♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 teknologjite qe kane ndryshuar jetet tona

Shko poshtė

10 teknologjite qe kane ndryshuar jetet tona Empty 10 teknologjite qe kane ndryshuar jetet tona

Mesazh nga MONDI Mon Nov 21, 2011 3:15 pm

E tashmja jone hi-tech eshte frut i shpikjeve te pabesueshme teknologjike te zhvilluara gjate shekullit te kaluar: Kompjuteri, celulari e interneti por edhe fushat e antibiotikeve te cilat ndihmuan ne shpikjen e bombes dhe armeve atomike.

Ja 10 teknologjite qe ka revolucionuar fatin tone:

“Shek. XX: aeroplani, bomba atomike por edhe vaksinat, kompjuteri dhe celulari.”

1. Aeroplani- Fluturuesi i pare ka gervishtur qiellin gjate Luftes se Pare Boterore dhe deri ne vitin 1930 ka qene nen sherbimin e disa firmave dhe perdoreshin per shperndarjen e postes e transportin e pasagjereve. Avionet dhe reaktoret e pare u shfaqen zyrtarisht ne vitin 1952. Nje revolucion i vertete, te shetises boten ne nje dite te vetme. Anijet e medha te pasagjereve reduktohen, u bie vlera turistike dhe shkojne drejt falimentimit.

2. Vaksinat dhe antibiotiket- Gjate shekullit te kaluar u zbuluan shume menyra per te luftuar semundjet infektive vdekjeprurese por u deshen dekada te tera perpara se te prodhoheshin vaksinat dhe antibiotiket ne nje sasi te tille saqe te mund te luftohej edhe virusi i fundit. Vetem nga semundja e lise, per shembull, vdiqen rreth nje e treta e te infektuarve derisa virusi u zhduk ne fund te viteve ’70.

3. Bomba atomike- Kjo eshte shpikja me shkaterruese e te gjithave koherave. U perdor per here te pare ne Luften e Dyte Boterore. Spektri dhe ndikimi i saj nxiti Luften e Ftohte dhe akoma edhe sot vazhdon te flitet per te. Konflikte qe behen me ane te kercenimeve dhe propagandes nukleare ne vend te luftimit te trupave ne fushebeteje. Bomba e pare atomike dha driten e pare ne kerkimet e sektorit nuklear qe prodhoi centralet berthamore. Kjo lloj energjie, vitet e fundit nuk ka perkrahjen e opinionit publik dhe tashme as te qeverive te ndryshme. Pas Cernobil-it dhe ngjarjes me te fundit te katastrofes se Fukushimes ne Japoni, po ndryshon edhe e ardhmja energjitike ne bote. Ka shpresa qe te kalohet drejt nje teknologjie me ambientaliste si dhe t’i kushtohet nje vemendje me e madhe kursimit te energjise.

4. Armet sulmuese- Nese bomba atomike na solli nje ere te re lufte edhe arma mitraloz AK -47, e njohur si Kallashnikov, gezon meriten se ka ndryshuar rregullat e fushes se betejes. I projektuar ne 1947 nga “Ushtria e Kuqe” e ish-Bashkimit Sovjetik, Kallashnikovi eshte paraardhesi i nje serie armesh me koncept te ri, te fuqishme, te reja, rezistente ndaj kohes por ne te njejten kohe relativisht ekonomike per t’u prodhuar. Banka Boterore vlereson se ne 2007 kishte rreth 75 milione arme te tilla ne qarkullim. Po sot? Ne Afrike, per te pervetesuar nje arme si kjo, duhet te paguash rreth 267 $.

5. Cip & qarqe- Qarqet e integruara filluan te shpiken qe ne vitin 1860 por vetem ne vitin 1940 filluan te njihen gradualisht dhe te shfrytezohen ne nivel tregtar. Permasat e cip-ave dhe gjysempercuesve u reduktuan ne menyre drastike gjate viteve dhe fuqia e tyre u rrit ne menyre domethenese duke u shnderruar ne zemren e kompjutereve, smartphone, lexues mp3 dhe te cdo lloj pajisjesje hi-che qe eshte sot ne qarkullim.

6. Kompjuterat dhe derivatet e tij- Eshte ndoshta shpikja teknologjike me me shume ndikim ne jetet tona, te pakten deri ne kete moment. Nga kornizat e hershme kompjuterike te viteve ’70-80 eshte kaluar ne kompjuterat personale, me pas ne notebook-et dhe ne fund te tablet-et e viteve te fundit. Prodhuesit vazhdojne te rrisin fuqine e tyre dhe performancat grafike duke permiresuar gradualisht portabilitetin e tyre. Eshte nje sukses i papare. Nese ne vitin 2001 ishin shitur vetem 125 milione kompjutera, ne vitin 2010 u arrit ne kuoten 350 milione.

7. World Wide Web- Boom-i i kompjuterave dhe derivateve te tij eshte edhe merite e internetit. WWW lindi nga nevoja per te krijuar nje sistem praktik per te lidhur midis tyre kompjuterat shkencore dhe inxhinierike e me qellimin per te shkembyer me shpejt informacionet dhe perfundoi duke perfshire te gjithe boten ne hallkat e tij. Nese nje here e nje kohe interneti sherbente kryesisht per shkembim te shpejte te te dhenave, skedareve dhe dokumentave, tashme ai eshte shnderruar ne nje “paralele te vertete” per shume nga ne dhe qe na lejon te komunikojme, blejme, njohim, mesojme dhe kryejme tregti: Kudo.

8. Smartphone dhe tablet- Nese kompjuteri, ne te gjitha variantet e tij, eshte e tashmja jone, telefonat jane e tashmja dhe e ardhmja. Duket sikur ka kaluar nje shekull qe nga modelet e para te viteve ’80, te medhenj si nje “valixhe” te kushtueshem dhe me tarifa shume te larta. Teknologjia mobile eshte ne nje revolucion te vazhdueshem dhe rrjetet celulare vazhdojne te zgjerohen duke ofruar opsione me te shumta ne termat e shpejtesise dhe sherbimeve. Rrjeti 3G po lancon edhe fushen 4G dhe smartphone-t jane shnderruar ne disa kompjutera te vegjel praktike dhe te lidhur me web.

9. Media dixhitale- Lamtumire shiritit te filmave dhe bobinave. Dixhitalizimi "ka vrare" metoden analoge. Te fotografosh nje cast, tani eshte ne doren e te gjitheve edhe me nje telefon te thjeshte, po keshtu edhe te degjosh muzike ne mp3. Mund t’i ndajme kujtimet tona dhe muziken tone te preferuar me te tjeret, vetem me nje klik. Dhe kufiri i ardhshem eshte “cloud”, sherbimet ne re qe do te na bejne te jetojme nje jete shumedimensionale ne 360 grade, gjithmone dhe kudo.

10. Librat elektronike- Ne kete pike, lamtumire edhe librave “te vjeter” tradicionale. Qe nga testet e para dixhitale me lidhje te thjeshta hipertekstuale eshte kaluar ne e_book (librat elektronike) qe ne disa vende i kane tejkaluar shifrat e shitjes ne krahasim me librat me flete. Edhe librat elektronike, fale funksionit te HTML5, do te jene akoma edhe me interesante dhe terheqes. Pritet dalja e iPad-it te Apple dhe e pasardhesve te saj (ndiq Amazon me seksionet e saj Kindle dhe Kindle Fire).
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi