♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mrekullite e "fshehura" te botes.

Shko poshtė

Mrekullite e "fshehura" te botes. Empty Mrekullite e "fshehura" te botes.

Mesazh nga Morena Fri Mar 19, 2010 1:07 pm

Qytetet dhe vendet qė duhet tė vizitojnė kėtė vit tė gjithė ata tė
cilėt kanė nė plan tė udhėtojnė. Nga Kejptauni te Malmo, Phnom Pehni,
Doha apo Marrakeshi. Shumė larg zhurmės dhe stilit tė metropoleve tė
mėdha tė botės si Nju Jorku, Parisi apo Berlini, por jo mė pak tė bukura

Shkurti,
dhe jo prilli, ashtu siē donte T.S.Eliot, ėshtė muaji mė mizor i vitit.
Pasi kemi arkivuar pushimet e Krishtlindjeve, jemi shumė larg nga ato
tė Pashkėve, ndėrsa ato verore janė ende tė paimagjinueshme. E vetmja
mėnyrė pėr tė na bėrė mė tė gėzueshėm janė projektet qė gjithmonė na
ndihmojnė pėr tė ngritur moralin. Atėherė ku duhet tė shkojmė nė muajt
nė vazhdim? Pėr tė gjithė ata qė nuk janė tė vendosur, po ju japim disa
kėshilla. 2010 ka vendosur disa qytete nė qendėr tė vėmendjes:
Kejptaunin, pėr shembull, vendi ku do tė zhvillohet botėrori i
futbollit kėtė verė. Por ka edhe tė tjerė pėr t’u zbuluar, si Doha,
Phnom Pehn dhe Malmo. Apo edhe qytete tė tilla si Marrakeshi dhe
Brukseli, qė ndoshta pretendojmė se i njohim, por qė meritojnė tė
rieksplorohen sėrish pėrmes kėsaj guide.

Phnom Pehn

Gratė
mund tė bėjnė edhe punė qė mė parė u rezervoheshin meshkujve. Ky ėshtė
shembull i metamorfozės pėr njė qytet qė ka qenė arketip i frikės dhe
tmerrit, kur nga viti 1976 deri nė 1979 kmerėt e kuq kryen nė vend
masakra tė paimagjinueshme. Por qė nga ajo kohė, Phnom Pehn dėshiron tė
bėhet “Parisi i Lindjes”. Nė vend janė rizbuluar ndėrtesa me
arkitekturė tė viteve ‘50, ku shembulli mė i mirė ėshtė “National Sport
Center”. “Mao Tse Tung Boulevard”, pėrgjatė lumit qė kalon nė qytet, ia
shton akoma mė shumė bukurinė. Aty gjen me qindra internet kafe, bare,
restorante dhe dyqane mode apo arredimesh. “Smateria” ėshtė njė nga mė
tipikėt me ēanta dhe aksesorė tė prodhuar me materiale tė riciklueshme
nga gratė handikape. Nė burgun S-21 tė Pol Pot, pėr shembull, sot muze
i gjenocidit, dėshmitė dhe kujtimet duken mė tė gjalla se kurrė. Po
ashtu, muzeu i bukur i kmerėve i ndėrtuar nga francezėt rreth gjysmė
shekulli mė parė, i gjithi me tė kuqe, nuk duhet humbur.

Malmo

Dikur
ishte njė qytet gri, ashtu si gjithė distriktet industriale tė tokės,
ndėrsa sot ėshtė krejtėsisht i gjelbėr. Ishte njė qytet plot fabrika
dhe punishte tė vendosura kudo. Sot pėrshkohet nga mijėra biēikleta nė
ditė, studentė dhe tė rinj qė kėtu kanė universitetin, bibliotekat dhe
hapėsirat mė tė bukura tė Europės pėr tė praktikuar skateboard.
Bojėqielli mbetet ngjyra dominuese e qytetit, sepse deti ėshtė
protagonist i padiskutueshėm. Deti ėshtė njėkohėsisht mėnyra mė e
shpejtė pėr tė mbėrritur nė Malmo: qyteti ekologjik, emblema e njė
evolucioni urbanistik qė i tregon me krenari gjithė botės modelin e tij
tė turizmit tė qėndrueshėm. Ura e inauguruar nė vitin 2000 lidh
Kopenhagėn me Suedinė vetėm pėr njė gjysmė ore. Nė zonėn
post-industriale tė Western Harbour ndodhet “Turning Torso”, e ngjashme
me njė trup njerėzor, e gjatė 190 metra. E ndėrtuar nė vitin 2005, nuk
ka ditė qė nė kėmbė tė 147 apartamenteve dhe zyrave tė saj tė mos gjesh
vizitorė, turistė dhe ekspertė tė panumėrt qė pėrpiqen tė kuptojnė se
angazhimi ekologjik ėshtė kthyer kėtu nė njė stil jetese. Ky qytet me
280 mijė banorė ėshtė edhe i pari nė Suedi tėrėsisht ekologjik. Lagjja
mė ekologjike, Bo01, ėshtė ekzemplar nga mėnyra se si ēdo banesė
shfrytėzon ujin, erėn, diellin. Ajo ėshtė njėkohėsisht edhe qendra e
restoranteve, butikėve apo kafeve ekologjike. Kafeja, ēaji, ēokollata
dhe sheqeri vijnė nga rrjetet “Fair Trade”.

Marrakesh

Vali
Nasr, njė docent universitar amerikan, sapo ka publikuar “Forces of
Fortune”, pėrmbajtja e sė cilės kėrkon tė thotė kėtė: sa mė shumė
klasat e mesme tė kėtyre zhvillohen, aq mė i butė bėhet presioni fetar.
Kjo tezė vėrtetohet plotėsisht nė Marrakesh. Qyteti dridhet nga
gjallėria tregtare dhe kulturore. Prej kohėsh vendi i preferuar i
udhėtarėve profesionistė, me rihapjen e “La Mamounia”-s u kthye nė
kopertinat ndėrkombėtare. Hoteli superluksoz aq i dashur nga Churchill,
respekton bukurinė ekzotike dhe e ndėrthur atė me elementė komforti.
Spektakolar ėshtė sistemimi i kopshtit me ullinj dhe portokalle. Jashtė
tij qyteti ofron spektaklin dhe bukurinė e sheshit “Jemaa El Fna”.
Vizitoni medresenė “Ban Youssuf”, shkollėn e vjetėr uranore, por mos
ndaloni nė qytetin e vjetėr: shkoni nė Gueliz, vizitoni “Jardin
majorrelle”, ēlodhuni nė “Cafe de la poste” apo nė “Cafe du Livre”. Mos
harroni tė blini vaj argani, tė vizitoni “Theatre Royal” dhe tė drekoni
nė njė nga restorantet mė tė mirė tė qytetit, “Founddouk”.

Doha

Nuk
dėshiron tė imitojė fqinjin e saj, Dubain, pėrkundrazi. Nė Doha
investimet vazhdojnė tė rriten nė mėnyrė spektakolare. Shembulli mė i
mirė ėshtė NDIA (New Doha International Airport), qė do t’i hapė dyert
pėr pasagjerėt nė vitin 2015. Aty punohet 24 orė nė ditė pėr tė
pėrfunduar kėtė kolos tė arkitekturės sė aviacionit civil, i projektuar
pėr tė mirėpritur gjigandėt “Airbus A380” dhe njė fluks prej 380
milionė pasagjerėsh nė vit. Pas mbėrritjes nė Doha, vizita duhet tė
nisė nga muzeu i artit islamik, njė kryevepėr qė mban emrin e
arkitektit kinez, Ming Pei, ku janė ekspozuar copėza tė rralla tė
trashėgimisė myslimane tė ardhura nga epoka dhe kontinente tė ndryshme.
Pastaj ėshtė pjesa e re e “Qatar Science and Technology Park”, njė
qendėr avangardė nė sektorėt e biomjekėsisė, telekomunikacionit dhe
kėrkimeve hapėsinore. Nga rėra nė shkretėtirė ėshtė krijuar edhe
“Education City”, njė qytet universitar, ku gjenden selitė e
universiteteve mė tė mėdha tė botės, si “Goprgetown” dhe “Cornell
University”. Katari ėshtė dhe “shtėpia” e televizionit satelitor “Al
Jazeera”, i cili qė prej vitit 1996 ka ndryshuar mėnyrėn e tė dhėnit
informacion nė botėn arabe. Ēdo ditė, nėn shoqėrinė e gazetarėve,
zhvillohen ture pėr tė vizituar studiot e saj. Pas kėtyre projekteve
ambicioze qėndron njė grua, Mozah bint Nasser Al-Missned. Ėshtė njė nga
gratė e sheikut Khalifa Al-Thani, njė “firot lady”, e renditur nga
revista “Forbes” mes 100 grave mė tė pushtetshme tė planetit. Mozah
bint Nasser Al-Missned dėshiron ta shndėrrojė vendin nė njė vend ku
kultura dhe arsimimi tė ecin pėrkrah biznesit dhe turizmit. Qė prej
shtatė vjetėsh, pamja e re e Dohas i ngjan gjithnjė e mė shumė Dubait.
Nė Doha, secili ka vendin dhe misionin e tij. Egjiptianėt,
palestinezėt, sirianėt merren me administrimin publik; amerikanėt,
anglezėt dhe francezėt punojnė nė industritė e naftės dhe gazit;
filipinasit, indianėt, pakistanezėt dhe nepalezėt punojnė si taksistė
ose punėtorė. Kėtu kryeqyteti ndėrtohet me fuqinė punėtore tė huaj, e
cila pėrfaqėson 80% tė popullsisė. Doha ėshtė njė kantier ndėrtimi qė
punon ditė e natė. Jo shumė metra larg kėtij kantieri po ndėrtohet
ishulli artificial, i frymėzuar nga Dubai. Me njė shtrirje prej 400
hektarėsh, mendohet se ky ishull do tė popullohet brenda vitit 2011 me
grataēela, vila, hotele, njė port turistik, plazhe, dyqane dhe njė
xhami. Ēdo mbrėmje tė gjithė njerėzit vizitojnė qendrat tregtare. Nė
“City Center”, teksa fėmijėt zbaviten nė pistėn e patinazhit, prindėrit
e tyre pinė kafe nė lokalet e kėsaj qendre, ndėrkohė vajzat e reja e
kanė gjetur vendin e pėrshtatshėm pėr “tė gjuajtur”. Pasi bėjnė pazar
dhe mbushin bagazhet, familjet kthehen nė shtėpi nė “Beverly Hills
Garden”, “Samriya Gardens” e “Riviera Gardens”. Dikur beduinė dhe
peshkatarė, banorėt e Katarit janė bėrė VIP-at e shkretėtirės,
rezidentė nė vila luksoze. Ambicia e emirit ėshtė ajo qė do ta bėjė
Dohan njė kryeqytet tė kulturės me famė ndėrkombėtare, me muze tė
fotografisė, shkencave natyrore, si dhe me bibliotekė kombėtare. Jo
shumė larg prej kėtu gjendet njė tjetėr ndėrtesė qė imiton xhaminė e
Samarras nė Irak. Mė pas ėshtė edhe muzeu orientalist. I fshehur pas
njė ndėrtese, e cila nuk bie shumė nė sy, numėron rreth 700 vepra.
Slogani i ri i Katarit ėshtė: “Mendje e shėndoshė nė trup tė
shėndoshė”. Banesat e rrėnuara beduine janė zhdukur. Kanė mbetur vetėm
tendat qė janė bėrė me copė sintetike, dyer e dritare alumini dhe ajėr
tė kondicionuar. Edhe udhėtimet me deve janė shumė tė pėrhapura e tė
preferuara nga njerėzit. Shtatė vjet mė parė nė Doha kishte vetėm rėrė,
ndėrsa tani kėtu vendoset e ardhmja.

Kejptauni

Nuk mund
tė mos pėrshkruhet bukuria e tij vetėm pak muaj para fillimit tė
botėrorit tė futbollit. Ndaj ėshtė mė mirė ta nisim me “Green Point
Stadium”, stadiumin modern dhe spektakolar qė do tė mirėpresė
evenimentin mė tė madh tė futbollit nė botė nė muajin qershor. Me njė
kapacitet prej 68000 vendesh dhe njė kosto prej 600 milionė dollarėsh,
ai ėshtė vendosur nė qendėr tė qytetit dhe ėshtė i rrethuar nga 60
hektarė park urban. Por Kejptauni i vėrtetė gjendet nė det. “Robben
Island”, ishulli i mrekullueshėm rreth 12 kilometra larg Kejptaunit,
ėshtė i pushtuar nga lepujt dhe nuk ka dyshim qė meriton njė xhiro nė
vendet e burgut tė Mandelės. Mbetet i paharrueshėm njė udhėtim pėr tė
festuar historinė qė afrikano-jugorėt duan tė kujtojnė. “Table
mountain” ėshtė ai qė ndan qytetin e bukur tė tė bardhėve nga lagjet e
varfra tė punėtorėve me ngjyrė tė paintegruar. “Victoria & Albert
Waterfront” ėshtė njė nga vendet turistike mė tė bukura ku gjendet “Two
Oceans Aquarium”, ku mund tė admirosh faunėn detare tė oqeanit Atlantik
dhe atij Indian.

Brukseli

Pėr Bodlerin ishte kryeqyteti i
majmunėve, ndėrsa sot pėr shumė njerėz ėshtė simbol i burokracisė dhe i
ngjyrės gri tė trishtueshme. Por Brukseli nuk ėshtė as gri i
trishtueshėm dhe as kryeqyteti i majmunėve. Ai ėshtė njė metropol
kozmopolitan, i pasur ekonomikisht, por shumė ekonomik pėr tė jetuar.
Ėshtė tolerant, i hapur, pa orare, me njė jetė nate shumė kurioze dhe
aktivitete tė dendura kulturore. Kryeqyteti i Belgjikės dhe Europės
mund tė ofrojė mundėsi pėr tė gjitha shtresat dhe shijet. Birrat dhe
ēokollatat e mrekullueshme janė ndėr pikat mė tė forta tė kėtij qyteti
frenetik. Dhjetėra bare gėrshetohen mes shijeve moderne dhe atyre
klasike. Kėtu nuk mungojnė kurrė festivalet e muzikės, teatrit,
kinemasė dhe kėrcimit. Nė maj “Jaz Marathon”, nė fund tė qershorit
“Couleur Cafe”, ndėrsa nė tetor “Nuits Botanique”, rrok alternativ dhe
muzikė elektronike nė njė kopsht botanik. Ata qė pėlqejnė klubet, mund
ta gjejnė veten te “Mirano”, “Fuse” apo “Recylcart”, stacioni i trenave
qė nė fundjavė shndėrrohet nė diskotekė apo teatėr. Pėr ata qė
preferojnė njė atmosferė mė tė qetė, netėve mbyllet nė “Archiduc” njė
pikė takimi pėr artisėt qė nga vitet ‘30. Pėr ata qė pėlqejnė
shopingun, nė qendėr gjen dyqanet e modės sė lartė me ēmime tė kripura.
Po ashtu, njė vizitė nė Pallatin e Drejtėsisė nuk duhet harruar. Pėr mė
tepėr, nė dhjetė vjet prezencat turistike janė rritur me 76 pėr qind.


Burimi: Gazeta Shqip
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi