♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kanceri i gjirit, si ta shmangim?

Shko poshtė

Kanceri i gjirit, si ta shmangim? Empty Kanceri i gjirit, si ta shmangim?

Mesazh nga Morena Mon Apr 12, 2010 8:06 pm

Kanceri i gjirit ėshtė sėmundja qė gratė i druhen mė shumė dhe zbulimet
e fundit nė lidhje me predispozitat gjenetike tė shfaqjes sė sėmundjes
e bėjnė atė edhe mė problematike. Megjithatė, ekzistojnė masat
parandaluese qė mund ta lehtėsonin shumė situatėn

Frika e kancerit tė gjirit ėshtė burim ankthi pėr shumė gra. Shpesh ato
kanė ndjenja fataliste nė lidhje me rrugėn qė mund tė marrė njė
sėmundje e tillė, qė nė rastin mė tė mirė mund tė pėrfundojė me njė
operacion radikal pėr heqjen e gjirit. Kėto ndjenja ankthi i bėjnė qė
tė mos kenė shpresė te marrja e masave parandaluese, qė nė fakt janė
shumė tė domosdoshme pėr reduktimin e rrezikut. Sipas njė studimi tė
fundit, sapo ėshtė zbuluar njė gjen i ri nė kromozomin 8 i quajtur
NRG1. Ėshtė njė gjen qė e kemi tė gjithė dhe qė nė raste tė caktuara
luan njė rol shumė tė rėndėsishėm nė ndalimin e pėrhapjes sė gjėndrave
tumorale. Ai ka fuqi frenuese ndaj qelizave kanceroze. Njė nė dy gra qė
janė diagnostikuar me kancer gjiri kanė njė version tė dėmtuar tė
gjenit mbrojtės NRG1, ēka do tė thotė se janė tė pambrojtura ndaj
zhvillimit galopant tė sėmundjes. Shkencėtarėt thonė se ky zbulim mund
tė ēojė nė kėrkimin e mėnyrave tė reja tė mjekimit tė kancerit.
Megjithatė, nė mentalitetin e grave ekziston frika se faktori gjenetik
ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe kjo krijon shpesh njė ndjesi pesimiste
dhe fataliste. Por, nė fakt, gjenet janė vetėm njė pjesė e problemit.
Shumė e rėndėsishme nė kėtė rast, si nė ēdo sėmundje tjetėr, ėshtė edhe
mėnyra se si ne e trajtojmė veten qė nga fėmijėria e nė vazhdim e mbi
tė gjitha nėse vazhdojmė tė jemi optimistė. Pesimizmi dhe gjendja e
trishtuar ndikojnė shumė mė tepėr pėr keq nė shėndetin tonė nga sa mund
ta imagjinojmė. Ja disa mėnyra pėr tė parandaluar zhvillimin e kancerit
tė gjirit, ose tė paktėn disa mėnyra pėr kapjen nė kohėn e duhur tė
sėmundjes, pra nė momentin mė tė hershėm tė mundshėm.

Ushqimi i foshnjės me qumėsht gjiri mund tė jetė shpėtimtar

Pėr shumė vite rresht ka ekzistuar njė teori, sipas sė cilės nėse njė
femėr shndėrrohej nė mėmė nė moshė tė hershme ajo kishte mė shumė
shanse qė nė moshė mė tė mėvonshme t‘i shmangej kėrcėnimit tė kancerit
tė gjirit. Pra, me pak fjalė, mėmėsia ishte pro shėndetit tė mirė. Nė
kėtė logjikė mendohet se shtimi i numrit tė tė diagnostikuarave me
kancer gjiri nė vendet nė zhvillim si Indi dhe Kinė ka tė bėjė
pikėrisht me faktin se nė kėto vende ėshtė rritur shumė edhe mosha e
vajzave qė sjellin nė jetė fėmijėt e parė. Pra, tendenca gjithnjė e nė
rritje ėshtė ajo e fėmijėve nė njė moshė mė tė vonė. Pėr sa i pėrket
ndikimit pozitiv qė ka nė shėndetin e nėnės tė ushqyerit e fėmijės me
gji, sė fundi kanė dalė nė mbėshtetje tė kėtij fakti tė reja shumė
interesante. Nė shtator shkencėtarėt raportuan zbulimin e fundit, sipas
sė cilit ushqimi i fėmijės me gji, tė paktėn pėr tre muaj, redukton
ndjeshėm rrezikun e kancerit tė gjirit, madje nė masėn 25%. Ky zbulim
ka qenė rezultat i njė studimi qė ka zgjatur plot 8 vjet dhe njė
monitorim i kryer ndaj 60 mijė grash. Grupi i studimit zbuloi se
ushqimi me qumėsht gjiri i jep gruas mbrojtjen mė tė madhe tė mundshme
nga kanceri i gjirit, madje edhe atyre grave qė kanė prirje gjenetike
pėr njė gjė tė tillė.

Shmangni yndyrat dhe mos e bėni vetėm pėr vete, por edhe pėr vajzėn tuaj
Gratė qė pėrdorin njė dietė me kalori tė pakta kanė njė sasi mė tė
vogėl hormonesh femėrore nė gjak dhe kjo redukton rrezikun e kancerit
tė gjirit, veēanėrisht nė vitet pas menopauzės, kur dhjami i trupit
ėshtė burimi mė i madh i estrogjenit. Ka fakte qė mbėshtesin idenė se
sa mė herėt tė nisė dieta e yndyrave tė pakta, aq mė e efektshme ėshtė
nė organizėm. Nėse njė dietė e tillė nis nė adoleshencė, atėherė aq mė
mirė, sepse nė kėtė periudhė tė jetės reduktimi i hormoneve femėrore nė
gjak luan njė rol shumė tė rėndėsishėm nė mbarėvajtjen e mėtejshme tė
shėndetit dhe redukton mundėsinė e sėmundjes. Mėnyra se si ushqehemi nė
fėmijėri ėshtė shumė e rėndėsishme pėr sėmundjet qė na shfaqen kur jemi
tė rritur.

Nxihuni nė diell, por me masa mbrojtėse

Ėshtė fakt tashmė se kanceri i gjirit te femrat ėshtė mė i pėrhapur nė
zonat qė janė mė pak tė ekspozuara ndaj diellit. Arsyeja ėshtė lidhja
qė ekziston mes kancerit tė gjirit dhe niveleve tė ulėta tė vitaminės
D. Trupi ynė e prodhon njė vitaminė tė tillė nė kundėrpėrgjigje tė
rrezeve ultravjollcė B qė i marrim nga dielli. Sipas njė studimi, gratė
qė kanė njė nivel tė ulėt tė vitaminės D janė mė tė prirura tė kenė
kancer tė gjirit. Kjo do tė thotė se vitamina D ėshtė parandaluese ndaj
kancerit tė gjirit. Sipas mjekėve, ata qė vuajnė nga mungesa e kėsaj
vitamine duhet qė ta marrin atė pėrmes tabletave dhe tipi D3 ėshtė mė i
tretshmi pėr organizmin e njeriut. Ėshtė e vėshtirė tė marrėsh sasinė e
duhur nė vitaminė D nga dieta e pėrditshme dhe burimet mė tė mira janė
qumėshti dhe drithėrat, vezėt, salmoni, toni dhe sardelet. Megjithatė,
njė kėshillė pėr sa i pėrket ekspozimit tė diellit ėshtė ajo e marrjes
sė masave mbrojtėse, sepse ato janė tė domosdoshme nė ruajtjen e trupit
nga rrezet e dėmshme.

Bėni rregullisht ushtrime fizike

Tė gjithė pa pėrjashtim kemi nevojė pėr t‘u ushtruar fizikisht,
pavarėsisht moshės, apo gjinisė, por kjo ėshtė veēanėrisht e
rėndėsishme pėr ato gra qė janė mė nė rrezik pėr kancerin e gjirit.
Kėrkimet e fundit flasin pėr njė reduktim tė rrezikut tė kancerit nė
periudhėn para menopauzės tek ato gra qė tė paktėn 3 orė nė javė ia
kushtojnė stėrvitjes trupore dhe qė kėtė zakon e kanė pasur qė nė
adoleshencė. Dhe me tė kaluar menopauzėn, rėndėsia e ushtrimit fizik
bėhet edhe mė e madhe. Gratė qė kalojnė menopauzėn janė zakonisht mbi
peshė dhe duhet patjetėr qė t‘u dedikojnė ushtrimeve fizike njė pjesė
tė mirė tė kohės sė tyre.

Kėshillohuni vazhdimisht me mjekun
Parandalimi ėshtė mė i mirė se kurimi dhe njė nga fazat e parandalimit
ėshtė edhe diagnostikimi i hershėm i sėmundjes, duke kontaktuar mjekun
dhe bėrė kontrollet e nevojshme. Nėse kanceri i gjirit do tė kapej nė
kohėn e duhur, atėherė thuajse gjysma e tė diagnostikuarave qė humbasin
jetėn mund tė kishin shpėtuar.

Njih historinė e familjes tėnde

Njė sėmundje mund tė jetė shpesh fatale, pėr shkak tė gjenetikės sė
saj. Pėr tė mėsuar nė lidhje me kėtė predispozitė duhet qė tė kryhen
disa teste, tė cilat nė shumė vende perėndimore janė lehtėsisht tė
mundshme. Pėrmes tyre mund tė zbulohen njė numėr gjenesh qė kanė
predispozitė pėr tė mbrojtur organizmin, pra qė kanė njė impakt sado
modest nė shėndetin tonė. Ėshtė mirė qė gratė ta fillojnė kryerjen e
kėtyre testeve me tė kaluar tė 25-at. Kjo do tė thotė se ato qė kanė mė
shumė mundėsi gjenetike pėr tė zhvilluar njė kancer do tė kenė mundėsi
tė kenė njė kontroll tė vazhdueshėm, i cili do tė ēojė nė njė
diagnostikim tė hershėm tė problemeve.

Shmangni pėrdorimin e tepruar tė alkoolit

Tė konsumuarit e shumtė tė alkoolit rrit rrezikun e zhvillimit tė
kancerit tė gjirit, por sigurisht bėhet fjalė nė rastet kur konsumohen
sasi shumė mė tė mėdha alkooli nga sa janė tė dobishme pėr shėndetin.
Nė njė studim tė fundit, thuhet se pak alkool ėshtė i dobishėm, por nė
sasinė e njė gote vere nė ditė, ndėrsa nėse kalohet kjo masė, situata
mund tė jetė e rrezikshme dhe kjo jo vetėm pėr sa i pėrket kancerit tė
gjirit.

Mamografia duhet tė jetė e rregullt dhe e vazhdueshme

Ka ekspertė tė fushės qė pretendojnė se nėse do t‘i nėnshtrohesh
mamografisė vazhdimisht kjo mund tė jetė nė vetvete e rrezikshme, duke
qenė se mund tė arrihet nė njė situatė tė tepruar diagnostikimi, pasuar
me marrjen e medikamenteve parandaluese, qė nė vend qė tė tė ndihmojnė,
tė krijojnė probleme. Por, tė tjerė pretendojnė se mamografia ėshtė
shumė e rėndėsishme dhe kjo pėr arsyen e vetme se parandalon njė rast
serioz. Po tė marrim rastin e njė vendi tė vetėm, Britaninė sė Madhe,
mamografia ka shpėtuar 117 000 raste qė mund tė ishin shndėrruar nė
vdekjeprurėse dhe ndėrkohė ka shpėtuar 1200 jetė. Pėr shkak tė
mamografisė, vdekshmėria nga kanceri i gjirit ėshtė ulur me 30%.














Kanceri i gjirit, si ta shmangim? 14633_216713036288_188100716288_4131054_1585242_n
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kanceri i gjirit, si ta shmangim? Empty Re: Kanceri i gjirit, si ta shmangim?

Mesazh nga Morena Mon Apr 12, 2010 8:11 pm

Do ju lutesha te gjitha femrave ta lexoj me kujdes kete shkrim edhe ti japin shume rendesi!
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi