♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kavafis, Kodi 154.

Shko poshtė

Kavafis, Kodi 154. Empty Kavafis, Kodi 154.

Mesazh nga Morena Tue Mar 15, 2011 4:42 pm

Aristotel Spiro e mbajti pėr njėzet vjet nė dorė veprėn e
plotė poetike tė Kostandin Kavafit. Jo pak pėrkthyes po e sillnin nė
shqipe prej mėnge e pothuaj asnjė nuk e futi nė prag. Pėrkthimi i Spiros
pretendon tė korrigjojė variantet e mėparshme
Prej
vitit 1985 e deri mė sot, poeti grek i Aleksandrisė Konstandin Kavafis
(Constantine Cavafy, 1863-1933) ėshtė kapur prej mėnge dhe ėshtė sjellė
nė shqip nė disa versione. Kapėrcimin e pragut me veprėn e plotė poetike
e bėri Aristotel Spiro (Botimet Pegi, 2010). Kemi prej tij pėrkthimin e
vėllimit me 154 poezi, qė pėrbėn Kodin poetik tė Kavafit, i botuar
postum nė Aleksandri, dhe pėr herė tė parė nė Greqi mė 1948.Spiro
ka bėrė pėrkthimin nga origjinali greqisht, shkruar parathėnien,
pajisur me shėnime dhe komentuar kėtė vėllim pėr tė cilin ishte kandidat
pėr Ēmimin "Fan Noli" mbi pėrkthimin, nė edicionin e fundit tė Ēmimeve
Kombėtare tė Letėrsisė qė jepen nga Ministria TKRS-sė.Me Kavafin
ėshtė provuar pėrkthimi nga greqishtja, nga gjuhė tė dyta e tė treta,
nga autorė si Kadare, Rudolf Marku, pėrkthyes si Perikli Jorgoni e
Llambro Ruci, apo nga Luan Zyka. Ndonjė variant tjetėr pėrkthimi ėshtė
nė ardhje.E njohur relativisht vonė, nė mesin e shekullit tė
kaluar, poezia e Kavafit ruan pasuri pėr lexues tė ardhshėm, qė ndoshta
nuk janė lindur ende. Nga kjo pasuri, pėrkthimi i Aristotel Spiros ka
nxjerrė tė papritura qė Kafavi i lejon dhe shqipja e vjetėr e Buzukut,
Matrėngės, Bardhit, Bogdanit dhe me konsulencėn e prof. dr. Anila
Omarit, i pėrmbush.Botimi i veprės sė plotė poetike tė Kavafit nga origjinali greqisht, ēfarė rregullash i pėrmbahet?Ėshtė
botim i veprės sė plotė qė ka pranuar Kavafi. Veē kėtyre janė edhe disa
poezi qė ai nuk arriti t'i botonte dhe njė pjesė qė i mohoi. Shumė
shtėpi botuese kanė botuar pjesė nga kjo krijimtari.Me ēfarė pretendimesh ka tė bėjė kjo pjesė e mohuar?I
mohoi sepse besonte se nuk e pėrfaqėsojnė besimin qė ai kishte pėr
poezinė. I takojnė njė periudhe romantike, ndėrsa poezitė qė ka pranuar,
154 gjithsej, janė hapi i parė i madh drejt realizmit nė poezinė greke,
megjithėse Kavafi e zhvilloi gjithė aktivitetin e tij poetik e letrar
jashtė Greqisė, sepse quhet poet i diasporės dhe nuk ėshtė se ka jetuar
nė Greqi. Ky detaj i jetės sė tij i ka dhėnė atij mundėsinė qė tė
shprehet nė njė kontekst mė tė gjerė universal, pra ėshtė njė poet grek i
pėrmasave ndėrkombėtare.Ka disa pėrkthime dhe botime tė poetit nė gjuhėn shqipe.
Tregon
qė ka njė interes, qė lexuesi shqiptar ėshtė njė lexues i kualifikuar,
gjithmonė kėrkon, dhe ky pėrkthim pretendon tė ketė njė karakter
korrigjues ndaj pėrkthimeve tė mėparshme.Deri ku kanė arritur gabimet?E
vėrteta ėshtė qė kėto pėrkthime i kam kryer para njėzet vjetėsh. Pra
para pėrkthimeve qė kanė qarkulluar deri mė tani. Doja tė shkėputesha
nga ajo ndjesi subjektive qė ka ēdo njeri qė pėrkthen dhe krijon.Nė fund tė viteve '80, poeti prezantohej shqip me pak poezi tė pėrkthyera nga Ismail Kadare.Kishte
dalė atėherė njė antologji e poezisė greke dhe poezitė e tij tė
pėrkthyera nga Ismail Kadare dhe njė nga Llabro Ruci, "Qyteti". Kadare
ishte njė autoritet qė vepronte me fuqinė e talentit tė vet tė
padiskutueshėm, por nuk besoj se ishte i pacensuruar edhe ai. Po tė
shikoni te pėrkthimi i "Itakės", ka njė varg i cili nuk ekziston nė
origjinal. Ekzistonte rreziku i keqinterpretimit tė Kavafit nga populli.Ēfarė ka ndodhur me kėtė poezi?I
ėshtė shtuar njė varg, fundi: "do tė kuptosh se ē'do tė thotė Itaka/ do
tė kuptosh se ē'ėshtė atdheu". Pra ėshtė manipuluar njė pėrkthim.
Gjithė konteksti i kėsaj poezie ėshtė qė nuk ka rėndėsi destinacioni,
nuk ka rėndėsi tė vesh tek atdheu siē u mundua ta orientonte censura e
kohės. Por ka rėndėsi tė mėsosh nga jeta filozofinė e saj, ka rėndėsi
udhėtimi jo destinacioni. Kurse pėr censurėn ka rėndėsi atdheu.Nė njė sistem tė mbyllur kjo ishte heretike, tė shikoje nė njė drejtim qė nuk ishte atdheu. Ishte viti 1985.Unė kisha rėnė nė kontakt me poezinė nė origjinal tė Kavafit nė kohėn e ndryshimeve tė mėdha shoqėrore, demokratike nė Shqipėri.Kam
qenė pjesėmarrės dhe tė lexuarit e poezive tė Kavafit sikur krijonte
klimėn e pėrshtatshme pėr t'i parė gjėrat me sy tjetėr. Ka disa mesazhe
tė cilat janė tė gjithkohshme dhe tė bėn qė ta shohėsh realitetin me njė
abstraksion qė nuk mund ta shohėsh as duke lexuar njė tekst politik apo
social. Ėshtė mėnyra e vetme qė ka Kavafi pėr tė parė botėn.Ėshtė
e vėshtirė pėr ta pėrcjell me fjalė leximin mes rreshtash qė ai i bėn
historisė dhe sintezat qė nxjerr prej andej si njė bashkėkohės i sotėm.Ky poet ka jetuar nė fund tė shek. XIX - fillimi i shek XX; ka qėndruar nė Aleksandri, studioi nė Angli; njohės i disa gjuhėve.Edhe
historinė e Greqisė edhe botėn, e shikonte nga pozitat e njė kundruesi
objektiv. Kishte largėsinė gjeografike dhe kohore pėr t'i parė kėshtu
gjėrat. Ishte nėpunės, kishte njė rrogė dhe kohėn tjetėr tė jetės ia
kushtonte letėrsisė dhe vetes. Kishte njė dėshirė tė vjetėr pėr tė qenė
historian. Nuk i mjaftoi jeta qė jetoi dhe pėr kėtė shfrytėzoi poezinė.Nga
ky cikėl i poezive me motive homerike, nga mitet greke apo historia e
Romės, cikėl i Kavafit racional, kujtojmė "Kuajt e Akilit", "Varrimi i
Sarpedonit, "Ndėrprerje", "Termopilet", "Duke pritur barabarėt", "Idet e
Marsit"...Kavafi shikon tė gjejė personazhe tė njohur historikė,
por duke kapur anėn e tyre njerėzore, zakonisht dobėsitė e tyre.
Njėkohėsisht trillon personazhe pėr periudha qė nuk i ka jetuar, duke
dhėnė thelbin e mesazheve qė duhet tė lexojmė te historia. Ai nuk
interesohet pėr historinė nė vetvete por pėr tė tashmen.Ėshtė ajo
qė e shqetėson, e tashmja dhe e ardhmja. Historia ėshtė njė fakt qė ka
kaluar dhe mund tė ketė disa interpretime dhe kėto mund tė ndikojnė nė
tė tashmen dhe nė tė ardhmen. Kavafi e pėrdor poezinė pėr tė
interpretuar historinė.Ai shfaqet depresiv kur flet pėr
pėrditshmėrinė nė poezitė "Monotoni", "Mbarim", "Sa mund", "Nė po atė
vend", "Dritaret". Nga kjo e fundit citojmė: "Ndėr kėto dhoma tė errėta,
ku kaloj/ ditė tė rėnda, endem rretheqark/ pėr tė gjetur dritaret./...
drita ka pėr tė qenė njė tirani e re".Kjo ka tė bėjė edhe mė
jetėn e tij. Mund tė ketė shumė interpretime: njeriu ka faza nė jetėn e
vet, ngjarje qė duhet tė pėrballojė; shoqėria ka disa momente historike
ose jo historike; njė njeri qoftė i thjesht, qoftė udhėheqės ka pėr tė
gjetur te Kavafi njė poezi pėr gjendjen nė tė cilėn kalon.Por
mund tė interpretohej si kundėrvėnie e sė resė me tė vjetrėn dhe kuptimi
i dyfishtė i progresit. Progresi ka anėn e vet tė dobėt, sepse duke
qenė njė hap drejt lirisė, ekziston gjithmonė rreziku i shpėrdorimit dhe
manipulimit tė kėsaj lirie.Vetė Kavafi ishte nė njė pozicion tė tillė qė i imponohej ai lloj vėshtrimi i jetės.
Ai kishte edhe njė veti qė shoqėria mund tė mos e pranonte lehtė. Ishte homoseksual.Ju ē'mendoni pėr kėtė grup erotik tė poezisė sė tij, krahas asaj filozofike dhe historike?Ato
janė disa nga poezitė mė tė mira. Tė gjithė ata qė i referohen poezive
tė dashurisė, duhet tė abstragojnė nga vetia biologjike dhe psikologjike
e Kavafit dhe t'i shikojnė si krijime letrare.Ai pėrdori tė
gjitha mundėsitė qė kishte greqishtja pėr ta shenjtėruar kėtė ndjesi tė
tij. Nė disa poezi shikojmė disa forma bizantine tė paraqitjes sė
dashurisė. Kjo ėshtė diēka qė nuk vėrehet nė ndonjė autor tjetėr
botėror.Duket sikur lexon njė tekst liturgjik.
Po, i njėjti
varg ndahet nė dy pjesė dhe pamja vizuale tė krijon atė pėrshtypjen e
njė teksti liturgjik. Mirėpo ėshtė njė poezi erotike e atij erotizmi tė
sėmurė, siē e quan vetė Kafavi. Ai ėshtė i ndėrgjegjshėm kur u kėndon
atyre ambjenteve dhe thotė: ky ėshtė njeriu nė fund tė fundit. Njeriu me
anėt e tij tė mira dhe tė dobėta. Dhe besoj se ana e vėrtetė e njeriut
ėshtė ajo ana e dobėt qė ai pėrshkruan.Bėri jetė tė vetmuar dhe pati vetėm njė partnerė tė cilit i la edhe trashėgiminė poetike.
Kundėrshtimet dhe rezervat pėr Kavafin janė tė natyrės subjektive dhe kanė tė bėjnė edhe me kėtė fakt tė jetės sė tij.Shpesh ai mundohet ta mbulojė kėtė fakt nė poezi.
As
poezia greke nuk ishte mėsuar me kėtė mėnyrė tė shprehuri. Tė kaloje
nga romantizmi dhe realizėm, nuk ishte aq e lehtė pėr Greqinė. Por koha
tregoi qė Kavafi kishte ndjesinė se ajo formė poetike tė shprehuri
kishte tė ardhme.Pėrdorimin e disa formave tė shqipes sė vjetėr nė ēfarė rastesh e keni shfrytėzuar?Gjuha
e Kavafit ėshtė e vėshtirė sepse ka elemente tė disa formave gjuhėsore.
Ka elemente tė greqishtes dialektore tė cilat njė pėrkthyes duhet t'i
ketė parasysh. Aty ka elemente tė greqishtes sė Stambollit,
Aleksandrisė, greqishtes sė pėrbashkėt, tė asaj greqishteje qė flitej nė
fund tė shek. XIX e fillimi i shek XX. Ka disa pjesė nga greqishtja e
vjetėr dhe greqishtja bizantine. Krijohen disa raporte gjuhėsore
teksture qė japin ndjesi origjinale kur i lexon.Pėrveē saktėsisė
sė kuptimit duhet t'i pėrcjellėsh lexuesit tė gjuhės sė huaj edhe ato
ndjesi qė i krijon Kavafi lexuesit grek nė origjinal. Kjo nuk arrihet
asnjėherė sepse kalojmė nė sistem gjuhėsore tė ndryshme. Atė ndjesi jam
pėrpjekur ta arrij duke rikrijuar disa forma tė vjetra shqipes.Pėr
shembull nė poezinė "Eja, o mbėret i Lakedemonėvet", fjala mbėret, apo
mbiemri, qė nuk pėrdoret sot, ngjan sikur ėshtė gjetur nė shqip njė
tekst i tillė nė njė shqipe mė tė hershme. Dhe ka disa tė tilla....Nuk
lexohet menjėherė Kavafi, duhet vazhdimisht.Na thoni dy fjalė pėr veten?Kam
qenė pedagog i gjuhės shqipe nė Institutin e Elbasanit dhe kam punuar
mė 1986-1992. Kam pėrkrahur pa rezerva lėvizjen demokratike. Pėrkthimet e
parė tė Kavafit i bėra mė 1987. Nuk kisha botuar ende diēka, sepse
kishte njė censurė tė fortė.
Unė vij nga Delvina.Prindėrit e
mi janė tė dy grekė. Studimet e mia fillestare i kam bėrė nė gjuhėn
greke. Jam me fat qė kam bėrė studime pėr gjuhėn shqipe dhe pastaj jam
thelluar dhe nė studimet e greqishtes, nė dialektologjinė greke. Kam
pėrkthyer Ricosin, por nuk i kam botuar.Mendoj qė komunikimi
letrar ka edhe kėtė anė njerėzore, tė komunikimit midis njerėz qė
shkruajnė nga tė dyja anėt e kufirit. Ky komunikim i njerėzve konkretė
zhvillon komunikimin midis njerėzve tė artit dhe letėrsisė nga tė dyja
vendet dhe heq atė semiologjinė e rreptė tė izolimit qė imponojnė
kufijtė shtetėrorė.Sė fundi, shpresoj t'ju kem dhuruar lexuesve atė qė ata presin nga poezia nė pėrgjithėsi dhe nga poezia e Kavafit nė veēanti.Njė poezi nga Kostandin Kavafis, pėrkthyer nga Aristotel SpiroChe fece... il gran rifiutoCa njerėzve u vjen njė ditė
qė u duhet PO-nė a JO-nė e madhe
tė thonė. Shfaqet nė ēast ai qė e ka
tė gatshme PO-nė pėrbrenda dhe, me ta thėnė, ikėn
tutje nė nder e nė besim tė vet.
Ai qė mohon nuk pendohet. Nėse prapė do ta pyesnin,
Jo do tė thoshte sėrish. Dhe prapė e pushton
Ajo JO e drejtė nė tėrė jetėn e vet.
1901
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi