Zgarravina .. dedikuar vetes!!
3 posters
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Re: Zgarravina .. dedikuar vetes!!
Kerkome ne syte e nje femije,
...do te gjesh pafajsine qe kam humbur...
Kerkome ne vesen e mengjesit,
..do te gjesh lotet qe jane ngrire ne ...
Kerkome ne nje lendine me lule,
...do te gjesh paqen qe me ka braktisur...
Kerkome pertej nje perendimi magjeps,
...do te gjesh enderrat qe jane vyshkur...
Kerkome ne qetesine e nates,
...do te degjosh melodine e shpirtit tim..
Kerkome ne rrezet e diellit,
..do te gjesh buzeqeshjen qe me ke vjedhur...
Kerkome ne zemren tende,
...diku aty do te gjesh edhe timen...
Kerkome ne vargjet e kesaj poezie,
...do te gjesh ate qe me ka ngelur...
******************
Ndonjehere pendohet njeriu,per ato cfare ka bere dhe nuk ka bere...
..por shanset jane aq sa i vlerson....
Ndonjehere lumturi ndjen njeriu
..nga fluturime i ne zogu apo nga nje prekje e ngrohte..
Ndonjhere hidhrim ndjen njeriu..
..nga dikush, apo nga gabimet qe ka bere
Ja pra ne ato caste, per veten dhe te dashurit e saj eshte denim...
Ndonjhere shpreson njeriu , se ky hidherim do kaloj...
Dike qe pret te vij ,apo jeta te te dhuroj ate qe pret..
Por pergjigje nuk merr, thjesht rri duke shpresuar...
Ndonjehere xhelozon njeriu..paditur perse..
Por ajo qe nuk di ,eshte nje tufe ndjenje e kot....
.sepse ai e di shume mire..thjesht ka frike..frike ta pranoje..
Ndonjehere merzitet njeriu..
..ne mes turmes nga vuajtja e vetmise
Apo nga perjetimet e paarsyeshme..
Ajo qe ka humbur eshte koha qe ka hecur kot....
Ndonjehere gezim ndjen njeriu..
Per nje iluzjon , ose nje pike lumturie qe i jepet..
Ndonjehere dashuron njeriu
..cmendurisht...si i marre humb kontrollin..
Ne ate cast,zemra reh per ate qe e do....
Ndonjehere jeton njeriu
Ne "qiell" apo ne" balte"...
Jeta eshte plasteline..i japim ne formen qe deshirojme...
Mundet njeriu te deshiroje te mbetet krejtesisht vetem , ne menyre qe te shfryje ne kulm lotet dhe trishtimin e ndrydhur perbrenda? Mundet! Ashtu sikur mundet te lendohet e te pendohet kur sheh qe nje dere "gjysem e hapur" papritur "mbyllet" dhe kaq. C'rendesi ka kush e mbylli. Kush ishte ai qe pati guximin dhe vendosmerine t'i jepte fund nje situate qe nuk po hidhte asnje hap ,por rrinte pezull. Rendesi ka qe dera u mbyll dhe e vetmja arsye per te trokitur perseri duhet te jete e forte (teper) dhe e qendrushme. Dhe ja ku ndodhemi per te disaten here ne te njejten pike: balle per balle me veten , ne nje rrefim qe do te me sherbeje te njoh veten me mire, por qe cuditerisht nuk do te me ndihmoje te hedh nje hap me te mire. Si eshte e mundur qe "njohja e vetes me mire" nuk shkon parelelisht me " hedhjen e hapave mire" dhe nuk gjen nje tryeze te perbashket per te percaktuar keshtu nje fat te perkohshem te nje situate ,ngjarje ,ndjenje ne fund te fundit. Me duket e cuditshme....
Asgje nuk dua kete moment ,vecse te pij me kupen e henes qetesine e qiellit, pafundesine e mistershme te tij dhe te ngjyej ne lengun hyjnor biskota yjesh, dhe ti pertyp ato si ushqim qe te me mbante frymen gjalle....
Sa uri per hene sonte....sonte qe hena nuk duket nga rete e zeza....pfffff
*********
Ushqehemi me te kaluaren pa e kuptuar, sepse derdhjet atehere ishin te plota, te pjekura, te menduara. Ndersa sot mezi arrijme te mbledhim elementet brenda vetes per te krijuar nje gjysem historie. Jemi te gjithe ne lufte me castin,ne kerkim te zgjatjes se momenteve, anti-castit. Duam te behemi skulptore te kohes, te zgjasim duart ne pocen e argjiles qe rrotullohet. Te ushtrojme force kostante derisa te nxjerrim formen prej balte te rrumbullaket: perfekte. Por jetojme ne modernizem. Arrijme ta prekim vetem pak momente. Shtremberojme rrumbullakesine me caste te pazgjatshme. Me duar me balte terhiqemi te mundur. Padurimi deformon skulpturat qe ndertojme brenda dhe jashte vetes. Dhe ne fund e kuptojme: moderniteti eshte derdhje e parakohshme mendimesh, deshirash, reflektimesh...zbrazje e dites, nates, pergjegjesise.E megjithate mundohemi. Rrekemi te prodhojme organizma te plota historike, ne vend te qelizave castore. Ju lutem pak perfeksion...?!
Brenda cdo njeriu fshihet nje ane e mrekullueshme, qe per pjesen me te madhe te kohes, rri aty ne cep e strukur ne vetmi dhe kur perpiqet (ndonjehere) te shfaqet ne dritaren e shpirtit, menjehere e detyrojne te heshte. Per kete arsye te cmendurit ia mbathin per t'u mbyllur neper cmendina, femijet luajne larg te rriturve (fshehtas), artistet krijojne ne sekret absolut, sepse ana juaj e mrekullueshme eshte nje sekret qe duhet ruajtur larg maskave te te tjereve. Jemi te zhytur kokeposhte ne nje turli te cilesise se pare, nje perzierje kaotike dhe e paqendrueshme ku pyetjet ndjekin pergjigjet, koha ecen mbrapsht, realiteti eshte thjesht nje opinion dhe nuk ka asgje me te vertete...
***************
1. Mish e gjak i ngjeshur ne nje dordolec qe can mes turmes se njerezve, pa vemendje per veten, pa deshira per veten...Ajo vetem ecen duke ndare si me thike fate njerezish me fytyra te ngrysura qe vijne nga nje destinacion, dhe shkojne me te thyer ne nje tjeter prej te cilit nuk presin te marrin asgje, thjesht shkojne, sepse duhet, sepse kjo eshte jeta... Dhe cuditerisht pamja e saj nuk tremb askend pervec "ate", nuk shmang askend nga destinacioni i "ardhje- vajtje", por i terheq...edhe nje hap me afer...Sa cudi! E zbehte nga pluhuri i trishtimit te diteve, tiparet i jane deformuar si nje grusht resh te zymta, duke i dhene imazhin e nje te vdekuri...Dikur ishte e buzeqeshur, me sy plot ndjenje qe shembnin mure dhimbjesh duke ndertuar me to folezesa dashurie...Dikur kishte nje emer, sot ka vetem kujtime qe po e grryejne perbrenda...dikur kishte nje ze, sot ka vetem nje heshtje qe vetem kafshon, dikur kishte nje qe falte vetem dashuri, sot ka vetem nje boshellek, asgje me teper....
p.s.Ne qofte se e ndalon kush hapin e syrit te ky rrefim, mos te mundohet te kuptoje!
JK- Mik i Forumit
- Gjinia :
Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet : 11
Re: Zgarravina .. dedikuar vetes!!
Hije e zeze...
Perse me ndjek ti?
Gjithmone, atje ku shkoj. Ti fshihesh, futesh ne jeten time si nje litar i gjate qe nderthuresh ne ditet e mia, duke kerkuar mos te me lesh te qete.
Ndonjehere ti je para, ndonjehere pas meje, ndonjehere dhe ne ane. Ndodh dhe qe dyfishohesh, per te me provuar qe nuk ndodhem vetem me vetveten. Kur eci neper rrugicat e qytetit, ti rritesh pastaj ngushtohesh, derisa zhdukesh prej shikimit tim, por ti je gjithmone aty... e fshehur...
Pse?
Pse me ndjek? Cfare do nga une?
Edhe kur eci duke vapruar, ti arrin te me kapesh, cfaredo qe te bej. Nuk mundem dot as te , as te te shkul prej meje, cfaredo te mendoj apo te bej, ti do jesh gjithmone aty. Edhe kur te vdes ... ti do jesh aty.
Po perse?
Kurre nuk mund te jem vetem, ti me perndjek, nje hije e heshtur dhe e zeze qe ke gjetur strehim, nen petkun e vetmise time, vetvetes time...
I vetmii moment ku nuk mund te shoh hijen tende te zeze, eshte erresira... eshte nata...
Ka shume te tjere, qe mund te kene problemet e mia, te gjithe kane probleme, por askush nuk te percepton ose ndoshta bejne sikur nuk te shohin....
Mos luaj me mua, duke me bere te besoj qe nuk je me aty, atehere kur atmosfera jote edhe pse e dobet ndodhet perseri aty... duke me pare ne heshtje... ne erresire....
Mos luaj me mua kur ti do te me imponosh dhe te lesh gjurmet e tua ne rrugen time te erret.
Nuk dua te luaj... nuk dua te humbas perballe teje...
ℒℴ⋁ℇ
Perse me ndjek ti?
Gjithmone, atje ku shkoj. Ti fshihesh, futesh ne jeten time si nje litar i gjate qe nderthuresh ne ditet e mia, duke kerkuar mos te me lesh te qete.
Ndonjehere ti je para, ndonjehere pas meje, ndonjehere dhe ne ane. Ndodh dhe qe dyfishohesh, per te me provuar qe nuk ndodhem vetem me vetveten. Kur eci neper rrugicat e qytetit, ti rritesh pastaj ngushtohesh, derisa zhdukesh prej shikimit tim, por ti je gjithmone aty... e fshehur...
Pse?
Pse me ndjek? Cfare do nga une?
Edhe kur eci duke vapruar, ti arrin te me kapesh, cfaredo qe te bej. Nuk mundem dot as te , as te te shkul prej meje, cfaredo te mendoj apo te bej, ti do jesh gjithmone aty. Edhe kur te vdes ... ti do jesh aty.
Po perse?
Kurre nuk mund te jem vetem, ti me perndjek, nje hije e heshtur dhe e zeze qe ke gjetur strehim, nen petkun e vetmise time, vetvetes time...
I vetmii moment ku nuk mund te shoh hijen tende te zeze, eshte erresira... eshte nata...
Ka shume te tjere, qe mund te kene problemet e mia, te gjithe kane probleme, por askush nuk te percepton ose ndoshta bejne sikur nuk te shohin....
Mos luaj me mua, duke me bere te besoj qe nuk je me aty, atehere kur atmosfera jote edhe pse e dobet ndodhet perseri aty... duke me pare ne heshtje... ne erresire....
Mos luaj me mua kur ti do te me imponosh dhe te lesh gjurmet e tua ne rrugen time te erret.
Nuk dua te luaj... nuk dua te humbas perballe teje...
ℒℴ⋁ℇ
JK- Mik i Forumit
- Gjinia :
Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet : 11
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Fri Jul 27, 2018 12:20 am nga XHEMI
» SHtepia e marinos ju mirepret !!!
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» Perandoria ,,,e Shkodra Channel And NAQES SHKODRANEe...
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» U rihap shpella luksoze e Ylli-t
Sat Mar 24, 2018 6:04 pm nga ēim ēaku
» shtepia EDA 82..eshte e hapur me miqt
Sat Mar 24, 2018 6:03 pm nga ēim ēaku
» ViLa E <<Goces Tironse>>
Sat Mar 24, 2018 6:02 pm nga ēim ēaku
» welcome in my castel xhoooooooooniiiii
Sat Mar 24, 2018 6:00 pm nga ēim ēaku
» Capital Club<>Tzio
Sat Mar 24, 2018 5:55 pm nga ēim ēaku
» Pershendetje nga Adea
Sat Mar 24, 2018 5:54 pm nga ēim ēaku
» Pallati i Tironcit
Sat Mar 24, 2018 5:53 pm nga ēim ēaku
» Keshtjella e MORENES...
Sat Mar 24, 2018 5:52 pm nga ēim ēaku
» Kasollja e Mona&Takut !!!
Sat Mar 24, 2018 5:50 pm nga ēim ēaku
» Vjen nje moment dhe..!..
Sat Mar 24, 2018 5:31 pm nga ēim ēaku
» Tė flasim pėr festėn e tė dashuruarve,dhuratat dhe mendimet pėr kėtė ditė !
Sat Mar 24, 2018 5:29 pm nga ēim ēaku
» A JENI ZESHKAN/E APO BJOND/E/?
Sat Mar 24, 2018 5:26 pm nga ēim ēaku