♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME

3 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtė

BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME - Faqe 3 Empty Re: BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Thu Feb 11, 2010 4:49 pm

Shkollim dhe grindje!
10/02/10 15:10

Banoret te mbledhur ne kuzhine vazhdojne te diskutojne per tema sociale. Ata tashme kane kaluar tek shkolla. Ata pohojne se shkolla eshte shume e rendesishme per formimin e individit por gjithashtu kane njohur dhe njerez te pashkolluar qe kane qene mjaft te pregatitur. Ata japin mendimet e tyre per shkollen. Bertina thote qe fakulteti eshte bere mode, Pamela thote qe jane hapur shume universitete private por Erioni mendon qe te gjithe kalojne ne proven e punes dhe tregu i seleksionon vete me pas. Bertina tregon qe kur ka konkuruar ajo ne shkolle kuota ka qene 50 studente, ndersa pas tre vitesh kane konkuruar 4000 studente po per ate dege, dhe ajo shprehet qe kjo eshte nje paradoks pasi nuk eshte e logjikshme qe per tre vjet te behen ndryshime drastike ne numer. Me pas ata flasin per nivelin e shkollave dhe Renato thote qe nuk ben dallime pasi ka bindjen qe nese meson, c’do shkolle eshte e mire, por dhe pedagoget ndikojne. Kika tregon per shkollen qe ka bere dhe thote qe pjesen me te madhe e kane pasur per te zhvilluar tema ne grupe. Ai thote qe ka patur nje pedagog filozof me fame dhe ka perfituar shume nga ai.
Ne pjesen e kuzhines lind nje debat i vogel midis Pamit dhe Gracieles pasi kjo e fundit e ka thirur Pamin me ze shume te larte. Pami i thote qe ajo eshte trembur dhe Graciela ka disa sjellje qe nuk i kontrollon dhe asaj i ngjall panik. Graciela i ka thene qe te mos e beje tragjike situaten dhe i ka kerkuar falje nqse ajo eshte shqetesuar aq shume. Seldi ka nderhyre dhe i ka thene qe ta lene kete diskutim dhe te mos grinden. Pami i eshte ankuar Seldit per sjelljet e Gracieles dhe i ka thene qe ata nuk kane pse t’i lene te gjitha situatat ti kalojne pa u sqaruar

Cmendurite e adoleshences
10/02/10 16:02

Renato i thote Domit qe mendon se asaj mund t’i shkojne floket bionde me baluke, dhe ajo i thote qe i ka pasur njehere me fije te verdha por jo komplet te verdha. Me pas Seldi thote qe ai i ka provuar t’i lyeje floket ne te gjitha ngjyrat dhe pse njerezit e shikonin shtrember. Domi i thote qe dhe ajo i ka bere njehere floket blu dhe jeshile. Ajo tregon qe me pare ka qene e fiksuar pas rrobave me ngjyre te zeze dhe nuk vishte asnje ngjyre tjeter, por me kalimin e kohes ajo ka ndryshuar. Ndersa Renato thote qe keto gjera nuk jane ne tipin e ti. Seldi i thote qe cdo gje eshte me moshe pasi dhe ai tani mendon ndyshe. Me pas ai e pyet Renaton ne i frekuenton dhe i pelqen pub-et, ai i pergjigjet qe i pelqen por jo dhe aq shume. Ata kane diskutuar per jeten e nates dhe Seldi ka treguar disa histori te tijat ku kishte qene nje periudhe qe ai i frekuentonte pothuajse cdo dite lokalet e nates. Kur eshte larguar Renato, Seldi dhe Domi e kane ngacmuar Pamin duke i thene qe ajo mund te kete rene ne dashuri por Pami i ka thene qe nuk eshte aspak e vertete. Me pas ata kane dale ne oborr dhe kane folur per muziken dhe kenget hit te momentit.
Bashke me pjesen tjeter te banoreve ata kane filluar te hane pasi byreku eshte gati dhe ata duan ta provojne sa me shpejt. Ata e falenderojne Gracielen dhe i thone qe e ka bere shume te shijshem.

Filmat dhe gatimi
10/02/10 17:10

Pasi kane ngrene nje pjese te drekes te gatuar nga Graciela banoret kane folur per filma. Ata kane shprehur preferencat e tyre dhe kane treguar shume histori filmash qe kane pare. Olta dhe Seldi kane qene ata qe kane biseduar me teper per kete teme. Ndersa Domi ka pastruar tavolinen e ngrenies dhe ka sistemuar kuzhinen.
Pami dhe Jetmiri kane menduar se cfare rrobash kane per te lare dhe Pami ka lare disa me dore, Miri i ka thene qe ‘ti nuk di, dhe te mendosh qe do te te merrja per nuse’, i ka thene ai. Pami i ka thene qe ajo do te mesoje per te lare madje dhe per te gatuar.
Bertina ka vazhduar te gatuaje pjesen tjeter te drekes dhe aty eshte afruar dhe Erioni me Jetmirin. Bertina e ka ngacmuar Erionin me fjale duke i thene qe pse kishte qendruar pa shoqeri mbreme dhe ai i ka thene qe i pelqen vetmia. Me pas ata jane kujdesur per zjarrin e sobes pasi pica nuk po arrinte te piqej. Ata i kane thene qe keshte ndodh kur e lene punen ne dore te Bertines por ajo nuk e ka vene shume ujin ne zjarr. Kika vjen dhe ben nje kafe per vete dhe Seldi i kerkon qe t’i beje dhe nje atij. Banoret jane te shperndare, disa jane te pritje te mbarimit te gatimit e disa te tjere bisedojne.
Ata mendojne per provat javore qe kane bere dhe Pamela i numeron. Banoret permendin lojen qe kane bere nje nate me pare dhe thone qe jane argetuar vertet shume. Seldi imiton Olten dhe ata qeshin me veprimet e tij.

Seldi ushqen Domenikėn
10/02/10 18:15

Pasi ėshtė pėrgatitur supa dhe pica, banorėt marrin pėr tė ngrėnė, por nuk ulen sė bashku. Ata ankohen se pica nuk ėshtė bėrė e mirė sepse nuk ėshtė pjekur thuajse fare dhe nuk dinė se kujt t’ia vėnė fajin. Gjithsesi ata e hanė atė duke e shoqėruar me supė. Seldi fillon ta trajtojė Domenikėn si fėmijė tė vogėl dhe vendos qė ta ushqejė atė. Ai i vendos njė gushore, pas eksperiencės sė parė ku e bėn pis Domenikėn dhe i kėrkon tė falur pasi ėshtė hera e parė qė bėn kėto veprime. Ajo fillon tė bėjė rolin e fėmijės duke folur e tė bėjė naze njėsoj si ta dhe Seldin e quan “babi”. Ajo i thotė se nuk i pėlqen tė hajė, por Seldi i thotė me ėmbėlėsi se duhet ta hajė ndryshe e thyen nė mes. Ata luajnė me lugėn me lojėn e aeroplanit, tragetit, balenės qė ”fėmija” tė hapė gojėn pėr tė ngrėnė. Sė fundmi, “babi” mėrzitet me t’i dhėnė “fėmijės” pėr tė ngrėnė e fillon ta hajė vetė supėn. Pasi mbarojnė, Domenika i kėrkon “babit” t’i japė kukullėn, ndėrkohė qė ai duhet tė lajė enėt. Tė dy tė rinjtė qeshin dhe argėtohen duke luajtur nė kėtė mėnyrė e cila duket vėrtetė komike.
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME - Faqe 3 Empty Re: BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Thu Feb 11, 2010 4:50 pm

Graciela i jep fund miqėsisė
10/02/10 18:39

Jetmiri fton Gracielėn qė tė diskutojė njė cėshtje me tė. Ai e pyet Gracielėn se pėrse ka njė sjellje tė cuditshme gjatė gjithė ditės kundrejt tij dhe ajo i pėrgjigjet se po ia kthen nė tė njėjtėn mėnyrė sikuse sillet dhe ai me tė dhe thjesht po e imiton . Ajo i thotė se sjellja e saj nuk ėshtė aspak e cuditshme dhe i tregon raste kur ai ėshtė sjellė keq me tė e ku mė pas ai ėshtė justifikuar se po bėn shaka dhe kjo ėshtė “hakmarrja” e saj. Jetmiri justifikohet sėrish e i thotė se ėshtė vecse shaka apo pėrkėdheli, por Graciela ia pret shkurt se nuk i pranon mė kėto lloj pėrkėdhelish nga ai madje shton se ai ėshtė njė tip qė nuk di tė bėjė shaka e tė mbajė miqėsi, konfidencialitet, sinqeritet apo shoqėri por vec tė bėjė budallallėqe. “Ty kur tė jep gishtin, ti tė merr krahun!”- i thotė ajo. Sipas Mirit, ajo ia arriti qėllimit ta mėrzisė dhe qėndron i menduar e i mėrzitur nė shtrat. Graciela shton se ai mund tė vazhdojė miqėsinė me tė tjerėt qė i pranojnė shakatė e tija, ndėrsa me tė mbaron me kaq. Miri habitet fare me fjalėt e saja dhe i thotė se po deliron, por Graciela ia kthen se e ka mėse seriozisht e largohet prej tij.

Graciela dhe Olta bėjnė thashetheme
10/02/10 19:25

Graciela diskuton me Oltėn si pėr sqarimin e saj me Jetmirin ashtu edhe pėr nominimet e radhės. Pėr Jetmirirn, Graciela i thotė se thjesht e xhiroi disi atė pak mė parė dhe i spjegon me pak fjalė bisedėn e saj me tė. Ajo i tregon se Jetmiri i kishte thėnė se gjithcka e bėnte me shaka sepse e donte fort, por Graciela ia kishte kthyer se talljet dhe ofezat nuk mund tė bėhen ndaj atij qė do. Ajo tregon se u mėrzit disi nga kjo situatė, por nuk e bėn aspak nervoze dhe i quan gjėra tė vogla kėto ndodhi. Olta shprehet se tashmė Miri ėshtė kthyer sėrish nga Pamela e po luan me tė. Vajzat bėjnė thashetheme edhe pėr Erionin dhe thonė se ai bėn cdo gjė qė i thotė Bertina e sipas tyre, ai ka ndryshuar e s’ėshtė mė i pari. Graciela tregon se mė parė, Erioni e quante Eduardin fshatar, ndėrsa tani rri me tė. Pėr nominimet vajzat thonė se tani ėshtė vėshtirėsuar situata, por shtojnė se nė shtėpi po ndodhin lėvizje tė cuditshme dhe se mund tė shohėsh e tė dėgjosh shumė gjėra.
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME - Faqe 3 Empty Re: BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Thu Feb 11, 2010 4:52 pm

Prova e javės
10/02/10 19:37

Erioni mbledh tė gjithė banorėt nė dhomėn e ndenjjes dhe u komunikon se do tė fillojnė provėn e javės. Ai u lexon detajet qė i ka dhėnė Vėllai i Madh pėr mėnyrėn se si do ta realizojnė kėtė provė. Subjekti i provės ka nė pėrmbajtje kinematografinė shqiptare qė nga fillimet e saja e deri mė sot. Banorėt do tė ndahen nė tre grupe ku secili grup do tė marrė listėn pėrkatėse me titujt e filmave shqiptarė e nė bazė tė tyre do tė ndėrtojė njė histori dhe tematika mund tė jetė e ndryshme. Tre grupet pėrbėhen nga Bertina, Seldi dhe Hakiu; Renato, Pamela, Jetmir dhe Olta grupi tjetėr dhe i fundit nga Erion, Eduard, Domenika dhe Graciela. Erioni u shpėrndan listat me titujt grupeve pėrktėse dhe tė gjithė fillojnė nga puna. Ata diskutojnė fillimisht pėr titujt e mė pas se si mund t’i lidhin ato me njeri-tjetrin.

Komente mbi provėn
10/02/10 20:50

Pasi bie gongu i cili sinjalizon pėrfundimin e provės javore, banorėt tregojnė dhe komentojnė mbi temat e trajtuara. Ata flasin me rezerva pasi kanė frikė se mund tė pėrdoren idetė nga njeri-tjetri sepse historitė ende nuk kane pėrfunduar. Kėshtu Hakiu nuk jep detaje mbi temėn e trajtuar por thotė se po bėjnė njė skenar. Eduardi, nisur nga fjalėt e Hakiut, porosit grupin e vetė qė tė mos tregojė gjithashtu. Diskutimet vazhdojnė dhe Graciela tregon se kanė trajtuar temėn e dashurisė. Tė njėjtėn gjė thotė edhe Jetmiri, pjestar i grupit tjetėr, por shton se ata e kanė zhvilluar mė shumė si dramė. Tė dy kėto grupe diskutojnė dhe shohin se kanė tė pėrbashkėta nė tematikėn e historisė, ndėrsa Erioni akuzon se kanė dėgjuar njeri-tjetrin pasi ishin ulur afėr, ndryshe nga grupi i tretė i cili shkoi nė dhomėn e gjumit, larg tė tjerėve.
Ndėrkohė qė zhvillohen kėto biseda, Erioni, Domenika dhe Olta pėrgatisin darkėn.

Biseda serioze dhe shaka
10/02/10 22:50

Njė pjesė e banorėve dalin nė kopsht. Aty fillojnė tė diskutojnė. Seldi dhe Renato flasin pėr pronat e paluajtshme dhe pėr veprimet qė kanė kryer njerėzit ndėrvite, nė bazė tė informacioneve dhe zhvillimit ekonomik. Ata thonė se mė parė njerėzit nuk investonin nė pronat e paluajtshme, ndėrsa tani po. Biseda kalon edhe tek pronat qė mund tė kenė nė bregdet dhe se sa investim i mirė qė ėshtė ai.
Bisedat ndryshojnė krejtėsisht temė dhe Seldi fillon tė tallet e tė ngacmojė Jetmirin. Ai fillon tė imitojė atė kur tregon mbi njohuritė qė ka nga shkenca. Seldi tregon historira tė ndryshme duke i bashkuar e duke realizuar histori komike. Banorėt qeshin me tė, ndėrsa Jetmiri ndėrhyn herė pas here si pėr t’i kujtuar pjesėza shkencore.
Brenda nė shtėpi, Olta i afrohet Erionit i cili duket i menduar. Ajo interesohet se pėrse ėshtė mėrzitur ai, por erioni nuk dėshiron tė hapet me tė dhe ia pret shkurt se s’ka asgjė e pėr tė mbuluar veten, flet pėr historinė e petullės me Mirin. Olta i thotė se ai ende nuk ka krijuar besim tek ajo e ndaj ai nuk hapet me tė. Ajo e pyet nėse ka lidhje me Bertinėn mėrzitja, por Erioni ndryshon temė.

Refuzohet debati, por luajnė
10/02/10 23:30

Renato i fton banorėt qė tė diskutojnė mbi temėn e divorcot, por jo tė gjithė banorėt pranojnė. Disa ulen, por tė tjerėt preferojnė tė bėjnė gjėrat e tyre. Eduardi i pėrgjigjet disi kėrkesės sė Renatos dhe i thotė se fjala “debat” ka marrė nam tė keq mes banorėve. Ai i kujton Renatos se banorėt kanė vendosur qė tė bėjnė debat spontan. Graciela kėrkon petullat tė cilat Bertina dhe Pamela i kanė fshehur. Jetmiri thėrret Pamelėn pėr tė luajtur sėrish gur tresh, pasi kanė lėnė lojėn pėrgjysmė. Pas disa lojrash, Pamela e mund Jetmirin. Pas kėsaj, Jetmiri fton Hakiun qė tė luajė me tė, e ndėrsa luajnė, Hakiu i thotė se ai luan pisėt dhe se nuk mund tė fitohet loja me dallavere.

Improvizimet
11/02/10 00:20

Banoret jane mbledhur ne dhomen e ndenjes, te kolltuket dhe bisedojne. Pas bisedave e lojrave banoret nisin te iprovizojne pjese teatrale. Duke marre shkas nga prova e javes e cila ka te beje me kinematografine, banoret fillojne te luajne duke recituar apo duke improvizuar ndonje skene teatrale. Keshtu Kika reciton nje poezi (per Cezarin) dhe pas tij edhe Renato kerkon qe te recitoje. Pas tyre edhe Seldi dhe Domenika iprovizojne nje skene ndersa Graciela tregon ngjarjen e tyre. Pas te qeshurave me pjesen e Seldit dhe Domit e ka rradhen Olta dhe Kika. Me pas banoret dalin jashte, ne ballkon. Jashte ndodhet edhe Pamela me Eduardin te cilet bisedojne dhe luajne nje skene teatrale ku behet fjale per nje skene midis vajzes dhe Babait. Ndersa Olta eshte nena dhe Seldi shoku i vajzes. E gjithe ngjarja flet per nje vajze e cila edukohet ne menyre te ndryshme nga babai dhe ndryshe nga nena. Konflikti ekziston midis nenes qe llaston vajzen dhe babait qe tregohet pak me i rrepte me te. E gjithe pjesa shoqerohet me te qeshura te forta nga banoret. Me pas ata ulen perseri te kolltuket dhe vazhdojne te bisedojne per improvizimet.

Te qeshura dhe imitime
11/02/10 00:55

Pas iprovizimeve banoret ulen ne kolltuke dhe teksa bisedojne per proven e javes, vene re se fasulet qe po ziejne kane filluar te digjen. Olta cohet dhe shkon te shohe gjellen ndersa te tjeret shkembejne shaka me njeri-tjetrin. Seldi cohet dhe vendos te imitoje Renaton pas nje poezie te recituar nga ky i fundit qe fliste per nje bisede mes diamantit dhe qymyrit. Teksa Seldi imiton te tjeret shperthejne ne te qeshura. Keshtu pas Renatos banoret i kerkojne Seldi qe te imitoje edhe banoret e tjere. Ai fillonte imitoje Gracielen me kerkesen e Kikes. Me pas ai imiton Olten, Erjonin dhe Bertinen dhe madje edhe Eduardin me gjestet e tij karakteristike. Ai bashke me Erjonin imitojne levizjet dhe te foluren e Edit kur zgjohet ne mengjes. Me pas banoret i kerkojne qe Seldi te imitoje Gjimin. Keshtu ata nisin te hamendesojne se c’po ben gjimi ne keto momente. Pasi flasin per Gjimin, Seldi cohet perseri dhe per nje kohe te gjate imiton Renaton dhe sjelljen e tij nda banoreve te tjere. Me kete te fundit te qeshurat nuk kane mbarim ne shtepine e BB.
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME - Faqe 3 Empty Re: BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Thu Feb 11, 2010 4:53 pm

Zbaviten
11/02/10 01:32

Pas te qeshurave eshte radha e iprovizimeve te radhes. Keshtu Domenika irovizon nje skenar mes disa vajzave studente te cilat jane te ulura ne nje lokal pasi kane dhene nje provim. Aktoret e saj jane Bertina, vajza qe ka ngelur ne provim dhe eshte e merzitur, Graciela dhe Olta jane shoqet e saj qe po e presin ne kafe. Ndersa Bertina takon shoqet e saj dhe ankohet per provimin, ne lokal eshte edhe Erjoni, nje djal qe ngacmon vajzat t6eksa shtiret si pronar i lokalit dhe Kika qe e nxjerr jashte pasi ai eshte pronari i vertete lokalit. E teksa banoret luajne, disa prej tyre jane thjesht spektatore, ndersa Domenika here pas here jep udhezimet e saj per skenarin. Pas nje disa minutash loja e tyre perfundon dhe banoret ulen qe te diskutojne rreth skenareve. Kjo pasi Domit nuk i pelqeu loja e aktoreve. Pas ketij diskutimi Eduardi improvizon nje emision televiziv. Ne emisionin e tij qe titullohet “Seksi dhe kultura mbi te” jane te ftuar tre persona, Dervish Beu (Seldi), seksolog ne kliniken private “Deshira per me teper”, znj. Aferdita Dridhe Dridhe (Bertina) Drejtoreshe e klinikes dhe z.Bedri (Kika) Drejtor i pergjithshem i po asaj klinike. Gjate kesaj kohe banoret vazhdojne te qeshin. Nga lojrat e tyre Emisioni i Eduardit eshte me teper i arrire se sa improvizimet e tjera.

Debati Graciela-Jetmir
11/02/10 02:28


Ne dhomen e gjumit BB fik dritat dhe banoret fillojne te pergatiten per te fjetur duke diskutuar per gjumin. Teksa pergatiten, Graciela nervozohet me Jetmirin. Ata vazhdojne te debatojne edhe ne dhomen e gjumit. Jetmiri ka qene i merzitur gjate darkes dhe eshte shprehur ne nje menyre qe ka merzirur Gracielen. Pasi sqarohen keqkuptimet ai i thote Gracieles se ata te dy zihen kot. Nder te tjera ai i thote se menyra se si vepron ajo eshte e gabuar pasi te dy jane ne nominim gjate kesaj jave. Miri thote qe po i harxhojne kohen njeri-tjetrit teksa mund ta shfrytezonin dure bere gjera qe publiku te mos i votonte per te larguar ndonjerin prej tyre. Ndersa Graciela thote se Jetmiri shprehet ne menyre te gabuar. Kjo gje e nervozon Gracielen dhe te dy te rinjte me pas grinden gjithmone. Nder te tjera Jetmiri i jep edhe keshilla Gracieles se si te veproje brenda ne shtepi. Nga ky diskutim Graciela qan dhe thote:-“Ika une te shtunen”. Ajo thote se nuk ka shprese se do te vazhdoje te qendroje ne shtepi edhe javen e ardhshme. Pas kesaj Jetmiri i jep perkrahjen e tij duke i thene qe eshte shume e sinqerte ndersa te tjeret po bejne loje. Ai i thote qe te mos e vrase shume mendjen se nuk ka per te dale te shtunen nga shtepia.

Pa njeri-tjetrin
11/02/10 02:55

Teksa ne dhomen e gjumit banoret bisedojne duke u munduar te flene, disa prej tyre vazhdojne te qendrojne ne kuzhine. Biseda kryesore ne shtepi tashme zhvillohet perreth nominimeve dhe eleminimit te te shtunes. Domenika dhe Seldi diskutojne per eleminimet duke thene se 5 persoja jane shume ne nominim. Duket se ne shtepi kane filluar ethet e eleminimeve. Ne nje moment Domenika thote se eshte shume kurioze se kush do te dale nga shtepia te shtunen. Domenika pyet Seldin nese ai eshte kurioz dhe vahdon te flase per mundesine e eleminimit te saj ose te Seldit. Te rinjte i shqeteson fakti se si do te ta shtyjne kohen e qendrimit ne shtepi, nese ndonjeri prej tyre do te eleminohet. Dome thote se Seldi mund ta perballoje me lehte largimin e saj sepse eshte tip alegro dhe mund te pershtatet me shume me te tjeret dhe do ta haxhoje kohen me ta. Ajo thekson se ka frike nese largohet Seldi sepse Dome eshte tip qe nuk hapet shume me te tjeret, madje perkudrazi kjo do ta bente te mbyllej ne vetvete. Seldi nga ana tjeter mundohet t’i jape zemer vajzes duke i thene te mos e vriste mendjen per kete. Per te nominuarit flitet edhe ne dhomen e gjumit. Bertina dhe Kika diskutojne se cili prej te nominuarve mund te largohet kete jave. Erjoni pyet se ke mondojne se do te largoje publiku kete jave por banoret nuk japin emra. Kika thote se te gjithe banoret i jane dukur aktiv gjate kesaj jave. Nder te tjera ata diskutojne edhe per mundesine e futjes se ndonje banori te ri.

Thashetheme
11/02/10 03:30

Graciela dhe Jetmiri pas zenkes qe paten tashme po rrine prane njeri-tjetrit ne dhomen e gjumit e ndersa bejne shaka. Nder te tjera ata bejne edhe thashetheme per banoret e tjere te shtepise. Jetmiri thote se dyshon te sjellja e Kikes dhe kur Graciela e pyet ai thote ne italisht “nuk me pelqen”. Pas Kikes radhen e ka Seldi. Kete here eshte Graciela ajo qe flet per sjelljen e Seldit ndaj saj. Me pas Jetmiri thote se shoqeria e Domenikes me Pamelen nuk ka per te zgjatur shume edhe jashte shtepise. Pas disa thashethemeve dhe te qeshurave Graciela shkon te fleje ne krevatin e saj. Aty ajo follon te bisedoje me Olten pasi kjo e fundit e pyet se perse ishte merzitur Graciela pak me pare. Pasi i tregon Graciela, Olta i thote asaj qe banoret e tjere bejne loje dhe madje shpjegon edhe sjelljen e saj ndaj te tjereve. Me pas te dyja vajzat flasin me ze te ulet per sjelljen e Jetmirit. Pas nje kohe te gjate diskutimi dhe thashethemesh edhe Graciela me Olten flene gjume.

Nje mengjes ndryshe
11/02/10 09:34

Kete mengjes ne shtepine me te famzhme ne shqiperi banori i pare zgjohet me heret se cdo dite tjeter. Kete mengjes eshte Hakiu banori i pare i zgjuar ne shtepi edhe pse dritat e dhomen nuk jane ndezur akoma nga “Vellai i Madh” dhe ora shenon vetem 08:16. Pasi zgjohet ai shkon ne kuzhine dhe fillon te beje kafene e mengjesit. Me pas ai del ne ballkon pret drute dhe ndez zjarrin. Pasi i ulur ne karrike, Kika i vetem pi kafene dhe shkon ne banje per te vene ne pune lavatricen. Me pas ai merret me pastrimin dhe punet e shtepise. E ndersa Kika ben punet ne dhomen e gjumit eshte zgjuar edhe Eduardi. Ai cuditet nga erresira e dhomes dhe zhurmat ne kuzhine dhe shkon aty te shohe. Pasi pershendetet me Kiken ai e pyet:-“Cfare eshte mengjes apo darke?” dhe ky i fundit i thote se eshte mesdite pasi tashme ai ka me teper se nje ore qe eshte zgjuar. Pasi lahet Edi shkon perseri te fleje ne dhomen e gjumit.

Ndizen dritat
11/02/10 10:10

Ne dhomen e gjumit ndizen dritat nga “Vellai i Madh”. Pas pak ndizet edhe muzika, por banoret vazhdojne te flene. Kika shkon ne dhomen e rrefimit dhe merr baterite dhe me pas shkon ne dhomen e gjumit per te nderruar baterite e mikrofonave. Aty edhe pse muzika eshte e larte, banoret vazhdojne te flene nen tigujt e saj ashtu sic bejne cdo dite. Pas disa minutash ata fillojne te levizin. Eduardi i cili u zgjua edhe me pare me sa duket nuk mundi te flinte me, merr syset dhe rri me sy hapur ne krevat. Past tij leviz edhe Bertina e me pas Erjoni. Edi cohet ndersa te tjeret vazhdojne te flene. Ne kuzhine Hakiu vazhdon te beje punet e shtepise. Pasi rregullon orendite ai del ne ballkon dhe duke pire cigare kendon me kengen ne sfond.
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME - Faqe 3 Empty Re: BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Thu Feb 11, 2010 4:54 pm

Hakiu i shqetėsuar prej ėndrrės
11/02/10 11:50

Ndėrkohė qė tė gjithė janė nė gjum tė thellė, Eduardi dhe Hakiu merren me punėt e mėngjesit. Hakiu merret me ndezjen e sobės, pret drutė dhe i fut nė sobė ku djeg edhe dorėn, ndėrsa Eduardi bėn njė kafe dhe shkon ta pijė nė kopsht vetėm, pasi ashtu i shijon mė shumė dhe duke pirė kafe e cigare, kėndon zanoret e cdo kėnge. Banorėt e tjerė vazhdojnė tė flenė derisa pėr ta vihet alarmi qė sinjalizon fundin e gjumit pėr kėtė mėngjes. Ata ngrihen shumė tė pėrgjumur, ndaj qėndrojnė disa minuta tė shtrirė nė shtrat gjysmė nė gjum e gjysmė zgjuar. Erioni ngacmon Bertinėn qė tė zgjohet, ndėrsa tė tjerėt ngrihen me radhė e bėjnė tualetin e mėngjesit. Hakiu duket i menduar kėtė mėngjes. Eduardi, i cili e vė re kėtė gjendje tė tij, e pyet dhe Hakiu i tregon se ka parė njė ėndėrr tė keqe me djalin e tij. Ai tregon se nė ėndėrr kishte parė tė birin sikur mbytej dhe ai kishte arritur ta shpėtonte. Eduardi dhe renatoja e qetėsojnė, por Hakiu thotė me bindje se ndoshta i biri ėshtė sėmurė. “U bėnė tre javė pa i parė”- thotė ai, por Renato shprehet se mund t’i bėjnė ndonjė surprizė kėtė tė shtunė nė lidhje me familjen e kėshtu do mund tė qetėsohet. Ata diskutojnė pėr ėndėrrat qė kanė parė gjatė kohės sė qėndrimit nė kėtė shtėpi.

Problemet e buxhetit
11/02/10 12:57

Banorėt merren me pėrgatitjen e mėngjesit si dhe me punėt personale. Kėshtu, Erioni, Olta dhe Graciela lajnė rrobat e tyre me dorė, pasi nė lavatrice janė vendosur disa tė tjera nga Hakiu. Graciela ankohet se i djegin sytė nga sapuni dhe shprehet se me buxhetin e javės tjetėr duhet tė blejnė mė shumė produkte pėr tualetin. Renato lan enėt dhe pastron tavolinėn. Ai bisedon me Jetmirin pėr drekėn se cfarė do tė gatuajnė dhe ai mendon qė tė gatuajnė sėrish picė pasi ushqimet e blera nuk u mjaftojnė. Jetmiri i thotė se soba nuk funksionon si duhet ndaj mė mirė tė bėjnė gjellė dhe vendos tė bėjė turli. Ai merret me pėrgatitjen e perimeve, por vė re se mungon vaji. Buxheti i pakėt ka bėrė qė banorėt tė kenė mungesa nė ushqime dhe produkte. Nisur nga kjo, Jetmiri dhe Renato diskutojnė pėr provėn e thonė se duhet tė impenjohen pėr ta fituar kėtė javė. Tė tjerėt pinė kafe dhe kėndojnė e kėrcejnė me muzikėn e vėnė pėr ta.

“Pamela po luan gabim”
11/02/10 13:45

Domenika dhe Seldi, teksa qėndrojnė afėr njeri-tjetrit, pėrqafohen dhe puthen e bisedojnė me zė tė ulėt pėr afrimin e Pamelės me Jetmirin. Sipas tyre ajo po bėn njė gabim pasi po i jep shumė rėndėsi atij nė sy tė publikut. Ata, edhe pse Pamela thotė se po luan, kanė frikė se ndoshta ajo do ta pėsojė ose mund tė ngatėrrohet keq nė kėtė lojė. Seldi tregon se Pamela ka filluar tė ndryshojė mendim pėr Mirin, por shton se ndoshta ajo nuk po e kupton ende lojėn e tij. Ai thotė se kur dikush flet shumė, ka mundėsi qė tė mos e kuptosh dhe tė duket sikur ka folur fjalė tė mencura edhe pse ato mund tė jenė fjalė boshe, duke nėnkuptuar kėshtu se Pamela nuk e kupton Jetmirin. Seldi tregon gjithashtu se Pamela gjatė gjithė javės ėshtė shprehur se do bėjė lojėn e saj e kėtė gjė e ka vendosur qė pas tė shtunės ku Seldi nuk i qėndroi besnik vendimit pėr tė nominuar Mirin., ndaj dhe ajo i kishte thėnė se me tė e kishte prishur aleancėn. Domenika mendon se kjo lojė ėshtė e kotė, pasi i duket e parealizueshme t’i afrohesh dikujt kur nuk e duron dot. Seldi dhe Domenika bisedojnė edhe pėr Renaton. Ajo shprehet se ai ėshtė djalė i mirė dhe mund ta kenė nga ana e tyre nė lojė. Domenika i tregon Seldit se ai sillet mjaft mirė me tė, i pėrgatit kafen cdo mėngjes, ėshtė i sjellshėm dhe bisedon qetė. Seldi bėn paksa si xheloz, por shton se kjo ėshtė dicka e mirė. Ai i tregon asaj se i kishte thėnė Pamelės qė t’i afrohej Renatos, por ajo nuk kishte pranuar. “Kjo do tė ishte dicka e mirė, por ajo duket e vendosur”- thotė Domenika, por Seldi thotė se nuk dėshiron tė ndėrhyjė qė t’i mbushė mendjen Pamelės.

Homoseksualizmi
11/02/10 14:10

Renato hedh njė temė pėr diskutim. Ai dėshiron tė dijė mendimin e banorėve tė tjerė nė lidhje me futjen nė shtėpinė e Big Brother tė njė banori tė ri i cili mund tė jetė homoseksual. Domenika thotė se do ishte plotėsisht dakord qė tė kishte edhe banorė tė tillė sepse ajo ėshtė njė zgjedhje e tyre, madje tregon se nė Itali ka disa miq tė tillė. Renato mendon se nė Itali ėshtė ndryshe dhe tregon se andej ka edhe shoqata tė cilat mbrojnė interesat dhe tė drejtat e tyre. Graciela thotė se do ishte dicka e vecantė pėr tė sepse nuk ka patur ndonjė person tė tillė nė shoqėrinė e saj, ndėrsa Miri dhe Edi thonė se nuk e kanė aspak problem. Renato pėrpiqet qė ta shtrojė cėshtjen nė drejtim tė mentalitetit. Ai thotė se Shqipėria ndryshon nga vendet e tjera. Si Domenika, ashtu edhe Miri thonė se nė Shqipėri ata shihen me tjetėr sy dhe se racizmi ėshtė njė fenomen ende nė kufijt mė tė lartė. Renato tregon se orientohet mė shumė nga familja dhe tradita dhe se tek njė mashkull do t’i pėlqente qė tė vihej nė dukje burrėria, por nuk lė pa shtuar se nuk i paragjykon ata. Domenika e pyet nėse do ta kishte shok njė person tė tillė dhe ai pėrgjigjet pozitivisht dhe do bashkėjetonte me tė, pasi i quan njerėz qė kanė njė prirje ndryshe nga tė tjerėt. Ai i krahason kėto prirje me ato tė politikanėve, duke thėnė se cdokush bėn zgjedhjet e veta. “E shoh si gjithė tė tjerėt, shoh personin”- thotė ai. Domenika e con mė tej diskutimin dhe pyet nėse do ishin dakord qė njė fėmijė tė rritej nga njė cift homoseksualėsh. Jetmiri pėrgjigjet se nuk do e pranonte kurrė kėtė gjė, ndryshe nga ekzistenca e njė cifti tė tillė. Ai argumenton se ėshtė jashtė normave natyrale dhe se ky fėmijė do rritej i ndrydhur e me trauma psikologjike. Edhe Eduardi thotė se njė fėmijė ka nevojė pėr tė dy prindėrit, nėnėn dhe babain e sado dashuri qė t’i japin ata si cift, nuk mund tė krahasohet me mirėrritjen dhe shembullin qė i jep njė cift heteroseksualėsh. Nė bisedė pėrfshihen edhe tė tjerėt e tė gjithė diskutojnė pėr kėtė temė dhe pranimin e tyre nė shoqėri.
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME - Faqe 3 Empty Re: BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME

Mesazh nga taku Thu Feb 11, 2010 5:28 pm

kete do 1 jav ta marosh se lexuari me mir spo elexoj fare
taku
taku
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10995
Vendndodhja Vendndodhja : babiloni
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/02/2010
Falenderimet Falenderimet : 134

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME - Faqe 3 Empty Re: BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME

Mesazh nga capkenja Thu Mar 04, 2010 11:13 am

Bledi dhe Domenika flasin per Olten




Bledi del jashtė nė oborr dhe diskuton vec me Domenikėn pėr Oltėn dhe ndjenjat qė ka pėr tė. edhe Domenika e kėshillon qė ai ta marrė Oltėn e ta diskutojė me tė kėtė cėshtje, por ai shprehet se nuk po gjen asnjė mundėsi pėr tė ndenjur vetėm me tė e pėr t’i folur. Ajo e kėshillon qė tė mos i mbajė pėrbrenda kėto gjėra, por tė flasė se do ndjehet mė mirė. Bledi shprehet se janė disa persona qė kanė njė karakter euforik dhe kur shprehin dicka, e shprehin nė kėtė formė. Sipas tij, kėto karaktere nuk i pėlqejnė, por i pėlqejnė ata qė i marrin gjėrat me qetėsi. Ai tregon se ka parė si gjėra pozitive ashtu dhe negative tek Olta dhe kjo e ka coroditur nė mendime. Bledi tregon se Olta i ka thėnė se i duhet kohė, por ai nuk e kupton se pėrse ajo qėndron larg, ndoshta nga opinioni, ndoshta nga frika ose se nuk do ta lėndojė atė sepse e mendon ndryshe nga ai. Bledi shprehet se nuk ėshtė thjesht njė ndjenjė e momentit, por do qė ta njohė mė shumė se kaq Oltėn. Domenika mendon se ndoshta edhe kjo e frikson atė sepse tė japėsh fjalėn ėshtė e rėndėsishme. Bledi e aprovon kėtė mendim, por shton se ajo ka njė karakter provokativ e ndonjėherė njė sjellje ekstreme qė ai nuk e kupton.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME - Faqe 3 Empty Re: BIG BROTHER ALBANIA 3 - LAJME

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi