♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ismail kadare...

5 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga Morena Tue Dec 22, 2009 6:12 pm

Ismail Kadare lindi nė qytetin e Gjirokastrės. Atje ai kaloi fėmijėrinė dhe kjo la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin "Asim Zeneli". Mė pas kreu studimet e larta nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, pastaj nė Institutin "Gorki" tė Letėrsisė Botėrore nė Moskė. Kėto studime iu ndėrprenė pėr shkak tė krizės politike ndėrmjet Shqipėrisė dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar nė gazetėn "Drita", pastaj drejtoi revistėn "Les letres albanaises". Sė fundi punonte nė profesion tė lirė. I.Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qysh prej viteve '60. Nė fund tė vitit 1990, dy muaj pas rėnies sė shtetit diktatorial, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, por mbajti lidhje mjaft tė shpeshta me Shqipėrinė. Ismail Kadare ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė. Kadare ėshtė shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, shkrimtari qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute. Nė Shqipėrinė e ndodhur nė udhėkryq vepra e Kadaresė ka qenė dhe mbetet njė shpresė apo njė ogur i bardhė pėr tė.
Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 32 gjuhė tė huaja duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar.

POEZIA E KADARESĖ
Poezia e Ismail Kadaresė ėshtė njė prej zhvillimeve mė novatore nė vjershėrimin shqip gjatė njė gjysmė shekulli. Ajo shprehu vendosmėrinė e shkrimtarėve tė brezit tė viteve '60 pėr tė realizzar qėllime estetike tė ndryshme prej paraardhėsve.
Frymėzime dialoshare (1954), Ėndėrrimet (1957), Endėrr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemė e blinduar (1962), Pėrse mendoben kėto male (1964), Shqiponjat fluturojnė lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipėria dhe tri Romat, pėrbėjnė titujt kryesorė tė veprės poetike tė Kadaresė.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, nė periudhėn e parė tė krijimtarisė sė tij, u tėrhoq pas poemės epiko-lirike. Nė prirjen e pėrgjithshme ai nuk u shkėput prej frymės monumentalizuese tė poezisė sė mėparshme, por e kushtėzoi kėtė me tipin e njeriut shqiptar, tė historisė sė tij kombėtare, tė fatit tė tij nėpėr shekuj. Thuajse nė tė gjitha poemat e shkruara nė vitet '60 -'70 ka njė gėrshetim tė mjeteve tė reja tė tė shprehurit me mėnyrėn tradicionale tė tė vėshtruarit tė jetės dhe tė historisė:

Po s'ndėrron ai kurrė
Art i skulpturės
Gėnjeshtrėn mbi mua ka ngrķrė pėrgjithnjė.
I mbėrthyer nė dėshminė e saj tė rremė
Tė vėrtetėn kujtoj dhe qaj pėr tė.
(Laokonti)

Poezia e Kadaresė, ndryshe prej prozės sė tij, ėshtė pėrgjithėsisht e qartė, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse pėrherė optimiste. Ajo, nė kritikėn zyrtare, ėshtė pritur si pasurim problematik i poezisė shqipe, veēanėrisht me temėn e qėndresės shumėshekullore tė popullit shqiptar nė rrugėn e tij tė gjatė tė historisė. Poezia e Kadaresė ėshtė poezi e sfidave tė mėdha shqiptare. Ajo ėshtė e pėrshkuar nga qėndrimi hyjnizues ndaj historisė kombėtare, ndaj lavdisė sė tyre, ndaj tokės sė tė parėve, ndaj gjuhės shqipe.
Qėndresa hyn nė poezinė e Kadaresė qysh prej kohėrave antike, deri nė periudhat mė tė afėrta tė historisė. Veēmas ajo lidhet me "motin e madh", tė epokės sė Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi njė periudhė mė tė hershme se kjo, qė ishte mitizuar mė herėt prej Rilindjes Kombėtare: periudhėn e humanizmit evropian (siē mendon shkenca e historisė, kjo periudhė e gjeti Shqipėrinė nė tė njėjtėn shkallė zhvillimi me anėn tjetėr tė Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe nė njeriun dhe qytetėrimin shqiptar:

Njėzet e katėr luftra bėri,
Njėzet e katėr vdekje theu.
ēka mangut linte ditėn Gjergji,
Plotėsonte natėn Skėnderbeu.
(Portreti i Skėnderbeut)

Pėrgjithėsisht poezia e Kadaresė ėshtė e sunduar prej mitit tė sė shkuarės, evokimit tė lavdisė sė dikurshme. Kadare synon, pėrmes poezisė sė tij, ta ēlirojė njeriun shqiptar prej akuzash qė e kanė ndjekur ndėr shekuj, duke pėrfshirė akuzėn si popull i lindur me instinktin e luftės dhe tė mercenarizmit, binjak me armėn dhe peng i saj:

Dhe kur binin nė prille a nė vjeshtra
Nėpėr brinja tė shtrirė, nėpėr lugje,
Si me zjarre tė vegjėl tė pėtjetshėm
Era loste me xhufkat e kuqe.
(Nisja e shqiptarėve pėr nė luftė)

Poema epiko-lirike shqipe arriti njė nivel tė lartė afirmimi me vepra tė tilla tė I. Kadaresė, si "Pėrse mendohen kėto male" dhe "Shqiponjat fluturojnė lart", pastaj me "Shekulli i 20-tė", "Poemė e blinduar", "Shqipėria dhe tri Romat" e vepra tė tjera.
Poezia e Kadaresė ėshtė e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Nė kėtė cilėsi poezia e Kadaresė tė sjell ndėrmend vjershėrimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet nė mungesėn e ēfarėdo subjekti apo elementi tė subjektit. Poemat e Kadaresė, pėrgjithėsisht poezia e tij, janė art mendimi, pa elemente tė rrėfimit (narracionit). Si tė tilla, si poema mendimi, ato ofrojnė shumėsi leximesh, nė kohė dhe nė miedise tė ndryshme.
Kadare nė problematikėn e poezisė shqipe, krijoi emėrtesėn e "temės sė madhe". dhe jo vetėm kaq, ai e ktheu nė mit atė, duke e bėrė mbizotėruese nė jetėn letrare tė vendit pėr mė shumė se dy dekada. Para sė gjithash poezinė e Ismail Kadaresė e intereson ajo qė shpesh quhet gojėdhėnė kombėtare ose mit i origjinės. Sfidat mė tė rėndėsishme tė historisė sė popullit shqiptar janė stacione tė poezisė sė tij.
Kadare i shkroi disa prej veprave tė tij mė tė rėndėsishme nė vargje tė lira, duke pėrvetėsuar vlera tė rėndėsishme tė vjershėrimit tradicional, prej De Radės deri tek Migieni. Nė fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisė ruse, veēmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresė ėshtė mjaft e ngrohtė, e drejtpėrdrejt, njė bashkėbisedim me tė dashurėn qė pėrgiithėsisht ėshtė larg si vend apo si kohė:

Do shkoj tė ulem pėrmbi pellgjet,
Tė pi nė gjunjė duke rėnė,
Nė grykė e di qė do mė ngelet
I ftohti medaljon i hėnės.

Gjithashtu poezia intime e Kadaresė pėrshkruhet nga malli pėr qytetin e lindjes, pėr njerėzit qė lanė gjurmė nė fėmijėrinė e tij,
pėr atdheun kur ndodhet larg tij, pėr kohėn studentore, vajzat dhe rrugėt e Moskės kur ėshtė nė atdhe, e mbi tė gjitha, pėr vajzėn qė le gjurmė nė shpirtin e tij, por qė pėrgjithėsisht ndodhet larg.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga dajti i modh Tue Dec 22, 2009 7:48 pm

po shkrimtar i madh eshte ..
dajti i modh
dajti i modh
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 01/07/1977
Numri i postimeve Numri i postimeve : 19595
Vendndodhja Vendndodhja : tiron new jork tiron
Hobi Hobi : qyfyre dhe gallate sa ta shtyjme edhe kete nate
Humor Humor : te shtyjme edhe keto 100 vjet qe na kan ngel
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 142

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga capkenja Tue Dec 22, 2009 8:41 pm

Kercenimi

Shtat'qind vjet kam per ti djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete.
Erdh'pas tij i nenti,i dhjeti radhaz.
Sa ngadale ne epos mllefi del...
Shtat'qind vjet kam per ti djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga capkenja Tue Dec 22, 2009 8:42 pm

Mall

Ca pika shiu rane mbi qelq,
per ty une befas ndjeva mall
Jetojme te dy ne nje qytet
Dhe rralle shihemi sa rralle


Dhe mu duk pak e cuditshme
Si erdhe kjo vjeshte, ky mengjes
Qiejte e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes


Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Sec mu kujtua sot per dreq:
' Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane vec"


Ne c'ender kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty ndjeva mall.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga capkenja Tue Dec 22, 2009 8:43 pm

Njė Vajzė

Duke tė puthur, pa tė dashur
Nė shpirt ai ty tė plagoi
Buzėpėrgjakur nga tė kuqtė e tu,
si vrasės tinėz shkoi


Krenar qė ty "tė shtiu nė dorė"
Gjith' shokėve emrin tėnd ua tha.
Pranė gotės sė birrės pėr ty folėn
nė park, tė dielave ata.


Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenė sytė e ty nė net bilbilash
Si sheshi i shkretė, ku posa ndodhi
Njė katastrofė automobilash.


Tani kur shkon Rrugės sė Dibrės
Ata me sy tė ndjekin pas
Pataj me bėrryl i bien shokut
"E sheh filanen? E ka pas..."


Dhe ti ul kokėn shpejton hapin
T'arrish tek shoqja sa mė shpejt
Tė pėrsėrisėsh fjalėt standart:
"Ah, njėlloj janė tė tėrė djemtė"


Tė dyja t'ulura pranė radios
Do ndizni heshtur njė cigare
tek supi i saj, nėn fjalė lajmesh
njė ēast dremitja do tė t'marrė


Dhe do tė tė ēojė tek njė rrugė tjetėr
M'e gjerė, m'e bukur dhe mė e re
Atje nė sfond fabrikash, njerėzit
Nga kembėt s'do tė tė venė re.


Atje ku t'ecėsh midis turmash
Nė njė grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t'i bjerė shokut:

"E sheh filanen? Ishim miq..."
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga capkenja Tue Dec 22, 2009 8:44 pm

E vėrteta pėr Kadarenė : ‘Nobeli’, Akademia Suedeze

E vėrteta e refuzimit tė ‘Nobelit’ pėr Ismail Kadarenė do tė mund tė mėsohet vetėm pas 35 vitesh! Historia e vitit 1994, kur shkrimtari i njohur nuk arriti tė merrte ēmimin prestigjioz nė letėrsi edhe pse ishte kandidat serioz pėr tė, ėshtė mbyllur tashmė nė arkivat e Akademisė dhe nuk do tė dalė prej andej deri sa tė pėrfundojė periudha e ruajtjes sė sekretit. Carola Hermelin, asistente e Komisionit tė Nobelit tė Akademisė Suedeze, deklaroi dje pėr “Gazetėn Shqiptare” se tė gjitha materialet e arkivės lidhur me kandidaturat pėr ēmimin nė letėrsi, pėrfshi kėtu edhe letrat qė mund tė jenė shkruar pro dhe kundėr kandidaturės, janė konfidenciale pėr njė periudhė 50-vjeēare. Hermelin shpjegon se e gjithė kjo ėshtė e pėrfshirė nė rregulloren e akademisė dhe se tė gjitha dokumentet do tė jenė tė vlefshme pėr publikun, por vetėm pas kėsaj kohe. Historia e refuzimit tė ‘Nobelit’ pėr shkrimtarin e njohur u rikthye nė vėmendje pak ditė mė parė, kur vetė Kadare deklaroi se ambasadori shqiptar nė Suedi nė kohėn kur ai ishte kandidat pėr ‘Nobelin’ kishte bėrė fushatė kundėr dhėnies sė ēmimit pėr tė, duke i shkruar njė sėrė letrash Akademisė Suedeze.
Kadare nuk ka pranuar tė nxjerrė emrin e ish-ambasadorit nga goja e tij, ndėrkohė qė tė afėrmit e tij pohuan se ky ėshtė Bardhyl Kokalari, i cili ka qenė ambasador nė Suedi gjatė viteve 1992-1995. Deklarata e shkrimtarit Ismail Kadare ka hapur shumė debate edhe midis shkrimtarėve tė tjerė. Disa thonė se nuk ka qenė Bardhyl Kokalari njeriu qė ka folur kundėr Kadaresė, ndėrsa shkrimtarja Natasha Lako pohon tė kundėrtėn, duke e quajtur veten dėshmitare e kėtij skandali. Ish-ambasadori Bardhyl Kokalari deklaroi pak ditė mė parė pėr “Gazetėn”, se “nuk ka shkruar asnjė letėr kundėr Kadaresė”. “As mė ka shkuar ndėr mend t’i shkruaj letėr Akademisė pėr tė kundėrshtuar nominimin e Kadaresė pėr ēmimin ‘Nobel’. Nė atė kohė unė kam qenė ambasador i Shqipėrisė nė Suedi, ēka do tė thotė kam qenė nė funksion e nė mbrojtje tė shqiptarėve e jo kundėr tyre, e mbi tė gjitha kundėr njė shkrimtari si Kadareja”.

Ndėrkohė, Natasha Lako, shkrimtarja dėshmitare e humbjes sė ēmimit ‘Nobel’ nga Ismail Kadare nė 1994, i ka hedhur poshtė pretendimet e ish-ambasadorit Kokalari, se ai nuk ka ndikuar aspak te Akademia Suedeze pėr t’i hequr ēmimin nga duart Kadaresė. “Ai ėshtė njė mjeran, i mbėshtetur nga shumė tė tjerė”, - tha Lako, nė njė intervistė dhėnė “Gazetės”, duke dėshmuar se ambasadori dhe shumė tė tjerė tė nxitur prej tij i kanė dėrguar letra nė kėtė kohė Akademisė Suedezė pėr tė kundėrshtuar ēmimin ‘Nobel’ pėr shkrimtarin Ismail Kadare.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga Morena Mon Dec 28, 2009 4:25 pm

Vepra e Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 32 gjuhė tė huaja, njė rekord i pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar


Kadare, shkrimtari epokė nė 73-vjetorin e lindjes


Ismail Kadare, njė ndėr shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė letrave shqipe, kanditat i ēmimit Nobel nė letėrsi, lindi mė 28 janar tė vitit 1936 nė Gjirokastėr. Ai ėshtė autor i disa romaneve tė konsideruara si legjendė nė letėrsinė shqipe si, "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", i pėrkthyer tė paktėn nė tetė gjuhė tė botės, "Muzgu i perėndive tė stepės", "Koncert nė fund tė dimrit", por edhe i njė serie poezish, pėrmbledhjesh, novelash.

Kadare ėshtė nderuar me titullin e lartė "Nderi i Kombit", ndėrsa bėn pjesė nė Akademinė Franceze ndėr 12 anėtarė-shok tė huaj tė kėsaj Akademie, apo edhe i Akademisė sė Berlinit. Ai e kaloi fėmijėrinė nė qytetin e gurtė tė Gjirokastrės dhe jeta mitike qė ofron ky qytet duket se la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin "Asim Zeneli". Mė pas, kreu studimet e larta nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, pastaj nė Institutin "Gorki" tė Letėrsisė Botėrore nė Moskė. Kadareja ka punuar nė gazetėn "Drita", e mė pas drejtoi revistėn "Les letres albanaises". Ėshtė fakt, qė Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qysh prej viteve '60. Edhe pse nė fund tė vitit 1990, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, ai mbajti lidhje me Shqipėrinė. Ai ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė, ėshtė shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, shkrimtari qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute. Nė Shqipėrinė e ndodhur nė udhėkryq, vepra e Kadaresė ka qenė dhe mbetet njė shpresė apo njė ogur i bardhė pėr tė. Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale. Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 32 gjuhė tė huaja, duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar. Nė fushėn e prozės, Ismail Kadare ka lėvruar tregimin, novelėn dhe romanin. Prozėn e tij e karakterizojnė pėrgjithėsimet e gjėra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellė i shprehur shpesh me anė tė parabolės, mbi bazėn e asociacionit apo tė analogjive historike. Ideja e romanit "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" (1964) ėshtė shpirti liridashės i popullit shqiptar. Temėn e shpirtit tė pamposhtur tė shqiptarėve nėpėr shekuj autori e trajtoi edhe nė romanin Kėshtjella (1975). Nė romanin "Kronikė nė gur" (1970) Kadare kritikoi psikologjinė provinciale, ndėrkohė qė probleme tė rėndėsishme tė historisė janė trajtuar edhe nė pėrmbledhjet me tregime e novela "Emblema e dikurshme" (1977), "Ura me tri harqe" (1978) dhe Gjakftohtėsia (1980). E veēanta e Ismail Kadaresė shfaqet sidomos nė trajtimin, nga njė kėndvėshtrim i ri, i temės historike dhe nė tingėllimin e mprehtė aktual qė ėshtė i aftė t'i japė asaj. Njė nga krijimet mė tė shquara tė Ismail Kadaresė dhe tė tė gjithė letėrsisė sė re shqiptare ėshtė romani "Dimri i madh" (1977). Veprat mė tė mira tė Ismail Kadaresė janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės dhe janė pritur shumė mirė nga publiku lexues. Por edhe poezia e Ismail Kadaresė ėshtė njė prej zhvillimeve mė novatore nė vjershėrimin shqip gjatė njė gjysmė shekulli. Ajo shprehu vendosmėrinė e shkrimtarėve tė brezit tė viteve '60 pėr tė realizuar qėllime estetike tė ndryshme prej paraardhėsve. "Frymėzime djaloshare" (1954), "Ėndėrrimet" (1957), "Endėrr industriale" (1960), "Shekulli im" (1961), "Poemė e blinduar" (1962), "Pėrse mendohen kėto male" (1964), "Shqiponjat fluturojnė lart" (1966), "Motive me diell" (1968), "Koha" (1976), "Shqipėria dhe tri Romat", pėrbėjnė titujt kryesorė tė veprės poetike tė Kadaresė. Ismail Kadare, nė periudhėn e parė tė krijimtarisė sė tij, u tėrhoq pas poemės epiko-lirike. Nė prirjen e pėrgjithshme ai nuk u shkėput prej frymės monumentalizuese tė poezisė sė mėparshme, por e kushtėzoi kėtė me tipin e njeriut shqiptar, tė historisė sė tij kombėtare, tė fatit tė tij nėpėr shekuj. Thuajse nė tė gjitha poemat e shkruara nė vitet '60 -'70 ka njė gėrshetim tė mjeteve tė reja tė tė shprehurit me mėnyrėn tradicionale tė tė vėshtruarit tė jetės dhe tė historisė. Poezia e Kadaresė, ndryshe prej prozės sė tij, ėshtė pėrgjithėsisht e qartė, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse pėrherė optimiste. Ajo, nė kritikėn zyrtare, ėshtė pritur si pasurim problematik i poezisė shqipe, veēanėrisht me temėn e qėndresės shumėshekullore tė popullit shqiptar nė rrugėn e tij tė gjatė tė historisė. Poezia e tij ėshtė poezi e sfidave tė mėdha shqiptare. Ajo ėshtė e pėrshkuar nga qėndrimi hyjnizues ndaj historisė kombėtare, ndaj lavdisė sė tyre, ndaj tokės sė tė parėve, ndaj gjuhės shqipe. Qėndresa hyn nė poezinė e Kadaresė qysh prej kohėrave antike, deri nė periudhat mė tė afėrta tė historisė. Veēmas ajo lidhet me "motin e madh", tė epokės sė Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi njė periudhė mė tė hershme se kjo, qė ishte mitizuar mė herėt prej Rilindjes Kombėtare: periudhėn e humanizmit evropian (siē mendon shkenca e historisė, kjo periudhė e gjeti Shqipėrinė nė tė njėjtėn shkallė zhvillimi me anėn tjetėr tė Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe nė njeriun dhe qytetėrimin shqiptar. Poema epiko-lirike shqipe arriti njė nivel tė lartė afirmimi me vepra tė tilla tė I. Kadaresė, si "Pėrse mendohen kėto male" dhe "Shqiponjat fluturojnė lart", pastaj me "Shekulli i 20-tė", "Poemė e blinduar", "Shqipėria dhe tri Romat" e vepra tė tjera. Poezia e Kadaresė ėshtė e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Nė kėtė cilėsi poezia e Kadaresė tė sjell ndėrmend vjershėrimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet nė mungesėn e ēfarėdo subjekti apo elementi tė subjektit. Poemat e Kadaresė, pėrgjithėsisht poezia e tij, janė art mendimi, pa elemente tė rrėfimit (narracionit). Si tė tilla, si poema mendimi, ato ofrojnė shumėsi leximesh, nė kohė dhe nė mjedise tė ndryshme.

Gjithashtu poezia intime e Kadaresė pėrshkruhet nga malli pėr qytetin e lindjes, pėr njerėzit qė lanė gjurmė nė fėmijėrinė e tij, pėr atdheun kur ndodhet larg tij, pėr kohėn studentore, vajzat dhe rrugėt e Moskės kur ėshtė nė atdhe, e mbi tė gjitha, pėr vajzėn qė le gjurmė nė shpirtin e tij, por qė pėrgjithėsisht ndodhet larg. Pėrgjithėsisht vepra e Kadaresė ėshtė e sunduar prej mitit tė sė shkuarės, evokimit tė lavdisė sė dikurshme. Kadare synon ta ēlirojė njeriun shqiptar prej akuzash qė e kanė ndjekur ndėr shekuj, duke pėrfshirė akuzėn si popull i lindur me instinktin e luftės dhe tė mercenarizmit, binjak me armėn dhe peng i saj. Raporti midis jetės dhe vdekjes, midis tė gjallėve dhe varreve, midis brezit qė shkoi dhe atij qė vjen, njė nga raportet mė thelbėsore tė qenies njerėzore, pėrbėn njė rregullator tė mbifuqishėm tė gjithė yllėsisė sė veprave tė Kadaresė. Synimi parėsor i ēdo letėrsie serioze qė tė qėndrojė mbi kohėn dhe hapėsirėn zuri vend kryesor qė tek romani "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur".


Vepra tė Kadaresė


Frymėzime djaloshare - 1954

Shekulli im - (1961)

Gjenerali i ushtrisė sė vdekur - roman- 1963

Pėrse mendohen kėto male - 1964

Dasma - 1968

Motive me diell - (1968)

Kėshtjella - roman - 1970

Kronikė nė gur - roman - 1971

Koha (1976)

Dimri i madh - roman - 1977

Ura me tri harqe - 1978

Prilli i thyer - 1980

Gjakftohtėsia - pėrmbledhje novelash - 1980

Koha e shkrimeve - 1986

Koncert nė fund tė dimrit - 1988

Vepra Letrare - 1981-1989

Dosja H - 1990

Piramida - 1992

Shqipėri - 1995

Pallati i ėndrrave - 1996

Dialog me Alain Bosquet - 1996

Spiritus - roman- 1996

Kushėriri i engjėjve - ese- 1997

Poezi - 1997

Kombi shqiptar nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė - ese- 1998

Tri kėngė zie pėr Kosovėn - triptik - 1998

Ikja e shtėrgut - tregim - 1999

Qorrfermani - roman - 1999

Vjedhja e gjumit mbretėror - tregime - 1999

Ra ky mort e u pamė - ditar pėr Kosovėn, artikuj, letra - 2000

Kohė barbare (Nga Shqipėria nė Kosovė) - biseda - 2000

Breznitė e Hankonatėve - 2000

Bisedė pėrmes hekurash - 2000

Elegji pėr Kosovėn - 2000

Lulet e ftohta tė marsit - roman - 2000

Unaza nė kthetra - 2001

Eskili, ky humbės i madh - 2001 (ribotim)

Qyteti pa reklama - roman - 2001

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002

Pasardhėsi - roman - 2004

Identiteti evropian i shqiptarėve - 2006

Hamleti, princi i vėshtirė - Sprovė - 2006


Flora NIKOLLA/ATSH
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga rebel aka unikkatil Mon Dec 28, 2009 4:26 pm

hallall....puc
rebel aka unikkatil
rebel aka unikkatil
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6468
Hobi Hobi : kryetar i te papunve...
Humor Humor : me thase...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 21/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga Morena Mon Dec 28, 2009 4:28 pm

Ismail Kadare: Pse u largova nė vitet ‘90

Shumė shpejt pritet tė publikohet nė Francė romani i parė, "La Ville sans enseignes".

Romancier, poet, gazetar, Ismail Kadare u largua nga Shqipėria komuniste nė fillim tė viteve ‘90 dhe u vendos nė Paris qė mė nė fund tė shkruante nė liri tė plotė. I publikuar nė frėngjisht dhe shqip nga shtėpia botuese "Fayard" dhe pėr shumė kohė i ndaluar nė Shqipėri, librat e tij janė epope e mrekullueshme qė zhyten nė zemėr tė njė identiteti tragjik shqiptar, i ndarė mes Perėndimit dhe Lindjes. Shkrimtar "aristokrat", Kadare i ka grumbulluar nderimet nė Francė: ėshtė anėtar i akademisė sė shkencave morale dhe politike prej vitit 1996 dhe prej pak edhe Kalorės i Legjionit tė Nderit.

Qė prej publikimit nė vitin 1962 tė romanit tuaj tė parė, "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", ju keni nxjerrė mbi 20 romane dhe disa pėrmbledhje me poezi. Nė kėtė sipėrmarrje prodhuese letrare, me raste ju keni bėrė historianin dhe tregimtarin e shqetėsimeve qė ka kaluar vendi juaj qė prej pushtimit osman deri nė ditėt e sotme. A mund tė pėrcaktoheni ju si shkrimtar politik?

Jam njė shkrimtar i gjithanshėm. Shkrimtari politik nuk ekziston, aq mė pak shkrimtari historik apo shkrimtari policor. Tė gjithė janė shkrimtarė. Disa janė tė mirė, tė tjerė tė kė[shhttt].

Juve nuk ju pėlqen qė t‘ju etiketojnė si njė shkrimtar shqiptar apo ballkanik.

Kėto etiketime nuk kanė kuptim. Shkrimtarėt i kapėrcejnė kufijtė e njė shteti, tė njė rajoni, kontinenti, por nuk ėshtė e thėnė qė pėr kėtė shkak tė shkėputen tėrėsisht nga origjina e tyre gjeografike. Sigurisht, romanet e mia shtrihen nė njė realitet tė pėrcaktuar gjeografikisht. Por njėkohėsisht kam trajtuar dhe tema universale. Nuk besoj se kam folur pėr vendin tim mė shumė se ē‘kanė folur Balzaku, Gėte apo Tolstoi.

Si mbėrritėt tek e shkruara?

Pėrmes leximit. Kam lexuar "Makbethin" kur isha 10 vjeē. Ishte njė magjepsje aq e madhe, sa fillova ta kopjoja tė gjithė pjesėn me shkrim dore. Shekspiri ėshtė shkrimtari mė i madh i botės. Ėshtė mė i kompletuari nga tė gjithė, mė vizionar se shkrimtarėt e antikitetit, edhe pse atyre u kam njė borxh tė madh. Vetėm nė moshėn 27-28 vjeēare e zbulova siē duhej literaturėn antike greke. Isha i tronditur nga moderniteti i tragjedive tė Eskilit, tė cilat mė dukej sikur reflektonin shqetėsimet e mia si shkrimtar disident pėrballė njė shteti totalitar nė shekullin XX.

Specialistėt kanė folur gjithashtu edhe pėr ndikimin e letėrsisė franceze tė shekullit XIX nė formėn e romaneve tuaja...

Qė herėt kam lexuar shumė nga Balzaku, Zola, Flobert. E kam "gėlltitur" "Urėn e psherėtimave" ("Le Pont des soupirs") tė Michel ZĆ©vaco. Letėrsia franceze ishte e ndaluar nė ēdo mėnyrė nė Shqipėri, ku prej njė kohe tė gjatė ka ekzistuar njė elitė shumė e rėndėsishme frankofonėsh, ashtu si edhe nė Greqi apo Rumani. Idetė pėrparimtare tė shprehura nga revolucioni francez kanė luajtur njė rol thelbėsor nė zhvillimin e shteteve tė Ballkanit. Nė Shqipėri gjithashtu inteligjenca pėrvetėsoi idetė antimonarkiste qė pėrdori kundėr Perandorisė Osmane. Por komunistėt e ndaluan mėsimin e frėngjishtes nė shkollė dhe e zėvendėsuan me gjuhėn ruse.

Nė fund tė viteve ‘50, studimet pėr letėrsi i ndoqėt fillimisht nė Tiranė e mė pas nė institutin "Gorki" tė Moskės. A ndodhi gjatė qėndrimit nė Moskė qė ju u bėtė i vetėdijshėm pėr prirjet tuaja si shkrimtar?

Kur shkova nė Moskė, e dija tashmė qė isha njė shkrimtar. Kisha publikuar pėrmbledhje me poezi qė patėn njė sukses tė madh. Nė Moskė e kuptova shumė shpejt se nuk dija mė shumė pėr letėrsinė se sa profesorėt e mi. Vizioni im pėr literaturėn ishte shumė mė i thellė dhe mė i drejtė se ai i disa burokratėve tė institutit "Gorki", qė pėrgjatė gjithė ditės shkruanin mbi virtytet e soc-realizmit; gjithė tekstet qė devijonin nga kjo linjė zyrtare, etiketoheshin si "dekadente" dhe tė kalbura. Ishte dėshira pėr t‘iu kundėrvėnė kėtij konformizmi tė ri qė po lindte, ajo qė mė shtyu tė shkruaj romanin tim tė parė, "La Ville sans enseignes", njė roman i populluar nga mashtrues, rrugaēė, prostituta qė shpėrfillnin sėmundjet veneriane. Personazhet kryesorė janė tre studentė shqiptarė, ambiciozė dhe pa skrupuj. Ata falsifikojnė njė dokument historik. Ėshtė njė roman i errėt, nė kundėrshtim me letėrsinė socialiste. Me kthimin tim nė Shqipėri mė 1962, publikova 30 faqe nė njė gazetė. Ekstraktet e publikuara u ndaluan menjėherė. Botuesi im francez do t‘i botojė sė shpejti, ashtu siē i kam shkruar nė 1959-ėn. Nuk i kam ndryshuar asnjė fjalė.

Mohimi i realizmit ėshtė vazhdimisht i pranishėm nė krijimet tuaja. Nė rrėfimet tuaja, kufiri qė ndan racionalen nga irracionalja, realen nga irealja, fillimi mitik, ėshtė shumė i hollė dhe ju e ligjėroni mjeshtėrisht. Pėr kėtė arsye, a mund tė flasim pėr njė "realizėm magjik" sipas mėnyrės latino-amerikane?

Realizmin magjik nuk e kanė shpikur latino-amerikanėt. Ai ka ekzistuar gjithnjė nė letėrsi. Nuk mund ta imagjinojmė asnjėherė literaturėn botėrore pa kėtė dimension ireal. A mund ta shpjegojmė "Komedinė hyjnore" tė Dantes, pėrshkrimet e tij tė ferrit pa aplikuar njė realizėm magjik? Nuk do t‘i gjenim tė njėjtat fenomene as te Fausti, te "TempĆŖte", te "Don Kishoti", te tragjeditė greke ku qielli dhe toka janė gjithnjė tė gėrshetuara. Jam i habitur, i shastisur nga naiviteti i disa akademikėve qė besojnė se realizmi magjik i atribuohet specifikisht shekullit XX!

Njė tjetėr element i pranishėm nė krijimet tuaja ėshtė denoncimi i regjimit totalitar tė Enver Hoxhės (1945-1985). Ju keni denoncuar krimet e tij, ndonjėherė haptas e ndonjėherė pėrmes fabulės e alegorisė. Si ka reaguar regjimi ndaj kritikave tuaja?

Katėr nga librat e mi: "Koncert nė fund tė dimrit", "Pallati i ėndrrave", "Pėrbindėshi", dhe "Qartėsia e hėnės" u urdhėruan tė ndaloheshin. Kjo do tė thotė qė nuk mund t‘i gjeje asgjėkundi, as nė treg dhe as nė kthinat e bibliotekave. Disa tė tjera ishin gjysmė tė ndaluara, gjė qė do tė thotė se nuk flitej kurrė pėr to nė shtyp, sikur tė mos ishin shkruar kurrė. Regjimi kishte gjetur njė metodė shumė tė sofistikuar pėr tė frenuar shkrimtarėt disidentė.

Nė shtator tė 1990-ės ju e braktisėt Shqipėrinė dhe kėrkuat azil politik nė Francė. Nuk ėshtė paksa paradoksale qė ju vendosėt tė largoheshit pas vdekjes sė diktatorit dhe nė momentin kur pasardhėsi i tij premtoi se do tė ēliroheshit nga regjimi?

Sigurisht qė mund ta kisha braktisur Shqipėrinė edhe kur Enver Hoxha ishte gjallė. M‘u dha dy herė rasti gjatė asaj kohe. Por tė largoheshe nė atė kohė nuk do tė kishte shėrbyer pėr gjė. Nė tė kundėrt, nė 1990-ėn, kur kisha vendosur pėrfundimisht tė nisesha, mundėsia e hapjes ndaj demokracisė ekzistonte nė tė vėrtetė. Isha i bindur se vendi kishte nevojė pėr njė goditje qė tė dilte nga bllokadat e fundit. Nisja ime shėrbeu pikėrisht pėr kėtė dobėsim. Plot dy muaj mė pas, studentėt manifestuan nėpėr rrugė. Opozita mori kreun. Nė 1992-shin mundėn tė mbaheshin zgjedhjet e lira nė Shqipėri.

Pse menduat atėherė tė vendoseshit nė Francė?

Sepse ishte vendi qė njihja mė mirė. Librat e mi ishin pritur gjithnjė me shumė ngrohtėsi, edhe pse depėrtuan me vėshtirėsi. Franca gjithnjė ka treguar njė lloj hapjeje ndaj letėrsisė shqiptare. Pėr kėtė ishte e natyrshme qė unė tė vija nė Francė.

Pėrvjetori

Shkrimtari lindi mė 28 janar tė vitit 1936 nė Gjirokastėr

Ismail Kadare, sot 73 vjeē!


Ismail Kadare, pėrfaqėsuesi mė i shquar i letrave shqipe, feston sot ditėn e lindjes. Ai erdhi nė jetė mė 28 janar tė vitit 1936, plot 73 vite mė parė, nė Gjirokastėr. Qyteti i gurtė, ku kaloi fėmijėrinė, la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qysh prej viteve ‘60. Ai ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė. Kadare ėshtė shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, shkrimtari qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute. Nė Shqipėrinė e ndodhur nė udhėkryq, vepra e Kadaresė ka qenė dhe mbetet njė shpresė apo njė ogur i bardhė pėr tė. Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit "Nobel" pėr letėrsinė pėr shumė vite me radhė. Nė muajin dhjetor tė vitit 2008, Presidenti i Republikės, Bamir Topi, propozoi zyrtarisht shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare pėr ēmimin "Nobel" nė letėrsi pėr vitin 2009. Pas njė sėrė konsultimesh me Akademinė e Shkencave shqiptare, me rrethe tė ndryshme intelektualėsh, botuesish, kritikėsh letrarė dhe personaliteteve tė spikatur tė artit e tė kulturės shqiptare dhe tė huaj, kreu i shtetit i dėrgoi njė letėr Akademisė sė Ēmimit Nobel, nė pėrkrahje tė kandidaturės sė shkrimtarit tė madh, Ismail Kadare, pėr marrjen e ēmimit "Nobel" nė letėrsi pėr vitin 2009. Kjo iniciativė nga ana e kreut tė shtetit bėhet nė tė mirė tė njohjes sė mėtejshme dhe rritjes anembanė botės sė imazhit tė Shqipėrisė, kombit shqiptar dhe vlerave tė tij tė rralla artistike, kulturore dhe letrare, tė cilat frymėzuan shkrimtarin Ismail Kadare. Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 32 gjuhė tė huaja, duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar.

Marre prej Gazets Shqip Online
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga rebel aka unikkatil Wed Jan 13, 2010 4:55 pm

Vlore
Kemi brigjet plot me skafe
turist' plot nga gjithe bota
det si yni s'ka Evropa
lum si ne qe na ka Vlora.

Mirdite
Kena pula qe hane gur
kena shkrepa me ba mur
kena pisha me ba drite
lum per na qe rrim' n'Mirdite.

Sarande
Kemi Jonin per tu lare
prane Greqise per pazar
shtepi bosh e me verande
lum si ne per k'te Sarande.

Shkodra
Kena Bunen e Liqenin
kem' Rozafen dhe humorin
kem' gjakmarrjet e shoqnine
s'ka si Shkodra per Shqipnine.

Korca
Kemi fjalet, pastertine
nikoqire e besimtare
arsimdashes e shtegtare
KorcaJone nuk ke te share.

Tirana
Kemi Dajtin edhe Lanen
Parlament , aeroportin
njerez plot ,pluhur e zhurme
o Tiron te duam shume.

Durresi
Kemi portin me te madh
kemi plazhe te pamate
korridorin tete, si dhe autostrade
Durrsi i refugjatve e Teutes me varke.

Gjirokastra
Kemi keshtjellen, shtepite muze
ish- udheheqsin, te madhin Kadare
konsullaten, tregtare me shumice
Gjirokaster guri, kursen pa teprice.

Fieri
Kemi fushat myzeqare
kemi Benz-a kemi pare
bejm' kanabis e duhan
Fieri yne qe je me nam."
rebel aka unikkatil
rebel aka unikkatil
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6468
Hobi Hobi : kryetar i te papunve...
Humor Humor : me thase...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 21/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga Morena Wed Jan 13, 2010 5:03 pm

Ti qave



Ti qave dhe me the me zė te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.


Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.


Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.


Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga dajti i modh Wed Jan 13, 2010 5:06 pm

keto jane perla te poezis morena.. BRAVO
dajti i modh
dajti i modh
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 01/07/1977
Numri i postimeve Numri i postimeve : 19595
Vendndodhja Vendndodhja : tiron new jork tiron
Hobi Hobi : qyfyre dhe gallate sa ta shtyjme edhe kete nate
Humor Humor : te shtyjme edhe keto 100 vjet qe na kan ngel
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 142

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga rebel aka unikkatil Wed Jan 13, 2010 5:16 pm

Malli i Shqiperise
Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.
Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne
Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.
Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.
rebel aka unikkatil
rebel aka unikkatil
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6468
Hobi Hobi : kryetar i te papunve...
Humor Humor : me thase...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 21/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga Tironcja_omel Fri Dec 24, 2010 7:01 pm

TI QAVE

Ti qave dhe mė the me zė tė ulėt
Se unė tė trajtoja si prostitutė.
Athere lotėve tė tu s'ua vura veshin
Tė desha, pa e ditur se tė desha.
Veē njė mėngjes tė beftė kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazėt m'u duk,
Athere kuptova ē'kisha humbur,
Ē'kisha fituar kuptova gjithashtu.
Mė rrezėllinte si smerald mėrzija,
Dhe lumturia ngrysej si njė muzg me re...
Nuk dija kė tė zgjidhja nga tė dyja
Sepse secila m'e bukur se tjetra qč.
Se ish i tillė ky koleksion bizhush
Qė dritė e terr lėshonte njėkohėsisht,
Qė njėqindfish etjen pėr jetėn shtonte,
Por dhe qė vdekjen ndillte njėqindfish.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga Tironcja_omel Fri Dec 24, 2010 7:02 pm

Kristal

Ka kohė qė s'shihemi dhe ndjej
si tė harroj une dalėngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokėt dhe gjithēka.


Tani kėrkoj poshtė e lartė
njė vend ku ty tė tė lėshoj
nje strofė a notė, a njė brilant
ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.


Nė s'tė pranoftė asnjė varr
asnjė mermer, a morg kristal
mos duhet vallė prapė tė tė mbart
gjysėm tė vdekur, gjysėm tė gjallė.


Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh
do gjej njė fushė a njė lulnajė
ku butėsisht porsi polen
gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndajė.


Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
dhe tė tė puth tė ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga Tironcja_omel Wed Jan 05, 2011 6:21 pm

Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.

C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?

Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

Nga "Perse mendohen keto male"



Koha e pamjaftueshme

S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.

Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq kete barre?
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s'mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s'e le kurrsesi.

I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t'ju bej te gjitheve e do ik.

Pranvere 1990
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga Tironcja_omel Fri Jun 28, 2013 5:34 pm

Ismail Kadare - Edhe Kur Kujtesa

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatės
Vetėm nė stacionet kryesore do tė ndalojė,
Une ty s'do tė harroj.

Do tė kujtoj
Mbrėmjen e heshtur, tė pafund tė syve tė tu,
Dėnesėn e mbytur, rrėzuar mbi supin tim
Si njė dėborė e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjė e jashtėzakonshme,
Veē ndonjė nate
Gishtat e dikujt do tė mpleksen nė flokėt e tu
Me tė largėtit gishtat e mi, me kilometra tė gjatė...
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare... - Faqe 3 Empty Re: ismail kadare...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi