♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

--Fan Noli-- (1882 - 1965)

Shko poshtė

--Fan Noli-- (1882 - 1965)  Empty --Fan Noli-- (1882 - 1965)

Mesazh nga 1shkodrane Sun Sep 30, 2012 3:09 pm


--Fan Noli-- (1882 - 1965)


Biografia Veprimtaria dhe Poezi...

Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, ėshtė lidhur me gjithė kulturėn e re shqiptare tė shekullit tonė. Pėr fat tė keq si shume artistė tė mėdhenj shqiptare, ai lindi dhe vdiq larg atdheu. Por midis kėtyre dy datave zemra e tij e madhe rrahu vetėm pėr Shqipėrinė, shpirti i tij krijoi gjėra madhėshtore qė e lartėsuan dinjitetin e shqiptarit, kurse nė veprimtarinė energjike tė pėrditshme iu pėrkushtua pavarėsisė e tėrėsisė tokėsore tė atdheut dhe sidomos demokratizimit tė jetės shqiptare.

Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, njė fshat shqiptar nė Traki, afėr Adrianopojės, si dhe disa fshatra tė tjera afėr tij ishin pėr Nolin nga mėnyra e jetesės, zakonet e temperamenti, si njė copėz e shkėputur nga Shqipėria. Aty shpirti i tij thithi tė pastėr botėn shqiptare, kulturėn e gjerė popullore, mori informacionin e parė pėr historinė e Shqipėrisė e jetėn e kryetrimit Skėnderbe. Pasi kreu nė greqisht shkollėn fillore dhe gjimnazin, nė vitin 1900, nė moshėn 18 vjeēare, ai u largua nga vendlindja pėr tė mos u kthyer dot mė dhe shkoi nė Athinė.
Nė gjimnazin grek ai ishte njohur me letėrsinė antike greke, me letėsinė evropiane e sidomos me veprėn e Shekspiri.
Kjo gjė i kishte ngjallur atij dėshirėn pėr ta zgjeruar kulturen e vet, dėshirė qė mbeti e zjarrtė nė shpirtin e tij deri sa vdiq. Kėshtu ky djalosh i ri , me interesa tė gjera, shėndetlig, por i guximshėm e me njė intuitė tė zhvilluar, i hyri rrugės sė studimeve, qė pėr tė ishte mjaft e vėshtirė, sepse i mungonin mjetet financiare. Pikėrisht prej kėsaj mungese ai shpejt i ndėrpreu ato, tė cilat do tė mund t'i vazhdonte shumė mė vonė, nė njė moshė tė madhe. (Vetėm me 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua per arte , kurse mė pas nė moshėn 55-vjeēare, mbaroi konservatorin, dhe nė moshėn 63-vjeēare mori doktoratėn e filozofisė pėr histori). Pėr tė siguruar jetesėn hyri nė njė shoqėri tramvajesh e me pas si sufler nė njė teater. Herė-herė luante edhe ndonjė rol tė vogėl , por puna nė teater nuk i vleu mė tepėr, sepse e nxiti tė shkruante dramėn "Zgjimi", nė greqisht, (e cila u ndalua tė shfaqej sepse aludonte pėr lėvizjen shqiptare pėr liri), dhe me vonė dramėn nė shqip "Izraelitė e filistinė". Mė 1903 shkoi nė Egjipt ku punoi pėr dy vjet si mėsues. Gjatė kėsaj kohe ai u njoh me patriotė tė shquar tė kolonisė shqiptare tė Egjiptit: Thanas Tashkon e Jani Vruhon, tė cilėt luajtėn njė rol tė rėndėsishėm pėr drejtimin qė do tė merrte jeta e Fan Nolit. Ata e lidhėn atė me lėvizjen patriotike shqiptare edhe ai po nė kėtė kohė pėrktheu nė greqisht veprėn e Sami Frashėrit "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet". Mė 1906 Noli u dėrgua nė Amerikė nga patriotėt e kolonisė sė Egjiptit pėr organizimin e lėvizjes kombėtare tė shqiptarėve tė atjeshėm. Brenda njė kohe tė shkurtėr Noli krijoi shoqėrinė "Besa-besė", qė mė pas u shkri nė federatėn "Vatra"si dhe gazetėn "Dielli". Nė Amerikė ai u detyrua tė bėjė njė punė tė rėndė qė tė siguronte jetesėn.
Nga gjithė veprimtaritė e kėsaj periudhe tė jetės politike tė Nolit, mė e rėndėsishmja ėshtė shkėputja e kishės ortodokse shqiptare dhe lufta kundėr propagandės shoviniste greke. Pėr kėtė qėllimin mė 1908 ai u dorėzua prift dhe duke vazhduar traditėn e nisur nga Kristoforidhi pėrktheu shumė libra tė ndryshėm tė kishės nė gjuhėn shqipe.

Kur u shpall Pavarėsia, Noli pėrshėndeti qeverinė e Ismail Qemalit, ndėrkohė qė kishte bėrė edhe njė udhėtim nėpėr Evropė pėr tė mbrojtur ēėshtjen shqiptare. Periudha mė e rėndėsishme e aktivitetit tė tij nė tė gjitha fushat ėshtė dekada 1920-1930. Mė 1920 ai, sė bashku me patriotė tė tjerė, u pėrpoq dhe arriti tė sigurojė pranimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve. Mė 1921 ai botoi edhe veprėn e rėndėsishme "Historia e Skėnderbeut".
Gjatė viteve `20-24, nė krye tė opozitės demokratike, Noli zhvilloi njė luftė tė ashpėr nė Parlament dhe jashtė tij kundėr gjithė forcave reaksionare dhe feudale, duke ngritur zerin pėr vendosjen e lirive demokratike dhe zbatimin e reformės agrare. Fjalimi i tij mbi varrin e Avni Rustemit nė Vlorė shėnoi fillimin e Revolucionit Demokratik nė Shqipėri.
Me fitoren e revolucionit Noli u caktua kryetari i qeverisė sė re, qė doli prej tij, qė ishte qeveria me pėrparimtare nė Ballkan. Ajo shpalli njė program revolucionar e demokratik, por nuk arriti ta realizojė. Revolucioni Demokratik nė Shqipėri u gjend menjėherė i rrethuar nga qėndrimi armiqsor i Fuqive tė Mėdha, monarkive dhe qeverive evropiane tė shteve ballkanike. Nolit iu desh tė bėnte njė pėrpjekje tė jashtėzakonshme qė qeveria shqiptare tė njihej. Por ndėrkohe gjithė forcat reaksionare tė vendit, tė kryesuara nga A.Zogu dhe tė ndihmuara nga qeveria jugosllave si nga ana financiare, ashtu edhe me mercenarė biellogardistė arritėn ta rrėzojnė qeverinė demokratike, e cila duke mos patur kohė tė realizojė reformat e shpallura, sidomos reformen agrare, mbeti e shkėputur nga populli. Noli u detyrua tė mėrgojė jashtė vendit nė Austri dhe u dėnua me vdekje nė mungesė. Gjithė demokratėt revolucionarė nė mėrgim themeluan nė Vjenė Komitetin Nacional Revolucionar (Konare) me Nolin si kryetar. Nė organin "Liria Kombėtare"
Tė kėtij Komiteti qė dilte nė Gjenevė, Noli botoi shumė artikuj qė demaskonin Zogun dhe armiqtė e Shqipėrisė, fashizmin dhe reaksionin si edhe disa nga poezitė e tij mė tė mira. Noli u end nėpėr Evropė plot tetė vjet, duke mos pushuar sė punuari pėr Shqipėrinė, me shpresė se do tė vinte njė ditė qė ai tė kthehej pėrsėri. Por mė 1932, kur Zogu arriti tė forconte mjaft pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresėn dhe u largua pėr nė Amerikė pėr tė mos e parė mė kurrė atdheun. Mė mirė se gjithēka, gjendjen e rėndė shpirtėrore tė tij nė kėtė kohė e shpreh poezia "Moisiu nė mal".
Noli
Kryeprofetit dita i ngryset
Dhe shpirtkėputur pėrdhe pėrmbyset
Me lot nė sy, me zemėr tė ngrirė
I lyp mėshirė.

Pse kaqė gjatė, Zot, m'arratise,
Pse mė pėrplase, mė pėrpėlise,
Pse shpresėn dyzetvjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?

Pėrveē veprimtarisė shumė tė rėndėsishme politike, poetike e publiēistike, gjatė kėtij dhjetėvjeēari Noli pėrktheu tragjeditė e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Nė gjithė kėtė veprimtari politike, patriotike, artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent. Vegjėlia ishte shtresa e vetme qė ai vlerėsonte, shtresa, tek e cila ai besonte, kurse feudalizmi ishte klasa qė ai urreu pėr vdekje, klasa pėr tė cilėn ai s'pati kurrė ndonjė iluzion. Megjithatė si politikan e udhėheqės shteti ai humbi nė ndeshjen me feudalizmin, pasi nuk deshi kurrė tė pėrdorej dhuna.
Pasi u vendos nė ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime tė ndryshme, siē ishte "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" etj dhe me organizimin e veprimtarive tė kishės shqiptare nė Amerikė, e cila shėrbente si qendėr e lidhjes sė kolonisė shqiptare. Fan Noli mbeti deri nė fund tė jetės sė tij njė demokrat i shquar.
Ky vigan i demokracisė e i kulturės shqiptare, te i cili vepron me tė njėjtėn forcė intuita e artistit shkencėtarit dhe e politikanit, ky patriot i madh qė shkriu gjithēka pėr Shqipėrinė, pėr fat tė keq vdiq larg saj mė 13 mars 1965 nė ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.
1shkodrane
1shkodrane
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1794
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/09/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

--Fan Noli-- (1882 - 1965)  Empty Re: --Fan Noli-- (1882 - 1965)

Mesazh nga 1shkodrane Sun Sep 30, 2012 3:13 pm

Hymni i Flamurit

O Flamur gjak, o flamur shkabė,
O vėnd e vatr' o nėn' e babė,
Lagur me lot, djegur me flagė,
Flamur i kuq, flamur i zi.


Fortesė shkėmbi tmerr tirani,
S'tė trėmb Romani, as Venecjani,
As Sėrb Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math pėr Vegjėli


Flamur qė linde Shėn Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtėrimin,
Ēpall midis feve vllazėrimin,
Flamur bujar pėr Njerėzi.


Me Skėnderben' u lavdėrove
Dhe nė furtun' i funtmi u shove,
Me Malon prapė lart vrapove,
Yll i pavdekur pėr Liri.


Sa shpesh pastaj pėrdhč u shtrive
Me zjarr e zi u ndeze u nxive,
Po ēdo mizor me shpat' e grive,
O fushė-kuq, o shkabė-zi.


Pėrpjetė prie Shqipėrinė,
Pėrlintj'a shpirtin dhe fuqinė,
Diell pėr vllanė, yrnek pėr fqinė
Pėr botėn ėndr' e qjell i ri.
1shkodrane
1shkodrane
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1794
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/09/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

--Fan Noli-- (1882 - 1965)  Empty Re: --Fan Noli-- (1882 - 1965)

Mesazh nga 1shkodrane Sun Sep 30, 2012 3:15 pm

Syrgjyn Vdekur

Nėno moj, mbaj zi pėr vllanė,
Me tre plumba na i ranė,
Na e vran' e na e shanė,
Na i thanė trathėtor.


Se tė deshte dhe s'tė deshnin,
Se tė qante kur tė qeshnin,
Se tė veshte kur tė ēveshnin,
Nėno moj, tė ra dėshmor.


Nėno moj, vajto, merr malin,
Larot t'a pėrmbysnė djalin
Qė me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimėror.


Nėno moj, m'a qaj nė Vlorė
Ku tė dha liri, kurorė,
Shpirt i bardhė si dėborė;
Ti s'i dhe as varr pėr hor.


Nėno moj, ē'ėshtė pėrpjekur
Gojė-mjalt' e zėmėr-hekur,
Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator.
1shkodrane
1shkodrane
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1794
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/09/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

--Fan Noli-- (1882 - 1965)  Empty Re: --Fan Noli-- (1882 - 1965)

Mesazh nga 1shkodrane Sun Sep 30, 2012 3:19 pm

Anės Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbės, anės Spree-sė.


Ku e lam' e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjer-mileti
Anės detit i palarė,
Anės dritės i paparė,
Pranė sofrės i pangrėnė,
Pranė dijes i panxėnė,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur?


Se ē'e shėmpnė derbederėt,
Mercenarėt dhe Bejlerėt,
Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė
Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė,
Se ē'e pren' e se ē'e vranė,
Ē'e shkretuan anembanė,
Nėnė thundrėn e pėrdhunės
Anės Vjosės, anės Bunės!


Ēirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, ēarmatosur,
As i gjall' as i varrosur,
Pres njė shenj' e pres njė dritė,
Pres me vjet' e pres me ditė,
Se ē'u tera, se ē' u-mpaka,
Se ē' u-ēora, se ē' u-mplaka,
Lark prej vatrės dhe prej punės,
Anės Rinit, anės Tunės.


Ēakėrdisur, batėrdisur,
Pėrpėlitur dhe zalisur,
Endėrronj pa funt, pa shpresė
Anės Elbės, anės Spree-sė.


Dhe njė zė vėngon nga lumi,
Mė buēet, mė zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pėlcet, kėrcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjėmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punėtorė,
Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė!


Ky ilaē e ky kushtrim
Mė bėn djal' e mė bėn trim,
Mė jep forc' e mė jep shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Se pas dimrit vjen njė verė
Qė do kthehemi njė herė
Pranė vatrės, pranė punės,
Anės Vjosės, anės Bunės.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur
Brohorit me bes' e shpresė
Anės Elbės, anės Spree-sė.
zemer
1shkodrane
1shkodrane
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1794
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/09/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

--Fan Noli-- (1882 - 1965)  Empty Re: --Fan Noli-- (1882 - 1965)

Mesazh nga 1shkodrane Sun Sep 30, 2012 3:24 pm

Fryn moj Erė

-Ngaj po na vjen, moj erė e rreptė?
Pse vėrshėllen me aq mallėngjim?
-Vij drejt nga malet e Shqipėrisė,
pėr tė pėrhapur zi e vajtim.
Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn,
drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn.


-Nga ata male, moj erė trime,
ē'lajme tė reja po na ke siell?
Pse je e vrerėt dhe e helmuar?
qiellė me zi pėrse na e mbiell?
Fryn, moj erė, etj.


Pse e ke synė tė trubulluar
e rent kaluar mi t'zeza re?
Pse tė pikojnė lottė tė zeza,
lottė tė zeza posi rrėke?
Fryn, moj erė, etj.

Syri m'u err nga ato qė pashė
Ah! nukė mbahem, nuk duroj dot.
Pashė njė gjėmė, gjėm tė tmeruar,
rent ta haroj, po rentkam mė kot.
Fryn, moj erė, etj.


Atje tek losnja nė fush' tė Korēės,
duke u hedhur lis mė lis,
njė qivur pashė me nj'ēup' tė virgjėr,
ma vrau shpirtin ay filis.
Fryn, moj erė, etj.


Tokat pushonin, prift nukė dukej,
e pakėnduar na u varros;
mihnė dėborėn, i bėnė varrė,
shpirt nuk mė mbeti, forca m'u sos.
Fryn, moj erė, etj.


Atje mi varrė qante njė grua,
njė grua qyqe me mallėngjim;
burrėn tė qante mė par'a ēupėn,
pėr kė tė bėnte mė par'vajtim?
Fryn, moj erė, etj.


Renda e ika e fluturova,
po dhėmbjen time ku do ta fsheh?
Ēava oqeane, dete dhe male,
po vajtoj edhe sikundėr sheh.
Fryn, moj erė, etj.


-Moj er'e rreptė, erė malsore,
shpirti m'u ndes, zėmra mė shkriu;
sytė m'u errė si ty dhe mua,
mėndja nė kokė mė bubullin.
Fryn, moj erė, etj.


Qėndro tė lutem, tė kam pėr t'dhėnė
dhe un'i varfri njė porosi:
njė re tė madhe dėrgo tė zbresė
e ta ngarkojmė me lott'e mi.
Fryn, moj erė, etj.


E kur tė kthehesh nga Shqipėria,
Atje nė kopshtin, atje t'qėndrosh,
dhe lott'e mia si vesė qjelli
dalė nga dalė do t'i pikosh.
Qaj, moj erė, moj er'e shkretė qaj,
derthmi lottė atje mi varr'e saj.
1shkodrane
1shkodrane
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1794
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/09/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

--Fan Noli-- (1882 - 1965)  Empty Re: --Fan Noli-- (1882 - 1965)

Mesazh nga Vizitor Tue Jan 29, 2013 2:36 pm

Krijimtaria poetike e Nolit ėshtė ndėr gjėrat mė tė fuqishme, mė tė thella e mė tronditėse tė letėrsisė shqiptare. Vargjet e tij pėrshkrohen nga njė filozofi e thellė humaniste dhe janė demaskuese tė njė bote tė vjetėr, tė mykur ku mbretėrojnė intrigat, prapaskenat, krimi e shfrytėzimi, po njėkohėsisht prej tyre shpėrthejnė idealet e pėrparuara demokratike, optmizmi se gjithēka qė i ka kaluar koha do tė pėrmbyset. Krijimtaria poetike e Nolit u pėrmblodh pėr herė tė parė nga shkrimtari dhe kritiku ynė i shquar Mitrush Kuteli, mė 1948 kjo veprimtari u botua nga federata "Vatra" nė Amerikė, nė pėrmbledhjen "Albumi". Mė vonė Noli botoi edhe disa poezi tė tjera si "Sulltani dhe kabineti" etj.
Poezia e parė e Nolit ėshtė "Tomsoni dhe kuēedra„ (1914), ku Noli shpėrthen me forcė kundėr tradhtisė sė feudalėve me Esat pashė Toptanin nė krye. Pas saj Noli botoi poemėn "Jepni pėr nėnėn", e cila u bė mjaft popullore. Aty u bėhet thirrje nė formė prekėse tė gjithė shqipėtarėve, kudo qė tė ndodhen, tė ndihmojnė pa hezitim Shqipėrinė, tė cilėn elementėt anti kombėtare e kanė ēuar nė greminė.

Cilėt bij tė tradhėtuan
Dhe tė dogjėn dhe tė shuan
Dhe tė lan' o shkab` e ngratė
Pa fole, pa zogj, pa shpatė,
Kėta qena, o shok, mbytni,
Mbushni gjylet qė t'i shtypni

Qė nė kėto dy poezi bien nė sy dy karakteristika tė krijimtarisė sė Nolit: frymėzimi nga ngjarjet aktuale dhe qėndrimi i rreptė e i prerė antifeudal. Pas revolucionit tė qershorit Noli botoi njėra pas tjetrės poezitė tij mė tė fuqishme si: "Syrgjyn vdekur", "Shpellė e Dragobisė", "Himni i flamurit„ etj.
Dy tė parat janė elegji pėr L.Gurakuqin dhe B.Currin, bashkėluftėtarėt e Nolit gjatė Revolucionit, tė cilėt u vranė tė dy mė 1925 brenda njė muaji, nga Zogu. Nė kėto dy elegji poeti jep meritat e secilit nga kėta demokratė e patriotė tė shquar dhe mishėron nė art tiparet e tyre. Nė elegjinė kushtuar Luigj Gurakuqit, Noli njėkohėsisht e vajton me hidhėrim tė thellė, e mbron dhe e lartėson nėpėrmjet antitezash tė fuqishme figurėn e pastr tė tij dhe gjithashtu demaskon edhe dorėn gjakatare dhe synimet e A.Zogut:
Nėno, moj, mbaj zi pėr vėllanė,
me tre plumba na i ranė,
na e vranė e na e shanė,
na i thanė tradhėtor.

………………………………..
Nėno moj, ē'ėshtė pėrpjekur.
Gojėmjalt'e zemėrhekur,
Syrgjyn gjallė e syrgjyn-vdekur
Ky Vigan- Liberator.

Te "Shpella e Dragobisė„ poeti sjell njė paralelizėm tjetėr tė heroit deri nė pėrmasa epike me figura qė i afrohen krijimtarisė popullore. Vėrtet ajo ėshtė shkruar nė formėn e njė elegjie, por e gjithė poezia shpreh duf, revoltė e kushtrim pėr luftė;

Thon' u shtri e thonė u vra,
por t'i s'vdiqe or Baba,
as te Shkėmb' i Dragobisė
as te zemr', e djalėrisė!.

Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi jepen nė kėto poezi si shprehės tė aspiratave tė vegjėlisė.
Me ngjyrė epike e emocion tė fuqishėm ėshtė shkruar edhe poezia "Himni i flamurit", e cila i kushtohet flamurit kombėtar qė simbolizon qėndresėn e paepur tė popullit tonė gjatė 2000 vjetėve pėr tė ruajtur kombėsinė, vazhdueshmėrinė e tij.

O flamur gjak, o flamur shkabė
O vend e vatėr, o nėn' e babė,
lagur me lot, djegur me flakė,
flamur i kuq, flamur i zi.
Poeti pasi rendit gjithė luftrat e mėdha e tė gjalla tė popullit pėr liri, nėn kėtė flamur, thekson njė antribut tė ri tė tij, qė e ka pėrfituar nė lėvizjen pėr demokraci : flamur i madh pėr vegjėli.
Poezi me motive biblike siē janė "Moisiu nė mal", "Marshi i Barabajt", "Krishti nė kamzhik", "Marshi i Krishtit" dhe "Marsh i kryqėzimit", "Shėn Pjetri mbi mangall" etj, shprehin aspekte tė ndryshme tė jetės politike gjatė viteve 1920-1924.
Pavarėsisht nga motivet dhe simbolet biblike, ato s'kanė as frymė as karakter fetar. Tė gjitha sė bashku, krijojnė njė autobiografi nė vargje tė Nolit gjatė dhe pas Revolucionit tė Qershorit.
Kėshtu p.sh., nė poezinė "Krishti me kamxhik", Noli aludon pėr rolin dhe programin e vet tė viteve 1921-1924. Nė kėtė konceptim qėndrojnė edhe poezitė "Marshi i krishtit" e "Marshi i kryqėzimit". Krishti simbolizon figurėn i cili, si ai, do tė jetė mbrojtės i masave tė varfėra nga shfrytėzimi dhe tirania. Nė kėto poezi ndihet adhurimi i masave, i turmės sė paditur pėr heroin ēlirimtar. Noli shpreh bindjen se masat pa
heroin nuk mund tė arrijnė fitoren e ėndėrruar, Nė kėto poezi, sidomos te "Krishti me kamzhik", gjithashtu shprehet edhe ideja tjetėr e rėndėsishme e Nolit se toleranca duhet pėrdorur me kujdes. Larot dhe tradhėtarėt feudalė duhen shtypur me dhunė, ndryshe ata rrezikojnė fitoren e arritur.
Momente tė jetės sė vėshtirė tė Nolit nė emigracion trajtohen nė mėnyre alegorike edhe nė poezinė "Moisiu nė mal". Kėtu nėpėrmjet simbolit tė Moisiut, kryeprofetit tė dhjatės sė vjetėr qė simbolizon udhėheqėsin, autori flet pėr pėrpjekjet e veta, idealet dhe luftėn e tij pėr ēlirimin e popullit shqiptar. Poeti ndihet i dėshpėruar pėr disfatėn e tij, por nuk ėshtė pesimist pėr tė ardhmen e popullit tė tij.
Njė nga poezitė mė tė fuqishme tė kėtij cikli ėshtė "Marshi i Barabajt", ku poeti me krahasime e epitete jashtėzakonisht tė goditura demaskon figurėn e Zogut-Baraba.

Tradhėtar, ti na nxive, na le pa atdhe,
ti na ēthurre, na ēkule, na ēduke ēdo fč.
Varfėri, poshtėrsi, robėri ti na dhe,
derbeder, ujk e derr, Hosana Baraba!
Figura e Zogut dhe gjithė tiparet anadollake tė qeverisė sė tij, Noli i ka demaskuar edhe nė poezinė e fuqishme "Kėnga e Salep-Sulltanit".
Kurse tek poezia "Shėn Pjetri mbi mangall", Noli ironizon deri nė sarkazėm gjithė renegatėt e revolucionit:

S'ka e s'ka si heroizma
Edhe si idealizma,
po ku dimėr del behari
s'ka si zjarr.

Nga poezitė mė tė mira tė Nolit janė "Anės Lumejve", "Rend or marathoromak". Tė dyja poezitė krijojnė njė imazh tė qartė tė gjendjes katastrofike tė Shqipėrisė nėn pushtetin e Zogut dhe njėkohėsisht shpreh padurimin e poetit pėr tė parė shenjėn e parė tė kryengritjes shqiptare prej katundarėve e punėtorėve, tė vetmit tek tė cilėt i ka varur shpresat ai. Pas kėsaj vjen besimi nė fitore, drithėrima e poetit qė ndjen nga larg se sė shpejti do arrijė nėpėrmjet"Marathonomakut" lajmi i fitores jo mbi pushtuesin, por mbi shfrytėzuesin e pushtetin feudal tė Zogut. Ky ėshtė dallimi i Marathonomakut tė Nolit nga Marathonomaku i Greqisė sė Lashtė i cili lajmėroi fitoren ndaj ushtrisė sė huaj.
Tė dyja kėto poezi tė fuqishme pasuruan ideoartistikisht jo vetėm krijimtarinė e Nolit , por poezinė shqiptare nė pėrgjithėsi. Vargje si:

Ku e lamė e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjerė-mileti
Anės detit i palarė
Anės dritės i paparė
Pranė sofrės i pangrėnė
Pranė dijes i panxėnė
Lakuriq dhe i dregosur
Trup e shpirt i sakatosurJanė ngjethėse edhe sot dhe mbeten gjithnjė aktuale. Forca demaskuese dhe thirrja pėr kryengritjen nė kėtė poezi dallohet nga gjithė krijimtaria tjetėr poetike e Nolit dhe e ka mbėshtetjen nė vetė zhvillimin e ngjarjeve nė Shqipėri, tė cilat kishin tronditur prej kohėsh jetėn shoqėrore e politike evropiane. Noli ka shkruar edhe tri lirika intime, ku mė tepėr trajtohet problemi i kuptimit filozofik tė dashurisė si forcė jetėdhėnėse.
Poezia noliane ėshtė njė poezi novatore, sepse pasqyron idealet mė pėrparimtare tė shoqėrisė shqiptare tė viteve 20-30, idealet mė demokratike, me njė forcė artistike tė jashtėzakonshme e me njė formė origjinale. Shprehja poetike e tij pėrbėhet nga njė mendim sintezė liroko-epik, plot duf e sulm me ritme kumbuese tė protestės. Ritmi i marshit i jep kėsaj poezie gjallėri tė vazhdueshme e tone optimiste. Nė vargjet e Nolit realizmi eshte gėrshetuar me frymėn romantike tė ėndėrrės e tė shpresės, po aq ngushtė sa ėshtė gėrshetuar edhe ideja e kryengritjes, e luftės pėr liri shoqėrore me tolerancėn shoqėrore e lirinė e individit Noli ndoqi modelėt poetike klasike, por pati njė ndikim tė ndjeshėm nga poezia popullore. Nė poezinė e tij figuracioni popullor i shkrirė nė zjarrin e frymėzimit dhe me frazeologjinė e zgjedhur e tė pasur tė gjuhės sė folur ka sjellė vargje me njė forcė tė jashtėzakonshme shprehėseDuke pėrdorur me mjeshtėri figura si epiteti, antiteza, alegoria etj., ai portretizon me art personalitete reale historike tė jetės shqiptare.
Krahas veprave tė shquara ideoartistike, poezia e Nolit dallohet si model i masės dhe pėrpjestimit, gjė qė ndihet edhe nė prozėn e tij tė rrjedhshme, konēize, me njė kompozicion tė saktė. Noli pėrdori fondin e pasur tė gjuhės shqipe, duke aktivizuar edhe fjalė tė vjetra e duke krijuar tė reja, si dhe duke futur nė funksion edhe fjalė tė huaja, ndaj themi se ėshtė ndėr pasuruesit mė tė shquar tė gjuhės sonė.
*******************************
Personalitet i shquar jo vetėm i letėrsisė, po i gjithė kulturės shqiptare, Noli dha kontribut tė madh nė shumė fusha. Ai ėshtė poet i shquar, historian e biograf, publicist, orator, kritik e dramaturg si dhe pėrkthyes i rrallė, qė me veprat e tij i dha njė ngjyrė tė re letėrsisė shqiptare. Krahas kėsaj ai ėshtė njeriu i veprimit.Si patriot i madh ai bėri ē'ishte e mundur nė fushėn e diplomacisė pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė dhe pranimin e saj nė Lidhjen e Kombeve. Si demokrat i shquar ai udhėhoqi Revolucionin Demokratik tė Qershorit, i cili edhe pse dėshtoi ngjalli besimin se sistemi feudal i prapambetur do tė shembej shumė shpejt. E gjithė veprimtaria e tij ishte njė bazė e fuqishme pėr zhvillimet e mėvonshme shoqėrore, politike, kulturore artistike nė Shqipėri. Veprat e tij kanė hyrė nė fondin me tė cilin kontribuon populli ynė nė kulturėn botėrore.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

--Fan Noli-- (1882 - 1965)  Empty Re: --Fan Noli-- (1882 - 1965)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi