♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė shqiptar po “ēmend” Holandėn!!

Shko poshtė

Njė shqiptar po “ēmend” Holandėn!! Empty Njė shqiptar po “ēmend” Holandėn!!

Mesazh nga CLICHE' Tue Mar 19, 2013 4:58 pm

Njė shqiptar po “ēmend” Holandėn!! Jontarifa1-300x213Nė radion “Fun X”, ndėr mė tė dėgjuarat nė Holandė, kėnga e tij e fundit “Fokus” vazhdon tė pozicionohet nė krye tė toplistės sė preferencave muzikore. Joni Tarifa (29) shqiptar me origjinė, po korr frytet e punės sė tij disa vjeēare.Djaloshi nga Tirana i cili profesion tė vėrtetė ka marketingun, jeton prej 15 vitesh nė Mbretėrinė e Holandės. Ai ėshtė djali i dytė i Fatos Tarifės, ish-ambasador i Shqipėrisė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe mė pas nė Holandė.
“U larguam nga Shqipėria familjarisht dhe u vendosėm nė Chapel Hill, shtet i Karolinės sė Veriut, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Aty mbarova shkollėn 8-vjeēare dhe vitin e parė tė shkollės sė mesme. Nė fund tė vitit 1998 u vendosėm familjarisht nė Hagė, ku im atė shėrbeu si ambasador i Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Holandės. Qė nga ajo kohė, pra pėr afro 15 vjet unė jetoj nė Holandė. Kėtu mbarova shkollėn e mesme dhe universitetin dhe tani banoj dhe punoj nė Hagė”- tregon 30-vjeēari pėr largimin e tij nga vendlindja.
Jon banon nė qytetin e Hagės tė njohur mė sė shumti pėr tribunalin ndėrkombėtar tė drejtėsisė. Kėtu krahas angazhimit profesional ai merret edhe me muzikė.
“Nė Holandė ėshtė goxha e vėshtirė qė tė bėsh “break-through”. Me fjalė tė tjera, qė tė ēash nė tregun e muzikės dhe atė tė artit, sidomos kur je i huaj. Shkalla e konkurrencės ėshtė shumė e madhe”.
“Next to me” kėnga e radhės qė befason
“Next to me” ėshtė kėnga e tretė qė, kėngėtari i ri shqiptar, ka nxjerrė nė tregun muzikor holandez. Nė kėtė kėngė ai vjen nė duet me kėngėtarin e muzikės R&B, Arman Kanun, lideri i grupit muzikor holandez “Ambasada Groove.” Kjo kėngė pritet tė jetė po aq sa e suksesshme sa “Focus”.
Nė njė rrėfim pėr jetėn, Joni thotė se nuk e ka pasur tė vėshtirė tė adoptohet me shoqėrinė vendase. Vajtja nė fėmijėri e ka bėrė atė tė pėrshtatet dhe tė pėrthithė mė sė miri kulturėn e vendit ku jeton dhe punon. Holanda ėshtė njė ndėr vendet me kozmopolite tė globit. Popullsia e kėtij vendi ėshtė heterogjene dhe ēka e bėn njė vend shumė interesant.
“Ne fillim, kur erdha nė Hagė, unė vazhdova shkollėn e mesme nė njė shkollė ndėrkombėtare, nė gjuhėn angleze, dhe pata mundėsinė tė njihja shokė nga shumė shtete tė botės”. Pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme ai zgjodhi tė vazhdojė studimet universitare pėr Marketing.
“Fillimisht kisha dėshirė tė studioja pėr menaxhim biznesi ndėrkombėtar, por ndodhi qė tė mos ishte kjo fusha ime e studimit. Sidoqoftė, unė fillova ta pėlqej dhe vazhdoj ta pėlqej fushėn e marketingut dhe tė komunikimit pėr tė cilėn u diplomova, nė “In Holland University”, nė Hagė.”
“Qielli nuk ėshtė limit, dua tė arrij mė shumė”
Nė fakt pėr Jonin nuk ka rutinė. Ēdo ditė ėshtė ndryshe nga tė tjerat. Ndėrsa na pėrshkruan njė ditė tė zakonshme tregon se pėrgjithėsisht ajo ka kėtė pamje: “Pasi dal nė mėngjes nga apartamenti im, marr biēikletėn dhe shkoj nė punė. Nė mbrėmje, pas pune, ose takohem me shokėt e mi dhe argėtohem me ta, ose stėrvitem nė palestėr, ose luaj muzikė, shkruaj kėngė”.
Meqė jemi te muzika, ky ėshtė edhe qėllimi i bisedės sonė. Ai ka filluar te merret me muzikė qė nė vitin 2000. Si u gjend ai nė krye te klasifikimit nė radiot Holandeze.
“Po, njėra nga kėngėt e mia tė fundit, e titulluar “Focus”, u ngjit nė vendin e parė nė klasifikimin e njėrės prej radiostacioneve mė tė mėdha nė Hollandė qė quhet “FunX Radio”.
Nė fakt, kėnga e fundit qė kisha kėnduar para kėsaj titullohet “So right” dhe arriti nė vendin e dytė nė Dutch Charts, prandaj edhe ishte njė surprizė shumė e kėndshme pėr mua qė kėtė herė, me kėngėn “Focus”, tė ngjitesha nė vendin e parė. Pėr tė qenė tėrėsisht i sinqertė, them se nuk e prisja”. Pėr tė fillimisht muzika ka qenė thjesht njė hobi, kalim kohe. Mė vonė pėr tė muzika u bė angazhim serioz nė vitet 2004-2005.
Po ēfarė do tė thotė pėr tė, tė jetė nė krye tė kėtyre klasifikimeve: “Ėshtė diēka pėr tė cilėn jam dhe do tė jem gjithmonė krenar, sidomos kur shoh se kush bėjnė pjesė nė “Dutch charts” qė janė disa nga artistėt mė tė famshėm nga e gjithė bota dhe kėnga ime mundi tė dalė kėtė herė mbi tė gjithė ata. Ėshtė njė ndjesi shumė e bukur dhe e pamundur ta pėrshkruaj kėtė qė ndjej. Megjithatė, ky nuk ėshtė fundi. Unė dėshiroj tė vazhdoj tė arrij suksese dhe lartėsi tė reja. Qielli nuk ėshtė limit”.
Me babain, shokė
Joni ka shumė dėshirė qė suksesin e tij nė Holandė ta sjellė edhe nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye premton qė shumė shpejt do tė jetė edhe nė tregun tonė muzikor. Tregon se tokėn shqiptare e prek tė paktėn dy herė nė vit, pasi kėtu ka familjen, prindėrit, gjyshėrit dhe njerėzit e afėrt.
Deri nė njė moment tė caktuar tė jetės, ai ka menduar se e ardhmja e tij do tė ishte nė futboll, por nuk qe e thėnė kėshtu. Njė incident e shkėputi nga fusha e blertė dhe sot ai punon si Koordinator i Hematologjisė nė departamentin e Komunikimit dhe Medias.
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi