♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si te mbrohen femrat nga kanceri i gjirit

Shko poshtė

Si te mbrohen femrat nga kanceri i gjirit Empty Si te mbrohen femrat nga kanceri i gjirit

Mesazh nga bigbeng Sat Nov 14, 2009 10:24 am

..........11 pėrgjigje pėr kancerin e gjirit ........

Si te mbrohen femrat nga kanceri i gjirit 0


Kanceri i gjirit ėshtė njė nga kanceret mė tė shpeshtė tek gratė. Por
si tė mbrohemi nga kjo, cilat janė gratė qė rrezikohen dhe ēfarė
trajtimesh duhen bėrė pėr t u shėruar. Ja disa pikėpyetje qė kėrkojnė
pėrgjigje…
1. Cilat janė femrat qė rrezikohen mė shumė nga kanceri i gjirit?
Kanceri i gjirit prek pėrgjithėsisht shumė gra, madje nė disa vende, po
t i analizosh nė gjithė jetėn e tyre i pikasim nė 1/10 tė grave. Pa
dyshim, duket njė shifėr marramendėse dhe tronditėse. Shumė rrallė ajo
zhvillohet nė vajzat e reja, pra tė moshave deri nė 30-35 vjeē,
ndėrkohė qė ajo ėshtė e shpeshtė te gratė pas moshės 50-vjeēare. Ja pse
nė disa vende perėndimore tė Evropės, depistimi i kancerėve qė nė
moshėn e duhur bėhet falas dhe ēdo 1 apo 2 vjet nga moshat 50-75-
vjeēare. Depistimi mund t i shtojė shpresat pėr shėrimin e kancereve tė
kėtij lloji nė 30%, pasi kanceri zbulohet mė herėt, pra pa u bėrė
tumori 1 cm, ēka ėshtė mė e lehtė pėr ta shėruar. Por ka disa lloj
femrash qė rrezikohen mė shumė se tė tjerat: veēanėrisht ato qė nuk
kanė pasur fėmijė ose qė kanė lindur fėmijė pas moshės 40- vjeēare. Po
kėshtu, dhe ato qė kanė pasur probleme me thithat e gjirit, me
menstruacionet qė u vijnė para kohės nė adoleshencė apo qė kanė njė
menopauzė tė vonuar. Pa dyshim edhe ato qė pinė alkool. Njihen
gjithashtu edhe format gjenetike tė kancerit tė gjirit, por kjo ndodh
rrallė : nė 5-8 % tė rasteve.

2. Pėrse ėshtė shtuar kanceri i gjirit tė gratė ?
Shtimi i kancerit ėshtė real dhe kjo nuk lidhet vetėm me jetėgjatėsinė
e njerėzve sot, apo me diagnostikimin e hershėm tė sėmundjes pėrmes
mamografisė. Specialistėt pyesin nėse ndryshimet nė mėnyrėn e jetesės,
veēanėrisht ushqimi, luajnė rol nė kėtė drejtim. Ata dyshojnė edhe nė
ndotjen e mjedisit apo efektet e trajtimeve tė ndryshme hormonale te
gratė. Krahas kėsaj janė shtuar dhe kanceret e tjera si ai i prostatės,
ndėrkohė qė burrat nuk marrin hormone.

3. A duhet shmangur marrja e pilulės (Terapia hormonale zėvėndėsuese) gjatė kohės sė menopauzės, nė mėnyrė qė tė mbrohemi?
Lidhur me pilulėn, ēėshtja ėshtė delikate. Pėr shume kohė specialistėt
pohonin se globalisht ajo nuk e shtonte rrezikun e kancerit tė gjirit.
Por sot ekspertėt janė mė pak kategorikė nė kėtė pohim. Por edhe nėsė
ėshtė realisht pėrdorimi i pilulės, nė tė njėjtėn kohė pilula ul
mundėsinė e kancerit tė vezoreve. Megjithatė, pilula nuk rekomandohet
pas njė kanceri gjiri dhe nė kėto raste duhen pėrdorur kontraceptivė
mekanikė si sterilete, prezervativė, etj. Ėshtė fakt qė pėrdorimi i
THS, qė kombinon estrogjenet me progestativ, dhe qė rekomandohet gjatė
menopauzės, shton disi rrezikun e mundėsisė sė njė kanceri gjiri dhe ky
rrezik ėshtė mė i madh nė raport me kohėzgjatjen e pėrdorimit tė THS.
Statistikat tregojnė pėr njė diagramė tė tillė. Mjekėt rekomandojnė qė
hormonet tė merren vetėm kur ato janė tė domosdoshme dhe pėr njė kohė
sa mė tė shkurtėr qė tė jetė e mundur.

4. Pėrse njė gruaje i hiqet gjiri dhe njė tjetre jo ?
Ruajtja e gjirit nuk ėshtė gjithnjė e mundur, ndoshta sepse nė gji ka
disa vatra tumorale ose tė tilla janė karakteristikat e qelizave apo tė
indit tumoral, dhe sigurisht nėse tumori nuk i kalon tė 3 cm. Nė disa
raste, trajtimi fillon me kimioterapi pėr tė zvogėluar volumin e
tumorit, ēka lejon qė nė njė fazė tė dytė tė bėsh operacionin duke
ruajtur gjirin e femrės.

5. “Kimioterapia”, a ėshtė diēka sistematike nė kėto raste ?
Kancerologeėt kanė tendencė pėr ta bėrė atė, pasi ajo pakėson rrezikun
e rishfaqjes sė kancerit. Por ajo ėshtė e padobishme kur tumori ėshtė
mė pak se 1 cm. dhe kur dallohet herėt, nė njė kohė qė gjendrat
limfatike tė sqetullave ende nuk janė prekur, ēka e ndeshim gjithnjė e
mė shpesh gjatė depistimit tė hershėm. Nė kėtė rast, trajtimi qėndron
kryesisht nė heqjen e tumorit pėrmes kirurgjisė dhe pastaj mbi gjirin e
gruas bėhen rrezet me energji tė lartė (radioterapi). Te disa femra qė
janė nė menopauzė, kur tumori ėshtė i pajisur me receptorė hormonalė,
njė hormonoterapi me antiestrogjene mund tė pėrdoret si plotėsues i
kimioterapisė.

6. Kur pėrdoret hormonoterapia ?
Nuk duhet ngatėrruar hormonoterapia e kancerit tė gjirit me trajtimin e
gruas me Terapi Hormonale Zėvėndėsuese, qė shpesh u rekomandohet grave
nė menopauzė. Nė kancerin e gjirit jepen nė fakt ilaēe qė veprojnė si
antihormone, duke bllokuar efektet e estrogjeneve mbi rritjen e
qelizave tė thithave tė gjirit. Ekzistojnė dy tipe tė rėndėsishme :
“tamoxifenė” dhe “antiaromatase”. Kėto ilaēe u propozohen pacientėve tė
kancerit tė gjirit qė kanė receptorė pėr estrogjenėt, ēka pėrfaqėson mė
shumė se 2/3 e kėtyre kancereve. Zakonisht ato rekomandohen tė merren
gjatė 5 vjetėve pas menopauzės, por mund tė pėrdoren herė pas here
tamoxifenė dhe antiaromatase. Pėr tė kufizuar rrezikun e pėrsėritjes
pas 5 vjetėsh trajtimi me tamoxifenė, mund tė vazhdohet me
antiaromatase gjatė 5 vjetėve. Para menopauzės mund tė pėrdoren
gjithashtu ilaēe hormonale (analogėt e LHRH), tė cilat pengojnė vezėt
tė veprojnė dhe tė sekretojnė estrogjenė.

7. Cilat janė efektet kryesore dytėsore gjatė kėtij lloj trajtimi?
Kimioterapia sulmon qelizat qė ripėrtėrihen shpejt dhe mund tė veprojė
mbi qelizat e palcės sė kockės dhe vatrat e rrėnjėve tė flokėve dhe
qimeve, ēka dhe shpjegon se pėrse shfaqet njė lloj anemie nė kėto raste
dhe pse ka rėnie tė qimeve dhe tė flokėve te pacientėt. Pėr tė njėjtėn
arsye mund tė ketė dhe tė vjella, por efektet dytėsore janė pakėsuar
shumė qė kur kanė filluar tė pėrdoren ilaēe parandaluese kundėr tė
vjellave gjatė ciklit tė “kimioterapisė”. Njė nga problemet e
radioterapisė ėshtė se ajo mund tė sjellė skuqje nė nivelin e gjirit qė
ėshte rrezatuar. Ndodh qė tė skuqet e gjithė zona e gjirit, ēka sjell
edhe dhimbje.

8. Ēfarė ėshtė teknika e gjendrės limfatike “mbrojtėse” ?
Deri para pak kohėsh, heqja e tumorit “pushtues”, pra qė ka filluar tė
filtrojė nė gjendrėn e gjoksit, ėshtė shoqėruar nė mėnyrė sistematike
me njė “kyretazh”, gėrryerje tė zonės sė prekur (operacioni qėndron nė
heqjen e njė pjese tė rrjetit tė gjendrave limfatike tė vendosura nėn
sqetull, nė anėn e gjirit tė prekur). Sot njė grup gjithnjė e mė i madh
ekipesh mjekėsore privilegjojnė teknikėn e gjėndrės limfatike
“mbrojtėse” apo “roje”. Nė praktikė, njė substancė radioaktive e lehtė
dhe njė ngjyrosės injektohen rreth tumorit pak pėrpara heqjes sė tij.
Kėto substanca shkojnė nė sistemin limfatik dhe pėrqendrohen nė
gjendrat e para qė janė prekur nga tumori, pra gjendrat “roje”. Ky lloj
“shėnimi” me ngjyrė lejon qė kirurgu ta pikasė mirė dhe tė heqė pėrmes
njė prerjeje tė vogėl mesatarisht dy gjendra, tė cilat analizohen gjatė
ndėrhyrjes qė bėhet. Nėse janė kanceroze, atėherė hiqet i gjithė rrjeti
i gjendrave, por nė rast tė kundėrt, ato nuk preken.

9. A duhet bėrė njė riedukim pas operacionit? Ēfarė kujdesi duhet bėrė pas njė kanceri tė gjirit ?
Me progresin e kirurgjisė ėshtė bėrė e rrallė qė tė kesh njė krah tė
fryrė pas operacionit. Por ėshtė e mundur qė tė ndjesh njė lloj
shqetėsimi nė shpatull, veēanėrisht kur kirurgu ka hequr ganglionet nga
sqetulla pėr t i analizuar ato. Njė riedukim apo ushtrimet fizike mund
tė pėrdoren pėr t i dhėnė krahut apo shpatullės njė lloj
zhdėrvjelltėsie. Nė tė gjitha rastet, nėse krahu i anės sė sėmurė ėshtė
fryrė duhet tė konsultoheni dhe duhet t i shmangeni shfaqjes sė tij nė
diell. Po kėshtu nuk duhet tė mbani gjėra tė rėnda nga ajo anė.
Gjithashtu, mos pėrdorni produkte qė dėmtojnė krahun dhe vishni gjėra
tė rehatshme. Nė kėto raste rekomandohet njė lloj veprimtarie fizike si
dhe mospėrdorimi i shumtė i alkoolit.

10. Nėse hiqet gjiri, a mund ta rikrijojmė atė pėrmes kirurgjisė plastike?
Njė kirurgji plastike u propozohet gjithnjė grave qė kanė hequr gjirin.
Kirurgu pėrdor njė lloj proteze silikoni ose njė pjėsė tė lėkurės sė
saj, njė ind dhjamor apo njė muskul qė i hiqet nė nivelin e kurrizit
dhe tė barkut. Gjiri mund tė rikonstruktohet nė tė njėjtėn kohė qė
bėhet dhe operacioni i heqjes sė tij. Ose mund tė kryhet pasi ėshtė
mbaruar trajtimi antikanceroz. Zakonisht bėhen dy ndėrhyrje pėr tė
arritur sukses. Njė kirurgji plastike mund tė jetė e nevojshme pas njė
radioterapie, pėr t i dhėnė asaj njė formė tė ngjashme me gjirin tjetėr.

11. Pas trajtimit, a duhet mbikėqyrur gjiri rregullisht ?
Nganjėherė duam ta harrojmė sėmundjen. Por sigurisht, duhet tė
sigurohemi nėse gjithēka ka shkuar mirė. Pas njė viti bėhet njė
konsultė klinike, e cila pastaj bėhet ēdo 6 muaj, gjatė 5 vjetėve. Mė
pas ajo bėhet njė herė nė vit. Kjo analizė plotėsohet dhe me njė
mamografi. Sigurisht, ka dhe analiza tė tjera plotėsuese si analiza
gjaku, ekografia dhe rezonanca magnetike.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi