♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e artit

Shko poshtė

Historia e artit   Empty Historia e artit

Mesazh nga Tironcja_omel Fri Jul 01, 2011 9:43 pm

Historia e artit ėshtė shkencė e cila merret me zhvillimin historik tė arteve pamore (arkitekturės, pikturės, skulpturės, grafikės dhe artit aplikativ). Merret me hulumtimin e marrėdhėnieve nė mes tė disa veprave artistike, me jetėn dhe veprimtarinė krijuese tė disa artistėve, pėrshkrimin e pėrmbajtjes dhe formės sė veprės artistike (ikonografisė, ikonologjisė), studimit tė marrėdhėnieve nė mes tė kulturave tė ndryshme duke marrė pėr bazė faktorėt politik, shoqėror, fetar dhe kombėtar.
Sot, pavarėsisht nga njėra tjetra, studiohet :
Historia e artit perėndimor (Evropa, Amerika veriore dhe Australia)
Arti afrikan
Arti aziatik
Arti i Amerikės para-kolumbiane


Interesimi pėr skulpturė ėshtė paraqitur nė antikitet (Vitruvije), pastaj ėshtė pėrtėrirė nė renesancė (Rilindja nė Itali ; Leon Battista Alberti, Lorenco Ghiberti e tė tjerė). Kontribut tė rėndėsishėm kanė dhėnė shkrimtarėt e biografive tė artistėve si Giorgio Vasari ("Jetėrat" 1550), J. von Sandrart (1675-79), etj.
Johann Joachim Wincklemann me veprėn e tij "Historia e artit tė epokės sė vjetėr" e vitit 1764 ka vėnė themelet moderne tė historisė sė artit. Shumica e konsiderojnė Heinrich Wolfflinin (1864-1945) si babai i historisė moderne tė artit i cili ka studiuar tek Burckhardi nė Basel. Ai aplikon ēasjen shkencore tė bazuar nė tri koncepte pėr historinė e artit : sė pari shfrytėzon psikologjinė, pastaj pėrdor metodėn krahasimore, dhe nė fund studion artin nga kėndi i popullit dhe kombit. Gjatė shekujve janė ndryshuar stilet e arteve pamore. Kėto dallime shprehin ndryshimet nė besime dhe tradita nė tė cilat janė bazuar njerėzit tė krahasuar me zhvillimet e tyre njerėzore. Janė ndryshuar edhe materialet dhe kjo artistėve u ka mundėsuar hulumtimin e formave tė reja tė shprehjes sė botės e cila i rrethon.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e artit   Empty Re: Historia e artit

Mesazh nga Tironcja_omel Fri Jul 01, 2011 9:43 pm

Arti i Evropės perėndimore

Arti perėndimor ėshtė shprehje pėr produkcionin artistik tė Evropės dhe Amerikės Veriore e cila ka bazė artin e Greqisė Antike dhe Romės, e cila rrėnjėsisht dallohet nga arti lindor me bazė Bizantine dhe Islamike, si dhe nga ai Indian, Kinez, Japonez, arti Afrikan dhe arti i Amerikės para Kolumbiane.
[redakto]Periudhat dhe drejtimet e artit perėndimor
Parahistoria : Arti Paleolitik • Arti Neolitik • Arti i epokės sė metalit
Antika : Mesopotamija e lashtė • Arti i Egjiptit tė lashtė • Arti i Greqisė se lashtė • Arti i Romės sė lashtė.
Antika e vjetėr dhe mesjeta : Krishterimi i hershėm • Arti Bizantin • Paramontika • Romantika • Gotika
Shekulli XV - XVIII : Renesansa • Barok • Rokoko • Neoklasicizmi
Shekulli XIX : Romantizmi • Realizmi • Historicizmi • Impresionizmi • Postimpresionizmi • Simbolizmi • Pointilizmi
Shekulli XX : Art Nouveau • Fovizimi • Ekspresionizmi • Naiva • Kubizimi • Orfizmi • Arti apstrakt • Suprematizmi • De Stijl • Konstruktivizmi • Futurizmi • Dadaizmi • Metafizmi • Nadrealizim • ekspresionizmi apstrakt • Arti kinetik • arti Pop • arti Op • Neo-realizmi • Minimalizmi • Tashizmi • Informeli • arti konceptual • Land art • Postmodernizmi.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e artit   Empty Re: Historia e artit

Mesazh nga Tironcja_omel Fri Jul 01, 2011 9:44 pm

Arti nė Azi

Tradicionalisht arti nė Azi ka kuptim simbolik, e cila mshifet pas temės sė figurės, skulpturės apo skalitjes dhe ėshtė mė e rėndėsishme se iluzioni real. Nė Kinė, pėr shembull figurat e peizazhit janė tė stilizuara pėr tė paraqitur idetė e mendimeve religjioze : harmoninė natyrore, paqen dhe virtytin. Nė Kinė dhe Japoni kaligrafija ėshtė konsideruar formė e lartė mbretėrore. Mbishkrimet zakonisht janė tė shkurtėra dhe situata poetike

Arti kinez
Kina ka njė histori dhe njė tradite kulturore mijėvjeēare, por ajo mbeti pėr njė kohe te gjate e izoluar nga pjesa tjetėr e botes. Shembulli me I dukshėm i kėsaj ndarjeje ėshtė Muri I madh Kinez, njė nga ndėrtimet mbrojtėse me te mėdha ne te gjithė historinė njerėzore. Kjo shkėputje nisi te ndryshonte qe prej mesjetės, ku marrėdhėniet e saj me Perėndimin filluan te japin frytet e para. Arti tradicional kinez ėshtė i lidhur kryesisht me perandorėt. Thuajse te gjithė artistet dhe arkitektet profesioniste ishin nėn punės shtetėror ne shėrbim te tyre, te ndikuar tėrėsisht nga stili i oborrit. Kalimi I pushtetit nga njėra dinasti ne tjetrėn ndiki mjaft ne zhvillimin e artit kinez, ndaj edhe sot, pėr te dalluar fazat e kėsaj prodhimtarie artistike, ato emėrtohen me emrin e dinastive ne te cilat u krijuan. Por, pėrtej dallimeve midis periudhave te ndryshme, arti kinez ka tiparet e tij karakteristike, qe e bėjnė te dallueshėm dhe mjaft origjinal. Finesa, pėrkushtimi, delikatesa dhe persosmeria teknike janė tipare dalluese te artit kinez.
Kėto tipare gjenden kudo : ne pikture, ne skulpture dhe ne arkitekture. Kultura kineze filloi te ndikonte ne Evrope qe ne mesin e shekullit XVII dhe me vone u kthye ne mode.Pasioni pėr Orientin u shfaq sidomos ne zbukurimin e mjediseve te brendshme, ne admirimin e vazove te porcelanit, mobiliet, tapetet dhe, ne pėrgjithėsi, ne te gjithė ornamentikėn kineze. Arkitektura kineze shfaqet ne forma dhe materiale te ndryshme qe pėrbehet si nga ndėrtimet civilie, ashtu edhe nga ato fetare. Ndėrtimet shoqėrohen me zbukurime te shumta dhe te ēmuara ne pikture dhe skulpture. Dėshmitė me te rėndėsishme janė pallatet perandorike dhe monumentet funebre te njerėzve te pushtetshėm. Forma me e njohur e arkitekturės kineze ėshtė pagoda, njė kullė disakatėshe e zbukuruar me shume korniza e tarraca.

Piktura edhe skulptura kineze
Piktura u adhurua me shume se ēdo gjė tjetėr prej evropianeve. Ajo qe ata vlerėsonin se tepėrmi ishte liria e vendosjes se figurave ne siperfaqe, eleganca dhe thjeshtėsia e linjave, virtuoziteti I shenja grafike, thjeshtėsia e ngjyrave etj. Zgjedhjet “origjinale” te kompozimit ne pikturėn kineze e nxiten mjaft fantazinė e artisteve Evropian. Teknika 2-permasore e saj, mbizotėrimi i penelit si mjet kryesor, pėrdorimi i materialeve jo te zakonshme pėr pikturėn, si tekstilet e ndryshme, i frymėzuan shume artistet evropian. Te mėsuar me njė mbingarkese shenjash, ngjyrash dhe formash dhe sidomos te perpire nga dėshira pėr imitimin treparesor te realitetit. Dalėngadalė piktura fitoi rolin kryesor ne artin kinez. Veprat me interesante u realizuan ne copa mėndafshi apo letre, me ngjyra transparente, te lehta e delikate, me silueta te zeza qe pėrcaktonin qarte format. Piktura te tjera trajtojnė peizazhet, duke shėnuar nisjen e njė rruge te gjate dhe te larmishte te kėsaj gjinie. Peizazhet realizohen me pak elemente, si simbole te asaj ēka paraqet dhe ndodh shume rralle qe at atė paraqesin natyrėn me te gjitha detajet. Skulptura kineze pėrmban njė prodhimtari te pafundme statujesh dhe statuetash, te realizuara me mjaft mjeshtėri. Materialet e pėrdorura janė te ndryshme ku me te rėndėsishmet janė : porcelain, fidishi metale te tjera.
Arti Japonez ėshtė realizuar si kopje direkte e kulturės kineze apo si kundėrėnie e kulturės kineze. Mė e njohur ėshtė pėr nga arkitektura dhe grafikat e vjetra. Katsushika Hokusai (1760-1849) ndoshta ėshtė grafiku mė i njohur japonez. Drugdhendjet e tij paraqesin peizazhe, por edhe pamje nga jeta e pėrditshme (tė quajtura ukiyo-e). Ngjyrat dhe kompozimet e tij janė mjaft tė shprehura.
Arti indian pėrmes Persisė ka krijuar lidhje me Lindjen e afėrme dhe Kinėn, por ka mbetur shumė kohė vetjake dhe origjinale e inspiruar nga hinduizmi dhe budizmi. Gjatė kohės sė Mbretėrisė Mughale (shek 16-17) nė Indi ka lulėzuar piktura figurative miniatura, e cila ėshtė karakterizuar me bollėkshmėrisė sė ngjyrės dhe theksimit tė posaēėm. Arti indian me religjionin e hinduizmit ėshtė zgjeruar nė Azinė juglindore (Indokinė), para se gjithash nė Java (Borobudur). Veēori unike e arkitekturės budiste janė ngrehinat e larta tė gurta (pagodat), tė cilat janė mė tė shumta nė Mijanmar (Burmė). Por tempulli mė monumental hidu-budist ėshtė faltorja mė e madhe ndonjėherė e ngritur – Angkor Wat.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e artit   Empty Re: Historia e artit

Mesazh nga Tironcja_omel Fri Jul 01, 2011 9:44 pm

Arti nė Afrikė

Arti afrikan ka traditė tė gjatė, edhepse mungesa e dokumentacionit vėshtirėson vijueshmėrinė e tij historike. Format kryesore artistike janė skulpturat dhe maskat. Shumica e kėtij arti, sipas tė gjitha gjasave, kanė aplikim religjioz dhe ceremonial. Teknikat mė tė zhvilluara kanė qenė gdhenjet e drurit dhe pjesėt e bronzit.
Skulptura
Zakoni i pasur i skulpturės nė Afrikėn perėndimore fillon me fugurat prej gline tė cilat i ka punuar populli Nok rreth vitit 500 para epokės sonė. Rreth shekullit tė 13 tė epokės sonė Ife-t nė Nigeri kanė filluar tė ndėrtojnė derdhje tė jashtėzakonshme tė bronzit tė kokės dhe tė figurave, me stil tė posaēėm realistik. Kjo sigurisht ka ndikuar edhe nė ndėrtimin e skulpturave nė Benin, Nigeri, prej shekullit tė 16-tė deri nė shekullin e 19-tė.
Maskat
Maskat afrikane mund tė paraqesin ndonjė fantazmė, kėrcėnim apo mund tė jenė krejtėsisht paraqitje dekorative. Do mėthėnia e tyre nga maskerade (vallėzim, dramė apo muzikė) tė cilat janė pjesė pėrbėrėse e tyre. Materiale qė pėrdorėn janė druri, fildishi, guacat dhe margaritarėt.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e artit   Empty Re: Historia e artit

Mesazh nga Tironcja_omel Fri Jul 01, 2011 9:44 pm

Arti i amerikanėve Parakolumbian

Bashkėsitė shoqėrore tė sofistikuara amerikanėve vendor, siē janė Actekėt dhe Majat nė Meksikė, pastaj Inkasit nė Peru, kanė krijuar stile tė posaēme artistike dhe arkitektonike. Rreth 3000 vjet populli nomad nė Amerikėn Veriore dhe Jugore kanė shėnuar nė tokė skulptura tė inspiruara nė frikėn apo kanė krijuar ledhe dheu format e t cilave mund tė shihen vetėm nga naltėsi tė mėdha nga qielli.
Format e komplikuara dhe me mjeshtri nė tė gdhendur, shkopinjt totemik dėshmojnė statusin e shumė prijėsve tė Indijanėve veriamerikan. Nė jugperėndim Indijanėt veriamerikan nė bazė tė rrafshtė butėsisht kanė hedhur rėrė tė ngjyrosur apo gurė tė bluar dhe kėshtu kanė krijuar pamje jetėshkurtėra tė figurave me rėndėsi ceremoniale.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e artit   Empty Re: Historia e artit

Mesazh nga Tironcja_omel Fri Jul 01, 2011 9:45 pm

Arti pacifik

Takimi me kulturat krishtere evropiane prej shekullit tė 18 e kėndej ka pas veprim humbės nė mėnyrėn e vjetėr tė jetės nė ujdhesat pacifike. Pjesa mė e madhe e artit ėshtė humbur, edhepse janė ruajtur vetėm disa skulptura tė jashtėzakonshme, duke iu falėnderuar qėndrueshmėrisė sė tyre. Nė mesin e formave tė rėndėsishme tė artit pacifik janė gdhendjet e drurit dhe tė gurit, vizatimeve nė lėvoret e drunjve, maskat e fantazmave dhe tatot e komplikuara tė trupit.

Skulpturat nė ujdhesėn e Pashkėve
Nė mes tė viteve 400 dhe 1680 njerėzit nė ishullin e Pashkėve kanė formėsuar nga shkėmbinjtė vullkanik koka tė mėdha tė larta deri nė 12 metra. Ato dėshmojnė kujtimin nė kėrcėnimet e perėndisė ndaj krerėve tė fiseve.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e artit   Empty Re: Historia e artit

Mesazh nga Tironcja_omel Fri Jul 01, 2011 9:45 pm



Rilindja Veneciane

Piktura veneciane ėshtė e karakterizuar nga kėrkesa e bashkimit mes njeriut dhe natyrės. Njeriu nuk e dominon natyrėn si pikturat ne Firence. Nėpėrmjet rregulloreve matematikore te perspektives nga peizazhi i ndėrtuar preferohet peizazhi natyral. Nganjėherė ne njė atmosfere te bute te qete me drite ne te cilėn njeriu merr pjese ngjyra behet mjeti shprehės i cili zėvendėson vizatimin me ligjet gjeometrike te proporcioneve pėr te ndėrtuar formėn dhe volumin pėr te realizuar piktorikisht terapinė funksionale mes njeriut dhe natyrės pėrdoret piktura tonale. Ngjyrat shkrihen me velatura efekte te bardhėsisė dhe hapėsirat krijohen drejt me variacione tonalitetesh gjyrore pa i realizuar me pare me vizatim... Tre piktoret venecian janė Xhorxhone Ticiani Tintoreto (Xhorxhone) Shterngata Shterngata njė nga kryeveprat e pikturave te rilindjes dhe njė nga pikturat e para italiane ne te cilėn protagonist ėshtė peizazhi. Pisazhi i ndėrtuar nga peme nga njė lume qe rrjedh drejt spektatorit te njė qyteti me modern ne sfond. Burri ka njė rol sekondar ne te djathte esht ulur gruaja e re e cila ushqen fėmijėn e cila drejtohet nga spektatori duke u pėrfshire ne skeme. Ne te majte i biri i veshur me modėn e fundit shikon me njė buzėqeshje te ngrire. Gruaja dhe burri paraqesin njerėzimin ne pritje te njė eventi natyror. Shtrėngata e cila ėshtė paraqitur nga njė drite Qielli i mbushur me re. Situata nuk paraqitet ne mėnyre dramatike, nuk paraqet frike tek personazhet pėrkundrazi e presin me qetėsi. Eshtė njė kontradit mes motit dhe qetėsisė, mes burrit dhe gruas te cilėt tregojnė pritje kur vėzhgojnė pikturėn e cila na fut ne njė atmosferė misterioze. 1506-1508 shtrėngata ka pėrmasa 82 x 73 pikture vaji. Gjendet ne galerinė e Akademisė.
Peizazhi misterioz (xhorxhone pikturon kuadron me teme jo me tėrėsisht fetare portretet femėrore peizazhe.
Xhorxhone ėshtė Nxėnės i Xhovani Belinit i cili zhvilloi pikturėn e cila do te emėrohet piktura tonale. I cili i ndėrton kuadrin nėpėrmjet ngjyrės pa e vizatuar me pare. Xhorxhone beri revolucion ne tekniken piktorike e cila do te vijoje e do te zhvillohet nga Ticiani bashkėpunėtore dhe nxėnės i xhorxhones. Paulo Veroneze dhe nga piktoret e 600 te lidhur me pikturėn veneciane Karavaxho, Rubens, Pjeter la Kontone.
Materia ngjyre do te kthehet ne mjete shprehės pėr artistin e cila do te jete baze pėr piktoret e 600-800. Piktura tonale do te jete njė liri ekspresive e jashtėzakonshme large ndėrtimeve te ngurta te perspektives dhe gjeometrisė pėr xhorxhonen.
Qe do te thotė krijim te efekteve variacioneve perzierive individuale te toneve ngjyrore dhe interpretimit te atmosferės me penelata te shpejta.
El Greko (1541-1614) ėshtė njė nga artistet me te mbrekullueshem te Evropės dhe gjysmes se 500 krijues i njė gjuhe piktorike te veēante i influencuar nga pikturat e Tintoretos Ai propozon njė arte vizionare me ngjyra te pastra i populluar nga njė galeri personazhesh ireale si figurat qe i japin jete ėndrrave. El Greko arratiset nga realiteti qe i ngjall deshperim dhe e vetmja strehe pėr njė shpirt te ndjeshėm ėshtė fantazia pikėrisht pėr kėtė qellim ėshtė i lidhur dyfish me realitetin sepse sa me shum largohet aq me tepėr zbulon karakteristikat e manierizmit jon Arti i rafinuar i lidhur me abstraksionin shkėputja e perspektives dhe promocioneve te rilindjes afirmimi i lirisė ekspresive, format klasike interpretohen ne mėnyre personale. Figurat janė te lidhura me peizazhe joreale. Gjyrat janė fantastike te cilat janė dėshmie e vizioneve.
Kemi vendosje te ngjyrave te pėrziera. Ne Venecia krijohet personaliteti i tintoretos iku galeria e Ticianos interesat e e kėtij artisti shkojnė drejt Mikelanxhelos dhe manjerizmit te Italisė qendrore. duke i dhėne jete pikturave me dramacitet te forte dhe pikturor manierizmi.
Fjala manierizmi rrjedh nga fjala maniera mėnyre nga ky term i 500 te ndjekėsh artin e te mėdhenjve. LEONARDO, RAFAELO MIKELANXHELO. Sot pėrkundrazi vazhdon pėr te saktėsuar periudhėn kulturore dhe artistike ne te cilėn vazhdon Rilindja e jekur, kriza e saktėsisė se njeriut te 400 ishte lajmėruar nga rafaelo dhe Mikelanxhelo artistet manierist ata janė deshmimtar te krizės shpirtėrore qe ndjek gjithė 500 janė personalitet dhe shpesh te izoluar mens me te tashmes thakomo Pantorno, Sroso fiorentino, Korexho tintoreto, El greko
Histori arti Piktura ėshtė realizuar me njė game kaloristike delikate bazuar ne gamen e jeshiles me shum pak prekje tek veshja me te kuqe ose me te bardhe tek manteli gruas ėshtė ndoshta piktura e pare e bazuar tėrėsisht mbi raportet e ngjyrave subjektit i kompozimit ėshtė shum misterioz , pavarėsisht gjithė tentativave te interpretimit.. TRE FILOZOFET (Xhorxhone) Portret gruaje Ticiani nga Venecia, influencoi shume piktorin venecian te 500 teknika e tij e veēante ėshtė admiruar dhe imituar nga artistet te 600 evropiane si Rubens, Van Dyke, Velaskes i cili do te ver bazat e revolucionit te teknikes piktorike qe do te pėrmbushet me artin modern komtemporon Me ndryshim nga Xhorxhone Ticiani ka pasur karrierė te gjate mbi 70 vjeē i nderuar dhe me post prestigjioze ka qene i pėrzgjedhur nga gjithė familjet e famshme nga perandori Karli 5.

Marre nga Wikipedia Shqip
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e artit   Empty Re: Historia e artit

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 10:38 am

Arti perben nje pjese te rendesishme te evolimit te kultures edhe jetes se njeriut.
Fillimet e artit ose me sakte ato qe njihen si me te vjetrat e zbuluara jane ato vepra te cilat perfaqesojne artin Egjyptina.
Objekti antik me i vjeter qe eshte gjetur eshte Pllaketa e Narmerit. Fig [1]
Historia e artit   Narmer
ne abjekt paraqiten te dyja anet e pllaketes.
Ana e djathte e saj perfaqson Narmerin faraonin e viteve 3000 p.e.r (para eres se re). Ne maj te pllaketes gjenden 2 koke buajsh midis te cilave shikohen hieroglife qe mendohen te jene emri i artistit qe ka bere pllaketen.
Narmer jepet si nje mbret i plotfuqishem me kuroren e dyfishte te Egjiptit te Jugut edhe te Veriut. anash Narmerit jepet Zoti Horus (Shqiponja me koke njeriu edhe me lulet e papirusit.) i cili eshte per egjyptin zoti i qiellit.
Poshte ose ne shtresen e trete jepen figura njerezore qe simbolizojne boten tjeter.
Ana tjeter e pllakates tregon perseri narmerin si simbol i bashkimit te 2 egjypteve(jug edhe veri.) Ky unifikim i egjyptit jepet edhe nepermjet 2 krijesave me qafe te gjate qe nderlidhen me njera tjetren.
Pamja tregon nje skice tjeter te pllaketes: fig [2]
Historia e artit   Narmer

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e artit   Empty Re: Historia e artit

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 10:38 am

Koka e Senusret-it:Historia e artit   321mkses3
Ndodhet ne museun metropolitan te artit ne New York.
Kisha fatin edhe kenaqesine ta shikoja me sute e mi. Nje master peace qe shkon 4000 vjet perpara.
Kjo pjese i perket dinastise XII te Egjiptit. Ajo eshte ne gur e germuar.

Mrekullia e kesaj vepre arti qendron tek fakti qe Senunret III nuk jepet ne karakteristiken e qeshur te Faraoneve sic shikohet tek punime te tjera ose sic e pate tek pllakata e Narmerit.

Senusret megjithese ishte lider fitimtar edhe karizmatik i Egjiptit ai jepet si i regjur edhe i lodhur nga lufterat. Fytyra e tij jepet me shenja pesimizmi. Ai eshte i vuajtur edhe ne fytyren e tij shikohet qarte lodhja. Nqs e veshtroni me kujdes mollezat e syve i ka te fryra nga lodhja edhe syte te impozojne nje tragjedi te papershkruar.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e artit   Empty Re: Historia e artit

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 10:38 am

Archaic Kuros i perket periudhes Arkaike (Rreth 500 para eres se re). Kjo veper gjendet po ne muzeun metropolitan te NY-se ne sektorin e artit grek. Karakteristike e kesaj figure eshte qeshja arkaike pra kuros(Djale nudo) jepet optimist me te qeshur e cila do te karakterizoje menyren arkaike te te perfaqsuarit te imazhit te njeriut. Sic shikohen detajet e statujes jepen paksa te improvizuara pra nuk mund te thuhet se ka perfeksion ne perfaqsimin e kontureve trupore. Duart i ka te ngjitura per te krijuar balancimin e qendrimit te statujes vertikale. Sic thame statuja eshte komplet nudo qe perfaqson metoden e re qe zhvillohet ne skulpture , metode e cila nis po me artin arkaik.
Fig[6]

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e artit   Empty Re: Historia e artit

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 10:39 am

Llojet e kollonave te perdorura ne kulturen greke:
1)Dorike
2)Korinthjane
3)Jonike

Kollonat Dorike ishin relativisht shume te trashe edhe kane baze te sheshte. Pjesa e siperme ose qafa(entablature) eshte ne forme cilindrike qe anon ne kon.

Kollonat jonike jane me te holla edhe me te gjata. Kanalaet i kane me te thella edhe te ngushta. Po ashtu edhe qafa e tyre eshte ne te dyja anet ne forme spiraleje.

Kolonat korinthjane jane pak a shume si joniket me ndryshimin se tashme qaforja eshte pak me e nderlikuar nga ana strukturale.

Fig poshte tregon kollona te tipit jonik.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e artit   Empty Re: Historia e artit

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 10:40 am

je nga shenjat e hershme te perfeksionit njerezor eshte edhe "qyteti ne koder" ose Akropolis. I gjendur ne piken me te larte te Athines ky perbindesh artistik eshte konsideruar si qyteti qe flet me germadhat e tij 2500 vjecare. Projekti eshte nisur nga Pheidas per te nderuar Perendeshen "Athina" me urdher te Perikles ose drejtuesit helen qe fitoi luften. Si kontur i pergjithshen Akropolis eshte ndertuar rreth shekullit te 5-te 4-etr para eres se re. Hyrja gjendet ne pjesen perendimore te kodres. Kjo udhe e hyrjes qe hynte ne qytet quhej "Udha e shenjte". Direkt perballe saj ne krahun e djathte gjendet "Tempulli i Athina Nike(Perendeshe e luftes.)". Me pas kalon nje nje porte madheshtore qe quhet "propylaia" direkt mbas te ciles dikur gjendej nje statuje madheshtore e Athines ne bronx. Kjo statuje quhet Athina Promachos(Athina mbrojtesja). Mbrapa statujes gjendet nje mur i pagdhendur ne ane te te cilet gjendet Erecthion qe sherben si tembull per zoter te tjere te Greqise se lashte. Ne majen me te larte te qytetit mbi koder gjendet madheshtiori "PANTHEON" i cili eshte edhe ndertesa me e madhe e Acropolis.
Kthehemi mbrapa ne kohe viti 1450 Para eres se re. Tempulli gjendet ne Egjypt ne luginen e Thebes. Ky tempull ose me sakte varri i udheheqeses femer HATSHEPUT jepet ne figure. Karakteristike etij eshte orientimi i hyrjes qe eshte ne dreejtim te lumit Nil. Perbehet nga shkallet e hyrjes qe te dergojne ne serine e pare te kollonave. Shkallet e dyta te dergojne ne panelin kryesor aty ku ruhet dhoma e sarkofagut . Ky sarkofag permban edhe mumien e faraones.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e artit   Empty Re: Historia e artit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi