♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baleti shqiptar

Shko poshtė

Baleti shqiptar Empty Baleti shqiptar

Mesazh nga Barbi Wed Jul 08, 2009 7:50 pm

Baleti shqiptar 1204189423-balet

Baleti shqiptar ka njė traditė shumė tė mirė dhe nė kėto 50 vjet ka qenė njė pjesė e rėndėsishme e jetės kulturore nė Shqipėri. Shumė koreografė e kėrcimtarė kanė kontribuar nė zhvillimin dhe pėrhapjen e kėsaj gjinie nė vendin tonė. Gjatė viteve tė komunizmit kultura kishte njė rėndėsi tė veēantė dhe arti ishte njė mjet pėr tė mbėshtetur shtetin.
Nga kjo pikėpamje ky ishte njė avantazh, por me njė ēmim - qė arti tė ishte i lidhur me politikėn dhe nė shėrbim tė regjimit. Kėtu nuk dua tė analizoj historinė e baletit gjatė kėsaj kohe, por ėshtė e rėndėsishme tė thuhet se u krijuan institucione kulturore dhe shumė ansamble tė vogla nė tė gjithė vendin. Gjatė kėsaj kohe u krijua Teatri i Operas dhe Baletit, si dhe Shkolla e Baletit Shqiptar. Baleti shqiptar ishte i tėri nėn influencėn e shkollės ruse. Shumė pedagogė rusė dhanė mėsim nė Shqipėri dhe shumė nga kėrcimtarėt tanė studiuan nė Rusi duke sjellė sistemin rus tė baletit me kthimin e tyre. Kėrcimtarėt shqiptarė qė mbaruan kėtė shkollė kishin njė teknikė tė lartė.

Nė vitin 1990 situata politike ndryshoi. Shqipėria nuk ishte mė vend i izoluar. Kėto ndryshime ishin tė mirėpritura dhe shpresohej pėr njė periudhė tė re nė baletin shqiptar. Por, nė kėtė entuziazėm, artistėt u harruan nė problemet ekonomike tė tranzicionit. Mbėshtetja e shtetit pėr institucionet kulturore nuk ishte nė nivelet e duhura, ose ndonjėherė mungoi fare. Ato ishin tė diktuara nga situata ekonomike e vendit, e cila ishte tejet e vėshtirė. Dhe pa dyshim, arti ishte viktima e parė e kėtij tranzicioni. Shumė drejtues nuk mundėn tė kuptonin specifikėn dhe nevojat e baletit, shumė prej tyre e trajtuan trupėn e baletit si njė shtesė tė tepėrt tė Operas dhe jo si njė pjesė tė rėndėsishme tė saj. Pėr rrjedhojė, shumė kėrcimtarė, mėsues baleti e koreografė, nė vend qė tė shihnin qė situata tė pėrmirėsohej, u ndeshėn me vėshtirėsi tė shumta. Gjatė kėsaj kohe u dekretua dhe njė ligj qė kėrcimtarėt tė dalin rreth moshės 60 vjeē nė pension - njė absurd. Me gjithė kėrkesėn e vazhdueshme tė kėrcimtarėve, askush nuk e dėgjoi zėrin e tyre, kur dihet qė nė tėrė botėn mbas njėzet vitesh punė si kėrcimtar, ke njė pension, si nė Perėndim, ashtu dhe nė Lindje. Si pasojė e kėsaj gjendjeje kaotike e tė pashpresė, shumė kėrcimtarė e mėsues emigruan nė vende tė ndryshme tė botės. Duke hedhur njė vėshtrim sot, nė baletin shqiptar mbizotėron njė situatė kaotike.

Kemi shumė artistė nėpėr botė, si nė: SHBA, Francė, Spanjė, Gjermani, Austri, Greqi, Kanada etj. Askush nga kėrcimtarėt shqiptarė apo mėsuesit qė kanė emigruar nuk janė rikthyer tė vazhdojnė karrierėn nė vend (Ilir Kerni, Astrit Zejnati, Altin Kasftira, Esida Meēani etj.) Vetėm nė trupėn shtetėrore tė Greqisė shumica dėrrmuese e kėrcimtarėve janė shqiptarė (Altin Korruti, Ilir Sipri etj.) Askush nga kėta kėrcimtarė tė talentuar, qė janė, pa dyshim, ambasadorėt mė tė mirė tė kulturės shqiptare nė botė e pėrfaqėsuesit e denjė tė vendit, nuk ėshtė ftuar pėr t’u kthyer nė Shqipėri. Shumė mėsues vazhdojnė tė japin mėsim nėpėr vende tė ndryshme tė botės, por edhe kėta, askush nuk kujtohet qė t`i ftojė. Shumė kėrcimtarė tė talentuar, sapo diplomohen, parapėlqejnė qė tė largohen dhe tė kenė njė karrierė nė Perėndim, - sigurisht, ėshtė e drejta e tyre tė largohen.

Pyetja qė mund tė bėjmė kėtu ėshtė: “Ēfarė kushtesh dhe ēfarė stimujsh u japim ne kėtyre tė rinjve qė tė qėndrojnė e tė kenė karrierė nė Shqipėri?!” Ata as qė mendojnė tė kthehen njė ditė nė kėtė vend, madje dhe kur vijnė me ndonjė ftesė, largohen sėrish me pėrshtypje jo tė mira. Trupa e Baletit jep shumė pak shfaqje nė vit, qė numėrohen me gishtat e dorės, me njė nivel qė lė shumė pėr tė dėshiruar dhe me njė disiplinė aspak tė denjė pėr njė trupė baleti, ku celularėt, kafetė e cigaret janė tė pranishme nė ēdo kohė. Nė Perėndim, njė kompani baleti jep rreth 80 shfaqje nė vit minimumi, pa folur pėr Trupat Qendrore qė japin rreth 150 deri nė 200 shfaqje nė vit dhe sigurisht, pa pėrfshirė kėtu turnetė. Nuk ka njė kalendar vjetor, nuk ka vazhdimėsi dhe me kėtė “strategji-anarshi” dihet qė niveli i kėrcimtarėve do tė bjerė. Mungon strategjia pėr tė afruar sponsorė qė mund tė jenė nė gjendje tė financojnė njė vepėr tė plotė baleti, me rekuizitė e skena, qė njė vepėr t`i ngelet teatrit tonė dhe tė ketė njė vazhdimėsi.

Punohet vetėm me projekte, ku njė premierė vihet 2-3 herė dhe pastaj zhduket. Vetėm nė muajin dhjetor tė gjitha trupat e baletit shfaqin “Arrėthyesin” gjatė gjithė muajit me rreth 30-40 shfaqje. Nė Tiranė fillohet e festohet ose mjaftohen me njė ballo nė fund tė vitit, qė pėr atė qė kam parė ėshtė njė karikaturė e vėrtetė, pa nivel dhe njė kopje e shėmtuar e Koncertit tė Vjenės. Mjaftohen me pėrgatitjet veē me dy orė prova nė ditė, ku shumė kėrcimtarė vrapojnė tė shkojnė nė programet e televizioneve, pa menduar pėr kohėn qė duhet investuar me trupėn e baletit, ndėrkohė qė nė teatrot perėndimorė punohet pėrreth 6-8 orė nė ditė. Nuk ka as koreografė tė rinj qė tė konkurrojnė me kolegėt e tyre nė vendet europiane. Mungojnė emrat prestigjiozė tė skenės botėrore, mungon njė politikė pėr tė sjellė emra tė nderuar, qoftė tė koreografėve apo edhe pedagogėve tė ndryshėm pėr trupėn e baletit, qė pėr hir tė sė vėrtetės janė lėnė nė mėshirėn e fatit, nė duart e mediokėrve. Mungojnė eksperiencat e duhura dhe shkėmbimet me shumė kompani tė ndryshme.

Nuk punohet pėr tė sjellė sipėrmarrės tė huaj qė ndoshta mund t`i siguronin kėsaj trupe mundėsinė pėr tė arritur nė skena perėndimore dhe pėr tė rritur tė ardhurat financiare. Po kėshtu, nuk ftohen koreografė tė dėgjuar nė skenat europiane. Nuk mund tė krenohemi me njė vėnie nė vit dhe me gjashtė deri nė shtatė shfaqje nė vit. Shto pėrpos kėtyre, tė qenit njė vend ku tė drejtat e autorit vidhen nė mes tė ditės. Nuk jam kundra eksperimenteve dhe tė resė nė koreografi, por, kur vihen nė baza dilentante ato janė tė dėmshme dhe tė lėnė njė shije tė hidhur. Sot trupa e baletit nuk ka njė drejtues tė mirėfilltė ta drejtojė dhe tė ideojė tė ardhmen e saj. Kur dihet qė nė Shqipėri askush nuk ka dhe nuk di bazat e baletit kontemporan, ku nuk njihen metodat Graham, Limon dhe nuk dihen bazat e muzikalit. Kėtu nuk dua t`i dekurajoj ata koreografė tė rinj, por do desha t`i kėshilloja qė tė investonin pėr tė studiuar nė vend qė tė kopjojnė nga kasetat. Mendoj qė situata nė kėto teatro duhet tė ndryshojė, baleti duhet tė ketė mė shumė autonomi dhe mos tė jetė shumė i varur nga njerėz qė nuk e kanė idenė dhe as dėshirėn pėr ta kultivuar kėtė gjini.

Situata nė shkollė paraqitet edhe mė e zymtė. Mė vjen keq qė dhe programi para viteve `90 nuk ėshtė mė, pa folur pėr tė futur programe mė bashkėkohore qė i duhen njė shkolle. Programet duhet tė ndryshojnė dhe t`i pėrshtaten kohės. Shumė nga mėsuesit e kėsaj shkolle as qė kanė kėrcyer nė skenė dhe as qė kanė eksperiencėn e duhur pėr mėsimdhėnie. Shkolla e Baletit lė shumė pėr tė dėshiruar qė nga ambientet aspak tė denja, ku ngrohja nė dimėr mungon, deri te dyshemetė qė janė si parketi i ēdo dyshemeje tė zakonshme. Me njė vendim absurd tė Ministrisė sė Arsimit, tė gjithė ish-kėrcimtarėt qė jepnin mėsim duhej tė largoheshin sepse nuk kishin arsimin pėrkatės dhe nė vend tė tyre japin mėsim ata qė kanė njė diplomė, kur dihet qė Shkolla e Lartė Koreografike u ngrit pėr nevojat qė kishin Vatrat e Kulturės pėr kohėn dhe nuk ka tė bėjė asgjė pėr mėsimdhėnien nė Shkollėn e Baletit. Nė Lindje dhe nė Perėndim kushti vendimtar pėr tė punuar si mėsues baleti ėshtė tė kesh pasur njė karrierė si kėrcimtar nė teatėr dhe shumė nga kėta kėrcimtarė studiojnė nė shkolla tė posaēme pėr mėsues baleti.

Shkollės i vihet kyēi nė orėn katėr pasdite, kur dihet qė vetėm me njė orė mėsimi baleti nuk mund tė bėhesh kėrcimtar dhe pothuaj tė gjithė nxėnėsit shkojnė e marrin mėsim privat po me kėta mėsues qė s`bėjnė asgjė gjatė ditės. Ky ėshtė njė turp qė duhet ndalur. Me mėsues qė as dinė e as marrin mundimin tė shkojnė nė seminare tė ndryshme, pa ftuar kėrcimtarė ose ish-kėrcimtarė brenda e jashtė shtetit tė cilėn kanė dhėnė dhe mund tė japin njė kontribut tė madh. Kjo shkollė nuk bashkėpunon me Trupėn Kombėtare duke e ditur qė kėta nxėnės janė e ardhmja e kėrcimit nė Tiranė, por lihen nxėnėsit tė marrin pjesė nė ca spektakle televizive tė dobėta e pa vlerė.
(* - Ish-solist me trupėn e baletit, sot mėsues nė Shkollėn nacionale tė Baletit nė Kanada)
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi