♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fan Stilian Noli dhe jeta e tij.

Shko poshtė

Fan Stilian Noli dhe jeta e tij. Empty Fan Noli....

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 10:00 pm

JEPNI PER NENEN

Ē'thot' ajo e ve e gjorė,
-Mbretėreshė pa kurorė-
Faqe-ējerrur, lesh-lėshuar,
Shpirt e zėmėr pėrvėluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarė,
Nėnės mos ia bėni varrė!"
Mbahu, Nėno, mos kij frikė
Se ke djemtė n'Amerikė.

Qan e lutet Nėn' e mjerė,
Kėrkon vatrėn edhe nderė,
Do lirinė dhe atdhenė,
Si ē'e pat me Skėnderbenė,
Bijt' e besės thėrret pranė.
Kur i thirri dhe s'i vanė?
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Cilėt jan' ata tiranė
Qė tė pren' e qė tė vranė
Qė tė therrė bij e bija,
Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtėpija?
Derthni plumba, o Shqiptarė,
Gjakn' e Nėnės pėr tė marrė,
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Cilėt bij tė trathėtuan
Dhe tė doqnė dhe tė shuan
Dhe tė lan', o Shkab' e ngratė
Pa fole, pa zog, pa shpatė?
Kėta qena, o shok' i mbytni,
Mbushni gjyle qė t'i shtypni.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Sa kėrkon e sa tė duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirė do tė japė,
S'kursen jetėn as paratė;
Hithni, hithni tok dollarė,
Tė mos mbetemi tė sharė.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė.
Se ke djemtė n'Amerikė.

Do tė ndihim pa kursyer
Pėr ty, Nėna jon' e vyer,
Qė me drit' e nder tė thuresh
Dhe me bijt' e tu tė mburesh.
Cila Nėnė lyp paranė?
Cilėt bij me shpirt s'i dhanė?
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Armė dhe fishekė mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Pėr lirin' e vėndit t'onė,
Sot -se nesėr ėshtė vonė-
Jepni, Nėnėn tė shpėtoni,
Komb e vatra tė nderoni.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė
Se ke djemtė n'Amerikė.


1917

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fan Stilian Noli dhe jeta e tij. Empty Re: Fan Stilian Noli dhe jeta e tij.

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 10:01 pm

Zgjidh e merr vete

A te duhen luftetare,
Gjithe botes t'i vesh zjarre ?
Do arratine te marre ?
Merr nja dhjete kosovare!

Njerez te zgjuar me lezet
qe i gjen ne ē'do ane,
te bejne hallv' e salep,
keta jane mjeshtrit dibrane.

A do njerez per ahengje,
Per tryez' e per kuvende ?
Burra e gra kercejn' ne loder ?
Keta i gjen veē ne shkoder!

A te duhen genjeshtare,
matrapaz' e kokethare,
qe reren shesin per fare ?
Merr krutane dhe je i lare!

Po qefli a te duhen
qe me jevga din' e kruhen,
Zonja qe pjellin ēdo vit ?
Vetem Elbasani rrit.

Do ministra kolonjare,
se mbahen burra me mend,
duan kudo te jene te pare
ne mexhlis' e ne kuvend !

Do budallenj qe veē hane,
e hajvane me dy kembe,
pasuri s'dine te vene ?
E ke gjithe Myzeqene !

A do te rruash florine,
katandine e shtepine,
me dy qofte mbush sinine ?
Ec' e merr gjirokastrine !

Do te hash e te besh qejf,
Sofra shtruar si per mbret ?
Pasterti e per hyzmet ?
Te tille gjen ne permet

A do male me debore,
Trima t' forte e malesore,
fort bujar' e burrerore ?
I ke n' Kukes, i ke me dore !

Matjanet burra te zote,
qe dikur kane ngrene barot,
se i njeh gjith' vendi mbare,
Jane te gjithe per xhandare !


A do trima e sejmene,
kapardisur kudo vene,
pa zere gjumi mos flene,
Per tre mirditor' bej bene !

Do dembela per Stamboll',
Mos u loth, t' gjezdiē dynjane,
Me tirane rresht' taborre,
Vetem te zgjatesh nje dore !

Do per pune nje korēar,
E ke bujk dhe ushtare,
Te gjith' bashke vene ne are,
Kok' e kembe s'kane te share !

Hall i math me skraparline,
ka rrezik te hash dhe dru,
Dy ministra le te rrine,
Se na duhen dhe pa tru !

A do urt' njerzit te rrine,
Ne komande te kesh ushtrine ?
Me taban ta kesh njerezine,
Merr te gjithe Laberine !

Ore te gjore harruam Vloren,
se kjo pune lahet me gjak;
Dy shirita, nje medalje,
Kesaj gjeje i vene kapak !

A te duhen sharlatane,
qe te lepihen ne ē'do ane,
qe te perēajne vatane ?
Ke sa te duash tropojane !

Fan Noli 1926

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fan Stilian Noli dhe jeta e tij. Empty Re: Fan Stilian Noli dhe jeta e tij.

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 10:02 pm

FRYN MOJ ERE

-Ngaj po na vjen, moj erė e rreptė?
Pse vėrshėllen me aq mallėngjim?
-Vij drejt nga malet e Shqipėrisė,
pėr tė pėrhapur zi e vajtim.
Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn,
drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn.

-Nga ata male, moj erė trime,
ē'lajme tė reja po na ke siell?
Pse je e vrerėt dhe e helmuar?
qiellė me zi pėrse na e mbiell?
Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn,
drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn.

Pse e ke synė tė trubulluar
e rent kaluar mi t'zeza re?
Pse tė pikojnė lottė tė zeza,
lottė tė zeza posi rrėke?
Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn,
drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn.

Syri m'u err nga ato qė pashė
Ah! nukė mbahem, nuk duroj dot.
Pashė njė gjėmė, gjėm tė tmeruar,
rent ta haroj, po rentkam mė kot.
Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn,
drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn.

Atje tek losnja nė fush' tė Korēės,
duke u hedhur lis mė lis,
njė qivur pashė me nj'ēup' tė virgjėr,
ma vrau shpirtin ay filis.
Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn,
drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn.

Tokat pushonin, prift nukė dukej,
e pakėnduar na u varros;
mihnė dėborėn, i bėnė varrė,
shpirt nuk mė mbeti, forca m'u sos.
Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn,
drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn.

Atje mi varrė qante njė grua,
njė grua qyqe me mallėngjim;
burrėn tė qante mė par'a ēupėn,
pėr kė tė bėnte mė par'vajtim?
Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn,
drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn.

Renda e ika e fluturova,
po dhėmbjen time ku do ta fsheh?
Ēava oqeane, dete dhe male,
po vajtoj edhe sikundėr sheh.
Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn,
drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn.

-Moj er'e rreptė, erė malsore,
shpirti m'u ndes, zėmra mė shkriu;
sytė m'u errė si ty dhe mua,
mėndja nė kokė mė bubullin.
Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn,
drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn.

Qėndro tė lutem, tė kam pėr t'dhėnė
dhe un'i varfri njė porosi:
njė re tė madhe dėrgo tė zbresė
e ta ngarkojmė me lott'e mi.
Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn,
drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn.

E kur tė kthehesh nga Shqipėria,
Atje nė kopshtin, atje t'qėndrosh,
dhe lott'e mia si vesė qjelli
dalė nga dalė do t'i pikosh.
Qaj, moj erė, moj er'e shkretė qaj,
derthmi lottė atje mi varr'e
saj.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fan Stilian Noli dhe jeta e tij. Empty Fan Stilian Noli dhe jeta e tij.

Mesazh nga Morena Mon Jan 11, 2010 7:33 pm

Fan Stilian Noli dhe jeta e tij. (1882-1965)

Fan Noli ishte artist dhe dijetar, perfaqesues e shquar i letersise demokratike, qe u zhvillua ne shqiperi fill pas Rilindjes.
Fan Noli lindi me 6 Janar 1882 ne fshatin Ibrik Tepe, fshat shqiptar ne Thrake, jo shume large nga Ederneja.
Si disa fshatra te tjere te asaj krahine te banuar nga shqiptare, fshati kishte ruajtur gjuhen dhe zakonet e te pareve. Noli prejardhjen e tij fisnore e kishte nga Kolonja. I ati, Stiljani, ndonse trashgoj nje cope toke, nuk u mor kur me punet e bujqesise, po sherbeu si psalt ne kishen e fshatit. E ema Maria ishte shtepiake. Familja u shtua shume dhe jetesa u veshtirsua per te.
Sa qe i mitur Noli kaloi semundje te medha dhe kjo qe dhe arsya qe e filloi shkollen me vonese.
Filloren dhe te mesmen e beri greqisht. Por me shume tek ai ndikoj dashuria per gjuhen shqipe.
Qe ne bankat e shkolles u shfaq krenaria e pavarur dhe fryma e revoltes. Per kete shkak nuk ju dha diploma ne kohen e duhur.
Me 1900 vajti ne greqi qe te nxirte jetesen dhe te vazhdonte fakultetin e filozofise. Ne Athine u lidhe me nje shoqeri belgjiane, e cila zotronte tranvajet me kuaj. Nuk i eci mbare me kete shoqeri dhe shkollen nuk e beri. Filloj te bente pune te tjera si: kopist, sufler dhe aktor prane nje trupe teatri greke. Atje ju ngjall deshira per tu mare me dramaturgji. Me 1903 shkoi ne Egjipt, ku zuri pune si mesues i greqishtes. Nderkoh njihet me levizjen kombetare. I ndihmuar nga patriot, nisi veprimtarine politike dhe letrare.
Me 1906, i nxitur dhe i perkrahur nga patriotet, Noli u nis per ne SHBA, me qellim qe te ndihmonte ne organizimin dhe ne bashkepunimin e shqiptareve te merguar, qe kercenoheshim nga reziku i percarjes, per shkak te veprimeve te shovinisteve greke.
Beri pune krahu si puntor ne nje fabrik share, si pjatalares etj. Megjithese nuk kishte bindje te forta fetare u be prift me 1908 dhe filloj luften per shkeputjen e kishes ortodokse shqiptare nga ajo greke, duke bere sherbesa shqip, duke perkethyer ne shqip librat fetar etj. Nderkohe bashkepunonte me gazeta, mbante ligjerata, organizonte shoqeri patriotike, te cilat, me 1912, u bashkuan ne federaten pan-shqiptare "Vatra". Ate vit kreu studimet e larta ne Universitetin e Harvardit.
Pas shpalljes se pavarsise, Noli perkrahu qeverine e kryesuar nga I. Qemali. Erdhi ne Shqiperi per te paren here me 1913. Pastaj shkoj perseri ne ShBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar. Ne kete kohe ai shkroi vjershat e tij te para, qe ishin dhe shqiperimet e para artistike.
Me 1921 doli vepra e tij madheshtore ne proze "Historia e Skenderbeut" .Ne Shqiperi erdhi serisht ne fillim te viteve 1920. Gjeti nje levizje mjafte te gjere per sigurimin e pavarsise kombetare. Si deputet ne Keshillin Kombetar, mbrojti platformen e Kongresit te Lushnjes dhe u be udheheqsi i krahut demokratik kunder feudaleve, qe kryesohej nga A. Zogu. Noli luajti nje rol te dores se pare ne organizimin dhe drejtimin e Revolucionit Demokratik te Qershorit me 1924, pas ngadhnjimit ne te cilin u caktua kryetar i qeverise. Por revolucioni nuk u cua deri ne fund per arsye se Noli me shoke u treguan shume te bute
. Revolucioni u thye nga bashkeveprimi i reaksionit te brendshem dhe me forca te huaja.
Me 24 Dhjetor 1924 Noli mori rugen e mergimit politik dhe nuk u kthye me ne Shqiperi.
U vendos perkohesisht ne Vjene. Regjimi zogist e denoj me vdekje ne mungese.
Ne periudhen 1925-1930, krahas veprimtaris politike, zhvilloi nje pune te dendur krijuese: shkroi vjersha, perktheu ne shqip disa kryevepra te letersise botrore, botoj artikuj te mprehte per mbrojtjen e Revolucjonit Demokratik te Qershorit per denoncimin e regjimit zogist dhe te reaksionit nderkombetar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos perfundimisht ne ShBA. Aty ushtroj profesionin e peshkopit te kishes ortodokse Shqiptare.
Me 1947 botoi perpunimin qe i beri "Historise se Skenderbeut", nxori ne drite nje botim anglisht dhe me 1949 nje variant te dyte shqip te saj.
Me1948 botoj vellimin me vjersha "Album".
Me 1960 dha nje "Autobiografi" ne anglisht, mjaft terheqese.
Me 1961-1963 botoj dy vjershat e fundit dhe perketheu ne shqip disa vjersha te poeteve te njohur.
Me 20 Nentor 1963 vajti ne Florida.
Me 13Mars 1965 Fan Noli vdiq, ne Fort Lauderdel, larg atdheut te tij te dashur, qe e deshi me zjar te pashuar.
Fan Noli eshte varosur ne Forest Hill Cemetiry, ne Boston.

40 vjet pas vdekjes, Fan Noli akoma enigmatik per Shqiperine

Ėshtė kthyer dy herė nė jetė nga vdekja e sigurtė dhe rreth njė shekull pasi ai ka filluar tė shkruajė dhe 40 vjet pas vdekjes provokimi i tij te lexuesit hap njė botė enigmash tė pėrafėrta me dilemat e jetuara tė tij. Gati tė tė njėjtit puls me ato tė fėmijės me heronj qė rikthehen ndėr tė gjallėt. Ngaqė e “kish tė shkruar” me sa duket ritin e kthimit “sa tė ketė emėr”.

Shtegu i ēelur pėr tė pritur vdekėtarin, qė e solli trupin e tij dy herė nga e pėrtejmja pėr tė “treguar” se ēfarė pa “andej” dhe pse mbeti nė jetė, ashtu si jo rrallė i pelqeu Nolit tė vetėshpjegohej, i ka bėrė lexuesit e ēdo kohe dhe dėgjuesit bashkėkohės tė tij tė mbartin nė njė njėfarė mėnyre pėrkimin me magjinė e ėndrrės - mision tė shprehur prej tij. Pėrkim ky, i vėnė jo rrallė nė pikėpyetje nga muzgu i disa fakteve biografike. Tė gjitha udhėt e kėrkimit tė Nolit flasin pėr prirje, pėr bėma herojsh. Pasi ishte shtrėnguar ta linte pas jetėn private tė Egjyptit, detyra e tij pėrqėndrohej nė bashkimin e turmave “amorfe tė shqiptarėve, tė cilėt ishin ndarė nė tri grupe fetare... Lipsej tė mblidhte tė holla nga njerėz skamnore, tė cilėt, sikurse tė gjithė shqiptarėt, ishin me kursimtarė se skotlandasi i njohur koprac. Kish pėr detyrė tė gjente njė udhėheqės tė volitshėm pėr ta, dhe udhėheqėsi nuk duhej tė priste njė rrogė tė mjaftueshme pėr tė jetuar. Kishte pėr detyrė ta emanciponte kishėn ortodokse shqiptare nga kthetrat e patrikanes sė Stambollit, tė cilėt e kishin sunduar atė afro dymbėdhjetė shekuj. Kishte pėr detyrė tė ēlironte afėr dy milionė shqiptare nga Perandoria Turke, e cila kishte njė popullsi prej mėse gjashtėdhjete milionė banorėsh, lipsej tė fitonte simpatinė e fuqive tė mėdha tė Evropės, tė cilat ishin tėrėsisht tė krishtera, pėr shqiptarėt, tė cilėt ishin nė pjesėn dėrrmuese muslimane, dhe urreheshin dhe nga vetė turqit. Kishte pėr obligim tė siguronte dhe fitonte pėrkrahjen e opinionit publik botėror, ndėrsa nuk e kishte mėnyrėn tė ndikonte nė kėtė opinion, veē disa revistave shqiptare tė cilat i lexonin fare pak ata qė nuk ishin shqiptarė, pėr tė qenė puna dhe me pisk, ato lipsej tė ndikonin nė shqiptarėt, kurse shqiptarėt nuk dinin tė lexonin shqip!” Detyra ėshtė shqyrtuar pėrmes tre heronjve tė tij tė Ibrik-Tepesė: Napoleoni, Skėnderbeu dhe Krishti. “Vota ishte unanime. Kėshtu dhe Fan Noli eci pėrpara duke shpresuar atje ku s’kishte shpresė, duke pasur besim te Zoti dhe nė drejtėsinė e ēėshtjes, qė kishte marrė pėrsipėr”. Njė mision shenjti do tė shėnonte fillimin. Nolit 25-vjeēar iu kėrkua autoriteti i tij i parė pėr t’u ushtruar: tė “dorezohej” prift shqiptar. Kjo ishte “ndeshja e duhur”. Profesioni i mundur pėr tė. Vepra e mjaftueshme pėr heronj... Vepra e kishės e parė me kulminacion si vepėr e madhe politike edhe pse e kryer nė Amerikė, ėshtė njė nga ēastet e shėnuara me krenari pėr tė gjithė shqiptarėt me emrin e Nolit. Kisha dhe atdheu, qė nė kėtė rast ishte i largėt, ka funksionuar si njė vlerė e zhvendosur mbi bazėn e binomit retorikė-atdhe. Afrimi me auditorin pėrmes kishės ėshtė modeli me spėrkatje rilindjeje sipas nje modeli qė Zamputi e jep pėr Fishtėn me “binomin Atme e fe”. Pėrtej ngėrēit qė ka kėrkuar nė vite justifikime pėr Nolin prift, kisha i ngjan veprave shqiptare edhe me kryerjen e saj jashtė kufijve. Ngjarjet e saj provuan se ajo ka qenė njė nga institucionet qė mund tė bėhej pa patur atdheun e pushteteve civile, nė raporte gati tė tilla si ato qė sollėn dhe lėvrimi i letrave dhe publicistikės shqipe. Po ashtu tė ndėrtuarit e kishės shqiptare jashtė Shqipėrisė ėshtė nė vazhdėn e realiteteve, qė kryhen pėr tė kryesisht jashtė kufijve. Titulli i tij zyrtar ishte: “Mitropolit i Durrėsit, Gorės dhe Shpatės, primat dhe zėvendėspatriark i gjithė Ilirisė, detit perėndimor dhe gjithė Shqipėrisė”. Mes njė tė pėrditshmeje krijuese dhe ne auditorin e kishės ai ishte publik siē dėshironte dhe mund tė jetonte, si prift. Kisha, qė funksiononte dhe si partnere mediatike, ose adresa ku ishte mbajtur ose demostruar ēėshtja e javės pėr komunitetit shqiptar e botuar me pas dhe nė gazetė, ishte atmosfera qė e ēoi Nolin sipas Lames nė drejtimin e “Dielli”-t. “Prifti u bė gazetar; me 8 qershor 1919, prifti dorėzohet peshkop dhe peshkopi zgjidhet deputet i Vatrės nė Parlamentin e Shqipėrisė… mėshon nė kishė, mėshon dhe nė shtyp.” Kontributi pėr ndėrtimin e kėtij rrjeti mediatik tė shqiptarėve tė Amerikės, solli me njė frymė 12 shekuj zhvillimi. Noli predikoi llojin e fundit tė quajtur situativ para njė auditori me “atdheun” e largėt. Eshtė “pretenca” e formimit tė tij qė e ēon kah modernia e shekullit nė tė cilin jetoi, modernizėm, nė themel pėrshtatjeje me jetėn civile. Manifestimi i tij tregoi se mund tė tregonte Shqipėrinė moderne edhe pa qenė kėtu e qe aq mė pak moderne. I prirur pėr tė pėrqafuar misione tė mėdha, ose pėr t’i afruar ato me rastet e jetės sė tij, pėrveē kishės bashkė me gazetėn, rruga shumė shekullore e retorikės nė shoqėrinė njerėzore, mėsyu me veprėn e Nolit drejt e nė nivelin e saj bashkėkohor. Dhe pėr me tepėr nė shqip. Kjo ka ndodhur njėkohėsisht me rimarrjen e pushteteve dhe administratave nė gjuhėn shqipe. Situata ėshtė vėrtet e rėndėsishme dhe kushtezuese nė pikėpamje historike institucionale. Ka qenė vėshtirėsi e madhe tė punoje nė njė terren bosh thuajse pa atdhe si ai i Nolit, por nga ana tjetėr, tė ishe nė njė situatė tė tillė luftarake tė imponuar, kushtet ishin thuajse tė llojit ideal pėr kombinimin e kapaciteteve folėse (pėrfshirė retorikėt) me ato konfliktuale tė mjedisit. Sepse vetėm atėherė, mund tė luheshin skena heronjsh, qoftė dhe njė Daniel nė strofkullėn e luanit (kupto nje parlamentar si Noli te fshehur nėn karrike pėr t’iu shpetuar plumbave). Nė marrėdhėnien e tė pėrditshmeve tė Nolit, retorika ka vazhduar tė fitojė terren civil, madje dhe nė mjediset e kishės, ashtu siē ka udhėhequr me intuiteėn e tij Noli i njėsuar prej “madheėisė” sė misionit. Vlerat e mbetura tė gjuhės vijneė pikėrisht nga kėto madhėsi.
Noli e Konica – Heronjt e Homerit.. Nė njė vepėr pėr Nolin, Lefter Lame Dilo -shkruesi i parathėnies mendon se autori ishte shoku i “pandarė tė idealit tė pastėr” pėr Konicėn. Konflikti kishte shpėrthyer me forcė “tė mėdhenjsh” mes rreshtash, si ato tė Konicės pėr ngjarjet e ’20-’24. Drama “politike me tre akte” e Shqipėrisė ishte si vijon: Akt i Parė- Ahmet, Zogu, nė lidhje me marrėveshje tė plotė me Fan Nolin dhe shokėt, bėri njė luftė tė fortė pėr Partinė e Indipendencės tė pėrfaqėsuar nga Vatra, kundra Partisė sė Kollonizimit italian tė pėrfaqėsuar prej Luigj Gurakuqit. Zogu triumfoi dhe Gurakuqi u mund.
Akt i Dytė- Gurakuqi ahere u pėrpoq dhe arriu tė kllase Fan Nolin me shokėt nė qarkun e influencės sė tij, organizoi njė kryengritje me pėrkrahjen e Italianėve dhe pėrzuri Ahmed Zogun nga Shqipėria.
Akti i Tretė- Ahmed Zogu organizoi dhe ay njė kryengritje me pėrkrahjen e Serbėve, pėrzuri Gurakuqin me Fan Nolin nga Shqipėria, ēliroi njerėzit qė kish burgosur Gurakuqi, vuri njerėz tė tjerė nė burg, dhe u bė i zoti i Shqipėrisė.” Po sipas Konicės, njerėzit e Qershorit 1924 vunė Nolin nė krye sepse “besimi i tyre ka qenė sė Fan Noli i lirė nga intrigat lokale, i lirė nga zemėrime dhe klecka malokėsh, i lirė nga njė tė shkuar ngatėrresash nėnė dhe do tė qeveriste me frymėn e re tė njė njeriu me ideale tė ndryshme”. Noli ėshtė larguar nga Shqipėria pas ardhjes sė Zogut nėpėrmjet Italisė “(Dhjetor 1924) ftuar nga Musolini”, siē dėshmon Elsi. Pas njė pėrthyerje joheronjsh nė veprėn e tij politike, pasojnė dhe disa tė tjera siē ishte pranimi mė nė fund sėrish prej tij i Zogut, madje rendimin nė njė llogore me tė, pasi i kishte kėrkuar pension kur ai kishte qenė ende mbret i shqiptarėve. Konica ėshtė njė nga kujtimet e Nolit nė njė nga pėrmendjet ose reagimet e fundit publike tė tij dhe pikėrisht nė fjalimin me rastin e 50 vjetorit tė gazetės “Dielli”. “Sa i pėrket punės sė tij gazetareske, ju tė gjithė dini se nuk ka qenė i shkėlqyeshėm, ngaqė ndonjėherė e zhyste penėn nė acidin e gurkalit tė stilit tė vėrtetė francez…”. Ky njeriu i kishte lėnė testamentin e jetės sė tij Lame Kodrės e priftit Noli, qė pritshėm do t’i kėndonte mbi varr, por jo me rezervat e paimagjinuara tė njė grindjeje. Zamputi sjell Maleshoven pėr vleresimin qė ai e sheh treskajor Konica-Noli-Fishta. Pėr tė ata “janė fytyrat me tė mėdha tė Shqipėrisė nė fushėn e kulturės”.
Noli – misioni politikan?
Roli “magjepsės dhe fatal njėkohėsisht” i “korifej i popullit dhe vendit”, siē e kanė quajtur me shumė figurė kryeministrin gjashtėmuajsh tė ’24-ės, ka disa referime. Duke iu afruar politikės nga pathosi i komunikatorit dhe nevoja e lindur nga mungesa e atdheut, bėhet e qartė qė ky nuk mund tė ishte profesioni i tij. Pėrveē rrethanave tė tjera, mosmenaxhimi i tė cilave, nė njėfarė mėnyre ishte pėrgjegjėsi e postit qė kishte marrė pėrsipėr. “Njė kohė mė parė” se Noli tė hynte nė histori, atdheu i kėrkuar i Nolit qė jetonte nė modelin-vepėr “...ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”, ushtroi mes kėrkimeve tė shumta precedentin e pushtetit tė katėrt- publicistikės - pa njė shtet tė qartė me pushtetet e tjera nė Shqipėri. Nė mungesė tė shtetit shqiptar, vepra kulturore e shqiptarėve hynte nė tregun me tė ēuditshėm qė mund tė kishte patur ndonjėherė. Pėr auditore qė nuk mund tė silleshin kurrėsesi pranė: autorėt shqiptarė qė ishin edhe vetė nė formim, i drejtoheshin popullsisė shqiptare me kufizime dhe rretheve politike me forcė vendimi mbi Shqipėrinė. Realiteti (vendimmarrės) jashtė Shqipėrisė, mė i rėndėsishėm se ai brenda saj dhe lejet pėr botim tė drejtuara nga administrata tė huaja rezultojnė sot me njė inventar tė thjeshtė se, shqiptarėt kanė shkruar dhe botuar nė disa kontinente, shtete dhe rreth e rrotull nėpėr Ballkan ndoshta mė shumė se brenda Shqipėrisė. Nė njėfarė mėnyrė, tė prodhoheshe personalitet shkrimi ose dhe veprimtar kombi jashtė Shqipėrisė, nuk ishte e rrallė, pėr tė mos thėnė qė u bė lloj zotėrues. Dhe autorė tė tillė si Mithat Frashėri gjejnė se “ca nga ca, nė mėnyrė inkoshiente, mėmėdheu mori pėr mua formėn e njė perėndie dhe kulti i tij ... vendin e njė besimi fetar”. Noli veēon me shumė nga tė gjithė duke na afruar ēudinė e tė lindurit shqiptar nė njė komunitet shumė tė ngushtė e tė kufizuar siē ishte ai i njė fshati nė Turqi tė treguar shumė vite mė pas mes pėrkėdhelisė sė misioneve nė Autobiogafi: “duket sikur misioni i Ibrik -Tepesė ishte sa pėr t’i dhėnė njė pionier si ju Rilindjes shqiptare. Pasi mbaroi atė mision, ajo u zhduk nga harta si njė ngulim shqiptar nė Thrakė”. Atdheu i ka munguar Nolit dhe disa autorėve tė tjerė bashkėkohorė njė lloj si publicistikės. Ai ndjen dukshėm nevoja identiteti profesional dhe ekzistencė materiale, ngjyra kėto qė i ngjajne njė tė pėrditshmeje tė vėshtirė pėr t’u jetuar dhe aq me pak pėr tė ndėrtuar vizione misionesh. Ose dhe aq me shumė pėr tė ėndėrruar me lendė heronjsh mundjen e njė realiteti tė vėshtirė. Vetė ardhja ne Shqipėri drejt e nga metropolet e zhvilluara ėshtė gati nė kufijtė e njė perralle. Nė terma tė shtetit, pamundėsia pėr tė ushtruar njė tė tillė shqiptar solli njė kontradiktė tė qartė. Kur rasti i shtetit shqiptar erdhi, figurat qė kishin sjellė kontribute tė medha edhe pa tė, nuk arriten tė ushtronin as mjeshtėritė fillestare pėr shtetin. Noli ėshtė mė tipiku pėr kėtė, por jo i vetmi.
Autorėt e kanė vėrejtur pashmangshėm fondin e “misionit” dhe sipas veprash tė ndryshme ose pėrshtypjesh tė pėrgjithshme,kanė konkluduar pėr forcėn e (mos)veprimit, sidomos nė rastet kur kanė marrė pėr bazė krahasimi,heronjtė e shpallur tė Nolit ose ata tė pėrafruarit pej tyre. Pėrhumbja e pėrmasave tė tij konkrete, sidomos nė rastet kur nuk janė me vlerėn e mitit, vijnė sipas Qoses, nė njė pėrshtypje krijimi qė “Noli ka pasur qejf tė madh pastaj, qė si krijues, si historian t’i kapė heronjtė pėr fyti dhe prej piedestalit tė tyre tė lartė e tė paprekshėm, t’i zbresė nė mesin e njerėzve tė thjeshtė, tek do tė jetojnė, tė gėzohen dhe tė vuajnė, tė ngadhnjejnė dhe tė dėshtojnė bashkė me ta”. Noli dhe heronjtė frekuentojnė njeri/tjetrin, duke shkėmbyer sipas rastit pėrmasat mitike me ato njerėzore. “Gjatė rrethimit tė rrezikshėm tė Parlamentit, qė zgjati afėrsisht katėr ore, Fan Noli pėr herė tė parė nė jetė, nuk e pyeti veten:” Si do t’ia bente Napoleoni, ose Skėnderbeu, apo Jezui nė njė rast tė tillė?” 1. Njė hero i harruar apo i pamundur? Paraprakisht Noli e kishte larguar modelin e tij politik tė fėmijėrisė, Napoleonin, pėrmes shqyrtimesh qė tingellojnė ndoshta naive nė autobiografi, por qė dukshėm nuk e lejojnė tė pėrqaset nė gjithė veprimin e tij politik me formula tė njohura individėsh ose ideologjish dhe qė gradualisht ėshtė shndėrruar nė gjasė me shumė dilema. Modeli politik pėrmes heroit tė fėmijėrisė, ėshtė pjesa me pa pėrfaqėsim gjatė gjithė jetės sė Nolit, dhe pėr kėtė arsye ajo me pa fizionomi,edhe atėherė kur mbetet mes komunitetesh e aksionesh tė majta. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr emrin konkret tė heroit, sepse pėr njė moment heroi tjetėr ėshtė gati. “Ai e dinte se kėsaj pyetjeje tė tij i gjendej pėrgjigja tek “Dhiata e Vjetėr”, nė episodin ku flitet pėr Danielin nė strofkullen e luanit”2. Pėrtej asaj qė shumė studiues e pėrkufizojnė si romatizėm e idealizem tė tij, Noli e “pėson” nga moskonsiderimi i atyre qė nuk shqyrtohen nga kėto misione. Autori qė ecėn “Anės lumenjve” nuk ėshtė Noli, siē zgjodhi dhe siē u shfaq. Qartėsisht, Noli nuk ėshtė shfaqur vendimtar pėr politiken ose nuk ka reflektuar sukses me aksionin e tij politik, perjashto rastet kur ishte shumė i mbėshtetur. Brenda konstelacionit tė misionit, me tė cilin shfaqet aftėsia pėr tė menaxhuar postet e karrierės, nėse do tė ndaleshim tek ai vetėm si politikan, atėhere do tė ishte e vėshtirė tė zbulonim cilėsi domethėnėse. Jo vetėm sepse ai dėshtoi nė kulminacionin e kėsaj vepre, duke sjellė mė shumė se gjithēka, mospėrmbushjen e “pritjes”, qė ishte ndėrtuar pėr tė edhe nga vepra politike. Njeriu luftarak i letrave, strategu i rrallė i tekstit, vrojtuesi mė largpamės dhe mė i hollė i shtresave tė krijimit, armata mė e fuqishme e prodhimit tė suksesshėm e voluminoz, madje dhe vepruesi me pėrfundim nė ēėshtjen ortodokse shqiptare dhe atė diplomatike tė pranimit tė Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve, nuk ishte aspak i tillė si “i pari” i Shqipėrisė. Brenda kuadrit tė shfaqjes sė tij dhe kthesave qė pėsoi dhe Shqipėria nga kjo shfaqje, pjesa mė e debatuar e Nolit, politika, ėshtė shpėrndarė nė kėto diskutime si vezhgim, pėr tė vlerėsuar aftėsite e tij dhe pėrmes kėsaj, rėndėsinė e shtuar apo pakėsuar nė veprėn “Atdheu”, e cila nuk ia kishte sjellė gjithashtu “pritjen” e tij tė madhe, duke e nderur mes dilemash fillestari nė pėrpjekjet pėr ta mbajtur brenda tij me forcėn e mėparshme. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr emocionin e dashurisė ndaj vendit, qė nuk e mundi si politikan, por pėr vullnetin qė ndėrtohet dhe nga kompetenca e pėrfaqėsimit tė komunitetit.
Por nuk duhen harruar dhe kushtėzimet si ato pėr tė cilat bėjnė fjalė burime tė sotme gojore tė administratės pėr Shqipėrinė nė Departamentin Amerikan, tė cilat janė shprehur publikisht se, kjo njohje nuk do tė ndodhte pėr sa kohė Noli nuk do tė provonte me zgjedhje tė lira, sepse ai pėrfaqėsonte vullnetin e vėrtetė tė popullit. Kurse pėrsa i pėrket programit tė tij qeverisės, tė njėjtat burime pohojne se ai ishte diēka e pamundur praktikisht prej Shqipėrisė nė atė periudhė. “Bisedonjėsit tė gatshėm”, i kėrkohej veprim sipas detyrės politike me tė cilėn vinte. Teksti politik i Nolit, i dukur si “parathėnia” edhe e njė veprimi tė suksesshėm politik, ka diferencė tė dukshme me aksionin politik. Dhe kjo ėshtė mbetja e vetme nga tekstet i tij. Nė kuptimin konkret politik, programi i qeverisė sė Revolucionit tė qershorit, kishte shumė mė tepėr nga ē’mundej Shqipėria nė pėrgjithėsi. Por kjo e fundit, ėshtė prova qė ka ndodhur pas hartimit tė tekstit. Njė aksion ėshtė tashmė i sigurt: Noli vetė, ėshtė “shqipėruar” plotėsisht si individ, deri nė tė qenurit pėrfaqėsues politik i komunitetit, gjuhėn e tė cilėve pasi e mėsoi e tejkaloi. - E shqipes u bėftė!

Pak fjalė pėr Fan Nolin
Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, ėshtė lidhur megjithė kulturėn e re shqiptare tė shekullit tonė. Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, njė fshat shqiptar nė Traki, afėr Adrianopojės. Pasi kreu nė greqisht shkollėn fillore dhe gjimnazin, nė vitin 1900, nė moshėn 18-vjeēare, ai u largua nga vendlindja pėr tė mos u kthyer dot mė dhe shkoi nė Athinė.
Nė gjimnazin grek ai ishte njohur me letėrsinė antike greke, me letėsinė evropiane e sidomos me veprėn e Shekspiri. Vetėm mė 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua per arte , kurse mė pas nė moshėn 55-vjeēare, mbaroi konservatorin, dhe nė moshėn 63-vjeēare mori doktoratėn e filozofisė pėr histori. Pėr tė siguruar jetesėn, hyri nė njė shoqėri tramvajesh e mė pas si sufler nė njė teatėr. Mė 1903 shkoi nė Egjipt ku punoi pėr dy vjet si mėsues. Mė 1906 Noli u dėrgua nė Amerikė nga patriotėt e kolonisė sė Egjiptit pėr organizimin e lėvizjes kombėtare tė shqiptarėve tė atjeshėm. Brenda njė kohe tė shkurtėr Noli krijoi shoqėrinė “Besa-besė”, qė mė pas u shkri nė federatėn “Vatra” si dhe gazetėn “Dielli”.
Noli ėshtė dėgjuar ose lexuar si prift, gazetar, shkrimtar, politikan, kritik letrar, diplomat, historian, pėrkthyes, madje dhe si muzikant nė kohėn e vet. Nė vite nuk ka qenė e mundur tė diskutohet mbi Nolin nė vetėm njėrin prej kėtyre “profesioneve”. Njė jetė nė kufijtė e legjendės ka nisur me portretet e pėrfytyruara tė tij. Mes te cilave ngrihet:
Heroi i misionit tė kryer Biri i vetėm qė “duhej me doemos... tė plotėsonte ambiciet e... kota” tė babait tė drejtuara nga tė qenurit prijes ishte njeriu qė “i pėlqente aq shumė adhurimi i heroit sa dhe muzika”. Njeriu qė 18 vjeē nuk ishte me nė vendin e tij tė lindjes, por nė njė shtet e komunitet nėse mund tė thuhet “i kundėrt”(nė pikėpamje tė fesė dhe rivalitetit rajonal pėr ndikim) me atė te Turqisė, Athinė, qė “tė gjente njė punė atje dhe tė vazhdonte studimet nė universitetin e Athinės” - si “karrocier trolejbuzi, kopist, sufler, aktor”, kishte qenė “Fan Noli nė imagjinatėn e tij, duke mbajtur Dhjatėn e Re tė Kristoforidhit nė njerėn dorė”, qė “kerceu mbi kalin e tij Rosinant dhe u bė kalorės i Skėnderbeut si dhe misionar i Krishtit midis popullit shqiptar”. Pasi u vendos nė ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime tė ndryshme, siē ishte “Bethoveni dhe Revolucioni Francez” etj dhe me organizimin e veprimtarive tė kishės shqiptare nė Amerikė, e cila shėrbente si qendėr e lidhjes sė kolonisė shqiptare. Fan Noli mbeti deri nė fund tė jetės sė tij njė demokrat i shquar. Ai vdiq mė 13 mars 1965 nė ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.

Konica, miku dhe armiku mė i madh i Nolit.
Njė tjetėr hero i Nolit brenda etikės qė i nevojitej shqiptarėve, ėshtė ai qė ka gjetur Konica: “Me rastin e kremtimit tė Ditės sė Flamurit, u poqa me shokun e vjetėr, peshkop Fan Nolin, tė cilin nuk e kisha parė disa vjet. Fan Noli, (njeriu qė ka lojtur roll aqė tė madh nė lėvizjen t’onė dhe ėshtė aq i njohur munt t’i pėrmendet emėri pa ndonjė titull si njė fytyre historike, pa hyrė nė ndonjė pakėsim nderimi nė kėtė mungesė titulli)…Heronjt’e Homerit ē’kėmbejin fjalė t’ashpėra, pastaj bashkoheshin, si me parė. Sado qė s’jemi si ata heronj, m’u kujtuan kur u poqa me njė fytyrė me tė cilėn kam lėftuar aqė shumė kohė si shok, edhe pak kohė si kundėrshtar”. Heroi tjetėr i Homerit - rivali i Nolit, me sa duket nuk ka qenė thjesht armiku i pakthyeshėm i tij. Faik Konica - njeriu qė e pa Nolin si oguri i bardhė, ka mbetur padrejtėsisht deri vonė fajtori i konfliktit tė tė dy tė mėdhenjve. Prifti i bėrė pėr herė tė parė i tillė nė komunitetin qė udhėhiqej nga Konica, i ngritur me kalimin e kohės nė meshtar, peshkop e deri kryeministėr, ishte vlerėsuar “me plot gojėn.. . nga shoku i tij Faiku, qė mbeti gjithnjė Faik i thjeshtė me penė nė dorė..” “Kabineti i Fan Nolit ėshtė mė i miri qė munt tė bėhej;...”. Kėshtu e gjykon Faik Konica kabinetin e shokut dhe tė bashkėpunėtorit tė vet Theofanit. Ai qė mbeti Faik, dhe nė mėrgim pėr gjithė jetėn, edhe kur u shtruan, kėtu meshė, u ngritėn pallate, e qė grumbulluan pasuri nga njerėz, qė nuk e deshėn kurrė Shqipėrinė, e qė as e dinin nė kishte njė komb tė tyre, “nga tryeza ku punoi Fan Noli prift” jep vlerėsimet maksimale pėr tė.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fan Stilian Noli dhe jeta e tij. Empty Re: Fan Stilian Noli dhe jeta e tij.

Mesazh nga Morena Mon Jan 11, 2010 7:34 pm

Fan S. Noli – Kolos i atdhedashurisė dhe i kulturės sonė

Nga Gjekė Gjonlekaj - Nju Jork

Njeriu pėrjeton disa ēaste nė jetė tė cilat nuk shlyhen kurrė nga kujtesa. Kėto momente lėnė mbresa tė thella qė nuk harrohen kurrė.
Me 14 mars tė vitit 1965, njė koleg imi i Gjimnazit tė Gjakovės mė njoftoi heret nė mėngjes pėr vdekjen e Fan Nolit. Ai tha se kėtė njoftim e kishte dėgjuar nė emisionin shqip tė “Zėrit tė Amerikės”. Lajmin pėr vdekjen e Fan Nolit e pėrjetova si njė humbje personale. Nuk e di pse. Antologjitė e letėrsisė shqipe tė cunguara nga cenzura botonin disa poezi, njė fotografi dhe biografi tė shkurtėr tė Fan Nolit. Ato pak poezi i mėsonim pėrmendėsh dhe nė biografi shkruhej se Fan Noli jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė qytetin Boston. Fotografia e tij nė antologji ishte shumė tėrheqėse. Ajo figurė hyjnore menjėherė tė bėnte pėr vete. Rrobet e zeza me kollare tė bardhė me kujtonin priftin e vendlindjes, Dom Simon Filipaj. Noli dhe veprimtaria e tij nė Shtetet e Bashkuara zgjonte pėr mua njė interesim tė veēantė. Amerika dhe Noli pėrfaqėsonin begatinė, diturinė dhe lirinė. Si nxėnės atė kohė gėzonim disa tė mira materiale nga Shtetet e Bashkuara. Disa profesorė tė gjuhės dhe letėrsisė shqipe nuk e pėrfillnin shumė cenzurėn dhe flisnin pėr Nolin me dashuri e adhurim tė posaēėm. Natyrisht, ata kėrkonin qė shpjegimet e tyre tė mos dilnin jashtė klasės. Nė atė kohė njerėzit ishin shumė besnikė.
Marsi pėr shqiptarė ėshtė muaj shqetėsues, bile nė mars janė vrarė ose kanė vdekur, shumė personalitete tė shquara tė kombit tonė midis tyre edhe Imzot Noli. Dyzetė vjet mė parė, mė 13 mars u shua si meteor nė qiellin e madh tė Amerikės rilindasi shqiptar i fundit. Mund tė thuhet lirisht figura mė poliedrike e racės arbėrore. Kolos i vėrtetė i atdhedashurisė dhe kulturės.
Me 2 prill tė kėtij viti, u nda nga kjo jetė Papa Gjon Pali i Dytė.Shtypi dhe radio-televizioni botėror e pėrcollėn me vėmendje dhe respekt kėtė mort tė madh. Patėm rastin dhe morėm pjesė nė atė ceremoni madhėshtore nė Vatikan. U shkrua dhe u fol shumė pėr jetėn dhe veprimtarinė e Papės.
Nuk e di pse, por tėrė kohėn mendonim kush ėshtė ai shqiptar qė mund tė krahasohej me Papėn Gjon Palin e Dytė. Ato ditė flitej veēanėrisht pėr figurėn poliedrike tė Karol Vojtilės. Tė gjitha krahasimet dhe analizat tona e nxirrnin Nolin mė afėr Papės se asnjė personalitet tjetėr shqiptar. Papa teolog, Noli teolog. Papa poliglot, Noli poliglot. Papa poet, Noli poet. Papa ekumenik, Noli ekumenik. Papa aktor, Noli aktor. Papa diplomat, Noli diplomat. Papa orator, Noli orator. Papa patriot, Noli patriot e shumė e shumė tituj tė tjerė qė nuk po i pėrmendim nė kėtė shėnim. Edhe jetėgjatėsinė e patėn tė njėjtė. Papa 84, Noli 83 . Tė dy vepruan pėr tė mirėn kombėtare dhe pushojnė nė amshim jashtė atdheut.
99 vjet mė parė, arriti nė Tokėn e Re, nė moshėn 23 vjeēare njeriu qė do t’i printe popullit tė vet nė rrugėn e mundimshme tė lirisė dhe pavarėsisė. Ky apostull i lirisė do tė punojė tėrė jetėn pėr tokėn e premtuar. Hyri dhe u laurua nė tempujt mė tė lartė tė dijes nė Amerikė. Bashkoi shqiptarėt duke themeluar institucione pan-shqiptare, qė gjatė kėsaj dekade do tė kremtojnė 100-vjetorin e tyre, siē janė gazeta “Dielli” dhe Kisha Ortodokse Shqiptare. Nderoi racėn arbėrore me aftėsitė e tij kulturore mė shumė se asnjė shqiptar tjetėr jashtė atdheut. Punoi dhe bashkėpunoi me elitėn fetare kulturore dhe politike tė Amerikės dhe Evropės. Koleg klase nė Harvard me babain e Presidentit John F. Kennedy. U ftua nė Shtėpi tė Bardhė nga Presidenti Johnson tė mbante ligjeratė pėr Shekspirin, me rastin e 400-vjetorit tė lindjes, bile Peshkopi ynė bėri edhe lutjet fetare tė rastit. U takua dhe bisedoi me Presidentin Wilson pėr shpėtimin e Shqipėrisė. Mori pjesė nė konferencat mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare pėr ēėshtjen shqiptare. U shqua edhe nė fushėn diplomatike dhe politike. Ngriti fonde financiare me vlerė tė sotme miliona dollarėsh pėr shpėtimin e Shqipėrisė. Nė kohėn kur po bėnte kėtė fushatė shkroi vargjet poetike qė ishin thirrje biblike “Mbahu Nėno mos ki frikė se ke djemtė nė Amerikė”. Kreu detyrat mė tė larta nė atdhe. Themeloi Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Shkroi shqip dhe anglisht historinė e Skėnderebut. Shkroi vepra tė mėdha tė letėrsisė dhe muzikės, kryevepra kėto qė u komentuan nga elita botėrore e kulturės. Ngriti 13 kisha ortodokse shqiptare nė Amerikė. Pėrktheu shqip dhe anglisht libra me karakter kombėtar e fetar. Ne moshen 80-vjeēare mėsoi gjuhėn aramaike tė Jesu Krishtit. Shkroi dhe botoi 40 vepra kulturore tė fushave tė ndryshme. U shqua nė fushėn e gazetarisė. Profesor Martin Camaj thotė se publicistika shqiptare arriti kulmin me Nolin e Konicėn , mbasi sollėn nė gazetarinė shqiptare pėrvojėn e shkollės amerikane. Shqipėroi vepra tė mėdha tė kulturės botėrore. Udhėzoi dhe inkurajoi klerikėt myslimanė, katolikė e bektashinj pėr themelimin e institucioneve tė tyre fetare nė Amerikė. Idenė e Monsinjor Zef Oroshit pėr afrimin dhe e mundėsisht bashkimin e Kishės Orotodokse dhe Katolike Shqiptare e priti mirė. Por mosha nuk premtoi qė kjo vepėr tė shkonte drejt realizimit. Nderoi tė gjithė ata shqiptarė dhe tė huaj qė punuan pėr Shqipėrinė. Ua njohu zotėsitė dhe meritat edhe kundėrshtarėve mė tė mėdhenj. Zhgėnjimet mė tė mėdha i pėsoi nė jetėn politike. Nė jetėn fetare shoqėrore dhe kombėtare tė shqiptarėve tė Amerikės, Imzot Noli gėzonte respekt tė jashtėzakonshėm. Shqiptaro-amerikanėt e moshuar tregojne shumė pėr Peshkopin e tyre tė dashur.. Ata thonė se Noli i paralajmėronte famullitė shiptaro-amerikane pėr vizita baritore dhe ata lajmin e vizitės sė Uratės e prisnin me gėzim. Nė meshėt e Nolit merrnin pjesė tė gjithė. Ai predikonte ungjillin shqip dhe anglisht. Para ose pas meshės tregonte shumė barcoleta. Besimtarėt shkonin nė kishė shumė tė gėzuar, sepse atė ditė do tė dėgjonin edhe humorin e tij tė shkėlqyeshėm. Bile, pėr tė qenė sa mė origjinal, ai vetė bėhej objekt humori. Shumica e sukseseve tė shqiptarėve tė vjetėr tė Amerikės lidhėn me Fan Nolin. Dukej si njė patrik.
Sipas shkrimeve tė shenjta, dyzet ditėt dhe dyzet vjetėt e vdekjes shėnohen dhe kujtohen. Me sa dijmė, 40-vjetori i vdekjes sė Imzot Nolit kaloi pa asnjė pėrkujtim serioz. Bota shqiptare brenda e jashtė atdheut e injoroi dyzetvjetorin e humbjes sė kėtij Mojsiu shqiptar. Shtypi shqiptar ka shkruar se atje nė Evropė e kėtu nė Amerikė janė bėrė ceremoni pėrkujtimesh pėr disa njerėz qė nė krahasim me Nolin nuk kanė asnjė meritė. Vitin qė vjen ėshtė 100-vjetori i zbarkimit tė Nolit nė Tokėn e Re, qė pėr shqiptarėt e Amerikės ėshtė njė Kristofor Kolombo i dytė. Ata qė pėrgatiten pėr tė hyrė nė Evropė dhe nė Amerikė me ikonėn e Nolit do tė jenė mė tė besueshėm dhe mė tė pranueshėm. Bota e qytetėruar investon shumė pėr tė nxjerrė nė dritė personalitetet e mėdha, siē ishte Fan Noli. Ky injorim u bė pėr inate politike e ndoshta edhe pėr diēka tjetėr. Tė harrohet dhe lihet nė terr njė figurė e ndritur me permasa ndėrkombėtare tregon edhe mosrespektin pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku gjetėm shpėtimin. Dyftyrėsia me Amerikėn pas katastrofės sė 11 shtatorit nuk do tė pranohet nė shoqėrinė amerikane tė lėnduar.
Eshtė detyrė e Sinodit tė Shenjtė tė Shqipėrisė nė bashkėpunim me institucionet e tjera fetare shqiptare tė fillojė procedurėn e shenjtėrimit tė kėtij prelati shqiptar. Kjo figurė gjeniale dhe e shenjtė meriton tė gdhendet nė Malin e Dajtit ose nė Malin e Tomorrit, ashtu siē ėshtė gdhendur figura e Thomas Jeffersonit nė Malin Rushmore. Nė udhėn tonė tė gjatė dhe tė errėt, Noli ishte dhe mbetet pėr ne si njė Yll Drite.

Jorgaqi: Jeta e njeriut nuk mjafton per jeten e Nolit

25 vjet nga jeta e studiuesit Nasho Jorgaqi per jeten e Nolit, e megjithate ai shprehet se nuk mjafton jeta e asnje njeriu, per te shkruar gjithcka mbi jeten e tij. Kjo veper eshte fryt i nje admirimi te studiuesit per Nolin, e duke qene pedagog per disa dekada ne universitet, pohon ai, qe nje rrethane fatlume qe vete puna shkencore m'i shtonte mundesite per te qene me prane figures se tij. 1200 faqet biografike mbajne titullin "Jeta e F.S.Nolit", e prej fare pak ditesh ndodhen ne librarite tona. Natyrisht qe ai eshte i gezuar e i lehtesuar, ndaj shprehet: "Kam ate ndjesine qe ia arrita nje qellimi, ia dola mbane vepres sime me te rendesishme te jetes. Tani kur shoh prapa, nuk me besohet qe kam pershkruar nje rruge kaq te gjate, dhe rruga gjithmone eshte me lodhje, pengesa, me kthesa e dilema, por une jam perpjekur qe t'i permbahem nordit ne kete qellim qe i vura vetes". Por te gjitha keto vijne pas udhetimeve te shumta, pas shfletimeve intensive dhe pas shkeljes te atyre vendeve ku Noli jetoi e punoi. Edhe foton e shtepise me qerpic ne te cilin lindi gjeniu, ai e ka bere me duart e tij.

Flet studiuesi me i njohur i Fan Nolit, Nasho Jorgaqi

Ju jeni studiuesi me i njohur i vepres se Nolit. Pyetja me e zakonshme qe behet ne keto raste eshte: Si ndiheni tani qe vepra mberriti ne duart e lexuesit?

Ndihem i gezuar, ndihem i lehtesuar. Kam ate ndjesine qe ia arrita nje qellimi, ia dola mbane vepres sime me te rendesishme te jetes. Tani kur shoh prapa, nuk me besohet qe kam pershkruar nje rruge kaq te gjate, dhe rruga gjithmone eshte me lodhje, me pengesa, me kthesa e dilema, por une jam perpjekur qe t'i permbahem nordit ne kete qellim qe i vura vetes.

Kur shkruajme e germojme per nje personalitet, gjithmone mundohemi te gjejme nje fill qe na lidh me te. Cili eshte filli me i forte qe ju lidh me jeten dhe vepren e Nolit?

Te gjithe njerezit ne jete perpiqen qe te kene nje model, nje shembelltyre. Ne rini shembelltyra ime ka qene Qemal Stafa, figura e nje te riu idealist perkushtuar nje kauze te madhe, sic eshte ajo e lirise dhe fryti i atij adhurimi tim per te, eshte nje biografi qe shkrova per figuren e tij. Ne moshen e metejshme, figura qendrore e adhurimit tim ishte Fan Noli. Ky qe i permasave krejt te ndryshme, jo vetem per jetegjatesi me te madhe, me nje veprimtari shume paanshme, por misheronte gjerat kryesore qe mund te pasqyroje njeriu ne jeten e tij. Frymen demokratike, aspiraten per te care perpara, dashurine e tij te madhe per kulturen, natyren artistike, boten emocionale. Gjera keto qe jane themelore ne jeten e nje njeriu, intelektuali, njeriu te dijes ne jeten e nje artisti. E kam te veshtire te them se mund te kete nje te dyte ne historine e kultures sone, si rasti i Nolit. Ishin te tera keto, qe mua ne rini, gjithmone duke u bere me i ditur, duke mesuar me shume, kuptova se ky eshte njeriu ku une duhet te mbeshtetem dhe te ndjek rrugen e tij. Ndaj iu vura Fan Nolit, por duke qene pedagog per disa dekada ne universitet, qe nje rrethane fatlume qe vete puna shkencore m'i shtonte mundesite per te qene me prane figures se tij. Nje moment kur une kthej koken pas, me vjen mire qe, kur Fan Noli vdiq, me ngarkuan mua kryeartikullin ne gazeten "Drita", pasi asaj kohe une isha i ri. Por qe atehere une fillova te mendoj seriozisht per t'i treguar edhe publikut vlerat e ketij personaliteti, dhe kjo do te vazhdonte me faza me serioze. Me pas vjen nje udhetim qe une ndermora ne fillim te viteve '80-te ne vendlindjen e tij, ne Ibrik Tepe ne Turqi, dhe qe prej ketu filloi puna ime kerkimore, hulumtuese, e cila zgjati me vite. Deri ne vitet '90-te une kisha bere kerkime, hulumtime, por keto qene te pamjaftueshme, dhe vetem pas viteve '90-te kur une shkova ne Amerike, perfundimisht arrita te kap thelbin e figures se Nolit, e rroka jeten e tij dhe e pashe ne driten e se vertetes dhe afer se vertetes, dhe u perftua ajo figure qe une e kam dhene ne kete veper.

Ne nje pasazh ne kete veper shkruhet: "Noli perngjason me heronjte e tragjedive greke"....

Noli eshte nje figure... madhore, shume komplekse, ku mbeshtillen te gjitha komponentet kryesore te njeriut, patriotit, demokratit, klerikut, dijetarit, por ai mbi te gjitha ishte nje njeri. Dhe momenti njerezor eshte gjeja me e rendesishme ne nje personalitet. Duke qene nje njeri me nje bote te madhe shpirterore, me nje mendje te gjere, me kulture te thelle, me interesa te gjera, me nje ndjeshmeri te larte. Kjo eshte njera ane, ndersa ana tjeter eshte kontradikta qe ai kishte brenda vetes. Ai i perjetonte drame, i vuante ngjarjet, rrethanat, problemet e komunitetit dhe te popullit te tij. Dramat e popullit shqiptar ishin dhe dramat e Nolit dhe ato dihet sa te mprehta e te dhembshme ishin. Ne planin personal, une do te kujtoja fjalet qe ka thene biografi i tij i pare, me nje biografi 40-50 faqe, Qerim Panariti, i cili ka thene se "Noli kishte te gjitha virtytet dhe te metat njerezore, plus ato te vetat". Une i jam permbajtur kesaj dhe jam perpjekur qe ta konkretizoj permes vepres sime.

Ju e ceket pak me pare, qe per kete veper keni udhetuar shume, por a keni mundur t'i shkelni te gjitha vendet ku jetoi e punoi Noli?

Kam qene pothuajse ne te gjitha vendet. Ketu ben perjashtim Egjypti, pasi kam shkuar ne Turqi, Greqi, Rumani, Bullgari, Itali, Zvicer dhe mbi te gjitha ne Amerike, ku ai jetoi 50 vitet te jetes se tij. Vetem pasi i kam shkelur me kembe, pasi kam thithur ajrin qe ka thithur ai, sidomos ne Amerike, e kam kuptuar, e kam prekur me dore, kam pasur ndjesine gati fizike te Nolit.

Biografia shkruhet kronologjikisht, por a ka risqe kjo menyre e te shkruari, pasi gjerat me te rendesishme nuk shkruhen e nuk thuhen qe ne fillim?

Po biografia ka si parim baze kronologjine. Skeleti eshte i tille, dhe une i jam permbajtur ne kronologjine e jetes se Nolit kesaj kronologjie dhe me pas jam munduar qe ta mbush. Mund te them me plot gojen, qe vepra ime eshte ngritur mbi nje baze te pasur dokumentare, dhe gjithcka qe eshte thene aty, eshte mbeshtetur ne burime autentike, arkive, te shtypit, doreshkrimet e tij dhe pohimet e tij vetjake, te bashkekohesve, te afermve, te literatures historike. Ndaj edhe karakteri dokumentar qe ka vepra, eshte garancia e vertetesise se kesaj biografie.

Ne 1200 faqe veper flitet per Nolin ne te gjithe dimensionet e tij. Por ne pak rreshta, cilat do te ishin vlerat e Nolit si njeri dhe si krijues?

Noli eshte nje personalitet qe te mahnit me polivalencen e tij krijuese. Jo me kot thuhet se ai ishte nje gjeni. Ne keto 15 vjetet e fundit, kjo fjale eshte zhvleftesuar. Saqe tronditet njeriu kur degjon se kjo i mvishet figurave qe padyshim kane vlera, por qe nuk arrijne ne kufijte e gjenialitetit. Ndofta Noli eshte figura qe i shkon ky epitet, duke lene menjane edhe adhurimin qe kemi per te, por duke qene racional. Ai kishte inteligjence dhe mendje te madhe, fqinjeronte me gjithcka njerezore, dhe ne blloqet e tij personale te viteve '40-te shikon formula qe lidheshin me energjine atomike dhe per televizionin. Ai bashkejetonte shpirterisht, menderisht me vlerat e antikitetit greko-romak. Ai ndihej i lishur shpirterisht dhe ushqehej vazhdimisht me Rilindjen. Celesi i te gjitha ketyre lidhjeve te gjithanshme, ishte se Noli ishte zoterues shume i mire i 15 gjuheve, qe i jepte mundesi te hapte shume dyer te dijes dhe kultures boterore. Asgje njerezore nuk ishte e huaj per te. Eshte fat i madh per nje popull te vogel, qe ka nxjerre prej vetes nje njeri si ai, dhe patriotizmi i shkalles me te larte per mua qendron ketu: edhe pse i takonte nje populli te vogel, te varfer e te roberuar, te prapambetur, por patriot dhe me vlera te medha shpirterore. Ai nuk pranoi kurre qe te adoptohej ne kultura te tjera, ai i qendroi deri ne fund besnik rrenjeve te tij. E kur i thoshnin me shaka sesi i duron shqiptaret, ai pergjigjej: "Me ka zene shqipja".

Albumi fotografik qe shoqeron 2 vellimet eshte shume i pasur. Sa e veshtire qe per t'i siguruar keto foto?

Para se te botoja kete veper, une kam botuar qe para 2 vjetesh nje album per te, me rreth 200 fotografi. Imazhet ne te jane gershetuar edhe me tekste te Nolit apo cfare kane thene te tjere per te. Duke qene se ajo i parapriu kesaj vepre, pjesen me te madhe te fotografive une i kam marre prej tij. Ne nje veper biografike, imazhi eshte nje pjese shume e rendesishme perberese, dhe eshte ne natyren e njeriut, qe kur lexon nje biografi do ta shohe ate te shprehur ne imazhe, dhe kjo me ka ndihmuar ne kerkime dhe kam pasur ndihmen bujare te njerezve te tij.

E para ne album eshte shtepia ku ka lindur, ne Ibrik Tepe. Jam kurioze te di per te, eshte fotografi e vjeter apo e afert me ne ne kohe?

Kur kam shkuar, kam shkelur ne ate vend, kam fotografuar, nuk kam dashur ta besoj. Kjo ne fillim te viteve '80-te, ndersa ne fund te ketyre viteve pata fatin te njihem me njerezit e tij. Kontakti me ta me beri te prek gati Nolin, e kur niperit e tij flisnin shqip me ngazelleu shume. Aty kuptova qe qe me te vertete shtepia e tij, e cila ishte e ndertuar me mur qerpici, por kish qendruar ne kembe.

Pas ketyre 25 vjetesh germim, hulumtim, mendoni se ju ka mbetur gje pa zbuluar nga jeta e Nolit, apo e keni shteruar?

Padyshim qe kane mbetur, dhe per kete jam plotesisht i sigurt e kam pengje. E them pa asnje lloj druajtje, por nje jete njeriu nuk mjafton per te shkruar jeten e Nolit. Por jam optimist qe brezi i ri dhe ata qe do vijne, do ta shfrytezojne vepren time si nje trampoline dhe baze per t'u cuar me tej. Jeta dhe vepra e tij eshte nje miniere, qe po te kerkosh, do te zbulosh, dhe koha eshte e pameshirshme, shume e eger dhe metodat e reja te studiuesit do te sherbejne per te zbuluar edhe me boten noliane. I lumtur ai popull qe nxjerr njerez si Fan Noli dhe une do ta quaja ne fat qe ne kemi nje nga shembujt madhore per brezat e rinj, si nje udherrefyes ne jeten e tyre. Duhet kuptuar edhe nje e vertete universale, qe edhe Noli ishte njeri, e si i tille kishte te meta dhe s'duhet te trembemi nga te metat dhe dobesite.

Bisedoi Anisa YMERI - Korrieri
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fan Stilian Noli dhe jeta e tij. Empty Re: Fan Stilian Noli dhe jeta e tij.

Mesazh nga Morena Mon Jan 11, 2010 7:35 pm

KALEIDOSKOPI I NOLIT, RINGJALLJA E NJE JETE.

Duke shkruar per Fan Nolin, Nasho Jorgaqi te kujton nje skulptor antik qe skalit nje nga relievet me te rendesishme per nje Parthenon te kujteses shqiptare. Personalitetet e nje kombi, dihet, nuk ka asnje sekret, asnje padrejtesi absurde, jane te vdekshem fizikisht. Homeri perdorte emertimin "vdeketar" per njerezit.

Por nuk harronte t'i mbiquante shpesh edhe si "vdeketare hyjnore". Fizikisht, je i kufizuar. Shpirterisht, mund te mos harrohesh. Pa dyshim, qe ketu veprom perjashtimi i madh. Jo te gjithe, nuk duhet te harrohen, por eshte krejtesisht e drejte qe te tjetert edhe te harrohen. Kjo ka lindur nje dileme te madhe te njerezimit: Nese njerezit e medhenj, nuk harrohen, atehere si do te percillen tek pasardhesit jeta e tyre e dikurshme, ne forme miti apo me nje mundesi te afrimit autentik? Mitizimi ka qene gjithmone nje modul. Apologjia ka qene gjithmone nje konceptim.

Saktesia akribike, eshte nje ide me e sakte. Keshtu ka lindur shkolla historike, disa menyra shkrimore per figurat e medha. Modeli i Plutarkut, ka patur nje sukses te hatashem. Ky model funksionon ende edhe sot. Biografite plebiciste, bazohen mbi dialektiken. Ato jane te veshtira, por jo te pamundura. Por kufiri midis historise dhe letersise, perhere eshte i brishte.

Si duhet vepruar? Andre Morua, Karlaiti, Emil Ludvigu dhe Stefan Zvajgu, kane hapur hulli te mrekullueshme, ata kane krijuar nje kujtese te specializuar. Gjithmone te bazuar ne krahasueshmerine, vendosjen e figurave ne nje kostelacion. Tradita shqiptare, e rikthimit te kujteses, ka shembelltyra te mrekullueshme. Do te kujtoja ketu bemen titanike shkrimore te Marin Barletit per Gjergj Kastriot Skenderbeun.

Mund te thuhet se mprehja e penes barletiane, beri qe te mos ndryshket shpata kastriotase. Nje koncept me kriticist ka patur Frang Bardhi i cili kerkon ta shpetoje fjalen "apologji" nga retorika, me nje metode kriticiste, moderne, si ajo e Montenjit, ai mbron shqiptaresine e Skenderbeut, rrezon mitet e falsifikimit. Keshtu, tradita letrare shqiptare vjen inkadeshente nga fundi i Mesjetes. Nese nuk do te ishin keto kryevepra, kujtesa do te ishte me e zbehte per ne shqiptaret.

Por kjo hulli, eshte teper e kushtueshme, vetemohuese, duket sikur nje autor i kushtohet te tjereve, egocentrizmi i autorit, zhduket plotesisht. Megjithate, ketu kemi te bejme me nje mrekulli humaniste, qe duhet ripetrerire. Te shkrush nje liber jete, per nje personalitet te kultures dhe te historise, do te thote te jesh teper i qarte me ate qe ben, jo vetem te kuptosh, por edhe te reflektosh. Keshtu, fisnikerimi behet i dyfishte, per tjetrin dhe per veten. Keto rreshta jane nje paradhome kuptimore per te folur per jeten dhe vepren e patriarkut te kultures shqiptare, Fan Noli.

***
Miku im i kahershem, shkrimtari, perkthyesi dhe studiuesi i paepur, Nasho Jorgaqi, punoi me nje zell benediktian per 20 vjet (1985 2005), per te perfunduar dhe botuar librin me dy vellime kushtuar Fan Nolit prej afro 1200 faqesh. Duket si nje ecje kunder rrymes, Jorgaqi na grish per te lexuar, ose per te rilexuar. Vullneti i tij, nuk plasaritet, qellimi i tij eshte i pathyeshem. Ai ringjall ne nje shtrat shkencor konceptual, jeten e Fan Nolit. Mund te klasifikohet si nje biografi, sui generis.

Mund te ishte shkruar edhe ne nje menyre tjeter, sipas llojit centaur. Po te shihet me kujdes, bigrafia e nje jete, buron nga bibliografia, ne ato kushte te brendshme, percaktuese horizontahapese, krijuese, sqae ne per nje invers te mrekullueshem mund te themi te sigurte dhe te perkore se eshte bibliografia ajo qe ka percaktuar biografine. Biologjikisht, te gjithe kane nje biografi.

Ne optiken kulturore, jo te gjithe e kane nje bibliografi. Ajo qe duket, e bere nga njeriu (raporti i shkak pasojes), eshte ne te vertete, ne nje pikepamje me te thelle dhe me dialektike, ajo qe e ben vete njeriun. Eshte vepra qe e krijon autorin. Kjo nuk eshte nje e vertete ezoterike, por nje e vertete substanciale. Vepra e Nolit e ka bere perfundimisht, e ka monumentalizuar jeten e Nolit.

***
Para 10 ditesh, Nasho Jorgaqi me dhuroi kete liber te rende. Une u gezova sinqerisht, jo thjesht per kete opus te jetes se mikut tim. Me shume sesa nje pune vetjake, ky liber eshte nje gjest i madh moral, kulturologjik, shkencor dhe atdhetar i patjetersueshem. Me duket, mos te me qortoje askush spekpticizmin tim, se ne kohen e sotme, plot paradokse te pakuptimta, plot retorika te neveritshme te politikanizuara, ky gjest eshte nje gjest i rralle, por aspak i vetmuar.

Duke shkruar biografine e Fan Nolit, me nje perkushtim kaq te cuditshem, Nasho Jorgaqi te kujton nje skulptor antik qe skalit nje nga relievet me te rendesishme per nje Parthenon te kujteses shqiptare. Ai meriton cdo pergezim, por jo fjale rituale dhe hipokrite. Ai ka punuar si askush, ka krijuar keshtu ate qe mund ta benin, ose duhet ta benin institute te tera. Keshtu, biografia e Nasho Jorgaqit eshte nderthurur me biografine (per cudi post mortum), te Fan Nolit.

Jorgaqi ka udhetuar mbi qytezen e lindjes se Fan Nolit, ne Ibrik Tepe, ka vizituar te gjitha stacionet biografike nga Azia, ne Europe dhe ne Amerike, deri tek varri i Nolit. Eshte njesoj si teknika, qe njihet mire nga kineastet e rikthimit mbrapsht te nje filmi qe tregon nje shperthim te madh, deri ne cakun nismetar. Kjo ka qene magjia e kerkimit, mekanizmi mendor, dashuria dhe perkorja e habitshme e Jorgaqit per Nolin.

***
Liber i hollesishem, pothuaj kalendarik. Noli jetoi relativisht gjate. Eshte e vetekuptueshme se aventura e tij e jetes, eshte e gjate. Duke patur nje jete patriarku, ai ishte i shumefishte. Besoj se metafora e nje kaleidoskopi te Nolit, nuk eshte thjesht e shpikur, as e fishekzjarreshme. Ky kaleidoskopi gjigand, leviz ne hapesira kontinentesh, vertitet ne gjenezat e koherave, kapercen kufijte e epokave, krijon aliazhe te cuditshme te historise dhe te artit, te teologjise dhe shkences, te filozofise dhe te politikes. Ky kaleidoskopi tashme paraqitet perpara nesh. Nukm eshte thjesht hipnotizues. Na dlireson pafundesisht.

***
"Habent sua fata libelli" (Librat kane fatin e vet).
Kjo dihet nga te gjithe. Fati i nje libri per Nolin, lidhet me rezerven e pafundesise qe ka ne dispozicion emri i Nolit per ardhmerine. Keshtu mbijeton nje kujtim madheshtor i historise. Keshtu skalitet nje monade shpirterore. Dikur, Ovidi tek "Metamorfozat" Kenga 10, Vargu 252, ka thene: "Arti maskohet ne saje te vete artit". Ne Mesjete mendohej qe jeta e njeriut te madh, eshte nje "Imitatio Dei" (Nen hijen e JHVH). Por jeta e nje njeriu, percaktohet nga koeficenti i socialitetit te tij. Jo vetem me kohen kur jeton, apo me kohen kur vdes, por sidomos me kohen kur mbijeton.

***
Libri i Jorgaqit, eshte nje menyre e nderthurur te shkruari. Se pari, burimologjia, menyra e krahasueshmerise se fakteve dhe subjekteve, eshte modelore. Duket sikur ai ka lexuar gjithcka qe ka botuar Noli apo kane botuar te tjeret per te. Njekohesisht, ai ka shfrytezuar kujtime, opinione dhe teza kundershtore, nuk ka metuar t'i permende te gjitha referencat, pa patur kompleksin e "horrible dictu" (e tmerrshme ta thuash).

Keshtu, ai eshte cliruar nga te gjitha kufizimet per te thene te verteten. Ai e larteson Fan Nolin si nje kampion te vetedijes. Vete Fan noli ka shkruar nje autobiografi te tij. Nje gje te tille, e ka bere edhe De Rada. Konica e refuzoi gjithmone nje veprim te tille. Migjenit as nuk i shkoi ne mendje nje ide e tille. Fan Noli nuk ishte i pandikuar ne kete rrafsh pa autobiogafite e Shen Agustinit apo te Blez Paskalit. Vete Fan Noli shkroi dy kryevepra te hatashme.

Ate per Gjergj Kastriot Skenderbeun dhe ate per Bethovenin dhe Revolucionin Francez. Pa harruar te shkruaje edhe per historine e Kishes autoqefale Shqiptare. Mund te them qe edhe shkrimet e shkurtra per Monteverdin, Profetit Muhamed, Makiavelin etj, nuk bejne gje tjeter vecse riperterijne hulline panteokine te kujteses te njerezimit dhe te Shqiperise.

Nga ky aspekt, Fan Noli eshte teper i plleshem, ftillezues, frymezues, ai te jep nje lende te gatshme, jo thjesht nje mineral te papunuar, por floririn e nxjerr nga ky mineral. Te gjitha keto, e kane ndihmuar Nasho Jorgaqin. Ne te vertete, libri i Nasho Jorgaqit, eshte nje shumesi monografish. Eshte i hollesishem, dhe vepra kampione e nje disipline studimore qe une do ta quaja "Noliologjia". Sepse ka patur dhe ka shume "Noliologe". Ne te ardhmen, do te lindin me teper. Ajo qe eshte shterruese, nuk eshte asnjehere e tille.

***
Fan Noli ka vdekur ne marsin e vitit 1965. Une isha ne shkollen e mesme, ne Durres. Ne kishen e lagjes sime, u be mesha e vdekjes se tij. Erdhi nga Amerika nje peshkop u shkurter, ai beri ceremonine e meshes dhe une i nemitur, ndiqja gjithcka. E njihja Nolin si poet, por m'u desh nje jete e tere, per ta studiuar. Ne kete studim te jetes, me kane ndihmuar shume te gjitha shkrimet qe jane bere per te, por kenaqesia me e madhe rreth ketij subjekti kane qene bisedat me Eqrem Cabejn (ai shkroi essene me te mrekullueshme qe mund te shkruhet ndonjehere per Nolin), me Aleks Buden, me Odise Paskalin, Dhimiter Shuteriqin dhe vetekuptohet me Nasho Jorgaqin. Gati 30 vjet me pare, gjate nje udhetimi ne Erseke, se bashku me te paepurin dhe diturakun Skender Luarasi, kam shkuar ne fshatin e quajtur Qyteza. Jemi ngjitur me kembe ne pjerresite e gjelberuara dhe aty Luarasi me tregoi nje shtepi te rrenuar, prane te ciles ishte akoma nje kumbull shekullore. "Kjo eshte shtepia e te pareve te Fan Nolit" me tha Skender Luarasi. Shkova te kumbulla e mocme dhe keputa nje degez. Ky dru i cuditshem duhet te jete akoma. ai merton te jete po aq i famshem, sa fiku legjendar ku princi Buda perjetoi Nirvanen. Fan Noli lindi ne Ibrik Tepe, ne nje oaz shqiptaresh mijera kilometra larg Shqiperise. Eshte nje sekret i brenshem i kombit shqiptar qe pikerisht nga kjo pike e larget gjeografike, lindi nje nga njerezit me te medhenj shqiptare te te gjitha koherave. po a lindi vertet ne Ibrik Tepe? Fizikisht, formalisht, po. Gjithmone nuk mund te harroj nje thenie te poetit gjenial francez te shekullit te kaluar, nobelistit Sent Xhon Pers. Kur nazistet pushtuan Francen, ai vendosi te largohet nga Franca. Ne nje nga pikat doganore te nje shteti tjeter, kur po e pyesnin per formalitetet, per emrin, atesine etj, pyetjes "ku ke lindur?", ai iu pergjigj: "Ku kam lindur? Ne gjuhen frenge!". Mitra qe e lindi Fan Nolin, eshte gjuha shqipe.

***
Fan Noli i ka perjetuar te gjitha, lavdine dhe mohimin. Mbi te jane zgjatur thonj te mprehte per ta cjerre. E kane akuzuar, i kane hedhur balte te perzishme. E kane mohuar, kinse e kane rrezuar. Po a nuk ka ndodhur keshtu edhe me Skenderbeun, me Naim Frasherin, me Konicen apo edhe me Migjenin? Perse duhet te trishtohemi nga kjo gje? Ndoshta kjo eshte nje nga format sekrete te mrekullise, nje nga menyrat biblike te afirmimit. A nuk ndodhi keshtu edhe me Jezu Krishtin qe e kryqezuan?

***
Migjeni ne shtratin e vdekjes, la pa perfunduar leximin e nje biografie per Geten, te Emil Ludvikut. Ky motiv nuk eshte i rastesishem. Fan Noli kishte vetem nje mbreteri ne castet e fundit: ate te librave. I cuditshem dhe i paharruar do te mbetet studimi i tij per ungjijte sinoptike, nje subjekt ky i kristologjise historike.

I paperballueshem per studiuesit do te mbetet libri i tij per Krishtin si poet, i parabolave poetike ne gjuhen aramaike. Ai la shenime te pafundme edhe per prehistorine e gjuheve. Ai guxoi me teper, beri nje perkthim alternativ ne anglisht te Bibles, duke treguar se versioni zyrtar anglez i Bibles se Xhejmsit mbret, kishte pasaktesira. Mendja e tij universale, perhapej nga te kater anet. Dhe pikerisht, ne kete cakt, kinse erdhi vdekja, per te mbyllur numrat e kalendarit te tij fizik. Te gjitha keto me kujtohen ndersa po lexoj librin kushtruar Fan Nolit.

***
Por ka nuanca, ndjesira shume te holla qe nuk mund te regjistrohen ndonjehere dhe saktesisht. Ato kinse nuk jane te shkruara. Ato jane nje konceptualitet pa shkrim. Kete gje e ka kuptuat deri me sot vetem nje njeri sic duhet, vellai dioskur i Fan Nolit, mesuesi prijetar i tij, Faik Konica. Nder te paktet me nje gen gjeniu.

Ai ka shkruar:
"Heronjte e Homerit shkembenin fjale te ashpra. Pastaj bashkoheshin si me pare. Sado qe nuk jemi si ata heronj, m'u kujtuan kur u poqa me nje fytyre me te cilin kam luftuar aq shume kohe si shok, edhe pak kohe si kundershtar. Me Fan Nolin, merrem kurdohere vesh me lehte, se flasim nje gjuhe: Kuptohemi kur themi se njeriu qe shkroi muziken e Don Giovanit, beri nje pune me te madhe se njeriu qe shpiku telefonin, ose kur themi se Parthenoni edhe Taxh Mahalli, jane monumentet me te medha se kulla e Eifelit, e cila eshte nje mije kembe e larte. Fan Noli nga kultura, nga mendesia dhe nga karakteri i tij, me kujton shpesh kishtaret e Perlindjes Italiane".

***
Jete faustiane, jete titanike! Po dobesite njerezore? Po paradokset? Po vuajtjet shpirterore te pafundme? Po kelthitja e vetmise? Nuk u martua, iu nenshtrua celebatit. Por nese do te ishte martuar, c'ndjenja te plotfuqishme do te kishte ndjere? Apo zhgenjime? Kush e di boten e fshehte sekrete te Fan Nolit? Kush e di laboratorin e tij, alkimine e paimitueshme te krijimit? Keto gjera asnje biografi, sado madheshtore nuk mund t'i thote dot.

Cdo biografi, eshte vetem nje paraqitje, e hollesishme, e dobishme, por jo e gjitheperfshirshme. Do te kishim nje totalitet, por kjo gje eshte e pamundur. Persosmeria eshte nje mit, duhet te synojme vetem ate qe mundemi te bejme. kaleidoskopi i Fan Nolit, nuk mund te ndaloje levizjen. Ajo eshte nje levizje si e te gjitha qenieve, te vockla dhe kozmike. Por ajo nuk eshte nje perfectum mobile. Emri i Fan Nolit e fuqizon kombin shqiptar. Keshtu, ky emer eshte nje nevoje jetike per vete mbijetesen e kombit. AMEN!

Nga dr. Moikom Zeqo - Koha Jone
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fan Stilian Noli dhe jeta e tij. Empty Re: Fan Stilian Noli dhe jeta e tij.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi