Ilda: Historia ime e dashurise ,me ish-Mister Albania
Faqja 1 e 1
Ilda: Historia ime e dashurise ,me ish-Mister Albania
Ilda, Kemi marre vesh qe ti do te kesh nje rol tendin ne nje film shqiptar qe do te realizohet se shpejti. Na thuaj dicka me teper rreth ketij filmi!
Ky ne fakt eshte nje serial televiziv, eshte bashkpunim mes kosoves dhe shqiperis. Regjisori i ketij seriali eshte Suaj Raca. Nje nga aktoret e njohura qe do te luaj ne kete seial eshte edhe Rajmonda Bulku. Roli im eshte ai i nje vajze te re, babai i se ciles eshte polic dhe xhaxhai eshte i infiltruar ne mafian shqiptare. Pra, sic ju thashe, ky film ka te beje me mafian ketu ne shqiperi. Tani per tani xhirimet jane bere vetem ne Kosove, ne Prishtine. Pastaj do te vazhdojne edhe ne Shqiperi. Trasmetimi i ketij seriali do te filloj nga fundi i tetorit.
Sa pjese do te kete ky serial?
Tani per tani kemi folur vetem per 5 serite e para. Me vone nuk e di c\\\'do te behet. Ky serial do te trasmetohet ne Digitalb, ne kanalet Digi+ dhe HD1. Besoj se eshte nje marrveshje mes regjisorit dhe Digitalb-it.
Si do jete titulli i keti seriali?
\"Familjes\". Menyra se si e ka pershkruar dhe regjisori, ka dashuri, intrige dhe te gjitha gjerat qe mund te ndodhin ne nje familje.
Si u bere ti pjes e tij?
Faktikisht une nuk e dija fare per kete serial derisa nje dite vete regjisori me mori ne telefon dhe ma ofroj kete rol. Normalisht, besoj une, ai duhet te kete kontaktuar nje here me pare te \"Top Channel\". Me ka pare dhe imazhi im i ka pelqyer apo i eshte dukur i pershtatshem per kete rol te serialit.
Me thuaj dicka me shume rreth rolit tend?
Ne fakt edhe une nuk di shume per kete pasi shume gjera edhe nuk m\'i thone.
Si reagove ti pas telefonates se regjisorit? Pranove direkte?
Jo, pergjigjen nuk ja kam kthyer ne moment pasi nuk e dija akoma a do te vendojsa te rrija ketu apo do te ikja. I kerkova te me dergonte skenarin, e lexova, me pelqeu shume dhe ja ku u bera pjese e tij. Por tani per tani une jam ketu dhe kjo eshte nje nga arsyet qe pranova, pervec atyre personale.
Eshte e veshtire per ty te aktrosh?
Un kam pasur vetem nje eksperience shume te shkurter me pare qe nuk e perfundova. Ishte nje film i shkurter per akademine e arteve. Keshtu qe une nuk eshte se kam aktruar me pare dhe t\'ju tregoj se ku ka qene me e veshtire dhe ku me e lehte. Ne kete serial une do te kem shume nevoje si per ndihmen e regjisorit ashtu edhe te aktorve te tjere qe tashme jane rritur me filmat. Ne fillim nuk do te kem shume skena ku do te me duhet vertet te aktroj. Do te keme gjera te thjeshta. Por ky film lidhet disi me mua pasi kemi shume gjera te perbashketa, si grupmosha. Ne kete film une me gjithe babin tim zhvendosemi nga Tirana ne Kosove, nuk dua te zbuloj me shume. Kaq mjafton.
Si ndihesh?
E mendoj gjithmone. Kam shume emocione. Jam shume e sigurte ne vetvete qe do ai dal mbane me se miri. Kam ato kuriozitetet e fillimit, qe cfar po behet tani me filmin, ku po xhirohet, kam qejf te shoh edhe skenat ku luajne aktoret e tjere. Di qe sheshet e xhirimit do te jene ne Kosove dhe Shqiperi dhe seriali eshte ne shkrim e siper. Besoj se shumica e xhirimeve do te jene ne Tirane por edhe neper rrethe ndoshta.
Mendon se kjo oferte erdhi si pasoje e \"Big Brother\".
Normalishte se prej \"Big Brother\" e kam fituar kete rol pasi une nuk kisha dale me pare ne televizor, nuk kam pasur ndonjehere ndonje rol ne ndonje film dhe keshtu mundesia e vetme normalishte qe eshte \"Big Brother\".
Cfar mendimi ka i dashuri yt ne lidhje me kete rol qe ty te eshte ofruar?
Te dashurit tim faktikisht une e kam pyetur sepse varet edhe se cfar shkruhet ne skenar dhe ka mundesi qe roli im edhe mund te dashurohet apo ku e di une se cfar. Gjithcka eshte e mundur! Keshtu qe normalisht edhe une kam vene ato rregullat e mia se cfar pranohet dhe cfar jo. Tani per tani ai me ka mbeshtetur dhe me ka thene se eshte ide e mire. Megjithate une do te doja te angazhohesha edhe me dicka tjeter, por besoj se filmi do te me haje shume kohe dhe keshtu te shohim sepse nuk e di a do te kem kohe.
Cfar do te kishe deshire te beje?
Tani per tani un i jam futur vetem televizionit. Por mbase me vone mendoj per nje pune qe nuk ka te beje fare me televizonin, publiku apo faktin qe je gjithe kohes ne qender te vemendjes. Ndoshta nje pune me orar ku une te jem e angazhuar ne nje pjese te dites.
Familja jote si ka reaguar per pjesmarrjen tende ne kete serial?
Familja ime akoma nuk e di tamam. Une ua kam permendur, por akoma s\\\'u kam thene gjithcka. Deri ne momentin qe une do te filloj xhirimet nuk do t\\\'u them gje. Besoj se do t\'ua bej surprize kur te me shohin ne film. (Qesh).
Ne pergjithesi i dashuri yt eshte xheloz?
Duke qene se jam nje person i njohur ne cdo kafene vazhdojne te flasin per ne, per te gjithe pjestaret e \"Big Brother\", pa na njohur personalisht, mendoj se ai ka qene shume i kuptueshem dhe shume i duruar ne lidhje me keto gjera. Besoj se shumica e meshkujve nuk do te ishin kaq te mire ose kaq te duruar. Normalisht qe ai eshte pak xherloz, si cdo njeri, sepse edhe une ne nje lidhje jam xheloze.
Si jeni njohur bashke?
Ne kemi rreth 2 muaj bashke. Jemi njohur pas \"Big Brother\" ne nje pub te Tiranes. Kemi shoqeri te perbashket, keshtu qe takimi isshte nepermjet shoqerise sone, shume i rastesishem.
Familja jote eshte ne djeni per lidhjen tende?
Jo, familja ime nuk ka dijeni per kete pasi une kam familje pak alla shqipatrce dhe do te jete pak me e veshtire per ta prezantuar ne shtepi (Qesh). Tani per tani jo, por ndoshta pak me vone. Ka kohe!
Cfar vlersoni me teper tek Geri?
Ai ka nje zemer shume te mire, eshte njeri i perkryer dhe me ben te qesh. Nuk mund te kalosh nje moment me te pa qeshur. Kjo eshte e rendesishme per mua qe ai me ben te lumtur. Pamja fizike dhe gjerat e tjera vijne me pas. Normalisht qe eshte nje mashkull shume terheqes, ka humor dhe kemi shume te perbashketa me njeri-tjetrin.
Geri ka qene \"Mister Albania 2003\". Mos ndoshta te ka terhequr edhe shpirti artistik i tij?
Te them te drejten une kur kam njohur Gerin nuk e dija qe kishte qene mister pasi une ne ate kohe kam qene ne Amerike dhe nuk ia kisha idene se cfar ndodhte ketu. Mua nuk para me kane pelqyer keto lloj meshkujsh. Kam shume shok e shoqe artiste dhe producent dhe nuk eshte ajo gje qe me terheq. Mua me ka terhequr vete Geri si person. Ne fillim kur e kam pare, kam thene me vete: \"shume i bukur\". Pastaj ato paragjykimet e zakonshme, por nuk me ka bere shume pershtypje dhe ai mesa kuptoj une e ka lene pas faktin e te qenit mister apo model.
Ne nje fare menyre ju jeni cifte Vip-ash. Ke shohin me shume nga te dy ne rruge?
Une nuk e di. Mendoj se na shohin te dyve. Nese do te shikoja nga pikpamja ime do te thosha qe shohin Gerin me shume. Por nga pikpamja e shume njerzve mbase do te me shikonin mua sepse \"Big Brother\" eshte akoma i fresket dhe mua ndoshta me shohin pak me teper.
Behesh xheloze kur vajzat shohin Gerin?
Jo, nuk behem fare xheloze, nuk jam tip i tille. Une jam koshiente qe kam nje person shume te bukur perkrah dhe s\\\'kam pse behem xheloze per te.
Pak me pare thate se keto dite do te dilnit jashte Shqiperise. Udhetimi yt ka lidhje me pune, apo me qejfin?
Me punen. Mund te shkoj ne Kosove keto dite per xhirimet e serialit. Nese ndodh qe te leviz ne ndonje shtet eshte e siurte qe jam per qejf.
Ne lokalin ku po bejme intervisten erdhi dhe Romania, nje nga vajzat e \"Big Brother\". Takoheni shpesh bashke?
Po, une me Romin takohemi shume shpesh, me Olsin, me Polin flas ndonjehere ne msn pasi ai eshte ne Spanje, nuk eshte ketu. Me keta kam me shume kontakte. Edhe me Arberin kam marredhenie shume te mira, por di qe eshte shume i zene me fushaten e mamiresise dhe nuk jemi pare shume shpesh.
Nje nga ciftet e \"Big Brother\", Ina me Polin, kane pak jave qe jane ndare. Komenti yt ne lidhje me kete!
Te them te drejten mua nuk me erdhi si surprize qe ata u ndane. Qe ne fillim nuk pash ndonje gje qe i lidhte ata te dy. Inen nuk e njoh shume mire, sepse nuk eshte se e kam shoqe dhe qe ne \"Big Brother\" un nuk e kam pare me. Por duke njohur Polin une nuk kam pare ndonje gje te perbashket tek ai cift, dicka qe mund te ngjste nje lidhje. Keshtu qe ashtu sic filloj, ashtu dhe mbaroi.
Ne \"Big Brother\" ti pelqeje shume Polin. Mos ndoshta tani kur e mendon qe ajo ka qene thjeshte nje taktike per t\'u qene ne qender te vemendjes?
Une dhe Poli kishim disa shoke te perbashket qe jashte dhe ne nje fare menyre e njihja Polin ndryshe nga te tjeret, qe nuk e kisha fare idene se kush ishin. Kur jam futur ne \"Big Brother\", Polin dhe Visin i njihja pak nga jashte, dmth njihja shoke e tyre. Dhe kur u futa u afrova me teper me ta sepse ishin dhe nje moshe dhe me ta beja ndonje batute me teper sesa me Shkelqimin apo me Astritin per shembull. Pastaj vajzat e tjera ishin me te terhequra. Pelqimi midis meje dhe Polit ka qene dicka thjeshte shoqerore, jo aq shume sa u dramatizua jashte. Tani qe kemi dale jashte jemi shok.
jeta- Perparues
- Numri i postimeve : 425
Data e rregjistrimit : 09/09/2008
Falenderimet : 2
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Fri Jul 27, 2018 12:20 am nga XHEMI
» SHtepia e marinos ju mirepret !!!
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» Perandoria ,,,e Shkodra Channel And NAQES SHKODRANEe...
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» U rihap shpella luksoze e Ylli-t
Sat Mar 24, 2018 6:04 pm nga ēim ēaku
» shtepia EDA 82..eshte e hapur me miqt
Sat Mar 24, 2018 6:03 pm nga ēim ēaku
» ViLa E <<Goces Tironse>>
Sat Mar 24, 2018 6:02 pm nga ēim ēaku
» welcome in my castel xhoooooooooniiiii
Sat Mar 24, 2018 6:00 pm nga ēim ēaku
» Capital Club<>Tzio
Sat Mar 24, 2018 5:55 pm nga ēim ēaku
» Pershendetje nga Adea
Sat Mar 24, 2018 5:54 pm nga ēim ēaku
» Pallati i Tironcit
Sat Mar 24, 2018 5:53 pm nga ēim ēaku
» Keshtjella e MORENES...
Sat Mar 24, 2018 5:52 pm nga ēim ēaku
» Kasollja e Mona&Takut !!!
Sat Mar 24, 2018 5:50 pm nga ēim ēaku
» Vjen nje moment dhe..!..
Sat Mar 24, 2018 5:31 pm nga ēim ēaku
» Tė flasim pėr festėn e tė dashuruarve,dhuratat dhe mendimet pėr kėtė ditė !
Sat Mar 24, 2018 5:29 pm nga ēim ēaku
» A JENI ZESHKAN/E APO BJOND/E/?
Sat Mar 24, 2018 5:26 pm nga ēim ēaku