♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muzika, Folklori, Ikonografia, Muzeumet dhe Kinematografia

Shko poshtė

Muzika, Folklori, Ikonografia, Muzeumet dhe Kinematografia Empty Muzika, Folklori, Ikonografia, Muzeumet dhe Kinematografia

Mesazh nga capkenja Wed Feb 24, 2010 12:13 pm

Muzika
Muzika, Folklori, Ikonografia, Muzeumet dhe Kinematografia U1_muzika
Muzika ne Shqiperi ka lindur qe ne antikitet. Deshmite e para te krijmtarise muzikore shfaqen tek iliret, te cilet e zhvilluan muziken ne te gjitha drejtimet qe njohu koha. Ajo qe e lidhur me vallen, fjalen dhe lojen instrumentale dhe ka pasur nje larmi ritmesh e instrumentesh, mjaft prej te cilave kane vazhdimesi deri ne folklorin e sotem shqiptar. Tematika e kengeve ilirie trajtonte luften, vdekjen punen, dasmen, dashurine etj.
Mrika eshte opera e pare shqiptare, e kompozuar nga Prenk Jakova. Premiera e saj eshte dhene ne vitin 1958 nga artistet amatore te Shtepise se Kultures, ne Shkoder, nen drejtimin e kompozitorit Prenke Jakova.
Subjekti i vepres i pershtatet filozofise se kohes, ku nje vajze e re, Mrika, denon paragjykimet dhe zakonet prapanike. Vepra, e shkruar sipas tipit te operas klasike me numra muzikore te mbyllur dallohet per nje gjuhe harmonike dhe te thjeshte, ku orkestra eshte perdorur ne funksion shoqerimi.Halili dhe Hajria eshte baleti i pare shqiptar me tri akte, i cili hodhi bazat per krijimin e nje tradite kombetare ne balet.Libreti eshte mbeshtetur ne dramen me te njejtin emer te Kol Jakoves, ndersa koreograf i saj eshte Panajot Kanaci, me muzike te Tish Daija. Eshte vene ne skene ne vitin 1963. Subjekti pasqyron qendresen e malesoreve kunder shtypjes otomane ne Shqiperie shek XVIII.Festivali i Kenges se lehte shqiptare ne Radio Televizion eshte veprimtari kombetare e pervitshme e cila ka filluar te zhvillohet ne vitin 1962. Ka per qellim te nxise krijimtarine muzikore ne Shqiperi.Festivali Folklorik i Gjirokastres. Manifestim kombetar i artit popullore qe perfshin kenget, vallet melodite, veglat muzikore dhe veshjet popullore. Festivali i pare eshte zhvilluar ne vitin 1968 dhe zhvillohet nje here ne kater vjet. Ne kete aktivitet jane perfaqesuar edhe grupe folklorike nga arbereshet e Italise dhe shqiptareve jashte atdheut.
Folklori
Gjergj Elez Alia eshte heroi i nje prej krijimeve me te bukura te epikes heroike legjendare shqiptare. Pergjithson artistikisht qendresen kunder synimeve pushtuese te te huajve, sakrifikicen me te larte per lirine e atdheut, per dinjitetin familjar dhe vetjak. Te gjitha keto e bejne kengen per Gjergj Elez Aline nje prej kulmeve te poezise Folklorike. Paralele te saj gjenden ne popuj te tjere te Ballkanit, nderkohe qe emri i Gjergj Elez Alise ndeshet edhe ne nje rapsodi boshnjake.
Ikonografia
Muzika, Folklori, Ikonografia, Muzeumet dhe Kinematografia U1_IkonografiaKonstandin Shpataraku, piktor kishtar i shekullit te XVIII, per te cilin studiuesit mendojne se eshte nga krahina e Shpatit te Elbasanit. Ne veprat e tij, te cilat gjenden ne Muzeun Kombetar te Artit Mesjetar ne qytetin e Korces, vihet re prirja per trajtimin e figurave me elemente te dukshem jetesore, me veshje te kohes, me kompozim te natyrshem si dhe vizatim te shkathet e plote levizje. Ikona me e hershme, e realizuar prej tij, eshte e vitit 1736. Eshte realizues i mjaft ikonave ne kishen e manastirit te Ardenices, te Cikalleshit, afer Kavajes, te Shen Pjetrit ne Vithkuq, te Shen Prokopit ne Pogradec etj.Nder me te njohurat eshte ikona me titull "Shen Gjon Vladimiri".Figura qendrore e Vladimirit rrethohet me 12 skena. Midis tyre paraqitet figura e Karl Topise qe tregon kishen ne sfond.
Onufri piktor nga Berati i shek te XVI. Eshte nje nder themeluesit e piktures shqiptare, i njohur edhe ne Ballkan. Ai krijoi nje tradite te vecante ne fushen e piktures murore dhe te ikones, por coi me tej edhe arritjet e artit paleolog te trasheguara nga shekujt XIII-XV, duke zbutur kanonin bizantin dhe duke pershtatur pikturen kishtare me jeten e gjalle dhe ambientin real.
Onufri ka pikturuar ne kishat e Beratit, Shpatit te Elbasanit, ne Maqedoni e Greqi. Veprat e tij kane karakter te kushtezuar mesjetar si nga tema ashtu dhe nga trajtimi.
Onufer Qiprijoti, piktor i shek te XVI. Eshte formuar si piktor, sipas te dhenave historike ne atelien e Onufrit te madh.Ai eshte piktori i pare i cili ne afreske dhe ikona nenshkruante emrin si dhe piktori qe perdori ornamentiken, dekorin me reliev, nderkohe qe strukturat e kompozimeve jane me precize. Lidhur me origjinen e tij studiuesit kane menduar se ai eshte nga Qipro e Greqise, por sipas kontaktimeve me Muzeun e Antikitetit ne Greqi, tregojne se asnje pikture e tij nuk ndodhet ne kete muze.Si kryeveper e tij konsiderohen pikturat e mureve te kishes se fshatit Goranxi ne rrethin e Gjirokastres.
Muzeumet
Muzeu Arkeologjik Kombetar ne Tirane e ka zanafillen ne vitin 1948 me emertimin Muzeu Etnograik-Arkeologjik. Me zgjerimin e kerkimeve dhe studimeve ne vitin '76 u kthye plotesisht ne muze arkeologjik.
Aktualisht, eshte qendra ku paqyrohet pjesa me e madhe e pasurise arkeologjike ne vend.Muzeu numeron rreth 18 mije objekte te cilat i takojne periudhave te ndryshme historike, nderkohe qe ne tri pavionet e tij jane ekspozuar mbi 2000 objekte ku perfshihen skulptura dhe deri tek objete te imta, te cilat i takojne epokes se gurit deri ne pushtimin turk.
Nje pjese e objeteve nuk ekspozohen per shkak te mungeses se ambienteve ndersa pjesa tjeter ka vlera te vogla ekspozimi.
Kinematografia
Muzika, Folklori, Ikonografia, Muzeumet dhe Kinematografia U1_KinematografiaKinematografia ne Shqiperi u zhvillua mbas vitit '45, nderkohe qe si shfaqje e pare filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromenos ne vitin 1912. Filmi me i vjeter me teme shqiptare i xhiruar nga te huajt, eshte "Albania ribelle", xhiruar nga shoqeria italiane "Cines" e Torinos, ne vitin 1909. Ne vitin 1946 u ngrit ndermarrja e pare kinematografike shqiptare. Gjate viteve '70- '80-'90 prodhimi kinematografik shqiptar numuronte ne vit, 14 filma artistike, 40 dokumentare dhe kronikale, 16 filma vizatimore te teknikave te ndryshme. Pas viteve '90, prodhimi i filmit shqiptar ka shenuar renie te ndjeshme.
"Tana", eshte film i pare artistik shqiptar me metrazh te gjate. Prodhim i Kinostudios "Shqiperia e re", realizuar ne vitin '1958. Subjekti i filmit, me teme nga jeta shoqerore e fshatit dhe eshte me skenar te Fatmir Gjates, mbeshtetur ne novelen e tij me te njejtin titull. Regjisor eshte Kristaq Dhamo.
"Qeshim se nuk qajme dot" eshte filmi i pare artistik me metrazh te shkurter, me regjisor, Viktor Stratoberdha, me skenar te Dionis Bubanit. U shfaq per here te pare pas 43 vjetesh, ne vitin 1999, per shkak se regjisori Stratoberdha u denua nga regjimi komunist. Viktor Stratoberdha u lind ne qytetin e Korces ne vitin 1925."Beni ecen vete". Film artistik per femije me regjisore Xhanfise Keko (Artiste e Popullit), prodhim i vitit 1975. Ka fituar cmimin e posacem ne festivalin per femije te Salernos ne Itali ne vitin 1979.
"Zana dhe Miri", eshte filmi i pare vizatimor i prodhuar ne vitin 1975. Me pas filloi prodhimi i filmave me tekniken e vizatimit dhe me vone i filmave me tekniken e kombinuar me sende reale.ZSH
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi