♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e ARTIT FIGURATIV!

Shko poshtė

Historia e ARTIT FIGURATIV! Empty Historia e ARTIT FIGURATIV!

Mesazh nga Adea Sat May 05, 2012 7:42 pm

1-ORIGJINA E ARTIT DHE LIDHJET E TIJ ME SHOQERINE
ORIGJINA E ARTIT
Origjina e artit lidhet me origjinen e jetes njerezore,me vete origjinen e njeriut.
Antropogjeneza shpjegon gjitheshtu dhe vete argjenezen. Njeriu si nje qenie shoqerore dhe biologjike,ka zhvillimin e tij mijeeravjecare,qe karakterizohet sidomos nga vete zhvillimi i aftesive te tij mendore,te shprehive dhe sidomos te neduarit abstrakt dhe pergjithesues.
Eshte pikerisht mendimi i pashkeputur nga emocionet qe perben shtratin e lindjes,formimit dhe te vete historise se artit.
PO C ESHTE ARTI ?
Ka shume percaktime te ndryshme per artin,por te gjitha percaktimet,perqendrohen ne nje pike qe thote se arti eshte nje veprimtari e mirefillte shpirterore e njeriut.Midis shume veprimtarive te tjera shpirterore qe kane te bejne me intelektin njerezor,arti i pashkeputur prej tyre,perben nje sfere te vecante.
Ne fillim te krijimit te shoqerise njerezore,elementet e artit,kane qene te perfshira e te nderthurura me teper dhe nuk mund te flitet per artin si nje sfere ne vetvete ,pra,si nje sfere funksionale ,e dallueshme dhe me rol te vecante ne shoqeri.
Origjina e artit lidhet me veprimtarine prodhuese,perderisa puna e beri njeriun qenie shoqerore aktive.Procesi i punes si praktike e perditeshme,ka cuar ne mirenjohjen e vetive dhe cilesive te sendeve dhe objekteve te natyres ,te njohjes dhe te persosjes se objekteve te vete punes,pa e shkeputur nga njohja e vetive dhe cilesive krijuese te njeriut dhe shoqerise.Kushti kryesor per tu mare me art eshte mendimi figurativ.
Ne dallim nga kafsha ,njeriu,me ndihmen e punes,e detyron natyren ti sherbeje qellimeve te tij.Keshtu ,ai perpiqe edhe ta rikrijoje natyren.Kete e ben me ndihmen e mendimit figurativ qe pasqyron pamjet e natyres.
Ky rikrijim figurativ nuk eshte i barabarte me natyren,ndonese jo i pashkeputur prej saj.Mendimi figurativ i njeriut eshte para se gjithash mendimi i abstraguar dhe i perzgjedhur,sipas shijeve dhe vetedijes se tij estetike.Prandaj ky rikrijim quhet subjektiv.Pa subjektivitet nuk ka art.Vetite estetike te sendeve te natyres kane karakter objektiv,kurse vetite estetike te njeriut sesdertohen e shfaqen nepermjet subjektivitetit.
TEORI TE NDRYSHME PER LINDJEN E ARTIT


Ka disa teori qe shpjegojne lindjen e artit.
Teoria shoqerore thote se arti lindi si nevoje e brendeshme e shoqerise,pra kishte karakter utilitar { ndihmes}
Kjo teori shikon vetem nje aspekt shume te rendesishem te artit.
TORIA E LOJES { e perpunuar kryesisht nga Emanuel Kanti dhe Shiler} e quan artin si nje prirje per nje loje te lire te intelektit dhe te imagjinates,te pavarur nha cdo kushtezim moral dhe shoqeror.Teoria elojes,nuk merr parasysh funksionin shoqeror artistik te artit.
TEORIA MAGJIKE-e artit njeh perdorimin e veprave te artit si objekte te levizjes magjike,te magjise si mendim dhe praktike mitologjike.
Teoria e magjise mbeshtetet ne idene se njerezit e lashte ,primitive kane patur nje mendim paralogjik.Sipas Levi Brylit,mendimi i njeriut ka qene krejt fantastik,magjik dhe jologjik.Kjo teori eshte shume e manget,jo vetem per te shpjeguar lindjen e artit,por sidomos rolin e tij te pazevendesueshem ne shoqeri.
TEORIA BIOLOGJIKE thote se njeriu e ka krijuar artin si rezultat i prirjes biologjike te ndjenjes se te bukures dhe se arti eshte burim i instikteve biologjike vetestolisese.
Edhe kjo teori eshte e manget dhe eshte shpjegim i thjeshtezuar i vetelindjes se procesit te artit.
Arti me mendimin e tij figurativ nuk e vecon te pergjitheshmen nga e pervecmja dhe abstragim nga konkretia.
Arti lindi perpara shkences.Shkenca mbeshtetet ne mendimin abstrakt dhe logjik,shkencor.
Arti eshte me i hershem se shkenca.Kjo shpjegon pse edhe pas lindjes se shkences,arti vazhdoi te ekzitoi dhe ekziston.
Ne figurat artistike realiteti pasqyrohet permes qendrimit emocionues qe artisti mban ndaj ketij realiteti.
Mendimi figurativ ekziton tek te gjithe njerezit,por jo te gjithe njerezit jane artiste.Artistet kane aftesite ti objektivizojne figurat artistike ne vepra artistike.Kjo relizohet nepermjet procesit krijues te punes krijuese.
NATYRA E VDEKUR NE PIKTURE { OSE NATYRA E QETE}

Nje prej motiveve ne artin e piktures eshte dhe natyra e vdekur. Me te duhet kuptuar motivi i angazhuar prej sendeve dhe objekteve statike.Ne motivet e natyrave te vdekura mund te vendosen kompozicione gjerash,sendesh nga me te ndryshmet,kuptohet,duke respektuar parimet estetike dhe shumllojshmerine koloristike, fakturale,lineare te objekteve me te cilat aranzhohet natyra e vdekur.
Ne historine e artit jane te njohura natyrat e vdekura te piktoreve Franceze. ZHAN BATIST SHARDENI/SHEK XVII, POL SEZANI,HENRI MATISE etj
MOTIVET
NE PIKTURE


NE artin epiktures mbizoterojne disa loje motivesh,te cilat jane perpunuar edhe me traditen pikturale.
Eksistojne motivet e portretit,te peisazhit etj.
Piktoret qe meren me punimin e portretit humultojne dhe shprehin te gjitha shkallet e karakterit psiko-fizik te portretit.
Po ashtu ,edhe peisazhi eshte motiv me tradite te lashte ne artin e piktures.
Ate e ndeshim edhe ne pikturen greko-romake.e ne vazhdimesi edhe ne artin bashkohor.
Te njohur si peisazhiste jane Hollandezet MEJNDERT HOBEMA dh JAKOP ROJSLADALI.pastaj peisazhistet Kamil KORO dhe Uliem Tarneri si dhe peisazhet heroike te RUBENSIT,KUJTIM BUZES etj
RTI DHE ARKEOLOGJIA


Arkeologjia ka patur nje rendesi vendimtare per zbulimin e shume monumenteve per historine e artit boteror.Ka qene shkenca e arkeologjise,qe i ka nxjerre ne drite monumetet e artit,ndaj shpesh,arkeologjia ka patur pjesen qendrore ne substancen e vete historise se artit duke filluar nga prehistoria.
Kane qene arkeologet ata qe kane nxjerre ne drite,sidomos traditat e lashta te artit te lindjes ose te kontinenteve te tjera.Ne te vertete te dhenat per historine e artit i gjejme te historianet e vjeter,sic jane Platoni,Diadori i Sicilise,Dionis Halikarnesi dhe Pauzania.
Zbulimet e medha arkeologjike ne Krete te bera nga Artur Evansi ,ato ne Mesopotami dhe Babiloni te bera nga Klaud Xhejms Ric dhe Emil Bota hapen nje bote te re te panjohur me pare.
Arkeologjia eshte nje shkence dinamike dhe papushim nxjerr ne drite monumente te panjohura te artit.Eshte pikerisht arkeologjia qe ka bere te mundur qe sot te kemi nje ide te caktuar per monumentet e arit ne Shqiperi
MOZAIKU,VITRAZHI
Te dyja keto jane lidhur me arkitekturen ,sa mund te quhen arti i arkitektures.
Mozaiku krijohet nga vendosja njera pas tjetres e disa gureve te vegjel ne nje siperfaqe muri ose dyshemeje.
Vitrazhi eshte piktura e realizuar ne xham me ngjyra te ndryshme xhamash qe lidhen me njera tjetren permes nje materiale metalik
GRAFIKA
Arrti i Grafikes nenkupton kryesisht vizatimet e shumezuara bardh e zi sipas teknikave te ndryshme te shtypit.Duke filluar qe nga shekulli XIX ne grafike fillon te paraqitet edhe grafika fillon te paraqitet edhe grafika me ngjyre,e cila mund te realizohet ne te gjitha teknikat e shtypit grafik.
Duhet thene se per krijimin e grafikes ne ngjyre ne tekniken e guregdhendies,litografise,bakershkrimit,akuatines,per cdo ngjyre te vendosur ne vepren e grafikes.
Mirpo ekziston edhe metoda e mbuluarjes te ngjyrave te shtypura ne kopjet paraprake,per te mundesuar shtypjen definitive te ngjyrave te tjera te grafikes te grafikes me ngjyre.
Te njohura jane estampat japoneze pastaj grafikat e ngjyrosura te TULUZ LOUTREK,HONORE DOMIJE,JOZHE CIUHES,
Adea
Adea
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 13/02/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6311
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi supin e kohes time....
Hobi Hobi : Muzika,Baleti, Letersia.
Humor Humor : Per nje shendet te mire!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/02/2011
Falenderimet Falenderimet : 15

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e ARTIT FIGURATIV! Empty Re: Historia e ARTIT FIGURATIV!

Mesazh nga Vizitor Sun Dec 16, 2012 3:57 pm

Arti nė Shqipėri ėshtė influencuar nga ngjarjet e ndryshe gjatė periudhės historike, ka gjurmė tė hershme, dhe vazhdon tė zhvillohet.
Historia e ARTIT FIGURATIV! 500px-ALB_20070720_img_1472
Gjurmėt mė tė hershme

Fillimet e artit figurativ nė truallin e Shqipėrisė janė tė hershme. Gjurmėt e para i pėrkasin periudhės sė neolitit. Nėpėrmjet zbulimeve tė shumta arkeologjike, nė zona tė ndryshme tė vendit, janė gjetur qindra e mijėra qeramika, terakota, zbukurime ne metal etj., qė u pėrkisnin fiseve ilire, paraardhėsve tė drejtpėrdrejt tė shqiptarėve tė sotėm.
Prodhimet mė tė hershme janė tė thjeshta, pėr pėrdorim praktik, por nė to shfaqen edhe vlera artistike si nė format zoomorfe tė enėve ashtu edhe nė dekoracionin, gdhendjet dhe elemente tė tjerė. Nga shekulli i gjashtė deri nė shekullin e trete p.e.s nė qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike ; forma ndėrtohet me siluetė mė elegant dhe pasurohet me elementė plastikė. Shumė enė tė kėsaj periudhe, qė ruhen sot nė muzetė e Shqipėrisė, kanė vlera tė mirėfillta artistike dalluese vendase, qė nuk i ndeshim nė artin e fqinjėve tė tjerė po aq tė lashtė si Helenėt, Maqedonėt apo Romakėt.
Nga ato enė tė lashta, tė zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulpturės nė truallin e Shqipėrisė duke u bėrė kėshtu bashkudhėtare me artin e popujve mė tė hershėm tė Evropės. Tipare mė tė qarta u dukėn sidomos me formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet helene : Dyrrahu, Apollonia, Orikumi.Arti Ilir

Nė qytetet ilire mori zhvillim mė tė madh skulptura e rrumbullakėt si dhe relievi qė lidhej me ndėrtimin e monumenteve. Nė fillim skulptura u zhvillua duke pėrvetėsuar elementė tė artit helen, sidomos nga tradita korintike dhe korkyrase.
Mė vonė, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditėn helene, arti ilir fiton veēori te reja, tė dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu qė u bėnė qendrat mė tė rėndėsishme tė artit nė ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas qė gdhendnin dhe skalisnin nė njė stil me tipare tė veēanta kundrejt veprave tė importuara prej qytetėrimit helen. Nė muzeun e sotėm tė Durrėsit janė ekspozuar disa skulptura tė papėrfunduara, tė gjetura nė atė trevė. Ato dėshmojnė pėr gdhendjet qė janė bėrė nė truallin shqiptar. Janė zbuluar gjithashtu edhe gjurmė tė punishteve tė hershme tė qeramikės nė Apolloni dhe Durrah. Aty u prodhuan shumė nga enėt dhe vazot e bukura tė stilit antik qė ruhen nė muzetė tona. Figurat e pikturuara paraqesin skena tė ndryshme mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh etj. Pėrgjithėsisht janė me figura tė zeza mbi sfond tė kuq (shek. VI-V p.e.r.) dhe me figura tė kuqe mbi sfond tė zi (shek. IV deri nė periudhėn helenistike). Pikturimi i figurave ėshtė nė lėvizje, plot harmoni dhe plasticitet. Nė kėtė periudhė realizohen edhe shumė statuja tė vogla prej bronzi si dhe terakota, ku paraqiten edhe motive laike si dhe figura fėmijėsh, barinjsh etj.
Figura me vlerė artistike ndeshim edhe nė monedhat e shumta tė kėsaj periudhe qė u realizuan nė Apoloni, Durrah dhe Orik. Lulėzimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli njė zhvillim tė madh tė artit qė u pasua edhe me shumėllojshmėri formash e teknikash ; qė nga afresket e deri te mozaikėt e bukur monokrom dhe polikrom. Por nė shekullin e I-rė u ngadalėsua gjithė ai hov romak qė shkaktoi rėnien ekonomike tė qyteteve ilire, la gjurmė tė dukshme edhe nė art. Ndonėse Roma pushtuese u pushtua vetė prej artit helen, pėrsėri ndikoi nė qytetet ilire me tipare tė kulturės sė saj provinciale romake. U duk mė qartė ndikimi nė skulpturė, ku pėrgjithėsisht u ndoq realizmi tipik i kohės, por ndjehet gjithashtu fryma klasike qė mbėshtetet nė traditėn qindravjeēare. Qendrat kryesore tė veprimtarisė artistike mbeten pėrsėri Apolonia, Durrahu, Botroti etj.
Nė vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkėputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta e pėrditshme. Me praninė e elementėve tė thjeshtė artistikė, qė dallojnė nga veprat e mėparshme, si dhe me skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, veprimtaria e kėtyre viteve mund tė vlerėsohet edhe si njė qėndresė ndaj asimilimit prej pushtuesve mė tė fuqishėm tė kohės.
[redakto]Galeria e artit ilir
Historia e ARTIT FIGURATIV! 116px-HallstattIllyrianCavalrywithAxe
Zhvillimi i Mozaikut

Nė tė njėjtėn periudhė me artin e trevave fshatare, nė truallin e Shqipėrisė arriti zhvillimin mė tė madh edhe arti i mozaikut. Mė i hershmi ėshtė gjetur nė Durrės. I pėrket shekullit IV p.e.r. dhe ėshtė i punuar me gurė zalli shumėngjyrėsh. Ka vlera tė rralla artistike qė shquhen nė gjithė veprimtarinė e kėsaj gjinie. Quhet “Bukuroshja e Durrėsit” dhe mund tė cilėsohet si bukuroshja e gjithė mozaikėve qė janė zbuluar deri tani nė truallin shqiptar, pėr hijeshinė e figurės dhe mjeshtėrinė e realizimit artistik. Nė shekullin e I-rė, siē pėrmendėm, u arrit lulėzimi i kėtij arti dhe nga gurėt e zallit u kalua nė kubikė tė prerė prej guri, qelqi, mermeri apo balte tė pjekur. Mozaikė tė tillė janė zbuluar nė Apolloni, Durrah dhe Butrint.
Zhvillimi i mėvonshėm i mozaikėve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-tė motivet e mozaikut ndryshojnė nga modelet e pikturave tė herėshme, siē ėshtė amazonamania nė Apoloni, duke u zėvendėsuar me figura simetrike qė qėndrojnė tė shkėputura nė sipėrfaqe dhe qė paraqesin figura kafshėsh, shpendėsh, pemė frutore, lule e tė tjerė simbole tė artit paleobizantin. Ruhen edhe sot nė gjendje tė mirė disa vepra tė tilla, sic janė Pagėzimorja nė Butrint, mozaikėt e Linit dhe tė Antigonės. Nga gėrmimet e deritanishme, ėshtė gjetur vetėm njė mozaik paretial nė Durrės, brenda Amfiteatrit tė qytetit, qė i pėrket shekullit VI-VII-tė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e ARTIT FIGURATIV! Empty Re: Historia e ARTIT FIGURATIV!

Mesazh nga Vizitor Sun Dec 16, 2012 3:59 pm

Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX-tė fillon njė etapė e re, e rėndėsishme pėr artin shqiptar. Lėvizjet e mėdha ēlirimtare qė sollėn pavarėsinė e vendit (mė 1912), ofruan kushte pėr njė drejtim tė ri artistik, qė do tė pasqyronte mė me realizėm jetėn. Lindi piktura laike me motive patriotike dhe etnografike. Nė historinė e artit shqiptar viti 1883 ėshtė i shėnuar pėr pikturimin e dy pikturave mė me vlerė : “Portreti i Skėnderbeut” nga Jorgji Panariti dhe “Motra Tone” nga Kolė Idromeno. Me kėto tablo nis rrugėn piktura e Rilindjes Shqiptare. Duket si rastėsi por pikėrisht motivet e kėtyre dy veprave tė para, janė motivet kryesore qė mbizotėrojnė nė tematikėn e artit shqiptar tė Rilindjes dhe tė periudhės sė Pavarėsisė ; pra tema patriotike qė evokohej me trajtimin e figurės sė Heroit Kombėtar, Skėnderbeut, si dhe skenat nga jeta e pėrditshme ku fiksoheshin edhe vlera tė kulturės tė kulturės kombėtare.
Te piktorėt e Rilindjes pėrgjithėsisht ndihet fryma romantike. Nė shumė tablo vihen re edhe tipare tė realizmit klasik si dhe tė njė realizmi mė bashkėkohor, duke fiksuar kėshtu nė art, gjendjen reale tė vendit, ndonjėherė edhe me qėndrim kritik. Piktori mė i shquar i kėsaj periudhe ėshtė Kolė Idromeno (1860-1939) autor i shumė tablove, portreteve dhe peizazheve. Veprat e tij u bėnė si shkollė pėr artistėt e ardhshėm. Idromeno ka qenė gjithashtu edhe arkitekt dhe fotograf i njohur.Fotografia artistike dhe dokumentare pati njė pėrfaqėsues tjetėr tė shquar, tė njohur brenda dhe jashtė Shqipėrisė; familjen Marubi. Po nė Shkodėr, ku jetuan dhe vepruan mjeshtrit Idromeno dhe Marubi, dolėn edhe piktorė tė tjerė tė shquar si Ndoc Martini (1880-1916), Simon Rrota (1887-1961), Andrea Kushi (1884-1959). Zef Kolombi (1907-1949) etj. Pas Shkodrės, Korēa u bė vatra dytė ku mori zhvillim arti i pikturės nė Shqipėri. Nė Korēė u realizuan tablotė e bukura tė piktorit autodidakt Spiro Xega (1876-1953) si dhe veprat e “poetit tė peizazhit shqiptar” mjeshtrit Vangjush Mio (1861-1957). Tė dy kėta artistė janė nė krye tė pėrfaqėsuesve mė tė shuar tė Rilindjes dhe Pavarėsisė shqiptare nė pikturė. Edhe skulptura e rrumbullakėt, pas njė ndėrprerje tė gjatė prej disa shekujsh, filloi tė lėvrohet sėrisht nė periudhėn e Rilindjes. Si autor i parė njihet Murad Toptani (1866-1917). Ka realizuar disa vepra me temė patriotike, ku shquhen dy bustet e Skėnderbeut (mė 1899 dhe mė 1917). Por nivelin e kėtij arti e ngriti lart skulptori Odhise Paskali (1903-1989). Me statujat e tij monumentale, qė janė tė parat vepra tė kėtij lloji nė Shqipėri (“Luftėtari kombėtar” - Korēė 1932, “Flamurtari” - Vlorė 1932, “Skėnderbeu” - Kukės 1939), nis rruga e artit monumental nė Shqipėri. Veprimtaria e Paskalit vazhdon edhe nė periudhėn e pasēlirimit me vepra tė shumta. Ai mbetet edhe sot si personaliteti mė i shquar i skulpturės shqiptare.
Nė vitet e pavarėsisė artet nė Shqipėri zhvillohen nė mėnyrė mė tė organizuar. U bėnė pėrpjekjet e para pėr pėrgatitjen e artistėve tė rinj, pėr themelimin e shoqatave artistike dhe pėr organizimin e ekspozitave. Nė vitin 1920, nė Korēė u hap ekspozita e parė personale nga piktori Vangjush Mio. Me kontributin e poetit tė njohur kombėtar, Gjergj Fishta (1871-1940), i cili mori pjesė edhe vetė me disa punime nė akuarel, mė 1923, nė Shkodėr u hap ekspozita e parė lokale, me pjesėmarrjen e mbi 15 artistėve shkodranė. Ekspozita mė e rėndėsishme e gjithė kėsaj periudhe ėshtė “E para ekspozitė arti” qė u organizua Tiranė nė maj tė vitit 1931. Kjo ėshtė e para ekspozitė kombėtare nė historinė shqiptare. Ekspozita e mėsipėrme u pėrgatit nga Shoqata “Miqtė e Artit” qė ėshtė gjithashtu e para shoqatė artistike e themeluar po atė vit nė Tiranė. Mė 1931 u bėnė edhe dy pėrpjekje tė rėndėsishme : pėr realizimin e njė Pinakoteke dhe pėr ngritjen e Shkollės sė Artit. E para nuk u realizua, ndėrsa shkolla u hap. Me nisiativėn e piktorit A.Kushi, mė 1931 u ēel kursi i vizatimit dhe, pas njė viti, mė 1932 u themelua Shkolla e Vizatimit, e para shkollė arti nė Shqipėri. Shkolla e Tiranės mori nxėnės nga e gjithė Shqipėria. Aty jepnin mėsim artistėt O. Paskali, A. Kushi, A. Buza, italiani M. Ridola dhe L. Poradeci (1896-1989), poet i njohur i Rilindjes, i specializuar nė Bukuresht pėr arte tė bukura.
Nga Shkolla e Vizatimit morėn mėsimet e para pėr pikturė brezi mė i njohur i artistėve shqiptarė midis viteve ’40-’70 si B. Sejdini, K. Kodheli, N. Zajmi, F. Stamo, I. Kodra, Q. Grezda, Ll. Nikolla, F. Makoci, H. Reci, Z. Bumci, etj. Gjatė viteve 1932-1935 nė shkollėn e Vizatimit u organizuan disa ekspozita arti. Nė veprat mė tė bukura ndihej vazhdimėsia nga tradita e pikturės sė Rilindjes si dhe tipare tė reja realiste, me qėndrim kritik ndaj vėshtirėsive tė jetės dhe padrejtėsive shoqėrore tė kohės. Po nė kėtė periudhė, nė artin shqiptar u zhvillua edhe karikatura me temė shoqėrore e pėrfaqėsuar nga A. Dino, M. Frashėri si dhe Q. Mesarea, qė ishte njėkohėsisht akuarelisti mė i njohur shqiptar nė vitet e Pavarėsisė.
Pas njohurive tė para qė morėn nė Shkollėn e Vizatimit, nxėnėsit e saj, vazhduan studimet nė akademitė e arteve tė Evropės si nė Romė, Paris, Athinė, Milano, Bukuresht, Firence etj, dhe, kur u kthyen nė atdhe u bėnė mėsuesit e brezit mė tė ri tė piktorėve shqiptarė. Veprimtari tjetėr e rėndėsishme gjatė periudhės sė pavarėsisė ka qenė konkursi ndėrkombėtar pėr ngritjen e monumentit tė Heroit Kombėtar, Skėnderbeut, qė u organizua nė Tiranė mė 1937. Veē skulptorėve shqiptarė morėn pjesė mjaft autorė tė njohur evropianė. Ēmimin e parė e fitoi skulptori i njohur kroat A. Agustincic (1900-1979), ndėrsa e drejta e ekzekutimit i u dha skulptorit italian R. Romaneli. Monumenti i Skėnderbeut, realizuar nga Romaneli, u vendos nė sheshin “Albania” nė Romė, dy vjet pas konkursit, mė 1939.
Nė artin e periudhės sė Rilindjes dhe tė Pavarėsisė pėrfshihet edhe veprimtaria e artistėve qė jetonin nė kolonitė jashtė atdheut si dhe veprimtaria e arbėreshėve tė Italisė. Ashtu si letėrsia e kėsaj periudhe, edhe veprat figurative te arbėreshėt dhe diaspora kishte tė njėjtat motive e tė njėjtin stil me artin qė zhvillohej nė Shqipėri. Nga kolonitė shqiptare veēohet piktori Theohar Gjini qė veproi nė Paris dhe Bukuresht, ndėrsa nė fshatrat arbėreshe (Itali) u shqua skulptori Mikel Trota, qė kritikėt e kohės e quanin “Canova i ri” (A. Canova 1757-1822). Gjatė luftės sė dytė botėrore (1939-1944), kushtet pėr veprim nė fushėn e artit u kufizuan. Megjithatė u organizuan disa ekspozita. Mė e rėndėsishmja ishte ajo e vitit 1943, me pjesėmarrjen e artistėve mė tė mirė tė vendit. Veprimtaritė e tjera kanė qenė kryesisht ekspozita personale.
[redakto]Galeria e artit rilindas
Historia e ARTIT FIGURATIV! 120px-Kole_Idromeno%2C_Dasma_Shkodrane
Arti pas vitit 1945

Veprimtaria e parė nė fushėn e arteve figurative, pas ēlirimit tė vendit, ėshtė Ekspozita Kombėtare, e hapur nė prill tė vitit 1945, nė Tiranė. Nė shtypin e kohės ajo u quajt “ekspozita e parė kombėtare”, duke mohuar kėshtu atė tė vitit 1931 dhe tė tjerat mė pas. Pra u duk qartė tendenca pėr tė filluar “gjithēka nga e para” edhe nė art ! Ekspozita e vitit 1945 dhe sidomos tė tjerat qė u hapėn mė pas, pėrcaktuan dhe drejtimin e ri nė artin shqiptar, rrugėn e vetme tė lejueshme pėr shtetet komuniste ; metodėn e realizmit socialist.
[redakto]Ngritja e institucioneve Pas 1945-sės edhe nė fushėn e artit u bė njė punė mė e organizuar pėr ngritjen e institucioneve. Mė 1946 u hap shkolla e mesme artistike qė pėrgatiste piktorė skulptorė dhe grafistė. Nė vitin 1954 u ngrit pėr herė tė parė Galeria Kombėtare e Arteve, ėndėrr disa vjeēare e artistėve dhe amatorėve tė artit. Aty u grumbulluan veprat mė tė mira tė traditės si dhe tė autorėve bashkėkohės. Njėzet vjet mė pas u ndėrtua godina e re e Galerisė, ku ndodhet dhe sot dhe u pasurua me njė numėr mė tė madh veprash. Nė godinėn e re ėshtė hapur njė sallė pėr vepra tė autorėve tė huaj ku bėjnė pjesė edhe tablo nga Rembrandt, Ticiani etj.
Ne vitin 1972 u krijua "Ndermarja e Riprodhimit tė Veprave tė Artit" Drejtuar nga z.Skėnder Glina, ajo u bė njė qėndėr komplekse nė ndihmė tė artistėve tė tė gjitha fushave tė artit, kryesisht tė ati monumental.
Piktorėt, skulptorėt bashkė me artistėt e tjerė tė skenės dhe ekranit themeluan organizatėn e tyre tė quajtur Lidhja e Artistėve me qėllim “qė tė bashkonin pėrpjekjet pėr formimin e artit tė ri tė realizmit socialist”.
Nxėnėsit qė mbaronin shkollėn e mesme artistike nė Tiranė vazhdonin studimet nė akademitė e arteve nė Bashkimin Sovjetik dhe nė vendet e tjera tė Lindjes. Nė vitin 1960, kur Shqipėria u nda nga kampi socialist, studentėt u kthyen nė atdhe dhe, po atė vit, nė Tirane u ngrit Instituti i Lartė i Arteve (sot Akademia e Arteve). Disa vite mė vonė u hapėn edhe shkolla tė tjera artistike. Nė qytetet kryesore u ngritėn Galeri Arti. U hapėn disa muze kombėtarė si Muzeu i Artit Mesjetar nė Korēė, Muzeu Arkeologjik nė Tiranė etj si dhe disa muze historikė si Muzeu Skėnderbeu nė Krujė, Muzeu Historik Historia e ARTIT FIGURATIV! 220px-Galeria_e_Arteve
Zhvillimi i skulpturės
Qė nga viti 1945, thuajse ēdo vit janė organizuar ekspozita tė arteve figurative. Mė tė rėndėsishme quheshin ato me rastin e pėrvjetorėve tė Ēlirimit dhe tė ngjarjeve te tjera kombėtare. Janė organizuar gjithashtu edhe shumė konkurse kombėtare. Konkursi i parė u shpall mė 1948 pėr realizimin e monumentit tė Skėnderbeut. Nga ky konkurs fitoi skulptori Janaq Paco (1914-1989) me bocetin e tij qė u realizua nė bronz pas 10 vjetėve dhe u vendos nė qytetin e Krujės (28 nėntor 1959). Mbas ēlirimit mori zhvillim tė madh skulptura monumentale. Brenda pak viteve u ngritėn disa vepra. Nga veprat mė tė rėndėsishme vlerėsohen monumenti ekuestėr i Skėnderbeut nė Tiranė (1968) me autorė O. Paskali, A. Mano, J. Paco ; “Monumenti i Pavarėsisė” nė Vlorė (1972) mė autorė K. Rama, M. Dhrami, Sh. Hadėri si dhe disa statuja shtatore dhe monumente tė tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj.
Nė pikturė u realizuan njė numėr mė i madh veprash. Pėr herė tė parė morėn zhvillim thuajse tė gjitha zhanret e arteve vizive qė nga piktura e skulptura e kavaletit te grafika, skenografia, tekstili, qeramika, qelqi, e deri te mozaiket dhe afresket qė u aplikuan nė disa godina social kulturore. Nė gjithė kėtė mori veprash, ndonėse tė realizuara nėn njė censurė tė rrepte, u realizuan edhe vepra me vlera tė veēanta artistike. Nė artet figurative mungon njė figurė aq e shquar sa Ismail Kadare nė letėrsi, por gjithsesi ashtu si dhe Kadare shkroi kryevepra gjatė periudhės sė realizmit socialist, po ashtu edhe mjaft piktorė tė talentuar, kanė realizuar tablo tė bukura, qė s’kanė asgjė tė pėrbashkėt me tė ashtuquajturėn metodė tė realizmit socialist.Skematizimi i veprimtarisė artistike

Pas viteve ’60 nė Shqipėri artet zhvilloheshin tė shkėputura jo vetėm nga vendet e zhvilluara perėndimore, por edhe nga shtetet e bllokut tė Lindjes. Pėr artistėt figurativė ishte i pamundur kontakti me veprat origjinale tė autorėve tė huaj, qoftė edhe nė mėnyrė klandestine sic mund tė bėhej me tingujt e muzikės apo me letėrsinė. Pra ishte mbyllur ēdo shteg pėr tė mėsuar nga pėrvoja e artit bashkėkohorė botėrorė. Kėshtu, nga viti nė vit, veprimtaria nė kėtė fushė skematizohej gjithnjė e mė shumė dhe artistėt e ndjenin veten gjithnjė e mė ngushtė. Atėherė filuan disa reagime nė forma tė ndryshme. Artistė tė veēantė preferuan tė trajtonin mė shumė temėn historike, njė pjesė e madhe i u pėrkushtua kryesisht peizazhit ; pra u futėn ne ato tema dhe gjini ku bėheshin mė lehte pėrpjekje pėr t’iu shmangur kanoneve tė metodės sė realizmit socialist qė ngurtėsonte fantazinė. Nga “devijime’ tė tilla qėndroi mė pak e prekur veprat e piktorit A. Buza (1905-1987) si dhe njė pjesė e madhe e tablove tė piktorėve K. Kodheli, (l. 1920), Sadik Kaceli (1913-2000) etj.
Pas viteve ’70 nė Shqipėri u edukuan tre breza pedagogėsh qė pėrgatisnin artistė tė rinj. Grupi i parė vinte nga akademitė e perėndimit, i dyti nga shkollat e vendeve tė Lindjes, dhe tė tretėt ishin pėrgatitur nė Akademinė e Tiranės. Kontradiktat qė filluan tė shfaqeshin midis tyre vitet e fundit, riformonin grupe tė tjera qė nuk pėrcaktoheshin nga vendet ku kishin studiuar apo nga mosha, por nga aftėsit, talenti dhe kultura e tyre. Pėrfaqėsuesit qė luftonin pėr tu shkėputur nga skematizmi gjendeshin nė ēdo brez. Por ndaj tyre qėndronte gjithnjė e fortė goditja nga ithtarėt e realizmit socialist. Atėherė artistėt novatorė mbijetonin duke realizuar dy lloj veprash ; tablo pėr ekspozita, qė plotėsonin kėrkesat e zyrtarėve tė artit dhe vepra arti vetėm pėr nė studio, tek tė cilat bėnin eksperimente artistike pėr njė ditė qė do tė vinte. Herė pas here, vepra tė tilla dorėzoheshin edhe nė ekspozita. Ndonėse sillnin vlera tė reja artistike ato jo vetėm nuk ekspozoheshin por bėheshin objekt kritikash. Njė nga ato tablo ka qenė edhe “Betimi i Vrana Kontit” tė S. Kamberit qė sot cilėsohet midis tablove mė tė mira. Ndėr artistėt mė tė shquar, tė asaj periudhe, qė mundi tė rezistonte duke iu pėrgjigjur kėrkesave tė kohės, por tė jepte edhe vepra me vlera artistike ka qenė piktori S. Shijaku (l. 1933). Veprimtaria e tij shtrihet nė disa gjini si tablo, peizazhe, portrete, afreske dhe sė fundi nė qeramikė tė pikturuar dhe skulpturė.
[redakto]Pėrpjekje pėr liri vepruese
Fantazia vepruese e artistėve mė tė talentuar gjithnjė ka qenė nė luftė me skematizmin e imponuar edhe nė artin shqiptar. Ndonėse tė izoluar nga veprimtaria bashkėkohore botėrore, artistėt shqiptarė herė pas here kanė bėrė pėrpjekje pėr mė shumė liri vepruese. Shembulli mė i dukshėm i viteve tė realizmit socialist, ka qenė ekspozita me titullin sinjifikativ: “Pranvera”-1972 qė u hap nė Tiranė. Pas disa pėrpjekjeve latente qė u dukėn nė ekspozitėn e njė viti mė parė (1971), nė kėtė tė dytėn u ndje njė frymėmarrje mė e gjerė. Por goditja kundėr saj u bė e menjėhershme dhe e fortė duke e ndrydhur mė shumė artin shqiptar nė vitet e mėpasėm. Nė ato vite u shfaqėn edhe disidentėt e parė nė pikturėn shqiptare si E. Gjergo, E. Hila, A. Oseku, M. Velo etj. Pėrpjekjet pėr mė shumė liri vepruese shfaqeshin herė pas here edhe nė mbrojtjet e diplomave tė artistėve tė rinj, por ato ndrydheshin mė lehtė. Megjithatė ato vazhdonin gjithnjė me guxim deri nga fundi i viteve ’80-tė kur studenti E. Rama (l. 1966) me diplomėn e tij paralajmėronte pėr njė pikturė qė nuk do tė ndrydhej mė nė tė ardhmen.
[redakto]Arti bashkėkohor

Ishte pikėrisht viti 1991 kur piktura shqiptare nisi rrugėn ku nuk do tė ndjehej mė tutela e njė drejtimi tė vetėm artistik, siē provoi gjatė 50 vjetėve. Mė shumė se nė artet e tjera tani nė pikturė vihet re njė hapėsirė mė e larmishme dhe mė e madhe. Janė hapur mė shumė ekspozita personale ku paraqiten vepra qė u pėrkasin rrymave bashkėkohore tė artit botėror. Nė kėtė fazė, nė Shqipėri gjen edhe autorė qė ende pikturojnė si nė vitet e realizmit, por tonin e pikturės sė sotme e japin piktorėt qė pėrpiqen pėr njė gjuhė tė veēantė artistike si dhe autorėt e rinj me “kapriēot” artistike qė tentojnė drejt njė stili sa mė bashkėkohor. Artistėt shqiptarė, deri dje tė izoluar brenda vendit tė tyre, tani po ballafaqohen me botėn pėr tė marre vlerėsimin mė tė saktė tė veprave artistike. Deri tani janė arritur suksese nė shtete tė ndryshėm nga disa autorė shqiptarė ku mė i shėnuari ėshtė ai i piktorit A. Shima nė njė nga galeritė mė tė njohura tė Londrės dhe qė vazhdon edhe sot nė disa galeri tė Amerikės.
Tani artistėt shqiptarė janė tė grupuar nė shoqata tė ndryshme, sipas prirjeve tė tyre, ndonėse edhe Lidhja e Artistėve (e themeluar mė 1952) ekziston akoma, kuptohet tani me njė platformė tjetėr, qė i pėrshtatet artit tė sotėm. Nė vitin 1993 nė Tiranė u ngrit Galeria Te & Gi, e para galeri private ku u grumbulluan njė grup artistėsh me prirje progresive. Janė hapur edhe galeri tė tjera private. Galeria Kombėtare ėshtė pėrshtatur veprimtarisė bashkėkohore dhe ka arritur tė organizojė ekspozita me pjesėmarrjen e artistėve nga shumė vende tė botės.
Gjithsesi kėto janė hapat e para tė artit tė ri shqiptar drejt harmonizimit me artin e vendeve tė tjera evropiane, ndaj tė cilėve Shqipėria qėndroi e izoluar vite mė parė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e ARTIT FIGURATIV! Empty Re: Historia e ARTIT FIGURATIV!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi