♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga ditari i njė marsiani !

Shko poshtė

Nga ditari i njė marsiani ! Empty Nga ditari i njė marsiani !

Mesazh nga capkenja Tue Dec 15, 2009 10:12 am

Artikullin e sotėm ia dedikoj njė planeti tė vogėl e simpatik, tė quajtur, Tokė.

Virusi qė injektuam nė kėtė planet, sot, pas afro 6 miliard vjetėsh, ka evoluar duke shfaqur forma tė ēuditshme dhe tė rrezikshme, komike edhe tragjike. Ai ka shfaqur njė formė dominale tė tij, e cila sot dominon mbi format e tjera virale, por gjithashtu mbi habitatin e vet. Ky virus, tė cilit i dedikoj artikullin e sotėm, vetėquhet njeri.

Ai komunikon, merret me sport, art, kulturė, shkencė e teknologji, por ajo qė do doja tė trajtoja, ėshtė bota e tij e brendshme, reaksionet e ēuditshme, qė ai pėrjeton.
Virusi vjen si rezultat i bashkėveprimit tė dy viruseve tė gjinive tė ndryshme. Ndryshe nga format e tjera virale tė gjalla, ky virus ka bazuar pjesėn thelbėsore tė ekzistencės sė tij, tek proēesi natyral i riprodhimit. Ndryshe nga format e tjera, kėtė proēes nuk e kryen vetėm pėr riprodhim. Aq shumė janė afeksionuar pas kėsaj detyre tė thjeshtė biologjike, sa prej saj dhe pėr tė sėmuren, vuajnė, vriten, krijojnė poezi ...apo edhe dashurojnė.

Pavarėsisht se tė gjithė lindin dhe vdesin poligamė, ata kanė krijuar njė organizim tė ri shoqėror, bėrthamė e vetė shoqėrisė, e cila quhet familje, tė pėrbėrė nga dy partnerė dhe krijesat e tyre.
Padyshim qė kjo specie ėshtė specia mė hipokrite e gjithė universit, jo mė kot fjalori enciklopedik universal i tė gjithė botėve, fjalėn hipokrit e quan sinonim tė species humane.

Pse hipokritė ?

Njerėzit e quajnė familjen tė shenjtė dhe njėkohėsisht dhunojnė, shkelin, pėrbuzin, pėrdorin apo vrasin fėmijė tė familjeve tė tyre, duke shkatėrruar familjet e shenjta tė njėri tjetrit, kėto familje qė janė baza e shoqėrisė sė tyre. Njėzėri shprehen se e duan familjen e tyre, e ndėrkohė krijojnė familje tjetėr. Ditėn bėjnė zhurmė dhe natėn zhurmues. Pendohen kur bėjnė gjėrat qė pėlqejnė. Pėrherė ajo qė duhet bėrė, nuk ėshtė e njėjta me atė qė duan tė bėjnė.
Qeshin me lotėt e dhimbjet e njėri-tjetrit, vuajnė nga suksesi i tė tjerėve. Luftojnė pambarimisht pėr tė qenė njėsoj, por janė tė lumtur qė janė kaq ndryshe. Endėrrojnė tė prishin ėndrra.

* Ofendojnė njėri-tjetrin me fjalė si"derr", por derri nuk mund tė jetė kurrė aq i ndyrė.
* Shahen mes tyre me fjalė si "gomar",, por gomari nuk mund tė jetė kurrė aq budalla.
* Ironizojnė njėri-tjetrin me fjalė si:" majmun", por nga ana tjetėr refuzojnė tė quhen kafshė.


Janė komikė. Pandehin se qėnie jashtėtokėsore, me anije kozmike tė mbushura me drita, si tė festės sė tyre tė Vitit tė Ri, i vizitojnė e monitorojnė gjatė gjithė kohės e kėshtu qindra e mijėra konspiracione tė ndryshme...

Respektojnė tė vjetrit, tė vjetrėn e ēuditėrisht vrasin tė renė. Koncepti i punės tek ta ėshtė ndėrtuar nė formė piramide, ku ata qė qėndrojnė mė poshtė dhe qė punojnė mė tepėr, fitojnė mė pak. Rriten shpejt, por piqen ngadalė.
Ajo qė mė shqetėson seriozisht tek virusi dominant human, ėshtė ndalja e proēesit tė tyre evolutiv. Duke mbajtur tė gjallė e duke u pėrkujdesur pėr tė sėmurėt, tė gjymtuarit, tė dobtit e tė pafuqishmit, po eleminojnė nė mėnyrėn mė tė ndyrė konkurentėt mė tė fortė dhe mė cilėsorė.

Jetojnė, pothuajse tė ndarė pėr sė gjalli, duke e menduar tė lodhshme njė pėrjetėsi bashkė.

Tė nderuar qėnie tė tė gjithė Universit. Frika jonė e pėrbashkėt, se ky virus mund tė fuqizohej sa tė gllabėronte planetet njė e nga njė, ishte false.

Raca humane jo vetėm qė nuk pėrbėn njė rrezik, por ajo vetė ėshtė nė rrezik !

Vitit 6.754.982.363 P.B.B 1 ( Pas Bing-Bangut tė parė) Gazeta Univers !

Shkroi dhe pėrgatiti: Stop Injorancės


Nga ditari i njė marsiani ! 5246d1260783294-nga-ditari-i-nje-marsiani-16264_372038895353_135633570353_10279185_5624818_n
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi