♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mrekullite e fshehura te Vlores

2 posters

Shko poshtė

Mrekullite e fshehura te Vlores Empty Mrekullite e fshehura te Vlores

Mesazh nga Love Thu Sep 30, 2010 2:31 pm

Image hosted by servimg.com
Tė shkosh nė Karaburun nė ditėt e sotme mund tė quhet edhe privilegj. Harku "moratorium" vijon ta mbajė "mollė tė ndaluar", pa dhėnė hapėsira nė eksplorime tė tilla. Ndoshta kėshtu e pashė veten edhe unė, teksa rastėsisht ndodhesha nė njė barkė me miq tė huaj. Dy italianėt e njihnin zonėn shumė mė mirė se unė, vendėsja. Teksa gomonia ēante ujėrat, hera-herės tregonin nė drejtim tė bregut. Pamje mahnitėse, tė cilat i prekja pėr herė tė parė. Ideja se njė ditė mund tė shkoja deri nė Karaburun kishte mbetur e tillė, pa mundėsi tė tjera praktike, pėr t'u konkretizuar nė njė ditė fundgushti. Tė jetosh nė Vlorė pa mundur ta njohėsh tė plotė, kėtė e vuajnė jo pak, ndėrsa qyteti mban brenda tij mrekullinė natyrore, turizmin kulturor, legjendėn...

Nė njė bisedė me studiuesin Bardhosh Gaēe, ai shprehet se sipas studimeve tė qendrės botėrore tė turizmit nė Bruksel, 40% e turistėve vijnė nė Mesdhe. Por interesi i tyre ėshtė pėr tė vizituar qendrat e mėdha tė antikitetit qė ka Mesdheu dhe botėn etnokulturore. E ndėrkohė, sipas tij, bregdeti i Vlorės ka jo pak elemente tė tilla qė do tė tėrhiqnin kėdo nėse do tė kishte pak mė tepėr orientim, pasi nė Vlorė nuk bėhet vetėm plazh. Ajo fsheh shumė mė tepėr sesa aq.

Ndėrmjet legjendės dhe reales

Ka disa vende nė Vlorė, tė cilat jo vetėm dallohen pėr veēantinė e tyre, por mbartin edhe copėza "historie". Pas Sarisalltėkut nė qytetin e Krujės, e dyta qendėr botėrore bektashiane nė Shqipėri, njihet Kuzum Babaja. Dhe e treta, maja e Ēukės, ku prehet Abaz Aliu nė Tomorr. Legjenda thotė se Ēoban Babai erdhi nga viset e largėta nė mesjetė pėr tė pėrhapur bektashizmin nė Shqipėri. Dhe nuk e besonin qė ishte shenjtor.

Madje banorėt e Vlorės e pėrgjakėn, pasi nuk besuan qė ishte i tillė. Dhe ai, qė ta besonin se ishte shenjtor dhe mbronte qytetin nga tė kėqijat, nga sėmundjet, nga epidemitė, preu kokėn e tij, e mori nė dorė dhe u ngjit 147 hapa mbi qytet. Nė kodėr. Dhe qė atėherė Kuzum Baba-ja u bė njė nga vendet e pelegrinazhit qė njihet dhe nė 1460-n apo 1510-n nė dokumentet turke. E pėrshkruan dhe njė nga dijetarėt mė tė mėdhenj, Ēelebiu i Turqisė. Sot kjo qendėr ėshtė e rikonstuktuar dhe ėshtė njė qendėr fetare, e cila ka vlera tė mirėfillta.


Shpella e Haxhi Aliut

Po kėtė udhėtim ka bėrė dhe Haxhi Bektash Veliu, i cili duke qenė nė Krujė, gjatė udhėtimit qė bėri nė Shqipėri, qėndroi disa kohė nė Shpellėn e Karaburunit. Dhe atje, deri nė fillim tė shekullit tonė, thuhej shpella e Haxhi Bektash Veliut i cili ishte misionar i madh. Por nė fund tė shekullit XIX, kapedani i detit, ulqinakasi Haxhi Ali Ulqinaku, me tartanėt e tij qė kishte qenė kryekomandant i flotės turke tė Mesdheut, erdhi u vendos nė Karaburun dhe mbronte brigjet shqiptare nga sulmet qė bėnin venecianėt, saraēenėt nga Malta dhe Egjipti, spanjollėt, anglezėt dhe francezėt. Dhe u bė 22 vjet mbrojtėsi i kėtyre brigjeve.

Nė luftė me venedikasit ai u vra dhe varri i tij thuhet se ėshtė nė det. Anijet kur kalonin i binin sirenave dhe hidhnin bukė e vaj pėr shpirtin e tij nė det. Kėtė zakon e vijojnė dhe disa nga banorėt e Dukatit, nė zonėn e Ravenės, ku kanė bagėtitė qė jetojnė atje. Ēdo mėngjes gushti hedhin bukė e vaj nė det pėr shpirt tė Haxhi Alisė. Nė Karaburun ku ai jetoi ndodhet shpella me emrin e tij. Kjo shpellė ėshtė mjaft interesante dhe kėrkohet qė tė vizitohet nga njerėzit. Brenda ka disa dhoma tė mėdha. Njė qetėsi mahnitėse, por aty ka dhe llojet mė tė ēuditshme tė peshqve: mund tė ketė dhjetėra e dhjetėra lloje peshqish brenda nė tė.

Legjenda e Jonit

Joni ėshtė njė nga detet mė tė pastra qė shtrihet qė nga gjiri i Ēamėrisė deri nė Karaburun. Jona ka qenė njė vajzė e bukur ilire. Dhe ngaqė kishte vite tė tėra qė priste burrin tė vinte nga mėrgimet e largėta ku ai kishte shkuar, e hidhėruar rrinte mbi njė shkėmb dhe papritur ra nė det. Legjenda thotė se deti mori ngjyrėn e syve tė saj, ndėrsa shkuma e detit ngjyrėn e bardhė tė fustanit tė Jonės. Dhe kjo legjendė vazhdon tė pėrsėritet tek emrat qė njerėzit u vendosin vajzave nė bregdet.

Jonufri

Nė brigjet e Vlorės, pranė Ujit tė Ftohtė, ėshtė njė vend qė quhet Jonufėr. Sigurisht njerėzit e kanė konceptuar qė vjen nga Joni, nga emri Jon. Por, nėse gėrmohet pak mė thellė dhe po tė marrim dokumentet e shekullit XVI-XVII, aty ka qenė piktori i madh Onufri nga Berati, ishte dhe kisha e Onufrit, nė rrėzė tė shkėmbinjve. Aty ku ėshtė ndėrtuar monumeti i Aksionistes, ka qenė kisha e tij. Sot nė tė ndodhen vetėm rrėnojat, ndėrsa po tė gėrmohet, mund tė zbulohen themelet. Atje Onufri punonte ikona pėr 40 shtete tė Evropės. Ai kishte 9 ndihmės.

Shumė interesante pėr kėtė janė dokumentet e Vatikanit, qė japin kronikėn se Peshkopi i Durrėsit iu lut piktorit Onufėr qė tė bėhej kryeprifti i gjithė kishave tė Himarės. Pra, nga Vlora deri nė Sarandė. Dhe nė dokumentet e Vatikanit ėshtė betimi i tij dhe pagėzimi prej peshkopit tė Durrėsit nė detyrėn e kryepriftit. Madje, po tė shohim tė gjitha pikturat murale qė janė bėrė nė zonėn e kishave tė Himarės, ėshtė dora e Onufrit dhe ndihmėsve tė tij. Kjo ėshtė njė pasuri e madhe kulturore. Tek ne kjo nuk shfrytėzohet, sepse duhet tė ketė ciceron qė tė shpjegojė pėr vizitorėt. Dhe nga ana tjetėr, njė rol tė madh kėtu duhet tė luajnė institutet e monumenteve.

Vlora ka qendrėn e institutit tė monumenteve pėr gjithė Jugun e Shqipėrisė.

Manastiret

Manastiri i parė qė gjendet nė dokumente ėshtė manastiri i Kaninės, Manastiri i Kllogjėrit. Ndodhet 300 metra mbi fshat, pranė njė kroi shumė tė bukur. Nga manastiri kanė mbetur rrėnojat. Siē thuhet, ky manastir u dogj nė vitin 1880 nga rrufeja. Nė tė ndodheshin rreth 150 murgjėr, tė cilėt qėndronin aty pėr tė mėsuar. Ka pasur dhe bibliotekė. Murgjit mėsonin pėr kurimin e sėmundjeve tė lėkurės.
Pas kėtij manastiri shfaqet ai i Marmiroit, nė Orikum.

Por thuhej qė nė kėtė manastir vinin edhe nga vende tė Evropės. Mė tepėr vinin gratė qė nuk lindnin fėmijė. Sot ėshtė kisha, janė krojet, vendet ku rrinin njerėzit. Dhe kjo ėshtė pranė qendrės sė madhe arkeologjike tė Orikumit, qytetit tė Orikut. Pranė amfiteatrit, pranė objekteve tė tjera. Marmiroi do tė thotė "Ujė jetėdhėnės" dhe njerėzit e besonin kėtė. Qė nga uji qė del aty nga burimet, pinin ujė dhe kėshtu bekoheshin nga Zoti pėr tė lindur fėmijė. Dhe ka ndodhur nė shumė raste qė njerėzit rrinin 15 ditė aty me pushime dhe pastaj bėheshin me shėndet mirė. Deri nė 1905-n ka shėnime tė kronikanėve tė ndryshėm qė ky vend shfrytėzohej si i tillė.

Pas tij pėrmendet manastiri i Zvėrnecit. Nė Zvėrnec njė nga shenjtorėt nė hyrje ka njė plagė nė dorė. Kjo plagė dėshmon se ai ka shėrbyer si shkollė nė pėrgatitjen e "mjekėve" pėr sėmundjet e lėkurės. Por manastiri i Zvėrnecit ka dhe vlera historike, sepse aty ėshtė varri i Marigo Pozios. Njė gjė e tillė ėshtė e shkruar. Ėshtė bėrė me mermer para disa viteve dhe vetė Marigoja e kishte lėnė amanet tė varrosej nė atė manastir, qė t'i gjente prehje shpirti. Dhe atdhetarėt vlonjatė nė '37-n e varrosėn aty. Qetėsia midis pishave, bredhave dhe selvive ėshtė e mahnitshme. Dhe shumė njerėz venė pėr t'u kuruar e gjetur qetėsi shpirtėrore nė kėtė manastir. Sepse nė kėtė manastir ndodheshin edhe zėrat e natės. Zėrat e natės sipas besimit popullor u hiqnin shqetėsimet njerėzve, brengat, dhimbjet dhe bėnin pushimet nė kėto vende. Nė fakt, nė Shqipėr ka disa vende tė tilla.

Shpellat

Nė pasuritė e Vlorės pėrfshihen edhe disa shpella, si: shpella e shkruar e Lepenicės, ėshtė Grama me mbishkrimet historike, por ka dhe disa shpella me stalaktike dhe stalakmite, siē ėshtė Shpella e Duk Gjonit, dhe Selman Aliut nė Dukat.

Spile

Por shpella mė interesante nė brigjet shqiptare, ėshtė shpella e Spilesė nė Himarė, ku sipas veprave "Iliada" dhe "Odisea", nė kėtė shpellė ėshtė ndeshur Ciklopi me Odisenė. Ka mjaft autorė antikė qė e pėrmendin njė fakt tė tillė. Deri edhe De Rada nė studimin e tij e pėrmend Shpellėn e Spilesė sė Himarės pėr ndeshjen e Ēiklopit me Odisenė. Kjo shpellė pėrmendet edhe Virgjili, tek "Eneida".

Grama

Grama ėshtė njė bibliotekė guri. "Biblioteka nė gur" ėshtė brenda njė gjirit tė vogėl buzė detit Jon, nė jugperėndim tė gadishullit tė Karaburunit. Nėpėr shkėmbinjtė e kėtij gjiri gjenden mbishkrime tė gdhendura e vizatime tė kohėve tė hershme e tė mesjetės. Duhet pėrmendur qė kėtė vend e ka eksploruar Moikom Zeqo. Pėrpara Moikom Zeqos kėtė vend e ka eksploruar studiuesi i madh Ugolini. Dhe Baldaci dhe Piro Marcone, drejtori i institutit albaneologjik tė Napolit kanė zbėrthyer mbishkrimet. Ato janė tė shekullit IV-IIV para erės sonė. Ka lutje tė njerėzve ndaj perėndive pėr t'u mbrojtur nga furtunat e detit. Nė gji ankoroheshin anije nga furtunat, nga sulmet qė ndodhnin. Por aty janė marrė dhe gurė pėr ndėrtimin e Durrahut, pasi Grama asokohe ka shėrbyer edhe si gurore. Po tė bėsh njė paralelizėm, ndoshta nė miniaturė, gurėt aty janė si piramidat e Keopsit. Ka dhe emra skllevėrish, ilirėsh tė cilėt kanė punuar dhe kanė vėnė emrat nė to. Por ėshtė edhe njė perandor qė ka udhėtuar nga Kostandinopoja pėr nė Romė. Ka lėnė mbishkrimin e tij duke treguar se si e zuri furtuna dhe si u strehua aty. Madje ėshtė edhe njė Papė qė ka qėndruar aty nė shekullin XV. Tė gjitha kėto mbishkrime janė mjaft interesante dhe janė njė pasuri mjaft e madhe qė tregon jetėn e banorėve tė asaj zone nė atė kohė.

Karaburuni

Zona e Karaburunit ka pasur 12 fshatra. Njerėzit mė pas kanė emigruar nė Itali, nė vende si Kalabria e Siēilia. Pas vitit 1480, kur sulltan Sulejmani rrafshoi Labėrinė, rrafshoi fshatra tė tėra. Shekspiri kur ka shkruar pėr shitjen e skllevėrve nė Venedik, e thotė se janė nga malet Akrokeraune (malet e Vetėtimave), ku shkrepin rrufetė.

Karaburuni ka burime uji. Disa nga pikat e Karaburunit janė plazhi i Gramės, gjiri i Dafinės, Kepi (ku ka edhe vend pėr t'u ulur mjete tė ajrit, ėshtė fusha e raketave). Aty janė ulur helikopterė qė nė vitet 1934-37, ndėrsa ka pasur edhe vizitorė. Dikur Karaburuni ka qenė i banuar. Madje rezulton se deri nė shekullin XVII-XVIII ka pasur banorė, tė cilėt mė pas emigruan nė Itali. Nė Karaburun shkohet me anije, por ka edhe rrugė tokėsore nga Pashalimani, e cila ėshtė e paasfaltuar.

Turizmi mė i madh mund tė bėhet nė gjirin e Gramės, ku rruga ėshtė deri nė 2,5 km. Aty ka dhe diēka tjetėr tė favorshme pėr turizmin, pasi ka blegtori. Ka edhe shumė bimė medicinale. Ka mbi 40 lloj bimėsh medicinale. Madje aty mund tė gjesh edhe valanidhim, qė ėshtė njė nga pemėt mė tė shenjta, qė e ruajnė ata. Gjiret nė Karaburun janė tė mahnitshme.


Sazani

Mėsohet se ky ishull ka qenė i banuar qė nė Antikitet. Nė kohėn e Bizantit quhej fshati Shėn Koll. Nė kohėn e Turqisė quhej fshati Sebep. Dhe ka pasur mbi 60 shtėpi. Tė gjithė ishin thuajse detarė. Detarėt bėnin udhėtime tė "ēuditshme nga Gjibraltari deri nė Dubrovnik. Tė ēuditshme sepse me mjetet prej druri qė kishin, i habisnin tė gjithė. Ishin mjete primitive. Ata zhvillonin tregti midis brigjeve tė Vlorės, Ulqinit, Dubrovnikut, Spanjės dhe Anglisė. Sazani pas kohės sė Bizantit ra nė duart e turqve. Pastaj e morėn grekėrit, mė pas italianėt dhe nė 1920-n e rimorėn shqiptarėt. Por mbeti i pashfrytėzuar, pasi shqiptarėt nuk kishin mjete. Vetėm nė tetor tė 1944-s u kthye nė njė vend qė u vu nė shfrytėzim nga shqiptarėt. Pas kėsaj u krijua edhe reparti ushtarak, por edhe njė fshat qė kishte rreth 1800 banorė. Madje kishte edhe punishte tė tipit rrobaqepėsi, ku punonin rreth 200 gra. Sazani ka kishėn e Shėn Kollit, por edhe varri i Haxhi Aliut ėshtė aty. Monumenti i tij ėshtė i gdhendur nė gur dhe ėshtė vėnė ēimentato, jo Bronz.

Njė nga vėshtirėsitė e Sazanit ėshtė ēėshtja e ujit, pasi aty nuk ka ujė. Por njihet si vend i mirė pėr gjueti. Ėshtė gjuajtur shumė sorkadhja. Ka pasur dhi tė egra dhe lepuj tė egėr.

Ndėrsa pėr peshkimin njihet gjiri i Gjeneralit, Kepi i Pėllumbave, qė janė vende shumė tė mahnitshme pėr tė bėrė plazh, por edhe pėr tė bėrė gjuetinė e peshkut. Kėto ndodhen nė pjesėn jugperėndimore tė ishullit.

Turizmi nė Sazan

Referuar turizmit, ishulli ka vlera tė shumta. Vlera tė tilla i ka falė qetėsisė, erėrave tė detit. Sidomos nė mbrėmje, Sazani ka njė erė tė ngrohtė. Madje mund tė bėhen ndėrtime turistike. Ka kodra, brigje dhe livadhe.

Shqipėria ka fatin qė ėshtė njė vend bregdetar. Fatkeqėsisht nė tė gjitha guidat turistike pėr strategjinė e turizmit, nuk trajtohet si njė vend i Mesdheut. Ndoshta ėshtė koncepti i shqiptarėve. Me gjithė kėto porte, me gjithė kėtė vijė bregdetare, me gjithė kėtė rėrė, me kėtė peisazh tė madh turistik bregdetar, Shqipėria zė njė vend tė nderuar, siē ndodh me Spanjėn, Greqinė, Italinė, Kroacinė. Por vija e zhvillimit turistik do tė jetė bregdeti, deti, portet dhe lėvizja turistike nėpėr det. Bregdeti shqiptar ėshtė i pasur me gjiret e detit, me plazhet. Por, edhe me infrastrukturėn e sotme qė po zhvillohet nė kushtet e hotelerisė dhe mjediseve tė tjera turistike. Pra, nė kėndvėshtrimin e ri tė zhvillimit turistik, ky bregdet, nga Velipoja deri nė Butrint, ku zė njė pjesė tė madhe Vlora, brenda kėtij peisazhi turistik, e kėsaj industrie tė re qė po krijohet (ku ky koncept na mungon neve), ka mjaft pasuri tė tjera etnokulturore./Shekulli
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mrekullite e fshehura te Vlores Empty Re: Mrekullite e fshehura te Vlores

Mesazh nga Tironcja_omel Thu Sep 30, 2010 3:02 pm

Uauuuuuuuuuuuu cfare bukurie e vecante.E vetmja qe i mungon vendit tone eshte reklamimi dhe nje investim me i mire.Eshte gjynah qe rim dhe punojme ketu tek greku duke pasur vendin tone me bukuri te papara.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi