♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

50 mrekullitė e artit mė tė mėdha nė botė

Shko poshtė

50 mrekullitė e artit mė tė mėdha nė botė Empty 50 mrekullitė e artit mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Barbi Wed Jul 08, 2009 7:52 pm

Raca njerėzore ka bėrė art pėr mijėra e mijėra vite. Kėtu, nė njė listė kronologjike, gazeta britanike “Daily Telegraph” ka pėrzgjedhur 50 mrekullitė artistike tė botės. Tė parat vijnė skulpturat e Kafranit qė ndodhe nė muzeun e Kajros nė Egjipt. Piktori Francis Beacon ka arritur nė pėrfundimin se egjiptianėt e lashtė ishin artistėt mė tė mėdhenj. Asnjė vepėr se pėrforcon kėtė pėrfundim mė mirė se skulptura e faraonit egjiptian me kokėn e rrethuar nga perėndia skifter, Horus. Mė pas janė skulpturat e Ashurbanipalit, ku Arti rrėfyes ka arriti njė nivel tė freskėt natyralizmi nė dekorimet e pallateve mbretėrore asiriane. Nė kėtė linjė shquhen skulpturat qė pėrshkruajnė gjuetinė e udhėheqėsit Ashurbanipal. Aty portretizohet triumfi i mbretit ndaj luanėve. Ushtira e Terrakotės ėshtė njė tjetėr vepėr arti masive nė Kinė. Fotografitė s’mund ta shfaqin asnjėherė pamjen e plotė tė ushtrisė sė improvizuar. Duket sikur tė vdekurit kanė dalė nga toka dhe po presin pėr komandėn e radhės. Kjo ushtri ėshtė njė takim me tė shkuarėn e largėt e tė shquar. Altari i Gentit nė Belgjikė ėshtė njė vepėr tjetėr qė qėndron nė piedestal. Duke pėrdorur shtresa ngjyre transparente, Jan can Eyck prodhoi njė faksimile thuajse haluēinante strukture dhe sipėrfaqeje nė kėtė altar. Xhevahiret, fijet e mjekrės dhe pendėt e flatrave tė engjėjve shfaqen nė njė mėnyrė qė edhe pas aq vitesh ngjan e mbinatyrshme. Po ashtu ėshtė dhe kopshti Zen nė Japoni. Ky kopsht nuk pėrbėhet nga asgjė tjetėr, pėrveē se me gurė tė bardhė ranorė apo gurė myshku. Nė terma perėndimore ky kopsht mund tė pėrshkruhej si njė instalacion skulpturor. Lista pėrbėhet nga vepra arti tė njohura dhe shumė tė njohura, por tė gjitha kanė rėndėsi tė veēantė pėr kohėn nė tė cilėn janė bėrė, cilėsinė dhe specifikėn e tyre.


1. Skulptura e Kafranit

Viti 2800 p.K. Muzeu i Kairos, Egjipt

Piktori Francis Beacon ka arritur nė pėrfundimin se egjiptianėt e lashtė ishin artistėt mė tė mėdhenj. Asnjė vepėr se pėrforcon kėtė pėrfundim mė mirė se skulptura e faraonit egjiptian me kokėn e rrethuar nga perėndia skifter, Horus.



2. Skulpturat e Ashurbanipalit

Skulptura irakene tė vitit 645 p.K., gjenden nė muzeun britanik.

Arti rrėfyes ka arriti njė nivel tė freskėt natyralizmi nė dekorimet e pallateve mbretėrore asiriane. Nė kėtė linjė shquhen skulpturat qė pėrshkruajnė gjuetinė e udhėheqėsit Ashurbanipal. Aty portretizohet triumfi i mbretit ndaj luanėve.



3. Luftėtarėt e Riaēes

Statuja bronzi tė Greqisė sė lashtė, gjende nėn Rexhio di Kalabria, Itali

Kėto dy figurina tė zbuluara nė vitin 1972 nga njė zhytės italian, janė ndėr veprat mė tė shquara qė kanė mbijetuar nga Greqia e Lashtė. Dy statujat ngjajnė nė pamje tė parė tė qeta dhe tė mbushura me forcė.



4. Ushtira e Terrakotės

Viti 220-210 p.K., gjenden nė Kinė

Fotografitė s’mund ta shfaqin asnjėherė pamjen e plotė tė ushtrisė sė improvizuar. Duket sikur tė vdekurit kanė dalė nga toka dhe po presin pėr komandėn e radhės. Kjo ushtri ėshtė njė takim me tė shkuarėn e largėt e tė shquar.


5. Altari i Zeusit nė Pergamon

Viti 175-150 p.K., gjenden nė muzeun e Pergamonit nė Berlin

Altari i madh i Zeusit nė Pergamon nė bregun perėndimor tė Turqisė moderne, u ndėrtua nga Eumeni II pėr tė festuar fitoren e tė atit ndaj galėve. Njė pjesė e kėtij Altari gjendet tashmė nė Berlin dhe paraqet luftėn e perėndive ndaj gjigantėve.


6. Shenjat e tokės nė Naska

Viti 100 p.K., gjenden nė shkretėtirėn e Naskas, Peru

Tė zbuluara nė vitin 1920 me anė tė zbulimit tė terrenit nga lart, kėto shenja tė lashta janė krijuar nga lėvizja e gurėve tė zinj tė rajonit tė thatė, pėr tė zbuluar dheun e qė ndodhej poshtė. Kėto shenja janė dėshmi e domethėnies kozmike tė veprimeve njerėzore.


7. Muralet nė vilėn e Mistereve

Viti 60-50 p.K., gjenden nė Pompei, Itali



Kėto janė kompleti mė i plotė dhe i ruajtur mė mirė i pikturave murale qė vijnė nga antikiteti klasik me figura tė pėrmasave reale, tė vendosura nė sfondin e kuq tė errėt. Subjekti pėrmban nudizėm, rite pagane dhe tortura.


8. Muralet e Ajantės

Shekulli II-tė p.K. gjenden nė shpellat e Ajantės nė Indi



Pikturat e mureve pėrshkruajnė skenat jetėve tė mėparshme tė Budės. Larg qėllimit tė tyre fetare, apo prezantojnė pjesė tė jetės sė lashtė indian: asketė, zogj, elefantė, mbretėr, kėrcimtarė, mbretėresha dhe shėrbyese.


9. Obelisku i mbretit Ezana

Shekulli IV, gjendet nė Akzum, Etiopi



Pa njė arsye tė pėrcaktuar, obeliskėt e mėdhenj tė Akzumit nė Etiopi, mbeten objekte imponuese. Mė i gjati, ai i mbretit Ezana ėshtė 24 metra i lartė dhe ėshtė i gdhendur me dyer dhe dritare bosh.


10. Pendesa e Arjunės

Statujė nė Tamil Nadu, Indi



Kjo statujė e morishme gjendet nė njė gur dhe nė qendėr tė saj ėshtė njė plasaritje natyrore e shkėmbit, nga ku rridhte mė parė uji. Asnjė punė vepėr nuk ndjell aq shumė ndjesinė e njė universi tė banuar nga zotat, elefantėt dhe krijesat shpirtėrore.



Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

50 mrekullitė e artit mė tė mėdha nė botė Empty Re: 50 mrekullitė e artit mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Barbi Wed Jul 08, 2009 7:52 pm

11. Mozaikėt e xhamisė sė Madhe Mosaics

Gjenden nė Damask, Siri



Kėto dekoracione paraqesin perspektivėn arkitekturale, fshatrat, peizazhet dhe pemėt. Ky objekt ėshtė konsideruar si vetė qyteti Damas ose parajsa. Njė pjesė e mozaikėve janė dėmtuar nga zjarret, por ato qė kanė mbetur janė tė lavdishme.



12. Mishėrimi Fillestar

Libraria e Kolegjit Trinity, Dublin



Kultura kelte e shkrirė me atė mesdhetare nė njė shfaqje spektakolare dekorimi. Rezultati ėshtė “aq delikat dhe i hollė, aq konciz dhe kompakt, aq i plotė me nyje dhe hallka”, shkruante njė admirues i librarisė nė shekullit e 12-tė.



13. Skulpturat nė tempullin e Borodurit

Indonezi



Kjo ndėrtesė ėshtė njė model nė gur i kėndvėshtrimit budist tė ekzistencės sė njerėzimit. Vizitorėt ngjiten me ngadalė nė piramidėn kuadrate duke kaluar nėpėr pamje qė ilustrojnė pasojat e tė jetuarit nė njė botė dėshirash.



14. Fan Kuan, Udhėtarėt e pėrrenjve dhe maleve

Gjendet nė Muzeun Kombėtar nė Taipei



Piktorėt e dinastisė Song tė KInės ishin interpretues tė thellė tė peizazhit dhe Fan Kuan, njė banor nė malet e largėta, ishte njė ndėr to. Kjo ėshtė piktura e vetme qė ka mbetur nga ai duke paraqitur njė mal madhėshtor qė del nga mjegulla.



15. Koka me kurorėn

Shekulli 11-15-tė, Nigeri



Kokat dhe figurat e lashta tė bronzit dhe tė baltė tė zbuluara nė Ife janė ndėr produktet mė natyrore tė artit afrikane. Ato mendohet se janė portrete tė idealizuara tė mbretėrve. Shumė pak vepra kanė njė sens aq tė fortė dinjiteti.



16. Punimet e gdhendura

Shekulli i 11-tė, Santo Domingo de los Silos, Spanjė



Manastiret e llojit roman, ndėr tė cilėt ai i Santo Domingo de los Silos ėshtė mė shembulli mė i madhėrishėm, nuk paraqesin vetėm histori tė shenjta, por gjithashtu njė fantazmagori tė imagjinatės.





17. Krishti

Katerdralja Cefalu, Siēili, Itali



Nga gjithė imazhet e Krishtit, ky ėshtė mė i madhėrishimi prej tyre. Krishti ėshtė nxjerrė nė pah nė njė mozaik tė artė nė katedralen Cefalu. Ndėrtesa ėshtė themeluar nga Roger II, njė mbret norman i Sicilisė.



18. Xhamat e zbukuruar

Katedralja Chartres, Francė



Artistėt e Francės mesjetare perfeksiononin aftėsitė e tyre duke formuar piktura nė copėza xhami tė ngjyrosura. Askund s’ka xhama tė pikturuar aq larmishėm sa ato nė katedralen Chartes nė Francė.


19. Moai, gurėt skulptura

Ishulli i Pashkėve, Kili



Moai janė figura gjigante prej guri, koka e tė cilave zė rreth 60 pėrqind tė gjatėsisė sė tyre. Deri tani janė gjetur 900 tė tilla nė kėtė ishull tė vogėl nė Paqėsor. Mendohet se ato pėrfaqėsojnė paraardhėsit e hyjnizuar.



20. Afreskja e Giotto-s

Gjendet nė Padua, Italia



Giotto i solli pikturės njė ndjesi peshe dhe mase qė nuk ishte arritur mė parė dhe nuk ėshtė tejkaluar akoma. Nė afresket e tij duket se mund tė dallohet pesha e figurave dhe madje edhe tė mbėrthehen me duar.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

50 mrekullitė e artit mė tė mėdha nė botė Empty Re: 50 mrekullitė e artit mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Barbi Wed Jul 08, 2009 7:53 pm

21. Duccio, “Maestą”

Viti 1308-11, Siena, Itali



Artistėt e Sienės, ndėr tė cilėt Duccio ishte mė i madhi, ishin tė specializuar nė vija dhe ngjyrė, mė shumė se nė peshė dhe masė. Kryevepra e Duccios tregon jeton e Krishtit dhe Marisė, nga ku merr emrin dhe piktura “Maesta”.





22 Jan van Eyck, Altari i Gentit

Katedralja “St. Bavo”, Gent, Belgjikė



Duke pėrdorur shtresa ngjyre transparente, Jan can Eyck prodhoi njė faksimile thuajse haluēinante strukture dhe sipėrfaqeje. Xhevahiret, fijet e mjekrės dhe pendėt e flatrave tė engjėjve shfaqen nė njė mėnyrė qė edhe pas aq vitesh ngjan e mbinatyrshme.





24. “Legjenda e kryqit tė vėrtetė”

Piero della Francesca, Itali



Njė prej shqetėsimeve periodike tė artit ka qenė analizimi i asaj qė shohim nė terma matematikore. Rilindja italiane ishte shumė e dhėnė pas gjeometrisė dhe kjo i dha harmoni tė kulluar artit tė Piero della Franceca.





25. “Zonja me hermine”, Leonardo da Vinēi

Krakou, Poloni



Monaliza ruhet aq fort sa pothuajse ėshtė e pamundur tė shihet, duke e bėrė pikturėn tjetėr tė tij njė prej mė tė bukurave tė Leonardos. Kjo pikturė paraqet sensin e personalitetit njerėzor mė real dhe mė kompleks se asnjėherė mė parė.



26. Kopėshti Zen, tempulli Ryoan-ji

Japoni



Ky kopsht nuk pėrbėhet nga asgjė tjetėr, pėrveē se me gurė tė bardhė ranorė apo gurė myshku. Nė terma perėndimore ky kopsht mund tė pėrshkruhej si njė instilacion skulpturor.





27. “Davide”, Michelangelo Buonarroti

Viti 1504, Firence, Itali



Nė kėtė vepėr tė Michelangelos, burrėria u rikrijua pėr t’u bėrė me muskuj dhe e mbushur me fuqi. Kjo forcė, sidoqoftė, nuk ėshtė vetėm fizike. Njeriu i Michelangelo-s duket i pėrgatitur pėr betejė intelektuale dhe shpirtėrore.



28. Altari i Isenheimit

Viti 1515, Kolmar, Francė



Tablotė e kėsaj vepre tė shekullit tė 16-tė tregojnė ekstremet e vuajtjes fizike dhe gėzimit mistik. Kombinimi i imazheve e bėn kėtė njė vepėr arti supreme tė imagjinatės sė Evropės veriore.



29. Qilimi i Ardabilit, Iran

Gjendet nė Londėr



Ky ėshtė njė prej qilimave orientalė tė ruajtur mė mirė dhe mė tė famshėm qė ekzistojnė. Ėshtė i gjatė 11 metra dhe pėrmban motive tė identifikueshme si lule dhe llamba. Por nė esencė ėshtė abstrakt dhe mund tė krahasohet me abstraksionin e shekullit tė 20-tė.



30. “Diana and Actaeon”, Titian

Gjendet nė Edinburg, Skoci



Nė asnjė vend s’do kishte njė medium tjetėr nė gjendje tė ndillte shfrytėzimin e madhėrishėm tė lėkurės dhe trupit njerėzor aq fort sa nė Venecia. Dhe asnjė piktor s’do ta bėnte kėtė si ai, Titiani.

Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

50 mrekullitė e artit mė tė mėdha nė botė Empty Re: 50 mrekullitė e artit mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Barbi Wed Jul 08, 2009 7:53 pm

31. Kryqėzimi, Jacopo Tintoretto

Gjendet nė Venecia, Itali



Cikli kolosal i pikturave tė vajit pėrbėhet nga njė prej 50 vepra tė mėdha tė shfaqura. Por nga tė gjitha, kryevepra “Kryqėzimi” dallon pėr shkak tė tragjedisė qė dominon nė pjesėn mė tė madhe tė panoramės. El Greco e ka quajtur “piktura mė e madhe qė ekziston sot nė botė”.



32. “Gjahtarėt nė botė”, Pieter Breugel the Elder

Gjendet nė Vjenė, Austri



Kjo pikturė e sjell nė jetė dimrin e Evropės veriore si asgjė tjetėr. Duket se nga piktura mund tė nuhatet ngrica dhe tymi i drurėve nė ajėr. Ėshtė gjithashtu njė shembull suprem pėr tė kuptuar se si mund tė shihet ndryshe peizazhi pėrreth nesh.



33. “Skena nga jeta e Shėn Mateut”

Caravaggio, Romė, Itali



Michelangelo Merisi da Caravaggio solli thuajse cilėsinė e dramės kinematografike nė pikturė. Njė botė me hije tė thella, refleks tė mprehta, detaje tė pista dhe dhunė shokuese.



34. “Ekstaza e Shėn Terezės”, Bernini

Gjendet nė Romė, Itali



Bernini ishte mjeshtėr i metamorfozės. Te kjo vepėr, guri bėhet cohe e cila transformohet nė njė metaforė pėr emocionin drithėrues. Mjetet qė ai pėrdor nuk pėrfshijnė vetėm metalin, stukon dhe mermerin, por edhe dritėn.



35. “Las Meninas”, Diego Velįzquez

Madrid, Spanjė



Kėtu ėshtė krijuar njė ngjasim i pakrahasueshėm i hapėsirės, cohes, njerėzve, qenve dhe atij vetė nė njė kanavacė tė madhe. Ėshtė iluzioni i njė artisti qė krijon njė iluzion. Kjo nė njė farė mėnyrė ėshtė “teologjia e pikturės”, meditimi mbi artin dhe realitetin.





36. “Pamje nga Delfti”, Vermeer,

Gjendet nė Hagė



Ky ėshtė peizazhi mė i madhėrishėm i njė qyteti, pikturuar ndonjėherė. Ėshtė ekzekutuar me precizonin mė tė madh optik qė ekziston aq sa mund tė quhet dhe pamje fotografike e botės.





37. “Isaac dhe Rebeēa”, Rembrand

Gjendet nė Amsterdam



Nuk ka pėrshkrim mė prekės tė dashurisė mes njė burri dhe guraje se sa nė kėtė vepėr tė vonė tė Rembrandt. Vepra paraqet njė ēift tė martuar nga Testamenti i Vjetėr. Van Gogh ėshtė shprehur se mund ta shihte atė pėr njė fundjave tė tėrė vetėm me njė kore bukė pėr tė ngrėnė.



38. “Apolloni dhe katėr kontinentet”

Giambattista Tiepolo, Gjermani



Kur ngjitesh nė shkallėt e kėtij pallati barok, njė fantazi e mbushur me dritė shfaqet nė tavanet mbi kokė. Qielli i ėshtė i mbushur me perėndi, nimfa, re, kuaj qė fluturojnė dhe nė anė janė katėr kontinentet.





39. “Dita e tretė e majit”, Francisco Goya

Madrid, Spanjė



Kėtu, pėr herė tė parė ngjarjet e kohės janė trajtuar me njė dinjitet historik, mė parė i rezervuar pėr martirėt fetarė dhe mitet klasike. Mė 2 maj, njerėzit e Madridit u ngritėn nė protestė ndaj trupave franceze dhe ditėn tjetėr kishte raprezalie tė tmerrshme ndaj tyre.



40. Transportimi i Meduzės, Géricault

Viti 1819, Luvėr, Paris



Nė kryeveprėn romantike tė Gericault, njė skandal bashkėkohor transformohet nė njė metaforė tė fuqishme pėr kushtet njerėzore. Pasagjerėt dhe ekuipazhi i Meduzės, qė lundron nė Afrikėn Perėndimore, bėhet subjekt i njė tmerri.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

50 mrekullitė e artit mė tė mėdha nė botė Empty Re: 50 mrekullitė e artit mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Barbi Wed Jul 08, 2009 7:54 pm

41. “Salisbury Cathedral from the Meadows”

John Constable, Londėr



Ky kompozim i madh pėrbėhet nga artikujt tė thjeshtė: njė lumė i vogėl, disa pjesė tė njė gardhi tė thyer, gėmusha, re dhe njė shelg. Nė horizont ngrihet maja e katedrales sė Salisbury-t dhe njė ylber e qarkon atė. Piktura ėshtė shembulli suprem i vėzhgimit britanik.



42. “Karrigia e Vinsentit”, Van Gogh

Gjendet nė Londėr, Angli



Asnjė vepėr arti nuk e tregon nė mėnyrė kaq tė pėrsosur aftėsinė e artit pėr tė investuar kaq shumė kuptim nė njė objekt tė zakonshėm. Ėshtė njė mobilie e lirė e pėrdorur nga vetė artisti, por ėshtė shumė e fuqishme nė historinė e artit: e thjeshtė, e fortė dhe e mbushur me ndjenjat e tij.



43. “Les Demoiselles d'Avignon”, Pablo Picasso,

Gjendet nė Nju Jork



Kjo pikturė, mė shumė se ēdo vepėr tjetėr arti, ēau sipėrfaqen e lėmuar tė artit perėndimor. Piktura, gjoja e pesė prostitutave, i prezanton shikuesit imazhin e seksualitetit mizor. Klisheja ėshtė se Pikaso u influencua nga “primitivizmi” i artit perėndimor.



44. “La Danse (II)”, Henri Matisse,

Gjendet nė Shėn Petėrsburg



Me kėtė dekor pėr kafazin e shkallėve tė shtėpisė sė njė koleksionuesi rus, Matisse krijoi njė imazh tė lėvizjes sė parezistueshme pluskuese. Ky ėshtė demonstrimi suprem i njė prej paradokseve tė artit vizual; pėrmes statikės duket se lėviz.



45. “Zambakėt e ujit”, Claude Monet,

Gjendet nė Paris



Pikturat e Monet duket sikur tė mbėshtjellin. Ato nuk janė thjesht njė seri pikturash nė univers. Nė njė kuptim, ato nuk tregojnė asgjė: pak ujė nė fund tė kopshtit tė artistit. Nga ana tjetėr, ato pėrmbajnė gati gjithēka, dritė, ajėr, ujė, hapėsirė, kohė, energji dhe rritje organike.



46. “Kolonė e pafundme”, Constantin Brancusi,

Gjendet nė Rumani



“Kolona e pafundme” ėshtė prova e mrekullueshme se pak mund tė jetė shumė. Brancusi e konceptoi si pema e jetės, njė shtyllė nė qiell, ashtu siē shprehet dhe vetė “shkallėt pėr nė parajsė”. Skulptura pėrzien modernizmin, misticizmin dhe frymėzimin.



47. “One: No 31”, Jackson Pollock

Muzeu i artit modern, Nju Jork



Njė shembull i pėrkryer i mėnyrės si arti mund tė nxjerrė diēka nga hiēgjėja. Ėshtė njė shkul rrjedhash, spėrkatjesh, piklash dhe pėlltumesh nė pikturė. Por nėse e lejon, do tė tė pushtojė. Pulson me energji dhe gjen rrugėn pėr nė tru. Sa mė e madhe vepra e Pollock, aq mė e madhe forca qė ka.



48. “Whaam”, Roy Lichtenstein

Masmedia, ndodhet nė Londėr, Angli



Shumė artistė tė fundit tė shekullit tė 20-tė, mes tyre dhe ndy Warhol dhe Jeff Koons, kanė pėrdorur imagjinatėn dhe stilin e medias masive pėr tė krijuar art nga format monumental dhe forca formale. Askush s’e ka bėrė kėtė me saktėsi dhe energji sa Lichtenstein.



49. “Spiral Jetty”, Robert Smithson


Skulpturė, gjendet nė Utah, SHBA



Nėse kjo ėshtė njė skulpturė, ėshtė mė e madhja nė botė. Njė pėshtjellim 15 kėmbė i gjerė dhe 1500 kėmbė i gjatė, qė projekton njė ēerek milje tė zonės sė largėt tė Great Salt Lake. Shumė pak pas krijimit u zhyt nė ujėrat e kripura dhe doli dekada mė vonė.



50. Instalacion, Donald Judd

Gjendet nė Teksas, SHBA



Njė pėrshkrim verbal i veprės, kuti prej metali nė dy holle tė mėdha, duket i thatė. Ekziston vetėm njė fjalė pėr eksperiencėn: sublime. Drita e ndryshueshme vjen brenda nga shkretėtira e Teksasit perėndimor, dhe kutit e zėnė dhe e reflektojnė.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

50 mrekullitė e artit mė tė mėdha nė botė Empty Re: 50 mrekullitė e artit mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi