♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njerzit e medhenj qe ndryshuan boten

Shko poshtė

Njerzit e medhenj qe ndryshuan boten Empty Njerzit e medhenj qe ndryshuan boten

Mesazh nga EA Thu Sep 05, 2013 2:43 pm

Filozofi i madh, Platoni mendonte se ēdo njeri synon qė tė jetė njė qenie njerėzore e realizuar. Sipas tij filozofia ėshtė mjeti kryesor pėr tė realizuar kėtė qėllim. Pavarėsisht se bashkė me kohėn ndryshojnė pamjet, idetė, qėllimet dhe njerėzit ... disa prej tyre i rezistojnė ndryshimit pėr shkak tė gjurmėve tė thella qė kanė lėnė nė kohėt qė u pėrkisnin.
Por nuk ishte vetėm Platoni, janė edhe shumė tė tjerė qė ndryshuan boten.

Koperniku dhe Teoria e Universit - Galileo Galilei nuk ishte i pari qė sugjeroi rrotullimin e Tokės rreth Diellit. Kėtė nuk e ka bėrė i pari as Nikolla Koperniku, pasi burimet flasin pėr astronomin grek Aristarus, i cili njė sugjerim tė till e bėri 2000 vjet para tyre. Zbulimi i Galileos dha prova dhe fakte pėr kėtė teori, e cila pati njė ndikim tė jashtėzakonshėm. Zbulimi kyē i Galileos ishte nisja e kėrkimeve shkencore tė yjeve, duke pėrdorur teleskopėt, qė do tė mundėsonin pamje shumė tė thella tė universit nė krahasim me syrin.

Dekarti dhe deklarata - “Mendoj, pra jam” Me deklaratėn “Kogito ergo sum” (Mendoj, pra jam), Dekarti vendosi tė menduarit nė qendėr tė kėrkimit tė tij. Nė vend qė tė fillonte me fizikėn dhe botėn natyrore, ai e nisi me kėtė veti njerėzore. Dekarti arriti qė tė bėnte dallimin mes mendjes dhe materies. Ai njihet dhe si “babai” i filozofisė moderne.

Njutoni dhe Teoria e Gravitetit Universal - Teoria e Njutonit ishte demonstrimi i parė qė matematika mund tė pėrdorej pėr tė kuptuar botėn natyrore. Kėshtu mund tė parashikojmė eklipset e ndryshme edhe njė shekull para se tė ndodhin, sepse sistemi i orbitave tė planetėve ėshtė shumė i thjeshtė. Nėse Njutoni nuk do tė kishte ekzistuar, atėherė ndoshta do tė kishte kaluar njė shekull a mė shumė kohė para se dikush tė kishte dalė nė pėrfundimin e tij.

Adam Smith dhe ekonomia - Ideja mė e madhe ekonomike e Adam Smithit ishte se individėt duhet tė lihen tė lirė tė ndjekin interesin e tyre gjithmonė nė kuadrin e sė mirės sė pėrbashkėt. Kjo ide ishte revolucionarizuese, sepse, sipas saj, njerėzit nuk kanė nevojėn e njė despoti mbi kryet e tyre pėr tė mbikėqyrur tė mirėn e pėrgjithshme. Gjithēka qė njeriu ka nevojė ėshtė tregu.

Meri Uollstonekraft dhe liria e grave - Pėrligjja e tė drejtave tė grave (1792) ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme. Meri Uollstonekraft ishte e vetmja femėr qė i bėri ballė botės mashkullore pėr nxjerrjen e gruas nga kornizat e “kukullės”. Meri mendonte se gratė duhet tė jenė tė lira tė zgjedhin pėr jetėn e tyre, por megjithė pėrpjekjet e mėdha tė saj vetėm pas Luftės II Botėrore nė vitet ‘60, gratė pėrqafuan idenė e Uollstonekraft.

Marksi dhe ideja e kapitalit - Duket shumė e ēuditshme, por analiza e Marksit nė lidhje me kapitalin vlerėsohet si shumė e rėndėsishme duke e renditur atė nė njerėzit qė ndryshuan botėn. Ai tha se konflikti nė botė nuk ėshtė mes gjinive dhe racave, ėshtė mes 95% tė popullsisė sė botės qė krijon pasuritė dhe vlerat dhe 5% tė popullsisė qė ėshtė pronare e tė mirave.

Frojdi dhe teoria e nėnndėrgjegjes - Frojdi eksploroi rrugėn pėrmes sė cilės nėnndėrgjegjja drejton disa nga veprimet tona, e qė na ēon tė bėjmė lėvizje qė ndėrgjegjja nuk do t`i kishte bėrė kurrė, pasi nuk do tė ishin nė interesin tonė. Ai tha i pari qė pėrmes ėndrrave, apo lapsuseve tė tė folurit njerėzit mund tė kuptojnė shumė nga vetja e tyre e vėrtetė.

Ajnshtajni dhe teoria e Relativitetit - Teoria e relativitetit e Ajnshtajnit ishte nga idetė e pakta qė kishin njė rėndėsi jetike pėr botėn dhe qė e shėndėrruan atė. Kjo teori ėshtė nė thelb tė ēdo teorie moderne nė lidhje me funksionimin e botės, duke nisur qė nga elektriciteti, magnetizmi, transistorėt etj. Pa relativitetin nuk do tė kishim njė pamje moderne tė botės, atė qė kemi sot.
EA
EA
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1392
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 25/08/2013
Falenderimet Falenderimet : 9

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi