♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marrėdhėniet at – bijė

Shko poshtė

Marrėdhėniet at – bijė  Empty Marrėdhėniet at – bijė

Mesazh nga Ylli Tue Jul 31, 2012 9:25 am

Marrėdhėniet at – bijė  F.0708142438703_m
Qė herėt, nė vogėli, vajza ka nevojė tė shohė prindėrit qė duhen dhe e dėshirojnė njėri-tjetrin. Falė babait e nėnės vajza do mund tė kėrkojė qė dhe ajo tė dashurojė e tė duhet nga tė tjerėt.
Elona Kormaku
Psikologe klinike

Vėshtrimi dėshirues qė babai i drejton mamasė sė saj ėshtė pėrcaktues pėr vajzėn pėr t'i kultivuar ndjenjėn e dashurisė. Figura e babait e ndihmon vajzėn tė fitojė feminitetin dhe ta zhvillojė atė. Pėrmes fjalėve tė tilla si: "Ti je vajza ime e bukur!" ... "Sa bukur je veshur sot!", pėrmes dhuratave (njė kukull, njė unazė pėr vajza tė vogla tė luajnė sė bashku apo tė kalojnė orė tė tėra pa prezencėn e njerėzve tė tjerė).

Vėshtrimi mashkullor ėshtė esencial, pėrderisa vajzat vetafirmohen nė pėrballje me figurėn atėrore. Vajza e konsideron babanė si njė matės nga i cili do mund tė vlerėsojė meshkujt e tjerė. Nėse ai sillet mirė, ėshtė i dashur, i ndershėm dhe mbrojtės, ėshtė shumė e mundur qė vajza tė dėshirojė tė shohė po kėto cilėsi edhe tek mashkulli i jetės sė saj. Babai duhet tė jetė admirues, krenar dhe tė transmetojė njė imazh pozitiv tė vajzės.

Edhe pse babai ka njė ndikim tė rėndėsishėm nė jetėn e vajzės si nė sferėn personale, profesionale dhe atė tė ndjenjave, nė stadin e adoleshencės zhvillohet njė distancė midis tij dhe vajzės, e cila mbetet esenciale pėr pėrgatitjen e shtigjeve tė reja nė marrėdhėnie me meshkujt e tjerė nė jetėn e sė bijės.

Vajza adoleshente bėhet mė indiferente dhe lidhja gjithnjė e mė shumė e tensionuar. Babai kėrkon tė jetė akoma aktiv nė vlerėsimin e feminitetit dhe bukurisė sė vajzės, por i duhet tė pranojė njėkohėsisht se tashmė ajo ėshtė e preferuar edhe nė sytė e meshkujve tė tjerė. Nė kėtė periudhė situata tensionohet akoma mė shumė kur vajza kėrkon tė mbyllet nė dhomėn e saj duke ėndėrruar pėr dashuritė e reja tė moshės e duke u sjellė e ftohtė me babanė dhe akoma mė keq kur nė kėtė moshė duket se vajza rifillon tė afrohet sėrish me nėnėn. Gjatė kėsaj kohe. babai duhet tė vazhdojė t'i qėndrojė pranė vajzės. Edhe pse ajo duket njė e huaj. Njė vėshtrim mbėshtetės, mbrojtja dhe pėrkėdheljet prindėrore nuk duhen mohuar dhe nuk duhet tė mungojnė pėrgjatė kėsaj periudhe, pasi roli i babait mbetet vendimtar dhe largėsia emocionale ėshtė vetėm e pėrkohshme.

Marrėdhėniet at – bijė  Foto-1marrdh

Kur njė vajzė tashmė ėshtė e pjekur, ajo ndėrton njė lidhje tė veēantė me secilin nga prindėrit. Vajza e re sė bashku me ndryshimet fizike-emocionale do ta ketė tė vėshtirė qė tė ruajė tė njėjtėn marrėdhėnie me babanė si mė parė. Vajza e rritur dėshiron tė ketė afrimitetin e dikurshėm me babanė pa qenė pranė fizikisht me njėri-tjetrin Konkretisht, babai nuk mund tė hyjė mė si mė parė nė dhomėn e vajzės apo akoma edhe mė shumė nė tualet. Pėr kėtė arsye, mbajtja e linjave tė komunikimit ėshtė vendimtare pėr tė siguruar lidhjen at-bijė dhe qė tė qėndrojė e fortė gjatė viteve qė vijnė.

Nga fėmijėria nė adoleshencė e deri nė moshėn adulte, lidhja at-bijė do tė ndryshojė dhe pėr mė tepėr do tė analizohet nga tė dyja palėt. Etėrit, tė cilėt fillojnė vendosjen e kufijve tė rreptė pėr vajzat e tyre tė vogla, si njė mjet pėr t'i udhėzuar ato nė vitet e hershme, do ta kenė tė vėshtirė t'i vendosin ato nė adoleshencė dhe nė fund tė dorėzohen, duke hequr dorė nga kontrolli kur vajzat e tyre tė jenė adulte. Kjo vėshtirėsi duket se shfaqet edhe tek vajzat qė duhet t'i pėrmbahen e t'i respektojnė kėto rregulla nė faza tė ndryshme tė jetės. Ēdo gjė mund tė kalojė natyrshėm dhe papengesa komunikimi kur ato trajtohen nė mėnyrė jokritike apo negative, ēka mund tė shkaktojė njė ēarje nė marrėdhėnien e tyre.

Interesi i treguar nga ana juaj dhe e babait pėr interesat, preferencat dhe angazhimet vetjake ėshtė njė mėnyrė e shkėlqyer pėr tė ndėrtuar mėnyra tė reja komunikimi. Tė pranoni dhe tė mos gjykoni. kur babai ju rrėfen pėr miqtė e tij tė vjetėr dhe takimet qė bėn me ta. Pėr ndryshimet e reja qė ka dėshirė tė bėjė nė shtėpi. nė punė etj. Mos kritikoni se si sillet me fėmijėt tuaj dhe zakonet e reja familjare. tė cilat mund tė vijnė si rezultat i viteve qė kalojnė ... E njėjta gjė vlen pėr njė pėrshtatje nga ana e babait nė lidhje me stilin e jetės sė vajzės. Daljet e vona natėn. blerjet e shumta pėr gardėrobė, edukimi i fėmijėve. pushime tė shtrenjta etj. Mundėsia qė i japin njėri-tjetrit pėr tė shprehur dhe vepruar lirshėm nė bazė tė interesave personalė, i ndihmon etėrit dhe bijat tė mbajnė njė marrėdhėnie tė shėndetshme e tė fortė ashtu siē nis qė nė vogėli. Marrėdhėnia at-bijė ėshtė unike dhe e veēantė. Ajo mund tė mbijetojė pėrgjatė viteve nė baza tė forta respekti. tė kohės cilėsore kushtuar mes tyre dhe tė njė komunikimi tė qėndrueshėm. /Telegrafi/

Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Marrėdhėniet at – bijė  Empty Re: Marrėdhėniet at – bijė

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:01 pm

hmmmmm kur humba babin tim desh perfundova ne vetvrasje pasi x mu ai ishte njeri qe kom dasht ma shum ne ket jet;'eh marrdheniet e nje babai edhe vajzes se tij jan shum te mrekullueshme

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi