♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail Kadare: Letersia e sotme nuk po shteron

Shko poshtė

Ismail Kadare: Letersia e sotme nuk po shteron Empty Ismail Kadare: Letersia e sotme nuk po shteron

Mesazh nga Tetovarja Thu Nov 20, 2008 10:09 am

Autografe tė shumtė. Shkėmbime fjalėsh, buzėqeshjesh dhe njė shtrėngim duarsh me shkrimtarin Ismail Kadare. Prania e tij nė stendėn e “Onufrit” ka qenė rasti qė shumė adhurues ta takojnė nga afėr. Kadare ka nėnshkruar jo vetėm romanin e tij mė tė fundit “Darka e gabuar”, por edhe vėllime tė kolanės sė veprės sė tij tė plotė. Ndėrsa Kadare ka thėnė disa fjalė pėr botimin e fundit, letėrsinė dhe realitetin sot. Lexuesi ka marrė nė duar romanin tuaj tė fundit. I jeni rikthyer njė ngjarje reale nė Gjirokastrėn e para shumė viteve… Ėshtė mė tepėr se njė roman. Ėshtė njė histori e vėrtetė, njė darkė e dėgjuar, e menduar, stėrmenduar, e gjykuar dhe e diskutuar pėr njė kohė tepėr tė gjatė. Ka brenda njė enigmė tė pa zbėrthyer. Por nuk mbetet vetėm nė njė histori tė thjeshtė. Ka diēka universale. Ju flisni edhe me emra konkretė. I pėrqaseni historikisht kėsaj ngjarjeje? Po, ka disa personazhe realė, emra konkretė, emra familjesh. Dashje pa dashje ka edhe njė prekje nė histori. Kjo darkė nuk ėshtė njė marrėveshje, por prek disa probleme qė vazhdojnė tė diskutohen edhe sot. Kishte kohė qė ju ngacmonte kjo ngjarje? Nganjėherė po. Botimi i librit nė kėtė kohė, ka njė qėllim apo lidhje me ndonjė rrethanė tė caktuar? Jo, nuk pati rrethana tė veēanta qė tė mė kushtėzonin. Ishin rrethanat letrare, ato qė kanė tė bėjnė me njė ligj artistik qė e sollėn nė kėtė kohė. “Darka e gabuar” ėshtė shkruar mes Durrėsit e Luganos nė Francė. Si ka qenė ky proces krijues? Ka qėlluar qė unė ta shkruaj nė kėto vende. Ndonjėherė autorėt i shėnojnė vendet, ndonjėherė edhe jo. Unė, jo gjithmonė i kam shėnuar. Ndoshta diēka tregon. Pėr subjektin tuaj mė tė fundit jeni kthyer shumė vite pas. A ka nė vitet pas ‘90-ės tema qė do tė ngacmonin shkrimtarėt? Gjithmonė. Nuk ka ndodhur ndonjė ndryshim nė tema, nė kohė apo atmosfera. Letėrsia i zgjat duart kudo. Mund tė shkojė 1000 vjet para, por edhe 1000 vjet nė tė ardhmen. Ju do tė zgjidhni njė subjekt nga kėto vite? Nė mendje e kam. Besoj se po. A ka njė shterje nė letėrsinė e sotme? Po ta krahasojmė me atė tė realizmit socialist? Nuk mendoj se ka shterje. Letėrsia po zhvillohet me ritme normale, me anėn e mirė dhe tė keqe tė saj. As nuk mund tė ankohemi dhe as nuk mund tė ngazėllehemi. Letėrsia e mėparshme ėshtė zhvilluar nė njė periudhė tė gjatė. Duhet tė kalojė njė farė kohe pėr ta gjykuar. Po shkruani shumė kėto kohė. Ndjeheni i mbushur? Unė nuk e pėrdor fjalėn i “mbushur apo i plotė” pėr tė pėrshkruar kėtė gjendje, por jam dakord. Padyshim ėshtė njė kėnaqėsi. Libri juaj “Aksidenti” mė sė pari ėshtė botuar nė frėngjisht pa ardhur nė shqip. Pse kjo zgjedhje? Nuk ka ndonjė arsye, thjesht qėlloi qė tė botohej nė Francė. Nesėr (sot) udhėtoni drejt Gjirokastrės. Ēfarė ndjeni sa herė qė ktheheni atje? Kam shkuar rrallė, kėshtu qė nuk kam ndonjė tė drejtė tė flas shumė pėr kėtė gjė. Kam disa vite pa shkuar dhe do tė udhėtoj pėr atje. Sapo keni pėrfunduar njė tur takimesh me publikun gjerman. Shumė autografe, diskutime, kureshtje… Ēfarė gjendje i krijojnė kėto shkrimtarit? Ndjehet siē duhet tė ndjehet normalisht njė shkrimtar. Ai ka nevojė tė ketė pėrkitje me lexuesin. Ėshtė njė lumturi qė njihet me tė, por edhe njė mėrzi kur nuk shkon si duhet. Sa kohė po i kushtonit librit mė tė fundit qė keni nė dorė? Kjo varet nga libri. Zakonisht nuk shkruaj as shumė shpejt, as shumė ngadalė. Nuk jam si ata qė shkruajnė njė faqe nė ditė, por jo dhe nga ata qė shkruajnė 10 faqe. Njė botim luksoz do tė pėrmbledhė gjithė veprėn tuaj tė shkruar deri mė sot. E ndjetė tė nevojshme? Ėshtė njė dėshirė natyrale e shkrimtarit qė tė mos e ketė veprėn e tij tė keqpėrdorur nga botimet e shumta, ta ketė tė pėrmbledhur dhe kėtė proces ta realizojė vetė e jo tė mbetet nė dorė tė tė tjerėve. Disa shkrimtarė e kanė kėtė mundėsi, disa jo. Unė kam pasur fatin qė mė ėshtė dhėnė kjo mundėsi dhe e kam bėrė. Ju ngacmon realiteti qė jetojmė sot? Ndoshta, nuk jam i sigurt.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi