♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teknologjite qe ndryshuan jeten ne 10 vjete

Shko poshtė

Teknologjite qe ndryshuan jeten ne 10 vjete Empty Teknologjite qe ndryshuan jeten ne 10 vjete

Mesazh nga bigbeng Mon Nov 08, 2010 9:02 am


Teknologjitė qė na ndryshuan jetėn nė 10 vjet

Teknologjite qe ndryshuan jeten ne 10 vjete 400_F_3000322_GxYY5JpiaxKqjb7rEFGHng3QwJKrNO


Shpikjet e viteve tė fundit tė internetit e kanė kthyer jetėn tonė nė njė film fantastiko-shkencor. Por edhe skenaristėt e kėtij filmi nuk e kanė shumė tė lehtė nė njė shekull ku teknologjia ecėn me hapa tė shpejtė.

Cilat janė shpikjet qė ndryshuan kaq shumė jetėn tone nė 10 vitet e fundit? Le t’i hedhim njė sy:

1. Wi-Fi: ato tė cilėt janė takuar pėr here tė pare me internetin nė vitet 90-tė do tė kujtojnė mire modemet dial-up. Cili prej nesh mund ta harrojė atė zhurmė kur vendosej lidhja? Pėr tė hyrė nė internet atė kohė duhet tė mbaje gjithnjė hapur telefonin dhe kompjuteri duhej tė ishte i lidhur me modemin me ndihmėn e njė kablloje. Ndėrsa sot me anė tė teknologjisė Wi-Fi ne mund tė lidhemi me internet pa ndihmėn e kabllos nė shtėpi, zyrė, restorant, kafene, autobusė, qendrat tregtare, traget dhe nė avion.

Nėse filmi Matrix, simbol i teknologjisė elektronike do tė xhirohej nė ditėt e sotme heroi ynė Neo do tė lidhej menjėherė me Matrixin pa pasur nevojėn e njė kabulli. Me ndihmėn e teknologjisė Wi-Fi Neo do tė shpėtonte nga njė stėrmundim i madh.

2. Skanerėt: interneti ėshtė njė oqean informacioni numerik. Nė kėtė oqean ēdo gjė ėshtė e koduar duke filluar nga protokollet, standardet numerike dhe gjuhėt e programeve. Skanerėt Web janė si njė ēelės pėr tė hapur kėta kode. Me ndihmėn e kėtij ēelėsi programet mė tė komplikuara shfaqen para syve tanė nė trajtėn e grafikėve, projekteve dhe shkrimeve tė ndryshme. Nėse nuk do tė ishin skanerėt web do tė na duhej tė zotėronim shumė gjuhė programuese pėr tė arritur nė brendėsi tė internetit. Tė shėtisėsh nė internet, tani ėshtė njė lojė fėmijėsh dhe pėr shumicėn prej nesh ėshtė bėrė diēka e zakonshme e jetės sė pėrditshme. Nga forca e zakonit, nuk arrijmė ta kuptojmė por roli qė luajnė skanerėt web ėshtė tepėr i madh.

3. Motorėt kėrkues Web: motorėt kėrkues na ndihmojnė tė gjejmė informacionin e kėrkuara nė njė botė tė pafund interneti. Ne mund tė gjejmė rrugėn e internetit nėpėrmjet tė motorėve kėrkues. Deri nė fillim tė viteve 90-tė ka pasur disa kėrkues por me ardhjen e Google-it punėt ndryshuan. Duke pėrdorur algoritma krejt tė ndryshme dhe mė efektive se tė tjerėt Google arriti tė indeksonte informacionin nė mėnyrė mė tė rregullt. Kėshtu Google edhe paraqiti mundėsi tė panumėrta pėr pėrdoruesin edhe krijoi modele krejt tė reja ekonomike. Pėr tė arritur majat filluan tė pėrdoren teknikat e optimizimit tė motorit kėrkues. Tashmė pėr tė kėrkuar njė emėr, firmė apo emrin e ndonjė produkti mė pare bėhet njė parakėrkim dhe mė pas kalohet nė informacionin e kėrkuar. Tė kėrkosh nė Google ėshtė diēka krejt e zakonshme e jetės sė pėrditshme.

4. VoIP: nė vitet 80-tė duhej tė prisje me muaj tė tėrė nė radhė pėr tė lidhur njė telefon fiks nė shtėpi. Pėrveē kėsaj duhej tė kishe dhe mikun apo njohje tė forta. Ndėrsa nė vitet 90-tė kushtet ndryshuan dhe marrja e njė telefoni fiks nuk mund tė quhej mė luks por njė domosdoshmėri. Nė njė periudhė kur dolėn dhe telefonėt celularė, shqetėsimi ynė i vetėm ishte sesi tė paguajmė faturat e larta tė telefonit.

Me ndihmėn e teknologjisė VoiP, e cila filloi tė pėrhapej nga fillimi i vitit 2000 kaluam nė epokėn e komunikimit. VoIP bėri tė mundur bėrjen e telefonatave nga interneti. Firma Skype ishte e para qė i dha pėrparėsi kėsaj teknologjie. Me ndihmėn e programeve si Skype dhe tė ngjashme me tė, ju mund tė flisni pėr orė tė tėra pa pagur asnjė faturė, madje mund tė bėni dhe video-konferenca. kur na kujtohen ditėt kur shkonim tek komshiu pėr tė bėrė njė telefonatė teknologjia VoIP na duket si njė mrekulli e vėrtetė.

5. Web 2.0: qė nga viti 2004 Web 2.0 ėshtė emri i brezit tė dytė tė shėrbimeve elektronike. Me ndihmėn e teknologjive tė ndryshme si Ajax, RSS, XML, XHTML pėrdoruesit e internetit paraqitėn mundėsinė e krijimit tė pėrmbajtjeve personale. Me zhvillimin e kėsaj teknologjie u zhvilluan dhe grupet sociale tė cilat pėrfshijnė me miliona pėrdorues si Youtube, Facebook, Flickr, Twitter e tė tjera. Me ndihmėn e e Web 2.0 u mundėsua pėrēimi i informacionit nė kohė reale si dhe krijimi i rrjeteve sociale.

6. Media sociale: nėpėrmjet medies sociale ēdo pėrdorues ėshtė nė tė njėjtėn kohė njė producent pėrmbajtjeje. Tashmė doli nė pah ideja e njohjes dhe e komunikimit me njerėz tė rinj. Me ndihmėn e medies sociale u mundėsua kėmbimi i informacionit nė kohė reale. Ne ndryshuam dhe mėnyrėn e marrjes dhe dhėnies sė informacionit.

Kur pėrmendet fjala “media sociale” gjėja e pare qė tė vjen nė mendje janė rrjetet sociale si Facebook, Myspace, Linkedin, shoqėritė informative si YouTube, Flickr, Wikipedia, Podcastler dhe forumet. Aq e rėndėsishme ėshtė bėrė media sociale sot saqė dhe kompanitė kanė filluar tė pėrdorin kėta kanale informacioni me anė tė cilave vlerėsojnė kritikat e konsumatorit. Duke pare me kujdes komentet e klientėve tė saj firma e veshjeve GAP, e cila ka 35 mijė ndjekės nė Twitter dhe 722 mijė nė Facebook, hoqi dorė nga ndryshimi i logos sė saj.

7. Pagesat bankare elektronike: me anė pagesave elektronike mund tė bėni tė gjitha pagesat bankare nėpėrmjet internetit. Veēori si POS tė cilat mundėsojnė pagesat elektronike na kursejnė kohė dhe rrisin mundėsinė e biznesit elektronik. Mundėsitė e reja tregtare elektronike kanė ndryshuar dhe zakonet tona tė blerjes. A do na kishte shkuar mendja vallė 10 vite mė pare se do tė vijė njė kohė kur nėpėrmjet internetit do tė blejmė atlete pėr vrapin e mėngjesit, pizza pėr darke dhe televizor LCD?

8. Telefonat e zgjuar: modele si Blackberry, Nokia N97 , Palm tė cilėt janė tė pajisur me njė hardware tė ngjashėm me kompjuterin kanė filluar tė pėrhapen shumė, sidomos nė botėn e biznesit, nga mesi i viteve 2000. Ndėrsa me ardhjen e iPhone, telefonat e zgjuar morėn njė pamje dhe kuptim krejtėsisht tjetėr. Kur themi telefon i zgjuar nė mendje na vjen njė telefon me tė cilin mund tė navigojmė nė internet, mund tė hapim praktikat e punės, mund tė luajmė, tė marrim njė biletė pėr kinema, tė fotografojmė dhe shumė e shumė procese tė tjera tė cilat nuk na kujtohen. Krahas gjithė kėtyre veēorive tė mundėsojė dhe komunikimin me telefon. Me ndihmėn e telefonave tė zgjuar ne plotėsojmė nevojat tona tė komunikimit dhe mund tė kryejmė shumė punė tė tjera pa pasur nevojėn e kompjuterit.

9. Internet mobil: njė nga faktorėt mė tė mėdhenj tė pėrdorimit tė telefonave celularė nga njė masė e gjerė pėrdoruesish ėshtė lirimi i Internetit mobil dhe pėrdorimi nė njė ēmim tė ulėt i shumė linjave pėrnjėherė. Nėse teknologjitė Edge dhe 3G nuk do tė zhvilloheshin kaq shpejt proēeset tė cilat janė tė paimagjinueshme tė bėhen nė kompjuter do tė shpenzonin shumė sepse do tė bėheshin me ndihmėn e telefonėve celularė. Nė kėtė botė tė re tė lidhur 24 orė nė ditė nė 7 ditėt e javės modemėt 56 k tė lidhur ngadalė me njė rrjet dial-up tashmė ka dale jashtė mode.

10. Kompjuterėt tabletė: nė fillim dėgjuam pėr Pc-tė tabletė tė cilėt na tėrhoqėn vėmendjen me ekranin e pėrthyeshėm nė tė cilin mund tė shkruash me ndihmėn e njė lapsi dixhital. Duke menduar se mos u erdhi fundi laptopėve, iPad-i i prezantuar nga iPhone kėtė vit ka ndryshuar komplet rregullat e lojės. iPad dhe kompjuterė tė tjerė tė sheshtė nuk janė shumė tė pėrhapur nė vendin tone por zhvillimi i sotėm teknologjik premton pėr njė zgjerim dhe rritje tė kėrkesės.

Si njė prodhim nė mes telefonėve tė zgjuar dhe laptopėve, iPad ėshtė bėrė simboli mė i rėndėsishėm nė mjetet e brezit tė ri tė komunikimit. Tė pėrdora njė here e njė kohė si frymė e imagjinatės nė filmin fantastiko-shkencor “Star Trek”, PADD-et po bėhen tė vėrteta dhe po zėnė shumė shpejt vend nė jetėn tone tė pėrditshme. 80 ditė pasi ėshtė hedhur nė treg me njė numėr tė kufizuar, iPad-i ka arritur tė shesė 3 milion copė.

Parashikimet e shitjeve tė vitit 2011 tregojnė pėr njė shifėr prej 15 milionė. Nė vitin 2014 mendohet se numri i kompjuterėve tabletė tė arrijė nė 200 milionė. Kompjuterėt tabletė konsiderohen si fillimi i njė ekonomie tė re dhe pėrbėn njė rėndėsi tė madhe sidomos pėr sektorin e firmave botuese.

Firma tė ndryshme si Samsung, Dell, HP, BlackBerry, Asus po hedhin nė treg produkte tė reja pėr tė zėnė vend nė tregun tabletė. Nė njė shekull ku teknologjia ecėn me hapa tė shpejtė skenaristėt fanatastiko-shkencor e kanė pak tė vėshtirė punėn.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi