♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mrekullitė “e fshehura” tė botės

3 posters

Shko poshtė

Mrekullitė “e fshehura” tė botės Empty Mrekullitė “e fshehura” tė botės

Mesazh nga Barbi Mon Feb 22, 2010 11:55 am

Qytetet dhe vendet qė duhet tė vizitojnė kėtė vit tė gjithė ata tė cilėt kanė nė plan tė udhėtojnė. Nga Kejptauni te Malmo, Phnom Pehni, Doha apo Marrakeshi. Shumė larg zhurmės dhe stilit tė metropoleve tė mėdha tė botės si Nju Jorku, Parisi apo Berlini, por jo mė pak tė bukura

Shkurti, dhe jo prilli, ashtu siē donte T.S.Eliot, ėshtė muaji mė mizor i vitit. Pasi kemi arkivuar pushimet e Krishtlindjeve, jemi shumė larg nga ato tė Pashkėve, ndėrsa ato verore janė ende tė paimagjinueshme. E vetmja mėnyrė pėr tė na bėrė mė tė gėzueshėm janė projektet qė gjithmonė na ndihmojnė pėr tė ngritur moralin. Atėherė ku duhet tė shkojmė nė muajt nė vazhdim? Pėr tė gjithė ata qė nuk janė tė vendosur, po ju japim disa kėshilla. 2010 ka vendosur disa qytete nė qendėr tė vėmendjes: Kejptaunin, pėr shembull, vendi ku do tė zhvillohet botėrori i futbollit kėtė verė. Por ka edhe tė tjerė pėr t’u zbuluar, si Doha, Phnom Pehn dhe Malmo. Apo edhe qytete tė tilla si Marrakeshi dhe Brukseli, qė ndoshta pretendojmė se i njohim, por qė meritojnė tė rieksplorohen sėrish pėrmes kėsaj guide.
Phnom Penh -Kamboxhia
Mrekullitė “e fshehura” tė botės PHNOM%20PENH
Mrekullitė “e fshehura” tė botės Phnom-penh-central-market
Gratė mund tė bėjnė edhe punė qė mė parė u rezervoheshin meshkujve. Ky ėshtė shembull i metamorfozės pėr njė qytet qė ka qenė arketip i frikės dhe tmerrit, kur nga viti 1976 deri nė 1979 kmerėt e kuq kryen nė vend masakra tė paimagjinueshme. Por qė nga ajo kohė, Phnom Pehn dėshiron tė bėhet “Parisi i Lindjes”. Nė vend janė rizbuluar ndėrtesa me arkitekturė tė viteve ‘50, ku shembulli mė i mirė ėshtė “National Sport Center”. “Mao Tse Tung Boulevard”, pėrgjatė lumit qė kalon nė qytet, ia shton akoma mė shumė bukurinė. Aty gjen me qindra internet kafe, bare, restorante dhe dyqane mode apo arredimesh. “Smateria” ėshtė njė nga mė tipikėt me ēanta dhe aksesorė tė prodhuar me materiale tė riciklueshme nga gratė handikape. Nė burgun S-21 tė Pol Pot, pėr shembull, sot muze i gjenocidit, dėshmitė dhe kujtimet duken mė tė gjalla se kurrė. Po ashtu, muzeu i bukur i kmerėve i ndėrtuar nga francezėt rreth gjysmė shekulli mė parė, i gjithi me tė kuqe, nuk duhet humbur.
Malmo - Suedi
Mrekullitė “e fshehura” tė botės Malmo_st
Mrekullitė “e fshehura” tė botės Malmo-tower1
Dikur ishte njė qytet gri, ashtu si gjithė distriktet industriale tė tokės, ndėrsa sot ėshtė krejtėsisht i gjelbėr. Ishte njė qytet plot fabrika dhe punishte tė vendosura kudo. Sot pėrshkohet nga mijėra biēikleta nė ditė, studentė dhe tė rinj qė kėtu kanė universitetin, bibliotekat dhe hapėsirat mė tė bukura tė Europės pėr tė praktikuar skateboard. Bojėqielli mbetet ngjyra dominuese e qytetit, sepse deti ėshtė protagonist i padiskutueshėm. Deti ėshtė njėkohėsisht mėnyra mė e shpejtė pėr tė mbėrritur nė Malmo: qyteti ekologjik, emblema e njė evolucioni urbanistik qė i tregon me krenari gjithė botės modelin e tij tė turizmit tė qėndrueshėm. Ura e inauguruar nė vitin 2000 lidh Kopenhagėn me Suedinė vetėm pėr njė gjysmė ore. Nė zonėn post-industriale tė Western Harbour ndodhet “Turning Torso”, e ngjashme me njė trup njerėzor, e gjatė 190 metra. E ndėrtuar nė vitin 2005, nuk ka ditė qė nė kėmbė tė 147 apartamenteve dhe zyrave tė saj tė mos gjesh vizitorė, turistė dhe ekspertė tė panumėrt qė pėrpiqen tė kuptojnė se angazhimi ekologjik ėshtė kthyer kėtu nė njė stil jetese. Ky qytet me 280 mijė banorė ėshtė edhe i pari nė Suedi tėrėsisht ekologjik. Lagjja mė ekologjike, Bo01, ėshtė ekzemplar nga mėnyra se si ēdo banesė shfrytėzon ujin, erėn, diellin. Ajo ėshtė njėkohėsisht edhe qendra e restoranteve, butikėve apo kafeve ekologjike. Kafeja, ēaji, ēokollata dhe sheqeri vijnė nga rrjetet “Fair Trade”.
Marrakesh - Marok
Mrekullitė “e fshehura” tė botės Marrakesh1
Mrekullitė “e fshehura” tė botės Villa-margot-pool-at-night
Vali Nasr, njė docent universitar amerikan, sapo ka publikuar “Forces of Fortune”, pėrmbajtja e sė cilės kėrkon tė thotė kėtė: sa mė shumė klasat e mesme tė kėtyre zhvillohen, aq mė i butė bėhet presioni fetar. Kjo tezė vėrtetohet plotėsisht nė Marrakesh. Qyteti dridhet nga gjallėria tregtare dhe kulturore. Prej kohėsh vendi i preferuar i udhėtarėve profesionistė, me rihapjen e “La Mamounia”-s u kthye nė kopertinat ndėrkombėtare. Hoteli superluksoz aq i dashur nga Churchill, respekton bukurinė ekzotike dhe e ndėrthur atė me elementė komforti. Spektakolar ėshtė sistemimi i kopshtit me ullinj dhe portokalle. Jashtė tij qyteti ofron spektaklin dhe bukurinė e sheshit “Jemaa El Fna”. Vizitoni medresenė “Ban Youssuf”, shkollėn e vjetėr uranore, por mos ndaloni nė qytetin e vjetėr: shkoni nė Gueliz, vizitoni “Jardin majorrelle”, ēlodhuni nė “Cafe de la poste” apo nė “Cafe du Livre”. Mos harroni tė blini vaj argani, tė vizitoni “Theatre Royal” dhe tė drekoni nė njė nga restorantet mė tė mirė tė qytetit, “Founddouk”.
Doha -Katar
Mrekullitė “e fshehura” tė botės Doha_City_Skyline
Mrekullitė “e fshehura” tė botės 800px-doha_sheraton
Mrekullitė “e fshehura” tė botės Doha
Nuk dėshiron tė imitojė fqinjin e saj, Dubain, pėrkundrazi. Nė Doha investimet vazhdojnė tė rriten nė mėnyrė spektakolare. Shembulli mė i mirė ėshtė NDIA (New Doha International Airport), qė do t’i hapė dyert pėr pasagjerėt nė vitin 2015. Aty punohet 24 orė nė ditė pėr tė pėrfunduar kėtė kolos tė arkitekturės sė aviacionit civil, i projektuar pėr tė mirėpritur gjigandėt “Airbus A380” dhe njė fluks prej 380 milionė pasagjerėsh nė vit. Pas mbėrritjes nė Doha, vizita duhet tė nisė nga muzeu i artit islamik, njė kryevepėr qė mban emrin e arkitektit kinez, Ming Pei, ku janė ekspozuar copėza tė rralla tė trashėgimisė myslimane tė ardhura nga epoka dhe kontinente tė ndryshme. Pastaj ėshtė pjesa e re e “Qatar Science and Technology Park”, njė qendėr avangardė nė sektorėt e biomjekėsisė, telekomunikacionit dhe kėrkimeve hapėsinore. Nga rėra nė shkretėtirė ėshtė krijuar edhe “Education City”, njė qytet universitar, ku gjenden selitė e universiteteve mė tė mėdha tė botės, si “Goprgetown” dhe “Cornell University”. Katari ėshtė dhe “shtėpia” e televizionit satelitor “Al Jazeera”, i cili qė prej vitit 1996 ka ndryshuar mėnyrėn e tė dhėnit informacion nė botėn arabe. Ēdo ditė, nėn shoqėrinė e gazetarėve, zhvillohen ture pėr tė vizituar studiot e saj. Pas kėtyre projekteve ambicioze qėndron njė grua, Mozah bint Nasser Al-Missned. Ėshtė njė nga gratė e sheikut Khalifa Al-Thani, njė “firot lady”, e renditur nga revista “Forbes” mes 100 grave mė tė pushtetshme tė planetit. Mozah bint Nasser Al-Missned dėshiron ta shndėrrojė vendin nė njė vend ku kultura dhe arsimimi tė ecin pėrkrah biznesit dhe turizmit. Qė prej shtatė vjetėsh, pamja e re e Dohas i ngjan gjithnjė e mė shumė Dubait. Nė Doha, secili ka vendin dhe misionin e tij. Egjiptianėt, palestinezėt, sirianėt merren me administrimin publik; amerikanėt, anglezėt dhe francezėt punojnė nė industritė e naftės dhe gazit; filipinasit, indianėt, pakistanezėt dhe nepalezėt punojnė si taksistė ose punėtorė. Kėtu kryeqyteti ndėrtohet me fuqinė punėtore tė huaj, e cila pėrfaqėson 80% tė popullsisė. Doha ėshtė njė kantier ndėrtimi qė punon ditė e natė. Jo shumė metra larg kėtij kantieri po ndėrtohet ishulli artificial, i frymėzuar nga Dubai. Me njė shtrirje prej 400 hektarėsh, mendohet se ky ishull do tė popullohet brenda vitit 2011 me grataēela, vila, hotele, njė port turistik, plazhe, dyqane dhe njė xhami. Ēdo mbrėmje tė gjithė njerėzit vizitojnė qendrat tregtare. Nė “City Center”, teksa fėmijėt zbaviten nė pistėn e patinazhit, prindėrit e tyre pinė kafe nė lokalet e kėsaj qendre, ndėrkohė vajzat e reja e kanė gjetur vendin e pėrshtatshėm pėr “tė gjuajtur”. Pasi bėjnė pazar dhe mbushin bagazhet, familjet kthehen nė shtėpi nė “Beverly Hills Garden”, “Samriya Gardens” e “Riviera Gardens”. Dikur beduinė dhe peshkatarė, banorėt e Katarit janė bėrė VIP-at e shkretėtirės, rezidentė nė vila luksoze. Ambicia e emirit ėshtė ajo qė do ta bėjė Dohan njė kryeqytet tė kulturės me famė ndėrkombėtare, me muze tė fotografisė, shkencave natyrore, si dhe me bibliotekė kombėtare. Jo shumė larg prej kėtu gjendet njė tjetėr ndėrtesė qė imiton xhaminė e Samarras nė Irak. Mė pas ėshtė edhe muzeu orientalist. I fshehur pas njė ndėrtese, e cila nuk bie shumė nė sy, numėron rreth 700 vepra. Slogani i ri i Katarit ėshtė: “Mendje e shėndoshė nė trup tė shėndoshė”. Banesat e rrėnuara beduine janė zhdukur. Kanė mbetur vetėm tendat qė janė bėrė me copė sintetike, dyer e dritare alumini dhe ajėr tė kondicionuar. Edhe udhėtimet me deve janė shumė tė pėrhapura e tė preferuara nga njerėzit. Shtatė vjet mė parė nė Doha kishte vetėm rėrė, ndėrsa tani kėtu vendoset e ardhmja.
Capetown - Afrike jugut
Mrekullitė “e fshehura” tė botės 1143161-TABLE_MOUNTAIN-Cape_Town
Mrekullitė “e fshehura” tė botės CapeTown_wideweb__470x330,0
http://theriverreporter.files.wordpr...cape_town1.jpg
Nuk mund tė mos pėrshkruhet bukuria e tij vetėm pak muaj para fillimit tė botėrorit tė futbollit. Ndaj ėshtė mė mirė ta nisim me “Green Point Stadium”, stadiumin modern dhe spektakolar qė do tė mirėpresė evenimentin mė tė madh tė futbollit nė botė nė muajin qershor. Me njė kapacitet prej 68000 vendesh dhe njė kosto prej 600 milionė dollarėsh, ai ėshtė vendosur nė qendėr tė qytetit dhe ėshtė i rrethuar nga 60 hektarė park urban. Por Kejptauni i vėrtetė gjendet nė det. “Robben Island”, ishulli i mrekullueshėm rreth 12 kilometra larg Kejptaunit, ėshtė i pushtuar nga lepujt dhe nuk ka dyshim qė meriton njė xhiro nė vendet e burgut tė Mandelės. Mbetet i paharrueshėm njė udhėtim pėr tė festuar historinė qė afrikano-jugorėt duan tė kujtojnė. “Table mountain” ėshtė ai qė ndan qytetin e bukur tė tė bardhėve nga lagjet e varfra tė punėtorėve me ngjyrė tė paintegruar. “Victoria & Albert Waterfront” ėshtė njė nga vendet turistike mė tė bukura ku gjendet “Two Oceans Aquarium”, ku mund tė admirosh faunėn detare tė oqeanit Atlantik dhe atij Indian.
Bruksel - Belgjike
Mrekullitė “e fshehura” tė botės Www.resimcity.com_belcika
Mrekullitė “e fshehura” tė botės BRUKSEL
Pėr Bodlerin ishte kryeqyteti i majmunėve, ndėrsa sot pėr shumė njerėz ėshtė simbol i burokracisė dhe i ngjyrės gri tė trishtueshme. Por Brukseli nuk ėshtė as gri i trishtueshėm dhe as kryeqyteti i majmunėve. Ai ėshtė njė metropol kozmopolitan, i pasur ekonomikisht, por shumė ekonomik pėr tė jetuar. Ėshtė tolerant, i hapur, pa orare, me njė jetė nate shumė kurioze dhe aktivitete tė dendura kulturore. Kryeqyteti i Belgjikės dhe Europės mund tė ofrojė mundėsi pėr tė gjitha shtresat dhe shijet. Birrat dhe ēokollatat e mrekullueshme janė ndėr pikat mė tė forta tė kėtij qyteti frenetik. Dhjetėra bare gėrshetohen mes shijeve moderne dhe atyre klasike. Kėtu nuk mungojnė kurrė festivalet e muzikės, teatrit, kinemasė dhe kėrcimit. Nė maj “Jaz Marathon”, nė fund tė qershorit “Couleur Cafe”, ndėrsa nė tetor “Nuits Botanique”, rrok alternativ dhe muzikė elektronike nė njė kopsht botanik. Ata qė pėlqejnė klubet, mund ta gjejnė veten te “Mirano”, “Fuse” apo “Recylcart”, stacioni i trenave qė nė fundjavė shndėrrohet nė diskotekė apo teatėr. Pėr ata qė preferojnė njė atmosferė mė tė qetė, netėve mbyllet nė “Archiduc” njė pikė takimi pėr artisėt qė nga vitet ‘30. Pėr ata qė pėlqejnė shopingun, nė qendėr gjen dyqanet e modės sė lartė me ēmime tė kripura. Po ashtu, njė vizitė nė Pallatin e Drejtėsisė nuk duhet harruar. Pėr mė tepėr, nė dhjetė vjet prezencat turistike janė rritur me 76 pėr qind.

☺shqip☺
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mrekullitė “e fshehura” tė botės Empty Re: Mrekullitė “e fshehura” tė botės

Mesazh nga Tzio Wed Feb 24, 2010 1:33 pm

Vende te mahnitshme Barbi...
Tzio
Tzio
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15622
Vendndodhja Vendndodhja : Greece
Hobi Hobi : Dekorater...
Humor Humor : Manhattan_Project
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 23/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 159

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mrekullitė “e fshehura” tė botės Empty Re: Mrekullitė “e fshehura” tė botės

Mesazh nga capkenja Wed Feb 24, 2010 5:30 pm

ME TE VERTETE MREKULLIRA QENKAN
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mrekullitė “e fshehura” tė botės Empty Re: Mrekullitė “e fshehura” tė botės

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi