetit
shqiptar dhe tė atyre tė "Krahinės Autonome" tė Himarės.

Ajo
kish qenė nėn kryesinė e Niko Spiromilos, tė vėllaut tė majorit tė
xhandarmėrisė greke Spiros, qė mė 5 nėntor tė vitit 1912, zbarkoi nė
Spile tė Himarės me njė fuqi tė vogėl andartėsh grekė dhe pushtoi
fshatin e Himarės, ku qėndronte njė garnizon i vogėl turk. Ai kėrkoi
dhe paritė e fshatrave tė tjera tė krahinės qė vanė e u lidhėn me tė e
u dorėzuan ndaj pushtimit grek.

Kjo ndoshta plotėsonte dhe
dėshirėn e ndonjė pjese tė mjaftė tė popullatės sė krahinės qė kish
qenė e helmatisur pėr njė kohė tė gjatė prej shkollave greke dhe prej
propagandės sė kishės me Patriarkanėn e Stambollit nė krye.

Zbarkimi
nė Himarė u shėrbente mirė edhe familjes sė Mile se do tė u praroste
tash e tutje bllastronin e veshkur me tė idesė sė tyre fillogreke, po
dhe nė anėn tjetėr do t’i shėrbente luftės sė Greqisė si njė diversion
pėr luftėn qė bėhej nė atė kohė nė malet e Janinės, Bizhan, Shėn
Nikoll, Manolasė, pėr tė pushtuar atė qytet, qė jipte preludin e ndonjė
zbarkimi tė dytė mė tė rėndė aty, me qėllim qė t'u merte krahėt
ushtrisė turke pėr tė mbrojtur Janinėn dhe ta vinte nė mes dy zjarresh.

Po
zbarkimi dhe pushtimi i krahinės prej grekėve dha shkas qė tė mos
shihej me sy tė mirė prej njė pjese tė shėndoshė tė popullatės, e cila
shihte nė tė njė ngjarje jo fort interesante pėr vendin, sepse do ēonte
nė armiqėsimin e fshatrave tona me tė gjitha fshatrat muhamedane, prej
tė cilėve krahina jonė ėshtė e rrethuar.

Nė fshatin tonė, Miēo
Leka, krushk me Miljat e Himarės u shfaq i kundėrt pėr pasojat qė mund
tė kishte mė vonė. Po ashtu edhe Nine Guma, po kėtej, pėr tė treguar
mospajtimin e tij vuri mbi kokė tė tij njė qylaf tė bardhė, si shenje
proteste pėr greqizimin e vendit me de fakto pushtimin e tij nga greku,
qė nga Qeparoja e deri nė Palasė.

Por, majori dinak grek luajti
njė politikė tė pėrshtatshme dhe filloi tė organizojė organikėn e
pushtimit dhe vendosi nė ēdo fshat nga njė person tė tijin si kryetar
tė garnizoneve qė do shėrbenin pėr tė ruajtur vendin karshi ndonjė tė
keqeje nga jashtė krahinės. Nė fshatin tonė vuri Polimer Polon qė e
kish kunat (burrė motre), nė Dhėrmi caktoi Simo Zhupėn qė e kish vėlla
tė tė ėmės, ndėrsa nė Vuno mund tė mbėshtetej te Spiraj, me tė cilėt
ishte krushk, se vėllai Jani ishte dhėndėr nė atė familje. Mė vonė edhe
nė Kuē (se arriti deri atje) pati caktuar si kryetar tė bashkisė Kadri
Gjolekėn nga familja e dėgjuar e atij fshati.

Nė Himarė vetė,
kishte kundėrshtarė Dhimitėr Andruci, Dr. Jani Rrexhua dhe Miēo Karaj,
qė s'kishin qenė askurrė pajtuar dhe mė parė me familjen e Milo Janit,
atit tė tij. Kohėn e parė tė pushtimit, ata tė tre treguan mospajtimin
e tyre me tė, duke mos i shkuar pėr t'a mirseardhė, siē bėnė gjithė tė
tjerėt, po "mysafiri" pushtues, dinak siē ishte, po dhe nė interes tė
ndėrmarjes qė kish filluar, mbas pak kohe filloi e mikloi se donte tė
miratohej nga tė gjithė iniciativa qė pati marrė dhe politikisht, po
dhe pėr tė fituar mall e lavde dhe tė ngrinte prestigjin e familjes qė
nuk ishte mė nė pajtim me pretesionet e saj si oxhak, pėr aktivitet tė
plogėt shoqėror tė atit tė tyre Milos.

Kėshtu qė, Dr. Rrexhon e
miqėsoi duke e afruar e pranuar si mjek zyrtar nė vend, po dhe pėr
nevojat e detashmentit (se s'kishte dhe tjetėr). Miēo Karanė e emėroi
drejtues tė zyrės doganore tė Spilesė. Thuhet se dhe djalit tė kėtij i
dha bursė, e kėshtu ia mbylli gojėn. Vetėm Dhimitėr Andruci nuk deshte
askurrė tė pajtohej me tė dhe mbajti njė qėndrimkrenar, duke mos ju
afruar kurrė …oborrit tė tij, ku interesi dhe dallkaukllėku kish
tėrhequr polemin e vendit.

Nė fshatin tonė kur u informua se
krushku Leka ish shprehur keq, e mori me tė mirė dhe i emėroi djalin
Polo si doganier nė limanin e Kastrisė, ashtu si dhe dhėndėrin e tij
Miēo Dhramin si roje dogane. Theotoq Spirogjika nga fshati jonė, duke
parė kėtu njė lloj akraballėku, si shenjė proteste, thonė se qėlloi me
pushkė drurin ku varej flamuri i Greqisė nė Kastri dhe nga kjo u emėrua
edhe ky gjithashtu roje dogane.

Tė tre kėta tanėt, e mbajtėn
detyrėn dhe mė vonė kur ushtritė dhe pushteti grek u larguan
definitivisht nga vendi, shkuan dhe ata nė Greqi, ku e ushtruan pėr
gjithė jetėn e sa dualėn nė pension me atė punė.

Po organizimi
civil nuk mjaftonte nė krahinė qė ta bėnte pushtuesin tė arrinte
qėllimet qė pati. Ishte nevoja tė organizonte dhe mbrojtjen e vendit
dhe tė sigurohej nga ndonjė sulm eventual tė popullsisė muslimane tė
fshatrave pėrreth Kurveleshit e tė lumit tė Vlorės, qė nuk e panė me sy
tė mirė ardhjen e Junanit nė afėrsi tė vatrave tė tyre. Ai mobilizoi
pjesėn mė tė madhe tė popullsisė, e armatosi dhe i urdhėroi qė ēdo
fshat tė ruajė kufijtė e tij me ēetėn e vet.

Kėtu u ngarkua si
komandant ēete Polimer Leka, vėllai i dhėndrrit tė tij Naqes, qė bashkė
me Jani Milon, tė vėllanė e pushtuesit, kaluan tėrė dimrin e vitit 1912
nė malin e Ēorre, bashkė me njė rreshter tė ushtrisė greke tė rregullt,
si komandant zyrtar, qė mė vonė rasti e solli qė t'a njoh me gradė
nėnkolonel komandant nė kampin e pėrqėndrimit nė Pire, siē mė ngjau.

Krahina
jonė, pra, e pushtuar dhe e organizuar tani pėr mbrojtje me elementin
vendės, qė ishte shtuar, se me thirjen pėr shpėtim tė "Partridhės" qė
kish pas drejtuar pushtuesi, njė sasi e konsiderueshme "patriotėsh" nė
mėrgim nė Greqi, Francė a gjetkė, kishin ardhur dhe ishin inkuadruar nė
ēetat e ngrehura, nuk vonoi dhe priti sulmin e parė tė lebėrve.


janar 1913, njė sasi e konsiderueshme bashibozukėsh nga fshatrat rreth
dhe nga lumi i Vlorės sulmuan Pilurin, taborrin mbrojtės tė tėrė jetės
sė Himarės. U luftua atje njė ditė e njė natė dhe megjithėse fuqitė e
vendit qenė tė pakta, nė krahasim me ato tė sulmuesve, kėta nuk mundėn
tė depėrtonin dhe tė pushtonin Pilurin, tė vareshin poshtė e tė bėnin
tė tyren qendrėn e "epikratisė sė Spiromilos". U derdh aty gjak lab dhe
u plagos ndonjė nga tanėt dhe andarti Kacigari nga Kreta.

Shpallja
e indipedencės sė Shqipėrisė mė 28 nėntor tė atij viti, d.m.th., njėzet
e tri ditė pas pushtimit grek tė krahinės sonė, nuk u duk se trazoi
shumė vendin, se s'u duk ndonjė shenjė a ndonjė ngjarje qė tė tregonte
ndonjė send pėr tė shėnuar. Vlora me Ismail Qemalin merrej me
organizimin e shtetit tė shpallur tė pavarur, ndėrsa bregdeti vazhdonte
tė mbronte kufijtė nga rreziku eventual i ndonjė sulmi tjetėr mė tė
rrezikshėm.

Kufijtė pra ruheshin me kujdes nga veriu dhe nga
lindja. Nė njė ndeshje tė rojeve tona nė qafėn e Llogorasė ishte vrarė
Kosta Jani nga Himara me dy tre shokė nga lebėrit e asaj ane. Pushtimi
i Janinės nė shkurt tė vitit 1913, qe njė ngjarje me rėndėsi, se tani
s'mbetej mė gjė pėr ushtrinė greke, veē se tė marshonte ndaj veriut dhe
tė pushtonte krahinat e Korēės dhe Gjirokastrės qė, sė bashku me ata tė
Himarės, tashmė e pushtuar, do formonte atė pjesė tė Epirit, mbi tė
cilin kishin hedhur prej kohėsh sytė dhe tani po plotėsonte ėndrrėn e
lakmuar.

Me ngjarjet qė ndodhėn nė tė, mori njė emėr tė urryer
qė dhe sot vazhdon tė pėrmendet nė analet dhe nė pretendimet e pavend
tė fqinjit tonė tė jugut. Ushtritė e grekut, tani pa pengesė, pushtojnė
vendin dhe organizojnė mbrojtjen e pushtimeve tė tyre me kufi lumin
Vjosa dhe qafėn e Llogorasė, por jo mė tutje, sepse shpallja e
vetėqeverimit tė Shqipėrisė ua pati prishur planet e tyre djallėzore tė
"Megal-idesė".

Kufijtė ruheshin kėtej nga ne dhe atje nga roje
tė shtetit te ri. Mbėrritja e ushtrisė sė rregullt greke e shkriu
pushtetin andarteks tė Spiro Milos dhe nė fshatrat tona u vendos rendi
i ri me post-komanda xhandarmėrie dhe pushteti civil qė, dalėngadalė
filloi tė kryejė tė gjitha funksionet.

Pėr mbrojtje tė vendit u
organizua mobilizimi i popullsisė dhe dhjetra djem tė vendit shkuan tė
kryejnė shėrbimin ushatrak nė Gjirokastėr, nga ku shpėrndaheshin nė
pikat e ndryshme tė kufirit greko-shqiptar dhe kjo vazhdoi kėshtu deri
sa Fuqitė e Mėdha vendosėn nė Firence tė Italisė, kufijtė e shtetit
tonė deri nė hundėn Stillo pėr karshi Korfuzit.

Ky vendim i
detyroi grekėt tė tėrhiqen nga zaptimi qė i kishin bėrė famėkeqit
Vorio-Epir, nga i cili s'u bėnte zemra tė largoheshin. Po ikėn dhe lanė
vendin nė gjendje kaotike nė dimėr tė vitit 1913. Brenda atij viti ata
ranė pėrsėri nė luftė me ish-aleatėt e tyre bullgarė qė donin medoemos
tė qėndronin e tė sundonin qytetin e Selenikut.

Po nė pranverė
tė vitit 1913, Kurveleshi i poshtėm dhe lumi i Vlorės, tė nxitur dhe
nga shpallja e lirisė nė Vlorė e tė revoltuar qė Junani qėndronte ende
nė bregdet, vendosėn edhe njė herė tjetėr ta sulmojnė e ta dėbojnė nga
vendi. Nė mos gėnjehem, fuqi tė grumbulluara nė Kuē i ranė pėrsėri
Pilurit dhe kėtė herė do kishin depėrtuar e do kishin zbritur nė vetė
Himarėn, me gjithė qėndresėn e fortė qė iu bė nga gjithė burrat e
Himarės dhe tė Pilurit e ndonjė ēete tjetėr nga fshatrat e tjera Qeparo
e Kudhės, e ndosha dhe vunė qė tė gjithė tė binin nė luftė, se e kishin
tė drejtė se luftonin pėr vatan e pėr familjet e veta.

U vranė
aty edhe nga Piluri, po u plagosėn ato ditė dhe Naqe Aliu, Kiēo Sava,
Leko Kosta, nga Qeparoi dhe tė tjerė nga fshatrat e tjera qė kishin
marrė pjesė nė atė ndeshje. Po tamam nė kėtė kohė qė luftohej nė Pilur
dhe Vanovė, qeveria provizore e Vlorės me Ismail Qemalin ishte vėnė nė
dijeni se Kurveleshi po luftonte Himarėn. Ajo u shqetėsua dhe dėrgoi
urdhėr nė Kuē qė tė pushohej lufta menjėherė, se ēastet janė kritike,
se ende Shqipėria nuk ka kufi tė caktuar dhe s'ėshtė e leverdishme qė
Europa tė informohet (grekėt bėnin ēdo gjė kundėr neve) se shqiptarėt
bėjnė vėllavrasje.

Ky ka qenė njė gjest politik i dorės sė parė
dhe fuqitė e grumbulluara nuk e bėnė fjalėn dy dhe u tėrhoqėn nga
terreni i pushtuar i Vanovės dhe nga kodrat e Pilurit, dhe pas kthimit
nė Kuē, u shpėrndanė nga kishin ardhur. Pikėrisht atė ditė ėshtė vrarė
dhe Kiēo Nikollori, rrugės qė shkonte pėr Kudhės, nga njė plumb i
ftohtė qė vinte duket nga shumė larg, kėshtu qė ai nuk mundi mė tė
shkonte aty pėr ku ishte nisur.

Siē thamė, vendimi i Fuqive tė
Mėdha pėr largimin e trupave greke nga Epiri qė ish inkuadruar brenda
kufive tė shtetit tė tonė tė ri, i bėri qė tė mendojnė njė marifet, me
qėllim qė sundimi i tyre nė trevėn e kontesuar, tė mos zhdukej.

Kėshtu
ata menduan tė largojnė fuqitė e tyre tė armatosura, po lanė nė
krahinat qė zbrazėn, kuadro tė ushtrisė sė tyre dhe shpallėn botėrisht
se Korēa, Gjirokastra e Himara nuk pranojnė vendimin e dhėnė dhe
organizohen nė mėnyrė qė kėto tė shpallen autonome me emrin "Autonomia
e Vorio- Epirit", nėn kryesinė e Kristaq Zografos, njė renegat nga
Qestorati dhe me njė qeveri provizore me pjesėmarrjen e Spiro Milos pėr
xhandarmėrinė dhe kolonel Dhulin nga Nivicė-Bubari, tė ushtrisė greke,
si ministėr i Luftės sė saj, pjellė tė intrigės sė Greqisė.


historikun e fshatit tonė, nė faqet XV deri VXIII, kam pas shkruar
diēka pėr mbi atė krijesė, famėshuar e nga dėmet qė rrodhėn prej saj,
pėr njė kohė tė shkurtėr, qė u mbajt mė kėmbė, qė nga hinderlandi i
Vlorės e deri nė Korēė, qė nga shkurti i vitit 1914 e deri sa pushoi sė
qeni, dhe kjo u realizua mbi njė vit kur Greqia bėri mobilizimin pėr
t'u futur nė luftė pėrbri aleatėve, Francės dhe Anglisė, nė Luftėn e
Parė Botėrore.

Qeveria Greke e Venizellosit, me mobilizimin e
bėrė, e zgjati pėrsėri pushtimin e trevave tona, i inkurajuar, duket
dhe prej aleatėve. Po, mbreti Kostandin nuk donte t’i shpallte luftė
Gjermanisė, se ish dhėndrri i kajzerit dhe qeveria ra. U bėnė zgjedhje
tė reja dhe fituan kundėrshtarėt e Venizellosit, por krahinat tona
mbetėn pėrsėri tė pushtuara nga grekėt, deri sa Italia, e joshur prej
traktatit tė Romės, i braktisi shokėt dhe hyri nė luftė nė maj tė vitit
1915.

Ushtritė e saj zbarkuan nė Vlorė dhe zaptuan gjithė vendin
deri nė Janinė, por mė pas u tėrhoqėn dhe mbetėn tej Vjosės nė vijėn e
kufirit tė parė greko-shqiptar. Traktati i famshėm i Londrės, i paskėsh
dhėnė tė drejtė Italisė tė pushtonte Vlorėn dhe hinderlandin e saj pėr
shpėrblim tė tradhtisė qė u bėri shoqeve tė saj, perandorive qendrore
Gjermanisė dhe Austro-Hungarisė! Kėtė traktat tė fshehtė e nxori nė
dritė Revolucioni Rus qė publikoi aktet e marrėveshjet sekrete, qė
kancelaria e Carit kish bėrė me aleatėt.

Me zbarkimin e Italisė,
aleatėt urdhėruan Greqinė tė tėrheqė forcat nga Vorio-Epiri dhe me
shumė dredhira, kjo u arrit nė verė tė vitit 1918 dhe tani italianėt u
ndjenė tė sigurtė se Toskėria u bė e tyre. Po nuk i kishin bėrė mirė
llogaritė, se zot nė vend qenė vetė populli dhe kur u ngrit ky e kėrkoi
largimin e tyre, ata nuk deshėn, por u shtrėnguan nga lufta qė u bėri
populli dhe ehodhen nė det. Muza popullore e ka kėnduar mirė dhe
ngjarjen e thotė






Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi