♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cameria,perse kane frike greket?

Shko poshtė

Cameria,perse kane frike greket? Empty Cameria,perse kane frike greket?

Mesazh nga Love Thu Mar 17, 2011 2:56 pm

Image hosted by servimg.com
Historia e marrėdhėnieve shqiptaro-greke ėshtė e tejmbushur me momente delikate, pėrplasje diplomatike e deri ushtarake.

E gjendur pėrballė njė pozicioni historikisht tolerant nga ana e Tiranės zyrtare, politika greke dhe grupime tė mbėshtetura prej saj kanė ushtruar presion tė vazhdueshėm pėr realizimin e ėndrrave me Vorio Epirin.

Ndėrkohė, Shqipėria ėshtė drojtur deri mė sot tė hedhė nė tryezė problemin e vetėm real mes dy vendeve: Ēamėrinė.

Udhėtimi ynė shkel pėrmes tė njėjtave gjurmė tė lėna nė 1944 nga mijėra e mijėra ēame tė masakruar e tė pėrzėnė me dhunė nga tokat e tyre, gjurmė tė cilat nuk janė shuar plotėsisht edhe sot, 67 vjet mė pas.

Igumenicė, Filat e kėshtu me rradhė, ndėr qytetet e zhurmshme ėshtė e vėshtirė tė dallosh shenja tė njė periudhe tė cilėn vendasit e rinj janė kujdesur mirė qė ta fshehin. Edhe ndonjė shqiptar i mbetur druhet tė flasė e fshihet menjėherė sa sheh praninė e kamerės.

Pas rreth dy orėsh mbėrrijmė nė Margėlliē, fshatin me rreth 1200 banorė, ngritur diku mes kodrave tė buta e tė gjelbėruara tė Thesprotisė. Mjaftojnė vetėm pak metra tė pėrshkuara nė rrugicat e tij pėr tė dalluar menjėherė ndoshta simbolin mė tė fortė e kuptimplotė tė njė historie tjetėr, tė njė historie tė shkuar tė cilėn nė kėtė tokė nuk kanė mundur ta ērrėnjosin.

Minarja, e mbetur jetime pa xhaminė e saj nė njė fshat ku nuk ka qoftė edhe njė musliman, ėshtė sot e rrethuar nga kishat ortodokse tė cilat bėjnė hije nė kėtė vend qė dikur ka folur ndryshe.

Nė pjesėn e sipėrme tė fshatit dallohen gėrmadhat e dhjetra e dhjetra shtėpive qė flasin mė mirė se gjithēka pėr atė qė ka ndodhur kėtu me ēamėt 67 vjet mė parė.

Pronarėt e rinj shumicėn e tyre i kanė kthyer nė haure pėr bagėtinė, ndėrsa rrėnoja tė tjera shtėpish mezi ngrenė krye nga toka.

Prania jonė nė Margėlliē nuk mirėpritet, liria pėr tė xhiruar zgjat vetėm pak minuta pasi menjėherė kamera e Top Channel bllokohet nga banorė tė irrituar, mes tė cilėve edhe kryeplaku i fshatit. Nėn presion, kamera e fshehtė mbetet e vetmja zgjidhje.

Kryeplaku, i mbėshtetur nga punonjės tė postės policore tė fshatit, na detyron ta ndjekim nė zyrėn e tij. Telefonatat e shumta na bėjnė tė kuptojmė se vizita jonė ka shkaktuar shqetėsim edhe pėrtej Margėlliēit.

“Duhet tė kishit bėrė njė letėr tek bashkia dhe njė tek policia. Nėqoftėse nuk do tė kishit kamera nė dorė nuk do tė ndodhte asgjė, as me policine, as me asnjė”, thotė kryeplaku.

Drejtuesit e fshatit, pas direktivave tė marra nga autoritetet nė Igumenicė, na thonė se nė Margėlliē jetojnė vetėm 6 familje shqiptare e me kėtė rast, jo pa qėllim na ofrojnė intervistė me njėrin prej tyre. Sigurisht, emigranti nga Karbunara e Lushnjes ėshtė i detyruar tė pohojė atė qė i kėrkohet.

« Familjet shqiptare kanė ardhur kėtu nė vitin 2001, atėherė i solla dhe unė se mė parė kam qenė vetėm. Tė gjitha familjet shqiptare kanė ardhur pas viteve 90 », thotė njė emigrant para kamerės.

Pėrmes emigrantit, tentohet tė propagandohet dhe manipulohet njė tjetėr histori, qė lidh shqiptarėt me Margėlliēin vetėm pas viteve 90.

Pas intervistės lejohemi tė filmojmė sėrish. Por, edhe kėtė herė gjithēka zgjat vetėm pak minuta, pasi grupi i Top Channel vihet nėn vėzhgimin e rreptė e tė paktėn tre makinave tė policisė greke.

Ndjekja vazhdon edhe pse makina e Top Channel del nga fshati Margėlliē. 2 nga autoveturat greke mbajnė distancė, ndėrsa njėra prej tyre, me ngjyre blu, qėndron gjatė gjithė kohės mė afėr.

Shpesh herė gjatė rrugės automjetet e mbushura me civilė ndėrrojnė vendet me njėra-tjetrėn, por pa hequr dorė nga ndjekja e makinės sė Top Channel.

Nė kufi afrohet vetėm njėra prej tyre nga ku dalin dy persona tė veshur civil, tė cilėt, siē duket edhe nga pamjet, i kėrkojnė policisė kufitare tė vonojė procedurat e lejim-kalimit tė grupit tė Top Channel pėr nė Shqipėri.

Pas rreth 40 minutash largohemi drejt Shqipėrisė duke lėnė pas jo vetėm imazhet e njė krimi masiv qė kėrkon drejtėsi, por mbi tė gjitha tė njė fqinji qė nėn ethet e nacionalizmit I trembet edhe njė kamere televizive duke ekspozuar kėshtu anėn mė tė shėmtuar.

Kjo ndodh nė njė kohė kur dėrgatat greke tė politikanėve, emigrantėve greko-amerikanė, nacionalistėve tė tė gjitha markave, jashtė apo nėn kontrollin e Athinės zyrtare, gazetarė, diplomatė e deputetė, vijnė nė Shqipėri e shtrojnė bash mu nė mes tė shqiptarėve e u mbajnė fjalime pėr tu kujtuar se tani sė fundmi janė bėrė grekė.

Kėta njerėz lejohen t’i bėjnė kėto, jo vetėm pėr shkak tė pėrulėsisė sė politikės sonė, por mbi tė gjitha sepse Shqipėria nuk ka ēfarė t’i fshehė Greqisė, pėrveēse t’i kėrkojė me zė tė lartė tė drejtat e ēamėve.

Pikėrisht kėtu buron frika e grekėve, tė cilėt na ndjekin pas tėrė panik sepse e dinė qė ne jemi nė vendin e krimit, i cili pėr fat tė keq ende nuk ėshtė hetuar.

Ndėrsa altoparlantėt grekė tė politikės e kishės janė angazhuar nė thirrje qė banorėt e Korēės dhe zonave tė tjera tė jugut tė deklarohen grekė, kėtu nė fshatrat e Ēamėrisė tė gjithė i tremben njė dokumentari qė nuk synon tė mbjellė nacionalizėm dhe urrejtje, por thjesht tė risjellė nė kujtesė krimet dhe genocidin grek.

Shtėpitė e rrėnuara, minarja e mbetur e vetmuar qė prej dėbimit tė popullsisė vendase dhe mijėra dėshmi tė njerėzve qė janė ende gjallė janė fakte mė tė forta se pensionet e Athinės pėr fukarenjtė tė cilėve u kėrkohet tė shesin edhe identitetin pėr ca para mė shumė.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cameria,perse kane frike greket? Empty Re: Cameria,perse kane frike greket?

Mesazh nga Vizitor Thu Dec 20, 2012 10:42 am

e kendshme historia....lene spo folli mo se vec di me i sha greket

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi