♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kodi i fshehtė i pėrkrenares sė Skėnderbeut permalink

Shko poshtė

Kodi i fshehtė i pėrkrenares sė Skėnderbeut permalink Empty Kodi i fshehtė i pėrkrenares sė Skėnderbeut permalink

Mesazh nga Barbi Mon Jul 13, 2009 1:51 pm

Okultizmi si vizion alternativ shpjegon gjuhėn simbolike tė pėkrenares

Kastriotėt, midis lindjes dhe perėndimit, mbanin stemėn e shqipes me dy kokė por e veēanta ėshtė se Skėnderbeu mbajti veē saj, si personale, pėrkrenaren e famshme tė tij. Ēfarė do tė thotė ai me ato dy brirėt e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe pėrse fisnikė tė tjerė shqiptarė pas tij ose njėkohėsisht me tė nuk e mbanin atė simbol? Mos ndoshta duheshin merita tė caktuara pėr tė mbajtur njė pėrkrenare me tė tilla simbole? Pėrse kjo pėrkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt nė muzeun e Vienės?
Pėrkrenarja e Skėnderbeut ėshtė bėrė tani pjesė e pandashme e heroit, aq organike sa nuk ka figurė historike qė mund tė krahasohet. Ajo merrr vlera studimore edhe pėr shkak tė varfėrisė sė relikeve qė e shoqėrojnė figurėn e Gjergj Kastriotit. Sot ne kemi mundėsi tė reflektijmė ndryshe pėr tė gjithė kulturėn zyrtare shqipėtare ku historizimi i vlerave esenciale tė personaliteteve dhe tė gjuhės sonė ėshtė shpesh njė arritje antikombėtare e bėrė nga mjerimi ideollogjik i profesorėve rrogtarė. Rakitizmi kultural i historianėve zyrtarė sot nė tė gjithė botėn ėshtė pengesė pėr zgjidhjen e shumė enigmave tė sė kaluarės. Antikja dhe e vjetra po bėhen mė enigmatike se kurrė nga kultura alternative qė po trondit dogmat e katedrave universitare me materiale tė mbajtur sekret mė parė.
Tė mos mjaftohemi kurrė me aq sa dimė pėr tė shkuarėn e pėr mė tepėr pėr figurat mitike si Skėnderbeu. Madhėshtia e tyre, pėrfshin plane tė dukshme e tė padukshme, nganjėherė misterioze sepse pemėt madhėshtore i largojnė rrėnjėt dhe i fshehin aq larg sa mendėsia e njė lulelakre nuk mund t’i imagjinojė. Nuk ėshtė meritė e jona asnjė zbulim i ri mbi Skėnderbeun, por e dritės qė ai ka rrezatuar e vazhdon tė rrezatojė pėr tė plotėsuar madhėshtinė e tij tė pa kuptuar plotėsisht edhe shpesh tė pėrfolur nga plebejt e historisė. Historianėt qė kanė kontribuar deri tani nė njohjen dhe modelimin e figurės sė Skėnderbeut vijnė nga fusha tė ndryshme por me bazė tė njėjtė, qė ėshtė rikrijimi nėpėrmjet fakteve i njė realiteti sa mė konkret informativ mbi tė. Pra, ata mund ta rikrijojnė realitetin mbi Skėnderbeut pėr aq sa kuptojnė pėr reale, pėr aq sa ne dimė pėr kėtė botė ku jetojmė. Historiani profesionist kėrkon tė hetojė tė shkuarėn me mendjen e tij tė pėrshpejtuar moderne, pa kuptuar se historinė e kanė krijuar njerėz mbi nivelin mendor tė tij. Historinė nuk e kanė bėrė studiuesit e historisė, por ato qė zotėronin mistere dhe tė vėrteta qė nuk mund ti pėrballojė dot historiani. Kėtu do tė pėrmendim faktin qė pikėrisht pėr historinė ato nuk preokupoheshin fare duke e konsideruar si fushė ku nuk mund tė transmetohen mesazhe tė dobishme. Misteri ishte dija e tyre e pėrcjellur nė kode pikėrisht qė kureshtarė si profesorėt e sotėm tė mos e profanizonin e ta deformonin. Sekreti ishte mėnyra e tyre pėr komunikim sepse pėr tė kuptuar tė vėrtetėn kozmike duhet njė pėrgatitje gati mbi njerėzore. Mjafton tė mendojmė se sot nė erėn e informacionit, opinioni publik di shumė pak pėr mekanizmat e vėrtetė qė lėvizin botėn e sotme pėr mos thėnė qė ka mekanizma tė krijuar me qėllim qė ta devijojnė e ta gėnjejnė atė. Sa zhgėnjyese ėshtė ideja se ajo qė manifestohet, ėshtė e vėrtetė aq mė tepėr kur flitet pėr tė vėrteta historike. Historisė i mbetet vetėm pluhuri i ngjarjeve, hiri i asaj qė ishte dhe t’i besosh ose tė mjaftohesh me historinė zyrtare, pozitiviste, do tė thotė ta marrėsh hirin pėr dru tė padjegur. Sa e mjeruar duket arroganca e historianit materialist shqiptar qė transformon misterin e jetės nė fakt historik tė pėrshtatshėm pėr teoritė e tij ideologjike.
__________________
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi